Gazetari Poli Hoxha, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, ka folur për çështjen e zv/kryeministres Belinda Balluku dhe dosjen e SPAK ndaj saj, duke e cilësuar këtë proces si një moment kyç që dëshmon pjekurinë dhe pavarësinë e institucionit të posaçëm të drejtësisë.
Sipas Hoxhës, SPAK ka arritur një nivel pjekurie nën drejtimin e Altin Dumanit, duke vërtetuar se është një institucion që nuk kapet dhe nuk ndikohet politikisht. Ai theksoi se mbështetja e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian ndaj SPAK vijon të jetë e fortë, ndërsa peshorja, sipas tij, ka anuar qartësisht nga drejtësia.
Gazetari vuri në dukje se pas hetimeve ndaj Belinda Ballukut është shfaqur një front i hapur politik kundër SPAK. “Fillimisht ky front përfaqësohej nga Berisha, ndërsa tani Rama ka dalë hapur kundër tij”, u shpreh Hoxha, duke shtuar se marrja e Ballukut si e pandehur ka qenë momenti që e ka nxitur këtë përplasje.
Duke folur për figurën e zv/kryeministres, Hoxha e cilësoi Ballukun si një personazh me një rritje të jashtëzakonshme politike dhe ekonomike. Ai theksoi se hetimi ndaj saj ka shkuar deri në limite, duke nisur nga gushti i vitit 2024 me kallëzimin e parë, për t’u regjistruar si hetim në shtator të po atij viti dhe për të vijuar për rreth një vit.
Sipas Hoxhës, një nga elementët kyç të hetimit ka qenë çështja e telefonave Blackberry të sekuestruar, për të cilët partnerët ndërkombëtarë kanë deklaruar se mund të zbërthehen dhe të nxjerrin në dritë prova të rëndësishme, përfshirë edhe gjurmimin e parave. Ai shtoi se, pasi kjo ndihmë u bë fakt i kryer, prokurorët kanë vijuar punën pa u ndalur.
Në analizën e tij politike, Hoxha deklaroi se kryeministri Edi Rama mund të ndodhet në një moment vendimtar për të negociuar, por sipas tij, e vetmja gjë që mund të negociohet është fati personal. “Ky pushtet, si i korruptuar, ka rënë”, u shpreh ai, duke theksuar se raste të tilla kërkojnë edhe zgjidhje politike.
Në përfundim, Hoxha theksoi se ndërsa SPAK godet “trupin e infektuar” nga jashtë, përmasat e dosjes Balluku janë të mëdha, duke kujtuar se institucioni u ka përcjellë deputetëve rreth 16 mijë faqe materiale nga kjo dosje.
“Do të dëgjojmë lemerira!”/ Çfarë paralajmëron gazetari? Familjarët e saj kanë bërë transaksione, 14 supermarkete…
Sipas Hoxhës, ndarja e Unazës së Tiranës në disa lote është bërë, sipas tij, për qoka dhe interesa korruptive. Ai e krahasoi rastin e Ballukut me atë të kryebashkiakut Erion Veliaj, duke u shprehur se, në këtë krahasim, Veliaj “duket lule”. Gazetari deklaroi se, sipas tij, kudo që hetohet në lidhje me Ballukun janë gjetur ose do të gjenden elementë korrupsioni.
Hoxha bëri të ditur gjithashtu se, sipas informacionit që ai disponon, paralelisht me hetimin penal ka avancuar edhe hetimi pasuror. Ai theksoi se, që nga rasti i ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, praktika e ndjekur është që me nisjen e një hetimi penal të fillojë automatikisht edhe verifikimi i pasurisë.
“Do të dalin lemerira nga dosja Balluku”, u shpreh Hoxha, duke pretenduar se nuk përjashtohet mundësia e pasurive shumë të mëdha, përfshirë prona të shumta dhe transaksione me shifra të konsiderueshme. Ai përmendi gjithashtu aktivitetet tregtare të familjarëve të saj, duke folur për biznese të shumta që, sipas tij, janë shitur më pas përmes transaksioneve të tjera financiare.
Në vijim, gazetari deklaroi se në dosjen ndaj Ballukut pritet të dalin në pah edhe elementë të ngjashëm me çështjen e AKSHI-t, përfshirë, sipas tij, edhe lidhje me krimin e organizuar.
“Familjarë të saj kanë patur rreth 14 supermarkete, pastaj i kanë shitur, transaksione të tjera, etj etj. Te ajo dosje do dalë si te dosja e AKSHI-t edhe lidhja me krimin e organizuar”, tha ai.
“Kjo qeveri dhe Rama vetë, ka rënë!”, gazetari Poli Hoxha: Kryeministri po del në dosje. Për çështjen ‘Balluku’ ka bashkëpunëtorë. Po nisin të ‘cicërojnë’ se…
Gazetari Poli Hoxha në një intervistë për emisionin ‘Kjo Javë’ në News24 se kryeministri Edi Rama del në dosjen e Ballukut, ndërsa ende nuk dihet nëse është i implikuar ligjërisht. Ai tha se kjo qeveri, bashkë me Ramën ka rënë.
Mes të tjerash ai tha se ka nisur të ketë bashkëpunëtorë për këtë çështje, në mënyrë që të shpëtojnë kokën e vetë.
“Procesi i daljes së dosjes nis kur shkon në gjykatë. Ndaj nga periudha që Balluku është marrë nën hetim, vetëm 16 mijë faqe i kanë deputetët. Janë qindra mijëra faqe. Vetëm hetimi pasuror është…përgjime mund të jenë me mijëra faqe. Kryeministri është përfshirë, se ka filluar të dalë në dosje. Se di sa implikim. Ka filluar që të ketë në dosjen Balluku bashkëpunëtorë, po cicërojnë, se secili do të ruajë kokën e vetë. Në këtë kuptim dhe kaq sa ka dalë e ka rrëzuar qeverinë. Nëse ai kërkon të mbrohet nga 83 votat, i kanë socialistët. Ata mund të zgjedhin një qeveri tjetër. Por kjo qeveri dhe Rama vetë, ka rënë! Media të mëdha, si CNN kanë nisur të shkruajnë për Ballukun. Rama është ende në situatën që po tenton ta kalojë këtë faze.”, tha ai.
“Pro qeverisë tranzitore për ‘Republikë të re!”, Poli Hoxha: Rama po blen kohë me çështjen Balluku!
Gazetari Poli Hoxha deklaroi se është pro qeverisë tranzitore në Shqipëri, si modeli i ngjashëm i Italisë me ‘Republikën e re’.
Në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ në News24 Hoxha tha e Rama vetëm sa po fiton kohë për Ballukun.
“Mua më pëlqen një qeveri tranzitore, që do të përgatiste këtë radhë atë Republikën e re. Rama po blenë kohë, se kalon dot këtë çështje. Ka debat shterpë me opozitën për çështjen e kohës për Ballukut. Një variant është; ose t’i shpallë luftë SPAK, ose ta lërë Ballukun para drejtësisë”, tha ai.
“Dosja e AKSHI-t dhe Ballukut lidhen së bashku”, Poli Hoxha: U cenua siguria kombëtare, krimi i organizuar ishte ulur këmbëkryq
Gazetari Poli Hoxha, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, ka folur për çështjen e AKSHI-t në SPAK, duke e cilësuar këtë dosje si një nga më të rëndësishmet dhe më domethënëset në punën e Prokurorisë së Posaçme.
Sipas Hoxhës, dosja e AKSHI-t është historike sepse, për herë të parë, ka bashkuar në mënyrë të qartë korrupsionin shtetëror me krimin e organizuar. Ai theksoi se kjo çështje është edhe më e madhe se ajo që lidhet me zv/kryeministren Belinda Balluku, megjithëse, sipas tij, do të vijë një moment kur të dyja dosjet do të ndërlidhen.
Gazetari ngriti shqetësimin se veprimtaria e AKSHI-t ka cenuar drejtpërdrejt sigurinë kombëtare, duke kujtuar se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s. Ai u shpreh se përtej korrupsionit, problemi më i rëndë ka qenë krijimi i një monopoli në fushën e shërbimeve digjitale.
Hoxha sqaroi se deri në vitin 2019, një institucion që merret me infrastrukturën digjitale nuk mund të funksiononte pa bashkëpunim me kompani të mëdha ndërkombëtare, si Microsoft. Sipas tij, situata ndryshoi kur ky bashkëpunim u ndërpre dhe cikli u mbyll brenda vendit, çka, sipas pretendimeve të tij, çoi në ekspozimin e të dhënave personale të qytetarëve me qëllim maksimizimin e fitimeve.
Në këtë kontekst, Hoxha deklaroi se krimi i organizuar ka pasur një rol të rëndësishëm në këtë skemë, duke qenë i përfshirë drejtpërdrejt në aktivitetet e lidhura me AKSHI-n.
Hetimet për këtë çështje vijojnë nga SPAK, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme zyrtare mbi përmasat dhe përgjegjësitë konkrete që pritet të dalin nga kjo dosje.






1.Pas pilafit kjo zallamahi, punimet janë në mbarim Ju u kjtuat sot
2.Po sikur të rrinim akoma ne stane ç’do bëhej me Shqipërinë
3.Po per kalanë në Skelë si nuk thatë një fjalë që e zaptoi i biri i xha Sinanit,edhe ajo ishte vlerë historike pse nuk folët kur ndertimi priti një vit i bllokuar. ?
4,Shtëpia e Sharrajve në vitin 1916 ishte vëndkomanda e pushtuesit deri në vitin 1918 dhe kishte edhe Xhaminë pa kube në minare ,mos duhet rindertuar edhe xhamia
5.Dikush thotë do ndertohet terminali i autobuzave ,dikush thote të prishet hoteli i Sulos por vet sheshi e dini si ka qënë ,aty ka qenë hoteli 3 apo 4 katësh që i rrinte përbri vëndit ku ndodhet shtiza e flamurit për shumë vite deri sa në vënd të tij u ndertua hoteli i ,privatizuar nga S Shehu qe ka plot 27 vite qe nuk po bëhet hotel dhe mbeti si një gërmadhë dhe arkitektet,poetet pjanistet e inxhinieret qe përmëndni me citate përfshi edhe Lelin si kryebashkiak nuk kanë folur ,të paktën një here për tu konsideruar.
5.Budapesti, Mynihu,Milano Parisi, Praga etj etj etj ,janë shumë më para se ne në ndertimin ,restaurimin dhe ruajtjen e vlerave historike kulturore por arkitektet nuk mund të mbeten arkaikë në idetë dhe zgjedhjet e tyre ,arkitektura i përgjigjet historise duke kompozuar simbolet historike në mënyren më racionale të mundeshme.
6.Shumë ngjarje , e njerëz,kanë bëre historinë jo gjithmonë në sheshet e qyteteve por aty ku ka lindur nevoja ,por kjo nuk do të thotë se duhet të transformojmë dhe transferojmë objektin arkitekturor në një shpellë a në një majë mali ,ato kompozohen në një ansambël qe ështe i përdorshem ,i vizitueshëm dhe i plotesusr me ide profesionistesh .
7.Jeni zgjatur aq shumë për të mbështetur kritikat sa kini humbur besueshmërinë e tyre.
Turp për gjithë shqiptarët!!!? Pse nuk ZGJOHENI JU RINIA POR KENI RENË NE NJI KLLAPI sikur të MOS JU INTERESON SE QFARË PO I BËHET KSAJ SHQIPËRIE!??? APO JU KANË BERË SEHIRË QEVERIA, KU E KENI DINJITETIN KOMBTARË-ARDHMERINË E KETIJ KOMBI KUSH E PASKA DETYRË TA MBROJ NESE JU SE MBRONI!????
Duan te cfrytezojne cdo rryp toke per te bere ndertime.
Jane prishur konturet e te gjithe qyteteve ne Shqiperi.
Nuk eshte me Vlora Vlore e meparshme.