Këshilltari i CDU-së ne Gjermani Martin Henze i ka replikuar ambasadores amerikane në Shqipëri Yuri Kim pas Twitter-it të kësaj të fundit për takimin me Kryeprokuroprin e Përgjithshëm Olsian Cela.

Henze ngre pyetjen nëse Kim po deklaronte se Rama nuk  është akuzuar për manipulim zgjedhjesh në 2017? Gjithashtu Këshilltari i CDU shkruan se Prokuroia flet dhumë por nuk vepron dhe fton SHBA-në që të reagojë për këtë cështje.

Twitteri i Yuri Kim:Unë U takova me kryeprokurorin Çela tani, do të takohem së shpejti me shefin e SPAK Kraja, u takova dje me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Veliu. Mesazhi i SHBA: Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe duhet të ndiqen . Asnjë trajtim i veçantë. Pa përjashtime. Askush nuk është mbi ligjin.

Replika e Martin Henze: Ambasadore, për çfarë po flisni, pse anëtarët e l partisë në pushtet duke përfshirë edhe Ramën, nuk janë akuzuar për manipulimin e zgjedhjeve parlamentare 2017? Përshtypja është se ata flasin shumë por nuk veprojnë, Uashingtoni duhet të reagojë.