VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Më 20 gusht 1936 lindi balerina italiane Carla Fracci, mbretëresha e skenave botërore

By | August 20, 2021
blank

Komentet

blank

Historia e ‘4 parodistëve të Vlorës’, Afrim Agalliu rrëfen si u formua grupi (video)

‘4 parodistët e Vlorës’ ka qenë historikisht grupi më i njohur dhe i dashur në të gjithë vendin, nga të gjithë shqiptarët. Prej një jete të tërë, ata kanë performuar në skenën e Vlorës, të gjithë Shqipërisë, por edhe jashtë saj, teksa gjithmonë kanë realizuar shfaqje që janë mirëpritur nga publiku.

Nga SYRI TV

Të njohur në të gjithë Shqipërinë dhe nga të gjithë shqiptarët, bashkë me ta është njohur edhe emri i Vlorës, pasi ndryshe emri i tyre artistik është  ‘4 parodistët e Vlorës’.

Do të ishte tejet e vështirë ta përmbledhësh jetën dhe veprimtarinë e tyre artistike në disa minuta, megjithatë njëri prej pjesëtarëve të grupit, Afrim Agalliu, përmes gazetares Fiona Çela në SYRI TV, ndan disa detaje për publikun, nga mënyra sesi nisi aktiviteti i këtij grupi kaq të dashur për shqiptarët.

Agalliu tregon edhe momentin që e konsideron si kulmin e karrierës së ‘4 parodistëve’.

Ndryshe nga humori i mëparshëm që ishte i kontrolluar, humori sot në Shqipëri, sipas Agalliut, ka pësuar një deformim dhe nuk përcjell mesazhe me vlerë, madje shpesh herë kalon edhe në banalitet.

Teksa bëri me dije se së shpejti do të publikohet edhe një shfaqje e re për situatën pandemike  në Shqipëri, Agalliu tregoi edhe momentet më pikante të grupit gjatë karrierës së tyre.

Që prej majit të 2019, ‘4 parodistët e Vlorës’ mbetën 3, pas humbjes së jetës së kolegut të tyre, Muhamet Lika, i cili u shua pas një ataku kardiak. Agalliu nuk ka fjalë ta përshkruajë dhimbjen për humbjen e kolegut, më të cilin kishte performuar në skenë prej më shumë se 4 dekadash.

Duke folur për prirjen dhe interesin e të rinjve për parodinë, Agalliu u ka lënë derën e hapur të gjithë atyre që duan të mësojnë më shume rreth humorit, duke theksuar se i mirëpret.

Gjithçka nisi kur një grup parodistësh të rinj e të talentuar, realizuan parodinë e parë të Pëllumb Kullës, ‘Hallet e Demos’ e që nga ajo ditë ata nuk u ndalën më, duke prodhuar edhe sot e kësaj dite, shfaqjet më të dashura për publikun, për t’i dhuruar të qeshura pafund.

blank

Filmi Zgjoi jepet premierë në Uashington

Ditë më parë, filmi Zgjoi filloi shfaqjen në kinematë amerikane. Mbrëmë, në një shfaqje speciale në Uashington u dha premiera e fituesit të tre çmimeve kryesore të festivalit Sundance. Kolegu Burim Goxhuli bisedoi me regjisoren Blerta Basholli dhe aktoren kryesore të filmit Yllka Gashi, të cilat flasin për sfidat e realizimit të këtij projekti dhe sukseset e arritura.

Pas Nju Jorkut, në kuadër të rrugëtimit të tij në kinematë amerikane, Uashingtoni është ndalesa e radhës e filmit Zgjoi.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, regjisorja Blerta Basholli, foli për përshtypjet e deritashme në SHBA, aty ku Zgjoi fitoi tre çmimet kryesore të festivalit më të madh të pavarur, “Sundance”.

“Po ndihemi shumë mirë, sepse filmi përveç që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e filloi në njëfarë mënyre rrugën e suksesit, tash kemi ardhur për lansimit e filmit në kinema. Sot jemi me një shfaqje speciale të filmit. Në Amerikë filmi po ka një audience shumë të mirë. Kemi pasur një pritje të jashtëzakonshmem, sidomos nga komuniteti shqiptar”, thotë zonja Basholli në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Filmi Zgjoi rrëfen historinë e Fahrije Hotit, një gruaje nga fshati Krushë e Madhe në Kosovë e cila pavarësisht vuajtjeve që përjetoi për humbjen e bashkëshortit të saj, i cili u zhduk së bashku me 225 burra tjerë të fshatit gjatë luftës në Kosovë, arriti që me gratë e tjera të fshatit të hapë një biznes, duke ngjallur shpresë për të ardhmen e duke u ngritur mbi mentalitetin patriarkal të mjedisit që rrethon.

Regjisorja Basholli thotë se pesha e përgjegjësisë për realizimin e këtij filmi ishte më e madhe nisur nga fakti se ai bazohej në ngjarje të vërtetë.

“Është përgjegjësi shumë e madhe fillimisht ta portretizosh ashtu siç ka qenë e pastaj edhe në njëfarë mënyre të marrësh miratimin e saj për punën që e kemi bërë, duke mos e lënduar edhe një herë me filmin që e krijojmë. Mirëpo, për fat të mirë, edhe pse ka qenë shumë stresues momenti kur ja kemi treguar filmin zonjës Fahrije, për fat të mirë ajo e ka pranuar atë, i ka pëlqyer mënyra se si e kemi realizuar”.

Zgjoi është kandidat për Akademinë e Çmimeve Oscar në kategorinë e “Filmit më të Mirë Ndërkombëtar”. Më 21 dhjetor pritet publikimi i listës së 15 finalistëve ndërsa më 5 shkurt të vitit të ardhshëm mësohen pesë finalistët e kësaj ngjarjeje.

Pritshmëritë janë të mëdha, duke parë suksesin e deritanishëm të filmit në festivale ndërkombëtare.

“ Në çdo festival që ka qenë në konkurrencë zyrtare filmi është kthyer të paktën me një çmim. Nuk e kam ditur që edhe kritikët e filmit do ta presin në këtë formë. Gjithmonë kemi thënë që ndoshta është një film autentik prej Kosovës dhe audiencat e huaja mund të mos komunikojnë aq mirë me këtë film, sepse për audiencën tonë e kemi ditur që do ta ndjente më ndryshe. Por e kishim ndjenjën dhe intuitën që ky do të jetë një film i suksesshëm sepse është punuar me shumë pasion dhe përkushtim”, thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës, aktorja kryesore e filmit, Yllka Gashi.

Sipas aktores, Yllka Gashi, çelësi i suksesit të filmit Zgjoi është mesazhi i fuqishëm që ai përcjell tek shikuesi.

“Filmi është i dhimbshëm, sepse nuk ka luftë dhe pasoja të luftës që nuk janë të dhimbshme. Por filmi jonë besoj se u jep shikuesve edhe mesazhin e shpresës. Se sado që jeta është e vështirë dhe ka thyerje morale dhe emocionale, kur e ke një qëllim dhe dëshirë dhe lufton për të, ia vlenë sepse në fund mund edhe ta realizosh. Në të njëjtën kohë jep edhe mesazhin që kur gratë bëhen bashkë, mrekullitë mund të ndodhin”, thotë ajo.

Ideja për realizimin e këtij filmi lindi në vitin 2011. Që nga ajo kohë aktorja Gashi thotë se jetoi me ëndrrën e realizimit të këtij projekti.

“Ky është momenti im. Jam duke jetuar momentet më të bukura të karrierës. Jam shumë mirënjohëse për karrierën që kam pasur deri tani, për rolet televizive dhe teatrale, mirëpo më ka munguar një rol kryesor në film. Kam luajtur edhe në filma të shkurtër dhe të metrazhit të gjatë, por nuk kam pasur rol kryesor. Ky ka qenë momenti im dhe roli im jetësor. Kështuqë po e shijoj”.

Në Uashington, shikuesit ndoqën premirën në një shfaqje të parë speciale, ku në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe artistja e njohur Dua Lipa me familjen e saj.

blank

Akademia Evropiane e Filmit: “Quo Vadis, Aida?” nominohet për filmin më të mirë evropian

Filmi “Quo Vadis, Aida?” është nominuar në katër nga pesë kategoritë

Sarajevë

Akademia Evropiane e Filmit shpalli sot në Sevilla nominimet për arritjet më të mëdha të kinemasë evropiane në vitet 2020 dhe 2021, transmeton Anadolu Agency (AA).

Filmi “Quo Vadis, Aida?” është nominuar në katër nga pesë kategoritë.

Kategoritë janë: filmi më i mirë evropian i vitit 2021, Jasmila Zhbaniç për regjisoren më të mirë evropiane, Jasna Gjuriçiç për aktoren më të mirë evropiane dhe Jasmila Zhbaniç për skenarin më të mirë evropian.

Përveç nominimeve të mësipërme, filmi “Quo Vadis, Aida?” u nominua për Çmimin e Filmit Universitar Evropian, dhënë nga studentë të universiteteve evropiane.

E gjithë kjo përfaqëson një tjetër arritje të madhe për një film që tashmë ka shënuar kinematografinë botërore në vitet 2020 dhe 2021. Ceremonia e mbylljes do të zhvillohet më 11 dhjetor në Mercedes-Benz Arena.

Filmi “Quo Vadis, Aida?”, i cili merret me gjenocidin e Srebrenicës, ka fituar disa çmime ndërkombëtare, ndërsa u nominua edhe për Oscar në kategorinë e filmit më të mirë të huaj.

blank

Sendet personale të këngëtares Amy Winehouse nxirren në ankand për të ndihmuar të rinjtë me probleme të varësisë

Sendet personale të këngëtares Amy Winehouse, e cila u nda nga jeta dhjetë vjet më parë, janë nxjerrë në ankand për të ndihmuar të rinjtë me probleme të varësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi të BBC-së, ankandi, i cili shiti sende nga prona e Winehouse, mblodhi më shumë se 4 milionë dollarë nga afro 800 produkte.

Në shitjen e ankandit “Julien” në Los Anxhelos, fustani që artistja veshi gjatë performancës së saj në fazën e fundit të jetës së saj solli më shumë se 243 mijë dollarë.

Mini-fustani me qafore që ajo veshi në Beograd në qershor 2011, një muaj para vdekjes saj, u shit për 16 herë më shumë se çmimi i parashikuar fillestar.

Çanta prej lëkure e kuqe në formë zemre, e markës “Moschino”, që këngëtarja veshi në Brit Awards 2007, ku fitoi çmimin e këngës solo britanike dhe çmimin e albumit britanik, arriti në 204.800 dollarë, 13 herë më shumë se vlerësimi para ankandit, ndërsa fustani “Dolce & Gabbana” u shit për 150.000 dollarë, 30 herë më shumë se çmimi i paraparë.

Një tabelë metalike rrugore me shënime të shkruara me dorë pas vdekjes së Whinehouse i kushtoi pronarit të saj të ri 19.200 dollarë.

Gjithashtu, kostumi i zi i bronztë i markës “Temperley London” i veshur nga Winehouse në shënimin e 90-vjetorit të Nelson Mandelës kushtoi 121.000 dollarë, kurse pantoflat rozë të baletit midis 12.500 dhe 19.200 dollarë.

Të gjitha të ardhurat nga shitja do të shkojnë për fondacionin që prindërit e Winehouse krijuan për të ndihmuar të rinjtë me probleme të varësisë.

Disa sende të shitura në ankand do të shfaqen në ekspozitën “Amy: Beyond the Stage” në Muzeun e Dizajnit në Kensington, në perëndim të Londrës, nga 26 nëntori, përpara se të shkojnë te blerësit e tyre.

E njohur për zërin e saj të ndjeshëm dhe këngët si “Rehab”, “Back to Black”, “Love is a Losing Game”, Winehouse vdiq nga helmimi nga alkooli në shtëpinë e saj në Camden, në veri të Londrës, në korrik 2011 në moshën 27-vjeçare.

blank

ABBA rikthehet me album të ri pas katër dekadash

Grupi ABBA, 1974.

Supergrupi suedez i popit, ABBA, bëri një rikthim të shumëpritur të premten me albumin e ri “Voyage”.

Grupi u rikthye gati katër dekada pas ndarjes.

Agnetha Falstkog, Bjorn Ulvaeus, Benny Andersson dhe Anni-Frid Lyngstad – që bashkë formojnë akronimin ABBA – nuk kanë nxjerrë ndonjë këngë të re që nga ndarja e tyre në vitin 1982 – një vit pas albumit të tyre të fundit “The Visitors”.

“Voyage”, me 10 këngë të reja, u nxor në mesnatë, në zona të ndryshme kohore.

ABBA ka njoftuar në shtator se do të ribashkohet dhe se do të nxjerrë albumin e ri.
blank
Abba duke performuar në vitin 1979.

I formuar në vitin 1972 në Stokholm, grupi është bërë i njohur globalisht pasi ka fituar festivalin evropian të këngës, Eurovision, në vitin 1974, me këngën “Waterloo”.

blank

Lindi më 2 nëntor 1940 dhe u nda nga jeta më 2 nëntor 2020 aktori i shquar italian Gigi Proietti

VOAL – Komizmi i tij, paraqitjet e tij spektakolare, personazhet e tij, përsëri përdredhjet e gjuhës, këngët, të qeshurat e vrullshme, paroditë, batutat e mimuara: të gjitha këto e bëjnë Gigi Proiettin një gjeni dhe mjeshtër të teatrit.

Luigi Proietti lindi në Romë më 2 nëntor 1940; Ai e ndjen thirrjen për shfaqje shumë herët.

Gjatë viteve të universitetit, duke iu përkushtuar studimeve për Juridik, ai interpretoi me kitarë në lokalet e natës të kryeqytetit dhe që në fillim u nda mes teatrit (ndonjëherë edhe në bodrume, pastaj do të mbërrijë në Teatro Stabile në Romë dhe L’Aquila), kabaresë, grupi avangardë 101, kinemasë dhe televizionit.

Sukseset e para mbërrijnë në vitin 1968 kur ai zëvendëson Domenico Modugnon në shfaqjen e Garineit dhe Giovannini “Alleluia Brava Gente” përkrah Renato Rascel. Që nga ai moment, filloi një varg shfaqjesh të suksesshme.

Në vitin 1973 ai luajti Kavaradossin, duke qenë së bashku me Monica Vittin në filmin muzikor “La Tosca”, të Luigi Magni.

“A me gli occhi please” , “Për mua sy të lutem” është shfaqja e kultit e lindur në vitin 1976 në Teatro Tenda të Romës, ku aktori vizatonte objekte të harruara shpesh që i përkasin së shkuarës, si në rastin e kapelës së kashtës të Petrolinit – nga një trung, duke i atribuar funksionin e evokimit të temave të shfaqjes. Kujtojmë gjithashtu “Caro Petrolini”, “Cirano”, “Shtatë mbretërit e Romës” si dhe shumë të tjerë.

Falë suksesit të tij të madh, Gigi Proietti është bërë edhe drejtor artistik i Teatrit Brancaccio në Romë, duke mos u kufizuar kurrë në menaxhimin e pastër dhe burokratik, duke afirmuar një varg regjisorësh dhe aktorësh të talentuar të një brez.

Në fillim të karrierës së tij, gjithashtu për të mbajtur veten mes një turneu në një tjetër, Gigi Proietti iu përkushtua dublimit: ai ia dha zërin Gatto Silvestro-s, në shoqërinë e Loretta Goggi (Tweety), Richard Burton, Richard Harris, Marlon. Brando, Robert de Niro dhe Dustin Hoffman. I tij është zëri i thirrjes së famshme “Adriana!”, i “Rocky”-t të parë.

Të famshme janë edhe interpretimet e tij të panumërta kinematografike (kujtoni “Ethet e kuajve”) dhe ato televizive (“Il Maresciallo Rocca”, ose “Preferisco il Paradiso”, ku luan San Filippo Neri).

Ai luajti kardinalin Romeo Colombo da Priverno në “The Last Papa King”, gjeneralin misterioz Nicola Persico në “The Lord of the scam” dhe gazetarin ekstravagant Bruno Palmieri në “Një plumb në zemër”.

Histrioniku Gigi Proietti ka pasur eksperienca edhe si këngëtar, duke qenë pjesë e grupit muzikor Trio Melody, së bashku me Stefano Palatresin dhe Peppino Di Capri, si dhe si poet e shkrimtar.

Në vitin 2012 ai zëvendësoi të ndjerin Gianni Musy në dublimin e personazhit të Gandalf (i luajtur në ekran nga Ian McKellen) në trilogjinë e Hobbit.

Në vitin 2014 ai botoi autobiografinë e tij me titull “Të gjitha në të gjitha (VINTAGE): Diçka që mbaj mend”.

Pas njëzet vitesh nga eksperienca e fundit televizive e zhanrit, në vitin 2017, ai rikthehet në ekranet si protagonisti absolut i programit Battle Horses, marrë nga turneu homonim që feston 50-vjetorin e karrierës së tij.

Në vitet në vijim është rrëfyes/mysafir në programet dokumentare të Alberto Angela-s (Uliksi – Kënaqësia e zbulimit, Mrekullitë – Gadishulli i thesareve). Performancat e tij të fundit filmike janë personazhi i Mangiafuoco në Pinocchio të Matteo Garrone (dhjetor 2019), dhe Santa Claus në filmin “Unë jam Santa Claus” (2020); filmi i fundit, ku luan së bashku me Marco Giallini, është një komedi me regji të Edoardo Falcone që u shfaq pas vdekjes së tij.

Gigi Proietti u nda nga jeta në Romë më 2 nëntor 2020, në ditëlindjen e tij të 80-të. Ai lë pas vetes partneren e tij Sagitta Alter, suedeze (edhe pse nuk u martuan kurrë, ata qëndruan së bashku 58 vjet) dhe dy vajzat e tij Susanna Proietti dhe Carlotta Proietti, të dyja të përfshira profesionalisht në botën e argëtimit./Elida Buçpapaj

blank

“Unë jam një refugjate”, Rita Orës i vendoset një pllakë në shenjë mirënjohjeje në shkollën e saj fillore në Londër

BRITANI E MADHE

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka vizituar shkollën e saj fillore në Londër. Ajo është fotografuar e buzëqeshur pranë një pllake, e cila është vendosur për nder të saj në murin e shkollës, shkruan The Sun.

Përveç emrit të saj me shkronja të mëdha, në pllakë shkruhej edhe: Unë jam refugjate. Këngëtarja dhe aktorja iku nga lufta në Kosovë dhe studioi këtu pasi mbërriti në Britaninë e Madhe në vitin 1991”.

Rita e cila sot është 30 vjeçe ka një karrierë të suksesshme mbarë globale si këngëtare, aktore dhe modele. Ajo shkrepi disa fotografi aty pranë pllakës në shkollën fillore “St Cuthbert” në Londrën Perëndimore.

Anëtarja e jurisë së spektakleve “The Voice Australia” dhe “The Masked Singer” më pas vizitoi shkollën “Sylvia Young Theatre School”, në të cilën përfundoi shkollimin e mesëm.

Rita kohëve të fundit është rikthyer në Mbretërinë e Bashkuar Nga Los Angelesi, për të rifilluar punën si panliste në spektaklin “The masked Singer”.
Ora shquhet si një nga muzikantet më të njohura në botë, e cila numëron plot 13 këngë nga karriera e saj që kanë arritur të jenë gjithmonë në top 10 këngët më të mira në Mbretërinë e Bashkuar – çka është një rekord i një artisteje femër britanike.

blank

blank

Ylli i popit Britney Spears lirohet nga kujdestaria 13-vjeçare e babait të saj

Chicago

Një gjykatës i Los Angelesit në SHBA pezulloi të mërkurën babanë e yllit të popit Britney Spears si kujdestar të pasurisë së saj, një vendim i mirëpritur nga fansat e Spears jashtë gjykatës dhe në mbarë botën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjyqtarja Brenda Penny, duke e quajtur situatën aktuale “të papërshtatshme”, vendosi që kontabilisti publik i certifikuar, John Zabel, të marrë detyrën e kujdestarit të përkohshëm.

Jamie Spears, duke u përballur me kritika për menaxhimin e tij 13-vjeçar të çështjeve të vajzës së tij, në të vërtetë kishte dashur që kujdestaria të përfundonte përgjithmonë, por gjyqtari thjesht pezulloi rolin e tij. Për atë se si do të vazhdohet me kujdestarinë ose nëse do të përfundohet plotësisht do të përcaktohet në një seancë para fundit të vitit.

Vetë Spears nuk mori pjesë në seancën gjyqësore të diskutueshme, por sipas gazetarëve të lejuar brenda, avokati i saj, Mathew Rosengart, ngriti akuza të furishme ndaj babait të saj, duke e quajtur atë “një njeri mizor, toksik, abuzues”. Ai gjithashtu citoi një raport të “New York Times” se Jamie dyshohet se kishte vendosur një pajisje përgjimi në dhomën e saj të gjumit.

“Mësuam se Jamie Spears bëri diçka të pakuptueshme. Ai udhëzoi (një) ekip sigurie, të paguar nga klienti im, që të vendosnin një pajisje përgjimi në dhomën e gjumit të Britney-t”, tha Rosengart.

Avokati i Jamie Spears, Vivian Thoreen u përgjigj: “Nuk është provë, është retorikë”.

Në qershor, Britney Spears qau gjatë një seance gjyqësore, në të cilën ajo kërkoi t’i jepte fund kujdestarisë së babait të saj. Ajo gjithashtu postoi mesazhe në mediat sociale duke kërkuar që babai i saj dhe të tjerët të përfshirë të përballen me akuza penale për “abuzim me kujdestarinë”.

Jamie Spears mori detyrën si kujdestar i çështjeve të vajzës së tij fituese të Grammy, pasi një seri episodesh të shëndetit mendor çuan në frikën për aftësinë e saj për të trajtuar pasurinë e saj, e cila aktualisht vlerësohet midis 100 dhe 200 milionë dollarë.

Por, jo më pak se tre dokumentarë mbi kujdestarinë e saj kanë ngritur dyshime për aranzhimin dhe kanë nxitur një lëvizje “Free Britney” në mesin e fansave të saj. Edhe anëtarët e Kongresit Amerikan, konservatorë dhe liberalë, kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund kujdestarisë së saj.

Dhjetëra fansa të Spears para gjykatës së Los Angelesit brohoritën vendimin e së mërkurës.

“Ajo dëshiron që ai të jetë jashtë jetës së saj tani sesa një prani të zgjatur dhe toksike. Britney meriton të zgjohet nesër pa babanë e saj si kujdestari i saj”, shtoi Rosengart në gjykatë.

blank

“Ted Lasso”, “The Crown” dhe “Queen’s Gambit” fituan çmimet kryesore “Emmy”

Drama “The Crown” dhe komedia “Ted Lasso” të dielën fituan çmimet kryesore televizive “Emmy” ndërsa “The Queen’s Gambit” u shpall miniseriali më i mirë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ceremonia e 73-të e çmimeve “Emmy” të këtij viti u mbajt në Los Angeles ndërsa në event morën pjesë rreth 500 punonjës dhe mysafirë të nominuar të filmit.

Olivia Colman dhe Josh O’Connor nga seriali “The Crown” fituan çmimet televizive “Emmy” për aktorët më të mirë të dramës. Colman dhe O’Connor aktruan Mbretëreshën Elizabeth dhe Princin Charles në një seri për familjen mbretërore britanike.

Kate Winslet u shpall aktorja më e mirë në miniserialin “Mare of Easttown”.

Jason Sudeikis, ylli i “Ted Lasso”, u shpall aktori më i mirë në komedi ndërsa Jean Smart nga “Hacks” aktorja më e mirë në të njëjtën kategori.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit (COVID-19), ceremonia e këtij viti u mbajt në një tendë në qendër të Los Angelesit, me më pak mysafirë dhe vaksinime dhe testime të detyrueshme.

blank

Meta vlerëson tenorin Placido Domingo me titullin “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vlerësuar me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, tenorin e famshëm spanjoll Maestro Placido Domingo.

Ky i fundit së bashke me Ermonela Jahon interpretuan në skenën e Tetrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Për Metën, intepretimi i tij është i paharrueshëm dhe i shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe frymëzimin që u ka dhënë sporanove dhe tenorëve shqiptarë.

STATUSI NGA ILIR META
I jemi mirënjohës tenorit të jashtëzakonshëm me famë botërore, Maestro Plácido Domingo, për frymëzimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë, që u ka dhënë gjithmonë sopranove dhe tenorëve shqiptarë, të cilët e kanë nderuar kombin tonë me sukseset e tyre në skenat ndërkombëtare, si Inva Mula, Ermonela Jaho, Saimir Pirgu dhe shumë të tjerë.
Prania e kësaj figure të rëndësishme të muzikës dhe operës botërore, si dhe interpretimi i tij i paharrueshëm për artdashësit shqiptarë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, ishte kënaqësi e veçantë dhe një ngjarje e madhe, që na nderon.
E çmova sot me “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, sepse nuk mund të gjenim një Titull më të mirë vlerësimi për Maestro Plácido Domingo, se sa emrin e Heroit tonë Kombëtar, i cili vazhdon edhe pas kaq shekujsh të jetë frymëzim për rrugën europiane të Shqipërisë.

blank

Filmi “Vera andrron detin” fiton dy çmime në Festivalin e Venecias

RFE/RL

Filmi nga Kosova “Vera andrron detin” ka fituar dy çmime në Festivalin e Venecias.

Ky film me regji të Kaltria Krasniqit dhe skenar të Doruntina Basha, ka fituar çmimin ‘Inclusion Edipo Re’ dhe çmimin për ‘Autoret gra nën 40 [vjet]’, njoftoi Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK).

“…Për mënyrën se si ajo tregon përmes forcës së grave dhe marrëdhënien komplekse midis të vjetrës dhe të resë në një vend në rindërtim: fshatin dhe qytetin; patriarkalitetin dhe kërkesat e brezave të rinj. Regjia e saj e thurë me saktësi dhe koherencë rrugën e një nëne dhe një vajze drejt aspiratës për drejtësi, duke sfiduar dhe bërë pyetje për të ardhmen e një shoqërie” u shpreh juria e çmimit ‘Autoret gra nën 40 [vjet]’ me rastin e dhënies së çmimit, tha QKK.

Këto dy çmime janë ndarë nga asociacionet e regjisorëve dhe profesionistëve të filmit të akredituara në kuadër të Festivalit të Venecias.

“Vera andrron detin” është filmi i parë nga Kosova që shfaq premierën në Festivalin e Venedikut. Ky film pasqyron rrëfimin e një gruaje që lufton kundër pabarazive gjinore.

Festivali i Venecias nisi më 1 shtator dhe përfundon më 11 shtator.

blank

Ermal Meta zbulon detajet e koncertit në Tiranë

Në një intervistë për “News 24”, këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta zbuloi disa detaje në lidhje me koncertin që do mbaje më 17 shtator në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Meta tregon se hapjen e koncertit do e bëjë këngëtarja Elhaida Dani.

“Do të vij në datën 15, tani jam ende në Itali. Mezi pres. Jam shumë i emocionuar, zakonisht nuk ndjej këtë lloj emocioni, jam mësuar, kam bërë shumë koncerte. Por në Shqipëri emocioni është i veçantë. Kanë prenotuar për në koncert nga Italia, Rusia, Bullgaria, Turqia. Jam shumë i lumtur për këtë. Do të jetë një artiste, Elhaida Dani që hap koncertin”, sqaroi Ermal Meta.

Ermal Meta, i cili jeton dhe ushtron veprimtarinë e tij artistike në Itali, rikthehet pas tri vitesh në turin e tij të ri muzikor në Tiranë, ku dhe do të mbajë një koncert në Stadiumin Air Albania.

Ky do jetë koncerti i parë që organizohet në stadiumin e ri në kryeqytet.

Biletat jane pa pagese. Respektohen te gjitha rregulloret anti-covid, dhe do te mbahet ne 30% te kapacitetit. Organizohet nga ambasada italiane ne bashkepunim me Bashkine Tirane dhe FSHF.

Nëse ende nuk keni rezervuar vendin tuaj për të ndjekur koncertin, keni ende kohë. Klikoni në linkun më poshtë për të rezervuar biletën tuaj: https://bileta.t-ticket.al/biglietteria/listaEventiPub.do


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend