VOAL

VOAL

Liga e Kombeve, Ronaldo në krye të Portugalisë për turneun final

May 23, 2019

Komentet

Shqipëria dhe Kosova në vazon e 3-të, shmanget përplasja vëllazërore

E diela ka zgjidhur shumë enigma sa i takon rrugëtimit të Shqipërisë dhe Kosovës në Play Off të Botërorit. Nuk do të ketë një përballje direkte mes kuqezinjve dhe dardanëve, pasi ty dyja do të bëjnë pjesë në vazon e 3-të, çka do të thotë se është e pamundur të “përplasen”.

Triumfi i Irlandës ndaj Hungarisë dhe humbja e ekipit të Sylvinhos ndaj “3 luanëve” kanë hedhur poshtë të gjitha hipotezat.

FIFA do të publikojë renditjen zyrtare më 19 nëntor, ndërsa një ditë më vonë, më 20 nëntor në Nyon, Shqipëria dhe Kosova do të mësojnë rivalët e Play Off.bw

Shorti – Shqipëria dhe Kosova në ‘play-off’, a do ketë përballje direkte?

Kjo e diel ka zgjidhur shumë enigma sa i takon rrugëtimit të Shqipërisë dhe Kosovës në Play Off të Botërorit.

Nuk do të ketë një përballje direkte mes kuqezinjve dhe dardanëve, pasi ty dyja do të bëjnë pjesë në vazon e 3-të, çka do të thotë se është e pamundur të “përplasen”.

Triumfi i Irlandës ndaj Hungarisë dhe humbja e ekipit të Sylvinhos ndaj “3 luanëve” kanë hedhur poshtë të gjitha hipotezat.

FIFA do të publikojë renditjen zyrtare më 19 nëntor, ndërsa një ditë më vonë, më 20 nëntor në Nyon, Shqipëria dhe Kosova do të mësojnë rivalët e Play Off.

“Shihemi në Botëror”, Tuchel: Shqipëria është e fortë! Pësoi vetëm 5 gola, 4 ja shënuam ne!

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, foli pas duelit ndaj Shqipërisë, ku nuk i kurseu elozhet ndaj kuqezinjve.

Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “Supersport”, ai u shpreh:

“Nuk ishte e thjeshtë. Ishte një ndeshje e vështirë, sicc e kemi parashikuar. Shqipëria është e fortë, ka pësuar 5 gola, 4 nga ne. Ka stadium të mirë, skuadër me cilësi dhe trajner të mirë. Skuadra ka bërë progres, ka mundësi për të bërë më mirë.

Jam shumë krenar për rekordin, e 0 golave të pësuar. Është e mundur të shihemi në Kupën e Botës, i kemi të gjitha mundesitë dhe kualitetet. Ishte e rëndësishme të shënonim golin e parë të ndeshjes, morëm një avantazh të jashtëzakonshëm dhe arritëm ta menaxhonim”, u shpreh Tuchel.

Prindërit e Rey Manajt vizitojnë muralin në Mitrovicë kushtuar golit historik ndaj Serbisë

Rey Manaj vazhdon të jetë një nga emrat më të dashur për tifozët shqiptarë, sidomos pas golit vendimtar që shënoi muajin e kaluar në fitoren historike të Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskovc. Ai gol u kthye menjëherë në simbol uniteti dhe krenarie kombëtare.

Në Mitrovicë, si shenjë nderimi, u realizua një mural i veçantë që paraqet festën e Manajt dhe gjestin e shqiponjës, duke përjetësuar emocionet e asaj nate. Ditët e fundit, prindërit dhe vëllai i sulmuesit – me origjinë nga Lushnja – udhëtuan drejt Mitrovicës për ta parë nga afër muralin.

Familja e Manajt u prit nga ish-futbollisti i njohur dhe trajneri aktual, Emin Baliqi, i cili i shoqëroi gjatë vizitës. Rey Manaj publikoi në rrjetet sociale foton e prindërve të tij para muralit, duke shprehur krenarinë dhe lidhjen e fortë familjare në këtë moment të veçantë.

Ndërkohë, Kombëtarja shqiptare po përgatitet për sfidën e fundit të fazës së grupeve ndaj Anglisë në “Air Albania”, një ndeshje shumë e rëndësishme për ëndrrën e kualifikimit në Kupën e Botës.

ZYRTARE/ Shqipëria mëson vazon e saj për shortin e të enjtes në play-off të Botërorit

Shqipëria ka mbyllur grupin e kualifikuesve të Botërorit 2026 duke siguruar kualifikimin në play-off për herë të parë në histori. Një rrugëtim, vazhdimin e të cilit do ta mësojë në shortin që hidhet të enjten.

Tashmë, pas rezultateve të sotme, Shqipëria di edhe se në cilën vazo do të jetë në short. Kuqezinjve u duhej një rezultat pozitiv ndaj Anglisë për të kaluar përsëri Irlandën në renditje, por nuk e bëri një gjë të tillë.

Njëkohësisht, Ukraina mundi Islandën dhe i mori vendin e dytë në grupin kualifikues.

Kësisoj, për Shqipërinë tashmë bëhet zyrtare prania në vazon e tretë në play-off dhe i mbetet vetëm të njohë emrat që do të ketë përballë në varësi të ndeshjeve që do të luhen në ditët në vijim pasi ka dilema për disa skuadra.

Sido që të jetë, ndeshja e parë e play-off për Shqipërinë, do të jetë në transfertë në bazë të formulës së paracaktuar./bn

PAMJET- Atmosferë festive para ndeshjes Shqipëri-Angli, tifozët kuqezi me qeleshe dhe flamurin kombëtar këndojnë e kërcejnë në rrugët e Tiranës

Sot ora 18:00 luhet ndeshja Shqipëri-Angli në stadiumin Air Albania në Tiranë. E teksa pritjes po i vjen fundi, tifozët shqiptarë kanë nisur të grumbullohen në stadium, ndërsa të tjerë kanë nisur festimet e ndeshjes së shumëpritur.


Screenshot_9

Me qeleshe në kokë dhe flamurin kombëtar, tifozët shqiptarë kanë nisur festimet para fillimit të ndeshjes me këngë, valle dhe fishekzjarrë.

WhatsApp Image 2025-11-16 at 16.48.27

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot ndeshjen e fundit të saj në grupin kualifikues të Kupës së Botës 2026, ku ka arritur një objektiv unik në historinë e saj si kualifikimi në play-off. Dhe ndeshja e fundit ndaj Anglisë, nuk do të ndikojë aspak në këtë pozicionim.

Screenshot_10

Trajneri Silvinjo, i detyruar të mendojë për ndeshjen e play-off në muajin mars, ka vendosur të mos rrezikojë me lojtarët të cilët janë një karton të verdhë larg pezullimit. Kështu, Mitaj dhe Shehu janë jashtë 23-shes. Ndërsa Ajeti dhe Manaj janë ulur në stol, kurse i vetmi titullar është Bajrami.

Aliji ka marrë vendin e Mitajt në rreshtim dhe Ramadani të Shehut. Sa i përket fazës së avancuar, Uzuni është rreshtuar në majë të sulmit me Hoxhën e Bajramin të cilët do të jenë nga krahët.

Në radhët e Anglisë bie në sy fakti se trajneri Tuhel nuk ka kursyer yjet, duke aktivizuar që në start emra si Stouns, Rajs, Bellingam e Kejn.

SHQIPËRIA: Strakosha, Ismajli, Gjimshiti, Hysaj, Aliji, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Hoxha, Uzuni.
Trajner: Silvinjo

ANGLIA: Henderson, Kuansah, Bërn, Stouns, O’Rajlli, Uarton, Rajs, Bouen, Bellingam, Eze, Kejn.
Trajner: Tomas Tuhel

GSH

SOT, ORA 18:00 Shqipëria mat forcat me Anglinë për t’i prishur rekordin, ndeshje me rëndësi për llogaritë përfundimtare

Shqipëria do të përballet sot me Anglinë. Ndeshja nis në orën 18:00 dhe është e fundit për të dyja përfaqësueset në Grupin K.

Anglia e ka siguruar vendin e parë prej muajit tetor, ndërsa synon t’i mbyllë kualifikueset pa pësuar gol. Ndërkohë kuqezinjtë do të luajnë në “play off” si vend i dytë.

Kjo ndeshje megjithatë ka rëndësinë e saj. Shqipëria kërkon pikë të rëndësishme, që do të siguroheshin me një rezultat pozitiv ndaj Anglisë.

Ekziston mundësia që Shqipëria të jetë në vazon e dytë në shortin e “play off”. Dhe që kjo të ndodhë, duhet marrë parasysh çdo skenar. Si ai i renditjes së FIFA-s. Panorama

I detyruar nga pesë titullarë, Silvinjo heq dorë nga rreziku! Si pritet të luajë Shqipëria ndaj Anglisë

Shqipëria do të përballet sot me Anglinë. Ndeshja do të nisë në orën 18:00 dhe është e fundit që vlen për Grupin K në kualifikueset e Botërorit 2026.


Fillimisht u mendua se Silvinjo mund të rrezikojë me ndonjë zgjedhje, por jo. Nuk do të ketë aktivizim të pesë futbollistëve, që në rast se ndëshkohen me karton të verdhë do të mungojnë në gjysmëfinalen e “play off”.

Mario Mitaj, Juljan Shehu, Rei Manaj, Arlind Ajeti dhe Nedim Bajrami janë futbollistët, që në rast ndëshkimi nuk do të luajnë në gjysmëfinale. Sot llogaritë pritet të bëhen pa ata nga minuta e parë.

FORMACIONI I MUNDSHËM

Strakosha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Aliji; Laçi, Asllani, Berisha; Broja, Daku, Uzuni

PANORAMASPORT.AL

Kosova shkon në Play off, Albin Kurti: Sonte bëmë histori, ëndrrën vazhdojmë ta ndjekim

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas ndeshjes së fundit të Kombëtares së Kosovës në kuadër të fushatës kualifikuese, duke e cilësuar performancën e ekipit si historike.

Në një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh se Kosova e nisi këtë fushatë me besim dhe tashmë po hyn në fazën e radhës me edhe më shumë vetëbesim.

“Sonte bëmë histori dhe ëndrrën vazhdojmë ta ndjekim. Faleminderit për emocionet dhe gëzimin, Kosovë. Me ty, gjithmonë!”, ka shkruar Kurti, duke falënderuar futbollistët dhe tifozët për atmosferën dhe suksesin e arritur.

Kombëtarja e Kosovës vazhdon garën me synimin për të siguruar një rezultat historik në kualifikime, ndërsa mbështetja e institucioneve dhe e qytetarëve shihet si një element kyç në rrugëtimin e saj. bw

“Dardanët” sigurojnë plejofin e Kupës së Botës 2026

Radio Evropa e Lirë

Me një fitore 2:0 në Lubjanë të Sllovenisë, Kombëtarja e Kosovës në futboll ka shkruar historinë duke siguruar për herë të parë plejofin për kualifikim në Kupën e Botës.

Aktualisht me 10 pikë, Kosova radhitet e dyta në Grupin B të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 – prapa Zvicrës që numëron 13 pikë, pas fitores së sotshme kundër Suedisë me rezultat 4:1.

Ndeshja e sotshme kishte peshë të madhe për “Dardanët” pasi që një pikë u mjaftonte për ta siguruar një vend në play-off-in e kualifikimeve.

Megjithatë, me anë të golit të shënuar nga Fisnik Asllani në minutën e gjashtë dhe autogolit të Zan Karnicikut në minutën e 64-tës, Kosova siguroi edhe fitoren e tretë në këtë kampanjë nga gjithsej pesë ndeshje të zhvilluara.

Kështu, skuadra e drejtuar nga trajneri Franco Foda tani është një hap më afër ëndrrës për debutim në Kupën e Botës, që vitin e ardhshëm do të zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fituesit e grupit kalojnë direkt në Kupën e Botës 2026, ndërsa vendi i dytë siguron pjesëmarrjen në play-off-in e UEFA-s.

Ndeshjen e fundit të këtij grupi, Kosova do ta luajë kundër Zvicrës në “Fadil Vokrri” më 18 nëntor. Por, për ta arritur vendin e parë, aty Kosova do të duhej të siguronte fitore me 12 gola epërsi.

Kështu, shansat më të mira për kualifkim historik në Kupën e Botës 2026, Kosova i ka përmes fazës së plejofit.

Tashmë një vend në plejof për Kupën e Botës 2026 e ka siguruar edhe Kombëtarja e Shqipërisë, që aktualisht ka vendin e dytë në grupin K, prapa Anglisë.

Sllovenia erdhi e dobësuar për këtë përballje: sulmuesi i tyre kryesor, Benjamin Sesko, mungoi për shkak të një dëmtimi në gju.

Për më tepër, prej minutës së 53-të të ndeshjes, Sllovenia luajti me një lojtar më pak në fushë pasi që Petar Stojanovic u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Pas nisjes së vështirë në këtë kampanjë me humbjen 4:0 ndaj Zvicrës, Dardanët reaguan me fitore kundër Suedisë, barazuan pa gola me Slloveninë dhe më pas mundën sërish suedezët 1:0 në takimin e kthimit.

Kosova ka pësuar vetëm një humbje në nëntë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, duke fituar shtatë prej tyre.

Në dy kampanjat e kaluara kualfikuese për Kupat e Botës 2018 dhe 2022, verdhekaltrit ishin radhitur të fundit në grupe.

Thuajse e pamundur, por Kombëtarja mund të ëndërrojë! Skenari si kuqezinjtë mbeten në vazon e dytë

Përfaqësuese si Uellsi, Rumania dhe Ukraina po luftojnë për vendin e dytë në grupin e tyre. Në rast se ndonjëra prej tyre ia del, atëherë Shqipëria kalon automatikisht në vazon e tretë.


“Panorama Sport” iu sjell një pasqyrë të situatës aktuale. Kuqezinjtë e Silvinjos për momentin janë ata që mbyllin vazon e dytë, por asgjë nuk është e lehtë. Për më tepër që llogaritë varen nga grupt e kundërshtarëve. Islanda, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe ndoshta Irlanda, janë përfaqësueset që do të vinin në ndihmë. Duhet thënë se nuk janë favorite në grupet e tyre, për këtë Shqipëria projektohet nga të gjithë si vazo e tretë.

Duhet thënë se Shqipëria duhet të luajë dy ndeshje në “play off”, për të siguruar kualifikimin në Botëror. E para do të jetë gjysmëfinale, ndërsa vetëm nëse Shqipëria është në vazon e dytë do të luhet në stadiumin “Air Albania”.

SKENARI AKTUAL

15 nëntor(sot)

Lihtenshtejn – Uells

Uellsi nuk duhet të fitojë me më shumë se 5 gola diferencë sot, që llogaritë të mbeten të hapura. Maqedonia e Veriut kërkon t’i shpëtojë vazos së katërt, por asgjë nuk është e garantuar dhe pse aktualisht mbajnë vendin e dytë në grup. Pozicion që nëse e ruajnë, i dërgon në vazon e tretë.

16 nëntor

Ukrainë – Islandë

Islanda nuk duhet ta humbasë këtë takim. Vetëm kështu Ukraina nuk do të përfshihej në vazon e parë, duke ndryshuar renditjen edhe për përfaqësueset e tjera. Islanda është poshtë Shqipërisë në renditjen e FIFA-s, për këtë nuk përbën rrezik.

18 nëntor

Uells – Maqedoni e Veriut

Në rast se Uellsi nuk fiton me më tepër se 5 gola diferencë ndaj Lihtenshtejnit, Maqedonisë së Veriut i mjafton barazimi në transfertë për të mbajtur vendin e dytë. Në të kundërt duhet të fitojë në finalen e konsideruar për javën tjetër.

SKENARI QË PRISH LLOGARITË

Bosnjë Hercegovinë – Rumani

Bosnjë Hercegovina dhe Rumania po luftojnë për vendin e dytë në grup. Aktualisht Bosnja ka 3 pikë më tepër, ndërsa sot luajnë një sfidë direkte bashkë. Vetëm fitorja e qetëson Bosnjën, pasi me çdo rezultat tjetër do të ishte e rrezikuar. Kjo për shkak se Rumania me 3 pikë më pak, e luan sfidën e fundit me San Marinon, ndërsa Bosnja përballë Austrisë. Në rast se Rumania merr vendin e dytë, pozicionohet edhe në vazon e dytë. Për këtë kuqezinjtë duhet të mbështesin Bosnjën.

*TJETËR SKENAR QË MUND TË NDIHMOJË SHQIPËRINË

16 nëntor

Hungari – Irland

Të dyja përfaqësueset do të luajnë një finale nesër bashkë. Shqipëria do të kishte në avantazh fitoren e Irlandës ndaj Hungarisë, pasi hungarezët e kanë të sigurt të paktën vazon e dytë. Irlanda megjithatë ka fituar ndaj Portugalisë dhe ekziston mundësia që të kalojë Shqipërinë në renditjen e FIFA-s dhe rrjedhimisht në vazo, për këtë edhe sfida Shqipëri-Angli ka peshë të madhe për llogaritë përfundimtare.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL

“Dardanët” në Lubjanë me ëndrrat për Kupën e Botës

Fotografi nga përballja e ekipit kombëtar të Kosovës në futboll kundër Suedisë, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, më 8 shtator 2025.

 

Radio Evropa e Lirë

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka udhëtuar drejt Lubjanës për një përballje të rëndësishme sonte në orën 20:45 kundër Sllovenisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Aktualisht me 7 pikë, Kosova radhitet e dyta në Grupin B, pas Zvicrës që numëron 10 pikë.

Ky është një moment kyç për “Dardanët”: një pikë u mjafton për ta siguruar një vend në play-off-in e kualifikimeve.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Franco Foda ka mbajtur gjallë ëndrrën për një debutim në Kupën e Botës duke grumbulluar shtatë pikë në katër ndeshje – me dy fitore, një barazim dhe një humbje.

Pas nisjes së vështirë me humbjen 4:0 ndaj Zvicrës, Dardanët reaguan me fitore kundër Suedisë, barazuan pa gola me Slloveninë dhe më pas mundën sërish suedezët 1:0 në takimin e kthimit.

Kosova ka pësuar vetëm një humbje në nëntë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, duke fituar shtatë prej tyre, çka e bën ekipin të udhëtojë në Lubjanë me shumë vetëbesim.

Sllovenia vjen e dobësuar për këtë përballje: sulmuesi i tyre kryesor, Benjamin Sesko, do të mungojë për shkak të një dëmtimi në gju, gjë që i dëmton shanset e vendasve.

Fituesit e grupit kalojnë direkt në Kupën e Botës 2026, ndërsa vendi i dytë siguron pjesëmarrjen në play-off-in e UEFA-s.

Kupa e Botës e vitit të ardhshëm do të zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Send this to a friend