Norbert Jokli (25 shkurt 1887 – maj 1942) ishte albanolog austriak me prejardhje hebreje. Njihet si një ndër themeluesit e albanologjisë. Por, para se me u njoftë si albanolog i madh ai ishte i çmuem si studjues i filologjisë balto-sllave dhe si bibliotekar (Oberstadtsbibliothekar) i Universitetit të Vjenës.
Jeta dhe karriera
Lindi në Bzenec (asokohe Bisenz), Moravia e Jugut, sot Republika Çeke si biri i vetëm i një tregtari hebre. Përfundoi shkollën e lartë me nota të shkëlqyera dhe hyri në fakultetin e drejtësisë në Universitetin e Vjenës. Mori këtu gradën e doktorit të drejtësisë summa cum laude më 23 qershor, 1901. Disa kohë veproi si stazhist ligjor, por më vonë vendosi t’i përkushtohej gjuhësisë. Studioi gjuhët indo-evropiane te P. Kretschmer, gjuhët sllave te V. Vagic dhe gjuhët romane te G. Meyer-Lübke; u gradua me lavdërim në këto lëme. Në vjeshtën e vitit 1903, ai u bë stazhist në bibliotekën e Universitetit te Vjenës ku punoi deri në vitin 1938. Në moshën 30 vjeçare, mësoi gjuhën shqipe, e cila gjer në atë kohë kishte qenë shumë pak e studiuar. Mësoi shqipen duke ndjekur kursin që asokohe udhëhiqej nga Dr. Gjergj Pekmezi, i cili ishte lektori i parë i shqipes në Universitetin e Vjenës. Më pas forcoi njohuritë si autodidakt më ndihmën e studentëve dhe shqiptarëve të atëhershëm në Vjenë[2]. Ishte meritë e tij që më 1914 në Vjenë u kryen, për qëllime studimi, regjistrimet e para zanore në gjuhën shqipe me subjekte shqipfolës. Në prill të 1933, paleontologu dhe albanologu Franz Nopcsa (Ferenc Nopcsa) vrau sekretaren dhe veten e tij. Ai i la trashëgim Norbert Joklit punen e tij albanologjike. Ernest Koliqi, duke përshkruar një vizitë të bërë së bashku me Aleks Budën në shtëpinë e Joklit në dhetor të 1937, shkruante një vit më vonë te «Demokratia» e Vangjel Koçës:
“E më çoi fíll ke nji raft librash […] Botime të vjetra e të reja: Toskësh e Gegësh e Shqiptarësh t’Italís; të gjithë auktorët, të mëdhej e të mesëm e të vegjël fare; kolekcjone së përkohëshmesh shti për bukurí në kartuç, radhiteshin të dendun n’at bibljotekë të smirueshme. Shum prej atyne botimeve sot nuk gjinden mâ, sado me i pague. Sejcili vëllim mâ së miri i lidhun mbante të shkruem me gërma ari në shpinë titullin e vet. Sýt e mij shetitshin plot lakmi mbi ato tituj e zemra më ndrydhej. Paska qenë dashtë të shkojshëm larg Shqipnije, në nji vend të huej, për të gjetun bibliotekën ideale shqipe”.
Është autor i librave Studime mbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes dhe Kërkime gjuhësore – kulturore historike nga fusha e shqipes. Jokli pat krijuar një bibliotekë albanologjije e indogjermanistike me rreth 3000 ekzemplarë libra, prej të cilëve sot kanë shpëtuar më pak se 200 copë. Ndër të tjera ai ruante dorëshkrimin e një Fjalori etimologjik të gjuhës shqipe, i cili ishte vazhdimi ideal i punës së nisun prej G. Meyer-it. Mjerisht gjurmët e atij dorëshkrimi kanë humbë qysh në pranverën e vitit 1942. Duhet thanë se dëshira e tij ishte që biblioteka e vet t’i përkiste Shqipnisë. Simbas historianëve të sotëm, ka qenë pikërisht kjo dëshirë fisnike e Prof. Norbert Joklit që ka shenjue fatin e tij mizor[1]. Kishte lidhje të ngushta me intelektualë shqiptarë të asaj kohe si Faik Konica, Aleksandër Xhuvani, Ernest Koliqi dhe Gjergj Fishta, si edhe pati nxënës shqiptarë. Admirues i madh i Fishtës, Konicës, Sqiroit, Naimit dhe traditës bektashjane, njohës i De Radës dhe i arbëreshëve, simpatizues i Shantojës dhe i Koliqit, Jokli pati një letërkëmbim të dendur me shumë personalitete kulturore dhe politike shqiptare[1]. Në vitin 1937 kishte vizituar një herë të vetme Shqipërinë ku me rastin e 25-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, u prit me nderime dhe u nderua me çmimin “Urdhni i Skënderbeut”.
Kalvari dhe Përpjekjet për ta shpëtuar
Kalvari i Joklit zë fill në maj të vjetit 1938, atëherë kur nacionalsocialistat nisën ta persekutonin e t’i mohonin të drejtat profesionale. I shtyrë prej disa miqsh – ai vendosi t’i drejtohej në vjeshtën e vitit 1939 një lutje Gauleiter-it Bürckel, komisarit të Reich-ut për zonën e Ostmark-ut, duke i kërkuar njohjen e të drejtave të barabarta me “racat e përzieme të gradës së parë”. Lutja nuk u pranua e kështu që Joklit iu mohua e drejta me konsultue deri edhe bibliotekën dhe iu revokuan të gjitha privilegjet akademike. Më 1938 Lasgush Poradeci i drejton një letër qeverisë së kohës. Kërkoi me ngulm që Jokli të vinte në Shqipëri. Lasgushi shihte një varg të mirash që mund të sillte ardhja e Joklit në Shqipëri, dhe donte vënien e tij në krye të një Instituti Albanologjik dhe intensifikimi i punëve në të gjitha disiplinat e studimeve shqiptare, duke ditur përkushtimin e rrallë të albanologut më të madh të kohës për Shqipërinë. Shqipëria ishte pushtuar në 7 prill 1939 nga Italia fashiste. Në 12 prill 1939, Viktor Emanueli III u shpall mbret i Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe Francesco Jacomoni (ish ambasador i Italisë në Shqipëri) u bë mëkëmbës i tij me të cilin qeveria e re shqiptare nën drejtimin e Shefqet Vërlacit, nënshkroi një sërë marrëveshjesh. Kjo ishte situata në vend kur kërkohej shpëtimi i Jokl. Shqipëria shihej si vend i shpëtimit të tij për shkak të origjinës hebraike. Nga një letër e Fishtës drejtuar Jakomonit mësojmë se Shqipëria ishte vërtet vendi që u tregua i gatshëm ta strehonte, por Jokli kërkonte të nisej drejt Amerikës. Letra drejtuar Jakomonit, e nisur nga Shkodra, është e datës 23 shtator 1939. Megjithatë, në Shqipni, Prof. Jokli pati gjithmonë dashamirë dhe miq të sinqertë. Me rastin e Kuvendit të parë të organizuar prej Institutit të Studimeve Shqiptare, të zhvilluar në Tiranë prej datës 9 deri me 13 prill 1940, ishte ftuar me marrë pjesë edhe “profesor Jokli, albanologu i njohtun izraelít prej Vjenet” – kujton Francesco Jacomoni (shih: La politica dell’Italia in Albania, Cappelli, Rocca San Casciano 1965, fq. 183). Dihet se organizator i atij tubimi të randësishëm ishte ministri Ernest Koliqi. Në nji letër të shkrueme në Tiranë me datën 15 prill 1940, Aleksandër Xhuvani ndër të tjera i kumtonte Joklit: “Kemi pasë këto ditë, si do ta marrish vesh, nji Kuvend të parë të studimeve shqiptare, ku u mblodhën Shqiptarë e Italianë shkencëtarë e studimtarë, ndër të cilët edhe Bartoli e Tagliavini. Ju kemi zanë n’gojë shumë herë dhe na vinte keq që s’gjindeshit edhe ju në mes t’onë. Ju kemi dërgue të fala me disa kartolina. Gjithë përpjekjet t’ona rrahin që të të sjellin këtu ose gjetiu të veç, për të vijue punën e studimevet t’ueja, dhe shpresojmë që t’ja dalim në krye kësaj dëshire”. (shih: Jokl Nachlass Autogr. 279/114) Në tetor 1941, Ernest Koliqi iu drejtua me një letër konsullit shqiptar Nikollë Rrota në Vjenë, letër në të cilën e njoftonte se kishte angazhuar profesor Joklin si organizator të bibliotekave të Shqipërisë me një rrogë mujore prej 600 frangash ari. Albanologu mendonte të shkonte në Shqipëri e të merrte me vete edhe bibliotekën e tij personale. Në vitin 1972 Ernest Koliqi kujtonte ndër vullajt e «Shêjzave» sesi Prof. Carlo Tagliavini, albanolog i Universitetit të Padovës, me një «letër kushtrimore» të datës 14 mars 1941 i kërkonte me bâ diçka për Joklin: “…bahet fjalë me shpëtue njeriun. Dëshira e tij kishte me qenë, siç e din, me kalue vjetët që i kanë mbetë (tash âsht 64 vjeç) në Shqipni… Un t’i shkruej këto gjana që të jesh në dijeni të plotë dhe n’emën të miqsisë sonë të vjetër të lutem që të bajsh gjithçka âsht e mujtun; bahet fjalë me shpëtue njeriun, me shpëtue albanologun mâ të madh, i cili mundet me i dhanë ende shumë studimeve shqiptare”[5]. Duhet thanë se prof. Tagliavini e kishte këshillue Joklin me ia falë me anë të nji akti zyrtar bibliotekën e tij Shtetit shqiptar, në mënyrë që me e pasë mâ të lehtë me marrë lejen për me shkue në Shqipni[6]. Me 15 mars 1941, konsulli shqiptar në Vjenë, dr. Nikollë Rrota i shkruante Koliqit: “Në rasë të konferencës qi mbajti më 27 fruer v.v. miku i jonë, z. Prof. Tagliavini, e informova hollësisht mbi gjendjen e tmershme në të cilën ndodhet sot Prof. Jokl, kurse rryma e sotshme e Nacizmit ka marrë masa tepër të rrepta kundra çëfutënve […] parashifet qi shpejt do t’instradohet për në Poloni pa pasë mundësí as me e marrë me vehte bibliotekën e tij e as me krye mâ ndonji vepër ditunije. Siç dihet, biblioteka e tij âsht nji ndër mâ të pasunat dhe mâ të vlefshmet mbi letratyrën shqipe, sikurse mund t’a vërtetojë edhe z. Prof. dr. Ekrem Çabej”. Konsulli Rrota, siç marrim vesht prej një letre të P. Kretschmer-it kishte filluar përpjekjet për shpëtimin e Joklit qysh në prill të vitit 1940. Në ketë kohë personalitete të ndryshme të kulturës e politikës europiane dhe të vetë qeverisë shqiptare, të përfaqsuara në personen e Ernest Koliqit, po bënin çmos për m’e shpëtue Prof. Joklin – duke e ftue me jetue e me punue në Shqipërí. Ketë gja e dëshmojnë letrat e profesorave Krahe, Kretschmer, Tagliavini, Koliqi, F. Ercole, G. Schiro’ jr., e gjithashtu edhe hapat e marrun në rrugë diplomatike prej ministrit Giuseppe Bottai, prej ambasadorit italian Dino Alfieri në Berlin dhe prej konsullit shqiptar në Vjenë, Dr. Nikollë Rrotës, i cili u përpoq me aq sa mundej edhe mbas vdekjes së Joklit për me dijtë diçka për rrethanat tragjike të fundit të tij. “Sa mora letrat e Tagliavinit dhe të Rottës, kujtonte E. Koliqi në vitin 1972, unë fola me Kryeministrin z. Shefqet Vërlaci i cili pranoi menjiherë propozimin t’em me e emnue Jokl-in Organizator t’Arkiveve Shtetnore dhe të Bibliotekave shqiptare. Mblodhi Këshillin Ministruer, qi njizâni vendosi at emnim. I a dërgova dekretin përkatës Prof. Jokl-it në Vjenë dhe kumtova njikohësisht Tagliavinin dhe Rottën”. Mbas këtyne orvatjeve fillestare, Koliqi do të shkonte apostafat në Romë për me folë për shpejtimin e çështjes së Joklit me ministrin Bottai. Ndërkaq ishin dkue u bërë traktativa ndërmjet Ministrisë së jashtme italiane dhe asaj gjermane e Bottai e këshillonte Koliqin me folë me Ciano-n, në mënyrë që ky t’i shkruente J. Ribbentrop-it. Edhe Prof. Eqrem Çabej, i cili ndodhej në Romë në korrik të vjetit 1941, mbasi ishte emnue prej Koliqit si përfaqsues i palës shqiptare për hartimin e «Atlantit gjuhësor» për pjesën e arbëreshëve, interesohej në mënyrë aktive për fatin e Joklit. Me 18 tetor të vitit 1941 Prof. Tagliavini, i cili s’prânte duke u përpjekë për kolegun e vet austriak, i shkruente Koliqit se konsulli Rrota dhe Jokli kanë ndeshë në vështirësi të paprituna në marrjen e lejes së kalimit dhe se âsht nevoja që Mëkambësi Jacomoni t’i shkruente nji letër urgjente ambasadorit italian Dino Alfieri në Berlin. Jacomoni e shkroi letrën dhe ia nisi menjiherë ambasadorit italian. Megjithatë, si ministri Bottai ashtu edhe ambasadori Alfieri nuk e përmendin në ditaret dhe kujtimet e veta çështjen e Joklit. Përveç Gestapos, kishte edhe persona të tjerë që nuk donin që Jokli të gjente strehë në Shqipni, një ndër këta ishte edhe Viktor Christian, dekani i fakultetit të filozofisë në Universitetin e Vjenës. Christian kishte frikë se duke fitue të drejtën të shkonte me jetue në Shqipni, Jokli do të merrte me vete edhe bibliotekën e tij; ndërsa në rasën tjetër, biblioteka e sekuestrueme prej nazistave do t’i kalonte fondit të Universitetit. Në fakt, dekani i filozofisë Christian, që më vonë do të bëhej rektor i Universitetit, i shkruente SS-Hauptsturmführer-it Brunner se në qoftë se Jokli do të shkonte në Shqipni, biblioteka e tij s’do të mbetej në Vjenë, por në rasë se autoritetet do ta internonin në Poloni, dekani i lutej oficerit SS, që biblioteka t’i jepej fakultetit të filozofisë. Kah mbarimi i prillit të vitit 1942, dekani Christian ishte i informuem për internimin e Joklit dhe për faktin që biblioteka e tij – tue i kalue Universitetit të Vjenës – do të vendosej së shpejti në mjediset e Institutit të Indogjermanistikës ose të atij Oriental. Menjiherë do të interesohej edhe drejtori i përgjithshëm i Bibliotekës Kombtare austriake, Paul Heigl, i cili kërkonte që librat e «çifutit Jokl» të baheshin pronë e komunitetit të gjanë të studjuesve. Edhe ambasada italiane në Vjenë, në emën të së drejtës që kishte fitue Italia prej bashkimit të kunorave mbretnore me Shqipnin, bante hapat e saj për marrjen e kësaj biblioteke me përbamje albanologjike. Nji ndër gjanat mâ me vlerë që hupën prej asaj biblioteke, ishte dorëshkrimi i Fjalorit etimologjik të gjuhës shqipe. Nji fat të ngjashëm me Fjalorin etimologjik të Joklit, pati edhe Fjalori i gjuhës shqipe i Mustafa Krujës, i cili, edhe pse ekzistonte në dorëshkrim në Institutin e Studimeve shqiptare, mbas vitit 1944 i hupi fara si mos me pasë qenë kurrë. Fate të ngjashme me bibliotekën e Joklit patën edhe mâ të mëdhat biblioteka që ekzistojshin asokohe në Shqipni: biblioteka dhe arkivat e Lef Nosit, Mithat Frashërit e Eqrem bej Vlorës si edhe biblioteka dhe arkivi i Etënve françeskan dhe i atyne jezuit në Shkodër.
Arrestimi dhe vdekja
Fundi i jetës së tij është tragjik. Norbert Jokli u arrestua nga Gestapoja në 4 mars 1942 në banesën e tij Vjenë dy nëpunësa të Gestapos e morën profesorin prej shtëpisë së tij në Neustiftgasse 76 dhe e ndryene mâ së parit në Sperrgasse e mandej në kazermën Roßauer në Vjenë. Me një letër tjetër, e cila mban datën 1 prill 1942, Tagliavini i kumtonte Koliqit lajmin e arrestimit të Joklit dhe përpjekjet për me ndërhy nepërmjet kryeministrit Kruja. Shkruen Koliqi: “Unë nga Tirana i telefonova menjiherë Bottai-t në Romë e shkova mandej fíll tu Mustafa Kruja i cili në sý t’em mori telefonin e foli me Ciano-n tue e lutë nxehtësisht me bâ çmos për shpëtimin e Jokl-it. Ciano përgjegji se do të lutte Mussolinin me ndërhy pranë Hitlerit”. Po ky vit shënohet si vit i vdekjes së albanologut. Si nji shkencatar i vërtetë dhe si njeri i dashunuem mbas librash, ai ndihej prej kohësh i dëshpëruem vetëm prej idesë se mund të ndahej përgjithmonë prej librave të tij të çmueshëm. Madje, i kishte pohue gjuhëtarit Carlo Tagliavini, se në rasë se do t’i duhej me u nda prej librave të vet, do të preferonte me mbytë veten. Si datë e vdekjes së N. Joklit konsiderohet 6 maji 1942, por përsa i përket rrethanave të vdekjes së tij jepen variante të ndryshme. Ernest Koliqi – i informuem prej konsullit Rrota – tregon se gjatë rrugës për në nji kamp përqëndrimit në Riga, Jokli u hodh prej trenit kur po kalonte mbi nji urë të naltë rreth 100 metër dhe mbyti veten. Disa studjuesa austriakë pohojnë se Jokli vdiq nën tortura në kazermen Roßauer në Vjenë, ndërsa të tjerë pohojnë se vdiq në kampin e përqëndrimit të Maly Trostinec-it, nji lokalitetit rreth 12 km në juglindje të Minsk-ut, në Ruteninë e Bardhë. Ka gjasë që ky variant të jetë mâ i mundshmi. Kampi i Maly Trostinec-it ishte krijue qysh në nandor të vjetit 1941 në territorin e ish kolkozit «Karl Marx». Tue qenë se në gjysmën e marsit të vitit 1942 partizanët kishin sulmue kampin tue vra rojet, mbas këtij episodi kompania e rojeve ishte shtue si numër, tue arritë shifrën 250 ushtarakë. Zakonisht ekzekutimet në masë në ketë kamp bâheshin me anën e pushkatimit, i cili kryhej në pyllin e Bllagovshçinës. Simbas listave të transportit të Reichsbahn-it (hekurudhat e Reichut III), mbartja e parë e hebrenjve prej Vjenet për në t’ashtuquejtunin «Reichskommissariat Ostland», u bâ me datën 6 maj 1942. Nji gja të tillë e konfirmon edhe nji raport i detajuem komisariatit të policisë vjeneze (95. Pol. Revier), i shkruem me datën 16 maj 1942. Raporti përshkruen me hollsi «evakuimin» e 1000 hebrenjve prej Vjenet, lista e të cilëve, sqaron me nji ton të ftohtë burokratik funksionari i policisë, ishte raditë prej kapitenit SS Brunner. Mbasi përshkruen me hollësi nisjen prej Vjenet, itinerarin si dhe ndalesat e ndryshme, raporti ven në dukje faktin se me datën 9 maj – kur treni mbërriti në Kajdanowo, në afërsi të Minskut, kishin vdekë 3 burra dhe 5 gra prej hebrenjve të internuem. Emnat e tyne nuk shenjohen, por ka shumë mundësi që njeni sish të ketë qenë albanologu Norbert Jokl[1]. Me 29 prill 1982 Senati i Universitetit te Vjenës vendosi të rradhisë emrin e Norbert Joklit në tabelën e nderit të universitetit.
Vepra
Mbas një pune të zellshme dhe të pandërprerë i shkoi për dore të botojë veprën më titull “Studien zur albanesischen Etymologie und Wortbildung” (Studime mbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes). Në këto studime i kushton një rëndësi të posaçme leksikut të trashëguar të shqipes: në 101 faqe trajton fjalët burimore shqipe, ndërsa 13 faqe ua kushton huazimeve të saj. Këtu dëshmon për burimsinë e një numri të madh fjalësh, që G. Meyer i merr për huazime të shqipes. Kjo vepër merret si arritja më e rëndësishme në fushë të shqipes pas fjalorit etimologjik të Meyerit. Etimologjia zë vendin e parë në gjurmimet e tij në fushë të leksikut të shqipes, kjo qe lëmia ku edhe kontribuoi më shumë, por një rëndësi të tillë i kushtoi edhe morfologjisë dhe fjalëformimit, kurse në fushë të fonetikës për periudhën parahistorike ai hapi shtigje të reja në punë të apofonisë dhe në konsonantizëm.
Sot, më 10 tetor, kujtojmë Riza Alizotin, një nga inxhinierët e parë shqiptarë të specializuar në fushën e naftës, i cili lindi më 10 tetor 1910 dhe po në këtë datë, 37 vjet më vonë, u ekzekutua nga regjimi komunist.
Riza Alizoti ishte pjesë e brezit të intelektualëve dhe profesionistëve shqiptarë të formuar në shkollat më të mira të kohës. Jeta dhe veprimtaria e tij lidhen ngushtë me zhvillimin e industrisë së naftës në Shqipëri, veçanërisht me zonën e Kuçovës, ku ai dha një kontribut të rëndësishëm si inxhinier.
Ai lindi në Stamboll, në një familje me tradita patriotike dhe intelektuale. Ishte i biri i Fejzi Alizotit, një personalitet i njohur i jetës politike shqiptare të fillimit të shekullit XX. Edukimi i tij u zhvillua në një mjedis që i dha rëndësi të veçantë dijes dhe formimit profesional.
Riza Alizoti kreu studimet në “Robert College” dhe më pas vijoi formimin teknik e profesional, duke u specializuar në inxhinieri minerare dhe në fushën e naftës jashtë vendit. Pas kthimit në Shqipëri, ai punoi në industrinë e naftës, ku u dallua për përgatitjen e lartë profesionale dhe përkushtimin në punë.
Në Kuçovë, një nga qendrat më të rëndësishme të naftës shqiptare, ai u bë një nga specialistët më të njohur të fushës. Kontributi i tij lidhet me përpjekjet për zhvillimin e industrisë së naftës dhe përparimin teknik të saj.
Pas vendosjes së regjimit komunist, si shumë intelektualë e profesionistë të kohës, edhe Riza Alizoti u vu nën goditjen e sistemit. Në vitin 1947 ai u arrestua dhe u akuzua për “sabotim” në industrinë e naftës. Pas një procesi politik, u dënua me vdekje dhe u ekzekutua më 10 tetor 1947 në Kuçovë.
Riza Alizoti mbetet një figurë simbol e brezit të profesionistëve shqiptarë që iu kushtuan dijes dhe zhvillimit të vendit, por që u goditën tragjikisht nga regjimi komunist. Jeta e tij është një kujtesë për vlerën e arsimit, punës dhe kontributit të njerëzve të aftë në historinë e Shqipërisë.
Historia e shqiptarёve ka shёnuar ngjarje epokale,ka shёnuar dhe ka nxjerrё filozofё, shkrimtarё dhe letrarё tё Rilindjes Kombёtare ,ka shёnuar dhe nxjerrё luftёtarё , trima e prijёsa, ideologё,diplomatё e burra tё kombit,kontributorё tё pёrkushuar dhe frymёzues pёr lirinё, pavarёsinё dhe shёrbёtorё pёr Kombin.
Por Hasan Prishtina ёshtё rast unikal nё Historinё moderne shqiptare i cili ka tё mishёruara cilёsitё dhe virtytet mё tё larta nё shёrbim tё atdheut, lirisё e pavarёsisё sё Shqipёrisё, pёr Bashkimin Kombёtar dhe pёr vizionin largpamёs tё tij pёr njё shtet modern e demokratik.
E gjithё jeta e Hasan Prishtinёs, e gjithё qёnia e tij shpirtёrore, fizike e mendore, dhe tё gjitha energjitё dhe pasurinё ai i vuri nё shёrbim tё Kombit.
Dhe kёtё shёmbull duhet tё marrin politikanёt,deputetёt, ministrat dhe politika shqiptare sot si nё Shqipёri dhe Kosovё pёr t’i shёrbyer Kombit dhe atdheut; pёr interesin kombёtar mbi atё personal, partiak e familiar; dhe jo sic veprojnё politika dhe politikanёt sot nё dёm tё interesave kombёtare, me synim e qёllim vetёm pёr tё rrёmbyer pushtet dhe sidomos pёr tё vjedhur e grabitur paranё publike dhe pasuritё e shqiptarёve, duke edhe tradhtuar e bёrё pazare nё dёm tё interesit kombёtar dhe tё trojeve shqiptare.
DHE KJO NDODH KЁSHTU PASI DEMOKRACIA ЁSHTЁ SHUMЁ “TOLERANTE” , DHE NUK ЁSHTЁ E THЁNЁ SE DEMOKRACIA ЁSHTЁ FISNIKЁRI QЁ ZGJEDH NЁ POLITIKЁ FISNIKЁT E PATRIOTЁT, POR AJO,PRA DEMOKRACIA KA EDHE AJO TЁ METЁN Ё SAJ JO TЁ VOGЁL, SEPSE VOTON E ZGJEDH EDHE INDIVIDЁ QЁ KANЁ SI MERITOKRACI PAMERITЁN, DHE QЁ ZGJEDH JO ELITЁ POR ZGJEDH “ELITЁ” POLITIKE NЁ THONJЁZA, ASHTU SIKURSE ЁSHTЁ AKTUALISHT SOT AKOMA NЁ VITIN 2026 ELITA POLITIKE NЁ SHQIPЁRI, POR EDHE AJO NЁ KOSOVЁ.
Hasan Prishtina, veprimtar i palodhur si politikan, diplomat, ideolog, luftёtar, vizionar por edhe si njё strateg i shquar ushtarak dhe demokrat qё veproi dhe punoi nё kohёt dhe nё rrethanat mё tё vёshtira ku ёshtё ndodhur ndonjёherё kombi shqiptar gjatё historisё sё tij, i cili kurrё nuk diti qё tё tёrhiqet para asnjё lloj vёshtirёsie, as para kёrcёnimeve dhe as presioneve tё armiqve tё shqiptarёve dhe tradhёtarёve tё Kombit.Pёr kёto virtyte tё larta tё mishёruara te Hasan Prishtina si patriot, diplomat, burreshtetas,ideolog, udhёheqёs e strateg luftarak nё shёrbim tё kombit dhe tё atdheut I JEP ATIJ MERITЁN E SHQIPTARIT TЁ MADH DHE TЁ PASHOQ PЁR KONTRIBUTIN DHE SI SHЁRBЁTOR SHЁMBULLOR NЁ SHЁRBIM TЁ KOMBIT.
Nё sajё tё kёmbёnguljes, tё vendosmёisё dhe pёrpjekjeve tё Hasan Prishtinёs u mbajt Kuvendi i Junikut i cili miratoi dokumentin qё njihet si 14 pikat e Hasan Prishtinёs qё nё fakt ishte njё deklaratё qё kёrkonte shpalljen e Pavarёsisё sё Shqipёrisё, pasi ai dokument nё fakt ka pёrmbajtjen nё esence tё njё deklarate qё sqaron dhe tregon arёsyet se shqiptarёt kanё tё dejtё pёr tё pasur shtetin e tyre,fillimisht pёr njё autonomi nga Stambolli, por nё fakt ky dokument pёrmbante tё gjitha arёsyet dhe kёrkesёn pёr Shpalljen e Pavarёsisё sё Shqipёrisё. Shumica e pjesëmarrësve të Kuvendit vendosën të vazhdohej kryengritja e armatosur e përgjithshme pёr Shpalljen e Pavarёsisё sё Shqipёrisё ku kёrkohej qё nga fuqitё Europiane tё garantonin plotёsimin e kёyre kёrkesave tё hartuara nga Hasan Prishtina.
Hasan Prishtina patrioti guximtar i pashoq udhёhoqi Kryengritjen e Pёrgjithshme shqiptare qё coi nё Shpalljen e Pavarёsisё sё Shqipёrisё jo vetёm nga Turqia, por shpalljen e Pavarёsisё sё Shqipёrisё nga armiq shumё herё mё tё kёqinj se Turqia, Pavarёsinё nga shtetet fqinjё armike tё shqiptarёve Serbia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Greqia qё synonin asgjёsimin e kombit shqiptar, asimilimin e tij , coptimin e trojeve shqiptare.
Kjo kohё kur veproi e punoi Hasan Prishtina me aq pёrkushtim mbinjerёzor nё shёrbim tё Kombit ёshtё Epoka apo Shekulli i Hasan Prishtinёs.Hasan Prishtina ka hyrё nё tempullin e Lavdisё , sepse aty atё e ka futur historia, vepra dhe kontributi kombёtar i pashoq i tij. Kurrё ai nuk hoqi dorё nga misioni tё cilin ai ia kishte vёnё vetes, atё tё Bashkimit Kombёtar.
“Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” e zgjodhi anëtar tё saj, ndërsa në dhjetor të vitit 1919, Komiteti “Mbrojtja Kombёtare e Kosovёs” e caktoi kryetar tё delegacionit në Konferencën e Paqes në Paris,nё tё cilёn ai kёrkoi me kёmbёngulje bashkimin e Kosovёs dhe tё trojeve tё tjera shqiptare me Shqipёrinё. Ai ka marrё pjesё nё tё gjitha ngjarjet me rёndёsi kombёtare qё janё zhvilluar nё tё gjitha trojet shqiptare, ka marrё pjesё nё “Kongresin e Lushnjes”, ka marrё pjesё aktive nё Lёvizjen Demokratike kundёr regjimit tё Ahmet Zogut. Nën drejtimin e tij, u themelua “Komiteti i Çlirimit të Kosovës. Patriotin dhe heroin e madh tё kombit shqiptar, pse ai punoi dhe iu pёrkushtua cёshtjes kombёtare shqiptare me mish e me shpirt, dhe pёr kёtё arёsye gjashtë herë e dënuan atё me vdekje xhonturqit, kryetradhёtari dhe serbofili e agjenti i Serbisë Esat Toptani, qarqet dhe shteti e mbretёria shoviniste serbe, bullgarёt dhe tri herë qeveria e Ahmet Zogut i cili erdhi nё pushtet me ndihmёn e Pashiqit tё Serbisё.
Veprimtaria e tij kombёtare e jashtёzakonshme e bёn dhe i jep atij meritёn e personalitetit mё tё madh kombёtar mёse tё merituar pёr kontributin dhe pёrkushtimin atdhetar e patriotik si shёmbulli frymёzimi pёr brezat sot dhe pёr brezat e adhshёm pёr tё realizuar projektin e HASAN PRISHTINЁS, ATЁ TЁ REALIZIMIT TЁ SHQIPЁRISЁ ETNIKE.
Sabiha Kasimati (Edrene, 15 shtator 1912 – Mënik, 26 shkurt 1951) ka qenë biologe, punonjëse shkencore shqiptare dhe qe ndër 22 të pushkatuarit me pretekstin e bombës në ambasadën sovjetike.
U lind më 15 shtator 1912 dhe ishte bija e dytë e doktor Abdurrahman Kasimati (1865-1943) nga Libohova dhe të shoqes Zehra Mbreshtani, të vendosur në rrethin e Edirnesë që pas shpalljes së kushtetutës më 1908. Pas një viti familja u zhvendos në Shkodër ku i ati, doktor i njohur, shërbeu në vitet 1914 – 1915. Në vitet e Luftës së Parë Botërore, familja u vendos në pronat e veta në Verie, pranë Selanikut. Pas shkëmbimeve të popullsive mes Greqisë dhe Turqisë, familja u kthye në Shqipëri duke rrezikuar edhe pronat e veta.
Në 1927-n, së bashku me familjen e saj u vendosën në Korçë ku familja u rehatua dhe fëmijët vijuan shkollimin, Sabihaja me motrat frekuentuan liceun francez të cilin e përfundoi në 1931-shin, duke qenë vajza e parë që kreu atë lice. Sabihaja do të renditej e dyta në klasë për rezultatet e saj. Në provimet e vitit të fundit ajo vlerësohej me 269.4 pikë nga 352 pikët maksimale dhe vlerësohet me “As Bien”. Pas mbarimit të liceut, punoi si mësuese në Normalen Femërore të Korçës, ku dha edukatë morale dhe gjuhë frënge. Në 1932-shin u emërua në shkollën amerikane të Kavajës (1932-1933) ku jepte biologji. Sabihaja u rikthye sërish në lice, në 3 tetor 1933, por tashmë si mësuese në klasat e ulëta të tij. Pas dy muajsh qëndrimi në Korçë, Sabihaja dha dorëheqjen për shkaqe shëndetësore. Ajo u transferua nga Ministria e Arsimit pranë Institutit “Nana Mbretneshë”. Aty Sabihaja punoi si mësuese e gjuhës frënge.
Në verën e 1936-s iu akordua një bursë shtetërore për studime në Itali, ku ajo u regjistrua për të studiuar në Fakultetin e Shkencave Biologjike në Universitetin e Torinos. Sabihaja u diplomua në vitin 1940 me rezultat maksimal, me notat 30’/30 (trenta su trenta con lode). Kasimati zgjodhi si fushë specializimi iktiologjinë dhe u doktorua me temën Fauna ittica di acqua dolce d’Albania (“Fauna iktike në ujërat e ëmbla në Shqipëri”). Udhëheqja e universitetit i ofroi asaj pozicionin e asistentit në degën e iktiologjisë, por propozimin e tyre ajo nuk e pranoi dhe u kthye në Shqipëri.
Me kthimin në Shqipëri më 13 nëntor 1940, Sabihaja nisi punë në Institutin Pedagogjik Femëror “Donika Kastrioti”, pasi fitoi konkursin e zhviluar. Ajo u emërua ndihmëssekretare në grupin A (grada XI) të personelit të administratës arsimore dhe më 24 korrik 1941 filloi punë. Në 1 dhjetor 1942 u bë pjesë e trupit mësimor të institutit “Nana e Skënderbeut” si mësuese e shkencave dhe e kimisë. Në maj të 1943-shit, Sabihaja u largua nga mësimdhënia për shkaqe shëndetësore, pasi vuante nga tuberkulozi. Ajo vajti të kurohej në sanatoriumin antituberkular në Bolzano në Itali, prej ku u kthye më 1945-n.
Gjatë kohës që punonte si mësuese në institut, ajo pati një bashkëbisedim me Koliqin, kryetar i Institutit Mbretëror të Studimeve Shqiptare. Pas bashkëbisedimit i dërgoi një letër/raport këtij të fundit, ku i paraqiste një projekt të mirëfilltë shkencor me disa pika. Marrëdhëniet e Kasimatit me institucionet shkencore në Shqipëri nisin në janar të vitit 1943. Ajo kërkoi të ngrihej pranë Institutit të Studimeve Mbretërore: një koleksion zoologjik duke filluar me Iktiologjinë, fushë për të cilën kishte studiuar në Itali vitin e dytë të studimeve dhe kishte mbrojtur temën e diplomës; një “erbario pasi flora shqiptare ka ngjallur interesim të botanistëve të shquar europianë, sidomos atyre gjermanë”; të vendosej një bashkëpunim i ngushtë me drejtorinë e minierave, për të bërë një grumbullim të mineraleve dhe fosileve që gjendeshin në shtresat e tokës në Shqipëri. Për realizimin e projektit nevojitej krijimi i një biblioteke të posaçme me vepra shkencore, bibliografinë e së cilës ajo e kishte përgatitur tashmë. Krahas bibliotekës, Kasimati propozonte edhe ngritjen e një laboratori studimesh mikroskopike që do të mundësonte kërkime shkencore relative.
Në mbledhjen e 18 shkurtit 1943 Instituti Mbretëror i Studimeve Shqiptare vendosi të krijojë pranë institutit një muze të shkencave për përgatitjen e të cilit ngarkoi pikërisht atë. Sabihaja lidhi kontratë si punonjëse pranë institutit në 22 shkurt, duke marrë shpërblimin prej 200 frangash.
Nisi bashkëpunimin me Selahydin Toto, me qëllim të organizimit të Institutit të Shkencave në Tiranë. U emërtua specialiste zoologe, e specializuar në iktiologji.
Sabihaja e vijoi kërkimin shkencor edhe gjatë viteve të para të regjimit komunist. Në mbledhjen e Institutit të Studimeve gjatë 13 prillit 1946, Sabihaja mori pjesë së bashku me figura të tjera të shquara akademike sikurse ishin: Kostaq Cipo, Mark Ndoja, Selahydin Toto, Eqrem Çabej, Aleks Buda, Gjergj Komnino, Gjergj Ashta, Jonus Tafilaj, Hasan Ceka dhe Nikolla Lako. Mbledhja u drejtua nga Sejfulla Malëshova, ministri i Arsimit. Mbledhja kishte për qëllim analizimin e veprimtarisë së kryer gjatë vitit 1945, prezantimin e planit të ri të punës dhe paraqiti ekipin e ri që do të drejtonte Institutin e Studimeve.
Sipas procesverbalit të mbledhjes, nga viti 1945 deri më 1946, Sabiha Kasimati punoi së bashku me Gjergj Komninon, në grupin e drejtuar nga Eqrem Çabej, për përgatitjen e skedave të gjuhës shqipe, për terminologjinë e shkencave të natyrës. Më 28 janar të vitit 1947, Këshilli i Ministrave me vendimin numër 16, vendosi “riorganizimin e Institutit të Studimeve Shqiptare në një ent autonom të lidhur drejtë për së drejti me Këshillin Ministror”. Instituti do të funksiononte me një rregullore të përkohshme. Përgjatë vitit 1947 anëtarë të Institutit ishin vetëm 23 pjesëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të tij, pjesë e së cilës nuk ishte Kasimati. Në qershor të 1948-s, mbledhja e radhës e asamblesë së institutit të studimeve, krahas ndryshimit të emrit në Institut të Shkencave, propozoi anëtarë dhe bashkëpunëtorë të rinj, në radhët e të cilëve ishte edhe Kasimati.
Gjatë vitit 1950 në listën e “anëtarëve të rregullt” të institutit nuk figuronte emri i Sabihasë.
Profesor Sotir Angjeli, shef i seksionit të Shkencave të Natyrës, në referatin e mbajtur në inaugurimin e Institutit të Shkencave, krahas problemit të ujit, të pyjeve, e konsideroi të rëndësishëm edhe studimin e peshkut dhe të peshkimit në Shqipëri. Kështu, Sabiha Kasimati si një ndër studiueset e para dhe të vetme të asaj kohe në fushën e iktiologjisë, do të ishte gruaja e parë studiuese që do të merrej me studimin e peshkut dhe peshkimit. Studimi ishte bazuar në kërkime shkencore të realizuara përmes ekspeditave dhe kërkimeve periodike. Ajo botoi në Buletinin e Shkencave, nr. 1-2, 1948 një artikull shkencor mbi peshqit dhe problemet e peshkimit në Shqipëri, që çuditshëm nuk u pasqyrua në përmbajtjen e lëndës së revistës.
Artikulli vinte në dukje pasuritë kombëtare ujore të Shqipërisë duke theksuar faunën iktiologjike shumë të pasur në sasi dhe në cilësi. Rëndësi i kushtohej faktorëve të larmishëm natyrorë, duke analizuar ndikimin që ata kishin pasur në shumëllojshmërinë e peshqve në ujërat shqiptare. Këtë larmishmëri studiuesja Kasimati e përshkruante në terma shkencorë, duke e vënë theksin në kualitetin dhe cilësinë e peshkut në ujërat e ëmbla të bregdetit shqiptar. Nuk mjaftohej vetëm me konstatimin, por studiuesja shfaqej kritike ndaj situatës në të cilën gjendej peshkimi në Shqipëri. Disa prej zgjidhjeve që ajo ofronte ishin: pishikultura (degë e iktiologjisë) dhe organizimi i peshkimit në baza racionale dhe moderne duke ruajtur sigurisht pasurinë iktiologjike të vendit; organizimi më i mirë i peshkimit, duke përdorur mjetet moderne e ligjet ndërkombëtare. Sipas dokumentacionit, studimi “Peshqit e Shqipërisë” me autorësi të Sabiha Kasimatit është botuar në prill të vitit 1950, por nuk gjendet asnjë skedë që të vërtetojë ekzistencën, madje as gjurmë në inventarin e regjistrimit të librave të kohës.
Më 19 shkurt 1951 ndodhi një shpërthim në Ambasadën e ish-Bashkimit Sovjetik në Tiranë. Vendosja e “bombës” në legatën sovjetike do të konsiderohej si sulm terrorist ndaj regjimit dhe do të përdorej si pretekst për fillimin e një spastrimi ndaj “armiqve të popullit”. Nga sulmi nuk kishte asnjë të plagosur, por autoritetet shqiptare të asaj kohe si fajtorë konsideruan një grup prej 22 intelektualësh të rinj që punonin asokohe në Tiranë, duke përfshirë këtu edhe Sabiha Kasimatin (e vetmja grua).
Pavarësisht nga mungesa e çdo prove, Sabihaja u arrestua nga Sigurimi më 20 shkurt 1951. Në dosjen hetimore të Sabihasë i numëroheshin disa “mëkate”: “Gjatë okupacionit ka pasur marrëdhënie me element fashistë; mban qërndrim armiqësor ndaj pushtetit, flet kundër reformave dhe mban kontkate me elementë armiq… Ka pasur kontakt me deputetin anglez, Lester Hutchiston. Ka mbajtur kontakte me njerëz të misionit anglez… dhe me J.S.Payne me të cilin ka pasur lidhje të ngushta. Armike e betuar e pushtetit të sotëm. Ka urrejtje karshi tij e sidomos karshi komunistëve, kritikon moralin komunist, etj.” Të dhëna të drejtpërdrejta për kohën dhe nivelin e survejimit nuk ka, përderisa nuk ekziston një dosje hetimore. Sipas ish-drejtorit të Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kastriot Dervishit, dosjet e sigurimit për të gjitha ata që u ekzekutuan më 22 shkurt 1951, nën akuzën e bombës në Legatën Sovjetike janë eliminuar. Disa informacione në lidhje me survejimin e Sabihasë janë gjetur nëpërmjet dosjes formula të Çabejt. Në raportin e bashkëpunëtorit “Prurësja”, datë 20 prill 1950 bëhet me dije se S. Kasimati kishte thënë: “është interesante të kesh gjith numurat e gazetave që përmbajnë diskutimet se sa raportin e Komandantit. Kush i humb kohën kot, kurse në diskutimet mund të gjesh gjëra interesante”.
Më 25 shkurt 1951 gjykata i dënoi që të gjithë me vdekje. Dënimi u ekzekutua natën e 26-27 shkurtit 1951 në afërsi të fshatit Mënik, disa kilometra në perëndim të Tiranës. Trupat u varrosën në një varr të cekët në fushën prapa.
40 vite pas vdekjes, ndërsa regjimi që e dënoi po shkërmoqej, një vendim i Gjykatës së Lartë e shpalli të fajashme.
Fauna ittica di acqua dolce d’Albania. Dissertation, Turin 1940 (Fauna iktike e ujërave të ëmbla të Shqipërisë. Dizertacion, Torino 1940).
Në 60-vjetorin e vdekjes së saj, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi e nderoi me medaljen Nderi i Kombit. (Wikipedia)
Më 1971, pas dekadash të tëra, Azem Galica u rikthye simbolikisht në vendlindjen e tij.
Më 22 maj, Abdyl Krasniqi së bashku me shokët e tij nxorën mbetjet mortore të Azem Galicës nga një shpellë rreth 73 metra e thellë, pranë Gllarevës. Që prej asaj kohe, ajo njihet si Shpella e Azem Galicës.
Më 28 qershor 1971, në një ceremoni të përcjellë nga shumë qytetarë, mbetjet e tij u rivarrosën në oborrin e kullës së familjes në Galicë.
Fotografia ruan një moment nga rivarrimi në Galicë – një ngjarje që mbeti pjesë e kujtesës historike për njërën prej figurave më të njohura të rezistencës shqiptare. fb
Çesk Zadeja është kompozitori që me krijimtarinë e tij krijoi një epokë të tijën midis epokave të ndryshme të historisë së muzikës shqiptare. Ai qëndron diku në qendrën e një hapsire kohore, ku prapa tij, në kohë, qëndrojnë klasikët muzikorë shqiptarë të gjysmës së parë të shekullit XX, dhe përpara tij, gjithnjë në kohë, brezat më të rinj të muzikantëve shqiptarë. Fenomeni Zadeja përbën nocionin e atij që do mund të merrej si etalon i imazhit muzikor shqiptar. Edhe përpara tij dhe aq më tepër më pas, nuk qenë të paktë muzikantët, kompozitorët, që lëvruan me ndërgjegje kombëtare sfera të ndryshme të formimit shpirtëror muzikor shqiptar, bazuar në etnicitetin e këtij populli. Padyshim, koncepti i kombëtares (edhe pse tani ky term duket disi i dalë mode) dhe i individuales ndryshonte nga veriu në jug të Shqipërisë, por ndryshonte edhe midis krijuesve vendas dhe atyre të diasporës.
Nëse Lec Lurti, Mikel Koliqi e Prenk Jakova në krijimtarinë e tyre ndoqën linjën e muzikës qytetare shkodrane duke huazuar edhe nga tradita europiane romantiko-patriotike, në se Martin Gjoka e Tish Daia ndoqën linjën e shfrytëzimit të motiveve të Mbi-Shkodrës e atyre malësore më në lindje, në se Tonin Harapi kultivoi melosin qytetar të dasmës dhe ahengut shkodran, dhe duke u hedhur ne jug, në se Thoma Nasi e Kristo Kono përpunuan meloditë folkorike dhe modet e Toskërisë të zonës së Korçës, në se Fan Noli do të prirej qëllimisht drejt një tingëllimi “arkaik” muzikor për të sjellë ndjesira lashtësie, qytetërimi antik apo kohësh të lavdishme të gërshetuara këto me motive bizantine deri në citimet nga Pasionet e Shën Mateut, në se kompozitori beratas Murat Shehu i cili në veprën e tij simfonike lëvroi muzikën dhe këngën e qytetit të tij, pra këto pika referimi që prekin në mënyrë të përgjithshme panoramën e muzikës savante shqiptare, ndoshta të marra të gjitha sëbashku, ishin pika referimi edhe për Çesk Zadenë. Por a kishte njohuri Zadeja për kompozitorët shqiptarë jo shkodranë, a ishte ai i vetëdijshëm që në fillimet e tij për rrugën që do të ndiqte? Vështirë të pohohet kjo gjë. Zadeja përbënte thjesht një rregull, më tepër se sa përjashtim. Ai do të vazhdonte në mënyrë konshiente atë që kishin bërë Buzuku, Budi, Bardhi e Bogdani të cilët ndihmuan çështjen kombëtare me përkthimin e librave të shenjtë të krishterë të shkruara në alfabetin latin, ndikim ky që erdhi nga rilindja italiane e shekujve 15 dhe 16 dhe nga racionalizmi dhe iluminizmi i shekujve të mëvonë. Nuk dimë se kur e si është zhvilluar në Shkodër muzika klasike, savante, në shekujt e kaluar, por veprimtaria muzikore kishtare lokale ka data të sakta që nga mesi i shekullit 19. Formacione instrumentale italiane por dhe nga ato që vinin nga Dalmacia e kishin bërë Shkodrën vënd te preferuar ku do të zhvillonin veprimtaritë e tyre sezonale muzikore, jo vetëm në kishë por edhe në ambjente të hapura.
Ndër kolegjet katolikë të Shkodrës zhvilloheshin programe të rregullta muzikore, që ato që disponoj unë të shtypura datojnë nga viti 1902. Mbiemrat e dëgjuar shkodranë janë të shkruara në këto programe koncertesh, midis të cilëve Bushati, Bumçi, Naraçi, Simoni, Laca, Kodheli, Rota, Gurakuqi, Mosi etj. dhe midis tyre edhe Zadeja. Familja Zadeja, veç të jatit të Çeskut, Rrok Zadeja, që ishte ndër anëtarët themelues të shoqërisë artistike “Bogdani,” kishte dhe të tjerë ekipnentë të letësisë e muzikës, si axha i madh Gasperi, këngëtar e krijues popullor, Andrea, Luigji, Dom Ndre Zadeja, ky i fundit poet e krijues i melodramave, dhe padyshim Tonini, vëllai i Çeskut, muzikant e kritik në zë shkodran. Çesk Zadeja kishte privilegjin të trashëgonte një sfond relativisht të begatë kulturor krahinor, ku veç emrave të mësipërm vlen të përmenden edhe emrat e folkloristëve Bernardin Palaj e Gjon Kujxhia. Që muzika kishtare ka patur ndikim në praktikën e traditën muzikore lokale të një pjese të kompozitorëve katolikë shkodranë, kjo është e vërtetë, por që kjo traditë mbarte tipare të fuqishme krahinore e kombëtare, kjo është edhe më e vërtetë. Të tri prirjet kryesore që mbartin tiparet e muzikës së kultivuar shkodrane, ajo qytetare e bazuar kryesisht mbi ahengun shkodran, ajo me motive të malësise së mbi-Shkodrës e më në lindje, dhe ajo mbi traditën e muzikës romantike europiane, kishin si pikësynim krijimin e një fizionomie kombëtare, pra atë të një etniciteti shqiptar. Kjo në vetvete përbënte një trashëgimi, një traditë.
Çesku mori shumë nga Martin Gjoka që dhe kykish marrë nga Frano Ndoja. Ky i fundit eci në gjurmët e Palok Kurtit në lëvrimin e muzikës qytetare shkodrane, atë të ahengut, dhe që në pikëpamje të formimit dhe të teknikës muzikore, njohuritë do t’i merrte nga mjeshtri italian Giovani Canale, i cili kuptohet i sillte këto njohuri në Shkodër të marra nga vendi i tij. Por Martin Gjoka solli në Shkodër edhe një eksperiencë e tijën të përftuar në Austri. Pra siç shihet nga ky vështrim retrospektiv, ruajtja dhe kultivimi i folklorit qytetar shkodran nga kompozitorë me prirje profesioniste e gjente këtë muzikë shpesh të veshur me petka romantike perëndimore në pikpamje të harmonisë, formës apo përpunimit që i bëhej materialit muzikor vendas. Kjo ishte pak a shumë panorama përpara se Zadeja të nisej në Moskë për studime (1951-1956), pas dy vjet studimesh (1941-1943) që kishte bërë në Akademinë Santa Cecilia të Romës. Në Moskë, nën drejtimin e kompozitorëve që trashëgonin kulturën muzikore ruse të gërshetuar me një radhë sistemesh teknikë të muzikës perëndimore, ai përftoi apo i përshtati vetes veç teknikave kompozicionale, formën tregimtare të ligjëratës muzikore e cila anonte nga epizmi e dramaciteti, gjë që do t’i nevoitej kompozitorit të ardhshëm në trajtimin intelektual të muzikës kombëtare.
Ndryshe nga parardhësit e tij muzikantë, qofshin këta të Shkodrës apo nga e gjithë Shqipëria që lëvruan kryesisht motive e ndjesà që kishin të bënin me krahinat e origjinës së tyre, Zadeja e përqendroi vëmendjen drejt një krijimtarie me tendencë e frymë mbarë kombëtare, pan-shqiptare, duke lëvruar epikën e saj, ashtu dhe heroikën e festiven. Ai iu referua analizës melodike e modale të trevave të ndryshme shqiptare në veçanti, pra duke kompozuar vepra të mbështetura në karakteristika krahinore të caktuara, nga Gegëria në Labëri e Toskëri. Nga ana tjetër vëmendja e tij u përqendrua në atë që tipare lokalë të mund të shkriheshin në trajtën e një etosi specifik shqiptar. Pra ai do të krijonte gradualisht portretin e tij prej muzikanti mendimtar ku vend parësor do të merrte rrëfimi intelektual, artikulimi po aq intelektual i mjeteve krahinore shprehëse dhe disi më pak artikulimi i formës, për ta plotësuar më tej me situata vallesh të veriut ku shpalosej dinamika e optimizmi, me situata epiko-heroike mbështetur në pentatoninë labe, por edhe toske, tipare këto që mbroheshin e inkurajoheshin nga idetë e metodës së realizmit socialist. A u ndikua Zadeja nga kjo metodë? Padyshim që po, ashtu si Shostakoviçi, Prokofievi e Haçaturiani në Bashkimin Sovjetik. A ndikoi në cilësinë e muzikës së tij përqafimi i kësaj metode?
Çesku e dominoi mendimin muzikor për afro dyzet vjet në Shqipëri. Ai, me disa përjashtime, diti t’u shmanget veprave me program apo deklarim agjitativ e ilustrativ, dhe në të njejtën kohë diti të “mbronte” idetë e “metodës” krysisht me fjalë, duke theksuar karakterin kombëtar, për të cilën ai ishte krejt i sinqertë, dhe anashkalonte frymën euforike socialiste. Nocioni i kombëtares, i psikologjisë kombëtare tek Zadeja nuk ishte dogma e imponuar nga metoda; ai ekzistonte në qënien e tij, në ndërgjegjen e tij, ai besonte tek ky nocion sepse i tillë ishte sfondi i tij kulturor i trashëguar nga qyteti i lindjes dhe shkolla e lartë ku studioi. Gjithpushtetshmëria e tij në botën muzikore shqiptare ishte forcë e mëndjes së tij; ai e kontrollonte kohën, e manovronte atë, qëndronte vazhdimisht syhapur, nuk ekzaltohej por as edhe binte në dëshpërim të thellë. Ky kontroll i vetvehtes reflektohej edhe në muzikën e tij. Në të gjen melodi të gjetura, tema të goditura e të frymëzuara, por edhe të rezervuara në zgjerimin dhe shtrirjen e tyre, sikur ruhej nga ngazëllimi. Më e theksuar u bë kjo në vitet e pas Simfonisë së tij dhe Delinës, pra pas viteve “˜50-“˜60. Erdhi kjo vetëpërmbajtje nga shpërthimet melodike e të kantilenës si rezultat i një stadi të ri të vetëdijes e etikës së tij muzikore, apo koha që jetonte ia imponoi atij këtë “sens mase”? Do të niste për të në gjysmën e dytë të viteve ’70 dhe gjatë viteve ’80 periudha e një përpunimi analitik harmonik të veprave të tij, ajo e qëmtimit të qelizës muzikore mbi bazën e motiveve e modeve folklorike e qytetare, e tensionit dramatik, e abstragimit të gjuhës muzikore, shpesh drejt kromatizmit. Kam përshtypjen se Zadeja i periudhës së fundit krijuese, i viteve ’90, veçanërisht me Tre skicat për orkestër, është ai i një çlirimi ndjenjash, i një poetizmi e shakaje që i buron nga shpirti, i një gjuhe muzikore të kthjellët, elokuente e me një sens të përkryer mase në frazimin dhe mënyrën e ligjërimit. Sikur donte të thonte: “Perëndi, më jep edhe pak kohë se tani mund të shprehem lirisht, hapur, tani mund ta them fjalën time të plotë.”
Zadeja shkroi thuajse në të gjitha gjinitë muzikore. Ai e bëri këtë se ndehej i aftë dhe i sigurtë në gjinitë që shkruante, veçanërisht në muzikën simfonike e instrumentale. Por ai e bëri këtë edhe sepse në këtë mënyrë i tregonte botës muzikore shqiptare që ky kishte për të qënë etaloni i një gjinie të caktuar me fizionomi shqiptare. Koha e provoi dhe vazhdon ta provojë që veprat e tij përbëjnë repertorin bazë të instrumentistave dhe orkestrave tona. Nëse imponimi i tij gjatë sistemit totalitar do të kishte qënë arbitrar, atëherë reagimi pas viteve ’90 do të ishte dukshëm në dëm të tij. Faktori kohë mbetet gjithmonë ai që vlerëson veprën e mirë nga ajo më pak e mirë. Vlera e Zadesë është vetëm në fillimet e matjes së saj. Brezat qe do të vinë kam bindjen që do të kontribuojnë në këtë drejtim. Sa mendimtar e i stërholluar në krijimtarinë e tij më të mirë vokalesimfonike, aq dhe i thjeshtëzuar e i kursyer bëhej Zadeja në krijimet që bënte për grupet amatore. Ky ishte tipari shoqëror i tij. Janë të panumurta, si askush, pjesët që shkruante për këto grupe për Koncertet e Majit. Një pjesë, padyshim, i shkruante për më tepër të ardhura brenda limiteve të rrogave të “socializmit”, por shumë prej tyre mbeten edhe sot krijime të mirëfillta e serioze. E tillë është Suita No.1 për orkestër. Tipari shoqëror i tij nuk ishte thjesht për pak më shumë humor e zbavitje; ai ishte i krejt natyrshëm nga i cili buronin miqësira të mira dhe pse jo, dobiprurëse. Përmes kontakteve me individë e drejtues të grupeve amatore, ai jo vetëm tatonte pulsin e kohës por e bënte vetë atë më “tokësor” në mënyrën e shkrimit. Ai orkestronte për ato instrumenta që realisht ekzistonin në këto grupe, për mundësitë praktike të shfrytëzimit të vokalit amator. Por a ishte çdo gjë që dilte nga dora e tij e përkryer? Sigurisht që pjesë të pambaruara kishte, veçanërisht në vallet e këtyre grupeve amatore, por sa kompozitorë të tjerë në sistemin “socialist” plotësonin nevoja të tilla kur koha a sistemi shoqëror diktonin kërkesa të tilla? A nuk bëri të njejtën gjë Shostakoviçi me operetën e tij Çerjomushki, pa përmendur të tjerë kompozitorë shumë të aftë sovjetikë dhe nga vëndet e “demokracive popullore”? Më duhet të nëvizoj se edhe në këtë pikë, Zadeja besonte në këto kërkesa të kohës, ashtu si dhe të tjerë kompozitorë, që t’i vinin në ndihmë të lëvizjes amatore. Edhe bisedat i shkonin me artistët amatorë. Më mirë, në fund të fundit, biseda me artistë jo profesionistë, sesa pirje kafesh e diskutimesh jo aq të shëndetëshme nëpër vëndet ku mblidheshin artistë intelektualë. Ai do të vinte nëpër këto klube kur do të thonte fjalën e tij, kur do i duhej të mbronte muzikën por edhe qënien e tij.
Thuhej që Zadesë ndonjëherë nuk i merrej vesh diksioni kur fliste nëpër konferenca. Ashtu është, kur ia donte puna për të kaluar një situatë delikate të karakterit ideollogjik, ai bëhej më pak i kuptueshëm, ndërsa kur donte t’i merrej vesh mirë mesazhi i tij, ai ishte nga më të qartët dhe nga më bindësit në ato që shtronte. Shkrimet e tij në gazetën “Drita”, herë të përgjithshëm e anshkalues, por në të shumtën e rasteve të fuqishëm e paekuivoke, ishin provë e forcës dhe shprehjes së tij intelektuale. Për gjatë një periudhe më se tridhjetëvjeçare, Zadeja mori dalëngadalë pamjen e atit të muzikës shqiptare, jo vetëm për nga krijimtaria dhe publicistika, por dhe nga detyra që i vuri vetes për të përgatitur kompozitorë të rinj. Në këtë fushë rezultatet ishin të mahnitëshme. Nuk bëhej fjalë vetëm ata që studiuan drejtpërsëdrejti me të, por ishin edhe të tjerë muzikantë që indirekt përfitonin nga eksperienca e tij, të cilën ai nuk hezitonte t’ua jepte. Vështron tek ky brez kompozitorësh dhe nuk dallon shtampa të mënyrës kompozicionale të tyre, përkundrazi dallon zhvillim individualitetesh. Ajo që i dallon muzikantët që seriozisht ndoqën parimet estetike e ideore të Zadesë, ishte, në rastet më të mira dhe në veprat më të mira të tyre, qartësia e mendimit, e formës, e teknikave specifike kompozicionale dhe mbi të gjitha, shfrytëzimi me art e finesë i folklorit muzikor fshatar e qytetar shqiptar. Nuk duhet harruar se prezantimi i teknikave më të avancuara kompozicionale gjer në vitet ’90 nuk mund të kalonte fare pa problem, e jo më qëndrime krejt personale krijuese sipas preferencave të rrymës së dëshiruar, as që mund të bëhej fjalë. Ashtu si dhe të tjerë kompozitorë, edhe Zadeja ishte i vetëdijshëm për këtë realitet. Brenda këtij realiteti ai do të vazhdonte kërkimin dhe eksperimentimin në veprat e tij, me ide jashtë shablloneve e kornizave jo vetëm të asaj që metoda diktonte në krijimtarinë muzikore shqiptare, por edhe brenda krijimtarisë së tij. Pra ishte tjetër ajo që shpesh artikulohej në shtyp e konferenca, pra tjetër e thëna e tjetër e bëra. Për analogji, më 1931 Shostakoviçi do të shprehte antipati për Skrjabinin, për estetikën e tij “borgjezo-dekadente”: “Ne e konsiderojmë Skrjabinin” thonte Shostakoviçi, “si armikun tonë muzikor më të hidhur. Pse? Sepse muzika e tij priret drejt një erotizmi aspak të shëndetshëm. Gjithashtu drejt misticizmit, pasivitetit dhe fluturimit jashtë realitetit jetësor.”
Muzikantët e estetët shqiptarë më me nuhatje stimuloheshin nga këto sinjale artikulimesh të gjuhës muzikore së Zadesë, të tjerë i referoheshin thënieve, fasadës. Vitet ’70 e ’80 ishin kohë të trazuara në mendimin muzikor profesionist shqiptar. Lindën dikutime prirjesh e parimesh estetike muzikore. Veprat shpesh duheshin mbrojtur nga kompozitorët e tyre, gjë që bëhej nëpërmjet sulmeve të ndërsjellta. Tani ato diskutime, shpesh tepër emocionale, i përkasin së kaluarës, procesit historik të muzikës artistike shqiptare. Ato që kanë mbetur janë veprat. Seleksionimi tashma në fillimet e demokracisë bëhet më pak i imponuar. Ekzekutuesit janë ata që do të përzgjedhin, kritika do të dijë të bëjë vlerësime jashtë euforizmave e shikimeve pasionale për njërin apo tjetrin autor. Koha është faktor i rëndësishëm në këtë përzgjedhje shijesh e konceptesh estetikë. Veprat e Zadesë japin shënja të jetëgjatësisë. Materiali muzikor i tyre duket që ka shumë për të zhbiruar. Zadeja mendimtar shfaqet i fuqishëm në redaktimin, vëzhgimin, përpunimin e një varg punëve akademike të bëra nga studiuesit muzikorë te rinj. Ai u mor edhe me programet muzikore të shkollës së muzikës. Ai qëndronte në epiqendër të botës muzikore shqiptare. Edhe autoritetet shtetërorë e partiakë kishin nevojë për të. Ai iu imponua atyre, ashtu si Kadareja në Shqipëri e Shostakoviçi në Bashkimin Sovjetik. Të shumtë ishin ata që me vullnet të mirë dëshironin aprovimin a Zadesë përpara se puna e tyre të dilte në dritë. Këta besonin tek njohuritë e Zadesë, tek sugjerimet e tij, tek dashamirësia e tij kur kjo përligjej, doemos edhe tek influenca e tij në mendimin intelektual muzikor. Për një periudhë prej pesë vjetësh nuk munda të shoh dot Zadenë, për shkak të largimit tim në Angli. Në dy vjetët e fundit të jetës së tij biseduam mjaft, ndoshta jo aq shpesh sa më parë, megjithatë kishim shumë sende për të shkëmbyer. Një pjesë të të rejave m’i kishte shkruar në letrat që dërgonte në Angli. Ato janë letra personale, të të çiltra dhe e ndjeja veten edhe më të afërt me të që ai më rrëfente për vështirësitë ekonomike që kalonte ai dhe familja e tij, si dhe për gëzimet e tij, siç ishte takimi me kolegët në “Lidhjen e Kompozitorëve Rusë” pas më se 40 vjetësh. Midis radhëve, ai do të më shkruante: “Kultura jonë kombëtare ka nevojë për t’u njohur, për t’u respektuar, për t’u rinjallë në këtë krizë të thellë dhe shpirtrore . . . të paktën kështu mendoj . . .”
Në një letër tjetër vazhdon: “Gëzohemi që përkohësisht jemi mirë me shëndet, të paktën qëndrojmë në këmbë, me të dyja . . . aq më tepër kur kujton vdekjen e Simonit, Nikollës s së fundi Toninit që vuajti mjaft dhe vdiq me dishpërim të ndieshëm. Fatkeqësi e pariparueshme.” Po i përfundoj këto fjalë për Zadenë me një tjetër fragment nga një letër e tij, nga e cila nuk dëshiroj aspak të vë në dukje ndonjë kompliment që ai më bën, ashtu si ndodh midis miqsh, sesa për t’ju njohur me atë bashkëpunim profesional dhe miqësor që kam patur me të, ashtu si dhe me kompozitorë të tjerë, për t’ju njohur me atë thjeshtësi e përkushtim që ai kishte e vepronte, shpesh si ato gjestet kalorsiake, duke ia hequr vlerat e atributet e vetes dhe duke ia dorëzuar ato tjetrit. Ai do të më shkruante: “Për vetë natyrën time nuk shprehem shumë, por nuk mund të la pa të falenderuar për kujdesin e veçantë që ke treguar për muzikën time modeste në të tërë karierën tënde të vështirë. Me plot të drejtë mund të ju quaj bashkëautor me që ekzekutimi i vëmendshëm, me ndjenjë dhe frymëzim nga ana tënde ka bërë që shumica e veprave të mia të fitojnë “˜qytetarinë’, të ecin këmba dorës me kohën . . .” Edhe pse fjalët e tij janë tepër elogjioze e fisnike, një gjë është e vërtetë, që në muzikën e Zadesë unë gjej një shprehje të pastër të mendimit të tij intelektual dhe që çdo herë që i ekzekutoj veprat e tij, aq më shumë ide e e ndjesà të reja e përshkojnë qënien time.
Sot, aktori i madh, Artisti i merituar, Mjeshtri i Madh, Nderi i Kombit, artisti me rolet e të cilit janë rritur e formuar breza të tërë shqiptarësh, miku im i vyer ,Bujar Asqeriu mbush 70 vjeç.
Me një karrierë mbi 50- vjeçare Bujar Asqeriu ka me dhjetëra role shumë të suksesshme në teatër e kinematografi. Në kinematografi ka shkëlqyer me kryerolin e tij, atë të Avni Rustemit, si edhe me dhjetëra role të tjera.
Me zërin e mrekullueshëm dhe me paraqitjen e tij skenike Bujar Asqeriu ka shkëlqyer me trupën e Teatrit Kombëtar edhe në skenën e teatrit Globe në Londër, ku luhen veprat e Shekspirit.
Gjatë gjithë jetës së tij artistike ai është karakterizuar jo vetëm nga talenti, por edhe nga puna, serioziteti, përkushtimi ndaj çdo roli.
Bujar Asqeriu nuk është vetëm një artist, një ikonë në Panteonin e skenës shqiptare, por edhe një intelektual dhe qytetar i devotshëm, që artin, talentin, fjalën, mendimin dhe angazhimin e tij e vuri në shërbim të Shqipërisë.
Bujari Asqeriu është njeri i madh, personalitet me karakter të fortë, që nuk iu nënshtrua asnjëherë pushtetit, por ka qenë në oponencë me të gjitha qeveritë kur ka qenë fjala për artin!
Bujari është artisti model, që i mundi ziliqarët në botën e artit dhe veçanërisht në TK me talent dhe punë, gjithmonë punë e lartë artistike.
I uroj Mjeshtrit dhe Mikut tim të vyer edhe 100 vite të tjera të bukura, të lumtura e gjithmonë në skenë !
Ka njerëz që e jetojnë jetën për veten. Ka njerëz që jetojnë për familjen. Por janë shumë të rrallë ata që gjithë jetën e tyre ia kushtojnë kombit.
Jusuf Buxhovi është njëri prej tyre.
Tetëdhjetë vjet jetë janë një bekim. Por kur këto tetëdhjetë vjet shndërrohen në një jetë të tërë në shërbim të historisë, letërsisë, publicistikës, diplomacisë dhe ndërgjegjes kombëtare shqiptare, atëherë ato nuk janë vetëm vite. Ato bëhen trashëgimi.
Sot, kur miku im i çmuar Jusuf Buxhovi feston 80-vjetorin e lindjes, nuk feston vetëm familja e tij dhe rrethi i miqve. Feston edhe kultura shqiptare. Feston historia jonë kombëtare. Feston mendimi shqiptar.
Kam pasur fatin dhe privilegjin që për shumë vite ta kem pranë jo vetëm si bashkëpunëtor në botën e librit, historisë dhe kulturës, por edhe si mik të sinqertë të familjes sonë. Miqësia jonë nuk është ndërtuar mbi interesa të përkohshme. Ajo është ndërtuar mbi besimin, respektin reciprok dhe mbi një ideal të përbashkët – dashurinë për kombin shqiptar.
Në jetën time kam takuar shumë njerëz të dijes. Kam bashkëpunuar me profesorë, akademikë, diplomatë dhe personalitete nga shumë vende të botës.
Por rrallë kam njohur një njeri që i ka qëndruar me aq përkushtim dhe dinjitet misionit të tij sa Jusuf Buxhovi.
Ai nuk ka zgjedhur rrugën më të lehtë.
Ka zgjedhur rrugën e dokumentit.
Ka zgjedhur rrugën e së vërtetës.
Ka zgjedhur rrugën e argumentit shkencor.
Dhe kjo është rruga më e vështirë.
Sepse e vërteta shpesh sfidon interesat, paragjykimet dhe propagandën.
Megjithatë, ai nuk u tërhoq kurrë.
Përmes veprave të tij ai u dha shqiptarëve një pasqyrë më të thellë të historisë sonë dhe i ftoi lexuesit të kërkojnë gjithmonë të vërtetën mbi bazën e dokumenteve dhe jo të miteve.
Pikërisht kjo është arsyeja pse librat e Jusuf Buxhovit nuk janë vetëm libra historie.
Ato janë libra ndërgjegjeje.
Ato janë libra që i bëjnë shqiptarët të mendojnë.
Të reflektojnë.
Të njohin më mirë vetveten.
Por veprimtaria e tij nuk kufizohet vetëm në histori.
Si gazetar, publicist, romancier dhe intelektual, ai ka qenë gjithmonë një zë i pavarur, një zë kritik dhe një mbrojtës i palëkundur i interesit kombëtar shqiptar.
Në kohët më të vështira për Kosovën, fjala e tij ishte zë i arsyes.
Në kohët e paqes, pena e tij vazhdoi të kërkonte përgjegjësi, drejtësi dhe ndërtimin e një shteti mbi vlerat demokratike.
Një nga privilegjet më të mëdha që kam pasur gjatë viteve të fundit ka qenë bashkëpunimi ynë në botimin dhe promovimin ndërkombëtar të veprave të tij.
Si botues, ndjeva se këto vepra nuk duhej të mbeteshin vetëm në gjuhën shqipe.
Historia e Kosovës dhe e shqiptarëve meritonte të lexohej edhe nga bota.
Pikërisht me këtë bindje, Jalifat Publishing, me seli në Houston të Teksasit, mori përsipër përkthimin dhe botimin në gjuhën angleze të një pjese të rëndësishme të krijimtarisë së Jusuf Buxhovit.
Ky nuk ishte vetëm një projekt botues.
Ishte një mision kombëtar.
Një përpjekje për t’i dhënë historisë shqiptare një zë edhe në gjuhën më të lexuar të botës.
Falë këtij bashkëpunimi, veprat e Jusuf Buxhovit kanë hyrë në universitete, biblioteka publike, qendra studimore dhe institucione akademike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Studentë, profesorë, studiues dhe lexues amerikanë kanë pasur mundësinë ta njohin historinë e Kosovës dhe të shqiptarëve jo vetëm përmes autorëve të huaj, por edhe përmes këndvështrimit të një historiani shqiptar që e ka ndërtuar punën e tij mbi dokumente, burime arkivore dhe kërkim shkencor shumëvjeçar.
Një kënaqësi e veçantë për mua si botues ishte fakti që këto botime u përfshinë edhe në fondet e Library of Congress në Washington D.C., bibliotekës më të madhe dhe një prej institucioneve më prestigjioze të dijes në botë.
Ky nuk është vetëm një nder për autorin.
Ky është një nder për kulturën shqiptare.
Është një dëshmi se historia jonë po gjen vendin që meriton në kujtesën akademike ndërkombëtare.
Për mua, ky ishte një nga momentet më domethënëse të bashkëpunimit tonë. Sepse nuk po botonim vetëm libra. Po ndërtonim ura. Po afronim botën akademike amerikane me historinë shqiptare. Po krijonim mundësi që brezat e ardhshëm të studiuesve të kenë qasje në burime serioze të shkruara nga një autor shqiptar. Ky është një shërbim që mbetet.
Në të gjitha bisedat tona ndër vite kam vënë re një gjë.
Jusuf Buxhovi nuk flet kurrë për historinë si diçka të mbyllur.
Ai flet për historinë si përgjegjësi. Sepse historia nuk është vetëm kujtesë. Historia është mësuesja e së ardhmes. Një komb që nuk e njeh historinë e vet, rrezikon të humbasë edhe të ardhmen.
Prandaj kontributi i Jusuf Buxhovit nuk matet vetëm me numrin e librave të botuar.
Ai matet me ndikimin që ato libra kanë pasur në ndërgjegjen kombëtare shqiptare.
Ai matet me brezat që janë edukuar përmes tyre.
Ai matet me respektin që ka fituar në botën akademike.
Ai matet me autoritetin moral që gëzon sot. Dhe autoriteti moral nuk fitohet me poste. Ai fitohet me karakter. Me punë. Me ndershmëri. Me guxim intelektual.
I dashur mik, Jusuf,
Në këtë ditë të shënuar, në emrin tim, të familjes sime dhe të Jalifat Publishing, të shpreh falënderimin më të thellë për miqësinë që na ke dhënë, për besimin që ke treguar dhe për privilegjin që na ke dhënë të jemi pjesë e rrugëtimit ndërkombëtar të veprës sate.
Lutem që Zoti të të dhurojë shëndet të mirë, jetë të gjatë, qetësi familjare dhe forcë krijuese për të vazhduar misionin tënd fisnik.
Kombi shqiptar ka ende nevojë për zërin tënd.
Ka nevojë për dijen tënde.
Ka nevojë për penën tënde.
Urime 80-vjetori!
Qoftë kjo ditë një festë jo vetëm për ty dhe familjen tënde, por edhe për të gjithë shqiptarët që vlerësojnë dijen, kulturën, historinë dhe njerëzit që ia kushtojnë jetën së vërtetës.
Sepse emri Jusuf Buxhovi tashmë nuk i përket vetëm një njeriu.
Ai i përket historisë moderne të kulturës dhe mendimit kombëtar shqiptar.
Ish kreu i Federates shqiptare te futbollit ne vitet me te veshtira te futbollit shqiptar 1992 – 97.
Per gati 30 vjet pjestar i kryesise se federates spanjolle te futbollit .
Nje nga drejtuesit e talentuar e organizatoret e suksesshem te 3 finaleve te Uefa Champions league per meshkuj e 2 te tillave per femra.
Nje nga bashkepunetoret me te afert te Fifa & Uefa ne federaten spanjolle prej gati 30 vjetesh dhe i derguari i tyre speciale round the world ne evenimente te rendesishme te futbollit europian e atij boteror.
Se fundmi i zgjedhur prej qeverise e federates spanjolle si Drejtuesi e Presidenti i organizimit te Kupes se Botes 2030 …Spanje – Marok – Portugali.
Vleresim i jashtezakonshem !
Urime zemre Ed Dervishit shqiptarit qe vazhdon ta mbaje lart e me krenari emrin e Atdheut te tij.
Flas rregullisht ne telefon me Edin prej vitesh …sepse jo vetem kemi shume se c’ te kujtojme nga jeta jone shume vjecare sportive e qytetare aty ne Shqiperi…por edhe se na nxit respekti e malli ndaj njeri tjetrit.
E telefonova kur nisi Boterori per te mesuar dicka me shume per Spanjen …tashme kombetaren e dyte te tij te zemres…por duket ne kulmin e punes se tij …su lidhem dot.
E mbreme disa ore pas finales se madhe e fitimit te titullit kampion bote te Spanjes…Edi i ra telefonit tim…
…Te kerkoj ndjese me tha qe s’ te jam pergjigjur por per me shume se 1muaj kam qene ne Amerike , Mexico e Canada …shume i zene e ne krye te puneve qe ti i di shume mire se si jane ne kesi rastesh.
E urova nga zemra per suksesin e madh te Spanjes mikun e mire , te afert e te hershem …sepse ne kete arritje te madhe ka pjesen e tij te suksesit e te merites edhe shqiptari Ed Dervishi.
Me tregoi shumecka …qe nga starti pak i hidhur me Kepin e Gjelber e deri tek finalja triumfuese kunder Argjentines .
Ishte ne avion se bashku me ekipin , stafin drejtues e kreret e federates spanjolle te futbollit e po ktheheshin per ne Madrid …atje ku i priste uragani – popull i Spanjes per te festuar te gjithe se bashku per Trofeun e cmuar te Kampionit te Botes .
Shume urime Ed…festoni e gezoni sepse e merituat plotesisht .
E bashke me ju ne kete rast na lind e drejta te festojme edhe ne shqiptaret per shqiptarin tone te mrekullueshem mes kampioneve te botes.
Me rastin e 75-vjetorit të kompozitorit shqiptar Prof. Aleksandër Peçi, ky numër special paraqet një përzgjedhje artikujsh, kritikash dhe vlerësimesh të botuara ndër vite nga shtypi ndërkombëtar. Aleksandër Peçi është një nga figurat më të shquara të muzikës bashkëkohore shqiptare.
Veprimtaria e tij krijuese shtrihet në më shumë se pesë dekada dhe përfshin simfoni, koncerte, opera, muzikë dhome, vepra solistike, muzikë vokale, muzikë filmi dhe kompozime eksperimentale.
Vizioni i tij artistik është vlerësuar nga interpretues, kompozitorë, kritikë, festivale, universitete dhe institucione botuese në Evropë, Azi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me 450 partitura të botuara nga Universal Edition, Vjenë, një nga shtëpitë botuese më prestigjioze të muzikës në botë, Peçi ka krijuar një gjuhë muzikore origjinale, të frymëzuar nga rrënjët shqiptare dhe e orientuar drejt ideve universale të artit bashkëkohor.
Sistemi i tij kompozicional, KABAIZMI, përfaqëson një kontribut të veçantë në muzikën e sotme, duke bashkuar energjinë e traditës muzikore shqiptare me mendimin modern kompozicional. Ky numër përkujtimor sjell zërat e shtypit dhe kritikës muzikore nga Japonia, Franca, Italia, Shtetet e Bashkuara, Çekia, Rusia, Austria dhe vende të tjera.
Nëpërmjet këtyre artikujve, lexuesi ndjek jehonën ndërkombëtare të muzikës së Peçit, nga premierat botërore dhe festivalet prestigjioze deri te vlerësimet e personaliteteve të shquara të muzikës dhe kritikës. Faqet në vijim paraqesin artikuj origjinalë, recensione dhe dëshmi që dokumentojnë një rrugëtim artistik të shtrirë në kontinente dhe breza, duke dëshmuar praninë e muzikës së Aleksandër Peçit në jetën kulturore ndërkombëtare. “Muzika i përket njerëzimit. Kufijtë zhduken kur fillon tingulli.”
ALEKSANDËR PEÇI AT 75
A Lifetime Dedicated to Contemporary
On the occasion of the 75th anniversary of the Albanian composer Prof. Aleksandër Peçi, this special edition presents a selection of articles, reviews, and critical writings published over many years by the international press. Aleksandër Peçi is one of the most distinguished contemporary composers from Albania.
His creative career spans more than five decades and includes symphonies, concertos, operas, chamber music, solo works, vocal music, film scores, and experimental compositions. His artistic vision has been recognized by leading performers, composers, critics, festivals, universities, and publishing institutions throughout Europe, Asia, and the United States.
Published by Universal Edition, Vienna, with 450 scores in its international catalogue, Peçi has developed a unique musical language inspired by Albanian roots while addressing universal artistic ideas.
His compositional system, KABAISM, represents an original contribution to contemporary music, combining the energy of Albanian traditional expression with modern compositional thought. This commemorative newspaper brings together voices from Japan, France, Italy, the United States, the Czech Republic, Russia, Austria, and many other countries.
Through these articles, readers can follow the international reception of Peçi’s music—from world premieres and festival performances to scholarly assessments by eminent musicians and critics. The following pages present original press articles, reviews, and testimonies that document an artistic journey extending across continents and generations. “Music belongs to humanity. Borders disappear when sound begins.” — Aleksandër Peçi
— Aleksandër Peçi CV
ALEKSANDËR PEÇI Composer | Merited Artist of Albania | Publisher Universal Edition Vienna , Great Master Award Aleksandër Peçi is one of the most prolific and influential Albanian composers of the 20th and 21st centuries.
.
Born in 1951, he graduated from the University of Arts in Tirana under Çesk Zadeja, and pursued further studies at the Conservatoire National Supérieur de Musique et de Danse de Paris, the Accademia di Santa Cecilia in Rome, and the Conservatorium van Amsterdam with Ton de Leeuw, Paul Méfano, Jacques Charpentier, and Daan Manneke.
.
With a catalogue of over 963 compositions and more than 5000 CD productions, his music spans symphonies, concertos, sonatas, chamber works, and electronic music. He has developed an original compositional system called Kabaizmi, which is rooted in Albanian polyphonic and kaba traditions, yet transformed into a contemporary musical language of structural, modal, and emotional depth.
.
Peçi’s works have been performed in more than 30 countries across Europe, America, Asia, and Australia. His publisher is Universal Edition Vienna, where over 450 of his works have been published. publisher AED with 963 editions Publicher Emerson Edition England Peçi has written over 963 compositions and published 35 CD albums. Over 800 videos of his works are online. At Santa Cecilia, he composed Etera Tondo, inspired by Dante’s Paradiso.
.
He served as director of the Palace of Culture in Përmet and became artistic director of the National Ensemble of Popular Songs and Dances in 1979. In 1989, he won Festivali i Këngës with Toka e Diellit. Since 1992, he has taught at the Academy of Fine Arts, Tirana.
.
His works have premiered at Venice Biennale, ISCM World Music Days, and the Manchester International Festival, and performed at Carnegie Hall, Steinway Gallery, Euro Pianos (Florida), University of Miami, and Prague Conservatory. His commissions include the Albanian Ministry of Culture, Radio France, SACEM, and Montreal Film Studio. In 2011, his music was performed globally (Moscow, Paris, Vienna Roma Texas, New Yorl London Venezzia Trueste soanje Peage Brno Olomouk Duselforf Waimar Bari Brescia Cremona Luca Ecuador, Texas siatlle New Port Uruguay Argjentina Louisiana, Armenia, Oman kazan Seul, Kosovo).
.
In 2016, the Moscow Conservatory presented a first-time event with five of his piano sonatas.
.
His work Muzikë Kabaistike premiered in Miami the same year. He has composed symphonic, chamber, ballet, and operatic music, as well as over 20 film scores. His catalogue includes: · 50 sonatas (33 for piano) · 14 concertos (6 for cello, 6 for piano) · 6 rhapsodies, 2 ballets, 2 opera (5 vepra skenike ) · 5 large piano cycles · 6 Concertos for piano and orchestra · 6 Concertos for violoncello and orchestra.
.
Violin concerto KABAISMI – A New Musical System Peçi is the founder of Kabaizmi, a 21st-century compositional system rooted in Albanian polyphony and the Kabá. It transforms this expressive tradition into a new sonic and aesthetic language through techniques like metric dissolution, polygravity, modal-tonal overlays, and spatial writing. Kabaistic music refracts ancient pain into light and motion, creating floating sound structures beyond metric subdivisions. Core Concept: Polygravité CC2 Composition –
.
A Cartesian counterpoint with mathematical and structural logic, unrelated to Ligeti’s micropolyphony or Bach’s counterpoint. Autori eshte ne perfundim te librit Peçi’s KABAIZMI. gazeta e revista ne new york paris venezia prage moske bari \kane publikuar shkrime per muziken e peçi konservatore dhe universitete ne Bote kane mbrojtur sudentet Doktoratura mbi muziken e Peçi ne Viene Graz Texas gjermani Tirane Sample Works and Forms · Carousel Diellor · Pentacentre Polymodale · GEA 2651 – Piano Concerto No. 5 · 12 Cartesius Cantus · Oisosfonia (commissioned by Biennale di Venezia) · Chromaspectre and Black Hole – Sonata No. 6 · Spectralia – Sonata No. 7 · Kabacells – Sonata No. 4 · Bertham – Sonata No. 20 · Symphony No. 5 Skënderbeu · Polyphonie des ondes aériennes – Concerto for flute · Zeus – Sonata No. 30 · Ilumination tonalo-modal – “Eclipse Ottoman” · Etera Tondo, Mitosfera, Dilay and Dioxid Techniques de Composition.
First Prize, Opera “OIRAT” (MUZA Competition, Ministry of Culture, Albania) ·
First Prize, Electroacoustic work “Albpostmortorium” (MUZA Competition, Ministry of Culture, Albania) ·
Second Prize, “Në Emër të Jetës” (RTSH Festival, 1988) ·
Awards in Salerno, Italy, for film music: “Kur xhirohej një film”, “Në shtëpinë tonë” · Commissioned by: France Musique (France), Ministry of Culture Paris, Biennale di Venezia (Italy), Kinostudio Albania, National Theatre of Opera and Ballet Tirana, RTSH, MEKI, Studio Film Montreal (Canada) INTERNATIONAL ENCYCLOPEDIA ENTRIES ·
Grove Music Online (London) – by George Leotsakos · Die Musik in Geschichte und Gegenwart (MGG) (Germany) ·
The International Who’s Who in Classical Music (2000–2010 editions) · Enciklopedia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ·
Enciklopedia e Filmit Shqiptar (Kinostudio / Arkivi i Filmit) · UNESCO World Composers Index (citations via biennial publications) · CD-Kataloge international (Harmonia Mundi, Virgin Megastore, FNAC Paris)
.
Lucia Reiprich Maloveská muzikologe Pragë
Për veprën e Aleksandër Peçi
.
Celest Mozartorium Eternum
Pjesa e fundit e koncertit ishte gjithashtu një premierë. U interpretua vepra e Aleksandër Peçit “CelestMozartorium Eternum”, një kompozim me katër kohë, i cili, sipas të gjitha gjasave, mbështetet mbi një bazë semantike shumë shume interesante . Kujtesa, transformimi shpirtëror, hapësira e takimit mes së kaluarës dhe së tashmes, plagët historike – këto janë vetëm disa nga temat që përmenden në tekstin shoqërues të veprës (i cili është shkruar nga vetë autori,).
Për dëgjuesin është e rëndësishme të kuptojë se autori ngre pyetje pothuajse të pazgjidhshme dhe se, gjatë dëgjimit, nuk duhet të ketë frikë të kërkojë edhe kuptime personale. Një informacion tjetër i dobishëm është se në vepër përdoret “qartësia tonale mozartiane”. Kur fillojnë të shfaqen motive të njohura nga krijimtaria e Mozartit, dëgjuesi mund t’i lidhë menjëherë me këtë synim, pa pasur nevojë të analizojë gjatë funksionin e tyre.
Pikërisht aludimet ndaj Mozartit dhe transformimi ose shpërbërja e tyre graduale përbëjnë ndoshta elementin më të spikatur e me origjnal e terhqes të kompozimit. Përveç pyetjeve të shumta filozofike, vepra ngre edhe një pyetje muzikore: si mund të punohet në mënyrë krijuese me materiale të së kaluarës. Peçi i trajton këto ide me mjeshtëri kompozicionale dhe është tërheqëse të ndiqet mënyra se si ai i zhvillon.
.
Actionmusical Paris
L’enchaînement avec l’Énergie Caléidoscopique composé par Aleksander Peçi n’est en rien brutal mais, au contraire, extrêmement joyeux ! Ce compositeur de premier plan en Albanie joue un rôle comparable à celui de Komitas ou Bartok en restituant à ce peuple sa musique traditionnelle. Des rythmes extrêmement variés, des harmonies audacieuses ou familières jalonnent cette partition « commandée » par Jean-Samuel BEZ et Jean-Luc THERRIEN pour cette tournée « Caléidoscopes ».
Et c’est l’impression de voyager dans un rythme frénétique que procure cette œuvre ! On a vraiment l’impression de « voir » les paysages se succéder. Aleksander Peçi est certainement un compositeur national qui saura mettre à l’honneur la musique de son pays.
.
.
Një moment historik përtej kufijve të imagjinatës – madje edhe për një autor të shquar si kompozitori Aleksandër Peçi.
Sot, veprat e Peçit të botuara nga Universal Edition kanë arritur në 233 botime
233 libra të Mjeshtërit të Madh mbajnë vulën e gjigandit botëror të botimeve muzikore, UE.
UNIVERSAL EDITIONS.- VIENNA
Metila Dervishi – Aleksander Peçi kompozitori shqiptar, më i ‘kërkuar’ i skenave prestigjioze ndërkombëtare
Aleksander Peçi
Aleksander Peçi kompozitori shqiptar, më i ‘kërkuar’ i skenave prestigjioze ndërkombëtare.
Me një opus të gjerë, plot ide novatore dhe diversitet, Prof. Peci vazhdon të n’a befasoje me potencialin e tij krijues, duke e cuar përherë në stade të reja muzikën serioze shqiptare.
I pandalshëm dhe mjaft i kërkuar nga interpretë të njohur ndërkombëtar, ai sërish vazhdon, si një lumë i pandalshëm të sjellë vepra të reja në ide, mendime, stilistike e formë.
Kështu, së fundmi, më 19 Gusht (2024), 3 veprat e tij për piano, të titulluara: Sonata n.7, Spectralia, Sharki e ngujuar, Cartesius cantus n.2, u ekzekutuan në skenën prestigjioze “Rahmaninov’, të Konservatorit Cajkovski, Moskë, Rusi, me shumë suksese, nga interpretët e shquar të pianos: Michael Kovaleff e Danil Sevostianov.
Një sukses i jashtëzakonshëm, me duartrokitje elektrizante, sic i është shprehur, prof. Pecit, Natalya Deeva, e cila ndër të tjera i shkruante se impresionet për këto vepra dhe interesi qe në rritje nga qarqet artistike në Rusi.
Ndër të tjera, Prof. Peci, duke e konfirmuar këtë sukses dhe interes edhe në Moskë, shton që …”Publiku i Moskes ka patur shpesh herë ndoshta, në rreth 15 –koncerte, mundësinë që të dëgjojë eksplorimet e reja, që vijnë nga moderniteti i muzikës së “shqiptingujve”.
Shqiptingujve’, një fjalë dhe term që prof. Peci e përdor përherë përgjatë shkrimeve dhe diskutimeve të tij, krenar me të drejtë, që con në një stad tjetër muzikën e vendit të tij, muzikën e vendit tonë. Dihet që Moska, për shqipërinë në periudhën socrealiste ka qenë një pike referimi dhe ka qenë një nga Konservatorët, ku edhe mentori i shumë artistëve shqiptar dhe njëkohësisht pedagogu udhëheqës i Prof. Pecit, Prof. Cesk Zadeja( 1927-1997) ka studiuar. Dhe është bukur që në një vend të tillë, ku dihet botërisht potenciali madhështor që gezojnë, vazhdojnë kontaktet me muzikën shqiptare dhe vlerësohen kompozitor shqiptar. Konservatori i vendit tonë është themeluar e hapur nga 62 nga profesor që kanë studiuar në Moskë, sic pohon Prof. Peci, dhe ata shkrujnë për Pecin në web-in e tyre:
ZBULIMI I MUZIKËS QË SHIKON NGA E ARDHMJA!
Por, ndërkaq vazhdojnë lajmet që nuk ndërpriten. Rrugëtimi i veprave të Peçit do të vijoj me një tjetër tur Europian: pas Vienës, Parisit, në rreth 22- kryeqytete, ashtu si edhe Texas do të interpretohen veprat e Prof. Pecit, ku dhe në rrjetet e tij sociale, së fundmi prof. shkruan…rikthehem në Pragë për të gjashtën herë, më 29 tetor Sonata Dëti n.15 dhe Premiere Boterore, koncerti Konvergence nga Egli Prifti piano.
Duket se idili krijues dhe risitë nuk shterojnë dhe në 73-vjetorin e kompozitorit tonë.
Kompozitori i futurizmit që prej vitesh ka futur Polygravite C C2 Composition, si stilistikë në veprat e tij apo edhe Kabaizmit.
Është shumë interesant dhe për t’u shenjuar fakti, që Stephan Möller, para se të ekzekutohej në Vienë, Sonata nr.21 ‘N’klaj me lot ujvarash’, meqe jemi dhe të viti i Schoenberg (1874-1951), ndër të tjera shkruan…Peçi ka zhvilluar një sistem muzikor të vetin, i cili mund të krahasohet me atë të Shënberg…sistemin e tij ai e quan ‘Kabaizëm’. Arnold Shënberg, kompozitori austriak i njohur për dodekafonizmin, krijimin e muzikës a-tonale, ndërroi jetë në vitin 1951, vit kur ka lindur kompozitori Peci, është me vlerë dhe rëndësi që personalitetet e artit tonë të krahasohen me figura kaq të larta botërore, ndaj shpresoj shumë që studimet mbi Prof. Pecin teknikat, risitë, mendimet e kritikëvë botëror të kthehen në një objekt të vazhdueshëm studimi në vendin tonë. Edhe pse ka shkrime të shumta mbi figurën e tij dhe një tezë doktorature nën titullin, ‘Aleksander Peci Before and After the iron curtain’ (Louisiana State University, 2017) nga Pianistia durrsake e mirënjohur në Amerike, Elida Dakoli me një dendësi dhe gjeresi të konsiderueshme, që uroj të vi së shpejti dhe në shqip, Peçi me një opus të jashtëzakonshëm krijues, kërkon vite ed vite pune e studimi sërish e sërish.
Ndërkohë, përpos këtyre veprave të gjinive serioze me shumë risi, histori që qëndrojne nga pas, me Danten, me kozmosin me Epin e Gilgameshit, me Sharkinë e ngujuar, etj, etj, stile kompozicionale dhe estetikë që ia leme analizave në vazhdim. Ajo që bën përshtypje është se Prof. Peci i dedikon kohë dhe ka dhe një pasion për gjininë e këngës së lehtë, për publikun e gjerë, sic e perifrazojmë ne, ashtu si edhe per muzikën e filmave. Ky fakt e ka bërë më të dashur edhe për publikun e gjerë që në periudhën socrealiste, kur nis dhe karriera e tij. E kujt nuk i kumbon në vesh kënga aq e dashur ‘Shtëpia jonë’, nga filmi ‘Në shtepinë tonë’ (1979). E kënduar dhe sjellë në mënyrë brilante nga Vace Zela, nje melodi, orkestrim i mrekullueshëm, plot emocion që vazhdon e jehon e jehon në mendjet tona.
Pra, Artisiti i merituar A. Peci kërkon t’i prek të gjitha zhanret dhe gjinitë, qoftë edhe këngët, kështu, përpos prestigjit që gëzon si një nga personalitetet artistike më në zë në vendin tonë, por edhe jashtë, sic e përmendëm, më sipër, me këngët u bë dhe një figurë e dashur dhe e njohur për publikun e gjerë. Dhe së fundi, një lajm mbi këngën fituese të Festivalit të RTSH të vitit 1989 një bashkëpunim i Pecit me një personalitet të letrave shqipe, Xhevahir Spahiut , titulluar ‘Toka e diellit’, interpretuar nga të mirënjohurit: Frederik Ndoci, Manjola Nallbani, Julia Ndoci, do të rikthehet e marrë shpërndarje dhe së fundmi në televizionet në New York, U.S.A dhe Toronto, Canada ku besojmë do të drithëroj dhe publikun e gjerë andej. Me tinguj entuziastë të shtrirë, thurur mbi një variacion që varion dhe zhvillohet nga vokalet dhe orkestra, me tiparet e një këngë-himn, triumfuese është një këngë që të mbërthen dhe trio e zërave tregon teknikë të lartë. Prof. Peci n’a befason vazhdimisht e vazhdimisht, dhe i urojmë krijimtari, energji të pandalshme krijuese që kërkojnë vemendjen e duhur dhe në mediat e shkruar dhe vizive të vendit tonë.
Inva Mula është sopranoja e shquar shqiptare që mban edhe nënshtetësi franceze, e cila ka një karrierë të shquar ndërkombëtare lindi më 27 Qershor 1963.
Ajo është bijë arti e dy Artistëve të shquar, kompozitorit dhe këngëtarit Avni Mula dhe sopranos Nina Mula. Prej viteve 90, Inva Mula ka jetuar ndërmjet Tiranës dhe Parisit. Është anëtare e Akademisë Botërore të Artit dhe Shkencës (WAAS).
E lindur në një familje artistësh, Inva Mula e filloi karrierën e saj të këngës në një moshë shumë të re. Në vitin 1978, në moshën 15-vjeçare u paraqit në festivalin e fëmijëve në Shkodër me këngën e kompozuar nga i ati, “Kur këndoj për ty moj nënë.
Në vitin 1987, ajo fitoi konkursin e këngës “Cantante d’Albania” në Tiranë, i ndjekur në vitin 1988 nga konkursi “George Enescu” në Bukuresht.
Në vitin 1992, ajo fitoi konkursin “Butterfly” në Barcelonë. Ajo fitoi çmimin e parë në konkursin Operalia të organizuar nga Placido Domingo në Paris në vitin 1993, kur nisi edhe kariera e saj në skenat më të famshme të botës.
Më pas ajo performoi me të famshmin tenorin e shquar Placido Domingo në një seri koncertesh në Operan Bastille dhe në Bruksel për “Europalia Mexico”, dhe më vonë në Mynih dhe Oslo.
Inva Mula, tashmë një divë botërore ajo këndon rregullisht role kryesore në skenat më prestigjioze të operës në botë.
Ajo performon shpesh në Francë, duke dhënë recitale në Salle Gaveau me pianistin François Weigel.
Në Paris, ajo këndoi në mënyrë të veçantë Violettën në La traviata (një rol që ajo e interpretoi edhe në Tokio, Bilbao, Trieste, Toronto, në Chorégies d’Orange dhe shumë skena të tjera të mëdha në mbarë botën), Carmen, Ivan IV (në një version koncerti) dhe La Rondine (në Tuluzë dhe Paris).
Në vitin 2007, ajo këndoi Adinën në L’Elisir d’amore në Tuluzë.
Ajo interpretoi rolin e Marguerite në operën Faust të Gounod në Chorégies d’Orange në gusht 2008, dhe rolin e Mireille, personazhit me të njëjtin emër në operën e Gounod, në shtator/tetor 2009 në Opera Garnier në Paris. Premiera u transmetua në France 3 me një vonesë të vogël.
Në vitin 2011, ajo këndoi rolin e Marguerite në operën Faust të Charles Gounod së bashku me Roberto Alagna në Opera Bastille.
Në gusht 2012, ajo ishte, së bashku me baritonin e njohur italian Leo Nucci, një nga dy kryesuesit në Festivalin e 63-të Veror të Dubrovnikut.
Më 24 tetor 2012, ajo dha një masterklas vokal në Salle Cortot në Paris, me pianistin Genc Tukiçi, me të cilin performon rregullisht.
Në vitin 2014, ajo këndoi rolin kryesor të Rozenn në Le Roi d’Ys të Lalo-s në Operën e Marsejës.
Në vitin 2018, ajo këndoi rolin kryesor të Salomé në Hérodiade të Massenet në Operën e Marsejës.
Në vitin 2019, përveç pjesëmarrjes në udhëtime muzikore në Mesdhe, ajo nisi një turne koncertesh botëror të titulluar “Udhëtim rreth Botës”, me pianistin Genc Tukiçi dhe violinistin Olen Cesari.
Zëri i Inva Mulës është ai i një sopranoje koloraturale që kufizohet me lirikën , me një repertor heroinash të reja mjaft virtuoze. Zhvillimi i saj vokal mund të krahasohet me atë të Edita Gruberovës, me të cilën ndan disa role: Elvira në I Puritani, Manon në operën e Massenet, Norina në Don Pasquale dhe Gilda në Rigoletto.
Inva Mula pati një sukses tjetër të madh në Perëndim për huazimin e zërit të saj në muzikën e filmit të Luc Besson të vitit 1997, The Fifth Element. Regjisori donte të përfshinte zërin e Maria Callas, por regjistrimi, që daton nga viti 1953, ishte me cilësi shumë të dobët për t’u përdorur në film. Ishte atëherë që Michel Glotz, agjenti i Maria Callas, e prezantoi atë me Inva Mulën. Ajo këndoi arien “Oh, giusto cielo!…Il dolce suono” (nga Lucia di Lammermoor, Akti III, Skena I, e njohur edhe si “skena e çmendur”) dhe Vallen e Divës, të kënduar nga personazhi i alienit të madh, diva Plava-Laguna (e portretizuar në ekran nga Maïwenn). Eric Serra, kompozitori i kolonës zanore të filmit, deklaroi gjatë koncertit të tij në Grand Rex më 15 tetor 2015, se vokalet përfaqësonin 85% të regjistrimit dhe se pjesa tjetër duhej të manipulohej dixhitalisht. Ai gjithashtu deklaroi se nuk mund ta imagjinonte dikë që të këndonte më shumë se 60% të këngës.
Në vitin 2020, ajo luajti një rol mbështetës, Magda Stekely, në filmin amerikano-kroat The Match, të bashkë-regjisuar nga Dominik dhe Jakov Sedlar.
Diva e shquar Inva Mula, po ashtu mban një lidhje të pazgjidhëshme me Shqipërinë, Kosovën etj ku zhvillon evente kulturore dhe organizon koncerte shumë të suksesëshme që mbajnë emrin e saj me famë botërore.
Komentet