VOAL

VOAL

LETËR E HAPUR DREJTUAR STRUKTURAVE VENDIMMARRËSE TË LDK-së

July 20, 2018

Komentet

Një Verë e Artë për krijuesin shqiptar në Suedi- z. Sokol Demaku- Nga RIZAH SHEQIRI

 

Vera e sivjetme ka nisur me një rrezatim të veçantë për mikun tonë, krijuesin dhe veprimtarin kulturor, njërin nga lokpmativat e fuqishme të Qendrës Kulturore Shqiptare “Migjen”në Borås të Suedisë, z. Sokol Demaku. Sokol Demaku është një emër i njohur dhe një figurë e palodhur dhe shumë produktive e letrave shqipe në Suedi dhe gjithandej në diasporë. Mu për këtë S.Demaku ka vazhduar të mbjellë mund, punë, angazhim e frymëzim për të korrë suksese në arenën kulturore suedeze dhe përtej saj.

Këtë verë, gjithçka duket se po merr trajtën e një shpërblimi të merituar për dekada pune të palodhur, dashurie për fjalën e shkruar, për gjuhën shqipe dhe për angazhimin e tij të thellë në promovimin e kulturës sonë kombëtare.

Për të arsytuar titullin e këtij shkrimi këtu po i përmend vetëm disa nga mirënjohjet që z. S.Demaku i ka marrë në fillimet e kësaj vere: Një shpërblim dhe një mirënjohje i vjen nga Shqipëria konkretisht nga manifestimi “Ditët e Naimit 2025”, një mirënjohjen i vjen nga Maqedonia e Veriut, një tjetër nga Bullgaria, një çmim tjetër nga Italia e kështu me radhë…

Por, ndër mirënjohjet e shumta që ka marrë gjatë muajve të fundit, spikat një vlerësim që ka bërë bujë jo vetëm në rrethet letrare suedeze, por edhe në komunitetin shqiptar: bursa për përkthim dhe krijimtari nga rajoni Västra Götaland, në vlerë prej 100.000 korona suedeze. Ky është një nga shpërblimet më të mëdha që një krijues mund të marrë në këtë nivel rajonal, dhe padyshim, përbën një moment historik jo vetëm për z. Sokol Demakun, por për të gjithë ne që ndjekim me krenari rrugëtimin e tij.


Shpërblimi dëshmi për punën e palodhur

Kjo bursë me vlerë të lartë materiale është një dëshmi konkrete se puna, përkushtimi dhe pasioni për fjalën e shkruar nuk mbeten pa jehonë. Sokol Demaku nuk është vetëm një poet dhe përkthyes i dalluar, por edhe një ndërtues urash mes kulturave – një ambasador i denjë i shqiptarëve në Suedi. Ai ka botuar vëllime poetike, ka përkthyer autorë të njohur shqiptarë në gjuhën suedeze dhe anasjelltas, duke afruar dy kultura që në dukje janë larg, por që përmes fjalës artistike, afrohen në mënyrë organike. Prandaj vlerësimi nga Västra Götalandsregionen nuk është rastësor. Ai është rezultat i një angazhimi të gjatë dhe të qëndrueshëm, i cili ka krijuar një hapësirë të qëndrueshme për letërsinë dhe kulturën shqiptare në një shtet që vlerëson punën, krijimtarinë dhe dialogun ndërkulturor. Kjo bursë është jo vetëm një mbështetje materiale, por mbi të gjitha një pohim simbolik që puna e Demakut ka ndikim dhe rezonancë.

 

Më shumë se një sukses personal

Për Sokolin, ky çmim është padyshim një gëzim i madh, por ai vetë, me modesti të rrallë, e ka ndarë këtë lajm si një arritje që u përket të gjithëve. “Ky është një nder për kulturën shqiptare dhe për gjithë bashkëkombësit që më kanë ndjekur e mbështetur, dhe që më mbështesin vazhdimisht” – thotë ai. Dhe ka të drejtë: në çdo sukses të tij ka një grimcë nga përpjekjet kolektive të komunitetit tonë në Suedi dhe më gjerë. Puna e tij është frymëzim për brezat e rinj të krijuesve shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut. Gjithë kjo është dëshmia më e mirë se krijimtaria nuk njeh kufij gjeografikë, se gjuha është një pasaportë shpirtërore që të çon kudo, dhe se dashuria për gjuhën e për kulturën nuk shuhet as në mërgatë – përkundrazi, ajo rritet e lulëzon.


Përpara me energji të re

Me këtë bursë të re, Sokol Demaku ka ndër duar projekte të reja krijuese dhe përkthimore që do të pasurojnë më tej fondin kulturor dygjuhësh – shqip-suedisht – dhe që do të ndihmojnë në afirmimin e mëtejshëm të letërsisë shqipe në arenën nordike. Në mes tjerash ai tashmë ka paralajmëruar për dy vëllime të reja poetike si dhe një përkthim të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore shqiptare për publikun suedez.
Me siguri, rruga e tij nuk do të ndalet këtu. Sokol Demaku ka treguar se është një zë i qëndrueshëm dhe i besueshëm në mesin e krijuesve shqiptarë të diasporës.

Me këto shpërblime të kësaj vere të artë, ai jo vetëm që ka fituar një mbështetje të çmuar, por ka rikonfirmuar rolin e tij si një figurë kyçe në ndërtimin e një ure të qëndrueshme kulturore mes Shqipërisë, Kosovës Maqedonisë së Veriut dhe Suedisë.
Urime të përzemërta, miku ynë Sokol!

Kjo verë e artë qoftë vetëm fillimi i një kapitulli të ri në krijimtarinë tënde.
Ne të gjithë, kolegët dhe miqtë e bashkëmendimtarët, jemi krenarë për ty, për punën tënde të palodhshme dhe për gjithë përkushtimin tënd.

Uddevalla, qershor 2025

Rizah Sheqiri
[email protected]

Ti je deti im!- Cikël poetik nga Elvira Zeneli

 

Atje ku hëna ka frikë!

Dashurinë të cunguar e le në udhëkryq
Si një pemë në pranverë që bisqe nuk çel
Si një zog i vetmuar pa një strehë
Si lumë i tharë në verë.

Në mëngjes sot shpresa ime nga retë doli
Një puthje të dhembshur agimit ia dhuroi
Në horizont drejt tingujve po rrëshqet,
Ku rrezet e diellit bien tangjent me fytyrën dhe shpirtin
Anije pa vela mes oqeanit me tërbim
Afeksion mbolla në parcelat e qiellit të pamatë.

Fjalë nuk kam më për të thënë
Nëse më dashuron akoma, as ti mos fol
Heshtjen lëre ndërmjet nesh
Edhe mungesën tënde unë e dua
Vetëm ty dua të të jem e përkushtuar
Sepse ti më dhemb më shumë se gjithçka në këtë jetë
Ti që je ndërgjegjja ime që fjalën e merr
Atje ku hëna ka frikë, ua nxin shpirtin njerëzve të dritës
Me rrezet e saj të zbehta…

Sot u bëra e qetë si shembëlltyra ime e tëra
Mërinë ma zbut ky laps e kjo letër
Që gdhend dashuri, fjalë të mençura e poezi, fabula, tregime e legjenda
Mbushur me brengë e mall të patretur
Shkëmbinj e ajzbergë që përmbysin botën!

Një petk i hirtë

Ndonjëherë hesht
Edhe pse fjalët më vijnë vetë dhe mendja shkruan
Zemra krijon portretin më të bukur në sytë e saj që janē si dy liqene akullnajorë
Është një shikim, një ëndërr që mbeti veçse një mirazh
Një dhimbje, një buzëqeshje e çiltër që kurrë nuk u vlerësua
Gjithçka është një shkrim në shpirtin tim.

Prandaj heshtja ime erdhi te unë si një petk i hirtë
Që i vihet nga koha shtëpisë prej guri atje në cep pylli në Petralbë.
Prandaj zgjodha t’bëj roje e vëmendshme
Dua të dëgjoj, të shikoj si shkruan koha plagët e kohës
Si ndahet bota në dysh pa ty,
Është njejtë si një oxhak që pret me i vu zjarrin!

Sytë e mi e shohin hijen tënde
Dhe zemra rreh me ritmin e kujtimeve,
Nuk do më dëgjosh, por në çdo qetësi, në çdo fjalë të munguar do të jem aty…

Në gurin e heshtur ta putha aromën

Më vret ky nektar,
Ti s’je veçse fantazmë e frymëzimit
Askush s’do ta dijë si lindi ky krijim,
Poezia si gur i heshtur do mbetet
E ti nuk do më thuash më kurrë o, Perëndesha ime!

Përballë teje nuk jam aq e fortë
Thyhem në ngrohtësinë e buzëve si xham
Në mijëra kristale grimcohem
Kjo aromë më rrëshqet si shtjellë e verbuar
Pa më pyetur më puth në prag
I mbyll sytë,
ah, ky çast, sa një botë
Frymën pezull do e mbaj
Mëngjesi dua herët të agojë
Me buzëqeshjen tënde kam takim
Je ti gjaku im i prishur prej Dardanisë!

Me jelet e malit erdha pranë teje
Të ta puth aromën në shpirtin tënd
Të lutem; mos ki frikë nga rrudhat e kohës sime
Jam unë vajza e Arbërisë
Klithjet do të rrëzohen prej buzēve
Si krenaria kur bie përdhe
Në ujin e Matit në natën me hënë.

Kjo botë ziliqare

Kjo botë, gati si ziliqare,
E ngushtuar nën hijen e urrejtjes,
E mbushur — përkundër — nga drita e dashurisë.
Jo, ti nuk je thjesht poet që zvarritesh nën rrëke,
Diku ku kap një peshk e mban peng,
Në rrjetën e thurur nga dyshimi i egër.
Shpirti im — një lum i rrëmbyeshëm,
Përplas pengesat, dhe stërkalat i çon në pafundësinë e qiellit.
Një ylber i shpërqendruar lind nga këto stërkala,
Dhe dielli e pikturon me ngjyrat e tij të çmendura.
Por trupi im është kapur nga ethet, të paftuara,
Pse rikthehen, këto ethe?
A mos bëra mëkat që të besova,
Dhe zemrën — të hapa në duart e tua,
Ty, mëkatari me shpirt fisnik?
Megjithatë, nuk është mëkat të jesh ylber frymëzimi,
Ylber që ndriçon në sytë e mi të gjelbër,
Zemërmirë shpesh, dhe rrallë me akull,
Koha për ta s’rrjedh kot,
Në kërkim të dashurisë së sigurt, por edhe të zjarrtë.
Sa rebele është bërë kjo zemër,
Si sahat i ndërtuar mbi sahat-kullën e mishit,
Ku rrahjet e saj — gjaku dhe mishi — tingëllojnë fort,
Duke krijuar ritmin e një kënge magjike,
Me të cilën vallëzojnë yjet e universit të tërë.
Një gotë vere do ta pimë,
Dhe nëse derdhet mbi trupin tim,
Do të dehemi në përjetësi.
Jo kot, burrat e mençur lotojnë para gruas së zemrës,
Do të më thoshte për mollët e kopshtit të Edenit,
Që këtu pranë meje nuk janë të ndaluara,
As ti nuk je Adami, e as unë Eva.
Nuk jam Afërdita e hyjnive,
Por një grua e zakonshme, poete që dashuron me shpirt,
Jo si ti, poet që zvarritesh poshtë,
E s’përvëlon dot veçse fjalë…
Me të gjitha ëndrrat njerëzore jetoj në këtë botë që zvogēlohet nga ligësia
Në këtë botë të zmadhuar nga dashuria.

Dua të mbytem në ty

Ti je deti im!

Unë ulem në prehrin tënd
Si në bregun shkumëbardhë
E ndjej gishtërinjtë e valëzave
Që më përkëdhelin gjithë trupin
E më tjerrin mornica deri në thellësi!

Ndonjëherë më duket se ti je shkëmbi
E unë
Rëra përreth tij.

Ndjej se si valët po bëhen dallgë
E dallgët stuhi,
Ndërsa në brendësi
Një tërmet po gatuan cunam!

Ooohhh sa dua të mbytem në ty!

 

 

 

Në thembër të Akilit

Sa shpejt ikin vitet
Kujtimet gjithnjë e më shumë ngacmojnê shpirtin
Treten shikimet në rrugët ku ecēm
Ah ky mall, zërin ma ka ngjirur, e tharë
Mbi supe pandalshëm rëndon pesha e kohës,
E ti hareshëm më ulesh pranë i qeshur
Lehtë më prek përmallshëm e trupin ma ledhaton
Derisa më deh shpirtin e jotja dashuri…

Të bukurin sy kur ma hedh si rreze e parë kur agon
Si tërmet zemra përjeton dridhje,
Vullkani ndizet sa do të shpërthej
E gjaku lëviz me shkulme ndër vena.

E dashur, m’u lute me lot në sy;
Mos më ndëshko me fjalët e mia që ti thash pas dehjes së dashurisë
Aromën e zemrës veç tek unë e ke
Vërtet u mundova të largohem prej teje si nomad
Po, s’tê nxjerr dot prej gjakut tim,
Sepse më rrjedh nëpër dej si ujvarë
Më ushqen çdo ditë ashtu si një bimê e rrallë!
Tamam si ato që lindin mes shkretëtire.

I dashur ti ke dobësinë e Akilit,
E thembra jote jam unë ta dish.
Mallin tënd unë e kreh por se prish dot,
Mbi kujtesë e var aromën e nxehtë
Pastaj, e ndjej hapin tënd që largohet
E lamë njëri – tjetrin ftohtë në këtë natë të heshtur…

LIBRI JUBILAR, I DHJETI ME RADHË- Nga Florim Zeqa

 

 

Sapo doli nga shtypshkronja margaritari i radhës, libri im i dhjeti më radhë  “PERSONALITETE QË LANË GJURMË” në Bashkësinë Lokale të Grabanicës (1). Ky është vëllimi i parë monografik kushtuar personaliteteve më të dalluara të lokalitetit tonë.

Në 35 personalitetet e këtij libri e gjeni një pjesë të historisë sonë personale dhe kolektive, e cila na bën të ndjehemi krenarë me të kaluarën tonë. Tridhjetepesë personalitetet e këtij libri janë 35 mostrat apo kampionët e qindra e mijëra banorëve të këtij lokaliteti që i përjetuan mbi supet e tyre dhunën dhe represionin serb përgjatë viteve 1981-1995.

Tridhjetepesë personalitete janë pak, por edhe 35 të tjerë do të ishin të pamjaftueshëm për t’i përfshirë të gjithë ata që e meritojnë të shkruhet për ta.

Ky libër është dedikim për të gjithë banorët e lokalitetit tonë, pa dallim moshe dhe gjinie, religjioni apo etnie. Kjo punë e vogël e imja le të jetë motivim për gjeneratat e ardhshme që të punojnë pa rreshtur për familjet dhe atdheun, këto dy motive të fuqishme, që janë kallxuesi dhe kryefjala e jetës sonë, pa të cilat nuk ka kuptim jeta e një qenje njerëzore.

Shfrytëzojeni kohën, si dhuratën më të çmuar nga i madhi Zot për të bërë vetëm punë të mira në shërbim të vendit dhe qytetarëve. Ndihmoni dhe këshilloni ata që kanë nevojë për ndihmën tuaj pa llogaritur në asnjë përfitim material. Është Zoti apo fuqia mbinatyrore që do ta shpërblejë secilin prej nesh në kohën e duhur.

E falenderoj shtëpinë botuese “LIBRI IM” në Pejë, me drejtor Xhavit Thaqi për përgatitjen e lartë teknike të këtij libri me vlera historike. Meritat për kopertinat e librit i takojnë dizajnerit Xhavit Thaqi, i cili me kujdes maksimal e ka përfshirë çdo detaj nga përmbajtja e librit.

Meritat për daljen në dritë të këtij libri i kanë të gjithë familjarët e personaliteteve të cilët nuk hezituan për asnjë çast në dhënjën e shënimeve dhe rrëfimin e tregimeve për familjarët e tyre.

Me këtë libër nuk përfundon asgjë, shpresoj të vazhdoj aty ku e kam lënë me librin e radhës për të kompletuar të gjitha personlaitet e Bashkësisë Lokale të Grabanicës që kanë lënë gjurmë dhe kanë punuar shumë lirinë që e gëzojmë sot.

Po ashtu pres që nga viti 1995 e tutje të merren autor të rinj që e kanë jetuar dhe përjetuar epokën e luftës çlirimtare dhe pasluftën deri në ditën e sotme!

Me respekt: Florim Zeqa

Një tragjedi shqiptare në Itali e që zbulon plagët e një sistemi- Nga ALBA KEPI

Një tragjedi shqiptare në Itali e që zbulon plagët e një sistemi.
“Po, e bëra. E vrava për të shpëtuar fëmijët.” Ky pretendim – absurd dhe i dhimbshëm – pasqyron një nga narrativat më të rrezikshme që përdoren për të justifikuar feminicidin.
Feminicidi nuk është kurrë një krim pasioni, por një krim shoqëror, rezultat i një kulture ende të zhytur në pabarazi gjinore. Kur viktima është një grua e huaj, rreziqet rriten dhe mbrojtja bëhet edhe më e vështirë.
Më 14 qershor 2025, qyteti i qetë i Tolentinos në provincën e Macerata, u trondit nga një ngjarje makabre: Gentiana Hudhra, 45 vjeç, nënë e dy fëmijëve dhe emigrante shqiptare, u vra me thikë nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra, 55 vjeç. Krimi ndodhi në mes të ditës, në qendër të qytetit, përpara dëshmitarëve të shumtë.
E goditi shumë herë e nuk ngopej, sa ndërsa ishte e mbuluar me gjak e po jepte shpirt, i shkelmonte trupin.
Pas vrasjes, autori nuk u përpoq të largohej. Ai u arrestua në vendngjarje dhe deklaroi:
“Po, e bëra. E vrava për të shpëtuar fëmijët.”
Ky pretendim – absurd dhe i dhimbshëm – pasqyron një nga narrativat më të rrezikshme që përdoren për të justifikuar dhunën ndaj grave: ideja se kontrolli dhe në fund edhe vrasja e gruas janë në “emër të familjes” apo “mbrojtjes së fëmijëve”.
Rasti i Gentiana Hudhra nuk është një tragjedi e izoluar, por pasqyra e një fenomeni social dhe institucional të dështuar. Gratë emigrante kanë nevojë për më shumë mbrojtje, përkrahje dhe për një shtet që nuk injoron sinjalet e dhunës. Femicidi është një çështje shoqërore që kërkon përgjigje të bashkërenduara: edukim, ndërhyrje ligjore dhe përfshirje sociale për të parandaluar humbje të tjera të jetës.
Gentiana dhe Nikollaq Hudhra kishin qenë prej mbi 3 vitesh të ndarë. Pavarësisht se ishin të dy emigrantë nga Shqipëria dhe prindër të dy fëmijëve të rritur, burri vazhdonte ta ndiqte dhe ta kontrollonte jetën e saj. Ajo përpiqej të ndërtonte një jetë të pavarur në Itali, por nuk kishte marrë asnjë masë mbrojtjeje efektive nga institucionet.
🔴Gratë emigrante: Viktima të dyfishta
Gratë emigrante, si Gentiana Hudhra, shpesh janë në një pozicion të dyfishtë të cenueshmërisë:
• Varësi ekonomike dhe ligjore nga partneri (për lejen e qëndrimit ose strehimin).
• Izolim shoqëror, mungesë familjeje dhe mbështetjeje në vendin pritës.
• Vështirësi gjuhësore dhe mungesë njohurish për të drejtat dhe shërbimet e disponueshme.
• Presione kulturore dhe ndonjëherë turp për të denoncuar dhunën.
Shpesh, këto gra nuk e denoncojnë dhunën, ose kur e bëjnë, nuk përkrahen në mënyrë të duhur nga institucionet.
Ky rast është një shembull klasik i femicidit të paralajmëruar, ku sistemi dështoi të ndërhynte për ta shpëtuar jetën e një gruaje që kishte dhënë shenja qartë rreziku.
🔴Të dhëna alarmante:
• Rreth 40% e grave të vrara në Itali janë emigrante ose me prejardhje të huaj.
• Gratë shqiptare përbëjnë një nga komunitetet më të mëdha të emigranteve në Itali dhe shpesh përballen me pengesa të integrimit social dhe ekonomik.
• Pothuajse gjysma e grave të huaja punojnë në sektorë joformalë ose si përkujdesëse, shpesh në izolim të thellë.
Në vitin 2024, 109 gra u vranë në Itali, 59 prej tyre nga duart e partnerëve ose ish-partnerëve. Femicidi ndodh kryesisht në sferën familjare dhe gjatë fazave kritike si ndarja ose kërkesa e gruas për autonomi.
Rajonet më të prekura janë Lombardia, Lacio dhe Siçilia. Shumica e viktimave ishin midis 40 dhe 55 vjeç, dhe shumë prej tyre kishin kërkuar tashmë ndihmë.
🔴Shteti dhe mbrojtja institucionale
Italia ka ndërmarrë disa hapa për të luftuar dhunën ndaj grave:
• Ligji 119/2013, i cili prezantoi masa më të ashpra kundër dhunës në familje.
• Kodi i Kuq (2019), i cili përshpejton procedurat në rast të një ankese për dhunë.
• Plani Strategjik Kombëtar 2021–2023, i fokusuar në parandalimin, mbrojtjen dhe mbështetjen ekonomike për viktimat.
• Qendra për ndihmë psikologjike dhe juridike, dhe numra të gjelbër për denoncime anonime.
• Fushata sensibilizuese në shkolla dhe media.
Megjithatë, praktikisht, sistemi shpesh dështoi të mbrojë viktimat si Gentiana Hudhra:
• Nuk kishte masa mbrojtjeje efektive pas ndarjes.
• Autori i krimit nuk kishte një ndalim qasjeje, pavarësisht sjelljes së dhunshme në të kaluarën.
• Nuk kishte ndërhyrje parandaluese, edhe pse situata ishte e njohur.

Ngjarja – Greqi/ Shqiptari bëhet hero, zhytet në lumë dhe shpëton dy fëmijë që po mbyteshin

Një emigrant shqiptar në Greqi është bërë hero, pasi ka shpëtuar nga mbytja dy adoleshentë, që kishin hyrë për tu larë në lumin Arachthos.

Dy djemtë e mitur, 14 dhe 15 vjeç, u nxorën nga lumi Arachthos mesditën e së mërkurës nga Ledian Goga, i cili nuk e mendoi dy herë që të zhytej për t’i shpëtuar. Ata tashmë po trajtohen të intubuar, ndërsa Lediani nga qyteti i Dimalit, ka përshkruar në lot atë se çfarë ndodhi.

Njëri është në të njëjtën moshë me vajzën time. Ata erdhën dhe thanë ndihmë. Po pija kafe, dëgjova ‘ndihmë’ dhe hipa në makinë. Ata thanë ‘ndihmë, dy fëmijë po mbyten’ dhe unë erdha. Hyra brenda, nxora njërin dhe pastaj më thanë se kishte një tjetër. Shkova ta gjeja, u zhyta dhe nuk e gjeta. Pastaj kërceva nga varka, ishte shumë e thellë, pesë ose gjashtë metra. E pashë fëmijën të shtrirë, e kapa dhe me forcë më duhej ta nxirrja që të merrte frymë“, tha Lediani për median lokale Arttv.

Teksa shprehet se ‘shpreson që fëmijët të jetojnë’, Lediani vetë një baba, shtoi se nuk hezitoi për asnjë moment të vraponte për të ndihmuar.

Ne të gjithë bëmë një përpjekje së bashku. Asgjë tjetër. Mendoj vetëm për fëmijët. Dhe tani fëmijët e mi po qajnë, duhet të shkoj në shtëpi. Për Zotin, fëmijët janë… Unë jam i huaj, bëra mirë, nuk më intereson çfarë kombësie janë. Shpresoj që fëmijët të jetojnë, të gjithë bëmë një përpjekje së bashku. Zoti na ndihmoftë, qoftë me ta për t’i ndihmuar të zgjohen dhe të jetojnë jetën e tyre”, shtoi ai.

Nga ana e tij, Zëvendëskryetari i Bashkisë për Mbrojtjen Civile, Varilis Giorgos, deklaroi: “Kemi katër të rinj që po notonin në lumë, dy prej të cilëve hasën probleme. Qytetarët i shpëtuan ata para se të mbërrinte Zjarrfikësja dhe u dërguan në spital në gjendje të rëndë. Lumi është gjithmonë i rrezikshëm dhe kërkon kujdes.”

Dy djemtë u transportuan në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Patrës. Sipas informacioneve, skanimet treguan edemë të gjerë cerebrale dhe ujë në mushkëri, ndërsa për njërin prej tyre u konstatua edhe një frakturë në qafë.

Sipas informacioneve, ata qëndruan nën ujë për të paktën 20 minuta, dhe CPR u krye për të paktën 30 minuta. Mungesa e oksigjenit për gjithë këtë kohë është një faktor jashtëzakonisht rëndues për shëndetin e tyre. Sidoqoftë, mjekët do të monitorojnë vazhdimisht gjendjen e tyre për 48 orët e ardhshme, gjë që do të jetë vendimtare për prognozën e shëndetit të tyre.

 

Një vajzë me prejardhje nga Kosova në mesin e të vrarëve nga të shtënat në Austri

Radio Evropa e Lirë

Një vajzë me prejardhje nga Kosova është në mesin e të vrarëve nga të shtënat në një shkollë në Grac të Austrisë, kanë njoftuar familjarët dhe kreu i komunës së Vitisë.

“Me pikëlloi pa masë lajmi për humbjen tragjike të vajzës suaj Leas nga Komuna e jonë, e cila humbi jetën në sulmin e rëndë që ndodhi sot në qytetin e Grazit në Austri”, shkroi në Facebook, kryetari i Vitisë, Sokol Haliti.

Ndërkaq, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha përmes një njoftimi se “nga burime jozyrtare kemi mësuar se në mesin e viktimave mund të jetë edhe një e mitur me prejardhje nga Kosova, L.B. e lindur në Austri në vitin 2010”.

MPJD tha po ashtu se sipas të dhënave nga policia austriake nuk ka shtetas të Kosovës në mesin e të plagosurve.

Dhjetë persona u vranë në një shkollë të mesme në Grac të Austrisë, pasi një 21-vjeçar hapi zjarr.

Sulmuesi i dyshuar, ish-nxënës i kësaj shkolle, më pas ka vrarë veten teksa qëndronte në një tualet të kësaj shkolle, thanë autoritetet.

Nëntë viktima ishin konfirmuar menjëherë, por më pas një grua vdiq në spital disa orë më vonë.

Kancelari austriak, Christian Stocker, tha se kjo është një “ditë e errët në historinë e shtetit tonë”, teksa shtoi po ashtu se do të shpallen tri ditë zie.

I dyshuari, austriak nga rajoni i Gracit, kishte përdorur një armë të gjatë dhe një pistoletë, thanë zyrtarët policorë gjatë një konference për media më 10 qershor, duke shtuar se ende nuk e dinë motivin e këtij sulmi.

Familjarët duke u ribashkuar pas të shtënave vdekjeprurëse në Grac.

Familjarët duke u ribashkuar pas të shtënave vdekjeprurëse në Grac.

Të dy armët e zjarrit, i dyshuari i kishte me leje, thanë autoritetet.

Nga nëntë viktimat, gjashtë ishin meshkuj dhe tre femra, tha ministri i Brendshëm, Gerhard Karner.

Autoritetet nuk kanë treguar për moshën e viktimave.

Ndërkaq, familjarët e një nxënësi francez 17-vjeçar kanë konfirmuar për AFP-në se ai është në mesin e të vrarëve.

Disa persona të tjerë po ashtu janë plagosur dhe disa, sipas Karnerit, kanë plagë serioze.

Punonjësit shëndetësorë dalin në vendngjarje pas të shtënave në Grac

Punonjësit shëndetësorë dalin në vendngjarje pas të shtënave në Grac

Kryetarja e qytetit të Gracit, Elke Kahr, e përshkroi sulmin si “tragjedi e tmerrshme”.

Policia austriake tha më herët se beson se sulmuesi veproi i vetëm.

Të shtënat në gjimnazin BORG Dreierschützengasse ishin raportuar në orën 10:00 të mëngjesit dhe pas kësaj edhe forcat speciale ishin dërguar në vendngjarje.

Rreth një orë më vonë, policia njoftoi në rrjetin social X se të gjithë janë evakuuar nga shkolla dhe janë dërguar në vend të sigurt.

Policia shtoi se situata është “nën kontroll” dhe se nuk ka më rrezik.

 

Zyrtarë policorë shihen pranë vendit ku ndodhet shkolla e mesme në Grac.

Ngjarja në Grac është dënuar nga udhëheqësit kryesorë evropianë.

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se “shkollat janë simbol i rinisë, shpresës dhe të ardhmes”, duke shtuar se është e rëndë kur “shkollat bëhen vende të vdekjes dhe dhunës”.

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier dhe kancelari Friedrich Merz, po ashtu kanë shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave.

Ndërtesa e shkollës ku ndodhën të shtënat në Grac të Austrisë.

Ndërtesa e shkollës ku ndodhën të shtënat në Grac të Austrisë.

Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në reagimin e saj tha se shkollat duhet të jenë vend ku “fëmijët ëndërrojnë, mësojnë e rriten, e jo vend i dhunës dhe terrorit”.

Graci, qyteti i dytë më i madh i Austrisë, ndodhet në juglindje të vendit dhe ka rreth 300.000 banorë.

E vërteta, mikesha e rrallë- Cikël poetik nga Emine S. HOTI

 

Disa poezi nga vëllimi im i ri poetik, i cili pritet të dalë së shpejti.

E vërteta, mikesha e rrallë

E vërteta s’bëhet gënjeshtër,
çfarëdo erë e furtunë të fryjë,
ajo qëndron, ka rrënjët thellë,
edhe kur mbulohet, është aty.

Mos e humb o njeri të vërtetën,
atë s`ka asnjë forcë që ta ndalë,
mos lejo askënd ta shkelmojë,
është mikesha jote e rrallë!

Femrat shqiptare

Dikur thoshin pareshtur:
burri odën hijeshon,
gruaja hijeshon oborrin,
aty ishte kufiri i gruas sonë.

Por çfarë do të na thonë,
kur gruaja shfaq zotësi madhështore,
kur gruaja është e barabartë me burrin,
kur hijeshon qytetin, shtetin, botën njerëzore?

Paragjykimet na mbanin në hije,
ne femrat energjike të vendit tonë,
sot ne nxitim e frymëzojmë zhvillimet,
siç po frymëzon botën Shën Tereza jonë!

Pa atë unë s`mund të roj

Poezia në mendjen time
s`ka të ndalur, si burim vërshon,
kur ndodh që s`ia hap dritaren,
ajo brenda meje gjëmon.

Fort shtrëngoj lapsin,
pareshtur, shkruaj e punoj,
nëse një çast nuk shkruaj,
ajo bëhet zog, tej do që të fluturojë.

Do ta mbaj pranë, s`do ta braktis,
le të më lodh, le të më dëshpëroj,
le të më hidhëroj, le të më trishtoj,
është zemra ime, pa atë s`mund të roj.

Mërgimtar

Ne mërgimtarët,
kemi fluturuar si zogj shtegtarë,
në vende të ndryshme të globit,
atdheun me vete kemi marrë.

Ikëm larg nga gjenocidi i Serbisë,
shumë gjak u derdh për pavarësi,
shumë u integruan, shumë u flijuan,
e paguam me çmim të lartë këtë liri.

Atdheun e kemi përherë si një diell,
më të shtrenjtë se veten atë e kemi,
e kemi në shpirt, e kemi në zemër,
në çdo grimcë t ‘gjakut tonë do ta gjeni.

Nue Oroshi studiuesi që po e vendos në vendin e duhur historinë shqiptare Nga Xhafer LECI

Nga e majta,Prof. Nue OROSHI dhe Xhafer LECI, autori i shkrimit

 

 

 

Nue Mark Oroshi lindi më, 1 prill 1970 në fshatin Caparc të Prizrenit, në një familje me origjinë nga Oroshi i Mirditës . Është poet, historian dhe politolog. Shkollën fillore dhe tetëvjeçare i kreu në fshatin Velezhë të Prizrenit (1977-1985); shkollën e mesme, drejtimin e mjekësisë së përgjithshme (1985-1989) në Prizren.Studimet e larta i kreu në Fakultetin Filozofik të Prishtinës (1990-1994), në Departamentin e Historisë. Ka kryer edhe studimet pasuniversitare për periudhën e Mesjetës,ku ka magjistruar me temën: “Principata e Artes“.Po ashtu ne Gjermani ka kryer edhe specializimet në Lëminë e Edukimit. Ka qenë shumë aktiv në çështjen kombëtare në Kosovë (1990-95); e nis aktivitetin politik në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Sidomos shquhet në Forumin e të rinjve, si anëtar kryesie në Prizren si dhe në Forumin rinor të LDK-së së Kosovës.Themeloi në Prizren gazetën me emrin “Qëllimi” (1993); ka botuar në disa gazeta dhe revista artikuj me karakter historik, publicistik, politik, dhe shkrime nga fusha e kulturës.Jeton në Gjermani (që nga viti 1996), ndërsa vepron dhe kontribon në gjitha trojet shqiptare në jetësimin e idealit të luftëtarëve më me zë të cilët luftuan për Shqipërinë Etnike.Në vitet 1996-1999 ishte anëtar i Kryesisë së LDK-së, dega në Gjermani dhe kryetar i nëndegës së LDK-së në Schleswig Holstein. Gjatë kësaj periudhe ka organizuar demostrata në Kiel të Gjermanisë dhe në qytete të tjera si: Bon, Berlin, Hamburg, etj. Ishte arkatar i aksionit me moton “Gjithçka për Pavarësinë e Kosovës”, ku u mblodhën 1 milion marka për të ndihmuar luftën në Kosovë.Themelon në Kiel të Gjermanisë,se bashku me mikun e tij Avni Bilallin, Shoqatën Kulturore me emrin e mikut të tij të rënë në luftë “Jetullah Islami” (2004), të cilën për një kohë e ka udhëhequr vetë.Po në këtë vit, themelon edhe Shoqatën e Intelektualëve Shqiptar, të cilën e pagëzojnë “Trojet e Arbrit” me ç’rast edhe zgjedhet nënkryetar i kësaj shoqate,Kryetar ne periudhen kohore 2004-2015 ishte prof.dr.Muhamet Shatri.Nga viti 2016 e në vazhdim zgjedhet kryetar i saj.Kjo shoqatë gjatë viteve 2004-2025 ka mbajtur 23 sesione shkencore në mbarë viset shqiptare dhe 18 akademi shkencore në Evropë.Si fryt i kësaj pune dhe angazhimit të tij janë botuar 32 vepra enciklopedike për ndriçimin e historisë shqiptare,me gjithsej 16.000 faqe.Punimet i kanë botuar mbi 300 studiues të njohur të shkencës dhe kulturës shqiptare nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Çamëria, Evropa dhe Amerika.Në vitin 2006 anëtarësohet në CDU. Është shqiptari i parë i cili në vitet 2013-2018 zgjedhet asambleist në qytetin ku jeton, në Kiel të Gjermanisë, qytet ky që ka 250.000 banorë.Për pesë vjet me radhë ishte edhe sekretar i Asamblesë komunale në Kiel të Gjermanisë, pastaj nënkryetar i komisionit për çështje sociale të banimit dhe të shëndetësisë në kuadër të komunës së Kielit; anëtar i komisionit për kulturë, anëtar mbikëqyrës i bordit të teatrit të qytetit Kiel dhe anëtar mbikëqyrës i Bankës së qytetit Sparkase Kiel.Në vitin 2023 ka përfunduar mandatin e dytë si këshilltar në Asamblenë e Qytetit Kiel, ku ka qenë përgjegjës dhe drejtues i politikave të migrimit në grupin e këshilltarëve të CDU në këtë qytet, anëtar i Komitetit për politikë dhe Financa, anëtar i komitetit për shkolla dhe sport, si dhe anëtar i Komisionit për zgjedhjen e drejtoreve të shkollave në qytetin e Kielit.Që nga viti 2006 është edhe anëtar i Forumit për të Huaj në qytetin e Kielit, anëtar i Organizatës Bashkimi Evropian (Evropa Union) të Republikës së Schleswig Holsteinit, anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Gjerman në Kiel të Gjermanisë:Për publikun Gjerman së bashku më Shtëpinë filmike Dig-Doc ka realizuar dy filma dokumentar në gjuhën gjermane për Kosovën “Sieben Tage Kosova“ (2007) dhe “Herkunfsland Kosova“(2013).Në bashkëpunim me TV e Prizrenit është bashkëautor i dy filmave dokumentar në gjuhën shqipe me publicistin Enver Sulaj, “ Kapidanët e Mirditës një histori lavdie e persekutimi“(2012), si edhe filmin dokumentar“ Emin Fazlija alias Emil Kastrioti – Porosi brezave Shqipërinë Etnike“ (2018). Krahas punës politike dhe shkencore, është marrë edhe me botimin e shkrimeve publicistike, politike, kulturore në gazeta e revista të ndryshme, si dhe me analiza politike.Përveç shtypit shqiptar për aktivitetin politik dhe kulturor të tij janë shkruar dhjetra artikuj nëpër gazeta gjermane.Është edhe drejtor i Shtëpisë Botuese “Lumbardhi” në Prizren ku ka përgatitur dhe me pas botuar 35 vepra me karakter historik.
Këtij aktiviteti duhet shtuar edhe botimin e nëntë veprave të tija si autor: katër vëllimeve me poezi: “Shenjat e shpirtit” (Sh.B. “At Anton Xanoni” Prizren, 1996); “Drejt atdheut” (SHB “Rilindja” Prishtinë, 2000); “Në rrokaqiellin e mbrapshtive” (SHB “OMBRA GVG” Tiranë, 2007);Përshendetma Tokën (SHB “Lumbardhi” Prizren, 2023); si dhe pesë veprave historike: “Dëshmi kohërash” (SHB “Lumbardhi” Prizren, 2003); “Gjurmëve të së vërtetës historike” (SHB “Lumbardhi” Prizren, 2011) “Principata e Artës” (SHB “Lumbardhi” Prizren, 2018), “Shqipria Etnike është një realitet e jo ënderr romantike´´, (SHB “Lumbardhi” Prizren, 2020) dhe ´´Pergamena e djegur dhe Palimpsesti i paprekur´´-(SHB “Lumbardhi” Prizren, 2022) Gjithashtu ka përgaditur dhe botuar edhe veprat historike për klerikët atdhetarë: “At Gjergj Fishta –Filozof,Ideolog Kombtar dhe Vizionar“(2016), “Imzot Nikollë Kaçorri- Personaliteti kryesor i Pavarsisë së Shqipërisë“ (2017),“.Dom Anton Kqira-Ambasador i Shqiptarëve në Amerikë- SHB “Lumbardhi” Prizren, 2019, At Shtjefën Gjeçovi -shkenctar dhe atdhetar 1874-1929″ (2020) si dhe veprën ´´Tomë Mrijaj-Një jetë në shërbim të nacionalizmit,humanizmit dhe kulturës shqiptare´´, (SHB “Lumbardhi” Prizren, 2022).Në vitin 2023 ka përgaditur për shtyp dhe botuar dy vëllime enciklopedike:´´ Masakrat serbe, malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare 1912-1999´´ me 1300 faqe. Po në këtë vit ka botuar dhe përgaditur edhe librat: ” Personaliteti shumëplanesh i Mustafa Merlika Krujës dhe ndihmesa e tij themelore në jetën kulturore e politike të kombit shqiptar ´´,(2023),´´Veprimtaria shkencore, fetare dhe luftarake e Monsinior dr.Zef Oroshit”,(2023). Në vitin 2023 ka botur librin në gjuhën gjermane për Kanunin e Lekë Dukagjinit. Poashtu është edhe ideator dhe organizator për financimin e Monumentit të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në qytetin e Prizrenit, ku pas vendosjes së këtij monumenti më, 28 .11. 2020 në Prizren, për herë të parë forcat atdhetare shqiptare në Prizren fituan kundër forcave neotomane dhe atyre pansllaviste. Në vitin 2021 e dha idenë për realizimin e një Memoriali në Nashec të Prizrenit ku ky Memorial u përurua më, 03.04. 2022, për 28 Martirët e vrarë nga ushtria serbe në Nashec të Prizrenit, në mars të vitit 1913.Po ashtu më, 02 .04.2024 në qytetin e Pejës Shoqata ´´Trojet e Arbrit´´ ku Nue Oroshi është kryetar vendosi bustin e heroinës Marie Shllaku,ndërsa në po të njejtin vit më 28 Nëntor 2024 Shoqata ´´Trojet e Arbrit´´ vendosi bustin e Kryeministrit te Shqipërisë Etnike Mustafa Merlika Krujës.Është edhe ideator i Muranës së Gjergj Kastriotit –Skënderbeut në Prizren e cila është refuzuar nga forcat neotomane dhe pansllaviste në Kosovë, por që do të vendoset nga forcat shqiptare.
Nue Oroshi, me argumente shkencore dhe politike e mbrojti projektin e Muranës së Gjergj Kastriotit në Prizren.Po ashtu ka ne planet e shoqates edhe dy projekte te vendosjes se dy monumenteve. Monumentin e Kapidan Mark Gjon Markut -Komandantit të fuqive te Armtosuna Kombtare, në qytetin e Shkodrës, si dhe Bustin e Profesor Ymer Berishës udhëheqësit të Besës Kombtare dhe Komandantit të fuqive të armatosuna në Kosovë në qytetin e Prishtinës.
Në muajin mars 2024, nxori nga shtypi librin enciklopedik: ´´Kapidan Mark Gjon Marku Komandant i Përgjithshëm i Fuqive t´Armatosuna Kombtare´´.Kurse ne vitin 2025 nxori nga shtypi edhe dy libra të tjerë: ´´Ernest Koliqi -Mendjendrituri dhe dritëdhënesi i kombit shqiptar´´, dhe librin më te ri: ´´Sali Çekaj -Luftëtari i orëve të para të lirisë se Kosovës´´2025.Ka në dorëshkrim edhe shumë libra të tjerë qoftë autorial ,qoftë vepra enciklopedike me shumë autorë.Se shpejti pritet të boton edhe dy libra të tjerë njërin për Qëndresën Shqiptare 1878-1952, dhe tjetrin kushtuar katër heronjve të vrarë nga komunizmi: Marie Shllaku,At Bernardin Llupi,Kolë Parubi dhe Gjergj Martini.Po ashtu këtë vit ka planifikuar të mbajë edhe dy sesione shkencore një në Rozhajë dhe një tjetër sesion shkencor në Suharekë.Së shpejti pritet ta themeloj edhe një Shtëpi Botuese në Kiel të Gjermanisë, ku veprat e historisë shqiptare të përkthehën në gjuhën gjermane dhe angleze e të botohën në këto dy gjuhë për t‘u njohur historia e vërtetë e kombit shqiptar. Kurse tash ka bërë planin e përkthimit dhe botimit të dy veprave enciklopedike: ´´Masakrat serbe, malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare ´´me 1300 faqe dhe 87 autor.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

NË MYNIH U PËRKUJTUA 80 VJETORI I PËRFUNDIMIT TË LDB; ME MOTON “PAQE PËR UKRAINËN – SIGURI PËR EVROPËN”- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

Ing.Dipl. Deli Balidemaj, duke folur në cilësinë e Këshilltarit të Këshillit Bashkiak, nga Partia CSU
IDRIZ ZEQIRAJ
Në Qendrën e Mynyhut ishin bashkuar me mijëra qytetarë, për të shënuar 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore (LDB), me moton “Paqe për Ukrainën – Siguri për Evropën. Masën e tubuar e përshëndeten: Këshilltari i vjetër i qytetit, Dr Hoffmann; Këshilltari i Keshillit Bashkiak Ing.-Dipl. Deli Balidemaj; Konzulli gjeneral i Polonisë z. Rafal Wolfski; dhe i Frances z.Alexandre Vulic, si dhe Perfaqesuesi nga Parlamenti Republikan, Federativ dhe Shoqeris Civile, etj.
      Përshëndetja e Deputetit dhe Këshilltarit Bashkiak, z. Deli Balidemaj
“Të nderuara zonja dhe zotërinj,
Të dashur bashkëqytetarë,
Të nderuar përfaqësues politikë,
Sot qëndrojmë këtu, së bashku për të përkujtuar 80-vjetorin e përfundimit të luftës. Një ditë që për të gjithë ne është e lidhur me kujtime të thella dhe mësime të historisë. Sot, më shumë se kurrë, duhet të përqendrohemi në vlerat thelbësore që na mbajnë të bashkuar si komunitet: paqja, liria dhe siguria.
Motoja e tubimit tonë të sotëm – “Paqe për Ukrainën – Siguri për Evropën” – flet jo vetëm për solidaritetin tonë me popullin e Ukrainës që po lufton për lirinë dhe pavarësinë e tij, në këto kohë të vështira. Gjithashtu na kujton përgjegjësinë themelore, që kemi ndaj bashkëqytetarëve tanë në Evropë. Lufta në Ukrainë nuk është vetëm një konflikt rajonal; është një kërcënim për stabilitetin dhe paqen në të gjithë Evropën.
Grupi parlamentar i CSU-së, në këshillin bashkiak të Mynihut, qëndron fort në anën e Ukrainës. Ne dënojmë agresionin dhe shtypjen e ushtruar kundër popullit ukrainas dhe mbështesim veprime të qarta dhe vendimtare, për të promovuar paqen dhe për të garantuar siguri të qëndrueshme në Evropë. Në këtë drejtim Mbështetja e Ukrainës është thelbësore: humanitare, politike dhe ushtarake, kudo që është e nevojshme.
Në të njëjtën kohë, duhet t’i marrim seriozisht mësimet e së kaluarës. Lufta e Dytë Botërore na mësoi me dhimbje, se injoranca dhe mbyllja e syve, mund të çojnë në pasoja katastrofike. Sot, më shumë se kurrë, duhet të jemi më aktivë, në promovimin e paqes dhe në mbështetjen e atyre që punojnë për të. Le të punojmë së bashku për t’u siguruar që historia të mos përsëritet.
Ne jemi të sfiduar – si shoqëri, si qytet dhe si komb. Është koha të dërgojmë një mesazh të fortë. Le të mbrojmë parimet e demokracisë dhe të sundimit të ligjit. Le të punojmë së bashku, për një Bashkim Evropian, që nuk është vetëm ekonomikisht, por edhe politikisht dhe shoqërisht i fortë.
U bëj thirrje secilit prej jush: Ne duhet të qëndrojmë së bashku, të mbrojmë njëri-tjetrin dhe të ngremë zërin tonë për paqe. Le të sigurohemi që thirrjet për ndihmë të dëgjohen dhe që lufta në Ukrainë të bëhet së shpejti një gjë e së kaluarës – në mënyrë që paqja për Ukrainën dhe siguria për Evropën të bëhen realitet.
Faleminderit për vëmendjen tuaj. Le të luftojmë së bashku për një të ardhme më të mirë!”
Pak fjalë për deputetin e Bavarisë së Epërme, Ing. Dipl. Deli Balidemaj, -Malësori i Martinaj- dhe familjen e tij
Deli Balidemaj, i lindur me 27 korrik 1967, në Martinaj të Gucisë, Mali i Zi. Një familje intelektualësh: motra arsimtare e gjuhës shqipe, në Prishtinë, tani, në pension; vëllai i madh, Hasani, oficer i lartë në ish-armatën jugosllave, tani, menaxher në një biznes privat Spedicioni në Bavarinë gjermane; vëllai i dytë Bekimi, doktor, Specialist Internist, me ambulancë private në Shtutgart; Delija Ing. Dipl. fëmija i katërtë i Familjes Balidemaj, Shkollën e mesme dhe studimet  e bëra në Prishtinë, dhëndër i Gollakut.
Azilant në Gjermani, ka punuar pandërprerë punë të ndryshme. Ing.Dipl. Deli Balidemaj aktivitetin politik e ka filluar në vitin 2013, kur ai u zgjodh për herë të parë në Asamblenë München-Milbertschofen.
Rrugëtimi politik: Deputet në Parlamentin e Bavarisë së Epërme. Balidemaj ka qenë anëtar i këtij Këshilli, që nga tetori i vitit 2018, duke kontribuar në vendimmarrje dhe projekte që prekin rajonin e Bavarisë së Epërme. Pastaj Këshilltar i Këshillit Bashkiak të Mynihut. Ai u bë Këshilltar i Këshillit të qytetit në korrik 2023, duke u përfshirë në diskutime dhe vendime të rëndësishme, për zhvillimin e qytetit të Mynihut.
Kalimi nga Partia e Gjelbër në CSU (Unioni Kristian Social), ishte pikë kthese e rëndësishme në karrierën e tij politike. Ky kalim ka shkaktuar debate të shumta në mediat gjermane dhe brenda politikës, duke qenë se ai ishte pjesë e një partie që promovon politika të qëndrueshme dhe mjedisore. Shkas i ndryshimit partiak ishte zhgënjimi, meqë deputeti më i votuar në Bavarinë e Epërme, nga subjekti i tij, kishte qenë, pikërisht, Deli Balidemaj, ose siç njihet edhe me emrin -Malësori i Martinaj- dhe pretendimi i tij ishte se Partia e të Gjelbërtve gjermanë, duhej  të kishte qasje më të madhe ndaj Atdheut të tij, Kosovës. Dhe, për këtë ai kishte agjituar dhe punuar në vijimësi individualisht dhe në grupe.
Temat e Interesit:
Deputeti Deli Balidemaj ka shprehur interes të veçantë, për çështjet si migrimi, siguria dhe integrimi, tema këto që kanë qenë të rëndësishme, në të gjitha diskurset e tij politike. Ai vazhdon të jetë kuadër aktiv në komunitet dhe ka kontribuar në çështje të rëndësishme sociale dhe kulturore në rajon. Balidemaj është një veprimtar i përkushtuar i Mërgatës shqiptare, madje i kudondodhur në aktivitetet e saj. Ndonëse i punësuar në Bashkinë e Mynihut, në sektorin e kulturës, ai vazhdon të jetë i interesuar dhe i angazhuar për Shkollën Plotësuese Shqipe dhe aktivitete tjera.
Ai ka pasur pakënaqësi ndaj një ligji të stisur të qeverisë së Bavarisë, lidhur me kërkesën absurde -heqjen e shtetësisë serbe-, edhe pse shumë fëmijë mërgimtarësh nuk e kishin pasur kurrë atë! Mërgimtarët tanë, sidomos ata që fëmijët e tyre ishin shkollarë, mungesa e shtetësisë gjermane i pengonte në disa shkolla të veçanta dhe fakultete. Shkonin në Beograd, paguanin avokatë serb dhe taksa të majmë, për dokumentin e lënies të shtetësisë fiktive serbe!
Deputeti Deli Balidemaj, Konsulli i Kosovës në Mynih e Thuringen, Afrim Nura, Shoqata “Sali Çekaj”, me kryetar Osman Ferizi, me shoqata të tjera simotra, kanë punuar shumë, deri në protesta, për ta bindur qeverinë bavareze, për ta hequr pengesën artificiale, për marrjen e shtetësisë vendore. Çuditërisht dhe turpërisht, qeveritë paraprake të Kosovës, kanë qenë mospërfillëse ndaj kërkesës të mijëra shqiptarëve, rezidentë në Republikën më të madhe në Gjermani, Bavari, e cila e vetme aplikonte këtë ligj diskriminues, për shqiptarët e Kosovës, prej të cilëve Serbia vilte dhe inkasonte mijëra euro.
Familja e madhe Balidemaj, është e njohur për atdhetarizëm. Vëllai i madh, Hasan Balidemaj, ish-ushtarak, në vitet `80-a ka shërbyer në Maqedoni. Një gjyq i madh është kundër djemve shqiptarë, në Manastir dhe gjetkë, por hetimet janë bërë në burgun e Shkupit-Idrizovës. Akuzat kanë qenë të rënda, si: organizimi për helmimin masiv të ushtarëve jo shqiptarë, spiunazh dhe të tjera. Në mesin e ushtarëve të gjykuar dhe të dënuar, me më shumë se një dekadë, në Maqedoni, janë edhe Naser Krasniqi dhe Riza Zeqiraj. Ata rrëfejnë se si u ka ndihmuar oficeri Hasan Balidemaj, “të durojnë torturat enorme, për të mos implikuar asnjë emër të shokëve”.
Një bisedë e tillë me ushtarët e rinj, nga një oficer karriere, përbënte një rrezik të madh, jo vetëm për humbjen e karrierës ushtarake, por edhe për jetën. Më vonë u mësua se oficer Hasan Balidemaj ishte planifikuar të arrestohet, duke vënë nën akuzë dhe në krye të një grupi të madh të djemve ushtarë, të cilët janë liruar me 1992. Oficer Hasan Balidemaj ka arritur të arratiset në Gjermani, ku jeton edhe sot.
Vëllezërit Balidemaj përbëjnë një trinom harmonik të shkëlqyer, janë integruar në shoqërinë dhe shtetin gjerman, mrekullisht mirë. Ata japin kontributin si qytetar të këtij atdheu të dytë, duke mos harruar për asnjë rast dhe çast Atdheun e tyre Kosovën. Mërgimtarët tanë në Bavari dhe më tej në Gjermani dhe Mergatë, krenohen me arritjet dhe misionin fisnik të deputetit Deli Balidemaj dhe sukseset e prekshme të djemve dhe vajzave të zëshme, në fusha të ndryshme të jetës.

Naser Sopjani u zgjodh kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Dardania Dans” në Eslöv të Suedisë- Nga Hysen Ibrahimi

 

Sot më 11 maj 2025 në Eslöv të Suedisë në praninë e një numri të madh të bashkatdhetarve nga vende të ndryshme të Suedisë u mbajt Kuvendi i parë zgjedhor i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Dardania Dans”.

Kuvendin e udhëhoqën e Znj. Aferdita Hoti Bunjaku dhe Mona Juniku sipa skenarit të përgaditur dhe të miratuar nga Kuvendi. Kuvendin e shpalli të hapur znj. Mona Juniku e cila përshëndeti dhe i falënderojë të gjithë delegatët e këtij kuvendi dhe mysafirët pjesëmarrës dhe prezentoi rendinj e ditës, I cili u miratua unanimisht.

Kuvendin e përshëndetën me nga një fjalë përshëndetëse, Isak Bunjaku, Isuf Bajraktari, Xhevat Isufi, Antigona Osaj dhe Bashkim Jashari.
Këtë Kuvend e kishte përshëndetur po ashtu edhe z. Hysen Ibrahimi përmes një telegram urimi, të cilin telegram e lexoi znj. Afërdita Hoti Bunjaku, ku ndër të tjera shkruan, citat: ”Në pamundësi për të marrë pjesë në Kuvendin Themeltar të Parë zgjedhor të Shoqatës Kulturore Shqiptare “DARDANIA DANS”, në Eslöv të Suedisë (sepse ndodhem në vendlindje), më lejoni të ju përshëndes të gjithëve, duke ju uruar punë të mbarë.

Ti kontribuosh çështjes kombëtare duke themeluar shoqata kulturore shqiptare në mërgatë sikurse Shoqata e juaj Kulturore “DARDANIA DANS”, në Eslöv të Suedisë, don të thot shumë për gjuhën shqipe, kulturën, vallen, poezinë shqipe dhe gjithçka që është shqiptare.

Në të njejtën kohë ju jeni duke u shndërruar në ambasador të vërtet të kombit shqiptar. Sukseset e juaja kanë dhënë tanimë rezultate me nxënësit vallëtarë me koreografin z. Naser Sopjani një atdhetar i vertetë i kulturës dhe çështjes kombëtare, duke dëshmuar se ka një vullnet të madh për të kontribuar në fushën e kulturës”, fund citati.
Kuvendi njëzërit me aklamacion kryetar të Shoqatës Kulturore Shqiptare “Dardania Dans” në Eslöv të Suedisë zgjodhi z. Naser Sopjanin. Në kryesi u zgjodhën Burim Hykolli, sekretar dhe Arsim Mexhuani arkëtar.
Kuvendin me këngë e valle e përcollën nxënësit vallëtarë të kësaj shoqate dhe me këngë folklorike nga shoqata “Okarina” nga Landskrona, që krijuan atmosferë festive për formimin e kësaj shoqate.

Si hije e rëndë në heshtje të erës- Cikël poetik nga SOKOL DEMAKU

 

 

Themelet e jetës së re

Ishte kohë e ligë,
Shtriga në fuqi,
Çdo gjë shkrumboj
Gjithçka bëri hi.
Ta luftojmë të keqën,
Jetës ti japim vlerë,
Është ideal yni,
Qe të parët na lanë si vlerë.
Ejani me ne,
Të ndërtojmë kullën e shpresës,
Së bashku si një,
Të shtojmë një gur qëndrese,
Në themelet e jetës së re.

Mjerimi

Mjerimi rri te cepi i derës,
Si hije e rëndë në heshtje të erës,
S’ka zë, po klithma i del nga sytë,
Në rrudha fati – rrëfim i shkrytë.
Në sofër boshe me bukë të thatë,
Ai troket si mik i gjatë,
S’pyet për emër, as për shtëpi,
Hyn në zemra që s’kanë fuqi.
Fëmijë pa lodra, gra pa fjalë,
Burra me shpinën të thyer ngadalë,
Kërkojnë diell në mes të shiut,
Kërkojnë drejtësi në heshtjen e zhurmës.
Po mjerimi s’është vetëm varfëri,
Është harresë, është zemër që s’ndi,
Është kur njeriu bëhet i huaj,
Për vëllanë që e sheh dhe s’e ndihmon kurrë.

 

Besa

Besa s’është fjalë që fluturon me erën,
As premtim i lehtë në shtrëngatë të verës.
Është gur i rëndë, në shpirt i gdhendur,
Fjalë që s’thyhet, edhe kur bota tretet.
Shqiptari i vërtetë me besë rron,
Kur thotë “po”, nuk ka kthim, nuk shkon.
Në derë të mikut, në kohë pa shpresë,
Ai jep zemrën, në emër të besës.
S’matet me ar, as me pushtet,
Besa është dritë që ndriçon nderin vetë.
Është rrënjë e lashtë që nuk vyshket kurrë,
Nga malet e thella në fushat e gjëra buron si burim i blertë.
E kush e thyen, e shkel me këmbë,
Sikur zemrën e vet ta ndante më gjëmë.
Se pa besë s’ka njeri të vërtetë,
Vetëm hije që rrinë në jetë.

Xhelozia

Xhelozia vjen pa trokitur në derë,
Si mjegull që ngatërron dritën e vërtetë,
Të bën të dyshosh kur nuk ka asgjë,
Të shtyn të kërkosh hije në dritë të plotë.
Ajo lind nga frika, nga mungesa e besës,
Nga krahasimi i heshtur, që helmon pa shpresë.
Të vret ngadalë me fjalë që s’janë thënë,
Me zëra në kokë që s’i ka thirrur asnjë.
Xhelozia s’është dashuri, por frikë e fshehur,
Nuk mbron, por burgos zemrën e ndjeshme.
Kur ajo flet, shurdhohet arsyeja,
Dhe zemra harrohet pas turmës së errësirës.
Por njeriu i lirë nuk xhelozon,
Ai dashuron pa zinxhir në dorë,
Se dashuria s’është pronë e askujt,
Por frymë që jeton vetëm kur lë të shkojë.

Si erdhën 6 mijë zarfe në një ditë- Problemet e votimit në Greqi, PD kërkon nga KQZ ndërhyrje të menjëhershme

Partia Demokratike i ka dërguar një kërkesë urgjente KQZ në të cilën kërkohet, vendosja e ligjshmërisë në procesin e votimit të diasporës në Greqi.

Përfaqësuesi ligjor i PD-ASHM në KQZ Franci Nuri ka denoncuar  problemet me zarfet e votimit në Greqi, problem për të cilin PD kërkon nga KQZ-ja ndërhyrje të menjëhershme

Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore i kanë drejtuar një kërkesë Komisionierit Shtetëror të Zgjedhjeve ne lidhje me votimin e diasporës në Greqi për zgjedhjet e 11 majit. Në kërkesën e PD-ASHM, të përfaqësuar nga Franc Nuri thuhet se ndryshimi i befasishëm i tërheqjes individuale të zarfeve pranë DHL ka ngritur shqetësime serioze mbi transparencën, standardin dhe ligjshmërinë e procesit të votimit.

“Autoritetet zgjedhore garantuan publikisht se çdo zarf me votë do të dorëzohej në adresën e deklaruar të votuesi në PEL, përmes një shërbimi postar të drejtpërdrejt. Por papritur KQZ ndryshoi qasje. Përmes një njoftimi të thjeshtë në rrjetet sociale të KQZ, votuesit shqiptarë në Greqi duhet të paraqiteshin personalisht pranë pikave të DHL-së, për të tërhequr ose dorëzuar zarfin e votimit”, thuhet në kërkesën e PD-ASHM

Sipas PD-së ky ndryshim i befasishëm bie ndesh me rregullat dhe deklarata e mëparshme të KQZ-së.

Në kërkesën që mban datën e djeshme, 4 maj, thuhet gjithashtu se vetëm një javë para ditës së zgjedhjeve janë raportuar nga KQZ mbi 6 mijë zarfe të ardhura nga Greqia, ndërkohë që për disa javë më parë numri total i tyre ishte 17 700.

Sipas PD-së ky fluks i pazakontë përforcon dyshimet mbi integritetin e procesit.

Në këto kushte PD kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të KQZ-së për kthimin në ligjshmëri të procesit të votimit dhe administrimit të votës në shtetin grek, duke garantuar rregullshmëri, siguri dhe besueshmëri për çdo votë të shqiptarëve që jetojnë në Greqi.

Kerkesa e KQZ-se

PËRFAQËSUAR NGA Z. FRANCI NURI.

Kushtetuta e RSH; Neni 123/1 e vijues i Kodit Zgjedhor.

Komisionerit Shtetëror te Zgjedhjeve z. Ilirjan Celibashi

Z. Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve,

Në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të Koalicionit PD-ASHM, po ju drejtohem zyrtarisht në lidhje me një situatë tejet shqetësuese që po zhvillohet me procesin e votimit të shtetasve shqiptarë që ndodhen në Greqi, vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 11 majit 2025.

1. Kur filloi nisma për përfshirjen e qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit në këto zgjedhje, autoritetet zgjedhore garantuan publikisht se çdo zarf me votë do të dorëzohej në adresën e deklaruar të votuesit në PER, përmes një shërbimi postar të drejtpërdrejtë. Votuesit u siguruan se nuk do të kishin nevojë të dilnin nga shtëpia dhe se procesi do të ishte personal, i sigurt dhe pa ndërmjetës.

2. Por më para pak ditësh, KQZ ndryshoi papritur qasje. Përmes një njoftimi të thjeshtë të publikuar nga në rrjetet sociale të KQZ, votuesit shqiptarë në Greqi, u njoftuan nga KQZ se duhet të paraqiten personalisht pranë pikave të DHL për të tërhequr ose dorëzuar zarfin e votimit. Ky ndryshim i

befasishëm ka sjellë jo vetëm konfuzion mes votuesve, por ka ngritur edhe shqetësime serioze për transparencën, standardin dhe ligjshmërinë e procesit.

3. Ndryshimi i mënyrës së shpërndarjes së zarfeve bie ndesh me deklaratat dhe rregullat e mëparshme të KQZ-së. Sipas kuadrit ligjor dhe rregullator në fuqi, operatori postar ishte i detyruar të dorëzonte fizikisht çdo zarf tek votuesi, kundrejt nënshkrimit dhe paraqitjes së një dokumenti identifikimi. Madje u theksua publikisht se asnjë anëtar familje nuk mund të merrte zarfin në emër të një tjetri dhe do të bëheshin tre tentativa për t’u gjetur votuesi në adresë.

4. Në Greqi prej javësh kemi raportime se zarfat me vota nuk po u dorëzohen qytetarëve në dorë në banesë, por shpesh herë po përvetësohen në mënyrë të organizuar nga individë të caktuar që mund të paraqiten pranë pikave postare (qoftë zyrtare, qoftë nënpagesë si zyra bastesh, apo hyrje pallatesh), duke përdorur makina me qira me targa shqiptare për të shmangur gjurmët. Këta persona, të dyshuar tëlidhur me Partinë Socialiste dhe strukturat e saj, ka njoftime se mund të kenë grumbulluar zarfa me fletët e votimit, cka është totalisht e ndaluar dhe penalisht e dënueshme.

5. Ndërkohë, siç dihet, Shteti shqiptar ka firmosur një kontratë me vlerë rreth 9.2 milionë Euro me kompaninë postare DHL për të garantuar shpërndarjen dhe grumbullimin korrekt të zarfeve kudo të Botë për 246.000 zgjedhës të regjistruar në PER. Ky ndryshim i papritur në mënyrën e dorëzimit – nga “zarfi vjen në shtëpi” në “shko e merre vetë” – jo vetëm që rrit vështirësitë praktike për mijëra votues, por krijon dhe hapësirë për ndërhyrje, parregullsi dhe potencialisht manipulime procesi.

6. Sot më 4 maj 2025, vetëm një javë para ditës së zgjedhjeve, janë raportuar nga KQZ se mbi 6,000 zarfe të ardhura në Tiranë nga Greqia, ndërkohë që për disa javë më parë numri total ishte 17,700.

Si shpjegohet që një e treta e të gjithë zarfave të Greqisë vijnë në një ditë të vetme?

Ky fluks i pazakontë dhe i papritur, në kontekstin e problemeve të raportuara, përforcon dyshimet mbi integritetin e procesit.

7. Shqetësimi ynë është i thellë jo vetëm për integritetin e votës, por edhe për pasoja të rënda që kjo situatë mund të ketë në besimin e publikut te procesi zgjedhor dhe demokracia në tërësi. Nëse kjo situatë nuk korrigjohet menjëherë,procesi i votimit të Diasporës rrezikon të mbetet një eksperiment i dështuar, i shtrenjtë dhe me pasoja serioze për vendin.

8. Dëshirojmë të theksojmë se një pjesë e këtyre shqetësimeve janë ngritur dhe komunikuar prej nesh në mënyrë periodike dhe publike gjatë javëve të fundit, përmes deklaratave për shtyp, denoncimeve zyrtare dhe përfaqësimeve në media. Megjithatë, duke parë përmasat që po merr situata dhe mungesën e ndërhyrjes konkrete nga ana e institucionit tuaj, po ju parashtrojmë këto problematika edhe zyrtarisht dhe të përmbledhura përmes kësaj shkrese, së cilës i bashkëlidhen dokumente dhe raportime ilustruese që vërtetojnë një pjesë të fakteve të përmendura.

Për të gjitha sa më sipër, kërkojmë ndërhyrjen tuaj të menjëhershme për kthimin e menjëhershëm në ligjshmëri të procesit të votimit dhe administrimit të votës në shtetin grek, duke garantuar rregullshmëri, siguri dhe besueshmëri për çdo votë të shqiptarëve që jetojnë atje.

ImageImageImage

 

 


Send this to a friend