Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka pranuar për herë të parë publikisht se mijëra njerëz janë vrarë gjatë protestave të fundit në vend, duke thënë se disa prej tyre u vranë “në mënyrë çnjerëzore dhe të egër”. Ai fajësoi për vdekjet atë që i quajti “rebelë” dhe akuzoi Shtetet e Bashkuara për nxitjen e trazirave.
Sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA), me seli në SHBA, të paktën 3,090 persona kanë humbur jetën që nga nisja e protestave më 28 dhjetor, të nxitura fillimisht nga pakënaqësitë ekonomike. Informacionet e sakta mbeten të vështira për shkak të ndërprerjes pothuajse të plotë të internetit në vend.
Qeveria iraniane i ka quajtur demonstratat “trazira” të mbështetura nga armiqtë e jashtëm, ndërsa protestuesit janë përballur me forcë vdekjeprurëse. BBC Verify kanë verifikuar video që tregojnë forcat e sigurisë duke qëlluar mbi turmat.
Kujtojmë që presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u ka bërë thirrje protestuesve iranianë të vazhdojnë demonstratat dhe ka paralajmëruar për ndërhyrje ushtarake nëse vrasjet vazhdojnë.
Ndërkohë, SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar kanë ulur përkohësisht numrin e personelit në bazën ajrore Al-Udeid në Katar, si masë paraprake në rast të një sulmi hakmarrës nga Irani.