Ndonëse është bërë mund i madh nga afaristët shqiptarë që jetojnë në Gjermani dhe nga Qeveria e Kosovës, gjegjësisht Ministria e Diasporës në krye me drejtorin e Departamentit për Investime të Diasporës, Naim Deduashaj, për të krijuar për herë të parë diçka të rëndësishme jo vetëm për diasporën, por edhe për vendlindjen, themelimin dhe rrjetëzimin e unioneve të afaristëve shqiptarë në Gjermani e që ende pa u funksionalizuar mirë, falë kryetarit, Ejup Berisha, dhe dy anëtarëve tjerë të Kryesisë, Vlaznim Kelmendi e Gani Nuha, ky Union ngjason të jetë bërë pjesë e mafies ekonomike të Kosovës.
Për ta argumentuar këtë mjafton t’i bëjmë një vështrim kongresit të parë të këtij Unioni, siç u quajt tubimi i datës 25 prill, që u mbajt në hotelin “Dortin” të Kölnit, ku morën pjesë përfaqësues të mbi 150 sipërmarrjeve që udhëhiqen nga bashkatdhetarët tanë që veprojnë në Gjermani.
Për ta treguar fytyrën e vërtetë mashtruese të mafies ekonomike që e ka lodhur Kosovën, treshja udhëheqëse e Unionit, ngjason të jetë urdhëruar nga Blerim Devolli e Samir Krasniqi. I pari pronar i një pjese të kompanisë “Devolli”, ndërsa i dyti kryetar i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, që anëtarëve të Unionit afarist t’ju hidhet pluhur syve dhe t’i tubojnë në numër sa më shumë e trilluan rrenën apo më mirë mashtrimin se në kongres do të marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, pastaj ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ministrat e Ekonomisë Blerand Stavileci e Arben Ahmetej, dhe ministri i Diasporës, Valon Murati.
E me pompozitet ishte proklamuar se në ketë takim përveç kryetarit të Kölnit pjesëmarrës do të jetë edhe ministri i Jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier.
Ndërsa për ta përcjellë punën e këtij kongresi të rëndësishëm pjesëmarrjen e tyre, sipas organizatorëve të kongresit, e kishin paralajmëruar televizione të rëndësishme gjermane dhe Televizioni Publik i Kosovës, të cilët përveç raporteve speciale në lajmet qendrore do të transmetonin drejtpërsëdrejti këtë eveniment dhe do ta përsëritnin edhe dy-tri herë gjatë ditëve në vijim.
Për të qenë pjesëmarrës i këtij kongresi joanëtarëve të Unionit, organizatorët fillimisht ju kishin kërkuar që për drekë të paguanin nga 300 euro, ndërsa anëtarëve të Unionit nga 500 e 1000 euro për reklamimin e firmave te tyre në panot kryesore të kongresit.
Dhe, siç është zakon, aty ku premtohet shumë njeriu gjen pak. Kjo u vërtetua edhe kësaj radhe. Përveç kryetarit të qytetit të Kölnit, ministrit të Ekonomisë, si dhe ministrit të Diasporës, asnjë nga të apostrofuarit tjerë nuk ishin pjesëmarrës të këtij kongresi. Nuk kishte as televizione gjermane, as transmetim të drejtpërdrejtë nga RTK-ja.
Nuk kishte ekip televiziv as nga shtëpia mediatike e kompanisë “Devolli”, me gjithë pjesëmarrjen e Boss-it të saj Blerim Devolli.(nuk e dija se ishte ai deri në fillimin e shkrimit të këtij teksti)
Ndërsa agjencia e lajmeve “Kosovapress” me gjithë prezencën e dy gazetarëve e një drejtoreshe dhe një mikrofoni jofunksional, që e kishin vendosur sa për t’u reklamuar, nuk e bëri atë të cilën e kishin proklamuar organizatorët e kongresit, transmetimin e drejtpërdrejtë dhe përgatitjen e kronikave të gjëra televizive. Së paku jo në ditën e mbajtjes së kongresit.
Përveç fjalimit të kryetarit të Kölnit dhe ministrit të Diasporës, Valon Murati, të cilët shprehën gatishmërinë e tyre për të përkrahur funksionalizimin e këtij Unioni, krejt çka u tha tjetër në këtë kongres ishte një retorikë e përsëritur e premtimeve që i bëhet diasporës tani e 16 vjet me radhë nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.
Por për të arsyetuar të gjithë atë që u premtua dhe nuk u bë, kryetari i Unionit, Ejup Berisha, e prezantoi shoun e radhës, duke premtuar se ky Union gjatë vitit të ardhshëm do të punësojë 10.000 qytetarë të Kosovës në Gjermani.
Ndërsa Samir Krasniqi, kryetar i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, premtoi pajisjen me viza të 10.000 studentëve, të cilët dëshirojnë të studiojnë në Gjermani.
I gjithë ky shou është realizuar duke i keqpërdorur fondet e Qeverisë finlandeze të dedikuara për përfshirjen e diasporës në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Si rezultat i kësaj kauze – kongresi i bie që kompania “Devolli” dëshiron që të
gjitha investimet eventuale të diasporës të kalojnë përmes saj. Televizioni Publik arriti të nënshkruajë marrëveshje me Unionin për reklamimin e produkteve të firmave të bashkatdhetarëve. Ndërsa agjencia e lajmeve “Kosovapress” gjithashtu përfiton nga
marrëveshja me Unionin për të përvetësuar materialisht me rastin e përcjelljes së ndonjë aktiviteti të Unionit në Gjermani. Kompania “Devolli” pjesërisht vetë, pjesërisht përmes kryetarit të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Samir Krasniqi, e Vyrtytit, avokatit të saj, duke kërcënuar dëshmoi tendencat e saja që të kontrollojë gjithçka, qoftë edhe në diasporë duke përfshirë këtu edhe mediet. Këtë e dëshmuan duke e nënçmuar dhe kërcënuar fizikisht autorin e këtij shkrimi pse e kishte intervistuar njërin nga afaristët më të suksesshëm të diasporës sonë në Evropë, pronarin e kompanisë “Eurokoha”. Sipas
tyre intervistën ne duhej ta kishim bërë me Samir Krasniqin e jo me të, duke shtuar se mund të kishim përfituar favore të njëjta çfarë mund të na ketë bërë ndonjëherë kompania “Eurokoha”, madje na ofruan edhe më shumë. E gjithë kjo ndodhi në prezencën e disa kolegëve gazetarë. Në raste të tilla jo vetëm që duhej të reagonin, ata as që tentuan të reagojnë, ngase dukej që kishin përfituar diçka më herët nga ky grup dhe heshtën.
– Përderisa unë e bëja gati këtë artikull për gazetë, të martën, në lajmet qendrore të RTK-së mësova se në Prishtinë për vizitë zyrtare kishte qenë ministri i Jashtëm gjerman Steinmeier. Kjo po i bie se dikush nga këto struktura ka pasur njohuri se ministri gjerman do ta vizitojë Kosovën dhe ka manipuluar me vendin e takimit të tij me kryeministrin Mustafa. Ndërsa, në anën tjetër kryeministri i Kosovës duket se ishte informuar nga mediet për shifrat e përmendura në kongresin e Unionit për punësim dhe studime të kosovarëve në Gjermani dhe këto ia kishte parashtruar si kërkesa ministrit të Jashtëm gjerman. Siç u pa zotëri Steinmeier nuk i refuzoi kërkesat e kryeministrit Mustafa, por tha se gjatë muajve në vazhdim do t’i shqyrtojnë ato, sidomos atë për studime të kosovarëve në Gjermani.
Duke u nisur nga fakti se edhe deri më tani ka pasur mundësi që të rinjtë kosovarë të studiojnë në Gjermani, numri i atyre që në të ardhmen dëshirojnë të studiojnë në këtë shtet mund edhe të rritet.
Në një konferencë ekonomike të organizuar para 3-4 vjetëve në Berlin, ku në mesin e shumë delegacioneve qeveritare nga shtetet e Evropës Juglindore ishte edhe një delegacion nga Kosova i kryesuar nga ish-zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, një ministër bullgar në ekspozenë e tij ndër të tjera tha se ky shtet ka rreth 5.000 të rinj që studiojnë në Gjermani. Me gjithë faktin se Bullgaria është anëtare e Unionit Evropian kjo shifër për shumë pjesëmarrës të kësaj konference ishte marramendëse. Ndërsa, të flitet për dërgimin e 10.000 të rinjve nga Kosova për të studiuar në Gjermani është shou i llojit të vet. Ndërsa sa i përket punësimit të kosovarëve në Gjermani, ministri i Jashtëm
gjerman la të kuptojë se nuk ka asgjë nga kjo kërkesë. Por edhe sikur të jetë e mundur, e që sipas projektit të Unionit duhen kryesisht të punësohen në kuadër të firmave të bashkatdhetarëve anëtarë të Unionit e që deri më tani janë vetëm 150, mendoj se edhe vetë zotëri Berisha & Co e dinë se 150 ndërmarrje të bashkatdhetarëve nuk kanë kapacitet të punësojnë 10.000 punëtorë nga Kosova.
– Në kohën kur Qeveria e kaluar e Kosovës e pati privatizuar telefoninë mobile “Vala”, për vizitë zyrtare në Gjermani ndodhej ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. Në prag të konferencës për shtyp me homologun gjerman Westerwelle, Hoxhaj i tha atij se një firmë gjermane e ka privatizuar telefoninë mobile “Vala”. Ish-ministri i Jashtëm gjerman nuk kishte pasur njohuri për këtë, por ky detal i shërbeu atij si një adut i mirë për të folur para gazetarëve për marrëdhënie të mira në mes të Kosovës dhe Gjermanisë, por dhe për një klimë të mirë të krijuar për të investuar në Kosovë.
Duke u nisur nga fakti se kush qëndronte mbrapa privatizimit të atëhershëm të “Valës”, e që gjithashtu qëndron edhe mbrapa këtyre projekteve, mendoj se edhe këto projekte të Unionit do ta kenë fatin e privatizimit të Telekomit të Kosovës. Për të mos krijuar opinion se gjithçka që u tha është pesimiste dhe jo e realizueshme më duhet të përmendi një detal që ka të bëjë me mundësinë e shkollimit të të rinjve kosovarë në Gjermani e që pala gjermane qysh para 5-6 vjetësh ka shfaqur gatishmërinë për të ndihmuar në këtë drejtim. Në kohën kur në krye të Ministrisë së Bujqësisë ishte kryetari i tanishëm i Rahovecit, Idriz Vehapi, nëse më kujtohet saktësisht në vitin 2009, së bashku me ish-ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Vilson Mirdita, vizituan panairin më të madh të bujqësisë në botë, Grüne Woche, e që organizohet çdo vit në Berlin.
Me këtë rast sekretari shtetëror i Ministrisë së atëhershme gjermane shtroi një drekë pune për nder të ministrit Vehapi.
Gjatë drekës ministri i Bujqësisë ndër të tjera kërkoi nga sekretari shtetëror gjerman që ta përkrahë bujqësinë kosovare. Siç është dëshmuar edhe deri më tani Gjermania asnjëherë nuk ka hezituar ta ndihmojë Kosovën, edhe me këtë rast sekretari shtetëror gjerman u shpreh i gatshëm për të ndihmuar në këtë drejtim. Por ai ishte i prerë se shteti gjerman nuk është i gatshëm të japë para siç kishte bërë më herët. Me këtë rast shprehu gatishmërinë që të organizojnë seminare të ndryshme për t’i aftësuar fermerët kosovarë. Gjithashtu tha se mund të organizojnë sjelljen në Gjermani të disa qindra nxënësve për t’u shkolluar dhe për t’u aftësuar nëpër shkolla profesionale bujqësore. Njëkohësisht u shpreh i gatshëm që në kuadër të këtyre projekteve të organizojnë edhe sjelljen e disa qindra fermerëve për aftësim disamujor nëpër ferma të ndryshme gjermane.
Por që nga ajo kohë e deri më tani besoj se askush nuk është marrë me këtë çështje.
Prandaj me sa u vërejt dhe u tha nga shumë bashkatdhetarë pjesëmarrës të këtij kongresi, ka shumë arsye pse nuk kanë vullnet të mirë për ta investuar kapitalin e tyre në Kosovë. Arsyet kryesore, sipas tyre, janë strukturat e pandërgjegjshme e kriminale që ishin pjesë edhe e këtij kongresi. Sipas tyre, këta janë përgjegjësit kryesorë që sot në Kosovë është krijuar një klimë e pavolitshme për t’i joshur investitorët e jashtëm për të investuar në Kosovë. Këtë e tha edhe në vizitën e fundit ministri i Jashtëm gjerman Steinmeier.
Duke e përfunduar, mendoj se sukseset e afaristëve tanë në diasporë, sado të vegjël apo të mëdhenj të jenë ata, janë krijuar në baza të shëndosha falë sjelljes korrekte me partnerë dhe punëdhënës gjermanë. Besoj se nuk do të lejojnë ata që për interesa të tjerëve të humbin prestigjin që kanë krijuar këtu në Gjermani.
Prandaj këtij Unioni, të cilit qysh tani ka filluar t’i vijë era në Kokë, i duhet një Kryesi e re e cila do të jetë në gjendje të bashkëpunojë me Qeverinë e Kosovës e sidomos me Ministrinë e Diasporës që së bashku ta çojnë përpara projektin e paraparë për funksionalizimin e rrjetit të biznesit në diasporë, deri në krijimin e një komuniteti të fortë, të organizuar mirë, me njerëz profesionalë, në baza të shëndosha dhe institucionale. Në të kundërtën çdo gjë do të dështojë.
Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga emigrantë shqiptarë gjatë vizitës së tij në Berlin, ku ndodhet për të marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor.
Teksa kreu i qeverisë shqiptare ka dalë nga një takim, disa emigrantë shqiptarë janë mbledhur për ta pritur me thirrje kundër tij.
Në kor, shqiptarët kanë thirrur: “Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë!”, duke i përcjellë edhe atje mesazhin e 17 ditëve protestë që mbahet para zyrës së tij në Tiranë.
“Burg, burg, burg…” dhe “anulo projektin”, “anulo ligjin”, kanë qenë thirrjet e turmës ndaj Ramës, ndërsa ai nuk ka reaguar dhe është futur në makinë duke u larguar.
Kujtojmë se në Tiranë për 17-të ditë me radhë po zhvillohen protesta me një pjesëmarrje masive, ku kërkesa e vetme është dorëheqja e tij nga detyra, bashkë me qeverinë. gsh
Qindra emigrantë shqiptarë janë mbledhur në Mynih të Gjermanisë, në mbështetje të protestës që po zhvillohet në Tiranë prej 15 ditësh, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.
Ata i janë bashkuar thirrjeve dhe kërkesave që po artikulohen prej më shumë se dy javësh në kryeqytet nga mijëra qytetarë para kryeministrisë dhe rrugëve të qytetit.
“Ti ndërton kulla, ne mbajmë plagë, Ti shet Shqipërinë, ne mbajmë flamurin lart. Nga Mynihu po vjen vendimi, Rama ik, Ka fol mërgimi”, thuhet në një nga pankartat e mbajtura nga protestuesit pranë kampusit universitar Ludwig-Maximilians- Universität.
Ashtu si në protestat në Tiranë, edhe në Gjermani nuk ka munguar thirrja simbolike e këtij tubimi “Rama jepe dorëheqjen”, si edhe “Shqipëri e re”, “Rama n’burg, Berisha n’burg.
Gjatë protestës, shqiptarët nuk kanë kursyer as ironitë dhe mesazhet politike ndaj Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Në një nga pankartat e mbajtura në protestë shfaqet një foto e saj së bashku me kryeministrin Rama, e shoqëruar me mesazhin: “Ndalo së suportuari regjimin kriminal”. gsh
Në Lion të Francës u bë një manifestim i shkëlqyer në mbështetje të protestave që po bëhen në Shqipëri që morën shkas nga padrejtësitë që po bëhen në Zvernec apo Rrjoll.
Protesta filloj ne orën 17:00 dhe manifestuesit Shqiptare marshuan neper qytet deri ne qendër të qytetit tek bashkia qendrore.
Prefektura e Lionit dhe xhandarmëria u kishte dhene leje si manifestim politik, duke i shoqëruar për të gjithë intenerarin i cili ishte shumë i përpiktë dhe ju ka lënë mjaft përshtypje të mirë.
Manifestimin e orgjanizoj shoqata “Royaume de Soleil” me anëtaret e asamblesë së saj dhë presidenti Leon Molla.
Manifestimi i 13 qershorit 2026 ne Lion pati mbi një mirë veta , i cili kaloi çdo parashikim dhe jep shpresë që javen e ardhshme të jetë dhe me i madh. .
Këtë fundjavë, 13 qershor diaspora në Gjermani ka lajmëruar mbajtjen e një proteste, teksa kryeqyteti shqiptar, Tirana, ‘vlon’ nga masiviteti i qytetarëve, të cilët kërkojnë njëzëri dorëheqjen e qeverisë së Edi Ramës.
Përmes një njoftimi zyrtar, diaspora në Gjermani njofton se tubimi do të zhvillohet në qytetin e Nurembergut, ku pritet të ketë një pjesëmarrje të lartë të shqiptarëve që jetojnë e punojnë atje.
Nën logon ‘Shkëndija e rotestës përhapet në Diasporë’, shqiptarët ftohen të bëhen bashkë pasditen e kësaj të shtune, ora 18.00, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protesta masive kundër Ramës ka tejkaluar kufijtë e Shqipërisë, me diasporën jashtë vendit që ështët solidarizuar për t’i dhënë fund pushtetit të kryeministrit.
Këtë të shtunë, protesta u mbajtën edhe në Australi dhe Irlandë, ku diaspora shqiptare kërkon largimin e Edi Ramës, ndërsa pikënisja për këtë ‘boom’ protestash është bërë Zvërneci.
Diaspora shqiptare është ngritur në këmbë, për ‘tiu bashkuar protestave që po mbahen fuqimisht në Tiranë. Me këngë dhe thirrje patriotike, shqiptarët e Holandës janë ngritur në protestë në Hagë, ndërsa kanë bërë thirrje për dorëheqjen e Ramës.
Kujtojmë se shqiptarë kudo ku ndodhen nëpër botë janë ngritur në protesta të fuqishme, ndërsa kërkojnë një klasë politike larg korrupsionit dhe qeveri teknike.
Sot është njoftuar një protestë kombëtare, e cila hyn në ditën e 11 të saj. bw
Me flamuj në dorë, të veshur kuq e zi, shqiptarët në Shtutgart kanë protestuar për disa orë, ndërsa kryefjalë e fjalimeve të tyre ka qenë dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama.
GJERMANI– Shqiptarët në Shtutgart të Gjermanisë janë ngritur në protestë, duke kundërshtuar projektin në Zvërnec. Me flamuj në dorë, të veshur kuq e zi, shqiptarët në Shtutgart kanë protestuar për disa orë, ndërsa kryefjalë e fjalimeve të tyre ka qenë dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama.
“O sa mirë me qenë shqiptarë”, ” Shqipëri e re”, “Edi Rama, o tradhtar!”, “Rama ik!”, “Dorëheqje”, “Rama në burg!”, “Shqipëri e re”, ishin disa nga thirrjet e shqiptarëve në kor. Protesta nga diaspora ka pasur edhe në Milano, Firence, Londër, Oslo, Austri dhe në disa vende të SHBA-së, ku me pankarta, flamuaj dhe brohorima, shqiptarët kanë shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes.
Çfarë ndodhi në protestën e Zvërnecit?
Disa ditë më parë në fshatin Zvërnec u zhvillua një protestë kundër një projekti turistik që po ndërtohet pranë zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës. Banorë, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kundërshtuan punimet, duke pretenduar se po dëmtohet ekosistemi dhe një zonë me rëndësi të veçantë natyrore. Gjatë protestës pati përplasje mes protestuesve dhe rojeve private të kontraktuara për sigurinë e kantierit. Në pamjet e publikuara në media u panë roje private të maskuara që përdorën spraj me piper dhe dhunë fizike ndaj disa protestuesve. Një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet, ndërsa një grua raportohet se humbi ndjenjat gjatë tensioneve. Pas reagimeve të forta publike, policia nisi hetime ndaj dy punonjësve të sigurisë private dhe njëri prej tyre u arrestua./Dosja.al
Një nga protestuesit listoi edhe disa nga problemet që ka vendi ynë, duke thënë se në Shqipëri nuk është vetën Narta dhe Zvërneci, por ka edhe shumë probleme të tjera.
ITALI- Shqiptarët në Bolonja kanë dalë dje në protestë, duke kundërshtuar projektin në Zvërnec. Gjatë tubimit, ata lëshuan thirrje kundër qeverisë dhe vetë kryeministrit Edi Rama. “Rama ik”, “Rama në burg”, “Berisha në burg”, “Burg, Burg, Burg”, janë disa nga thirrjet e shqiptarëve. Një nga protestuesit listoi edhe disa nga problemet që ka vendi jonë, duke thënë se në Shqipëri nuk është vetën Narta dhe Zvërneci, por ka edhe shumë probleme të tjera.
“Më tha gjyshja; ç’të duhet që do të dalësh?! Po do dal se po më nxjerrin nga shtëpia. Një fëmijë i vogël këtu tha; Rama ik, që të vi unë. Kaq na duhet. Në Shqipëri nuk ka ilaçe, nuk ka analiza. Nuk është vetëm Narta dhe Zvërneci. Nuk ka gjë më të keqe se të përzësh fëmijët nga shtëpia, se ne kemi ikur në emigrim. Nuk ka meritokraci në Shqipëri, fiton miku dhe i forti. Jo i zoti. Ndaj jemi këtu! Zoti kryeministër, ajo është shtëpia jonë. Këta qytetarë që janë këtu, do të vinë aty. Ajo zyrë aty është e jona. Tani merr rraqet dhe ik në Surrel”, tha një i ri.
Çfarë ndodhi në protestën e Zvërnecit?
Disa ditë më parë në fshatin Zvërnec u zhvillua një protestë kundër një projekti turistik që po ndërtohet pranë zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës. Banorë, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kundërshtuan punimet, duke pretenduar se po dëmtohet ekosistemi dhe një zonë me rëndësi të veçantë natyrore. Gjatë protestës pati përplasje mes protestuesve dhe rojeve private të kontraktuara për sigurinë e kantierit. Në pamjet e publikuara në media u panë roje private të maskuara që përdorën spraj me piper dhe dhunë fizike ndaj disa protestuesve. Një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet, ndërsa një grua raportohet se humbi ndjenjat gjatë tensioneve. Pas reagimeve të forta publike, policia nisi hetime ndaj dy punonjësve të sigurisë private dhe njëri prej tyre u arrestua./Dosja.al
“Rama në burg”, “Shqipëria është e jona”, janë këto thirrjet e shqiptarëve të cilat kanë protestuar në Hagë.
Prej disa ditësh shqiptarët kanë protestuar në Tiranë dhe në qytete të ndryshime në Shqipëri, por jo vetëm. Protestat janë shtrirë edhe jashtë kufijve.
Me sloganin “Shqipëria nuk shitet”, pjesëmarrësit po dalin çdo pasdite në sheshe, duke shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes dhe duke kundërshtuar projektin e investimit në zonën e Zvërnecit. bw
Protesta nga diaspora ka pasur edhe në Milano, Firence, Londër, Frankfurt, Berlin, Oslo, Austri dhe në disa vende të SHBA-së, ku me pankarta, flamuaj dhe brohorima, shqiptarët kanë shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes.
BRUKSEL- Shqiptarët e Brukselit kanë protestuar ditën e sotme para Komisionit Europian, duke shprehur kundërshtimet e tyre ndaj projektit në Sazan. Të mbuluar me flamur kombëtarë dhe qeleshe, ata kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë Rama, ndërsa disa prej tyre kërkojnë burgosjen e Ramës. Protesta nga diaspora ka pasur edhe në Milano, Firence, Londër, Frankfurt, Berlin, Oslo, Austri dhe në disa vende të SHBA-së, ku me pankarta, flamuaj dhe brohorima, shqiptarët kanë shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes.
Disa nga pankartat më pikante në këto tubime kanë qenë: “Rama të japë dorëheqjen! Shqipëria nuk shitet”, “Rama në burg”, “Berisha në burg”, “Qeveri e re”, “O pallosh jep dorëheqjen sa më parë”,”Revolucion”, “Kur populli proteston fillon zhvillimi”, “Qeveri e re”, “A je shqipe, a je pulë”, “Top Channel e kapëm lajmin”, “Erdhëm vetë në edicionin qëndror”, “Milionero mos të kapi sikleti”, “Ramëëë, pije kosin”.
Në protestat e zhvilluara në Tiranë, qytetarët kanë prezantuar edhe pesë kërkesa që i kanë cilësuar si të panegociueshme dhe që i drejtohen kryeministrit Edi Rama. Ata tha se kërkesat e paraqitura burojnë nga vullneti i mijëra qytetarëve që i janë bashkuar protestës dhe përfshijnë:
1. Dorëheqjen e qeverisë;
2.Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investitorët strategjikë;
3.Shfuqizimin e Paketës së Maleve;
4.Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura;
5.Anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore.
Protestuesit kanë theksuar se këto kërkesa përfaqësojnë, sipas tyre, interesin publik dhe mbrojtjen e pasurive natyrore e kulturore të vendit.
Çfarë ndodhi në protestën e Zvërnecit?
Disa ditë më parë në fshatin Zvërnec u zhvillua një protestë kundër një projekti turistik që po ndërtohet pranë zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës. Banorë, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kundërshtuan punimet, duke pretenduar se po dëmtohet ekosistemi dhe një zonë me rëndësi të veçantë natyrore. Gjatë protestës pati përplasje mes protestuesve dhe rojeve private të kontraktuara për sigurinë e kantierit. Në pamjet e publikuara në media u panë roje private të maskuara që përdorën spraj me piper dhe dhunë fizike ndaj disa protestuesve. Një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet, ndërsa një grua raportohet se humbi ndjenjat gjatë tensioneve. Pas reagimeve të forta publike, policia nisi hetime ndaj dy punonjësve të sigurisë private dhe njëri prej tyre u arrestua./Dosja.al
Një protestë e fuqishme është organizuar edhe në Austri, në kryeqytetin Vjenë, si pjesë e organizimeve të ngjashme nga diaspora shqiptare në shumë qytete dhe kryeqytete të tjera evropiane.
Shqiptarë të shumtë u mblodhën në kryeqytetin austriak, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, madje edhe arrestimin e tij.
Protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytete si Londra, Berlini, Mynihu, Milano, Stokholmi, etj, ndërsa revolta vijon në Tiranë prej një jave. BW
Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, ka postuar pamje nga protesta që u zhvilluar sot në Milano.
Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se mijëra qytetarë të mbledhur në shesh në Tiranë dhe jo vetëm, tregojnë se legjitimiteti I kryeministrit Edi Rama nuk ekziston.
“Fija ku kërkon të mbahet se e paskan votuar me 11 maj të vitit më parë, ka rënë me kohë pasi askush nuk i njeh ato zgjedhje farsë. Janë kontestuar nga të gjithë dhe nga autoritetet më të rëndësishme ndërkombëtare.
Po edhe sikur, mbështetja nuk është e palëvizshme dhe e dhënë një herë e mirë. Sheshet po tregojnë se legjitimiteti i Edi Ramës është sot zero. Kartonat me të cilat mburret dhe kërcënon se ka në Parlament, nuk vlejnë asgjë para popullit që të tregon me gisht e kërkon largimin. Ka vetëm një rrugë që ta bëjë më të lehtë për të gjithë këtë dalje nga kriza. Të japë dorëheqjen, të largohet menjëherë! Të plotësojë sa më parë pikën 1 të kërkesave të protestuesve.
Postimi:
I izoluar dhe i braktisur!
Edi Rama është sot i rrethuar vetëm nga administrata e nëpunësit që urdhërohen dhe nga patronazhistët e Partisë Socialiste.
Përtej kësaj, nuk dallon më asnjë element tjetër që të jetë sot pranë Kryeministrit. Rinia, shoqëria civile, studentët, profesionistët, familjarët, ambjentalistët, gazetarët, artistët dhe siç tregojnë pamjet sot edhe emigrantët në Milano, në Gjermani, Austri a Angli, janë në shumicë absolute në protestë dhe kërkojnë largimin e Edi Ramës.
Asnjëherë më parë nuk ka ekzistuar një konsensus kaq masiv në shoqëri për largimin e një kryeministri, për shkak të korrupsionit dhe arrogancës. Në të tilla kushte, edhe mediat që kontrollon e nga të cilat merr oksigjen, nuk kanë mundur dot më të injorojnë revoltën e shesheve që po ziejnë kudo, e sidomos në Tiranë.
Eshtë ai vetë që vazhdon t’i rezistojë rrymës së madhe që do ta kthejë përmbys e kjo është çështje kohe, bashkë me një grusht panelistësh, të cilët në fakt përbuzen aq shumë sot sa nuk dihet a e ndihmojnë në të vërtetë shefin e tyre me mbrojtjen televizive, apo e kundërta.
Në të tilla kushte, kur ata që kërkojnë largimin e tij shumëfishohen çdo orë, e ata që duan të qëndrojë rrallohen çdo ditë, këmbëngulja për të vijuar e mbajtur karrigen është e sigurtë që do ta bëjë të duket edhe më i korruptuar edhe më i inkriminuar, por në fund edhe qesharak.
Fija ku kërkon të mbahet se e paskan votuar me 11 maj të vitit më parë, ka rënë me kohë pasi askush nuk i njeh ato zgjedhje farsë. Janë kontestuar nga të gjithë dhe nga autoritetet më të rëndësishme ndërkombëtare.
Po edhe sikur, mbështetja nuk është e palëvizshme dhe e dhënë një herë e mirë. Sheshet po tregojnë se legjitimiteti i Edi Ramës është sot zero.
Kartonat me të cilat mburret dhe kërcënon se ka në Parlament, nuk vlejnë asgjë para popullit që të tregon me gisht e kërkon largimin.
Ka vetëm një rrugë që ta bëjë më të lehtë për të gjithë këtë dalje nga kriza.
Të japë dorëheqjen, të largohet menjëherë!
Të plotësojë sa më parë pikën 1 të kërkesave të protestuesve.
Vala e indinjatës qytetare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë, duke u shndërruar në një lëvizje ndërkombëtare që ka përfshirë diasporën.
Prej gjashtë ditësh, teksa sheshi “Skënderbej” në Tiranë nuk gjen qetësi, jehona e revoltës ka mbërritur në metropolet kryesore të Evropës, Amerikës së Veriut dhe më gjerë.
Qytete si Berlini, Stokholmi, Nju Jorku, Londra dhe Toronto janë bërë vatrat e një qëndrese të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Pamjet e drejtpërdrejta nga Piazza della Signoria në Firence të Italisë, flasin vetë.
Dhjetëra shqiptarë, janë mbledhur në një zë të vetëm. Të shoqëruar nga fëmijë e familjarë, ata këndojnë himnin kombëtar dhe dëgjohen teksa thërrasin njëzëri thirrje si “Rama ik”, “Kriminel” dhe “Shqipëria e shqiptarëve”. Nuk ka ndarje, nuk ka dallime; i vetmi flamur që valëvitet është ai kuqezi.
“Nuk mund të rrinim në shtëpi teksa shihnim bashkëkombësit tanë duke u tërhequr zvarrë vetëm sepse kërkojnë të mbrojnë shtëpitë dhe tokat e tyre,” u shpreh një nga protestueset.
Ajo theksoi se kjo është një revoltë qytetare për të mbrojtur pasuritë natyrore të Shqipërisë nga korrupsioni dhe oligarkia, duke e cilësuar natyrën shqiptare si një “diamant të Evropës” që po shkatërrohet nga interesat personale të pushtetarëve.
Protestës në Firence i janë bashkuar edhe qytetarë italianë e amerikanë, si dhe shoqata të rëndësishme mjedisore si “Legambiente” dhe “Fridays for Future”.
Pas Firences, organizimet kanë vazhduar në Bolonja e Milano, ndërsa një peticion i diasporës po qarkullon masivisht.
Komentet