VOAL

VOAL

LUTJA E SHQIPTARIT – Nga Frank Shkreli

August 2, 2019

Komentet

 FUSHATA SHPIFARAKE – BUMERANG PËR OPOZITËN PAN-ISTE!- Nga IDRIZ ZEQIRAJ 

     Kam përcjellur me vëmendje opozitarizmin e partive humbëse, sidomos të asaj PAN-iste. E mësuar me abuzimin e pushtetit të pamerituar, përgjatë këtij katër vjeçari, u shqua për destruktivitet, deri në përmasen e bashkëpunimit me Serbinë, kundër pozitës legjitime në pushtet. Pasi kishte rrënuar Sistemin e Drejtësisë, për t´i fshehur krimet vrastare dhe hajnore, uzurpoi Këshillin Prokurorial, Këshillin Gjyqësor, gjykatat në të gjitha nivelet, mediat në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri. Sforcimi shpifës dhe mohues i gjithçkaje të pozitës, përfshi edhe shtrirjen e sovranitetit në veriun e Kosovës, kaloi kufijtë e normalitetit! Dhe, kjo iu kthyer Bumerang, për t`u mos u besuar për asgjë si opozitë e çoroditur, që nuk di se çfarë kërkon?!
     Çfarëdo kundërshtie ndaj shpifjeve të opozitës, në mbrojtje të së vërtetës, konsiderohej si blasfemi dhe përkrahje e pozitës, respektivisht, të Albin Kurtit dhe të Vetëvendosjes së tij. Por, tani, që fushata dhe zgjedhjet përfunduan, prononcimi për mendimin ndryshe nuk të mëkaton si më parë. Është ndryshe të flasish dhe ndryshe të shkruash, aq më parë, për një gazetar profesionist, sepse, siç thonin latinët e hershëm “verba volant, skripta manent”, fjala fluturon, e shkruara mbetet. Andaj, për t`i shpëtuar gjykimit të kohërave, duhet thënë vetëm e vërteta, qoftë ajo edhe e hidhur.
 
          LDK ndryshe nga PAN: në përbërje, në fushatë, në udhëheqje
     Realisht, LDK-ja bëri fushatë ndryshe nga opozita tjetër. Premtimet i kishte reale, duke i shoqëruar edhe me burimet e realizimit të tyre. Për programin e qeverisjes kishin punuar një armatë e tërë specialistësh të fushave të ndryshme. Kishte krijuar komisionet ekipore, duke detajuar një program premtues zhvillimor. Kryetari Lumir Abdixhiku, edhe pse i vonuar, bëri mirë që përgjatë fushatës, nuk iu referuar slloganit kontestues “Rruga e re”, sepse në anëtarësi dhe elektoratë, kuptohej si shmangie nga – Rugovizmi -, njësoj si “Lidhja” e proklamuar nga Isa Mustafa, e cila e çoi partinë e Rugovës në theqafje.
     Listën e kandidatëve për deputetë, LDK-ja e kishte të pastër si loti, krahasuar me PAN-in, ku janë rrjeshtuar eksponentë të krimit, ish-burgaxhinj të djeshëm, hajna klasik dhe ordinierë neveritës. Emisarin amerikan, Richard Grenell, nuk e shqetësuan fare listat e pista të PAN-it. Por, hallin e kishte tek goditja e kryeministrit Kurti dhe LVV e tij. Ai bëri ndërhyrjen hiç diplomatike, madje turpëruese, në prag të zgjedhjeve në Kosovë. Ndërkohë që Kosova dhe bota e njehë atë si argat të paguar të Serbisë. Dhe, kjo duhet t`i mjaftonte opozitës dhe popullit të Kosovës, për të mos pasur asnjë ndikim nga shumë i përfoluri Grenell, madje as ortakun e tij, në pazare me Serbinë, i cili ka rastisur edhe djalë i presidentit Trump.
     Banda mediatike politike, e organizuar nga social-komunistët e Tiranës zyrtare, në koordinim me Shërbimet Informative armike të Kosovës, përmes batonëve e buzhalëve, krijuan amulli e huti në Kosovë. Kjo ndikoi tek shumë qytetarë, duke bërë atë që varej nga ata- bojkotimin e votimeve.
     E gjithë fushata ishte një maskaradë e zhurmshme, me stërzgjatje të paligjshme, premtime paushalle dhe akuza e kundër akuza banale. Kushdo që provon ta ndëshkjojë Albin Kurtin me LVV e tij, pas të gjitha atyre sulmeve shpifëse e dinigruese, do të bëhet qesharak dhe injorant në sytë e opinionit të brendshëm dhe atij botërorë. Populli foli, jo me aklamacionin, kancer i demokracisë, por me votën e tij të fshehtë, të lirë dhe, tërësisht, demokratike. Pra, nuk qenka mashtruar populli nga “mashtruesi Albin Kurti”, por është mashtruar, madje me dashje, opozita PAN-iste e çoroditur, me shumësinë e llapaqenëve anal-banalistët e përnatshëm dhe të përditshëm, të instruktuar nga shërbimet e huaja, armike të Kosovës.
 
          Për reforma PAN-it i duhet bisturia e kirurgut, “i sëmuri kanceroz i Kosovës!
     Opozitës nuk i mbetet gjë tjetër, veçse kërkim-falja popullit të Kosovës dhe shqiptarëve të përbotshëm, për lansimin e gënjeshtrave, shpifjeve, denigrimeve, duke u bërë palë me Serbinë, për vënien e sanksioneve dhe duke ftuar ndërkombëtarët, përkatësisht, Qendrat e Vendosjes Ndërkombëtare t`ua heqin qafe “kryeministrin kokëfortë se po u bënë zullum serbëve të Kosovës, duke ua mbyllur institucionet paralele të Serbisë në Kosovë!”
     Kërkim-falja e opozitës duhet të lëndëzohet, duke i ofruar të gjithë infrastrukturën e nevojshme, për bërjen e Qeverisë Kurti 3, duke e lutur të përzgjedhë një partner në loalicion, për të qenë një qeveri stabile e solide, për mbylljen e proceseve të hapura, që sot përballet Kosova.
    Partitë e opozitës, të koalicionuara më parë në PAN, përkatësisht, PDK-AAK-NISMA, nuk bënë asnjë përçapje, për t`u reformuar. Pengesa është e brendshme. Eksponentët partiakë të tyre, u zhytën në krime vrastare dhe hajnore, andaj, nuk kanë guximin të fillojnë asnjë reformë, seleksionim të brendshëm. Dhe, vazhdojnë të ecin, çalueshëm, me krime nëpër këmbë.
     Përkundër, LDK-ja nismoi reformat, por, anashkaloi disa nga kuadrot e Dr. Rugovës, duke mos i listuar as në Këshillin e Përgjithshëm, ku hapësira është më e mundshme. Dhe, përjashto zgjedhjen demokratike të kryetarit të partisë, të gjitha zgjedhjet, më saktë, emërimet u bënë aklamative! Duhet pranuar se strukturat e partisë kishin filluar të seleksionoheshin dhe të pastroheshin nga kuadrot e thekur rugovistë. Kjo hajkë goditëse u thellua edhe më shumë nga klani Mustafa.
 
          Koalicionin LVV-LDK e zhbënë Thaçi-Grenell-Vuçiq-Rama-Mustafa, jo LVV
     LDK-ja duhet ta tërheq akuzën-shpifëse se, gjoja, LVV prishi koalicionin e Qeverisë Kurti 1. Këtë e demanton kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kur thotë se “Richard Grenell na dha urdhër-afat një javë, për ta prishur koalicionin me LVV”! Më vonë, ish-kryetari i partisë, Isa Mustafa, pranoi: “Unë e prisha koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje”.
     Realisht e saktësisht, koalicionin e prishi Hashim Thaçi, Grenell, Vuçiq, Edvin Rama, Isa Mustafa. Ishte një dëm i madh që iu bë Kosovës, në radhë të parë, pastaj edhe LDK-së. Pallavrat se Kurti i shkarkoi ministrat Veliu e Hoti, ishin sa për -ngile-, vendime që di të marrë vetëm Albini. Por prishjen e bënë të tjerët. E vërteta është se ministrat në fjalë ishin në dijeni të kësaj prishjeje. Ata heshtnin në mbledhjen e qeverisë, nga ana tjetër kokëtonin me Hashim dallaveren.
     E konsideroj se edhe kjo pengesë, për ndonjë koalicion të mundshëm, në mes të LVV me aleatë dhe LDK, u hoq për kryetarin Lumir Abdixhikun.
     Deklarata-bombë e kryetar Lumirit, se “nuk bëj koalicion me Vetëvendosjen”, vetëm dy ditë para zgjedhjeve, ishte një bllof i tij, madje bie ndesh me prudencën, maturinë e tij si pedagog universitar dhe intelektual i mirëfilltë. Kjo zhgënjeu dhe ndikoi në moralin dhe zellin që kishin aktivistët e fushatës, madje edhe tek elektorati i LDK-së, të cilët abstenuan në votim, ngaqë u nënkuptua bashkëpunimi bllokues me opozitën-bandë PAN-iste.
     Edhe arsyetimi i fyerjes nga Kurti se “akuzoi opozitën se është palë me Serbinë”, në kundërshtinë e veprimeve sovraniste, nuk përbënë arsye bazike, për refuzimin e koalicionit të mundshëm me LVV. Andaj, edhe nuk është arsye e besueshme, sepse Kosova eshtë në krizë politike dhe LDK-ja duhet të marrë rolin parësor. Lënë të dyshohet se mos është një “selame” nga Grenelli, për bllokimin e Kurtit dhe kundërvënien me një kompozim të Qeverisë të opozitës së bashkuar. Ndërhyrja e vrazhdët e tij, në jetën politike të Kosovës, ka ulur pazarin e personalitetit të tij, deri në përmasen që deklaratat e Grenellit të shpërfillën dhe të mos merren më seriozisht.
 
         Termi “hajvan” për premtuesit banal, por jo aq fyes sa “Albin Serbia”!
     Vërtet, termi “hajvan”, i mbetur nga turqishtja, thënë shqip, -mendje-trashë-, është pezhorativ. Mësuesi im, në Universitetin e Tiranës, Eqrem Çabej, na thoshte se disa fjalë turke, me përdorim të dendur në popull, që kanë hyrë në zhargonin popullor të shqipes, duhet pranuar familjarizimin e tyre në shqipe. Andaj, nuk duhet të përjashtohen si të huaja. Në rastin konkret, koha e – hajvanatit -, është e tejkaluar, nuk përkon me aktualitetin. Por, fjala ishte për, krerët partiakë dhe eksponentët tjerë të opozitës PAN-iste, të cilët duke e ditur se nuk e arrijnë pushtetin, pra, nuk fitojnë, premtojnë pa doganë fare, pa asnjë mbulesë financiare, për rritjen e pagave dhe të pensioneve. Opozita PAN-iste, pa LDK-në brenda, është provuar, faktikisht dhe ligjërisht, për autorësi të krimeve vrastare dhe hajni industriale.
     Premtimet enorme, siç thoshte -mulla Ramushi-, dëshmor nga Itogu, “çka nuk ta merr mendja, as në qitap nuk shkruan”, për të zhvatur, sforcueshëm, vota, janë jo morale, për të mos thënë rrugaçërore. Sa për dijeni, pensioni mesatar i një punëtori fizik, në Gjermani, sillet rreth 700 euro në muaj, edhe pas një stazhi 30 vjeçar. Ndërkohë që opozita e çoroditur PAN-iste premtonte shuma marramendëse, për mundësitë reale të Kosovës.
     Ata janë falsifikatorë të listave të “veteranëve” të rrejashëm, të cilët, tashmë, numërohen 42.500 sish. Vetë Komisioni i listë-bërësve, është njëetnik, pra, vetëm i PAN-it! Përjashtohen tërësisht subjektet tjera politike. Rrjedhimisht, shumësia absolute e “veteranëve” të rrejshëm, sot, janë klientelë elektorale të partive të PAN-it, përkatësisht, PDK, AAK, NISMA. Shto këtu edhe armatën e fryrë burokratike të nëpunësve shtetërorë, prej 80 vetësh, të punësuar për dy dekada radhazi nga subjektet politike të PAN-it, përbëjnë bazën elektorale solide të tyre.
     Partitë e PAN-it, në vend që të premtonin në fushatën e tyre seleksionimin, spastrimin e listave nga 42.500 “veteranëve” e rremë dhe të apelonin për trajtimin e dinjitetshëm të 12.700 veteranëve të vërtetë, këto parti kërkojnë, madje, ngulmërisht e idiotisht, trajtimin njësoj për veteranët e rremë me ata të vërtetë. Pra, paradoksalisht, kërkojnë legalizimin e hajnisë më të madhe zyrtare, të të gjitha kohërave, meqë bëhet fjalë për zhvatjen e buxhetit shtetëror, në kohë-zgjatje për dekada radhazi, me llogaritje shumë milionshe euro! Prandaj, realisht, ata janë më shumë se -hajvanë-, por, një xhentelmen si Albini, nuk duhej përdorur. Në vend të kësaj mund t`i quante ata – hajna zyrtarë, abuzim me pronën shtetërore, rrjedhimisht, kriminelë kundër shtetit-Kosovë, për karrierë dhe pasurim personal e gruporë.
     Fundja termi -hajvan- assesi nuk është fyerje më e madhe se sa “Kurti është argat i Serbisë dhe i Rusisë” apo thirrja korale, në salla e sheshe publike, nga opozita PAN-iste, “Albin Serbia!” Akuza e bërë Kurtit, për termin jo adekuat, nuk është aq mëkatare, sa fyerjet, shpifjet, sharjet idioteske, të bëra nga krerët opozitarë të PAN-it. Dhe, një llogari e thjeshtë: Aq sa e kanë sharë horrakët e zuzarët opozitarë Albin Kurtin me Vetëvendosjen e tij, që është afërsisht gjysma e popullit të Kosovës, për balancim sharjesh, Kurtit i duhen dekada, madje duke përdorur të gjithë katalogun pezhorativ të gjuhës shqipe dhe turke, të marra së bashku!
 
         Kompozimi i qeverisë LVV-LDK, zgjidhje e natyrshme, më e mira
     Për disa javë radhazi vazhdojnë debatet për kompozimin e qeverisë pas zgjedhore. Me keqardhje, për këtë ka mendime paushalle si nga anal-banalistët e porositur, që është normale, sepse ata paguhen nga padronët e tyre, për mjegullnajë e huti në opinion. Por, në këtë grackë po bien edhe disa analistë, opinionistë serioz dhe me përgaditje solide intelektuale, akademike. Populli pret nga ata ta thonë të vërtetën lakuriqe, se njerëzit e shantazhuar me dosje penale faktike, nuk duhet lejuar të kenë pushtet, pozita vendimmarrëse, sepse nuk kanë as guxim dhe as integritet, për të mbrojtur interesat shtetërore. Dhe, dorëzohen, lehtazi, para armikut, duke bërë lëshime e kalkulime, deri në tradhti, siç ka ndodhur, përgjatë këtij çerek-shekulli.
     Eksponenti i PDK-së, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese, mjerisht, Kadri Kryeziu, i përkdheluri i Hashim dallaveres, thotë: “Është mirë që opozita ta formojë qeverinë, që pushteti të pushojë pak”. Ky zotëri, i cili çarrakuqet, mërdhezet deri ke veshët, kur mbronë krimin dhe kriminelët, sepse ishte brenda rrethit të gjarpërinjve dhe e di mirëfilli se “e hanë turpin me bukë”, duke i amnistuar shefat e tij. Ky monstër i partisë-bandë, PDK-së, edhe pse është bërë yll televiziv me dizinformime, gjithherë në dëm të Kosovës, nuk i ka sugjëruar asnjëherë “të pushojë pak”, -klubit të stërvjetëruar politik” të PAN-it, i cili riciklohet në pushtet për dy dekada radhazi! Janë, pikërisht, këta politikanë të zgjyrosur, të dalë boje, që i kanë bërë gjëmën Kosovës, me vrasje e hajni dhe pretendojnë, sërishmi, ta mjerojnë edhe më tej popullin e përvuajtur të Kosovës, ndër dekada e shekuj.
     Shoqëria kosovare, rrast e kontaminuar, ka pak hapësirë për të zgjedhur partner të shëndetshëm për koalicion, bashkëpunim qeverisës. Aktualisht, LDK dhe LVV, me partnerë “Alternativa” dhe “Guxo”, konsiderohen se i kanë shpëtuar ndotjes me punë të pista, krahasuar me subjektet, dikur të koalicionuara në PAN. Prandaj, zgjidhja më e pranueshme, madje e vetme, në kompozimin e qeverisë së re, do të ishte bashkëqeverisja LVV-LDK, një garanci për ta shmangur, jo vetëm krizën qeveritare, por edhe sigurinë e qëndrueshmërisë politike dhe të zhvillimit normal të Kosovës.

Si u fik kandili i revolucionit botëror katundar shqiptar marksist-leninist- Nga SHABAN MURATI*

Në vitin 1989 gazeta kryesore e KQ të PPSH “Zëri i Popullit” dhe propaganda shqiptare për jashte i bënë jehonë të madhe manifestimit botëror internacionalist me flamurin e marksizëm-leninizmit, që disa katundarë shqiptarë të PPSH kishin organizuar dhe drejtuar në Roskilde të Danimarkës, me financim të PPSH, me disa katudarë të lodhur danezë. Katundarët e KQ të PPSH e organizuan këtë manifestim internacionalist si pjesë e planit të madh të tyre dhe e platformës së tyre të re për një revolucion katundar marksist-leninist të udhëhequr në botë nga Shqipëria si mision i ri i madh për të shpëtuar komunizmin, që ishte fshehur vrimave të mijve në Europë. KQ i PPSH planifikoi manifestime të tilla internacionaliste në Hollandë, Spanjë, Kanada, etj. ku kishte gjetur grupe katundarësh, që nën nxitjen e hashashit kishin përqafuar marksizëm-leninizmin shqiptar. Katundarët e KQ të PPSH ishin frymëzuar shumë, që palaçoja më i madh i politikës së jashtëme në KQ të PPSH kishte arritur të blinte te disa katundarë të Meksikës Çmimin e Madh Botëror të Ushqimit, që KQ i PPSH e reklamoi me zhurmë si Çmimi Nobël i Ushqimit, që dëshmonte se Shqipëria ishte aq e pasur sa të luante rolin udhëheqës në revolucionin botëror katundar shqiptar të marksizëm-leninizmit. Katundarët e Meksikës, që i shitën Shqipërisë çmimin, nuk e dinin ku binte Shqipëria, e jo më të dinin që Shqipëria po ngordhte në prag të urisë dhe populli shqiptar po vuante në një regjim urie të racionimit ekzistencial të çdo lloj ushqimi.
Katundarët e KQ të PPSH kishin hartuar platformën e revolucionit botëror katundar shqiptar marksist- leninist të udhëhequr nga Shqipëria, që do të shpëtonte komunizmin europian nga vdekja. Ishte koha kur ishte rrëzuar muri komunist i Berlinit, populli rumun kishte ekzekutuar diktatorët komunistë Nikolae dhe Elena Çaushesku, ambasadat perëndimore në Çekosllovaki e Hungari kishin hapur dyert për vërshimin e dhjetra mijra vendasve, që donin t’ia mbathin nga “parajsa komuniste” dhe kur regjimet komuniste ishin shembur si kështjella me rërë në të gjitha vendet e Europës Lindore. Dyshja KGB-iste, që udhëhiqte KQ të PPSH, shpresonte se do të kishte ndihmën e nënës së tyre Rusi për të realizuar revolucionin e ri botëror katundar shqiptar. Dyshja KGB-iste, që drejtonte Shqipërinë, kishte marrë lavdërime të mëdha nga Moska, kur pesë vjet më rradhë kishte bllokuar dhe kishte prishur me qëllim lidhjet e marrëdhënieve të ngushta të Shqipërisë me Gjermaninë Perëndimore dhe me Italinë, duke bllokuar Shqipërinë që të hapej në Perëndim drejt Gjermanisë dhe Italisë pas vdekjes së Enver Hoxhës. Por dy rusofilët, që drejtonin KQ të PPSH, nuk e kuptuan dot kohën, që Rusia nuk dinte ku ishte vetë dhe perandoria e kuqe komuniste e Bashkimit Sovjetik kishte marrë rrrokopujën. Kremlini e dinte se ai vetë nuk e ndaloi dot shkatërrrimin e komunizmit në Europë e jo më ta ndalonte një katund i vogël me emrin Shqipëri.
Kandili i revolucionit botëror katundar shqiptar marksist-leninist u fik më shpejt se se u ndez. Edhe ata katundarë danezë e hollandezë, që bënin sikur ishin mallëngjyer me marksizëm- leninizmin shqiptar, ia mbathën nga shtetet komuniste si Kina, Kuba dhe Vietnami, e që i paguanin më mirë.
Kështu u fik kandili i revolucionit katundar botëror shqiptar të marksizëm-leninizmit, që ka mbetur ëndrra e plakur e disa katundarëve të plakur të politikës shqiptare, që dërdëllisin çdo ditë edhe pas 35 vitesh me plakat e tyre rreth vorbës së groshës për revolucionin katundar shqiptar.
*8 janar 2025

Është shuar Shaban Murati, njeriu i të vërtetave të guximshme- Nga PËRPARIM KABO

Oh, pranverë e hidhur!Kisha menduar se ky vit nuk do të ishte si vite të tjerë më parë , që na morën shumë të dashur…, ikën pa kthim dhe lanë pas kujtimet…
Por jo…, sapo marrim vesh lajmin e trishtë : Eshtë shuar Shaban Murati, njeriu i të vërtetave të guximshme, dijetari që nuk rreshti së lexuari, studiuesi dhe eruditi i gjeopolitikës rajonale, europiane e më gjerë…
Një jetë me kontribute dhe arritje, punë të shkruara, që vlejnë në jetë të jetëve. Në diplomaci duhet kultura historike, filozofia e institucioneve, etika e komunikimit, intuita e ndërhyrjes, argumenti i parashikimeve,dinjiteti i ballafaqimit…
Shaban Murati i kishte të gjitha, siguruar me punën dhe zotësinë, me investimet dhe përgjegjshmërinë prej atdhetari. Fiket një njeri institucion…
Çdo lloj heshtjeje do të ishte e turpshme…
Ne nuk kemi ambasadorë të kalibrit të tij, sepse askush si ai nuk ka studime aq të thella për Ballkanin, në fokusin e historisë së marrëdhënieve ndërshtetërore. Sa herë e lexoja, më pëlqente ta cilësoja “ Milan Shuflai”i kohëve moderne. Shpesh komunikonim në linjë private dhe fjalët e tij ishin mendim i peshuar, ndjenja të sinqerta dhe respekt prej gentelmeni…
Lamtumirë, mik i respektuar…!
Sa shumë punë le, sa boshllëk krijove me ikjen!
Në faqet e kohës duhet të shkruhet:” Një erudit, nga sot, është në faqet e librit që la pas… Ai flet mençurisht edhe në amshim…”
Miku yt, Përparim
P.Kabo, 14 shkurt, 2025.

Zgjedhjet politike në Kosovë – një leksion për shtetin amë- Nga Ekrem Spahiu

Pati plot pandehma, madje edhe shtytje, nga brenda dhe nga jashtë Kosovës, për të relativizuar e orientuar zgjedhjet e fundit parlamentare të saj. E megjithatë, zgjedhësit e Kosoves e treguan vetë pjekurinë e tyre politike, duke vendosur, me votën e tyre të lirë, që qeveria e ardhëshme të jetë më kolegjale për të vazhduar punën në dobi të Kosoves, duke i prerë rrugën qeverisjes nga vetëm një parti politike.

Kosova, vendi i dytë më i varfër në Europë sipas përllogaritjeve të institucioneve të besueshme europiane, tregoi vlera të pasura standardesh europiane duke zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet në Kosovë ishin model për procesin zgjedhor të mirë-organizuar, fushatën elektorale klasike ku partitë dhe kandidatët shpalosën alternativat e tyre, procesin e votimit dhe numërimit të shpejtë dhe të pakontestueshëm.

Bashkimi Europian ka përshëndetur menjëherë faktin që zgjedhjet parlamentare në Kosovë u zhvilluan në një atmosferë të qetë, në të cilën qytetarët kanë patur mundësi të shprehin lirshëm vullnetin e tyre. Një delegacion i Komisionit për politikë dhe demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, menjëherë pas zgjedhjeve, u shpreh se procesi i zgjedhjeve në Kosovë ishte gjithëpërfshirës dhe paqësor dhe se anëtarët e komisioneve zgjedhore vendore duhet të përgëzohen për bashkëpunimin e tyre kolegjial dhe respektues, duke kapërcyer dallimet politike.

Në Shqipëri, ashtu si edhe në Kosovë, listën e kandidatëve e bën partia apo kryetari, por, në Kosovë, votuesit zgjedhin anëtarët e parlamentit (deputetët) drejtpërdrejt përmes votimit të fshehtë bazuar në listat e hapura. Kjo do të thotë se në Kosovë është qytetari që zgjedh deputetin dhe renditjen e bën votuesi, ndërsa në Shqipëri ende vendosin orekset, parapëlqimet dhe pazarllëqet e politikanëve të partive.

Në Kosovë, vota e diasporës është thjesht pjesë e normalitetit të procesit zgjedhor. Përkundrazi, në Shqipëri, u desh pothuajse një luftë që të arrihej përfshirja në votime e diasporës dhe kjo vetëm duke filluar nga zgjedhjet që presim të zhvillohen më 11 Maj 2025! Për të mos folur që, edhe pse u arrit që diaspora të bëhej pjesë e procesit zgjedhor, stërkëmbëshat për ta penguar nuk kanë të sosur.

Në Kosovë, menjëherë pas zgjedhjeve, brenda 24 orëve përfundon numërimi dhe humbësi njeh humbjen dhe mer përgjegjësitë e humbjes. Ndërsa në Shqipëri, pa mbaruar akoma mirë procesi zgjedhor, fillon avazi i akuzave për vjedhje – një epitet më vete ky që përdoret vetëm në Shqipëri, një shprehje akoma më vulgare sesa vetë tjetërsimi i votës, apo manipulimi i procesit.

Kështu, Kosova, me vetëm pak vite shtet, arriti të bëjë atë që Shqipëria, me mbi 100 vjet shtet, nuk ka arritur ta bëjë: të zhvillojë zgjedhje të lira, të drejta, të ndershme dhe të pranuara nga subjektet konkuruese.
Ja pra, ku e kemi një model për kulturë mbarëkombëtare. Duke vlerësuar dhe zbatuar të tilla modele nga njeri-tjetri, edhe bashkimi kombëtar bëhet një lëndë më e prekëshme për të arritur atë që Shqipëria e ka të detyruar me kushtetutë dhe Kosova e sheh si një ëndërr të përjetshme legjitime.
Në këtë kontekst, zgjedhjet politike në Kosovë dhe mesazhet që na dhanë ishin dhe janë pjesë e vëmendjes dhe vlerësimit të Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, për të cilën çështja kombëtare është një nga prirotetet e prioriteteve.

NDËRROI JETË NIKOLIN KURTI – NIPI I TË LUMTURIT DOM SHTJEFËN KURTI – EKZEKUTUAR NGA REGJIMI BARBAR I ENVER HOXHËS NË VITIN 1971- Nga Frank Shkreli

 

Dje mora lajmin e papritur se ditën e hënë ka shkuar në amshim, Nikolin Kurti, nipi i të lumturit Dom Shtjefën Kurti, i cili ishte ndër shumë klerikët e Kishës Katolike Shqiptare, ekzekutuar nga regjimi barbar komunist i Enver Hoxhës, në vitin 1971. Vetëm e vetëm se kishte pagëzuar një fëmij, me kërkesë të nënës së të miturit. Me Nikolinin e ndjerë kam qenë në kontakt të vazhdueshëm dhe “takoheshim” shpesh në komunikimet tona nepërmjet postës elektronike.  Hera e fundit e “takimit” me Nikolin Kurtin ishte dita e dielë, një ditë para se ai të ndërronte jetë. Më komunikonte një koment që kishte postuar në një portalin e intervistës së ditëve të fundit — Nikolin Kurti (E dielë, 09.02.2025, 04:31 AM) “Një intervistë e plotë nga e cila u njoha plotësisht me personalitetin e lartë të medias së shkruar shqiptare, z. Frank Shkreli. Kisha lexuar mbi veprimtarinë e shquar patriotike të gazetarit të VOA, Frank Shkreli, por nga ky shkrim njohja për të është e plotë. Frank Shkreli ka hyrë në familjen tonë Kurti, kur ai, bashkë me meshtarin katolik Zef Oroshi, udhëhoqi protestën e shqiptaro-amerikanëve para OKB-së ndaj regjimit komunist për vrasjen e priftit Dom Shtjefën Kurti, 74 vjeç, se pagëzoi një fëmijë. Sh.flm. Frank.”  I tillë jetoi dhe veproi Nikolin Kurti, fisnik e mirënjohës.

Protesta të cilës i referohet Nikolini në mesazhin e tij ka ndodhur në vitin 1973 para Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe para misionit të Republikës së Shqipërisë komuniste në Nju Jork — Ishte pra kjo ngjarje që më njoftoi me Nikolin Kurtin, nipin e Dom Shtjefën Kurtit, dekada më vonë – duke vazhduar kontaktet e rregullta me postë elektronike — ai në Shqipëri e unë në Amerikë, deri ditën e fundit që ndërroi jetë.

Ndonëse Dom Shtjefën Kurti ishte vrarë në 29  shtator, 1971, deri dy vjetë më vonë nuk dihej asgjë se çfarë kishte ndodhur me Dom Shtjefën Kurtin në Shqipëri. Kishte lajme, sidomos në shtypin austriak të kohës, që citonin burime jo të sigurta se në Shqipëri mund të ketë ndodhur vrasja e një kleriku katolik, për “fajin” se kishte pagëzuar një fëmij, por pa përmendur emër të klerikut. Por disa ditë para se të mbahej protesta në Nju Jork, burime të sigurta – që ishin marrë edhe më heret me këtë lajm — njoftuan vrasjen barbare dhe emrin e priftit katolik Dom Shtjefën Kurti, me origjinë nga Ferizaji i Kosovës – si kleriku që e kishte paguar me jetën e tij, pagëzimin e një fëmije të mitur, me kërkesën e një prindi.

Ashtu si Dom Shtjefën Kurti, edhe nipi i tij, tani i ndjerë, Nikolin Kurti dhe familja e tyre më e gjërë e kanë origjinën nga Ferizaji i Kosovës, ku Dom Shtjefni, fillimisht, ka shërbyer si famullitar në Kishën e Engjëllit të Rojës në atë qytet. Në komunikimet e mia elektronike me Nikolin Kurtin, ai shprehte krenarinë e vet për preardhjen e tij nga Kosova, ku kishte të afërm, miq e kolegë, ndërkohë që vendlindjen e familjes e vizitonte shpesh gjatë dekadave të fundit.

Qysh prej kohës që jam njohur në distancë me të, nepërmjet postës elektronike, Nikolin Kurti ka punuar pa pushim për kauzat e të përndjekurve të regjimit komunist enverist por mbi të gjitha ka vazhduar – siç duket pa sukses deri tani që shkoi në atë jetë – për të gjetur eshtrat e axhës së tij Dom Shtjefën Kurtit – të ekzekutuar nga regjimi komunist – por të cilit as varri nuk i dihet deri më sot. Këtë e kishte pasionin e madh të jetës, në kauzën e tij të madhe, gjetjen e eshtrave dhe varret e të ekzekutuarve të regjimit komunist. Jo më larg se ditën e premte të javës që kaloi, para se ndërronte jetë, Nikolin Kurti vizitoi Autoritetin e Informimit mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), në përpjekjet e tija të vazhdueshme për të kërkuar të Vërtetën.

Në shumë prononcime zyrtare ose gjyësm zyrtare në Shqipëri kurë është fjala për viktimat e komunizmit, thuhet se atyre u është bërë e “padrejtë” dhe asgjë më tepër. Zyrtarisht, shumë pak ose aspak, bëhet për të zbuluar të Vërtetën, për gjetjen e eshtrave dhe të varreve masive, të të vrarëve nga komunizmi i Enver Hoxhës. Këtyre dhe familjeve të tyre pasardhëse të viktimave të regjimit komunist, siç ishte edhe Nikolin Kurti — u është bërë më shumë se diçka e “padrejtë”. Ekzekutimi i njerëzve të pafajshëm, është krim, madje është krim kundër njerëzimit. Vrasje të tilla si ekzekutimi i axhës së Nikolin Kurtit — Dom Shtjefën Kurtit — ishte dhunim i ligjeve ndërkombëtare që kanë të bëjnë me sulmet kundër një popullate civile, për krime si vrasjet, skllavërimi, shpërngulja e deportimi me forcë, përfshir torturat dhe persekutimin në bazë të fesë, qendrimeve politike ose origjinës kombëtare. Si mund të hesht klasa politike shqiptare e këtyre 35-viteve për këto krime monstruoze? Për botën normale dhe për të ndjerin Nikolin Kurti, këto ishin dhe janë krime kundër njerëzimit. Për fat të keq, misioni i tij cdhe i të tjerëve si ai në ndjekje të së vërtetës mbi krimet e komunizmit mbetet, tmersisht, i pa përfunduar, falë refuzimit zyrtar të kësaj klase politike të tranzicionit komunist — se “demokratik” ky sistem nuk mund të quhet në Shqipëri — për tu përballur, zyrtarisht, me të kaluarën komuniste. Mbetet për tu dëshiruar një vendim zyrtar nga institucionet më të larta të qeverisë dhe shtetit shqiptar për të dënuar krimet e komunizmit dhe për të çuar në vend misionin e jetës së Nikolin Kurti për të gjetur eshtrat dhe varret, jo vetëm të axhës së ti, Dom Shtjefen Kurtit, por edhe të mijëra viktimave të komunizmit, anë e mbanë Shqipërisë. Tregoni guxim moral dhe  vullnet të mirë politik, njëherë e mirë, për hir të së VËRTETËS HISTORIKE, duke nderuar kështu punën më se 30-vjeçare të Nikolin Kurtit e të tjerëve, kushtuar gjetjes së eshtrave dhe të varreve të viktimave të komunizmin barbar. Bëjeni këtë për hir të atyre që humbën jetën, por edhe për trashigimtarët e tyre të gjallë para se edhe ata të zhduken nga kjo botë.  Një vendim i tillë, do të ishte. jo vetëm në përputhje me kërkesat ligjore vendase, por edhe me ligjet ndërkombtare, ashtu siç kanë bërë pothuaj të gjitha vendet ish-komuniste në Evropë. Për këtë jetoi dhe veproi Nikolin Kurti gjithë jetën e tij – jo për hakmarrje – por që të zbulohet e vërteta!  Ai iku nga kjo botë me një brengë të madhe në zemër – pa gjetur eshtrat e axhës së tij të dashur. Nikolin Kurti lë pas, me të vërtetë një zbrasti të pazevëndësueshme në gjirin e familjes por edhe në gjirin e bashkisë së të përndjekurve politikë – të gjallë e të vdekur – si edhe kauzës së tyre madhore në Shqipëri – të gjallë e të vdekur.  Ata, tani kanë një zë më pak, në Shqipëri dhe jashtë, që lufton për kauzat e drejta të tyre, morale, politike dhe ekonomike.

Thellësisht i prekur nga kjo humbje e rëndë, vëllazërisht i paraqes familjarëve të Nikolin Kurtit dhe mbarë far-e-fisit të tij në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo gjënden ata — përdhimtimet e mia më të thella me lutjet që Zoti t’u japë forcë e Nikolinit jetën e pasosur në amshim. Do më mungojmë shumë komunikimet me postë elektronike me ty, Nikolin Kurti!

Pushofsh në paqë!

Frank Shkreli

Nikolin Kurti – vdekja e papritur ia ndërpreu misionin për gjetjen e eshtrave të axhës së tij, Dom Shtjefën Kurtit – I ekzektuar nga regjimi komunist Enver Hoxhës.

I ndjeri Nikolin Kurti, njëri prej autorëve të librave kushtuar axhës së tij, ka thënë se Dom Shtjefni megjithë akuzat nga regjimi, vazhdoi të mbante lidhje me misionet perëndimore dhe iu nënshtrua dënimit të parë prej njëzet vjetësh dhe pasi nuk e pranoi shkëputjen e klerit katolik shqiptar nga Kisha Katolike Universale siç kërkonte regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe se luftoi njëkohsisht, për krijimin e një opozite politike ndaj regjimit dhe për këtë qëllim kishte patur takime dhe me përfaqësues të shteteve perëndimore, duke theksuar se pavarësisht terrorizmit shtetëror ndaj klerit katolik dhe dhunës ndaj tij, i lumi Dom Shtjefën Kurti, refuzonte, kategorikisht, përdorimin e dhunës.

I ndjeri Nikolin Kurti (majtas) është pritur me 24 Dhjetor 2021 nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, në Tiranë, Z. Skënder Durmishi. Me këtë rast Nikolin Kurti i ka dhuruar Ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, librin: “Memorandumi drejtuar Lidhjes së Kombeve nga klerikët katolikë shqiptarë Shtjefën Kurti, Gjon Bisaku dhe Luigj Gashi – Dëshmorë të Popullit Martir.” Nikolin Kurti ka marrë pjesë me bashkpuntorë në botimin edhe të librave të tjerë kushtuar axhës së tij: “I Lumi Dom Shtjefen Kurti – Dëshmitar i Kishës Martire (3-vëllime) dhe “Studime Historike, Recensione, Publicistikë” (2-vëllime).

E ndjejë veten të nderuar dhe i privilegjuar të konsiderohem nga i ndjeri Nikolin si pjesë e familjes së nderuar dhe shumë të vuajtur nga komunizmi – familjes së Dom Shtjefën Kurtit dhe nipit të tij, tani të ndjerit Nikolin Kurti – I cili la për mua këtë testament (të cilin e pranoj me përvujtëri) vetëm një ditë, para se të ndërronte jetë: Frank Shkreli ka hyrë në familjen tonë Kurti, kur ai, bashkë me meshtarin katolik Zef Oroshi, udhëhoqi protestën e shqiptaro-amerikanëve para OKB-së ndaj regjimit komunist për vrasjen e priftit Dom Shtjefën Kurti, 74 vjeç, se pagëzoi një fëmijë. Sh.flm. Frank.” (E Dielë, 9 Shkurt, 2025) Me përvujtëri dhe mirënjohje të thellë për punën tënde o Nikolin Kurti, në mbështetje të drejtave të viktimave të komunizmit dhe të Vërtetës historike për ta.

Shqiptarët janë vetë-shkatërrues- Nga Aurel Dasareti

 

Shqiptari ka kapërcyer oqeane dhe kontinente që janë galaktika larg Evropës për të luftuar për “liri” dhe “demokraci” në Libi, Irak, Siri (…), por nuk e kapërceu rrugën për të votuar në zgjedhjet nacionale në Dardani. Ata nuk janë aspak të interesuar të luftojnë për lirinë e tyre. Ishin vetëm 40% e tyre që votuan, dhe shumica prej tyre nuk zgjodhi LVV që jep shpresa, por zgjodhën partitë serbe-dashamirëse të kapura nga tradhtarët, të korruptuarit, hajdutët, antikombëtarët, të cilët në bashkëpunim me kriminelët e “listës serbe” do marrin pushtetin. Ata po shqyejnë, po e shkatërrojnë vendin, duke rikthyer Serbinë kriminele që bëri gjenocidin e fundit ndaj shqiptarëve me mbi 20 mijë shqiptarë të pafajshëm të vrarë e të masakruar në vitet 1998-99…

“Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari. (Albania 16, 15-30 korrik 1898).”

Përshëndetje të nderuar bashkëkombës. A e meritojmë lirinë? Mendoj se jo, mendimi im. Do të doja të isha gabim, por për fat të keq kjo është e vërteta. Aurel Dasareti 

Urime nga zemra paraprakisht- Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

Të dashur vëllezër dardanë,

Me rastin e zgjedhjeve të nesërme (09 shkurt 2025) dëshiroj t’Ju uroj nga zemra Juve, dardanëve të vërtetë, gëzuar fitoren e koalicionit “Vetëvendosja-Guxo”.

Me këtë urim, kam parasysh ata dardanë me dinjitet të lartë kombëtar, për të cilët është shumë i shtrënjtë amaneti i krejt dëshmorëve të lirisë, të cilët, si lulëkuqe, qëndisin krejt trojet amtare të Dardanisë. Me këtë fitore, Ju e çelikosëni edhe më tej kujtimin në nderim të tyre dhe të kryeheronjve të Saj, si Adem Jashari, Ilir Konushevci, Ahmet Krasniqi dhe shumë të tjerë.

Kam pasur dhe kam kënaqësinë që kam bashkëpunuar dhe vazhdoj të bashkëpunoj me disa Portale të nderuara, si Bota Sot, Kosova Sot, Telegrafi, Radio Kosova e Lirë, Kosova Lindore, Tetova Sot etj.

Me rastin e kësaj fitoreje, iu shpreh gëzimin dhe entuziazmin tim të thellë të gjitha këtyre portaleve dhe gazetareve të talentuara, si Albulene Muji, Arife Morina, Hava Xhukolli, Majlinda Haziri.
Kam bindjen e plotë se dardanët me ndërgjegje të admirueshme kombëtare, duhet të jenë krenarë për tri figura të shquara jo vetëm të Republikës së Dardanisë, por edhe të mbarë kombit shqiptar, si Kryeministri Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, të cilët, me qëndrimin e tyre burrëror, kanë rritur dhe konsoliduar autoritetin e vendit para opinionit ndërkombëtar.

Kini parasysh një fakt, të dashur vëllezërit e mi bashkëkombas. Ish-Shefi i UNMIK-ut në Dardani, Lamberto Zanieri, ka pasë deklaruar dikur:
“Pas ndërhyrjes ushtarake, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mori anën e Serbisë“ (Faqja e internetit “Voal”. 16 prill 2011).

Pra, prej fundit të qershorit dhe fillimit të korrikut të vitit 1999, udhëheqja dardane, me në krye agjentin e Beogradit dhe kryetradhtarin e Dardanisë Hashim Thaçi, pati nënshkruar në Bruksel marrëveshje të tilla, të cilat cënojnë rëndë sovranitetin e Republikës së Dardanisë. Ato marrëveshje poshtëruese, sidomos marrëveshja për krijimin e bashkësisë së komunave serbe, e vunë në pikëpyetje pavarësinë e vendit. Vetëm pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, treshja udhëheqëse Kurti-Osmani-Konjufca ka bërë të mundur ringritjen e autoritetit të Republikës së Dardanisë. Gjatë katër vjetëve të kaluara, kjo treshe e nderuar ka përballuar dhe vazhdon të përballojë presione absurde jo vetëm nga brukselizmi evropian, me përfaqësues Borelin dhe Lajçakun, por edhe nga sorosistët e Vashingtonit, si Eskobari dhe Grenelli, për krijimin e bashkësisë së komunave serbe, që të katër këta – mercenarë të Serbisë fashiste. Kjo katërshe mercenarësh, në bashkëpunim të ngushtë edhe me ambasadorin amerikan në Prishtinë Jeffrey M. Hovenier dhe ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill, janë ngjirur nga zëri dhe s’kanë lënë gur pa lëvizur me presionet e tyre të vazhdueshme për krijimin e bashkësisë së komunave serbe, domethënë të një shteti serb \brenda territorit të Republikës së Dardanisë, çka do të ishte një katastrofë e vërtetë, me pasoja varrosjen e pavarësisë së saj. Treshja udhëheqëse u ka dhënë përgjigjen e merituar emisarëve të brukselizmit dhe të Vashingtonit dhe para më shumë se dy javësh pati marrë një vendim me rëndësi historike për shpërbërjen e strukturave paralele. Prandaj ju uroj përsëri nga zemra dhe më bëhet zemra mal që Ju, si zgjedhës, votuat për aleancën e formacioneve politike “Vetëvendosja” dhe “Guxo”. Uniteti Juaj dhe përkrahja e fuqishme që i keni dhënë dhe vazhdoni t’i jepni kësaj aleance dhe treshes udhëheqëse, janë me rëndësi jetike për pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Dardanisë. Kini parasysh, vëllezër dardanë, treshja udhëheqëse e shpëtoi vendin nga shteti kopil serb i bashkësisë së komunave serbe, por rreziku nuk është shmangur deri në fund. Sepse brenda territorit të Republikës së Dardanisë Ju e keni një mikroshtet kopil serb, keni mikroshtetin e kishave ortodokse serbe, të cilat janë plagë e hapur në trupin e saj.

Së fundi, ju lutem ta forconi sa më shumë unitetin mes radhëve tuaja dhe ta mbështetni sa më shumë treshen udhëheqëse. Ajo treshe ka shumë nevojë për mbështetjen Tuaj. Po Jua jap këtë këshillë shumë miqësore, sepse kam parasysh një aforizëm të shkëlqyer të Nikolo Makiavelit (1469-1527) – mendimtarit, personalitetit poltik dhe filozofit italian, i cili ka thënë:

“Populli gjithmonë është më i zgjuar, më i vendosur dhe më i arsyeshëm, sesa kryeshtetari”.
Ta gëzoni fitoren që arritët në zgjedhjet e 09 shkurtit.
Me shumë respekt dhe mirënjohje.
Eshref Ymeri
Kaliforni, 08 shkurt 2025

SHKURTI I ZI I VITIT 1967 KUR SHQIPËRIA KOMUNISTE I SHPALLI LUFTË ZOTIT- Nga Frank Shkreli

Para disa ditësh në mjediset e Fondacionit të Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit në Washington u zhvillua një diskutim shumë i nevojshëm për martirët e komunizmit dhe për lirinë e fesë në përgjithësi, përfshi edhe viktimat fetare të komunizmit sllavo-aziatik në Shqipëri. Në të vërtetë, konferenca u hap me historinë e Kardinalit shqiptar Ernest Troshani- simbolit të gjallë të rezistencës fetare kundër komunizmit – ,i cili mbijetoi mundimet dhe persekutimet e regjimit komunist të Enver Hoxhës.

Përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Virxhinia kontribuan në këtë takim të rëndësishëm të pëkujtimit edhe të viktimave të komunizmit në Shqipëri duke informuar të pranishmit mbi fatin e keq të martirëve shqiptarë të tre feve nën komunizëm. Nuk jam i sigurt nëse ky diskutim në Washington u organizua në kuadër të përvjetorit famëkeq të 6 shkurtit të vitit 1967 kur Enver Hoxha mbajti fjalimin: “Revolucionarizimi i mëtejshëm i partisë dhe pushtetit”; fjalim ky me të cilin ai kishte njoftuar shqiptarët dhe botën se Shqipëria komuniste i shpallte luftë Zotit, ”ideologjisë fetare” dhe  ”zakoneve prapanike”, duke e shpallur Shqipërinë, me ligj,  kundër Zotit, vendi i parë dhe i vetëm ateist, në historinë botërore. Ky lajm i regjimit komunist të Enver Hoxhës u trajtua në atë kohë në median botërore të kohës gati si tragjikomik. Megjithëse bota i kuptonte mirë pasojat e një vendimi të tillë, Tirana zyrtare as sot e kësaj dite nuk është e vetëdijshme për pasojat e rënda që ky vendim i regjimit komunist shqiptar -pothuaj 60-vjet më parë- pati mbi shoqërinë shqiptare atëherë dhe as për pasojat që shihen edhe sot në fusha të ndryshme të jetës dhe veprimtarisë shqiptare, megjithse kanë kaluar 35 vjet nga shembja “zyrtare” e komunizmit.

Megjithëse shtypjet kundër fesë kishin filluar ç’prej vitit 1945, sidomos kalvari i Kishës Katolike dhe udhëheqësve të saj kishte qenë tepër i egër gjatë dy dekadave pas ardhjes së komunistëve në pushtet. Shumë prej klerikëve katolikë shqiptarë, por edhe të feve të tjera, myslimanë, bektashi dhe ortodoksë, u vranë ose vdiqën nën tortura të paimagjinueshme nëpër burgjet dhe kampet komuniste të regjimit hoxhist, nga viti 1945-1960. Numri i klerikëve të vrarë ose të vdekur nëpër burgje e kampe përqendrimi – bektashi, myslimanë, katolikë, dhe ortodoksë, nën torturat më çnjerëzore gjatë asaj periudhe – ndoshta nuk do të dihet kurrë. Deri më 1950-komunitetet fetare në Shqipëri ishin dobësuar aq shumë nga përndjekjet dhe vrasjet e klerikëve saqë nuk mund të flitej më për ndonjë veprimtari normale të atyre komuniteteve. Lidhjet me Vatikanin për udhëheqësit e Kishës katolike ishin shpallur kundër ligjit. E gjithë kjo ndërsa, në të njëjtën kohë, Kushtetuta e Shqipërisë garantonte lirinë e fesë dhe të ndërgjegjes. Kështu që në Shkurt të vitit 1967, kur diktatori Hoxha mbajti fjalimin kundër “influencave fetare” dhe “zakoneve prapanike”, influenca e feve në shoqërinë shqiptare pothuajse ishte zhdukur.

Si rrjedhim, pas fjalimit të diktatorit Enver Hoxha më 6 Shkurt, në Maj të vitit 1967, të gjitha kishat, xhamitë e teqetë që ishin ende të hapura, u mbyllën ose u shembën, ndërkohë që në Nëntor të të njëjtit vit, revista “Nëntori”, kishte njoftuar se, gjithsej në Shqipëri u mbyllën 2,169 objekte fetare dhe bëri njoftimin absurd se Shqipëria tani ishte, zyrtarisht, “shteti i parë ateist në botë.”  Gjatë kësaj kohe, shumica e këtyre objekteve fetare, siç dihet, u shëndrruan në qendra sportive dhe kulturore për edukimin ideologjik të rinisë. Revista “Nëntori” mburrej në atë kohë duke shkruar për këtë fushatë anti-fetare se partia dhe shoku Enver ia kanë caktuar “rinisë revolucionare” detyrën e zbatimit të këtij “misioni të madh e historik” dhe se nën udhëheqjen e ndritur të partisë dhe shokut Enver, Shqipëria është shteti i parë ateist në botë,- shkruante në atë kohë, revista “Nëntori”. Fjalimi i diktatorit Hoxha me 6 Shkurt 1967 ishte vaj në zjarrin e fushatës së dhunshme anti-fetare që regjimi enverist po zhvillonte ç’prej ardhjes në fuqi në Shqipëri.

Se si dikush, sot, në nivele zyrtare, politike e akademike, të shoqërisë shqiptare ende tregohen nostalgjikë për regjimin e Enver Hoxhës dhe të deklarohen krenarë për këtë histori të tmershme, ose që, zyrtarisht, të anashkalohen në heshtje këto krime të regjimit komunist të Enver Hoxhës. Unë e kam të pamundur ta kuptoj. Nuk kuptoj se si klasa politike shqiptare e 30-viteve tranzicion deri më sot nuk ka gjetur ende forcën morale dhe politike për t’u përballur me historinë komuniste dhe për të dënuar krimet e komunizmit, përfshirë ato kundër tri feve kryesore të shqiptarëve dhe klerikëve të tyre dhe shkatërrimin fizik të shumë xhamive, teqeve dhe kishave, në të gjithë Shqipërinë. E që nostalgjikët e komunizmit të kujtojnë data të tilla, si 6 Shkurti 1967, jo se jo!

Më poshtë mund të lexoni deklaratën e “Vendit të Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër ; “i pari vend kujtese i ngritur në Shqipëri, i cili trajton periudhën e së kaluarës komuniste të vendit tonë”. Ja postimi i plotë i deklaratës në fjalë nga “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër, me rastin e fjalimit të Enver Hoxhës me 6 Shkurt 1967, kur premtoi shkatërrimin e faltoreve dhe zhdukjen e klerikëve fetarë të Shqipërisë: të, “djegim në zjarr dhe t’i zhdukim ato nga faqja e dheut”.

————————————————————

Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës – Site of Witness and Memory pse, ligjet tona do të na ndalojnë neve që të djegim në zjarr dhe t’i zhdukim ato nga faqja e dheut?» Enver Hoxha, 6 shkurt 1967.

Shembja dhe shkatërrimi i “gurëve të besimit”.

 

Në fillimet e veta, diktatura komuniste edhe pse sekuestroi shumë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme nga komunitetet fetare, një pjesë të objekteve të kultit ua la në përdorim, për të kryer të gjitha shërbesat fetare. Deri në vitin 1967 shumë kisha, xhami dhe teqe vazhdonin funksionin e tyre rregullisht edhe pse presioni diktatorial ishte i lartë dhe frika për t’i frekuentuar ata nga ana e popullsisë ishte e madhe. Fjalimi “programatik” i mbajtur nga Enver Hoxha me 6 Shkurt 1967: “Revolucionarizimi i mëtejshëm i partisë dhe pushtetit”, vuri në lëvizje “masat e gjera popullore, nxënës, punëtorë e kooperativistë” që të finalizonin luftën kundër klerit me aksionin e mbylljes dhe shkatërrimit të objekteve të kultit. Me 15 shkurt nisi vendosja e fletë rrufeve në dyert e institucioneve fetare. Me 27 shkurt një urdhër sekret, i cili mbante firmën e diktatorit i dha hovin shkatërrimit në masë të objekteve të kultit. Objekti i parë, i cili u shkatërrua ishte Manastiri i Shën Vlashit në Durrës. Me rradhë filluan të shkatërroheshin shumë xhami, teqe dhe kisha në të gjithë Shqipërinë. Shumë objekte të tjera u kthyen në stalla, klube rinie, reparte ushtarake, depo ose magazina. Në bazë të raportit informativ “Mbi Rezultatet e para të luftës kundër fesë dhe disa masa për thellimin e mëtejshëm të saj”, të datës 30 gusht 1967, në Shqipëri ishin shkatërruar apo tjetërsuar gjithsej 2169 objekte kulti, prej të cilave 740 xhami, 609 kisha orthodhokse, 158 kisha katolike e 530 teqe. Bashkë me institucionet fetare u mor në dorëzim pasuria e tyre. Me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor Nr. 4263 të vitit 1967 pasuritë e paluajtshme të komuniteteve fetare i kaluan në pronë shtetit, ose iu dorëzuan kooperativave. Kishat, xhamitë, teqetë etj., të cilat ndodheshin në qytete i kaluan komiteteve ekzekutive, kurse ato në fshatra i kaluan kooperativave bujqësore. Gjendja e arkave dhe llogarive rrjedhëse të të gjitha institucioneve fetare deri në fund të muajit mars të atij viti ishte 19.593.070 lekë. Të gjitha këto të dhëna paraqiteshin si një sukses i arritur nga shteti komunist, në një kohë fare të shkurtër.

 

Më poshtë po shfaqim disa postera propagandues kundër fesë, të cilët ishin të ekspozuar në Muzeun Ateist të Shkodrës”, përfundon deklarata e Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës – Site of Witness and Memory”,  kujtim të 6 Shkurtit, Ditës së zezë të vitit 1967 kur Shqipëria komuniste e Enver Hoxhës i shpalli luftë Perëndisë duke u bërë zyrtarisht shteti i parë ateist në botë!

Peter SORENSEN, emisari i BE-së, duhet të trajtojë diskriminimin e krahinës shqiptare në Serbi- Nga REFIK HASANI

 

Me rastin e emërimit nga BE-ja të diplomatit Danez emisar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Emisari i BE-së Peter SORENSEN është vazhdues pas mandatit gati pesëvjeçar të Mirosllav LAJÇAK.

Diplomati me një përvojë të gjatë diplomatike në strukturat e BE-së ka ushtruar disa detyra, një ndër to edhe si përfaqësues i posaçëm i BE-së për Bosnjë e Hercegovinë dhe Shef i zyrës së BE-së në Sarajevë.

Peter SORENSEN ka qenë edhe Shef i delegacionit të bllokut evropian në Shkup.

Emisari i BE-së duhet të vizitojë krahinën shqiptare që përfshin Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Ish emisari i BE-së Mirosllav LAJÇAK, si përfaqësues i posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, asnjëherë nuk i ka kërkuar me ngulm dhe nuk i ka bërë presion Serbisë pas përfundimit të luftës së UÇPMB-së, për zbatimin e Marrëveshjes së Konçulit, por edhe respektimin e Referendumit të 1 e 2 mars 1992, që të dalë në mbrojtje të vullnetit plebishitar të kësaj Krahine.

Ish emisari i BE-së Mirosllav LAJÇAK, asnjëherë s’ka kërkuar që Serbia të kthejë Lapidarin e UÇPMB-së në Preshevë.

Shqiptarët, të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Republikë së Serbisë, janë të diskriminuar, pasi po na pasivizohen adresat dhe po ndodh një pastrim etnik-një dëbim dhe diskriminim, mungon Universiteti në gjuhën Shqipe, rregullimi me Ligjë i përdorimit të Simbolit tonë Kombëtar shqiptar, Flamurit, dhe përfaqësimi proporcional në nivelin lokal dhe Qendror.

BE-ja këmbëngul për Këshillin Nacional të pakicës Serbe në Kosovë, por ka harruar luftën e UÇPMB-së, Marrëveshjen e Konçulit dhe Referendumin 1 e 2 Mars 1992.

Atë që kërkon Serbia për pakicën Serbe në Kosovë- ua mohon shqiptarëve në Serbi- këtu kemi dy standarde.

Emisari Peter Sorensen duhet ta dijë se, në mbylljen e bisedimeve Beograd-Prishtinë, nuk mund të mbetet çështja e pazgjidhur e krahinës shqiptare në Serbi.

BE-ja promovon vullnetin e shumicës prandaj, do të duhej të mos mbështesin me dy standarde në këtë rast mbështesin pakicën Serbe në Kosovë, por po harrojn Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoci që në vitin 1992 kanë mbajtur dhe organizuar Referendum.

Mbesim me shpresë se njohuritë e emisarit të BE-së, Peter SORENSEN,do ti shërbejnë: ai ishte si këshilltar edhe në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), përfaqësues i posaçëm i përfaqësuesit të lartë të BE-së në Serbi, por edhe ka përvojë në misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kroaci.

Krahina shqiptare është Rajoni më i pazhvilluar në gjithë Evropën. Shqiptarëve nuk mundë t’ju mohohen të drejtat që i gëzon pakica Serbe në Kosovë, duke përfshirë edhe të drejtën e ulëseve të rezervuara në Parlamentin e Serbisë.

Peter SORENSEN duhet të trajtojë diskriminimin e krahinës shqiptare në Serbi, dhe kështu nuk do t’i përsëritë gabimet e rënda të paraardhësit, duke praktikuar dy standarde për dy pakica.

Autor i vështrimit Refik HASANI

Nuk e lejojmë Grenell, opozitën, mediat e shitura të Kosovës dhe Vuçiqin ta kthejnë Serbinë në Kosovë- Nga Agim Aliçkaj

E dua Amerikën, shpëtimtaren e kombit tim, me zemër. Na ndihmoi ta shporrim okupatorin Serb nga tokat shqiptare ma dha lirinë e shprehjes pa frikë.
Nuk e lejojmë Grenell, opozitën, mediat e shitura të Kosovës dhe Vuçiqin ta kthejnë Serbinë në Kosovë. Kjo do të ishte vepër e rëndë kundër Kosovës dhe interesave Amerikane në Evropë.
KM Albin Kurti bën pjesë ndër liderët demokratik më të mirë të Evropës.
President Donald J. Trump preferon liderë të fortë si KM Kurti. Këta të dy dy e bëjnë Amerikën dhe Kosovën të fortë.
MAKE AMERICA AND KOSOVA GREAT! TOGETHER FOREVER !
Sulmet e Serbisë dhe agjentëve të saj nuk më frigojnë. Përpara deri në fitore!
Populli im i dashur i Kosovës, voto për KM Albin Kurti.

Çështja çame kërkon zgjidhje brenda standardeve të BE-së Nga Isuf B.Bajrami

Udhëheqësit e BE-së, si pasues të iluminizmit për të drejtat universale të njeriut, duhet ta këshillojnë mirë Greqinë për përparësitë që duhet t`i japë institucionalizimit dhe konsolidimit të proceseve dhe qëndrimeve demokratike, në mënyrë që një kuadër politik i stabilizuar të mund të eliminojë krizat. BE-ja duhet të artikulojë qartë, për sa kohë në këtë vend do të funksionojë një strukturë ligjore dhe një qeverisje që respekton të drejtat e njeriut, drejt qëllimeve të demokracisë. Parë në këtë këndvështrim, toleranca e BE-së pa kushte për këtë vend anëtar të saj nuk të çon asgjëkund. Politika e të drejtave të njeriut, e cila po merr shtrirje globale, duhet të mbështetet në një bindje të fortë racionale, nëse duan që demokracia të mbijetojnë edhe në Greqi.

Në Greqi, kombësia dhe shtetësia vlerësohen në bazë të përkatësisë religjioze dhe jo nga karakteristikat kryesore të kombësisë, si gjuha dhe kultura.

Greqia edhe sot nuk njeh minoritete në territorin e saj dhe injoron në mënyrë absurde dhe të pandërprerë të drejtat legjitime të popullsisë autoktone çame. Mbi 300 mijë çamë të besimit ortodoksë jetojnë në rajonin e Thesprotisë, flasin shqip brenda shtëpive dhe ruajnë identitetin e tyre shqiptar, por askush nuk i njeh si grup etnik, nuk gëzojnë asnjë mbrojtje, nuk kanë asnjë status, asnjë shkollë në gjuhën shqipe.

Çështja çame është e njohur qysh me traktatet e vitit 1913, por grekët, me gjenocide dhe spastrime etnike, dëbuan çamët, duke kujtuar kështu se e mbyllën përfundimisht problemin me shqiptarë.
z.Rama,Ju tregoni mohim për një pjesë të qytetarëve tuaj me origjinë çame, duke mos u dhënë atyre minimumin e respektit si persona të pavarur për të gëzuar të drejtat dhe pasuritë e tyre, i cili do të ishte një kusht qytetarie në një shoqëri me një minimum dinjiteti.

Çamët të cilët jetojnë në Shqipëri,janë nënshtetas grekë, pasi kështu figurojmë në regjistrat e gjendjes civile në Thesproti (Çamëri). Dekreti për heqjen e nënshtetësisë nga Qeveria shqiptare në vitin 1953 është në kundërshtim flagrant me të drejtën ndërkombëtare dhe konsiderohet si një veprim i paprecedent.

Trajtimi mohues dhe i vazhdueshëm, në të njëjtën linjë me qeveritë greke, trajtimi jodemokratik i kërkesave legjitime të kësaj popullsie është jo vetëm një politikë e keqe, por tregon edhe një mungesë themelore respekti për institucionet evropiane dhe institucionet ndërkombëtare të së drejtës.

Greqia duhet të zbatojë standardet e BE-së për çështjen çame dhe për çështjet e tjera të minoriteteve dhe t`i referojë ligjet e saj në përputhje me këto standarde.

Çamët janë qytetarë të civilizuar dhe komunikues, që e vlerësojnë të shprehurit e vetvetes, të formimit të opinioneve dhe të planeve për jetën nëpërmjet dialogut racional.

Çamët kërkojnë që në sistemin e rendit të lirisë edhe çamët të fitojnë statusin e të drejtave themelore, domethënë t`u akordohet një mbrojtje, siç është parashikuar në konventat më të njohura ndërkombëtare, që Greqia i ka firmosur me servilizëm.

Të shkelën të drejtat natyrore të një personi ose të një popullsie të tërë si në rastin çamë,do të thotë ta degradosh atë person dhe atë grup në një mënyrë mizore.

Greqia po e vazhdon edhe sot logjikën e mbrapshtë diskriminuese, gjersa nuk pranon në asnjë rrethanë të negociohet për problemin çam, duke deklaruar me nervozizëm se ky problem nuk ekziston! Qeveria greke, ka një besnikëri (monstruoze) morale ndaj së kaluarës aspak të lavdishme të dhunës e spastrimit etnik, përderisa krenohet në sheshet publike të kryeqytetit me përmendore të kriminelëve si Napoleon Zervas.

Çdo grup etnik apo krahinor ka të drejtën e ruajtjes jo vetëm të trashëgimisë kulturore, të identitetit historik dhe të krenarisë racore, por edhe të drejtën për të poseduar pronat e tij të trashëguara. Madje duhet të zotëron edhe të drejtën dhe detyrimin për të gjeneruar nga këto prona të ardhura e të mira materiale për vete.

Popullsia çame, duke u rikthyer në territoret e saj, synon brenda një etniteti politik jo vetëm të drejtën e posedimit të pronave, por edhe të vendimit për gjithçka që ka të bëjë me identitetin e tij (arsimin, artin, kultin e së kaluarës) gjithnjë duke mbetur besnik ndaj Atdheut të tyre autokton. Rajoni i Çamërisë, mjaft pjellor e i begatë, nga keq-qeverisja greke është vënë në gjendje “inkubacioni” disavjeçar, duke mbetur pothuajse i pazhvilluar, në varësi të politikave të ndjekura, që përkthehen në përbuzje shtetërore dhe nënvleftësim i territorit, edhe pse është një parajsë e vërtetë jo vetëm turistike, por edhe ekonomike. Ato do të sjellin vetëm përfitime në favor të së mirës së përgjithshme.

Çamët kërkojnë dhe janë të bindur se me hir apo me pahir, por gjithmonë në rrugë demokratike, do të kthehen në trojet e tyre autoktone shumë shpejt, pasi asnjëherë shteti grek nuk do të jetë i justifikuar duke vepruar në kundërshtim me të drejtën çame.

Vend i Lekës,07.02.2025

MASKARADA PARAZGJEDHORE – ABUZIMI I VRAZHDË – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

      Për tre muaj radhazi vazhdon fushata parazgjedhore, ndërkohë që ligjërisht përcaktohet në një afat një mujor. Ky është abuzimi i parë. Vardisja e bujëshme përgjatë fushatës, shumë mijëra ditë pune të humbura, është abuzimi i dytës. Shpenzime enorme organizative, agjitative është abuzimi i tretët.
     Populli në përgjithësi dhe dhe KQZ, në veçanti, ka porositur për lista emërore të pastra, pa cene. LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje, e ka zbatuar, besnikërisht, këtë kriter bazë. Ndërsa PAN-i, (lexo – partitë banda: PDK, AAK, NISMA), listat emërore i kanë të pista. Një deputet i CDU të Merkelit, deklaroi  në Bundestag-un gjerman se “kur i jep dorën një zyrtari i lartë të Kosovës, më duhet t`i lajë duart fort me sapun, sepse i kanë duart e lyra me gjakun e bashkatdhetarëve të tyre, kundërshtarë politikë”. Pa i paragjykuar kandidatët e rinj, rishtarë, garda e vjetër, e ricikluar, janë rrast të kriminalizuar. Eksponentët  e tyre partiakë përballën me hetime, arrestime, dënime, por edhe lirime të parakohshme dhe kurrë me pafajësi meritore. Ndërkohë që betohen se listat e tyre janë “të pastra si loti!” Në një shtet normal assesi nuk do të lejoheshin të jenë persona publik, thjeshtë, si pjesë e një -Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale-, që kanë përgjakur Kosovën. Për partizat tjera shqiptare apo ato minoritare, nuk e di dhe nuk flas dot.
     Kosova ndodhet para proceseve delikate dhe, qëllimisht, të koklavitura dhe të zvarritura, tërësisht, të panevojshme nga ndërkombëtarët. Përndryshe, me shpalljen  e pavarësisë në kufijtë e saj, madje të njohur ndërkombëtarisht, të konfirmuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare të Drejtësisë, problemi i Kosovës duhej konsideruar i mbyllur.
     Opozita PAN-iste, përgjatë këtij 4 vjeçari, e mësuar me mrizmin kafshëror në pushtet, duke mos e duruar opozitarizmin, është bërë palë me Serbinë, në luftimin e qeverisë, me qëllim të rikthimit në pushtet, bilëz, qysh në muajt e parë të qeverisjes të saj. Të gjitha veprimet për shtrirjen e sovranitetit, njësoj si Serbia, i quanin demagogji, me qëllim të përfitimit të elektoratitit!
     Opozita PAN-iste ka aktivizuar SHIK-un e saj kriminal. Mjafton ta kujtojmë fushatën në Ferizaj, ku eksponentët e SHIK-ut ishin skajshëm aktiv.
     LDK-ja e drejtuar nga kryetari Lumir Abdixhiku, përgjatë gjithë fushatës, është shquar për përformancë të shkëlqyer në të gjitha paraqitjet publike. Sjellje korrekte dhe pjesëmarrje masive, që na kujtojnë kohët e shkuara, të kryezotit të LDK-së Presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova.
     Akademik Kujtim Shala, sqaroi se shprehja, në zemërim e sipër, për Kurtin, lidhur me dialogun në Ohër, e cila konsiderohet si lapsus, edhe pse nuk është nënshkruar nga palët, e quan -non paper-, është një aksident.
     Përfolja për kryetar Lumirin , lidhur me zhvendosjen e fotografisë së Rugovës, nuk është aksident, por çështje teknike. Megjithatë, kjo dilemë e stisur tek qytetarët, duhet sqaruar dhe hequr, qoftë edhe përmes zëdhënësit të LDK-së.
     Çështja e slloganit -për ndryshimin-, mendoj se ky ndryshim ka ndodhur në Kuvendin e 10-të të jashtëzakonshëm të LDK-së. Përndryshe, po të vazdohej me klanin e Isa Mustafës, LDK-ja sot do të duhej të luftonte për të arritur pragun e 5 %-shit, bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të shkuara, kur LDK-ja mori vetëm 10.5 %, pasi dy partizat tjera ishin hisedare. Askush nuk është i pranueshëm për të gjithë qytetarët, përfshi edhe kryetarin Lumir Abdixhikun. Por, gjithësesi, zgjedhja e tij, me votim të fshehtë dhe demoktatik, madje nga një Kuvend mjaft selektiv i klanit paraprak, dëshmon se ishte fitues meritor. Megjithatë, jo vetëm nga ndoca të anashkaluar, më saktë, të lënë jashtë Kryesisë dhe Këshillit të Përgjthshëm të LDK-së, por edhe brenda saj, kryetari vazhdon të sfidohet, madje të sabotohet! Dhe, sabotimi i kryetarit, është sabotimi i partisë. Miqësinë me PAN-in nuk e harrojnë dhe nuk e fshehin as dëshirën e koalicionit me atë!
     Mjedisi politik i Kosovës, ësht i kontaminuar, deri në helmim. Nuk ka shumë hapësirë për të zgjedhur, por le ta kujtojmë Presidentin Rugova: “Zgjodhëm të keqen më të vogël, por jo edhe më pak kriminale!” Të thuash se LVV është më e keqe se PAN-i, vrastar i FARK-ut dhe të LDK-së, është sa jo reale, aq edhe e marrëzishme.
     Profesor Kujtim Shala çështjen e koalicionit e la të hapur: “Njëherë të fitojmë zgjedhjet, pastaj flasim për koalicionet. Kushti i LDK-së është posti i kryeministrit, përndryshe do të jemi opozitë aktive dhe konstruktive”.
     Përflitet se me hile është vënë një klauzolë, e brendshme, nëse LDK mbetet e ranguar e treta, kryetar Lumiri duhet ta lerë kryesimin  e LDK-së! E çfarëdo përmase që të jetë humbja e radhës, qoftë edhe fundit, Lumiri assesi nuk mund të fajësohet. Sepse shthurja e LDK-së filloi pas shuarjes të Presdentit Rugova dhe sidmos me shuarjen e aktivave, ndryshimin e statutit të saj. Përndryshe, Lumiri e ngjalli, e ngriti nga hiri, e ringjalli partinë në prag të shuarjes, duke e zënë vendin e parë, në zgjedhjet komunale, me 9 (nëntë) komuna të fituara.
     Edhe nëse LDK-ja nuk do të arrijë rezultatin e pritshëm, në zgjedhjet e 9 shkurtit, assesi nuk duhet të bie në dëshpërim. Përkundrazi, duhet ta vazhdojë mobilizimin, angazhimin aktual, sikur në një kohë të afërm do të jemi para zgjedhjeve të radhës. Për ndryshim nga partitë-banda të PAN-it, të cilat as që provuan të nismojnë reformat, edhe pse qenë po aq humbëse sa edhe LDK-je, sepse krimet numerike vrastare e hajnore, ia pamundësojnë çfarëdo ndërmarrje për reforma, ngaqë eksponentët e këtyre subjekteve politike kanë vepruar si “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”. Dhe, “hiq një kashtë, e dali gjashtë”, – thotë urtësia.
     Ndërsa LDK-ja e përjetoi rëndë humbjen e pritshme, të shkaktuar nga një klan, brenda kryesisë të LDK-së, duke anashkaluar me mos përfillje elektoratin, anëtarësinë, Këshillin e Përgjithshëm, Grupin e deputetëve, madje edhe vetë Kryesinë e partisë! Një guxim i tepëruar i lidershipit skandaloz, i cili, për gjëmë e shkaktuar LDK-së kurrë nuk tregoi pendesë dhe as nuk kërkoi falje LDK-së dhe popullit të Kosovës, për ekzekutimin e djemëve dhe burrave më të mirë të Atdheut!
     Lidershipi aktual, fitues apo humbës të zgjedhjeve, të 9 shkurtit 2025, duhet të bëjë analizë të thellë, të sinqertë e profesionale, të zikzakeve të LDK-së të pas Rugovës, kryesisht, humbjeve, pa asnjë fitore, përmes një debati të hapur dhe shumë të përgjegjshëm. Të vazhdojë reformat partiake, të lëna në gjysmë, gjë që po i kushtojnë shumë partisë, madje deri në ngulfatje. Guidë duhet të jetë rugovizmi, si rruga gjithnjë aktuale dhe e dëshmuar si shumë e suksesshme. Ndoshta, si risi, nëse arrihet pajtueshmëri për lejimin e fraksionit të brendshëm e tipit gjerman, CDU-CSU, të cilat funksionojnë, harmonishëm, që nga pas Lufta e Dytë Botërore, lë të shtohet edhe kjo në statutin e partisë.
     LDK-ja, në fushatën e tanishme, solli standarde të reja të organizimit dhe të veprimit fushator. Kjo ka krijuar një bazë solide, që, në mos tani, për zgjedhjet e radhës, ka krijuar një premisë favorizuese, për ta avancuar LDK-në në vendin e parë, duke e rikthyer atë në kryzonjë, si në epokën rugoviane.
     Një shembull paraprijës, se si mund të ngritet një parti politike, e shkuar në prag të humbjes, katër vjet më parë, fituese bindëse e zgjedhjeve lokale, në vitin 2021. Kryetari i komunës të Istogut, Ilir Ferati, me ekipin e tij simpatik dhe ia doli me shumë sukses, duke krijuar një standard të ri zgjedhor dhe punues. Përformanca e udhëheqjes komunale, u shpërblye më vendin e dytë, në nivel të Republikës të Kosovës.
     Pamëdyshje, Kosova është para proceseve, sa të rëndësishme, aq edhe të rrezikshme, të stisura nga Serbia me aleatët e saj, armiq të Kosovës. Për çudë, edhe shtetet e Quintit, ranë nën ndikimin e propagandës serbo-ruse dhe ngulmojnë me kërkesa absurde, siç është krijimi i Asociacionit, i konsideruar si – kancer i Kosovës -, nga ekspertë të botës akademike nga SHBA, Anglia, Gjermania, Austria, Holanda dhe shtete tjera evropiane dhe ballkanike. Për këtë fatalitet i referohen krijimit të Asociacionit të 14 komunave serbe në Bosnje-Hercegovinë, duke mundësuar themelimin e “Republika Srpska” atje, e cila ka asfikësuar shtetin boshnjak.
     Këtë krijesë fantazmë e ka kundërshtuar LVV dhe, së fundi, edhe LDK-ja. Ndërsa partitë e koalicionuara, dikur, në PAN, PDK-AAK-NISMA, janë zotuar se me marrjen e pushtetit, do ta krijojnë Asociacionin. PAN-istët, njësoj si shefi i tyre, Hashim Thaçi, duke qenë të shantazhuar me dosje të bollshme e faktike kriminale, në këmbim të lirisë personale e grupore të tyre, janë të gatshëm për të pranuar çfarëdo zgjidhje, qofshin edhe “kompromise të dhimbshme”, siç thoshte përsëritshëm Hashimi. Dhe, kjo ka ndodhur me nënshkrimin e marrëveshjeve fatale të Demarkacionit dhe të “Zajednicës”.
     Në sulmin frontal kundër LDK-së, është angazhuar PAN-i, me aleatët e tij. Ata vazhdojnë ngritjen artificiale të kandidatit të PDK-së, Bedri Hamza. Kur LVV, me slloganin adekuat: “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”, më 29 shtator 2018, organizoi protestën më të madhe, të të gjitha kohërave, gjymë-milionshe, kundër bandës shtetërore e pushtetare, të kryebandit, Hashim Thaçi, lakejtë e Hashimit, kuadro  të tij, Bedri Hamza, Rashit Qala, Abelard Tahiri, e shoqëronin atë, në varkën e kriminelit Radoiçiq, nën mbrojtjen e banditëve të tij. Kjo protestë ishte një parathënie, se “komandantët” pa ushtarë, sabotues të paqës dhe të luftës, mujshorë, vrastarë dhe hajna, duhet të zinxhirosën.
     Përgjatë gjithë fushatës, partitë-banda të PAN-it, thirrën në luftën e pa bërë, amnistojnë krimet dhe kriminelët, pa thënë asnjë fjalë keqardhje për 1826 vrasjet politike, kryesisht, kundërshtarë politikë shqiptarë, si ushtarakët luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës; kuadro, veprimtarë dhe aktivistë të LDK-së; gazetarë të luftës; por edhe  brenda llojit, veprimtarë të hershëm të LPK-së, për ta shmangur konkurrencën në perspektivë.
    Tashmë, dihet botërisht se LDK-ja e bëri paqen dhe luftën. Ajo e financoi bukën dhe Luftën e Kosovës. Por që LDK-ja po i heshtë faktet!? Ndërkohë, këto atribute po i përmendin dhe përsërisin, madje në çdo tubim subjektet e PAN-it, pa harruar as “shtet-ndërtimin” e tyre. E vërteta është se njëfarë “UÇK-je të LPK-së”, të themeluar në “Bllokun e Zi” të Tiranës, kurrë nuk e futën në luftë. Përkundër, ata sabotuan  luftën dhe i akuzojnë për tradhti katërshën e zezë: Hashim Thaçin, Azem Sylën, Xhavit Halitin, Kadri Veselin, sipas renditjes të pozitave në atë kohë, duke i akuzuar për tradhti. Këtë e thonë themeluesit e kësaj UÇK-je, përfshi edhe Jakup Krasniqin, më i zëshmi.
     Druaj se kompozimi i qeverisë pas zgjedhjeve, mund të bëhet problematik, krizë qeveritare. Rikthimi në pushtet i “komandantave” kriminelë dhe hajna, do të ishte gjëmë për Kosovën. LVV, e cila di dhe mundë të tubojë gjysmë milioni njerëz në protestë, vështirë që do ta dorëzojë pushtetin tek njerëzit e shantazhuar nga Serbia me aleatët e saj. Dorëzimi i pushtetit tek ata, pra, PAN-i, është parathënie e bërjes të Serbisë hisedare në Kosovë, rrjedhimisht, dorëzimin e një pjese të territorit të saj Serbisë agresore. Kjo është provuar, madje, katërcipërisht, në rastet e nënshkrimeve të marrëveshjeve fatale për Kosovën, me fqinjët lakmitarë dhe veprime tjera, nga pushtetari dhe shtetari, rrast i shantazhuar, me dosje të krimeve faktike, Hashim Thaçi dhe “komandantët” e tij.
     Një porosi-amanet e Rugovës ishte: “Njerëzit e shantazhuar të mos lejohen të ngritën në pozita të larta shtetërore e pushtetare, sepse janë të rrezikshëm për shtetin e Kosovës, për Atdheun! “Uroj që LDK-ja të jetë e përgjegjshme dhe assesi të mos bëhet palë me bandën e PAN-it dhe SHIK-ut vrastar të saj. Edhe nëse subjektet politike, rrast të kriminalizuara, përdorin armën e fundit bojkotin grupor, për pengimin e krijimit të qeverisë paszgjedhore, LDK-ja, me asnjë çmim apo joshje, nuk duhet të bëhet pjesë e skenarit të zi dhe thellësisht kundra-kombëtar.

Send this to a friend