VOAL

VOAL

Mbi 18 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

August 2, 2020

Komentet

Mbështetën Groenlandën, Trumpi vendos tarifa të reja për Mbretërinë e Bashkuar, Danimarkën dhe vendet e tjera evropiane

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar tarifash tarifa për një sërë vendesh që eksportojnë mallra në SHBA, duke filluar nga 1 shkurti.
Trump thotë se këto do të mbeten në fuqi deri në “kohën kur të arrihet një marrëveshje për blerjen e plotë dhe totale të Grenlandës” nga SHBA-ja.
Duke shkruar në mediat sociale, Trump thotë se vendeve si Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda do t’u “ngarkohet një tarifë prej 10%” për “të gjitha dhe çdo” mall të dërguar në SHBA.
Më 1 qershor, kjo do të rritet në 25%, shkruan ai në Truth Social.Si kujtesë, tarifat janë taksa mbi mallrat e importuara dhe zakonisht i paguhen qeverisë nga kompanitë që sjellin produkte të huaja. bw

Venezuela liron shtetas të huaj nga burgu, përfshirë edhe shqiptarë

Radio Evropa e Lirë

Venezuela ka liruar nga burgu shtetas të Shqipërisë, Çekisë, Hungarisë, Holandës dhe Gjermanisë dhe shteteve të tjera, njoftuan disa nga këto vende.

Lirimi i tyre është pjesë e një vale të lirimeve nga burgu pasi Shtetet e Bashkuara arrestuan presidentin e rrëzuar, Nicolas Maduro.

Një burrë nga Çekia që u lirua ishte në burgjet venezuelase që nga viti 2024, kur autoritetet në Venezuelë e akuzuan atë se planifikonte të merrte pjesë në një komplot për të vrarë Maduron dhe për të rrëzuar Qeverinë, raportuan mediat në Republikën Çeke.

Ministria e Jashtme e Çekisë kishte deklaruar vitin e kaluar se një shtetas çek ishte arrestuar pa “ndonjë aktakuzë dhe pa një gjykim të drejtë”. Grupi venezuelas për të drejtat e njeriut, Foro Penal, tha se ai u arrestua për arsye pilitike.

Ministri i Jashtëm i Çekisë, Petr Macinka, tha se ai u lirua së bashku me të burgosur të tjerë nga Shqipëria, Irlanda, Rumania, Gjermania, Ukraina dhe Holanda.

Ende nuk dihet se sa është numri i shqiptarëve të liruar nga burgjet në Venezuelë dhe ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar për këtë çështje.

“Pas negociatash prej disa javësh, kemi arritur lirimin e tij”, tha Macinka gjatë një konference për media, duke shtuar se Republika Çeke është e gatshme që të përmirësojë raportet diplomatike me Venezuelën.

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, shkroi në X se janë liruar tre shtetas gjermanë, duke e cilësuar si “gjest drejt raporteve më konstruktive”.

Holanda tha se tre shtetas të saj janë liruar, ndërkaq Hungaria njoftoi për lirimin e një shtetasi të saj që kishte qenë në një anije kërkimore.

Jorge Rodriguez, president i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, dhe presidenti amerikan, Donald Trump, kanë deklaruar se një numër i madh i të burgosurve do të lirohen pasi SHBA-ja kapi Maduron në fillim të janarit.

Venezuela tha gjatë kësaj jave se më shumë se 400 persona janë liruar, por grupet për të drejtat e njeriut kanë deklaruar se numri i të liruarve është më i vogël.

Pas arrestimit të Maduros, kreu i CIA-s takon presidenten e përkohshme të Venezuelës, Delcy Rodriguez! Ja çfarë u diskutua

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, u takua të enjten në Karakas me Delcy Rodríguez, presidenten e përkohshme të Venezuelës, duke përforcuar mesazhin e administratës Trump se e sheh qeverinë e përkohshme si rrugën më të mirë drejt stabilitetit afatshkurtër në vend.


Sipas CNN, gjatë takimit Ratcliffe diskutoi me Rodríguez fusha të mundshme të bashkëpunimit ekonomik, duke theksuar njëkohësisht se Venezuela nuk mund të vazhdojë të shërbejë si strehë për kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara, me theks të veçantë te rrjetet e trafikut të drogës.

Takimi u zhvillua në një periudhë kur Donald Trump duket se po forcon kontrollin e Uashingtonit mbi Venezuelën, veçanërisht në sektorin e prodhimit të naftës.

Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do ta “menaxhojnë në thelb” vendin, pas arrestimit të Nicolás Maduro-s më herët gjatë këtij muaji. gsh

NATO shqyrton krijimin e “Rojës së Arktikut” për t’i zbutur tensionet SHBA–Danimarkë për Groenlandën

Njësitë e rojeve të brendshme daneze, suedeze dhe norvegjeze së bashku me trupat daneze, gjermane dhe franceze marrin pjesë në stërvitje të përbashkëta ushtarake në Grenlandë, shtator 2025.

 

Rikard Jozwiak

Një nga mënyrat e mundshme për t’i ulur tensionet e tanishme politike mes Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me të ardhmen e Groenlandës mund të jetë themelimi i një misioni të udhëhequr nga NATO-ja, i quajtur “Roja e Arktikut”.

Kjo ide lindi kur ambasadorët e aleancës ushtarake u mblodhën në Bruksel më 8 janar për të biseduar për çështjen e Grenlandës, ishullit danez, pasi Shtëpia e Bardhë shprehu interesim që Shtetet e Bashkuara ta përvetësojnë atë, madje duke mos e përjashtuar as ndërhyrjen ushtarake për ta arritur këtë qëllim.

NATO-ja veçse themeloi dy misione të ngjashme më 2025: fillimisht “Roja e Baltikut”, si përgjigje ndaj sabotimeve të shumta nënujore në Evropën Veriore, dhe më pas “Roja e Lindjes”, e cila u krijua pak pasi një inkursion i madh me dronë rusë ndodhi në Poloni.

Këto dy “roje” janë ende në vazhdim. Ato cilësohen gjithashtu si suksese të mëdha, sipas zyrtarëve të NATO-s me të cilët ka folur Radio Evropa e Lirë (REL), në kushte anonimiteti.

Por, a mund të përsëritet diçka e ngjashme përreth dhe ndoshta brenda Grenlandës?

Ministri i Mbrojtjes i Belgjikës, Theo Francken, e ka mbështetur publikisht idenë, ndërsa Londra dhe Berlini po tregohen gjithnjë e më të hapur ndaj saj.

Në takimin në Bruksel, pati njëzëshmëri se NATO-ja duhet ta rrisë angazhimin në rajonin e Arktikut.

“Kanadaja ka vite që bërtet për nevojën e rritjes së përpjekjeve në Veriun e Lartë, prandaj nuk mund të themi se Uashingtoni është i pari që e sjell këtë në tryezë”, u shpreh një diplomat evropian.

Shtatë nga tetë të ashtuquajturat vende arktike janë anëtare të NATO-s, duke përjashtuar Rusinë. Dhe, megjithëse ujërat përreth Grenlandës tani për tani nuk janë të mbushura me anije ruse dhe kineze, kjo mund të ndryshojë pasi akulli i Arktikut po shkrihet me shpejtësi dhe po hapen rrugë të reja detare.

Komandanti suprem i aleatëve të NATO-s (SACEUR) dhe gjenerali i lartë amerikan në Evropë, Alexus Grynkewich, theksoi së fundmi në një konferencë ushtarake në Suedi se anijet ruse dhe kineze “nuk janë duke studiuar fokat dhe arinjtë polarë”.

Ai shtoi se anijet “janë duke kryer studime batimetrike dhe duke u përpjekur të kuptojnë si mund t’i luftojnë kapacitetet e NATO-s mbi dhe nën det. Kjo është diçka që mund të rritet shumë shpejt, dhe ne duhet të jemi të vëmendshëm dhe të gatshëm”.

Në të njëjtën kohë, Grynkewich shtoi se çdo mision i NATO-s në këtë kohë është “i parakohshëm”.

Duke folur në Berlin në fillim të kësaj jave për një mision të mundshëm si “Roja e Arktikut”, ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, theksoi gjithashtu se një nismë e tillë merr me muaj kohë.

Megjithatë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, është i angazhuar në bisedime me Uashingtonin për atë se si aleanca mund ta rrisë angazhimin, në një mënyrë ose tjetër.

Diplomatë evropianë i kanë thënë REL-it se nisma “Roja e Arktikut” mbase do ta hidhte poshtë argumentin se Grenlanda duhet të jetë e Shteteve të Bashkuara dhe se do të dëshmonte se Evropa mund t’i përballojë dy fronte njëkohësisht: Rusinë në lindje dhe Rusinë dhe Kinën në Arktik.

“Në shumë aspekte, këtu bëhet fjalë edhe për ndarjen e barrës”, tha njëri prej tyre, duke shtuar se një skenar i mundshëm mund të përfshijë mbikëqyrjen ajrore dhe detare nga evropianët, dhe rritjen e pranisë së trupave amerikane në Grenlandë.

Shtetet e Bashkuara i kanë një personel prej 200 vetash në një bazë në Grenlandë, të angazhuar në paralajmërimin e hershëm për raketat balistike dhe mbikëqyrjen hapësinore. Gjatë Luftës së Ftohtë, megjithatë, në ishull kishte deri në 10.000 trupa amerikane të shpërndara në 17 baza.

Një “pushkë e mbushur”

Kjo u bazua në një marrëveshje të vitit 1951 midis Kopenhagës dhe Uashingtonit, e cila ua lejon Shteteve të Bashkuara të kenë mjete ushtarake, përfshirë baza, për aq kohë sa ekziston NATO-ja. Ky traktat mbetet në fuqi dhe nuk vendos kufizime mbi praninë ushtarake amerikane, megjithëse kërkohet pëlqimi i Danimarkës prapëseprapë, e cila me gjasë do ta jepte.

Kjo do të hapte gjithashtu rrugën që SHBA-ja ta përdorë Grenlandën në programin e saj të mbrojtjes raketore “Kupola e Artë”, të cilin presidenti amerikan Donald Trump e ka përmendur kur ka folur për ishullin gjigant.

Ajo që do të bënin vendet evropiane do të ishte përqendrimi në mbrojtjen e hapësirës ajrore dhe rrugëve detare të asaj që njihet si “hendeku GIUK”, që nënkupton zonën e gjerë midis Grenlandës nga njëra anë dhe Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuar nga ana tjetër.

Ky hendek është përshkruar si një “pushkë e mbushur” përballë Shteteve të Bashkuara, sepse është një pikë hyrëse për aktorë si Moska dhe Pekini për të kryer veprime të ndryshme, nga sabotimet nënujore deri te pushtimi i tokave, sipas një burimi.

Vendet që ka gjasa të kontribuojnë janë kryesisht Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, por edhe vende si Danimarka, Italia, Norvegjia, Holanda dhe Spanja, pasi të gjitha kanë mjete detare.

Kjo, natyrisht, do të kërkonte disa lloje anijesh, veçanërisht kryqëzorë dhe fregata, por edhe nëndetëse dhe sidomos akullthyese. Së bashku, aleanca ka vetëm rreth 40 të tilla, më pak se Rusia, edhe pse ka përpjekje për të prodhuar më shumë.

Pritet që shefat e Mbrojtjes së aleancës ta diskutojnë këtë më në hollësi kur të mblidhen në Bruksel më 21–22 janar, dhe më pas sërish kur ministrat e Mbrojtjes së NATO-s të mblidhen në kryeqytetin belg më 12 shkurt.

Pengesa praktike

Megjithatë, ka edhe hezitim brenda aleancës nëse misioni “Roja e Arktikut” është i realizueshëm. Ka shumë pengesa praktike. Për shembull, do të duheshin qindra anije për ta mbuluar një zonë kaq të madhe, përfshirë mjete që furnizojnë anijet ushtarake.

Përveç vendeve nordike dhe Kanadasë, ka pak trupa që kanë përvojë në veprimin në kushte të ashpra arktike. Prandaj, në operacionin e tanishëm të udhëhequr nga Danimarka, “Operacioni Qëndrueshmëria e Arktikut”, në dhe rreth Grenlandës, marrin pjesë trupa nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Holanda dhe Norvegjia.

Dhe, ndonëse jo të gjithë duhet të kontribuojnë, të gjithë duhet ta japin pëlqimin për të nisur një mision të tillë.

Po amerikanët, do të pajtohen me këtë?

Në takimin e ambasadorëve të NATO-s më 8 janar, Danimarka dhe Shtetet e Bashkuara u pajtuan se kjo është çështje dypalëshe, tani për tani.

Kjo e nxiti një takim në Uashington më 14 janar mes ministrave të Jashtëm të Danimarkës, Grenlandës dhe Shteteve të Bashkuara, i organizuar nga nënpresidenti amerikan JD Vance.

Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen, theksoi pas takimit se Shtetet e Bashkuara nuk e kishin ndryshuar qëndrimin e tyre për Grenlandën, por gjithashtu shtoi se do të ngrihet një grup punues i nivelit të lartë me zyrtarë amerikanë dhe danezë për t’i shtjelluar çështjet në javët në vijim.

Në Bruksel, kjo shihet si një shenjë se mund të ketë “marrëveshje” që i përshtatet të gjithëve, me një rol të zgjeruar të NATO-s.

Derisa ekziston frika për një ndërhyrje ushtarake, shumica e atyre me të cilët ka folur REL-i ende e shohin këtë si “të pamundur” dhe besojnë se presidenti amerikan po përdor të njëjtën taktikë të fortë negociuese që përdori kur siguroi angazhimin për shpenzime në mbrojtje prej 5 për qind nga të gjithë aleatët në samitin e Hagës vitin e kaluar.

Tani bëhet fjalë që evropianët të shpenzojnë më shumë dhe më shpejt, dhe të mos përqendrohen vetëm në krahun e tyre lindor.

Radio Evropa e Lirë

Heshtja e Kremlinit: Reagim i zbehtë nga Moska për ngjarjet në Iran dhe Venezuelë

Mike Eckel

Ishte takimi i parë publik i presidentin rus, Vladimir Putin, pas Vitit të Ri.

Bastisjet e Shteteve të Bashkuara në Venezuelë – një aleate e ngushtë e Moskës – dhe kapja e presidentit të saj një javë më parë nuk ishin në rend dite, të paktën jo publikisht.

Po ashtu nuk u përmendën as protestat që po përshkallëzohen dhe po e tronditin Iranin – një tjetër aleat i rëndësishëm i Moskës. As Kuba, Qeveria e së cilës është nën presion për shkak të krizës në Venezuelë, nuk u diskutua.

Agjenda e takimit publik të Putinit më 12 janar – me një zëvendëskryeministër teknokrat – ishte për prodhimin industrial rus, së bashku me programin hapësinor rus, tashmë të vjetruar.

Dikush ka mundur të mendojë se një sërë aleatësh që po destabilizohen ose po shemben do ta shtynin Moskën të kishte një reagim më të fortë. Kremlini i ka kultivuar këto raporte për vite të tëra, në mos dekada, pjesërisht për arsye ekonomike dhe ushtarake, e pjesërisht për t’iu kundërvënë Shteteve të Bashkuara.

Për vite me radhë ajo ka kundërshtuar po ashtu të ashtuquajturat “revolucione me ngjyra” – protesta antiqeveritare për të cilat Moska pretendon se janë thjesht përpjekje të orkestruara nga SHBA-ja për të minuar qeveritë miqësore ndaj Rusisë.

Por deklaratat jo fort të zëshme nga zyrtarët rusë – për të mos përmendur heshtjen e Putinit – lidhur me ngjarjet në Venezuelë dhe Iran kanë befasuar vëzhguesit që përcjellin Rusinë.

“Rusët duhet të thonë diçka për këto çështje dhe kështu [Ministria e Jashtme] do të dalë me gjuhën e pritshme dhe kritikat e zakonshme, por në përgjithësi sistemi rus nuk dëshiron ta kritikojë Shtetet e Bashkuara tepër hapur, prandaj kemi një heshtje të plotë nga Kremlini dhe nga Putini”, tha Hanna Notte, drejtoreshë e Programit për Mospërhapjen e Armëve në Euroazi në Qendrën James Martin për Studime të Mospërhapjes së Armëve.

“Kjo administratë amerikane që vepron me pandëshkueshmëri në mënyrë mjaft efektive, duke ndjekur interesat e saj, përfshirë edhe me mjete ushtarake, dhe duke mos pasur pasoja, e bën Rusinë të duket e dobët”, tha Notte. “Mendoj se Rusia në të vërtetë nuk mund të bëjë shumë për të ndryshuar kursin e veprimit të SHBA-së apo për ta frenuar atë. Dhe, në një situatë të tillë: çfarë do të thotë Vladimir Putini? Prandaj ai nuk thotë asgjë”.

“Nuk do të thosha se ata po heshtin”, u shpreh Nicole Grajewski, eksperte për Lindjen e Mesme dhe profesoreshë në Sciences Po, në Universitetin e Parisit. “Do të thosha se ndoshta, thjesht nuk po shohim se çfarë po bëjnë ata prapa skenës, veçanërisht në Iran”.

Ruslan Suleymanov, ish-gazetar dhe ekspert për Lindjen e Mesme, theksoi se mungesa e dënimeve të ashpra – sa i përket Iranit, Venezuelës apo edhe diktatorit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad – po ashtu pasqyron prioritetin kryesor që Moska ka aktualisht: Ukrainën.

“Qartësisht, Kremlini është i zënë me probleme krejtësisht tjera tani”, tha për Current Time, Ruslan Suleymanov, nga Qendra për Strategji të Reja Euroaziatike, me seli në Gjermani.

“Për Putinin, kapja edhe e një fshati tjetër në Ukrainë është shumë më e rëndësishme sesa shpëtimi i regjimit të Assadit, siç e kemi parë, apo i Maduros në Venezuelë, ose edhe më shumë se kaq, i ajatollah Ali Khameneit në Iran”.

“Kategorikisht e papranueshme”

Në të kaluarën, kur ndodhte një ngjarje e madhe gjeopolitike – një sulm ushtarak, protesta destabilizuese antiqeveritare apo një zgjedhje e kontestuar – dhe Uashingtoni ishte i përfshirë drejtpërdrejt ose tërthorazi, zyrtarët rusë reagonin shpejt, duke bërë thirrje për përmbajtje ose duke u kërkuar vendeve të huaja – pra, SHBA-së – të mos ndërhynin.

Fjalimi, tashmë i famshëm, i Putinit në Munih në vitin 2007, ku ai sulmoi politikën e jashtme amerikane, ishte karakteristik: “Një shtet – Shtetet e Bashkuara – i ka tejkaluar kufijtë e tij kombëtarë në çdo sferë”.

Që nga rikthimi i presidentit amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë në janarin e vitit të kaluar, Kremlini e ka zbutur kritikën e tij të ashpër ndaj Uashingtonit, dhe duke e drejtuar vëmendjen nga Evropa dhe NATO-ja, veçmas sa i përket luftës në Ukrainë.

Pasi forcat speciale amerikane ndërhynë në Karakas më 3 janar, duke vrarë dhjetëra roje, duke kapur Nicolas Maduron dhe bashkëshorten e tij dhe duke i dërguar me nxitim në një anije luftarake amerikane që po i priste, Ministria e Jashtme e Rusisë e quajti këtë “një akt agresioni të armatosur… që ngjall shqetësim të thellë dhe kërkon dënim”.

Kur forcat amerikane sekuestruan një cisternë nafte më 7 janar, e cila ishte nisur disa javë më parë nga ujërat pranë Venezuelës – duke pretenduar se po lundronte nën flamurin rus – reagimi i parë i Moskës erdhi nga Ministria e Transportit, përmes një postimi, me përmbajtje juridike, në Telegram, i cili më pas u rishpërnda nga Ministria e Jashtme.

Kur dy shtetas rusë, që ishin ndaluar në anije u liruan nga autoritetet amerikane, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme që njihet për gjuhë të ashpër, Maria Zakharova, e falënderoi personalisht presidentin Donald Trump.

Në Iran, ku protestat antiqeveritare janë përshkallëzuar që nga shpërthimi i demonstratave më 28 dhjetor, deklaratat publike ruse kanë qenë të kufizuara.

Më 12 janar, po të njëjtën ditë kur Trump paralajmëroi se Uashingtoni po shqyrtonte “disa opsione shumë të ashpra” kundër Iranit, Sergei Shoigu, kreu i Këshillit të Sigurisë të Rusisë, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Ali Larijani.

Shoigu, një njeri i afërt me Putinin që një kohë të gjatë, dënoi “edhe një përpjekje tjetër të forcave të jashtme për të ndërhyrë në punët e brendshme të Iranit”.

Një ditë më vonë, Ministria e Jashtme reagoi në mënyrë më tipike, duke thënë se kërcënimet e Shtëpisë së Bardhë ndaj Teheranit ishin “kategorikisht të papranueshme”.

Zakharova gjithashtu i përshkroi protestat iraniane si një “revolucion me ngjyra”- një tregues se Moska beson që protestat janë nxitur nga forca të jashtme, të paspecifikuara.

“Irani është shumë më i rëndësishëm për Rusinë sesa ishte Venezuela”

Sa i përket Kremlinit, megjithatë, nuk ka pasur asgjë tjetër përveç heshtjes për ngjarjet e fundit.

Takimi i Putinit më 12 janar me zëvendëskryeministrin Denis Manturov ishte kryesisht teknik dhe ekonomik. Nuk u përmendën trazirat e jashtme.

Në një tjetër takim publik, të mbajtur më 14 janar, Putini diskutoi për sigurinë rrugore me një tjetër zëvendëskryeministër dhe e përgëzoi për “arritjet në industrinë e ndërtimit në vitin 2025”.

Pjesërisht, mungesa e bujës mund të shpjegohet se ato përkuan me festat ruse. Dy javët e para të janarit zakonisht janë një periudhë e qetë në Rusi, për shkak të Vitit të Ri dhe Krishtlindjes Ortodokse.

Pushtimi i Ukrainës, i cili po i afrohet përvjetorit të katërt, është po ashtu një prioritet që konsumon të gjitha burimet për Kremlinin. Konflikti ka kufizuar gjithashtu aftësinë e Moskës në mënyra të tjera, duke bërë që të shfrytëzojë burimet njerëzore dhe armatimet dhe duke tronditur ekonominë ruse.

“Nuk ka asnjë arsye që rusët të përqendrohen tepër në këto çështje”, tha Sergey Radchenko, historian dhe profesor në Shkollën për Studime të Avancuara Ndërkombëtare në Johns Hopkins. “Nëse gjërat shkojnë keq, ata nuk mund të bëjnë shumë për ta. Prandaj, ata thjesht ofruan mendime dhe lutje sa u përket sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit dhe qëndruan të heshtur për Venezuelën”.

Si Notte, Radchenko argumentoi se Kremlini po përpiqet ta ketë mirë me administratën e Trumpit.

“Nuk ekziston më një botë revolucionare, dhe Kremlini është shumë larg nga pretendimi që të ketë një rol udhëheqës aty”, tha Radchenko. “Prandaj, ata mund ta trajtojnë në mënyrë pragmatike këtë çështje, duke e kuptuar se krijimi i kaosit nuk u sjell asnjë dobi dhe mund të minojë diplomacinë e Rusisë ndaj SHBA-së sa i përket konfliktit në Ukrainë”.

Mungesa e retorikës së ashpër përputhet me një model që daton nga dhjetori i vitit 2024, kur një tjetër aleat i Rusisë – Assadi i Sirisë – u rrëzua papritur nga pushteti, duke e privuar Moskën nga një partner i madh në Lindjen e Mesme, ku ajo kishte ndërhyrë për ta mbajtur në pushtet një dekadë më parë.

Me Venezuelën që është në pjesën tjetër të botës, aftësia e Moskës për të ndikuar te ngjarjet është më e kufizuar.

Nëse veprimet e SHBA-së në Venezuelë çojnë në rrëzimin e Qeverisë komuniste në Kubë – lidhet e të cilës me Moskën datojnë që nga vitet ’60 – një gjë e tillë do të ishte gjithashtu problematike. Por, sipas ekspertëve, Rusia me gjasë nuk do të mund të përgjigjej as në një rast të tillë.

Megjithatë, me Iranin, që Rusia ndan kufi detar, situata është potencialisht më urgjente, tha Grajewski.

“Nëse Irani bie, për Rusinë nuk do të ishte vetëm poshtërim, por ndoshta edhe vendi i fundit autoritar që ka aleancë me ta… përveç Koresë së Veriut”, shtoi ajo.

“Irani është shumë më i rëndësishëm për Rusinë sesa ishte Venezuela”, tha Grajewski. “Prandaj, rusët kanë interes të madh që regjimi të mbijetojë”.

Radio Evropa e Lirë

Përgatiti: Mimoza Sadiku

Trumpi për Çmimin Nobel që iu dha nga Machado: Një gjest i mrekullueshëm respekti të ndërsjellë

Një takim shumë simbolik u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë të enjten, ku udhëheqësja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, i ofroi Donald Trumpit Çmimin Nobel për Paqen, të cilit iu dha në dhjetor, një veprim që shkaktoi debat dhe reagime ndërkombëtare.

Në një postim në rrjetet sociale, presidenti amerikan shkroi:

Vetë Machado e konfirmoi faktin, duke deklaruar se gjatë takimit dhe drekës që pati me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë – pa praninë e gazetarëve – ajo i dorëzoi atij Medaljen Nobel për Paqen.

“I dhashë presidentit të Shteteve të Bashkuara medaljen, Çmimin Nobel për Paqen”, tha ajo, duke e lidhur këtë veprim të saj me një shembull historik nga Amerika Latine.

Siç shpjegoi ajo, ajo po i referohej Simón Bolívarit dhe faktit se dyqind vjet më parë Marquis de Lafayette i kishte dhënë atij një medalje me fytyrën e George Washingtonit, të cilën Bolívar e mbajti gjatë gjithë jetës së tij.

“Dyqind vjet më vonë, populli i Bolívarit i kthen trashëgimtarit të Washingtonit një medalje – në këtë rast Çmimin Nobel për Paqen – në njohje të angazhimit të tij unik për lirinë tonë”, tha ajo.

Kujtojmë se Komiteti Norvegjez i Çmimit Nobel e ka bërë të qartë se Çmimi Nobel për Paqen nuk dhurohet ose transferohet, gjë që krijon një problem institucional rreth simbolikës së lëvizjes.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi takimin, duke vënë në dukje se Presidenti Trump bëri një “vlerësim realist” të mbështetjes popullore të Machado-s, por nuk dha një afat kohor për mbajtjen e zgjedhjeve në Venezuelë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, kishte thënë më parë se zgjedhjet nuk do të diskutoheshin në darkë, me Trump që kërkonte kryesisht të informohej për situatën në vend.

Pas takimit, Machado tha se “ne gjithmonë mund të mbështetemi te Presidenti Trump për lirinë e Venezuelës”, duke e përshkruar takimin si “të mrekullueshëm”.

Politikania, e cila kohët e fundit u largua nga Venezuela ku ishte fshehur për muaj të tërë, po kërkon të sigurojë një rol të ardhshëm në qeverisjen e vendit të saj, me gjestin e Nobelit që merr një karakter të qartë politik dhe simbolik. bw

Rajavi: Mbi 50 mijë të arrestuar në kryengritjen në Iran! Khamenei në dëshpërim, thirrje për ndërhyrje ndërkombëtare

Regjimi iranian po përballet me valën më të fortë të protestave ndër vite, ndërsa arrestimet masive dhe vrasjet e të rinjve po tronditin opinionin publik ndërkombëtar. Sipas Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit, mbi 50 mijë persona janë arrestuar gjatë kryengritjes mbarëkombëtare. Maryam Rajavi flet për dëshpërimin e Khameneit dhe kërkon ndërhyrje urgjente ndërkombëtare.

 

“Masakra ndaj të rinjve dhe arrestimet masive janë shenjë e dëshpërimit të Khameneit përballë kryengritjes së popullit. Ai nuk do të ndalet para asnjë krimi për të ruajtur regjimin. Thirrje për veprim urgjent për lirimin e të arrestuarve dhe për vizita në burgjet e Iranit.

Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) ka njoftuar se numri i personave të arrestuar gjatë kryengritjes mbarëkombëtare nga 28 dhjetori 2025 deri më 14 janar 2026 ka kaluar 50 mijë. Arrestimet dhe ndalimet vazhdojnë ende, shpesh të kryera përmes bastisjeve të befasishme në banesa, lagje dhe vende pune.

Kjo shifër është përpiluar nga hetime të detajuara në 144 qytete dhe verifikime në 76 të tjera, duke u mbështetur në informacion nga dëshmitarë okularë, familjarë, burime lokale dhe të burgosur. Ndërkohë, shumë persona të arrestuar në mënyrë të verbër në vendngjarje janë liruar më pas, por numri i saktë i tyre mbetet i panjohur.

Marrja e statistikave të sakta dhe të plota është e mundur vetëm përmes një misioni ndërkombëtar faktmbledhës me akses në të gjitha burgjet dhe qendrat e ndalimit të diktaturës fetare në pushtet në Iran” – është shprehur Rajavi. Panorama

Një sulm të shpejtë dhe vendimtar ndaj Iranit- Trumpi: Mos përsërisni të njëjtin gabim që bëtë në qershor

Sipas mediave të huaja, Donald Trump i ka thënë ekipit të tij të sigurisë kombëtare se dëshiron që çdo veprim ushtarak amerikan në Iran t’i japë një goditje të shpejtë dhe vendimtare regjimit dhe të mos provokojë një luftë të zgjatur që do të zgjaste me javë ose muaj.

SHBA- SHBA- të duket se janë në rrugën e duhur për një sulm ndaj Iranit , pasi disa orë pas fillimit të procesit të largimit të qindra ushtarëve nga baza ajrore Al Udeid në Katar, baza ajrore më e madhe amerikane në Lindjen e Mesme, Pentagoni thuhet se urdhëroi aeroplanmbajtësen USS Abraham Lincoln dhe shkatërruesit që e shoqëronin atë (USS Spruance, USS Michael Murphy dhe USS Frank E. Petersen) të largoheshin nga Deti i Kinës Jugore ku ndodhen dhe të drejtoheshin drejt Lindjes së Mesme.

Siç shpjegojnë analistët, Uashingtoni forcon praninë e tij detare në zonën që ka synuar para çdo sulmi. Trump dëshiron një sulm të shpejtë dhe vendimtar. Sipas mediave të huaja, Donald Trump i ka thënë ekipit të tij të sigurisë kombëtare se dëshiron që çdo veprim ushtarak amerikan në Iran t’i japë një goditje të shpejtë dhe vendimtare regjimit dhe të mos provokojë një luftë të zgjatur që do të zgjaste me javë ose muaj.

“Nëse ai bën diçka, ai dëshiron që ajo të jetë përfundimtare”, tha një nga burimet e cituara nga NBC. Megjithatë, këshilltarët e Trump deri më tani nuk kanë arritur të garantojnë se regjimi në Teheran do të shembet shpejt pas një sulmi ushtarak amerikan, sipas një zyrtari amerikan dhe dy personave të njohur me diskutimet në vazhdim. Në të njëjtën kohë, ekziston shqetësimi se SHBA-të mund të mos kenë të gjitha mjetet që do t’u nevojiteshin në rajon për të mbrojtur veten nga përgjigja agresive iraniane që presin zyrtarët e administratës.

Ajo që zyrtarët amerikanë kanë frikë është se një regjim iranian, i dobësuar nga javë protestash mbarëkombëtare dhe që përballet me një shembje të mundshme, mund të jetë shumë më i rrezikshëm në hakmarrje kundër forcave amerikane në rajon dhe aleatëve të tyre, siç është Izraeli. Kjo dinamikë mund ta çojë Trumpin të autorizojë një sulm ushtarak më të kufizuar amerikan ndaj Iranit , të paktën fillimisht, duke ruajtur opsionet për përshkallëzim, nëse vendos të ndërmarrë ndonjë veprim ushtarak, thanë burimet.

Të mërkurën në mbrëmje, Trump u tha gazetarëve se regjimi iranian kishte ndaluar vrasjen e protestuesve dhe kishte pezulluar planet për ekzekutime, të cilat ai tha se mund të provokonin një përgjigje ushtarake nga Shtetet e Bashkuara. “Ne jemi informuar nga burime shumë të larta në anën tjetër dhe ata na kanë thënë se vrasjet kanë ndaluar dhe ekzekutimet nuk do të ndodhin. Shpresoj se kjo është e vërtetë. Kush e di?”, tha Trump.

Kur u pyet nëse kjo do të thoshte se veprimi ushtarak nuk ishte më në tryezë, Trump u përgjigj, “Do të vëzhgojmë dhe do të shohim se si do të zhvillohet situata”. I pyetur në lidhje me udhëzimet e Trump për ndihmësit mbi qëllimet e tij në Iran, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha NBC, “Të gjitha opsionet janë në dispozicion të Presidentit Trump në trajtimin e situatës në Iran”, duke shtuar se operacionet ushtarake amerikane në Iran vitin e kaluar dhe në Venezuelë këtë muaj tregojnë se ai “e mendon me bindje atë që thotë”.

Vendet perëndimore evakuojnë stafin diplomatik dhe qytetarët

Në të njëjtën kohë, Ambasada Amerikane në Jerusalem lëshoi ​​një alarm sigurie , duke vënë në dukje se, “duke pasur parasysh tensionet e vazhdueshme rajonale”, qytetarët amerikanë u kërkohet të ushtrojnë vigjilencë të shtuar dhe të rishqyrtojnë çdo plan udhëtimi në rast trazirash. Deklarata thekson se qytetarët e Shteteve të Bashkuara duhet të rivlerësojnë nevojën për udhëtim, duke marrë parasysh zhvillimet në mjedisin e sigurisë, si dhe ndikimin e mundshëm që situatat e paparashikuara mund të kenë në udhëtimin e tyre.

Në të njëjtën kohë, Ambasada u bën thirrje qytetarëve amerikanë të marrin vendime të përshtatshme për veten dhe familjet e tyre, duke theksuar nevojën për përgjegjësi personale dhe përgatitje në rast të përkeqësimit të situatës. Në të njëjtën kohë, sipas Politico, Ambasada Britanike në Teheran është mbyllur përkohësisht dhe stafi do të punojë nga distanca për një kohë, siç raportohet nga një zëdhënës i ambasadës.

Italia , Spanja dhe Polonia po u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të largohen menjëherë nga Irani për shkak të situatës në vend. Polonia i paralajmëroi qytetarët e saj kundër udhëtimit për në dhe përmes Gjirit Persik dhe Lindjes së Mesme. Në Iran ka rreth 600 italianë, shumica e tyre në zonën e Teheranit.

Araghchi i drejtohet Trumpit, “Mos e përsërit të njëjtin gabim Do të kesh të njëjtin rezultat”Nga ana e tij, Teherani i dërgoi një paralajmërim presidentit amerikan nëpërmjet Ministrit të Jashtëm Abbas Araghchi, i cili gjatë një interviste me Fox News në lidhje me mesazhin që do të donte t’i dërgonte Trump u përgjigj, “Mesazhi im është të mos përsërisni të njëjtin gabim që bëtë në qershor. Nëse provoni përsëri një përvojë të dështuar, do të keni të njëjtin rezultat./Dosja.al

Reuters: Regjimi iranian i goditur nga protestat, por jo pranë shembjes. Opsionet e Trump për ndërhyrje në Iran

Pavarësisht protestave masive që kanë tronditur Iranin dhe kanë shkaktuar qindra deri në mijëra viktima, si dhe presionit ndërkombëtar në rritje, deri më tani nuk ka shenja të një përçarjeje të brendshme në bërthamën e fortë të pushtetit që mund të çojë në rrëzimin e regjimit islamik.

Ky është përfundimi kryesor i një analize të Reuters, e cila vë në dukje se Republika Islamike vazhdon të qëndrojë në këmbë, pavarësisht krizës së thellë politike, sociale dhe ekonomike. Presioni mbi udhëheqjen iraniane është shtuar edhe nga kërcënimet e përsëritura të presidentit amerikan Donald Trump për veprime ushtarake, në përgjigje të shtypjes së dhunshme të demonstratave. Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, “të gjitha opsionet janë në tryezë”.

Megjithatë, diplomatët dhe analistët theksojnë se pa dezertime në nivelet më të larta të shtetit, veçanërisht në forcat e sigurisë, shembja e regjimit mbetet e pamundur. “Duhet një mobilizim shumë më i gjatë në rrugë dhe një fragmentim i shtetit, me pjesë të forcave të sigurisë që kalojnë në anën e protestuesve,” u shpreh Vali Nasr, ekspert i politikës së jashtme të SHBA-së. Aparati i sigurisë së Iranit konsiderohet ndër më të fortët në botë. Garda Revolucionare dhe forcat paramilitare Basij, me afro një milion anëtarë, kanë shërbyer si shtylla kryesore e kontrollit dhe shtypjes. Kryengritjet e mëparshme janë shuar përmes arrestimeve masive, vrasjeve dhe frikësimit, një strategji e përshkruar nga analistët si “sundim përmes frikës”.

Shifrat e viktimave mbeten të paqarta. Një zyrtar iranian flet për rreth 2,000 të vrarë, duke fajësuar “terroristët”, ndërsa organizatat e të drejtave të njeriut raportojnë të paktën 600 viktima dhe mbi 10,000 arrestime. Udhëheqësi Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, 86 vjeç, ka mbijetuar disa valë sfidash që nga viti 2009. Kjo kryengritje e fundit shihet si dëshmi e qëndrueshmërisë së regjimit, edhe pse analistët paralajmërojnë se mbijetesa nuk do të thotë stabilitet afatgjatë. Ekonomia është e mbytur nga sanksionet dhe pozicioni gjeopolitik i Iranit është dobësuar, ndërsa aleatët rajonalë kanë pësuar humbje të rënda.

Në qarqet diplomatike po diskutohet edhe “modeli i Venezuelës”, që synon largimin e majës së pushtetit pa shpërbërjen e aparatit shtetëror, por një skenar i tillë për Iranin konsiderohet jashtëzakonisht i rrezikshëm. Opsionet ushtarake dhe presioni ekonomik mbeten në lojë, por mbartin rreziqe të larta për destabilizim rajonal. Për momentin, përfundon analiza, regjimi në Teheran duket i plagosur rëndë, por jo ende gati për t’u shembur. bw

Irani pritet të ekzekutojë sot protestuesin 26-vjeçar, Trumpi paralajmëron: Nëse e bëjnë, do marrim masa shumë të forta

Një protestues iranian 26-vjeçar pritet të ekzekutohet sot për pjesëmarrjen e tij në mobilizimet antiqeveritare që kanë tronditur Iranin. Zhvillimi vjen në një kohë kur presidenti amerikan Donald Trump u ka bërë thirrje hapur qytetarëve iranianë që “të vazhdojnë të protestojnë”, duke shprehur edhe mbështetje. Por kjo deklaratë ka shkaktuar reagime diplomatike nga Teherani.

 

Donald Trump, i pyetur në një intervistë për CBS lidhur me ekzekutimin e të riut, paralajmëroi masa shumë të ashpra nëse dënimi me vdekje do të zbatohet.

“Do të marrim masa shumë të forta. Nëse bëjnë diçka të tillë, do të reagojmë me masa shumë të forta”, u shpreh ai, duke shtuar se, për të ilustruar qëndrimin e tij, i referohej operacioneve të mëparshme të SHBA-së, përfshirë ndërhyrjen në Venezuelë dhe eliminimin e ish-kreut të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, në vitin 2019.

“Nuk duam të shohim atë që po ndodh në Iran. Është një gjë kur njerëzit protestojnë, por është tjetër kur fillojnë të vriten mijëra persona. Tani po më flisni për varje. Do të shohim si do t’u dalë kjo. Nuk do t’u dalë për mirë”, shtoi ai.

Sipas organizatës norvegjeze për të drejtat e njeriut Hengaw, Erfán Soltani, nga qyteti Fardis në perëndim të Teheranit, pritet të ekzekutohet më vonë gjatë ditës. Ai ishte arrestuar në lidhje me protestat në qytetin Karaj. Panorama

Times: Forcat speciale britanike gati për të sulmuar anijet e flotës “hije” ruse të naftës

Forcat speciale britanike po përgatiten për operacione të synuara kundër anijeve të ashtuquajtura të “flotës hije” ruse, të cilat transportojnë naftë duke anashkaluar sanksionet ndërkombëtare, raporton gazeta The Times.

 

Në qendër të planeve ndodhet Shërbimi Special i Anijeve (SBS), i cili sipas raportimeve është ngarkuar me kryerjen e operacioneve komando për kapjen e cisternave që transportojnë në mënyrë të paligjshme naftë ruse.

Operacione komando në det

Ushtarë elitarë, të trajnuar për t’u futur në anije duke zbritur nga helikopterët dhe për të neutralizuar ekuipazhet, mund të godasin qindra cisterna të paligjshme, pasi qeveria britanike ka identifikuar një bazë të re ligjore për këto ndërhyrje.

Një burim nga sektori i mbrojtjes konfirmoi se po shqyrtohen opsione për konfiskime në det, duke deklaruar:
“Nëse dëshiron të rrisësh presionin ekonomik ndaj Rusisë, pamja e njësive operacionale që zbresin me shpejtësi mbi cisterna të paligjshme është mënyra më efektive”.

Baza ligjore për konfiskimet

Sipas ligjit britanik për sanksionet dhe pastrimin e parave, autoritetet besojnë se mund të autorizojnë bastisje ndaj anijeve që nuk janë të regjistruara ligjërisht në asnjë shtet, që mbajnë flamuj të rremë ose janë braktisur nga shteti, flamurin e të cilit pretendojnë se mbajnë.

Në bazë të së drejtës ndërkombëtare detare, këto anije nuk gëzojnë mbrojtjen që ofron regjistrimi shtetëror, duke u bërë kështu të cenueshme ndaj konfiskimit.

Dhjetëra anije me flamuj të rremë

Një analizë e The Times tregon se të paktën 107 anije të përfshira në sanksione britanike lundrojnë me flamuj të rremë, ndërsa 245 të tjera operojnë me dokumentacion të dyshimtë. Një shembull është anija White Condor, e cila kaloi Kanalin e La Manshit të hënën duke mbajtur flamurin e Arubës, ndonëse ky territor nuk ka asnjë regjistër anijesh.

Operacione sekrete dhe precedentë

Operacionet e forcave speciale britanike, me bazë në Dorset, janë tepër sekrete. Njësia elitare besohet se ishte pas një operacioni në vitin 2020, kur një cisternë u kap pas devijimit të saj drejt Ishullit të Wight. Sipas The Times, në atë mision morën pjesë katër helikopterë ushtarakë dhe rreth 40 efektivë. Të mbështetur nga snajperë ajrorë, rreth 16 pjesëtarë të SBS hynë në anije dhe arrestuan shtatë shtetas nigerianë brenda vetëm nëntë minutash.

Bashkëpunim me SHBA-në dhe NATO-n

Ministri britanik i Mbrojtjes, John Healey, u zotua javën e kaluar se do të goditet rrjeti i paligjshëm i cisternave, pasi forcat britanike ndihmuan marinën amerikane në marrjen nën kontroll të cisternës Marinera.

Sipas raportimeve, avionë zbulues britanikë dhe anije mbështetëse u dislokuan për të kryer vëzhgim dhe për të ofruar ndihmë, ndërsa forcat amerikane zbarkuan nga helikopterët dhe morën kontrollin e anijes.

Burime të tjera thanë për The Times se çdo operacion i ardhshëm ndaj anijeve ruse me përfshirjen e forcave speciale britanike ka shumë gjasa të jetë një mision i përbashkët, me pjesëmarrjen e anijeve të Marinës Mbretërore, avionëve zbulues të Forcave Ajrore Mbretërore dhe bashkëpunim të mundshëm me aleatë skandinavë të NATO-s.

“Operacioni do të ishte jashtëzakonisht kompleks”, tha burimi, duke shtuar: “Në gjithë Europën ekziston një dëshirë më e madhe për të bërë më shumë. Mbretëria e Bashkuar mund të kontribuojë në operacionet e vendeve të tjera europiane ose të veprojë së bashku me to. Edhe amerikanët na kanë kërkuar mbështetje”. Panorama

OKB: Dhuna vdekjeprurëse kundër protestuesve në Iran shkel ligjin ndërkombëtar

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësim të thellë për shtypjen e dhunshme të protestave në Iran, duke theksuar se përdorimi i forcës vdekjeprurëse ndaj demonstruesve përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

 

Deklarata u bë nga zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stéphane Dujarric, i cili, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në selinë e OKB-së, theksoi se Sekretari i Përgjithshëm ka qenë “shumë i qartë” në gjuhën e përdorur lidhur me zhvillimet në Iran, shtypjen dhe vrasjen e civilëve, duke e cilësuar situatën “jashtëzakonisht shqetësuese për Lindjen e Mesme”.

I pyetur nëse përdorimi i dhunës vdekjeprurëse ndaj protestuesve shkel të drejtën ndërkombëtare, Dujarric u përgjigj prerazi: “Po, e shkel.”

“Ekziston e drejta themelore e njerëzve për të protestuar paqësisht,” theksoi ai, duke shtuar se autoritetet e rendit kanë detyrimin të mbrojnë protestuesit paqësorë. “Zbatimi i ligjit duhet të mbrojë ata që duan të protestojnë paqësisht. Nëse ka dhunë, përdorimi i forcës duhet të jetë proporcional – diçka që nuk e kemi parë nga ajo që kemi ndjekur,” u shpreh zëdhënësi i OKB-së.

Sa i përket numrit të viktimave, Dujarric theksoi se për shkak të kufizimeve të rënda në aksesin në internet, nuk ka një shifër të konfirmuar, por nënvizoi se për OKB-në është e qartë se një numër civilësh kanë humbur jetën.

Ai bëri të ditur se strukturat e OKB-së për të drejtat e njeriut përdorin disa kanale informacioni dhe se komunikimi me partnerët në terren ka qenë i vështirë dhe i fragmentuar, por ka vijuar.

Dujarric konfirmoi gjithashtu se OKB ka prezencë në Iran, duke sqaruar se një pjesë e stafit punon nga shtëpia, ndërsa të gjithë janë të sigurt dhe të identifikuar.

Në planin politik, zëdhënësi i OKB-së shprehu shqetësim të madh për retorikën luftarake që po dëgjohet nga aktorë të ndryshëm lidhur me situatën në Iran, duke përsëritur thirrjen për dialog dhe shmangie të përshkallëzimit.

I pyetur për ndërhyrje të huaj, ai theksoi se OKB promovon dialogun dhe kërkon që iranianët që duan të protestojnë paqësisht të kenë mundësi ta bëjnë këtë, duke nënvizuar se Karta e OKB-së është shumë e qartë në këtë drejtim.

Në lidhje me sanksionet, Dujarric rikujtoi qëndrimin e kahershëm të OKB-së se ato shpesh dëmtojnë më shumë qytetarët sesa udhëheqësit, duke theksuar se çdo qeveri ka përgjegjësi për mirëqenien fizike dhe ekonomike të popullsisë së saj.

Megjithëse “askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të ndodhë”, zëdhënësi i OKB-së theksoi se organizata mbetet e përkushtuar ndaj mbrojtjes së civilëve dhe respektimit të të drejtave themelore, mes trazirave që vazhdojnë në Iran.

Panorama


Send this to a friend