VOAL

VOAL

Më 15 Janar piktori i shquar, kubisti shqiptar Ksenofon Dilo mbushi 90 vjeç

January 17, 2022
blank

Komentet

blank

Kapexhiu- ‘Leksion demokracie’: ‘Ti Alibeaj dhe Bardhi do jeni opozitë, Balla do ju ndihmojë nga pak’

Duke iu referuar situatës politike në vend, mjeshtri Bujar Kapexhiu ka risjellë aktualitetin politik me anë të një karikature pikante.

Deputetët e PD-së Enkelejd Alibeaj dhe Gazmenti  Bardhi janë në bankën e shkollës ku kryeministri Edi Rama si profesor është duke i mësuar se këta janë opozita dhe se do të ndihmohen nga Taulant Balla për nevojat e tyre.

Mesa duket, Alibeaj dhe Bardhi janë shumë të vëmendshëm ndaj mësimit të Ramës, ku Alibeaj mbanë shënime dhe Bardhi nuk e shkëput vëmendjen nga ‘profesori Rama’.

syri.net

blank

Kapela e dëshirës-Mirazhi erotik i Dastid Milukës Nga Fulvia Shtepani

Ahhh, Dëshira, ky subjekt i përjetshëm i artit që gjithnjë ka patur vendin qëndror në krijimtarinë artistike. Por si shfaqet dëshira në vizatim dhe në pikturë?

Kjo ekspozite që unë do ta quaja “Kapela e dëshirës”, shkakton për shikuesin një « shok » sensitiv në procesin e stimulimit dhe ndërmjetësimit emocional, pasi ndjehemi totalisht nën pushtetin e një obsesioni afektiv, që ka të bëjë me vlerat hedonistike lidhur me ndjeshmërinë tonë për sublimen dhe magjepsjen, duke u përfshirë e gjitha në një odise të vetme sensoriale e retorike, krijuar dashurisht nga autori i saj Dastid Miluka.

Pas vizitës reale (dhe virtuale) në këtë vend kulti, në këtë arqipelag të ndjesive të dëshirës dhe të kënaqësisë, nën vështrimin e vëmëndshëm të atij që e kundron, ne mund të gjejmë pak a shumë përgjigjet e pyetjes së mëparshme dhe të deshifrojmë krijimin e dëshirës në gjirin e kësaj ekspozite..

Me tablotë e tij të mrekullueshme, artisti provon se eshte kthyer në një admirues të bukurisë femërore dhe i shfaqjes vizuale të shumëpushtetëshmërisë që ka trupi femëror, duke përfshirë këtu edhe identitetin artistik që sugjeron kjo e fundit. Njeriu ështe gdhendur përmes një egzistence të limituar, ai është një krijesë e dëshirës. Subjektet e prezantuara, qofshin nudo apo portrete, na çojnë në intimen, brishtësinë komplekse të sensualitetit. Ato manifestojnë një forcë të madhe poetike dhe ruajnë një karakter rilindës kënaqësie e dëshire, duke përjashtuar me elegance tensionet e pakuptueshme dhe të egzagjeruara midis nudos dhe nuditetit. Në këto tablo gruaja është parë si një qenie e veçantë dhe rrjedhimisht të gjitha elemetet e lidhura me të, që trajtojnë subjektet e dëshirës, të kënaqësisë, seksualitetit apo të dashurisë në aspektin më epshor, evokojnë një lloj erotizmi të ngjizur në universin piktural.

Një perandori kënaqësie shqisash merr formë gjatë kundrimit të trupave e portreteve, duke na dhënë imazhin e pastërtisë, hijeshisë, elegancës dhe dashurisë sensuale. Në ansamblin e veprave të paraqitura, artisti ka ditur të marrë në konsiderate, në kozmosferën e punës së tij, lidhjen delikate që ekziston midis nuditetit, portretit dhe rolit të subjekteve: “Nuditeti ekspozon një rol që nuk është ai i subjektit”, “Portreti nuk e pranon nuditetin sepse ai zbulon atë të subjektit, një lloj tjetër nuditeti intim që nënkupton fshehtësinë e evidentimit e e fshehtë të subjektit.” (Jean-Luc Nancy, Le regard du portrait, Paris, éd. Galilée, 2000).

“Nudo” është themeli i nevojshëm i të gjitha arteve të vizatimit » (E. Bersot). “Gjurma e asaj që ne quajmë delikatesa e bukurisë greke e nudos i shket nganjëherë veprave të disa piktorëve që e transformojnë atë në një gjurmë ngurtësie apo shtrëmbërimi” (Mme. L. Colet). Në këtë ekspozitë, kjo gjurmë delikate e bukurisë së nudos rigjen gjithë shkëlqimet e saj, pasi ajo na shfaqet si një motiv autonom që nuk i nënshtrohet kontekstit dhe preteksit, duke u sublimuar nga një emancipim i befasues.

Një vektor i rëndësishëm i këtij prezatimi të dëshirës duket se është erotizmi. Veprat e kësaj Kapele dëshire na zhysin ne vorbullën e një vizioni që integron dimensionin fizik të trupit, njëkohësisht në aspektin realist dhe në fantazmat që mund të zgjohen prej tij. Erotizmi është një mirazh, ai na çon gjetkë. Eshtë i veçantë tek secili nga ne, dhe kushdo reagon sipas personalitetit të tij përballë erotizmit. Nudo, në vetvete është erotike .

Duke folur për dëshirën dhe erotizmin në raport me nudon, Claire Maingon shkruan: “Gjithnjë ka pak nuditet tek nudo dhe pak nudo në nuditet”. Sipas saj ka dy mënyra për ta kuptuar paraqitjen e dëshirës, ose në prizmin e ideales, ose në prizmin erotik. Personalisht mendoj se këtu artisti ka zgjedhur mënyrën e dytë.

Paleta e ngjyrave të përdorura, që na kujton ngjashmërinë me atë të piktorit të famshëm Takashi Murakami, përforcon onirizmin e personazheve, bukurinë e tyre ferike, duke përcjellë kështu thelbin e sharmeve të tyre efemere, të pakapshme dhe proteiforme, të mbeshtjella nga një tis dinjitoz plot pastërti dhe hire.

Më lejoni që personazhet ti quaj “Venuset” e Dastidit. Më ngjan se ato jetojnë në një realitet të pazakonte, në një atmosferë të ngjashme me atë të njëmijë e një netëve. Ato janë të veshura me një bukuri të veçanë, atë çka i jep një gruaje pamjen madhështore të lirisë. Ato janë të gëzuara, delikate, të përkujdesshme, të shpenguara, krenare, moskokëçarëse, plot finesë, gazmore, ëndërrimtare.

Ato proklamojnë jetën, pasi jeta është një lule e magjishme, është festa më e bukur që mund të jetojmë.

Koherenca vizuale, drita, tekstura, kontrastet e ngjyrave, lëvizja, këndvështrimi, trajtimi i hapësirave, gjendja e përkohëshme dhe e çastit, afeksioni që artisti u huazon këtyre grave si objekte, dëshmon se ai i konsideron ato si trashëgmtare të vështrimit të parë të jetësor. (Kheira Chakor).

Raporti i veçantë që shikimi ynë vendos në mënyrë enigmatike me funksionin e tablove gjatë kundrimit, ka të bëjë me vështrimin që artisti kërkon t’i imponojë vizitorëve, një lloj « pasiviteti » i favorshëm për të inkurajuar pjesmarrjen « aktive » të spektatorit.

Të flasësh për nudon në pikturë , edhe pasi ke vështruar me shumë se njëherë këto vepra, nuk është e lehtë. Ai, që përballë veprës së artit nuk ka as autoritetin e një eksperti, as njohuritë e një kritiku apo dijen e një historiani arti, nuk do ta shpjegonte lehtë magjinë apo fanitjen e ushtruar nga « shiu i penelit », kësaj veçantie dalluese të artistit. Sipas S. Freud (Një kujtim fëmijërie i Leonard de Vinci), është e pamundur të zbulosh dinamikën e fshehtë të shpirtit të artistit; ajo në mënyrë të pavetëdijshme, është origjina e shprehisë së krijimeve të tij.

Përkundrazi, sensualiteti i sugjeruar në tablotë e evokuara më sipër, gjen një eko te thelle, duke na zbuluar nje aspekt të paparashikuar të dëshirës si motori përcaktues i motivacioneve njerëzore të erotizimit imagjinativ të trupit. « Çdo art është erotik ». Kjo thënie e Adolph Loos që hap librin mbi Gustav Klimt (La Philosophie, la sexualité et le Désir chez Gustav Klimt), është ilustruar më së miri, në veprat e Dastid Milukes.

Artisti e popullon universin e tij të femrave fantazmagorike, epshndjellëse, perfekte apo me difektet e tyre të mrekullueshme, të pakapshme, tërheqëse, të paqta dhe jashtë kohës. Pozicioni i tyre i shtrirë, flokët e zbukuruara, ndonjëherë me objekte të tjera mitike, vështrimi i pyetës i femrës në plan të parë, janë thellësitë erotike dhe të dëshirueshme, ato na japin një vizion realist të dëshirës dhe të ndarjes bashkarisht të kënaqësisë. Ngjyra e kuqe në faqe, mbi buzë, pranë zemrës, fytyrat me njolla të ngjyrosura që tregojnë gjendjet shpirtërore të personazheve, që përshkohen ka shume gjasë, nga një evokim i mundshëm i kënaqësisë fizike të tyre, janë një revendikim i dëshirës, dhe dëshmojnë për një seksualitet të afirmuar dhe të çliruar nga pa ndjesija e fajit.

Pasqyrë e metamorfozës së shijes, trupi nudo shpreh më së miri, gjithshka që ne lakmojmë, dhe gjithçka që ne i trëmbemi. Si rrjedhojë, mund të konfirmojmë që nudoja ka funksionin( figurativ) e një gremine në të cilën spektatori duhet të përballet me gjashmërinë apo pangjashmërinë e tij me modelin e ekspozuar, sado e thjeshte apo e ndërlikuar qoftë ajo. Nudo, nxjerr në dritë gjithshka, e shfaq atë që fshihet. Nënvizon frustrimet. Bën të fërfëlloj dëshirën. Nudoja detyron menjëherë përballjen tonë me veprën e artit, në voluptetin kompleks të vështrimit tonë. Duke kërkuar thelbesoren që shfaqin këto tablo, kuptojmë se jemi perballë një « materje » të ushqyer po aq nga ana mendore sesa nga ana trupore.

Përmes kësaj ekspozite, shprehje pak a shumë e maskuar e erotizmit dhe sensualitetit, autori na zbulon procesin e tij të krijimit artistik, duke tentuar të kuptoj dhe interpretoj dëshirën e qenies njerëzore, në brendësi dhe përtej saj, pasi arti bën të mundur atë çka jeta shkatërron.

Procesi krijues i autorit ,është i lidhur në mënyrë intime me fytyrën dhe trupin e gruas. Realizimimi i veprave ngjizet dhe shkrihet në atë që është më sensoriale, më sensuale, më trupore : janë dëshirat e fuzionit, dëshirat e ndjesive, dëshirat e kënaqësisë së gjithëpushtetshme, që dëshmojnë mbi lëvrimin e palodhshëm të punës në aspektin psiqik, në aspektin e të imagjinuarit e të krijimit mendor, të lidhjes, të paraqitjes, si dhe punës në aspektin e simbolizimit.

Krijimi artistik i lësaj « Kapele të dëshirës” integron në aspektin sensorial atë çka është më domethënëse, trupin dhe mendimin, modernitetin dhe prezantimin e tij, duke qëndruar kështu në kufijtë e psikizmit. Nudot dhe portretet e tij na japin përshtypjen se personi që ka pushtetin është femra.

Nudot e ekspozitës nuk përfshihen në një konteks kohor, as narativ. Erosi i përket të gjitha kohëve, të gjitha epokave, ai i shpëton çdo lloj konteksti. « Eros energoumenos » është energjia vitale, deliri hyjnor, një dhunti e fjalës magjike, sepse jeta së pari përçohet përmes trupit.

Portretet dhe nudot në këto vepra arti, manifestohen si rezultat i mekanizmave të projeksionit dhe integrimit, të elementeve psikike dhe aspekteve trupore. Autori i « Dëshirës » na çon saktësisht në thelb te krijimit piktural, atje ku zonat midis trupit dhe mendimit, brënda dhe jashtë, dëshirave të fshehura dhe atyre të dukshme, janë ende flu.

Mishërimi i nudove femërore shndërohet kështu në një lloj metafore trupore: trupi real, trupi imagjinar, trupi fantazmagorik, trupi total apo i pjesshëm, trupi pulsion, trupi dëshirues dhe i dëshiruar. « Zbukurojeni, zbukurojeni », përsëriste papushim Renoir në lidhje me krijimin piktural. Dhe këtu konstatoj me kënaqësi se artisti ndjek përsosshmërisht këshillën e Renoir. Mjafton të përmendim portretet dhe disa nga nudot e tij, duke përfshirë edhe triptikun e tri femrave, nuditeti i të cilave është pikërisht një alegori e bukurisë dhe e delikatesës, pa asnjë lidhje me seksualitetin.

Nuditeti femëror nuk është vetëm objekt i fantazmave të artisit. Ai mund të shihet si një shprehje alegorike e një farë orgazme shpirtërore dhe erotike, përzier me dëshirën e tij për të pikturuar apo fiksuar në kohë, një ëndërr bukurie. Statuti shumëvlerësh i këtyre femrave të paraqitura në tablo, hijeshia e delikatesa e trajtimit të tyre, mëshiron më së shpeshti bindjet artistike të autorit, triumfin e ndjeshmërisë së tij reale dhe imagjinare, duke ditur të shkëpusi me intuitë dhe inteligjencë, disa vizione nga instinkti krijues i kapjes së imazheve duke i përvetësuar ato.

Nën përkëdheljet e penelit të tij, mëkuar me vështrimin e tij admirues, femrat në këto tablo na shfaqen të pavarura dhe thellesisht të ndërgjegjshme për shkallën sipërore të bukurisë së tyre të përsosur. Me një vështrim lumturie dhe ëndërruese, ngjyer nganjëherë me nota narcisizmi në portretet e tyre, në forma trupore të brishta apo voluptive, elegante dhe sensuale, krijimet e Dastid Milukës mishërojnë jo vetëm bukurinë, sensualitetin, feminitetin po gjithashtu, njëkohësisht edhe modernitetin.

Ato nuk janë vepra të heshtura, sepse nuk janë vetëm të bukura. “E bukura nuk përfaqëson asgjë.” (Rodin). Para se të erotizohet, trupi fillimthi është objekti i një pështjelljeje shpirtëriore dhe mendore, që duhet ditur ta zotërosh dhe ta duash me gjithë diversitetin e tij, gjë që artisti e ka arritur me sukses.

Për të përfunduar do doja të thoja dy fjalë për aurën muzikale në ekspozitën « Dëshira ». Tinguj imagjinarë e hyjnorë, gjallojnë në heshtje nga kjo kapelë e dëshirës. Nuk ka art pa një qëllim poetik.

Piktura shquhet për disa lloje sensacionesh të veçanta që rezultojnë, nga mbresat emocionale të frymëzuara nga gërshetimi i linjave, formave, ngjyrave, ditës, hijes, etj..Në këtë optikë ekspozita, «

Dëshira » transformon heshtjen e kundrimit në një ngazëllim shumëshqisor, me një energji jetësore shpërthyese, ku efekti « terapëtik » i lumturisë, bie si një shi magjepsje dhe kënaqësie mbi vizitorët.

blank blank blank blank

 

blank

Një Marilyn Monroe 195 milionëshe

VOAL- Marilyn Monroe nuk pushon së mahnituri botën. 60 vjet pas vdekjes së aktores së famshme, ekrani i Andy Warhol, “Shot Sage Blue Marilyn”, u shit dje, më 9 maj, për 195 milionë dollarë në Christie’s në Nju Jork. Asnjëherë nuk ishte arritur një shifër e tillë për një vepër amerikane.

Në vitin 1964, Warhol shkrepi një foto që i duhej për posterin e filmit “Niagara”. Titulli i printimit të ekranit, fjalë për fjalë “Shot Sage Blue Marilyn” (Merilin blu goditet nga një shkrepje), është i lidhur me një ngjarje të veçantë. Në fakt, në vitet gjashtëdhjetë, një mike e Andy Warhol e pyeti atë nëse “she could shoot” pamjet (e përkthyer mund të nënkuptojë edhe fotografimin dhe shkrepjen, ed.). Artisti, duke besuar se gruaja donte të fotografonte veprat, pranoi, por ajo mori një armë dhe qëlloi duke i goditur ato.

“Vepra përfaqëson majën absolute të kulturës pop amerikane,” tha Alex Rotter, menaxheri i Christie’s për veprat e shekullit të 20-të dhe 21-të, në shpalljen e hapjes së ankandit. Të ardhurat nga shitja do të dhurohen për bamirësi në favor të fëmijëve. rsi-eb

blank

Bujar Kapexhiu: Rama drejton mbledhjen e thirrur nga Alibeaj

Mjeshtri Bujar Kapexhiu me punimin e fundit, ka ironizuar përpjekjet e Enkelejd Alibeajt për të përçarë grupin parlamentar demokrat. 

Alibeaj, edhe i shkarkuar nga kryetar i grupit parlamentar me vendim të Kuvendit Kombëtar të 30 prillit, ka thirrjen mbledhjen e deputetëve për të diskutuar çështjen e zgjedhjes së Presidentit.

Askush më mirë se Kapexhiu nuk do ta ilustronte këtë moment.

Siç edhe dihet tashmë, Alibeaj nuk përfaqëson më grupin parlamentar, por është shndërruar në ‘lodër’ dhe zëdhënës të Edi Ramës. Ky i fundit, përmes ‘veglës’ Alibeaj, ka marrë atributet e kryetarit të grupit parlamentar të PD. syri.net

blank

Flonja Kodheli për filmin e saj “Ka me Kalu” nderohet në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Bruksel me “The “Be TV” Award

Flonja Kodheli paraqitet me filmin e saj në Festivalin e Filmit Ndërkombëtar me metrazh të shkurtër në Bruksel dhe nderohet me çmimin “The “Be TV” Award.

Filmi i Flonja Kodhelit titullohet “Ka me kalu” dhe do të fillojë të shfaqet në TV në muajin shtator.

Në filmin e saj “Ka me Kalu”, Flonja Kodheli është skenariste, regjizore, kompozitore dhe aktore.

Flonja Kodheli është një aktore, muzikante, pianiste dhe kompozitore belge me origjinë shqiptare.

Flonja Kodheli ka lindur në Tiranë, Shqipëri. Ajo është e bija e këngëtares dhe aktores së shquar Justina Aliaj. Vëllai i saj Rubin është gjithashtu i lidhur me muzikën dhe kinemanë duke qenë kompozitor filmi.

Familja Kodheli u largua nga Shqipëria në vitin 1993 dhe u vendos në Belgjikë.

Duke luajtur në piano që në moshën 8-vjeçare, Flonja Kodheli ndoqi studimet në Conservatoire Royal de Mons, ku mori një çmim të parë për piano dhe muzikë dhome. Pas përfundimit të studimeve në Konservator, ajo u interesua gjithnjë e më shumë për aktrimin dhe ndoqi seminare të ndryshme aktrimi në Bruksel të drejtuara nga regjisorë të ndryshëm belgë, veçanërisht Frédéric Dumont, Yves Hanchar dhe Stephan Carpiaux. Ajo ndoqi një seminar teatri të drejtuar nga Boris Rabey, një profesor në Akademinë Ruse të Arteve Teatrore, gjë që e bëri atë t’i përkushtohej aktrimit dhe shpejt u transferua në Paris, Francë për të ndjekur një karrierë aktrimi. Në vitin 2010, Kodheli luajti motrën e Ilirit (Guillaume Gouix) në filmin “Një natë pa gjumë” të David Lambert.

Flonja ka luajtur rolin e Julit, tek filmi BOTA.

Përveç shqipes së saj amtare, Kodheli flet rrjedhshëm frëngjisht, italisht dhe anglisht dhe i ka përdorur këto në avantazhin e saj në karrierën e saj të aktrimit.

 

blank blankblank

blank

blank

Kapexhiu ‘thumbon’ deputetët që refuzuan anëtarësinë e PD-së

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike vjen si një risi pasi ai është prodhuar tërësisht nga baza demokrate.

Por teksa shumica dërrmuese e anëtarësisë së PD-së ka zgjedhur këtë rrugë, disa deputetë nuk morën pjesë në Kuvendin e demokratëve.

Mjeshtri i madh, Bujar Kapexhiu i ka ‘thumbuar’ këta deputetë që refuzuan votuesit e tij. syri.net

blank

Grafisti i shquar Avni Delvina: Qingji i urte pi dy nena …. qumesht pa hesap !

Grafisti i shquar Avni Delvina sjelle Grafiken nga cikli “Pak siklet”, me diçiturën:
“Ti fus i frene une, se shume drejt e kisha marre kete pune ! …. Sic thote i madhi Makiaveli : Qingji i urte pi dy nena …. qumesht pa hesap !”
blank
blank

Alibeaj- SHBA më garantoi se do jem gjithmonë në opozitë

Ndonjëherë një karikaturë flet shumë më tepër se mijëra fjalë.

Mjeshtri Bujar Kapexhiu publikoi pak minuta pas një takimi në kryesinë e Kuvendit mes tre deputetëve të PD dhe dy zyrtarëve amerikanë, një punim me titullin: Shifra demokratike.

Në karikaturë shihet në një anë Sali Berisha, që ka me vete shumicën e anëtarësisë, kurse në krahun tjetër janë dy të përkëdhelurit e Edi Ramës dhe Yuri Kim, Gazment Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj.

Se sa mbështetës kanë ata pas vetes, kjo nuk ka nevojë për shumë koment.

Kapexhiu e vendos me pikëpyetje, por thelbi i kësaj karikature është te fakti se opozitë nuk mund të jesh kurrë nëse nuk ke mbështetje.

Aq më keq, pushteti është vetëm një ëndërr vere.

Jo më kot, Alibeaj vrapoi të mos u përgjigjej gazetarëve pas takimit të sotëm në kryesinë e Kuvendit.

E vetmja fjali që tha, ishte se i kishin premtuar se do ishte në opozitë.

Problemi është se ai është pjesë e atij grupi që i ngjan një krijese hibride që nuk është as në opozitë dhe as në pozitë.

Një krijesë që vjen si pengesë e cila hiqet vetëm me votë. syri.net

blank

Perla e Kapexhiut- Alibeaj dhe Bardhi në xhepin e Ramës

Artisti i madh Bujar Kapexhiu ka publikuar perlën e radhës, një karikaturë e cila shpjegon më së miri procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

‘Bashkëbisedim presidencial’ e ka quajtur Kapexhiu karikaturën e tij, ku kryeministri Rama ka në xhep deputetët e PD-së Alibeaj dhe Bardhi.

Si negociator mes palëve është deputeti socialist Taulant Balla i cili është brenda pantallonave të Ramës, ndërkohë që Alibeaj dhe Bardhi vazhdojnë lojën e tyre në kurriz të demokratëve.

syri.net

blank

Bashkimi Europian i ‘gris’ Ramës dhe Vuçiçit nismën e Ballkanit të Hapur

Sot Bashkimi Europian e bëri të qartë jo vetëm që nuk e pranon nismën e Ballkanit të Hapur, por se ajo bie ndesh me rrugën e integrimit evropian të vendit.

Raportuesja e BE, Isabela Santos tha se nisma e ndërrmarrë nga Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç del kundër rrugës europiane.

Mjeshtri Bujar Kapexhiu e ka ironizuar këtë situatë me karikaturën më të fundit.

Ajo titullohet: Non-grata europiane. syri.net

blank

1 vit pas 25 prillit- Kapexhiu ‘godet’ shkatërruesit e PD-së

Një vit më parë, shqiptarët do të votonin në zgjedhjet parlamentare.

Por ajo që u zbuluar më pas, dukej që ishte një skemë e përgatitur nga dyshja Rama-Basha, me ndihmën edhe të ambasadores Yuri Kim.

E pikërisht sot në 1 vjetorin e 25 prillit, karikaturisti Bujar Kapexhiu ka goditur njerëzit që po shkatërrojnë Partinë Demokratike, sërish me bekimin e ambasadores.

Kapexhiu ka goditur Lulzim Bashën dhe marionetat e tij që po bëjnë çfarë është e mundur për të shkatërruar PD-në, si Enkelejd Alibeajn edhe Gazmend Bardhin. syri.net

blank

Albumi i Piktorit – Avni Delvina: Në ndihmë të popullit të shkretë gjerman

VOAL- Po i sjellim lexuesit grafikën më të re sarkastike të piktorit të shquar Avni Delvina, titulluar “Në ndihmë të popullit të shkretë gjerman”, për eksodin masiv të mjekëve shqiptarë drejt Gjermanisë, duke e shoqëruar me shënimin e tij:
Mirnjohja eshte nje karakteristike e shqiptarve. Ndihmat qe Gjermania i dha ne fillimet e demokracise, ai po ja kthen me tufa te tera mjekesh qe po ja dergon te kompletuar e te gatshem ne Gjermani(edhe me provim gjuhe) …. Ne grafike eshte nje hyrje triumfuese e nje gomone emigrantesh te ngarkuar edhe me mjeke ne lumin e Berlinit prane Katedrales……. Mjeket nuk kane cju duhen shqiptarve, sepse ata jane te dhene me shume pas mjekesise popullore.

Send this to a friend