Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj në fjalimin e tij tha se ata janë bashkuar në shesh jo vetëm për të kundërshtuar qeverinë antikushtetuese mirëpo edhe më të reaguar bashkimin i cili do të fitoj në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.
Lexo fjalimin e Fatmir Limaj:
Ne po vazhdojmë me kundërshtimin e kësaj qeverisje anti-kushtetuese. Këto dy kërkesa të opozitës do të vazhdojnë të jenë derisa ky koalicion antikushtetues provon ti legjitimojë.
Nga Sheshi “Skënderbeu” ne i bëjmë thirrej këtij koalicioni ta jap dorëheqje. Ky koalicion ka shkelur kushtetutën e tij. Kjo Qeveri në vend se të punoj të përmisoj jetën e qytetarëve të saj ajo vazhdon ta mashtroj atë. Siç e keni parë ditëve të fundit kanë nisur të shesin para popullit një pazar. Po i marrim vizat e po japim tokë.
Ne i meritojmë vizat dhe asnjë centimetër tokë nuk e japim. Nuk do të shkoj shumë kohë dhe do të shihni tjetrin Pazar. Po e pranojmë zajednicën e po e krijojmë ushtrinë. As Zajednicën e po ushtrinë. Imagjinoni ky koalicion vetëm një preokupim e ka. Pazarin e me interesat e vendit të tij.
Nga sot e tutje po japim shpresën për ndryshim sepse edhe më tutje ky koalicion do të ketë përballë një koalicion jo vetëm për të kundërshtuar mirëpo edhe për të fituar në zgjedhjet që do të vijmë. Ata premtuan shëndetësi më të mirë e kurr më keq nuk ka qenë, njëjtë edhe me arsimin. Ata premtuan investime direkte në Kosovë, kurrë më pak nuk ka pasur investime. Premtuan qindra mijëra vende pune e asnjë njeri nuk është punësuar në Kosovë.
Komentet