VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

‘Le Temps’ (1928): “Ahmet Zogu e mori përkrenaren e Skënderbeut në duart e tij, u përkul dhe e përqafoi me respektin më të madh.”

By | October 28, 2018

Komentet

“Pasi Enveri në Plenum tha: ‘ngrihuni e flisni ç’keni për armikun Beqir Balluku’ babai erdhi në shtëpi dhe…”- Dëshmia e rrallë e djalit të ish-ministrit

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Beqir Ballukut, ish-Ministrit të Mbrojtjes Popullore, deputetit të Kuvendit Popullor, anëtarit të Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të PPSH-së dhe zv/kryeministrit të parë të qeverisë së drejtuar prej Mehmet Shehut, i cili u pushkatua në një tunel të fshehtë në periferi të Tiranës pranë fshatit Linzë më 5 nëntor të vitit 1975, pasi ishte dënuar me vdekje nga ana Gjykatës së Lartë të Republikës Popullore të Shqipërisë, i akuzuar si “kreu i grupit puçist në ushtri”. Dëshmia e rrallë e Çlirim Ballukut, djalit të madh të familjes Balluku, që nga origjina e familjes, periudha e Monarkisë së Zogut, aktiviteti i tij gjatë Luftës Antifashiste, shkollimi, funksionet dhe detyrat pas vitit 1945, raportet e relatat me Enver Hoxhën, Mehmet Shehun, Hysni Kapon, Gogo Nushin, etj., nga udhëheqja e lartë e PPSH-së, si dhe përse filluan kritikat e goditja ndaj tij në vitin 1974, kush ishin ata që e sulmuan më shumë në mbledhjet e para, çfarë u tha ai fëmijve të tij kur u kthye në shtëpi pasi ishte sulmuar si “armik i popullit”, internimi i tij dhe familjes, ekzekutimi bashkë me dy vartësit e tij, Petrit Dumen dhe Hito Çakon në një nga tunelet e fshehta të Linzës në periferi të Tiranës, si e mësoi familja atë gjë kur ishte në internim, e deri tek peripecitë e shumta pas viteve ’90-të për të gjetur eshtrat e tij në fshatin Vranisht të Vlorës, ku ishin groposur me urdhër dhe nën kujdesjen e Kadri Hazbiut.

“Goditja ndaj babait tonë, Beqir Ballukut, i cili prej vitesh mbante postin e Ministrit të Mbrojtjes dhe zv/kryeministrit të parë në qeverinë e kryesuar nga Mehmet Shehu, filloi në qershor-korrikun e vitit 1974 me mbledhjen e zgjeruar të Aktivit të Ushtrisë, e cila u mbajt në Vilën e Zogut të qytetit të Durrësit. Goditja ndaj tij ishte e parapërgatitur në bazë të një skenari të hartuar mjaft mirë nga krerët kryesorë të “piramidës” së lartë të PPSH-së, me njerëz të veçantë brenda rradhëve të Ministrisë së Mbrojtjes. Kjo gjë vërtetohet edhe nga fakti se akuzat ndaj tij filluan në një kohë që materiali me tezat që duheshin të paraqiteshin për diskutim në Këshillin e Mbrojtjes, nuk ishin bërë ende publike dhe ndodheshin të mbyllura në kasafortën e zyrës në Ministrinë e Mbrojtjes. Pas asaj ai u analizua edhe në mbledhjet e Byrosë Politike ku Enver Hoxha dha i pari orientimin e sulmeve ndaj tij, duke e akuzuar si tradhëtarin më të madh që kishte pasur Shqipëria deri në atë kohë. Pas atyre mbledhjeve të Byrosë Politike, babai u analizua edhe në Pleniumin e Pestë të Komitetit Qëndror të PPSH-së, që u mbajt më 25 korrik të vitit 1974, ku u sulmua nga dikush më shumë dhe nga dikush me pak. Në fund të atij Pleniumi ai u përjashtua dhe u shkarëkua nga të gjitha funksionet partiake e shtetërore. Pas asaj mbledhje, babai nuk u arrestua si shumë nga ish-personalitetet e larta të udhëheqjes së lartë komuniste që ishin goditur vite më parë, por u la i lirë që të vinte në shtëpi. Më kujtohet si tani kur erdhi babai në shtëpi pas asaj mbledhje dhe na tregoi gjithëshka që kishte ngjarë në atë Plenium, si dhe vendimet që ishin marrë aty në adresë të personit të tij. Në thelb të atyre fjalëve që na tha babai atë pasdreke në shtëpinë tonë, ku ishim mbledhur të gjithë ne pjestarët e familjes, ishte ajo që ai nuk ishte tradhëtar dhe nuk e kishte tradhëtuar asnjëherë Partinë dhe Enver Hoxhën. Pas asaj dite babai qëndroi edhe rreth dhjetë ditë të tjera pa dalë fare nga shtëpia, pasi edhe ata që e goditën nuk kishin vendosur ende se në çfarë vëndi do e dërgonin. Gjatë atyre dhjetë ditëve që babai nuk doli fare nga shtëpia, në afërsi të vilës sonë aty në Bllok, u përforcuan masat e sigurisë gjë e cila dukej qartë edhe nga shtimi i ushtarëve të Gardës. Gjatë asaj kohe, në bisedat që bënte me ne, për për herë të parë Beqiri u shpreh hapur kundra udhëheqjes së lartë të Partisë, duke na thënë se ajo po e godiste kot dhe gjithshka thuhej në adresë të tij ishte e manipuluar”.

Dëshmon për Memorie.al, Çlirim Balluku, djali i madh i ish-Ministrit të Mbrojtjes, anëtarit të Byrosë Politike dhe zë/kryeministërit të parë në qeverinë komuniste të kryesuar prej Mehmet Shehut, i cili rrëfen të gjithë historinë e panjohur të babait të tij, Beqir Ballukut, i konsideruar si një prej udhëheqësve më popullorë të regjimit komunist të Enver Hoxhës, i cili u pushkatua në 5 nëntorin e vitit 1975 në një tunel të fshehtë në periferi të Tiranës afër fshatit Linzë, së bashku me dy vartësit e tij, Shefin e Shtatmadhorisë, Petrit Dumen, e Drejtorin Politik të Ushtrisë, Hito Çakon.

Kush ishte Beqir Balluku, cila ishte origjina dhe e kaluara e tij e ku u shkollua ai? Si u lidh Beqiri për herë të parë me grupet komuniste, kush ishin shokët e tij më të ngushtë gjatë Luftës dhe si u njoh ai për herë të parë me Enver Hoxhën në vitin 1943? Cilat ishin akuzat që i’u bënë Beqir Ballukut nga Enver Hoxha në mbledhjet e Byrosë Politike dhe Pleniumin e pestë që u mbajt në 25 korrikun e vitit 1974 dhe çfarë iu tha Beqiri familjes së tij pas asaj mbledhje ku e përjashtuan nga të gjitha funksionet partiake e shtetërore? Çfarë ndodhi me Beqirin ato dhjetë ditë që ai qëndroi i izoluar në vilën e tij të Bllokut, kush ishte njeriu i vetëm që mundi të hynte në shtëpinë e tij dhe çfarë porosish iu dha ai fëmijëve të tij? Çfarë i kërkoi sekretari i partisë i Radio-Televizionit Shqiptar, Çlirimit, djalit të madh të Beqirit, kur e thirri atë në zyrën e tij dhe cila ishte përgjigjia që mori prej tij? Si e hoqën Beqirin nga vila e tij e Bllokut për ta internuar në Roskovec të Fierit dhe si u arrestu ai në shtatë dhjetorin e vitit 1974 kur ishte i internuar në Selenicë të Vlorës? Si e mësoi familja Balluku ekzekutimin e Beqirit dhe si u trajtuan që nga ajo periudhë e deri në vitin 1991 kur qëndruan të internuar në Selenicë të Vlorës?

Çlirim Balluku, është djali i madh nga gjashtë fëmijët e Beqir Ballukut, ish-Ministrit të Mbrojtjes, deputetit, anëtarit të Byrosë Politike dhe zv/kryeministrit të parë në qeverinë komuniste të Mehmet Shehut, i cili qëndroi në ato funksione të larta deri në vitin 1974, kur u akuzua dhe u godit nga Enver Hoxha, duke u quajtur sabotator, armik dhe kreu i “Puçit Ushtarak” që kishte për qëllim rrëzimin me dhunë të pushtetit popullor në Shqipëri. Si më i madh i familjes Balluku, Çlirimi i mban mënd mjaft mirë dhe i ka përjetuar vetë shumë nga ngjarjet e asaj kohe të largët kur babai i tij ishte në majat më të larta të regjimit komunist të Enver Hoxhës, si dhe më pas kur ai u sulmua nga Enveri me akuza nga më të rëndat, të cilat tashmë janë bërë publike për lexuesin e gjerë nga botimet e shumta në shtypin e përditshëm të pas viteve ‘90-të. Nisur nga ky fakt dhe për t’u njohur akoma dhe më shumë me anën e panjohur të figurës së Beqir Ballukut dhe familjes së tij, në vazhdën e dhjetra shkrimeve të kësaj natyre që kanë gjetur vënd në faqet e Memorie.al, ne i’u drejtuam për një intervistë të gjatë zotit Çlirim Balluku, të cilën po e publikojmë duke filluar nga ky numër.
Vijon nga numri kaluar

Zoti Çlirim, si e mbani mënd fillimin e goditjes ndaj babait tuaj?

Goditja ndaj babait, filloi diku atu nga qershori i vitit 1974, me Aktivin e Ushtrisë që u zhvillua në vilën e Mbretit Zog që ndodhet edhe sot në kodrat e qytetit të Durrësit.

Para asaj mbledhje, a kishit vënë re ndonjë ndryshim në gjëndjen shpirtrore të babait tuaj dhe a fliste ai për ndonjë problem që kishte në atë kohë?

Më sa më kujtohet pas datës 22 qershor të vitit 1974, babai filloi të kishte disa probleme në lidhje me një material, i cili më vonë është i njohur si “Tezat e Zeza” ku ishte dhe ajo që u quajt “Teoria e Rrëshqitjes”. Lidhur me problemet që i kishin dalë atij për këtëo materiale, në atë kohë ne fëmijët nuk dinim gjë, sepse babai nuk bisedonte me ne për probleme pune. Për herë të parë atë që po ndodhte me babanë tonë ne e mësuam vetëm ne prag të mbledhjes që u zhvillua në Vilën e Zogut në Durrës.

Pas asaj mbledhje që u zhvillua në Durrës, a filloi Beqiri të bisedonte me ju në familje dhe çfarë u thoshte në lidhje me akuzat që i kishin ngritur atje. A përmëndi ai atëhere ndonjë nga emrat e udhëheqjes së lartë që e kishin kritikuar në Aktivin e Ushtrisë?

Babai filloi të fliste në shtëpi pas mbledhjes së Durrësit dhe atë gjë ai e bëri sepse e pa shqetësimin tonë që rrinim me ankth se diçka po ndodhte me të. Në bisedat e pakta që bënte me ne në shtëpi, ai përsëri ishte i matur dhe tepër konçiz. Babai na thoshte se të gjitha akuzat që ishin ngritur në ato mbledhje që po bëheshin në Durrës, nuk qëndronin dhe atë gjë e lidhte me faktin se Ushtria Shqiptare ishte e fortë. Pak a shumë kjo gjë ishte kryefjala e atyre bisedave që bënte babai me ne ato ditë.

Pas mbledhjes së Durrësit, a u ndje ftohja e “shokëve të udhëheqjes” me babanë tuaj dhe në atë kohë ju erdhi më njeri në shtëpinë tuaj siç ju kishin ardhur më përpara?

I’u kam treguar dhe më parë se në fillimet e viteve ‘70, anëtarët e Byrosë Politike vinin në shtëpinë tonë vetëm për raste të veçanta (datëlindje, Viti i Ri etj). Si rrjedhojë në korrik të vitit 1974, nuk kish çfarë ftohje të shihnim prej tyre. Përsa i përket miqve të tij, sapo u njohën me problemin u larguan, pra në shtëpi nuk vinte më njeri.

Po pas mbledhjeve të tjera të Byrosë Politike dhe Plenumeve ku vazhdoi goditja ndaj Beqir Ballukut, a i’u thoshte gjë babai kur vinte në shtëpi?

Natyrshëm që tashmë bisedonim. Mbledhja e Byrosë Politike ishte përcaktuese për fatin e familjes sonë. Ndërsa në Aktivin e Ushtrisë analizën e drejtonin Mehmet Shehu dhe Hysni Kapo, në Byronë Politike merrnin pjesë të gjithë antarët me në krye Enver Hoxhën. Akuzat ishin po ato të Aktivit të Ushtrisë të veshura politikisht, të cilat u kundërshtuan me forcë deri në fund nga im atë Beqiri.

Cili ishte mendimi i babait tuaj në atë kohë lidhur me akuzat që i bëheshin?

Nga bisedat që kemi bërë ne në atë kohë me babanë, ai dilte me konkluzionin se: të gjitha akzuat ndaj tij ishin të montuara dhe të parapërgatitura në bazë të një skenari tepër të qartë dhe me qëllim goditjen dhe largimin e tij nga Ministër i Mbrojtjes. Ai gjykohej me shkas për një material të cilin akoma nuk e kishte dorëzuar të përfunduar, e ç’ishte më e çuditshmja, ai material ndodhej në kasafortën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Cila ishte mbledhja ku u godit më fort Beqir Balluku dhe cilët ishin ata që ngritën akuza dhe mbajtën qëndrim më të rreptë ndaj tij?

Nga Aktivi i Ushtrisë në Durres, në Byronë Politike deri në Plenumin e Pestë që u mbajt më 25 korrik të vitit 1974, goditja erdhi e shkallëzuar dhe në rritje. Ndërsa në Aktivin e Ushtrisë u akuzua për kundërshtim të tezave të Këshillit të Mbrojtjes, në Byronë Politike akuzat u rënduan duke u cilësuar si “devijator i vijës së Partisë dhe si agjent i imperializmit dhe i social-imperializmit”. Maja arriti në Pleniumin e pestë që unë do t’a cilësoja gjyq të sajuar politik me moton: “Çfarë keni për të shtuar të tjera për armikun e popullit”? Plenumi u kthye në nje maskaradë ku shumica e të pranishëmve merrnin fjalën për të fituar kredit ndaj Enver Hoxhës. Pra hetimi filloj në Aktiv, vendimi u mor në Byronë Politike dhe pretenca u dha në Plenum. Kështu kish funksionuar gjithnjë ky mekanizëm.

Po nga Enver Hoxha a pati sulme Beqir Balluku?

Dua të shtoj diçka. Në Aktivin e Ushtrisë, Enver Hoxha nuk merrte pjesë, ai i ndiqte zhvillimet nga Tirana. Këtu nuk bëhet fjalë për sulm por për direktiva. Në mbledhjen e Byrosë ai nuk la vend të tjerëve për analizë, por dha direktivën: “Beqiri ka dalë nga vija e marksizëm-lenininzmit”. Kaq është e mjaftueshme për të cilësuar si shkoi kjo mbledhje më pas.

A ju tregoi babai se çfarë akuzash i kishte bërë Enveri në atë Plenum?

Si fillim desha të bëj një parantezë lidhur me atë Plenum. Ne mendonim se dita e Plenumit do të ishte hera e fundit që do të shihnim babanë tonë, Beqirin, por nuk e arrestuan menjëherë pas mbledhjes, kështu ai pati fatin të kthehej në shtëpi ku bisedoi gjerë e gjatë me ne duke na treguar të gjitha ato që kishte ndodhur në atë Plenum dhe gjithçka ishte thënë ndaj tij.

A mund të na thoni diçka rreth atyre që biseduat me babanë tuaj kur ai erdhi në shtëpi pas përfundimit të atij Pleniumi?

Ne biseduam gjatë, por ajo që është më e rëndësishmja për ju, mendoj se janë akuzat e Enver Hoxhës në adresë të babait tonë, Beqirit, dhe cilat ishin fjalët që na tha ai në shtëpi lidhur me ato akuza. Më kujtohet që babai erdhi në shtëpi pasdreke dhe fjalët e para të tij ishin për vendimet që ishin marrë aty në adresë të tij, pra përjashtimin e tij nga të gjitha funksionet partiake e shtetërore dhe gjithashtu ishte përjashtuar edhe nga Partia. Në atë Plenium Enveri ishte shprehur duke thënë se “Beqir Balluku ishte tradhëtari më i madh që kishte parë Shqipëria deri në atë kohë”. Por ato akuza nuk qëndronin kurrsesi, sepse po të kishte qenë Beqir Balluku tradhëtar, ai do të kishte tradhëtuar në vitin 1948 dhe në 1960 (i’u kujtoj ngjarjet me Titon dhe atasheun ushtarak sovjetik në Tiranë) kur atij i’u afrua një një mbështetje e madhe nga jashtë. Dhe kurrsesi babai nuk mund të tradhëtonte në vitin 1974 kur ai nuk kishte asnjë lloj mbështetje. Këto ishin pak a shumë thelbi i përgjigjieve të babait, ndaj akuzave që i kishte bërë Enver Hoxha në Plenium. Po kështu desha të shtoj se duke e njohur mirë babanë tonë, me ato që po ndodhnin, mua personalisht më humbi krejtësisht besimi tek Partia.

Po pse deri në atë kohë ju nuk kishit pasur asnjë rezervë në lidhje me vijën që po ndiqte Enver Hoxha me udhëheqjen e lartë?

Për të qenë sa më i sinqertë me ju dhe me lexuesin deri në fund, desha të them se unë me vëllanë tim, Ladin, duke qenë se kishim dalë disa herë jashtë me sportin, kishim parë nivelin ekonomik dhe zhvillimin e atyre vëndeve e shpesh herë bënim krahësimin ndërmjet tyre me Shqipërinë. Ndërsa përsa i përket dënimeve të njerëzve të pafaj për probleme politike, unë me Ladin thonim se aty arrinte kulmi. Por të gjitha ato biseda ne i bënim vetëm me njëri tjetrin dhe kurrë jashtë shtëpisë.

Çfarë ndodhi me babanë tuaj pas atij Plenumi dhe si rrodhën ngjarjet më vonë?

Pas atij Pleniumi, babai qëndroi në shtëpi edhe për afro dhjetë ditë të tjera, sepse si duket, ata që e kishin sulmuar dhe goditur në atë Plenum, nuk e kishin vendosur ende se ku do e dërgonin. Ato ditë që babai qëndroi i mbyllur në shtëpi, rreth e rreth shtëpisë sonë, u shtuan masat e sigurisë, gjë e cila bëhej pa rënë në sy, por dukej fare qartë me shtimin e ushtarëve të armatosur pak më tutje vilës sonë. Ndërsa babai qëndroi i mbyllur në shtëpi, ne të tjetër dilnim dhe nuk na ndalonte njeri. Por mendoj se edhe ndaj nesh ishte vendosur masa e survejimit.

Ato dhjetë ditë që Beqiri qëndroi i mbyllur në shtëpi, a patët ndonjë vizitë dhe a shkeli aty njeri tjetër jo pjestar i familjes?

Ato dhjetë ditë në shtëpinë tonë mundën të vinin dy persona. I pari ishte një stomatolog nga Poliklinika Qëndrore, të cilin vajta dhe e mora unë, pasi babai kishte probleme me dhëmbët. Kur vajta atje, ai u tregua shumë i gatshëm dhe erdhi në shtëpi duke e mjekuar në kushtet që mund të mjekohet një njeri jashtë klinikës stomatologjike. Mund të them se, si vajtja ime atje dhe ardhja e atij stomatologu në shtëpinë tonë, kanë qenë të kontrolluar nga organet përkatëse.

Po njeriu tjetër që thatë se erdhi në shtëpinë tuaj, kush ishte?

Personi tjetër që erdhi në shtëpinë tonë ato ditë që babai qëndroi aty i izoluar, pas atij Plenumi që e kishte cilësuar atë tradhëtar dhe armik, ishte kuzhinjeri i familjes sonë, Nuredin Bufi, i cili erdhi në shtëpinë tonë deri ditën e fundit që ne qëndruam aty. Nuredinin ne e kishim si njeriun e shtëpisë (punonte aty për më shumë se 25 vjet), por ardhja e tij në atë kohë ishte një guxim më shumë se i tepruar, pasi pas shkarkimit dhe përjashtimit të babait nga të gjitha funksionet partiake dhe shtetërore, atij i’a hoqën dhe të gjithë personelin e shërbimit, me shoferin, shoqëruesit, rojet etj. Për atë mirënjohje apo njerzillëk që tregoi Nuredini ndaj familjes sonë, organet e Sigurimit të Shtetit e dënuan më pas me dy vjet burg, duke e akuzuar gjoja për një derë hekuri.

Po nëna juaj, Znj. Taibe Kafazi, nga ishte me origjinë, çfarë shtrese shoqërore i përkiste familja e saj dhe ku kishte punuar deri në atë kohë?

Origjina e nënës sonë është nga Berati dhe ajo rrjedh nga një familje bejlerësh të cilët pothuaj të gjithë pasurinë e tyre e kishin shkrirë për Luftën Antifashiste Nac-Çlirimtare. Nje nga vëllëzërit e nënës sonë, (daja i im) u vra gjatë luftës në vitin 1943 dhe ështe shpallur dëshmor i Atdheut. Njëri nga dajat, që gjatë Luftës kur ishte ilegal në Tiranë, ka pasur njohje dhe miqësi me babanë tonë, Beqirin dhe si rezultat i saj u bë më pas edhe miqësia me familjen e tyre. Dhe nëna mori pjesë aktive në Luftë, duke u inkuadruar në Brigadën e III-të partizane, ku për pak kohë babai ish komisar i saj. Ndërsa nëna jonë, Taibja, në vitin 1974 kur filloi goditja ndaj nesh, pati punuar në Ndërrmarjen Artistike “Migjeni” në Tiranë.

Pas largimit nga Tirana më 5 gusht 1974, ku e dërguan babanë tuaj, Beqirin, nënën, Taiben, Lulen dhe Agimin?

Pas largimit nga Tirana, babai, nëna, Lulja, Agimi dhe Agroni udhëtuan në drejtim të qytezës së Roskovecit, që ishte paracaktuar si vëndi i internimit. Në atë qytezë të vogël, ata u vendosën me banim në katin e dytë të një pallati, që ishte “rregulluar” apostafat për familjen tonë.

Sa kohë qëndruan ata në qytezën e Roskovecit dhe a u lejonin ju të tjerëve që ishit në Tiranë për të shkuar dhe për t’i takuar ata?

Në Roskovec, babai bashkë me pjesën e familjes që e shoqëronte nuk qëndroi për më shumë se një muaj e gjysëm, sepse ata i lëvizën edhe që andej duke i internuar përsëri për në Selenicë të Vlorës. Por gjatë asaj periudhe kohe që ata qëndruan në Roskovec, ne nuk pengoheshim per te shkuar atje, por natyrisht të gjitha lëvizjet tona ishin të kontrolluara nga Sigurimi i Shtetit.

Gjatë kohës që ata ishin në Roskovec, me çfarë të ardhurash financiare mbahej familja dhe si i kalonte ditët atje babai juaj, Beqiri?

Gjatë kohës që babai me nënën, Lulen, Agronin e Agimin qëndruan në Roskovec, ata mbaheshin vetëm me pensionin e babait të cilin nuk i’a dhanë menjëherë, por i’a vonuan për shumë kohë. Ndërsa lidhur me pyetjen që bëtë se si i kalonte babai ditët atje në Roskovec, i’u them se gjatë asaj kohe, ai nuk doli për asnjë minutë nga shtëpia. Ai qëndronte në shtëpi duke lexuar libra dhe gjithashtu degjonte radio dhe shikonte televizorin bardh e zi që i’a kisha dërguar unë nga Tirana. Kjo përsa i përket kohës së lirë sepse në këtë kohë babai kishte diçka të rëndësishme për të bërë, “autokritikën” me shkrim që i’u kërkua nga Plenumi i V-të i Komitetit Qëndror të PPSH-së.

Le të kthehemi pak më pas në kohë, kur në fillim të këtij Plenumi u shtrua pyetja nga Enver Hoxha: “Ç’dënim mendoni t’i japim Beqir Ballukut”?

Pasi ishin dëgjuar më të zellshmit që bërtisnin “të arrestohet këtu armiku i popullit”, pati një propozim që në kontekst ishte: “të mendohet dhe brënda tre muajve të na paraqesë në Komitetin Qëndror me shkrim, një autokritikë të shëndoshë ku të na paraqesë veprimtarinë e tij armiqësore”. Enver Hoxha e mbështeti këtë propozim dhe Plenumi që kuptoi se ky ishte urdhëri i tij, e miratoi atë një zëri. Pra në Roskovec babai shkroi shumë dhe këtë material e solli në Tiranë vëllaj Agimi, i cili i’a dorëzoi në dorë Haxhi Kroit, sekretarit të Enver Hoxhës. Dua të theksoj se këtë material asnjë nga ne nuk e ka lexuar. Memorie.al
Vijon nesër

Kadare dy herë pranë arrestimit, Qemal Lame zbulon telefonatat: Enveri më tha “shikoji edhe ti dokumentet”

Dashnor Kaloçi

Prej një distance kohore disa dekadash duket se Ismail Kadare ishte shkrimtari më i privilegjuar i regjimit komunist: udhëtime jashtë shtetit, botime, romane me protagonist Enver Hoxhën, tek-tuk del edhe ndonjë fotografi e tij me diktatorin, në shtëpinë e këtij të fundit.

Mirëpo, dukja nuk është gjithçka. Dokumentet e botuara gjatë viteve të fundit kanë treguar se e vërteta qëndron ndryshe. Shkrimtari jo vetëm që ishte i ndjekur, i survejuar, i vënë me “shpatulla për muri” nga “kolektivi”, – fundja si çdo shqiptar,- por edhe në rrezik serioz për jetën. Fati i tij varej në fije të perit.

Këtë na e dëshmon në vetë të parë një nga njerëzit më të pushtetshëm për dhjetë vjet me radhë gjatë diktaturës komuniste. Bëhet fjalë për ish-kryetarin e Hetuesisë së Përgjithshme të Shqipërisë, Qemal Lame, i cili sjell për publikun librin e tij “Dritëhijet e kohës: Letërsia dhe arti në diktaturë.

“Përndjekja e Ismail Kadaresë”, hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese “Neraida”. Krahas fakteve që tashmë janë bërë publike, sipas të cilave Ismail Kadare rrezikonte të dënohej në grupin e “komplotistëve”, me në krye Mehmet Shehun, Lame me përgjegjësi profesionale dëshmon se për Kadarenë kanë ekzistuar jo vetëm dosje, por urdhra konkretë arrestimi.

“Ka rëndësi të dokumentohet me objektivitet e vërteta për urdhra konkretë për arrestimin e shkrimtarit. Janë dy raste konkrete kur është diskutuar për arrestimin e Ismail Kadaresë. Në vitin 1982 u dha urdhër konkret për arrestimin, u përgatitën dokumentet ligjore, por zbatimi u anulua në momentet e fundit. Në vitin 1983 u përgatitën edhe një herë dokumentet për arrestim. Këto dokumente nuk u njoftuan dhe as u dërguan zyrtarisht në Hetuesinë e Përgjithshme”, shkruan ai në librin e tij “Dritëhijet e kohës”.

Qemal Lame
Qemal Lame

Sipas tij, kjo ishte një çështje aq me rëndësi, saqë me të po merreshin krerët më të lartë të shtetit. Nuk bëhej fjalë thjesht për krerë të Sigurimit të Shtetit apo Ministrisë së Brendshme, madje nuk mjafton as Ramiz Alia e Hekuran Isai. Ishte vetë Enver Hoxha i interesuar për këtë çështje.

Qemal Lame, ndër të tjera boton edhe pjesë të ditarit të tij, mbajtur gjatë viteve që drejtonte institucionin e Hetuesisë së Përgjithshme të Shqipërisë. Për herë të parë zbardhen biseda telefonike dhe takime me Enver Hoxhën, që urdhëronte: Të arrestohet!

QEMAL LAME

DY URDHRA KONKRETË PËR ARRESTIMIN

Ka rëndësi të dokumentohet me objektivitet e vërteta për urdhra konkretë për arrestimin e shkrimtarit. Janë dy raste konkrete kur është diskutuar për arrestimin e Ismail Kadaresë.

– Në vitin 1982 u dha urdhër konkret për arrestimin, u përgatitën dokumentet ligjore, por zbatimi u anulua në momentet e fundit.

– Në vitin 1983 u përgatitën edhe një herë dokumentet për arrestim. Këto dokumente nuk u njoftuan dhe as u dërguan zyrtarisht në Hetuesinë e Përgjithshme.

URDHRI I PARË PËR ARRESTIMIN

Ideja, formulimi dhe kërkesa për zbatimin e arrestimit është dhënë nga vetë Enver Hoxha.

E premte, më 24 shtator 1982, 20:15

Në zyrën time, si kryehetues i përgjithshëm, ra zilja e telefonit sekret të komunikimit vetëm me udhëheqjen:

-Jam Enveri, Qemal! Ramizi dhe Hekurani më raportuan për hetimet. Kanë dokumentet për atë Kadarenë. Të arrestohet! Mos veproni menjëherë! Do ta diskutojmë. Shikoji edhe ti dokumentet. Dua mendimin tënd. Mos u thuaj Ramizit e Hekuranit që biseduam bashkë.

-Si të urdhëroni ju, shoku Enver!

-Mirë. Natën e mirë!

-Natën e mirë!

E hënë, më 27 shtator 1982, 08:00:

Biseda me Hekuran Isain

– Shoku Qemal! Nga hetimi kanë dalë fakte dhe kemi dokumente për bashkëpunimin e Ismail Kadaresë me Mehmet Shehun. Dokumentet ia kam bërë të njohura shokut Enver. Do ta arrestojmë. Kemi bërë gati kallëzimet. Shoku Enver më porositi që t’i analizoni edhe ju materialet dhe të shkojmë tek ai.

– Do t’i lexoj dhe analizoj me shumë përgjegjësi, shoku Hekuran.

E hënë, më 27 shtator 1982, 08:30:

Telefonata e Ramiz Alisë

Ra zilja e telefonit sekret. Ishte Ramiz Alia.

Ramiz Alia: Shoku Qemal! Hekurani ka biseduar me ju për Ismail Kadarenë.

Qemal Lame: Po, shoku Ramiz. Pak më parë biseduam. Jam duke lexuar dhe analizuar dokumentet.

Ramiz Alia: Do ishte mirë të bisedonim. Sapo bisedova edhe me Hekuranin. Po të keni kohë, hajdeni e bisedojmë të tre bashkërisht. Në orën 09:00 do jem në zyrë.

Qemal Lame: Do të vij, shoku Ramiz.

Hekurani erdhi në zyrën time dhe shkuam së bashku te Ramizi.

E hënë, më 27 shtator 1982, 09:00:

Biseda me Ramiz Alinë

Ramiz Alia: Shoku Qemal! I kemi dokumentet për Ismailin. Ta arrestojmë! Nuk ka përse të zgjatet më ky veprim.

Qemal Lame:Nuk i kam lexuar të gjitha materialet, shoku Ramiz. Ka dokumente të vjetra dhe të tanishme nga hetimi i komplotit.

Ramiz Alia: Mirë. Lexoji dhe analizoji. Do të takohemi me shokun Enver dhe do të bisedojmë. Ai do që ju të jepni mendim. Ka besim dhe pret mendimin tuaj. Do të të lajmëroj kur të takohemi. /Panorama/
(VIJON…)

Ngjarja e panjohur e ish-ministrit Balluku/ “Babai se pranoi ‘ofertën’ që i bëri Tito në një takim të fshehtë dhe gjatë kthimit, mbi Pogradec, piloti jugosllav…”

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Beqir Ballukut, ish-Ministrit të Mbrojtjes Popullore, deputetit të Kuvendit Popullor, anëtarit të Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të PPSH-së dhe zv/kryeministrit të parë të qeverisë së drejtuar prej Mehmet Shehut, i cili u pushkatua në një tunel të fshehtë në periferi të Tiranës pranë fshatit Linzë më 5 nëntor të vitit 1975, pasi ishte dënuar me vdekje nga ana Gjykatës së Lartë të Republikës Popullore të Shqipërisë, i akuzuar si “kreu i grupit puçist në ushtri”.

Dëshmia e rrallë e Çlirim Ballukut, djalit të madh të familjes Balluku, që nga origjina e familjes, periudha e Monarkisë së Zogut, aktiviteti i tij gjatë Luftës Antifashiste, shkollimi, funksionet dhe detyrat pas vitit 1945, raportet e relatat me Enver Hoxhën, Mehmet Shehun, Hysni Kapon, Gogo Nushin, etj., nga udhëheqja e lartë e PPSH-së, si dhe përse filluan kritikat e goditja ndaj tij në vitin 1974, kush ishin ata që e sulmuan më shumë në mbledhjet e para, çfarë u tha ai fëmijve të tij kur u kthye në shtëpi pasi ishte sulmuar si “armik i popullit”, internimi i tij dhe familjes, ekzekutimi bashkë me dy vartësit e tij, Petrit Dumen dhe Hito Çakon në një nga tunelet e fshehta të Linzës në periferi të Tiranës, si e mësoi familja atë gjë kur ishte në internim, e deri tek peripecitë e shumta pas viteve ’90-të për të gjetur eshtrat e tij në fshatin Vranisht të Vlorës, ku ishin groposur me urdhër dhe nën kujdesjen e Kadri Hazbiut.

“Goditja ndaj babait tonë, Beqir Ballukut, i cili prej vitesh mbante postin e Ministrit të Mbrojtjes dhe zv/kryeministrit të parë në qeverinë e kryesuar nga Mehmet Shehu, filloi në qershor-korrikun e vitit 1974 me mbledhjen e zgjeruar të Aktivit të Ushtrisë, e cila u mbajt në Vilën e Zogut të qytetit të Durrësit. Goditja ndaj tij ishte e parapërgatitur në bazë të një skenari të hartuar mjaft mirë nga krerët kryesorë të “piramidës” së lartë të PPSH-së, me njerëz të veçantë brenda rradhëve të Ministrisë së Mbrojtjes. Kjo gjë vërtetohet edhe nga fakti se akuzat ndaj tij filluan në një kohë që materiali me tezat që duheshin të paraqiteshin për diskutim në Këshillin e Mbrojtjes, nuk ishin bërë ende publike dhe ndodheshin të mbyllura në kasafortën e zyrës në Ministrinë e Mbrojtjes. Pas asaj ai u analizua edhe në mbledhjet e Byrosë Politike ku Enver Hoxha dha i pari orientimin e sulmeve ndaj tij, duke e akuzuar si tradhëtarin më të madh që kishte pasur Shqipëria deri në atë kohë. Pas atyre mbledhjeve të Byrosë Politike, babai u analizua edhe në Pleniumin e Pestë të Komitetit Qëndror të PPSH-së, që u mbajt më 25 korrik të vitit 1974, ku u sulmua nga dikush më shumë dhe nga dikush me pak. Në fund të atij Pleniumi ai u përjashtua dhe u shkarëkua nga të gjitha funksionet partiake e shtetërore. Pas asaj mbledhje, babai nuk u arrestua si shumë nga ish-personalitetet e larta të udhëheqjes së lartë komuniste që ishin goditur vite më parë, por u la i lirë që të vinte në shtëpi. Më kujtohet si tani kur erdhi babai në shtëpi pas asaj mbledhje dhe na tregoi gjithëshka që kishte ngjarë në atë Plenium, si dhe vendimet që ishin marrë aty në adresë të personit të tij. Në thelb të atyre fjalëve që na tha babai atë pasdreke në shtëpinë tonë, ku ishim mbledhur të gjithë ne pjestarët e familjes, ishte ajo që ai nuk ishte tradhëtar dhe nuk e kishte tradhëtuar asnjëherë Partinë dhe Enver Hoxhën. Pas asaj dite babai qëndroi edhe rreth dhjetë ditë të tjera pa dalë fare nga shtëpia, pasi edhe ata që e goditën nuk kishin vendosur ende se në çfarë vëndi do e dërgonin. Gjatë atyre dhjetë ditëve që babai nuk doli fare nga shtëpia, në afërsi të vilës sonë aty në Bllok, u përforcuan masat e sigurisë gjë e cila dukej qartë edhe nga shtimi i ushtarëve të Gardës. Gjatë asaj kohe, në bisedat që bënte me ne, për për herë të parë Beqiri u shpreh hapur kundra udhëheqjes së lartë të Partisë, duke na thënë se ajo po e godiste kot dhe gjithshka thuhej në adresë të tij ishte e manipuluar”.

Dëshmon për Memorie.al, Çlirim Balluku, djali i madh i ish-Ministrit të Mbrojtjes, anëtarit të Byrosë Politike dhe zë/kryeministërit të parë në qeverinë komuniste të kryesuar prej Mehmet Shehut, i cili rrëfen të gjithë historinë e panjohur të babait të tij, Beqir Ballukut, i konsideruar si një prej udhëheqësve më popullorë të regjimit komunist të Enver Hoxhës, i cili u pushkatua në 5 nëntorin e vitit 1975 në një tunel të fshehtë në periferi të Tiranës afër fshatit Linzë, së bashku me dy vartësit e tij, Shefin e Shtatmadhorisë, Petrit Dumen, e Drejtorin Politik të Ushtrisë, Hito Çakon.

Kush ishte Beqir Balluku, cila ishte origjina dhe e kaluara e tij e ku u shkollua ai? Si u lidh Beqiri për herë të parë me grupet komuniste, kush ishin shokët e tij më të ngushtë gjatë Luftës dhe si u njoh ai për herë të parë me Enver Hoxhën në vitin 1943? Cilat ishin akuzat që i’u bënë Beqir Ballukut nga Enver Hoxha në mbledhjet e Byrosë Politike dhe Pleniumin e pestë që u mbajt në 25 korrikun e vitit 1974 dhe çfarë iu tha Beqiri familjes së tij pas asaj mbledhje ku e përjashtuan nga të gjitha funksionet partiake e shtetërore? Çfarë ndodhi me Beqirin ato dhjetë ditë që ai qëndroi i izoluar në vilën e tij të Bllokut, kush ishte njeriu i vetëm që mundi të hynte në shtëpinë e tij dhe çfarë porosish iu dha ai fëmijëve të tij? Çfarë i kërkoi sekretari i partisë i Radio-Televizionit Shqiptar, Çlirimit, djalit të madh të Beqirit, kur e thirri atë në zyrën e tij dhe cila ishte përgjigjia që mori prej tij? Si e hoqën Beqirin nga vila e tij e Bllokut për ta internuar në Roskovec të Fierit dhe si u arrestu ai në shtatë dhjetorin e vitit 1974 kur ishte i internuar në Selenicë të Vlorës? Si e mësoi familja Balluku ekzekutimin e Beqirit dhe si u trajtuan që nga ajo periudhë e deri në vitin 1991 kur qëndruan të internuar në Selenicë të Vlorës?

Çlirim Balluku, është djali i madh nga gjashtë fëmijët e Beqir Ballukut, ish-Ministrit të Mbrojtjes, deputetit, anëtarit të Byrosë Politike dhe zv/kryeministrit të parë në qeverinë komuniste të Mehmet Shehut, i cili qëndroi në ato funksione të larta deri në vitin 1974, kur u akuzua dhe u godit nga Enver Hoxha, duke u quajtur sabotator, armik dhe kreu i “Puçit Ushtarak” që kishte për qëllim rrëzimin me dhunë të pushtetit popullor në Shqipëri. Si më i madh i familjes Balluku, Çlirimi i mban mënd mjaft mirë dhe i ka përjetuar vetë shumë nga ngjarjet e asaj kohe të largët kur babai i tij ishte në majat më të larta të regjimit komunist të Enver Hoxhës, si dhe më pas kur ai u sulmua nga Enveri me akuza nga më të rëndat, të cilat tashmë janë bërë publike për lexuesin e gjerë nga botimet e shumta në shtypin e përditshëm të pas viteve ‘90-të. Nisur nga ky fakt dhe për t’u njohur akoma dhe më shumë me anën e panjohur të figurës së Beqir Ballukut dhe familjes së tij, në vazhdën e dhjetra shkrimeve të kësaj natyre që kanë gjetur vënd në faqet e Memorie.al, ne i’u drejtuam për një intervistë të gjatë zotit Çlirim Balluku, të cilën po e publikojmë duke filluar nga ky numër.

Vijon nga numri kaluar

Zoti Çlirim, është thënë se Beqir Balluku deri në vitin 1974, ka qenë njeriu më i besuar i Enver Hoxhës, dhe ajo gjë lidhej me faktin sepse ai e ka shpëtuar dy herë Enverin. Rasti i parë bën fjalë për vitin 1948 kur Josif Broz Tito i kërkoi Beqirit që të firmoste urdhërin për pranimin e futjen e dy divizioneve ushtarake jugosllave brenda kufirit tonë në zonën e Korçës, gjë të cilën Beqiri e refuzoi. Ndërsa rasti i dytë bën fjalë për vitin 1960 kur Shqipëria po i prishte marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik. Një nga anëtarët e Byrosë Politike të asaj kohe, ka dëshmuar për Memorie.al duke thënë se në atë kohë që Enveri, Hysniu, Mehmeti, Kadriu dhe Ramizi ndodheshin në Moskë, atasheu ushtarak sovjetik që ishte në Tiranë, në pije e sipër e provokoi Beqirin duke i thënë: “Si thua, t’i lëmë jashtë ata të katërt dhe t’i japim ty çelsat e Shqipërisë”? Dhe insinuatës tepër të qartë të diplomatit ushtarak sovjetik, Beqiri i’u përgjigj i prerë: “Po t’ju ndodhi gjë atyre të pestëve që ndodhen në Moskë, unë me dorën time do t’i var në Sheshin “Skënderbej” të 5000 rusët që janë në Shqipëri”. A keni dijeni ju dhe si qëndron e vërteta për këto dy ngjarje?

Mund të them se për këto dy ngjarje kam dëgjuar natyrshëm në momente të veçanta nga persona të ndryshëm, (jo të rangut të udhëheqjes së lartë) të cilët sot pas kaq vitesh nuk mund që t’i përcaktoj qartë dhe me ekzaktësi se kush kanë qenë. Por mendoj se fakti, d.m.th. se kush kanë qenë ata persona që kanë folur në prezencën e babait për ato dy momente historike, ku kanë qenë dhe pjestarë të tjerë të familjes, nuk ka ndonjë rëndësi të madhe. Por vija re, se lidhur me historinë e atyre dy ngjarjeve dhe argumentimit të tyre, babait, Beqirit, nuk i pëlqenin të diskutoheshin fare dhe personat që i hapnin bisedat për to, ai i ndërpriste menjëherë duke e kaluar bisedën në çështje të tjera. Natyrisht duke mos qenë i njohur me ato ngjarje, sidomos me atë të vitit 1948, nga kurioziteti i moshës, unë isha i interesuar të mësoja diçka më shumë se ato që kisha dëgjuar nga goja e atyre personave që thashë më lart. Nisur nga kjo që thashë dhe gjithashtu nga personaliteti politik e ndërkombëtar që gëzonte në atë kohë udhëheqësi i Jugosllavisë, Marshalli Josif Broz Tito, unë në koefidencë e pata pyetur babanë, se si qëndronte e vërteta lidhur me atë ngjarje. Dhe përgjigjia e babait ishte kjo që po jua them unë me fjalët e mia, sipas asaj që mbaj mënd nga biseda me të. Gjatë një vizite pune në Beograd, diku aty nga viti 1948 kur babai ishte në funksionin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, Marshalli Tito e kishte thirrur Beqirin në një takim, jashtë programit të vizitave dhe takimeve të punës që ai kishte parashikur para nisjes nga Shqipëria për në Beograd. Gjatë asaj bisede, pasi kishte shfaqur shqetësimin për një rrezik evident që mund t’i vinte Shqipërisë nga fqinji jugor i saj, Greqia, Josif Broz Tito, i kishte kërkuar Beqirit që ai, me cilësinë e Shefit të Shtatmadhorisë Shqiptare, të firmoste një dokument ku thuhej se ishte dakort për futjen e trupave jugosllave brenda territorit shqiptar. Duhet të kemi parasysh se ky moment, pra kërkimi për firmosjen e atij dokumenti, bën fjalë për atë kohë kur Josif Broz Tito deklarohej dhe konsiderohej si miku më i madh i Shqipërisë.

Cila ishte përgjigjia e Beqir Ballukut lidhur me atë kerkesë që i bëri Josif Broz Tito?

Përgjigjia që i kishte dhënë babai, Titos, ishte kjo: “Shqipëria nuk ka ndonjë rrezik evident që të sulmohet nga Greqia, por edhe sikur të ndodhë kjo, ne jemi vetë në gjëndje që t’i mbrojmë vetë kufijtë tanë me të gjithë arsenalin ushtarak që disponojmë. Por më kryesorja është se unë nuk jam i autorizuar që të firmos një dokument të tillë”. Ndoshta kjo histori për të cilën po flasim, është e lidhur edhe me një ngjarje tjetër të panjohur që ka të bëjë me rrëzimin e avionit ushtarak jugosllav me të cilin po kthehej babai nga Beogradi për në Tiranë pas mbarimit të asaj vizite. Gjatë udhëtimit me atë avion për në Tiranë, piloti jugosllav bëri një ulje të detyruar diku në një arë të punuar në afërsi të Liqenit të Pogradecit. Këtë ndodhi, nëna jonë, Taibja (bashkëshortja e Beqir Ballukut) e kujtonte deri sa ishte gjallë, me frikën që ndjeu në ato momente kur mësoi për ngjarjen që i kishte ndodhur babait me avionin jugosllav.

Po për ngjarjen tjetër, atë të vitit 1960 me atasheun ushtarak sovjetik në Tiranë, ç’mund të na thoni?

Për sa i përket ngjarjes së vitit 1960, atë që bën fjalë lidhur me krizën që kishte përfshirë marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik, unë ato i kam të dëgjuara nga të tjerë, si në atë kohë, apo i kam lexuar në shtypin shqiptar të pas viteve ‘90. Lidhur me sa pyetët, mendoj se ka pak rëndësi forma se si i’u përgjigj babai atasheut sovjetik (gjeneralit) në Tiranë, pas provokimit apo sugjerimit që i bëri ai, sepse, rëndësinë më të madhe e ka ka përmbajtja e përgjigjies që i dha Beqiri atij. Por, siç jam shprehur diku më lart gjatë kësaj interviste, desha të shtoj se: duke pasur parasysh impenjimin e madh të babait gjatë atyre ngjarjeve, më kujtohet fare mirë se ne si fëmijë, e ndjenim mungesën e tij në familje.

Po me ushtarakët e tjerë madhorë, ish-gjeneralë e kolonelë të cilët ishin edhe vartësit e tij, çfarë marrëdhëniesh ka pasur Beqiri, kë kishte mikun më të afërt ndër ta dhe a vinin ata në shtëpinë tuaj?

Për këtë është më mirë që të pyseni ish-ushtarakët e lartë, por megjithëatë mund t’ju them se nga takimet e rastësishme që unë kam pasur me ta, nuk ka qenë e vështirë që përnjeherë të ndjeja simpatinë dhe respektin e madh të tyre ndaj tij. Besoj se kjo mjafton që të kuptosh mjaft mirë marrëdhëniet që ka pasur babai me vartësit e tij dhe ish-ushtarakët e tjerë të lartë, ndaj të cilëve ai nuk bënte kurrë dallime dhe i konsideronte të gjithë njëlloj. Por desha të theksoj se Pogradeci mbetej vëndi më i preferuar i babait për pushime.

Ku i kalonte zakonisht pushimet e gjata verore Beqiri dhe familja juaj?

Pushimet verore zakonisht babai me familjen i bënte në plazhet e Pogradecit, Vlorës dhe Durrësit, aty ku i bënin zakonisht edhe ish-funksionarët e tjerë të lartë. Po në një rast të vetëm, para prishjes së marrëdhënieve shtetërore me Bashkimin Sovjetik, babai ynë Beqiri i bëri pushimet familjarisht në Çekosllavaki, sepse ai kishte një miqësi të ngushtë me Ministrin e Mbrojtjes së aij shteti, i cili e ftoi babanë tonë që t’i kalonte atje pushimet bashkë me familjen. Por kjo gjë ishte një përjashtim dhe pas asaj, edhe babai e ftoi homologun e tij çek i cili erdhi në Shqipëri duke i’a kthyer vizitën.

Cilat kanë qenë lojrat dhe argëtimet më të preferuara të Beqir Ballukut dhe me kë luante ai nga personalitetet e tjera të udhëheqjes së lartë?

Për sa i përket lojrave të ndryshme si bilardo, shah, tavëll, apo letra, babai ynë nuk i luante fare sepse nuk i kishte qejf. Në shtëpinë tonë ne nuk kemi pasur fare bilardo dhe as me letra babai nuk luante. Kjo gjë ndodhte ndoshta edhe për arsye kohe, sepse pjesën më të madhe të kohës ai e kalonte në punë. Babai kishte një regjim ditor po thuaj me një orar strikt. Në ora tetë ai shkonte në zyrë dhe në shtëpi vinte në ora katër, ku pasi hante drekë, shkonte përsëri në punë dhe punonte edhe disa orë të tjera. Atë pak kohë të lirë që i mbetej, babai e kalonte në shtëpi sepse ai ishte shumë i lidhur me familjen. Babai kishte krijuar raporte shumë të afërta me ne fëmijët dhe nuk mbante fare distancë. Ai ishte shumë komunikues dhe mund të bisedoje me të fare lirshëm pa të krijuar asnjë distancë.

Cilët ishin sportet me të preferuara të babait tuaj?

Sportet më të preferuar të tij ishin gjahu, futbolli por edhe noti, sepse babai notonte shumë mirë. Në funksion të periudhave të ndryshme dhe të moshës, ai i ka ushtruar ato dhe më vonë edhe tenisin. Që në vitet e para të pasluftës apo dhe më vonë kur babai ishte më i ri, ai dilte në stadiumin “Dinamo”, apo në ndonjë palestër tjetër dhe luante futboll, kryesisht gjatë mbrëmjeve. Këtë gjë siç thashë e bënte kur ishte i ri. Rrallë here e shoqëronim edhe ne dy çunat, unë me vëllanë tjetër, Ladin, sepse edhe ne që të vegjël ishim të ingranuar me sportet e atletikës dhe futbollit. Po kështu përveç futbollit, babai luante edhe tenis tek Shkolla e Bashkuar e Oficerëve me Petrit Dumen (Shefin e Shtabit të Përgjithshëm) e Abdyl Këllezin (zv/kryeministrin) dhe rrallë ndonjëherë në Klubin “Partizani”.

Është thënë se Beqir Balluku ka qenë një tifoz shumë i madh i “Partizani”-t dhe bënte shumë për atë skuadër që përfaqësonte Ushtrinë Popullore?

Dua t’ju them se dikush që është marrë njëherë me sport, apo që e njeh atë, nuk mund të jetë tifoz. Futbollin ai e njihte që nga koha e të mëdhenjëve Riza Lushta e Naim Kryeziu, të cilët i ka pas njohur personalisht. Gjatë viteve 1960-‘70, babai ka pritur në shtëpi si Loro Boriçin që ishte trainer i ekipit “Partizani”, ashtu dhe Lym Allën që ishte trainer i Tiranës. Natyrisht duke qenë Ministër i Mbrojtjes, ai ishte i interesuar jo vetëm për futbollin, por edhe për të gjitha sportet e tjera të atij klubi sportiv.

Po me muzikën, librat dhe artin në përgjithësi, a ka qenë i lidhur Beqir Balluku?

Babai ka pas lexuar shumë shpesh libra të ndryshëm artistikë e historikë dhe ai e donte shumë artin dhe sidomos muzikën. Ai nuk donte vetëm muzikën e Shqipërisë së Mesme, por kishte preferenca edhe për muzikën operistike italiane dhe kryeveprat e muzikës botërore, të cilat i dëgjonte me vëmëndje të madhe. Ne kemi pasur shumë pllaka të vjetra gramafoni dhe shirtita disqesh me atë lloj muzike që babai i dëgjonte me kënaqësi. Po kështu edhe kur hynë manjetofonët e parë, babai filloi të koleksiononte shumë kaseta, disa nga të cilat i pata regjistruar unë kur punoja në Radio-Televizionin Shqiptar në vitet 1970-‘74.

A ka qenë ndopak liberal babai juaj, apo anonte nga e kundërta, nga konservatorizmi?

Mendoj se për kohën ka qenë liberal. Në atë periudhë kohe kur ne fëmijët ishim në moshë të re dhe në radio apo manjetofona dëgjonim muzikë të huaj, babai nuk na tërhiqte vërejtje dhe nuk na pengonte asnjëherë, kur dihej shumë mirë se ato ishin të ndaluara. Po kështu desha të shtoj se në rrethin tim shoqëror kishte dhe nga ata me biografi “jo të pastër” , të cilët vinin edhe në shtëpinë tonë. Në atë kohë, si mik i imi, në shtëpinë tonë vinte dhe Hans Bekteshi, nipi i Arshi Pipës, por babai asnjëherë nuk më tërhoqi vëmëndje, përkundrazi takohej me përzemërsi me të edhe pse e dinte shumë mirë se kush ishte.

Ju jeni një nga fëmijët e ish-“Bllok”-ut me moshëm më të madhe dhe njëkohësisht jeni martuar më herët se të tjetër. Sa vetë kanë qenë të ftuar në dasmën tuaj dhe kush ka qenë nga personalitet e larta të udhëheqjes komuniste?

Të ftuar në darkat e dasmave tona nuk ka pasur nga personalitet e larta të udhëheqjes, sepse në darka thirren miqtë dhe ata që të kanë ftuar në të tilla gëzime. Dy dasmat tona u bënë ashtu siç bëheshin në popull dhe si bëhen sot. Babai vuante dhe e respektonte traditën shqiptare. Ndërsa për vizitë në shtëpi, natyrisht që patën ardhur dhe personalitetet.

Ka pasur dëshirë babai juaj Beqiri, që të bënte krushqi në “Bllok” dhe a keni pasur ju fëmijët nxitje prej tij në këtë drejtim, pra për t’u lidhur me vajzat e “Bllok”-ut?

Në këtë aspekt babai nuk na ka ndërhyrë asnjëherë në jetën tonë private dhe e respektonte zgjedhjen tonë. Unë dhe motra ime Drita u lidhëm me njerëz të thjeshtë dhe babait i pëlqeu ajo lidhje.

Historia e panjohur e Beqir Ballukut dhe familjes së tij nga 1945-sa deri në vitin 1974

Detyrën e Komandantit të Qarkut të Tiranës, e cila i’u dha Beqir Ballukut në saj të kontributit të madh që kishte dhënë gjatë Luftës, ai e mbajti deri në në vitin 1946, pasi në atë kohë u transferua nga Tirana duke u emëruar në detyrën e Komandantit të Divizionit të Korçës. Transferimi i Beqir Ballukut në atë detyrë, u bë për arsye se në atë kohë në vëndin fqinjë, në Greqi, ishte intesifikuar lufta civile ndërmjet forcave qeveritare të kryeministrit Caldaris dhe atyre komuniste partizane të udhëhequra nga Niko Zaharjadhis dhe gjenerali Markos Vafjadhis. Si rezultat i asaj lufte civile, kishte trazira edhe në kufirin jug-lindor të Shqipërisë, i cili i’u besua Divizionit të Korçës të komanduar nga kolonel Beqir Balluku dhe komisar, Panajot Plaku. Në atë detyrë, Beqiri qëndroi deri në vitin 1948 dhe në atë kohë ai u thirr në Tiranë për të zëvëndësuar Mehmet Shehun në funksionin e Shefit të Shtatmadhorisë shqiptare, pranë Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë që komandohej nga gjeneral-armate, Enver Hoxha. Në atë kohë, Beqiri së bashku me bashkëshorten e tij, Taibe Kafazi me të cilën ishte martuar që në fundin e vitit 1944, u vendos me banim në një nga vilat e “Bllok”-ut, që ndodhej fare pranë asaj së Enver Hoxhës. Pas emërimit në funksionin e Shefit të Shtatmadhorisë Shqiptare, Beqirit i’u dha edhe grada gjeneral-brigade dhe në Kongresin e Parë të Partisë Komuniste të Shqipërisë që u mbajt në nëntorin e vitit 1948, ai u zgjodh edhe anëtar i Komitetit Qëndror të PKSH-së. Funksionin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Beqiri e mbajti deri në vitin 1951 kur u dërgua për studime pranë Akademisë Ushtarake “Voroshillov” të Moskës, të cilën ai e mbaroi në vitin 1955. Edhe gjatë kohës që ai ishte me studime në Bashkimin Sovjetik, nuk u zëvëndësua në funksionin e Shefit të Shtatmadhorisë, por vazhdoi ta mbante atë detyrë të lartë, duke u kthyer herë pas here në Shqipëri. Në vitin 1953, pasi kryeministri Enver Hoxha u lirua nga postet e Ministrit të Jashtëm dhe atij të Mbrojtjes, Beqir Balluku u emërua në postin e Ministrit të Mbrojtjes Popullore. Po kështu në vitin 1953, Beqiri u zgjodh edhe anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të PPSH-së. Që nga viti 1956, përveç funksionit të Ministrit të Mbrojtjes, Beqir Ballukut i’a dha edhe funksioni i zv/kryeministrit të parë në qeverinë e kryesuar nga Mehmet Shehu, detyra të cilat ai i mbajti deri në 25 korrikun e vitit 1974. Po kështu që nga aderimi i Shqipërisë në Traktatin e Varshavës, gjeneral-kolonel Beqir Balluku, mbajti edhe detyrën e nënkomandantit të atij Traktati, ashtu si të gjithë ministrat e vëndeve të tjera anëtare (të Lindjes Komuniste) që aderonin në atë pakt ushtarak. Që nga viti 1956, Beqir Balluku konsiderohej si njeriu më i afërt dhe më i besuar i Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të PPSH-së, Enver Hoxhës dhe njëkohësisht edhe krahu i djathtë i tij. Nga martesa me zonjën Taibe Kafazi, Beqiri pati gjashtë fëmijë: Çlirimi, (1945) Vladimiri, (1949) Drita,(1950) Agimi, (1952) Lulja, (1954) dhe Agroni (1956). Nga viti 1947 e deri në vitin 1961, Beqir Balluku me familjen e tij ka banuar në disa vila të ndryshme te “Bllok”-ut dhe pas vitit 1961 e deri në vitin 1974, për arsye zgjerimi pasi i’u rritën fëmijët, ata u vendosën në vilën përballë asaj të Enverit (aty ku sot ndodhet “Kafe REX”) Deri në vitin 1974, dy djemtë e mëdhenj të familjes Balluku, Çlirimi dhe Vladimiri, si dhe vjaza e madhe Drita, ishin diplomuar në Universitetin e Tiranës në degët: Inxhinjeri Elektronike, Inxhinjeri Ndërtimi dhe Shkenca Politike ndërsa tre fëmijët e tjerë, Agimi, Lulja dhe Agroni, vazhdonin shkollat e larta apo ato të mesme. Pas mbarimit të studimeve universitare, djali i madh i familjes Balluku, Çlirimi, nga viti 1970 deri në vitin 1974 punoi në Radio-Televizionin Shqiptar, ndërsa Vladimiri në Institutin e Studimeve Ushtarake në Tiranë. Po kështu krahas studimeve, si Çlirimi edhe Vladimiri që në moshë fare të re ishin marrë me sport, duke qenë emra shumë të njohur, në atletikë ku Çlirimi ishte kampion kombëtar në disa gara, dhe në futboll ku Vladimiri aktivzohej si një nga pikat e forta të ekipit të “Partizani”-t. Edhe vetë Ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në ato kohë ka qenë mjaft i njohur si një nga simpatizantët e ekipit të futbollit “Partizani”. Ai kujdesej për t’i krijuar të gjitha kushtet futbollistëve të atij ekipi si dhe grumbullimin e sportistëve cilësorë nga skuadrat e tjera./Memorie.al

Kush është Natali Blushi, vajza e Benit me pasuri 500 milionëshe vetëm 20 vjeçe

DOSSIER

Vajza e një politikani të njohur në Shqipëri edhe pse vetëm 20 vjeçe do gëzonte një pasuri qindra mijë dollarë. Gjysëm miliardi lekë një ambient biznesi për vajzën e Ben Blushit, një histori skandali kjo, e cila pritet të zbardhet pas hetimeve në SPAK.
Prona në Korçë

Ben Blushi ka paguar vetëm 30 mijë euro për një pasuri 500 milionëshe në qendër të Korçës, dhe gjithçka e ka bërë në emër të vajzës së tij.

Në datën 16 shkurt 2020, CNA.al raportoi në lidhje me një pronë të ish-politikanit Ben Blushi, në qytetin e Korçës, blerë me vlerë qesharake në vitin 2015 në emër të vajzës së tij.

Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 200 m2 nga të cilat 140 m2 në katin e parë të një godine, në një nga ajkat e qytetit të Korçës. Sipas deklarimeve të pasurisë, ambienti është blerë në emër të vajzës së tij Natali Blushi, por paratë janë paguar nga llogaria e Ben Blushit.

Gjithashtu ka marrë edhe një garazhd 60 metër katëror, i cili shërben ambientit prej 140 metër katëror.

Të dyja ambientet janë të lidhura së bashku dhe më pas atje është ndërtuar Pub Republika, një nga më të famshmit e Korçës, që administrohet nga njerëz të afërt të Blushit.(Lexo këtu )

Natali Blushi, një milionere e re

Ambienti kthehet në një biznes dhe vajza e Ben Blushit, bëhet aksionere në një kompani e cila hap një SNAK bar, që quhet Republika Pub, një nga më të frekuentuarat në Korcë.

Dy muaj më parë Natalia tashmë 25 vjeçe e shet 30 milionë aktivitetin e saj, por duke mbajtur në pronësi një pasuri 500 milionëshe.
Rasti i Natali Blushit është fakti i gjallë kur një fëmijë politikani pa asnjë ditë punë në moshën 20-vjeçare, kur është vetëm studente gëzon një pronë gjysëm miliardi që babai i saj e ble vetëm 30 mijë euro.

Më pas zhvillohet një biznes që sjell miliona dhe shitet po dhjetra milionë. Asgjë nuk ndalet këtu, janë jo pak por vetëm qeraja me një vlerë mbi 100 milionë lekë në 5 vite, duke shlyer 4 herë më tepër vlerën e blerjes së objektit.

 

Ben Blushi bëri vajzën pronare duke i falsifikuar firmën

Ish-deputeti socialist dhe ish-kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, sot drejtor i Top Channel, është përfshirë në një skandal. Falsifikohet firma e vajzës së tij në transaksionin e shit-blerjes së një pasurie në Korçë.

CNA.al ka sjellë një ditë më parë të dhëna zyrtare për një pasuri prej gati 500 milionësh, e blerë për një vlerë vetëm 30 mijë euro. Dhe kjo në emër të vajzës së Ben Blushit, Natali Blushi. Shuma e parave për këtë transaksion, sipas të dhënave të deklaruara nga vetë zoti Blushi në deklaratën e pasurisë, të vitit 2015, ishte paguar prej tij.

Por, “djalli fshihet në detaje”.

Dje mes rreshtash konstatuam se firma e Natali Blushit, e cila gjendet në kontratën e shitjes së objektit prej 133.8 metër katëror dhe në kontratën e shit-blerjes së garazhit 60 m2 në funksion të njësisë tregtare, nuk ishte e njëjta me atë që duket në firmën e hedhur nga Natali Blushi, në deklaratën e pasurisë të zotit Blushi, në vitin 2015.

Ne shkuam më tej, por çfarë zbuluam?

Sipas të dhënave zyrtare që ne kemi siguruar nga TIMS, pra nga sistemi i hyrje-daljeve nga Shqipëria, rezulton se Natali Blushi nuk ka qënë në Shqipëri gjatë kohës që është firmosur kontrata e shit-blerjes mes shtetasit Andon Dhima dhe shtetases Natali Blushi.

Sipas të dhënave të siguruara zyrtarisht nga CNA.al rezulton se shtetasja Natali Blushi ka dalë nga Shqipëria në datën 5 prill 2015, me linjën ajrore Al Italia drejt Romës.

Kjo është lëvizja që ka bërë drejt Italisë në muajin prill Zonjusha Natali Blushi dhe daljen e dytë e ka më pas në datën 24 korrik, po të vitit 2015.

Pra, Natali Blushi ka dalë në 5 prill të vitit 2015, drejt Romës nga Aeroporti i Rinasit, dhe sipas të dhënave të sistemit TIMS, zonjusha është rikthyer në Shqipëri, me linjën e avionit British Airways, nga Londra në datën 19.06.2015, në orën 21:14 minuta.

Pra, sipas të dhënave të siguruar nga TIMS rezulton se ka hyrë në Shqipëri në datën 19 qershor, pasi ishte larguar më parë në datën 5 prill. Pra, më shumë sesa dy muaj më parë.

Por, çfarë ndodh?

Sipas dokumentave të mëposhtme, të cilat ne i kemi publikuar ditë pas dite rezulton se Natali Blushi, duke mos qenë në Shqipëri, por duke qenë jashtë, është bërë pronare e një pasurie rreth 133.8 metër katëror dhe rreth 60 metër garazh, të cilat janë kthyer më pas në ambiente shërbimi të njësisë tregtare.

Sipas vetë të dhënave të deklaruara nga vetë Zoti Blushi, babai i Natalisë, rezulton se vajza e tij studion në Londër, ç’ka korrespondon me të dhënat e fluturimeve, hyrjet dhe daljet që ajo ka pasur në Shqipëri, kryesisht nga Rinasi, nëpërmjet Italisë, por edhe direkt nga Londra.

Pra, në atë kohë në muajin pril, maj dhe qershor, Natali Blushi, vajza 20-vjeçare e Ben Blushit, ka qënë në Londër në shkollë apo me provime. Ndërkohë tek noterja Violeta Sulkaj në datë 28 maj dhe 29 maj kanë firmosur dy kontrata shitje, nga shtetasi Andon Dhima për Natali Blushin.

ImageImage

Për këtë shit-blerje, për këtë akt noterial, janë bërë edhe transaksionet përkatëse. Sipas deklarimeve të vetë Blushit, i cili thekson se i ka paguar ai paratë.

Por, në të dyja aktet e shit-blerjes është emri dhe firma e vendosur nga Natali Blushi.

Pra, si ka mundësi që Natali Blushi sipas të dhënave në TIMS, ajo ndodhej në Londër, dhe nga ana tjetër në Shqipëri firmosej një kontratë shit-blerje?

Kush e ka falsifikuar firmën e Natali Blushit?

Ne kemi raportuar sesi firma e Natali Blushit, në të paktën dy dokumente ishte e ndryshme. Dhe i hymë më thellë investigimit tonë dhe rezulton se në ditën që është bërë shitja e pasurisë nga shtetasi Andon Dhima në drejtim të Natali Blushit, kjo e fundit nuk ka qënë në Shqipëri dhe akti i shit-blerjes ka ndodhur pikërisht kur ajo ndodhej në Londër, gjë të cilën e konfirmon edhe sistemi TIMS.

Ben Blushi, noterja, bashkëshortja e Benit? Kush e ka falsifikuar firmën e Natali Blushit në aktin e shit-blerjes?

Prokuroria tashmë ka një fakt dhe kjo e pakontestueshme. Falsifikimin e firmës së Natali Blushit. Provat janë të thjeshta. Sistemi TIMS dhe akti i shit-blerjes.

Tani nuk ngelet gjë tjetër, veçse Ben Blushi të shkojë në prokurori, apo bashkëshortja e tij, apo vetë noterja e cila është pjesa më skandaloze e këtij akti falsifikues, të mbajë përgjegjësi para ligjit për një kontratë shit-blerje fiktive, me firmë falso, me një vlerë qesharake, për një pasuri që vlen të paktën 500 milionë lekë, në qendër të Korçës./ CNA.al

 

Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës | CNA

Media shqiptare ka prodhuar politikanë, shkrimtarë, botues, biznesmenë, lloj e soj individësh.

Një nga produktet e dala nga media, janë oligarkët e saj. Janë miliarderët e saj. Janë personazhe që gëzojnë pasuri të çmendura, të “fituara”, gjoja nga puna si gazetarë dhe më pas të shtuara pafundësisht gjatë kohës që merren me politikë.
Alfred Peza

Tre vite më parë, CNA.al në një shkrim ekskluziv zbuloi pasurinë e Alfred Pezës. Gazetarit “të varfër” që kishte blerë 1 miliard lekë aksione në një bankë private.(Lexo këtu)

Sot, pas një investigimi të gjatë, me fakte dhe dokumenta po sjellim pasurinë e nje tjetër gazetari të kthyer në politikan, së fundi një menaxher mediash, pasuria e të cilit të lë me gojë hapur.

Ky është Ben Blushi i cili duket se ka parakaluar me shpejtësi në kthesë pasurinë marramendëse të Alfred Pezës.

Zoti Blushi gëzon një pasuri të çmendur, të deklaruar dhe të padeklaruar, e cila është shtuar në mënyrë të frikshme, menjëherë pas ardhjes së Rilindjes në pushtet, por edhe më shumë i shtohet çdo ditë.
Ben Blushi, Eva Blushi

Së fundi, nëpërmjet bashkëshortes së tij dhe një kompanie të regjistruar në Bullgari, EM Capital Group është bërë edhe bashkëpronar i Lori Kafesë. (Lexo këtu)

Në fillimet e deklarimit të pasurisë, në vitin 2003, Blushi deklaron apartament banimi, depozita dhjetëra mijë dollarë, por edhe të ardhura marramendëse për kohën.

Më pas në opozitë çdo vit, pasuritë shtohen nga bashkëshortja si notere. Nga ai me pagë si deputet, por edhe disa qindra milionë lekë nga librat. Depozita në lekë, dollarë dhe euro, interesa bankare.

Edhe pse në opozitë, në vitin 2012 Blushi ka në banka gati 300 milion lekë. Interesat bankare shtojnë pasurinë e tij. Të ardhurat nga taksat e shqiptarëve si deputet shtojnë pasurinë e tij. Liçensa e noterit që mban bashkëshortja shtojnë pasurinë e tij. Këste nga shitje librash shtojnë pasurinë e tij.

Dhe në vitin 2015, Ben Blushi ble 300 mijë dollarë obligacione në një bankë të nivelit të dytë. Pasuria vetëm shtohet.
Prona e Ben Blushit në Korçë

Ai ble për vetëm 30 mijë euro një pronë në Korçë, në emër të vajzës së tij N. Blushi. Ambient biznesi dhe garazh në funksion të tij. Deklarohet një shumë qesharake. Ambienti blihet për 30 mijë euro dhe jep qera 20 mijë euro në vit. (Lexo këtu)

Në kohën e luftës së tij me Edi Ramën kjo pronë e re shton pasurinë e Blushit në emër të vajzës së tij, por vlera reale e saj është të paktën 500 milion. Vlera reale e shitjes të ambienteve të bizneseve në qëndër të Korcës shkon nga 2 mijë deri në 2500 euro, por Blushi në total e deklaron vetëm 30 mijë euro.

Në betejë me Edi Ramën, pasuria e oligarkut të medias vetëm shtohet. 300 mijë dollarë obligacione.

Një pasuri 500 mijë dollarë gati, në emër të vazjës. Apartamente, pasuri të palujtshme. Ka të ardhura në Tiranë, Korçë e gjetkë. Llogari bankare, në vitin 2016 dhjetëra mijë dollarë. Interesa nga obligacione 300 mijë dollarë.

Pasuria tashmë shtohet edhe nga qeraja e pronës që Blushi e bleu me 300 euro metri katëror, dhe i merr 1500 euro qera në muaj.

Noteria vetëm shton pasurinë. Llogaritë bankare në lek vetëm shtohen.

Më tej në vitin 2017, i cili është dhe viti i fundit i deklarimeve të oligarkut të medias, Ben Blushi, llogaritë në lek sërish shtohen me miliona. Llogaritë në dollar shtohen. Llogaritë në euro shtohen. Të ardhurat si deputet, të ardhurat nga objekti 500 milionësh në Korçë. Bashkëshortja e tij notere, kur Blushi vërdallosët me Libra-n, dyfishon punën e saj.
Ben Blushi duke folur nga foltorja e Kuvendit

E në fund në qoftë se bën një mbledhje të thjeshtë të pasurive të paluajtshme, qindra mijëra dollarëve kesh, dhe aktiviteteve të Ben Blushit, e shikon se media ka një oligark, një miliarder që ble prona, duke u fshehur vlerën e vërtetë, që ble obligacione qindra mijë dollarë, që në të paktën 15 vite, disa qindra mijë dollarë të tjera janë siguruar nga puna e bashkëshortes si notere.

Vetëm nga taksat e shqiptarëve Ben Blushi është paguar rreth 300 milion lekë si ministër apo deputet, në gati 15 vite.

Ne nuk mund ta akuzojmë Ben Blushin për vilën në Korfuz, apo t’i themi se nuk di të shkruajë. Nuk është një politikan me fjalë të forta. Nuk mund t’i themi se ai qëndron pas pasurisë së frikshme që kanë të afërm të tij. Por, për gjithçka kemi informacion do verifikojmë të gjitha të dhënat që ne kemi, duke ia bërë të ditur publikut, por edhe institucioneve të reja të drejtësisë, të cilat kanë tashmë në dorë të tregojnë pas një hetimi të vërtetë se kush është Beni, që u bë gazetar, që u bë politikan, që u bë ministër, që u bë miliarder, që u bë pronar i Lori Kafe, që u bë drejtor i Top Channel dhe nuk ndalet duke u pasuruar.

Ben Blushi është gazetari me penë të mprehtë, që u bë politikan me gjuhën e tij të mprehtë, por mesa duket të mprehtë e ka pasur edhe “thikën” për të prerë llokma pasurish, qindra mijëra dollarë obligacione, pasuri të paluajtshme me vlera marramendëse që do t’i kishte zili shumica e biznesmenëve në Shqipëri.

Pasuri të dyshimta dhe deklarime që fshehin vlerën reale. Dhe këto janë vetëm ato që ai ka deklaruar, sipas të dhënave zyrtare që gjenden në ILDKPI.

Beni ecen vetë me një mal pasuri, e cila me një vlerësim real shkon miliona dollarë.

CNA.al i ka shkuar më tej investigimit. Gjithçka nuk mbyllet tek Ben Blushi. Pasuri të frikshme kanë edhe familjarë të afërm të tij, Me prona të palujtshme në Korçë, Tiranë e gjetkë. Nga ndërtimi i pallateve, ambiente bzinesi e shumë të tjera si këto. Ben Blushi është thjeshtë një miliarder, një politikan pseudomoralist, që dje ishte deputet i socialistëve, më pas gjoja u përplas me Ramën dhe sot vazhdon të shtojë pasurinë duke i shërbyer kryeministrit të vendit. Këtë herë si drejtor i Top Channel.

Në ditët në vijim, CNA.al do të publikojë të tjera fakte dhe dokumente ekskluzive, jo vetëm për pasurinë, por për shumë nga bëmat dhe gjëmat e Ben Blushit. Gjithçka e investiguar dhe e konfirmuar. Me verifikime të plota, duke sjellë të vërtertën, ashtu siç Blushi nuk ka dashur kurrë tia tregojë shqiptarëve.

Më poshtë të gjitha deklaratat e pasurisë, por edhe teksti i zbardhur për çdo qindarkë të moralistit social të mbuluar me miliarda.

Viti 2003
Edi Rama, Fatos Nano, Ben Blushi

Ministër i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit

Apartament i ndërtuar në vitin 2001-2003, vlera 5 milion lekë, burimi kredi bankare.

Depozitë bankare 56 mijë dollarë. Burimi: Të ardhura nga puna në Detsche Welle 1992-1997.

Fondacioni Soros 1995-1996, Koha Jonë 1991-1997, gazeta Indipendent, apartament i shitur në Tiranë me vlerë 20 mijë dollarë.

Paga vjetore 1,8 milion

Shpërblim 0,1 milion

Shpërblim vjetor 0,16 milion

Shpërblim bordi FZHSH 0,046 milion

Shpërblim bordi 0.056 milion.

Kredi 5 milionë lekë për blerjen e një banesë në Tiranë.

Viti 2004

Të ardhura nga paga si ministër 1.596.922 lekë

Të ardhurat nga bashkëshortja si notere 2.000.000 lekë

Shpërblime në borde të ndryshme 180.000 lekë.

Viti 2005

Deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Autoveturë me vlerë 33, 000 euro blerë në qershor të 2005 me vlerë 1.000.000 lekë.

Depozitë 1.200.000 lekë

Paga si deputet i Kuvendit 1,950.000 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti privat i bashkeshortes 2.000.000 lekë.

Viti 2006

Paguar kësti i dyrë i autoveturës 10.000 euro

Të ardhura nga paga në Kuvend si deputet 1.474. 984 lekë

Të ardhura nga aktiviteti privat i bashkëshortes 2.000.000 lekë.

Detyrim blerje veture, shlyerja 10. 000 euro, gjendja e detyrimit 15.000 euro.

Detyrim banke 288.000 lekë në vit

Të ardhurat e bashkëshortes Eva Blushi

Pakësim depozute 4.000.000 lekë të vjetra.

Gjendje kesh nga kursimet vjetore 10.000 euro.

Viti 2007

Gjendje kesh na banesë 10.000 euro.

Paga si deputet në Kuvendin e Shqipërisë 1.474.984 lekë

Të ardhura nga aktiviteti privat i bashkëshortes 2.000.000 lekë.

Detyrim për blerje veture, shuma e shlyer 10. 000 euro, gjendja e detyrimit të pashlyer 5.000 euro.

Detyrim kredi e marrë në vitin 2001 per blerje banese, shuma e shlyer nga deklarimi i mëparshëm 288,000 lekë.

Viti 2008

Depozita nga shitja e librit si dhe të ardhurat nga paga e paprekur, gjithësej 9.000.000 lekë.

Të ardhura nga paga në kuvend 1,400.122 lekë.

Të ardhura ga paga e bashkëshortes si notere 1.900.000 lekë. Të ardhura nga shitja e librit 2.000.000 lekë.

Vijon pagesë e kredisë për blerjen e banesës nga viti 2001. Shuma e shlyer 288.000 lekë, gjendja e detyrimit të mbetur 2.984.000 lekë.

Shlyer tërësisht detyrimi për makinën .Të ardhurat e bashkëshortes nga aktiviteti si notere 1.900.000 lekë.

Gjendja e depozitës të tërhequr i është shtuar kësaj të deklaruar më parë. Total 5.200.000 lekë që do të përdoren për blerje objekti në 2009.
Ben Blushi në grupin parlamentar të PS

Viti 2009

Gjendja e llogrise ku kalon paga 1,231,741lekë.

Shtohet depozita nga shitja e librave 11.081.000 lekë plus 2.081.000 lekë.

Shtesë e kursimeve cash nga puna e bashkëshortes si notere plus 1.000.000 lekë.

Të ardhura nga paga në Kuvend (janar-gusht) 1.50.084 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes 1.900.000 lekë.

Të ardhura nga shitja e librave rreth 3.000.000 lekë.

Vijon shlyerja e kredisë nga viti 2001, shuma e shlyer 288.000 lekë, gjendja e detyrimit të mbetur 2.696.000 lekë.

Viti 2010

Gjendja e llogarisë ku kalon paga nga Kuvendi rreth 1.500.000 lekë.

Shtuar depozita nga paga dhe shitja e librave plus 3.919.000 lekë.

Blerje e autoveturës 240.000 lekë.

Të ardhura nga paga në Kuvend 1.800.000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes 1.800.000 lekë.

Vijon shlyerja e kredise për banim, shuma e shlyer 288.000 lekë, gjendja e detyrimit të pashlyer 2.408.000 lekë.

Viti 2011

Llogari rrjedhëse në euro në të cilën janë kryer të gjitha derdhjet nga shtëpia botuese për shitjen e librave 37.076 euro.

Depozitë në euro e çelur gjatë vitit 2011, 20.051 euro.

Depozitë në dollarë e celur gjatë vitit 2001 me burim mbylljen e depozitës së deklaruar nga viti 2004 e shtuar për interesat rreth 4937 dollarë, shuma 53, 487 dollarë.

Të ardhura nga paga në Kuvend 1.919.932 lekë.

Të ardhura nga puan e bashkëshortes si notere 2.000.000 lekë.

Të ardhura nga shitja e librave rreth 58. 000 lekë.

Interesat e akumuluara të tërhequra së bashmë me shumë në momentin embyllhes së depozitës rreth 4937 dollarë.

VIjon shlyerja e kredisë për banim, shuma e shlyer 288.000 lekë, gjendja e detyrimit të mbetur 2.120.000 lekë.

Viti 2012

Depozitë në dollarë shtesë për interesat plus 229 dollarë, pakësuar 24.381 dollarë e cila është kovertuar në lek dhe i është shtuar depozitës në lek. Pakësuar 2.600 dollarë për pagesë shkollë fëmije

Gjendja 26.546.21 dollarë. Pakësuar 27.031 dollarë.

Depozita në euro

Shtuar në interesa plus 388 euro, shtuar plus 20,000 euro, gjendja 40.439, 55 euro.

Depozita në lek

Shtuar shuma 4.055.000 lekë. shtuar për interesat bankare 1.050.000 lekë. Gjendja 20.000.000 lekë.

Llogaria rrjedhëse

Gjendja 37,76 euro

Llogaria rrjedhës e pagës nga Kuvendi

1.290.947 lekë, është shtuar me 243.262 lek.

Të ardhura nga paga në kuvend për vitin 2010 sipas vertetimit të Kuvendit 2.584.789 lekë

Të ardhura nga paga e bashkëshortes 1.200.000 lekë.

Të ardhur anga shitja e librave 20.000 euro

Interesa bankare për depozitat në 1.050.000 euro plus 229 dollarë.

Vijon shlyerja e kredisë për banim, shuma e shlyer 288,000 lekë, gjednja e detyrimit te mbetur pa shlyer 3.165. 796 lekë.

Paguar shkolla e djalit në Kolegj 2600 dollarë.

Deklarim i pasurisë së bashkëshirtes E.Blushi

Llogari rrjedhëse e paskësur me 749. 937 lekë, gjendja zero.

Apartament në Tiranë me vlerë 52 000 euro.

Vlera përfundimtare e ndërtimit të objektit karabina sipas punës së bërë nga noteri si likujdim i veprimeve noteriale.

Të ardhura vjetore si notere

1.200.000 lekë

 

Të ardhura nga paga në Kuvend për vitin 2013- 2.421.296 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si notere vjetore. Xhiro 2.368.900 lekë

Interesat bankare për depozitat vijojnë sipas kontratës së depozituar vitin e kaluar. Interesat bankare për depozitat 1.035.000 lekë plus 367 euro plus 219 dollarë.

Vijon shlyerja e kredisë për banim, shuma e shlyer 288.000 lekë, gjendja e detyrimit të mbetur pa shlyer 2.877.796 lekë.

Paguar shkolla e djalit në Kolegjin 2600 dollarë për vitin 2013.

Blerje shtëpie 1.500.000 lekë

Blerje trualli me vlerë 150.000 lekë

Sipërfaqe truallinë vlerën 150.000 lekë.

Të ardhura nga xhiro vjetore si notere 2.368.900 lekë

Viti 2014

Llogaria rrjedhëse e pasgës nga Kuvendi, gjendja 273, 736, 59 lekë

Depozita në lekë

Pakësuar 26, 102. 800 lekë.

Obligacioni sipas ankandit me vlerë 29.000.000 lek, burimi mbyllja e depozitës në lek nga vitet paraardhëse

Depozita në euro, 37.057,70 euro, 7.634,21 euro, 1,990 euro, 27,30 dollarë, gjendje 1.845.271,13 lek.

Të ardhura nga paga në Kuvend për vitin 2014- 2.506.545 lekë.

Të ardhura nga paga për këstin e fundit të kontratës së librit 1.400.000 lekë, pagesa për të drejtën e autorit për botimin e librir Hëna e Shqipërisë 3.600.000 lekë. Pagesa e çmimi Europian për literaturë në shumë 5.000 euro. Të ardhura nga interesat e depozitës bankare 2.044.349 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si notere 1.868.203 lekë.

Vijon shlyerja e kredisë për banim , shuma e shlyer 288.000lekë, gjendja e detyrimit të mbetur pa shlyer 2.589.796 lekë.

Deklarimet e bashkëshortes Eva Blushi.

të ardhura nga xhiroja vjetore si notere 1.868.203 lekë.

kredi marrë në vitin 2014, shuma e shlyer 170.040 lekë, gjendja e detyrimit të pashlyer 906.903 lekë.

Viti 2015

Llogaria rrjedhëse e pagës nga Kuvendi, gjendje 4,22.578,30 lek.

Obligacioni sipas ankandit me vlerë 29.000.000 lekë.

Depozita në euro

Gjendjet: 12.118,27 euro, pakësuar 470,06 euro, pakësuar 5,018, 64 euro.llogari në dollarë 27, 73 dollarë.

Gjendje 1.012.753,47 lekë.

Të ardhura nga paga dhe dieta në Kuvend për vitin 2015- 2,466.113 lekë.

Pagesa për të drejtën e autorit 2.000.000 lekë.

Të ardhura nga interesat e Obligacioneve në 2.437.986 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si notere 1.700.000 lekë.

Vijon shlyerja e kredisë për banim, shlyer 288.000lekë, gjendje detyrimi e mbetur pa shlyer 2.301.796 lekë.

Deklarimet e bashkëshortes Eva Blushi

Të ardhura nga aktiviteti i Noterisë 1.700.000 lekë

Llogari në bankë për aktivitetin si notere 198.644 lekë.

Kredi e marrë në vitin 2014 , shuma e shlyer 265,683,16 lekë, gjendje e detyrimit të mbetur pa shlyer 734,316 lekë.

Deklarimet e vajzës N. Blushi

Blerje pasuri palujtshme me vlerë 30.000 euro e regjistruar në ZVRPP Korçë. Burimi kalimi i shumës 30.000 euro nga logaria e babait Ben Blushi.

Llogari bankare, gjendja 524.859,30 lekë. në këtë llogari nga muaji shtator i 2015 derdhet qeraja mujore e objetitt të mësipërm.

Aktivitet privat (Snack bar) në objektin e deklaruar në lek në oratkëri. Deri në 31.12.2015 nuk ka përfituar të ardhura të tjera.

Të ardhura nga dhënia me qera e ambientit të mësipërm për peridhësn shtator dhjetor 710.000 lekë.

Viti 2016

Llogaria e rrjedhëse e pagës nga Kuvendi, gjendja 1.396,848,75 lekë. Pakësuar 2.827.729,55 lekë.

Obligacioni sipas ankandit të datës 05.11.2014 me vlerë 29.000.000 lekë, në datë 23.082016, shitur nga banka dhe rikthyer shuma në llogarinë në lekë, është konvertuar me (kurs 1$=121 lekë) 29.000.000 lekë = 239.69,42 usd. Pakësuar 29.000.000 lekë.

Depozita në euro, gjendja 6.240,46. Pakësuar 5.884,95 euro.

Llogari, gjendja 6.595,02 euro. Pakësuar 569,13 euro.

Llogaria në USD, gjendja 10,06 $. Shtuar 299.980,58 USD, pakësuar 300.000 USD. Gjatë vitit 2016 llogaria është shtuar nga konvertimet mes llogarive lekë/usd, euro/usd në funksion të investimit në Obligacione në USD sa vijon:

53.661,16 USD nga llogaria e pagës 6.493.000 lekë.

239.669,42 USD nga konvertimi i Obligacionit 29.000.000 lekë.

6.650,00 USD (kursi 1.13 euro/usd) 5.884,95 euro.

Pjesëmarje në Obligacione të emetuara nga një bankë. Blerë obligacione 7 vjeçare, 30 copë me vlerë nominale 10.000$ në shumën 300.000 USD, me interes 5%, sipas kuponave 6 mujore. Shtesë 300.000 USD.

Në llogarinë, në të cilën kalojnë kreditimet për të drejtat e autorit nga UET dhe kryhen pagesat për shkollimin fëmijëve, gjendje 2.660.844, shtesë 1.648.091 lekë.

Të ardhura nga paga dhe dieta në Kuvend, shuma 2.439.652 lekë.

Pagesa për të drejtën e autorit nga UET, shuma në qeshor 2016 1.000.000 lekë, shuma nëntor 2016- 2.000.000 lekë. Shuma totale 3.000.000 lekë.

Të ardhura nga Obligacionet në lekë, kredituar interesa neto në datë 2.5.2016 shuma 1.226.890,59 lekë, në datë 25.08.2016 shuma 761.051,91 lekë. Shuma totale 1.987.942,50 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes Eva Blushi si Notere, gjendje 350.000 lekë, totali i të ardhurave 3.883.093 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e ambjentit në pronësi të vajzës Natali Blushi në Korçë, sipas kontratës me vlerë 170.000 lekë në muaj, shuma 2.040.000 lekë.

Vijon shlyerja e kredisë për banim. Shlyer 288.000 lekë, gjendja e detyrimit të mbëtur pa shlyer 2.013.796 lekë.

Deklarimet e bashkëshortes Eva Blushi

Të ardhura nga aktiviteti i Noterisë, shuma 1.483.093 lekë.

Sipas kontratës me tre shoqëri, ka përfituar të ardhura në shumën 2.400.000 lekë, ndërkohë që i kanë detyrim për pagesa të prapambetura edhe 2.400.000 lekë të tjera.

Shuma neto e të ardhurave 3.883.093 lekë.

Kredi e marrë me afat 4 vjet, gjendje në 31.12.2015 -1.054 lekë, shlyer 282.077,95 lekë, gjendja e detyrimit 537.288 lekë.

Deklarimet e vajzës Natali Blushi

Llogari bankare, gjendja 5,438,09 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e ambjentit në pronësi në Korçë, shuma 2.040.000 lekë.

Deri më tani nuk ka përfituar të ardhura nga aktiviteti privat në ortakëri me një person.

Viti 2017

Llogaria e rrjedhëse e pagës nga Kuvendi, gjendja 2.076.967 lekë. Shtuar 680.118,19 lekë.
Ben Blushi, në foltoren e Kuvendit

Llogaria në USD, gjendja 12,118.78$, shtuar 12.108,72USD

Depozita në euro, gjendja 6.241.77 lekë. Shtuar 1euro e 30 cent.

Llogari për pagesë karte, gjendja 6.292,75 euro. Pakësuar 302.27 euro.

Në llogarinë, në të cilën kalojnë kreditimet për të drejtat e autorit nga UET dhe kryhen pagesat për shkollimin fëmijëve, gjendje 1.789.764 lekë, pakësuar 871.080 lekë.

Të ardhura nga paga, shpezime karburant, telefon, dieta në Kuvend deri në periudhën 09.09.2017, shuma 1.239.913,28 lekë.

Të ardhura nga fondacioni UET Press, pagesë për të drejtën e autorit, shuma 267.000 lekë.

Të ardhura nga Obligacionet 7 vjeçare në USD, kredituar për 2 kupona çdo 6 muaj, shuma 12.105,35 USD.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes Eva Blushi si Notere deri në periudhën 09.09.2017, shuma 3,920.000 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e ambjentit në pronësi të vazjës Natali Blushi në Korçë, shuma 1.530.000 lekë.

Vijon shlyerja e kredisë për banim, shlyer për periudhën janar-shtator 216.000 lekë. Gjendja e detyrimit rreth 1.797.796 lekë.

Deklarimet e bashkëshortes Eva Blushi

Llogari rrjedhëse, gjendje 594.031,38 lekë.

Llogari për pagesa me kartë kreditit në euro, gjendja 928.74 euro.

Të ardhura nga aktiviteti i Noterisë, shuma 3.920.000 lekë.

Kredi e marrë me afat 4 vjet, pa ndryshime nga deklarimi i mëparshëm.

Deklarimet e vajzës N. Blushi

Llogari bankare, gjendja 1,016,341.21 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e ambjentit në pronësi në Korçë, pagesa për 9 muaj, shuma 1.530.000 lekë.

Deri më tani nuk ka përfituar të ardhura nga aktiviteti privat në ortakëri me një person. / CNA.al

Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit

Detajet e reja/ Dokumentet që zbulojnë përqindjen e aksioneve të Ben Blushit me kompaninë e inceneratorëve

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Zbulohet biznesi i dytë i Ben Blushit me Vjollca Hoxhën

Noterja në skandal/ Ortakëria me Vjollca Hoxhën dhe Klodët e inceneratorëve/ cna.al

Editoriali i Federatës Panshqiptare Vatra më 1935: Kabineti i ri qeveritar liberal është efekt i politikës së mençur dhe largpamëse të Ahmet Zogut

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Gusht 2020

 

“Bulletin quotidien de presse étrangère” ka botuar, të martën e 5 nëntorit 1935, në ballinë, një shkrim në lidhje me editorialin e Federatës Panshqiptare Vatra, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Pasqyra e shtypit

Shqipëri

Situata në Shqipëri

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Tiranë, 4 nëntor.

 

Zyra e Shtypit shqiptar raporton : gazeta Vatra (e ka fjalën për gazetën Dielli të Federatës Panshqiptare Vatra), në editorialin e saj, hedh një vështrim retrospektiv të zhvillimit dhe përparimit të bërë gjatë dhjetë viteve të fundit në Shqipëri, nën udhëheqjen e Mbretit Zog I. Ajo vëren se formimi i kabinetit të ri liberal është efekt i politikës së mençur dhe largpamëse të sovranit.

 

Përbërja e kabinetit Frashëri (Mehdi), thotë gazeta, është triumf i dinamizmit të rinisë shqiptare dhe, me formimin e tij, përuron një epokë të re në përparimin kulturor dhe ekonomik të popullit shqiptar. (Havas)

“Kadaresë i ishte përgatitur arkivoli”, zbardhet ditari i ish-kreut të Hetuesisë dhe biseda mes Ramiz Alisë dhe Hekuran Isait: Është urdhër i Enverit, mos u mendo…

I privilegjuar apo i ndjekur nga regjimi?! Kjo është pyetja që ngrihet prej 30 vitesh rreth figurës së shkrimtarit Ismail Kadare.

Në këtë pikë opinionet ndahen. Vitet e fundit janë të shumta botimet, dokumentet që kanë dalë rreth ndjekjes dhe spiunimit që i bëhej Ismail Kadaresë, por kanë qenë fragmente dëshmish, raportesh, që mund të linin vend për interpretim. Tashmë nuk ka më asnjë dyshim. Është vetë ish-kryehetuesi, Qemal Lame, që dëshmon me përgjegjësi të plotë që Kadare jo vetëm ishte i ndjekur, por për të ka pasur edhe urdhërarreste të anuluara në momentet e fundit. Qemal Lame, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme të Shqipërisë përgjatë dhjetë viteve, në vitet 1981-1992, dëshmon se kanë qenë krerët më të lartë të shtetit që janë marrë me çështjen “Kadare”.

Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për Hekuran Isain e Ramiz Alinë, por vetë Enver Hoxhën, i cili ia ka komunikuar gojarisht atij vendimin për eliminimin e shkrimtarit. Në librin e tij “Dritëhijet e kohës: Letërsia dhe arti në diktaturë. Përndjekja e Ismail Kadaresë”, hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese “Neraida”, Lame pretendon të hedhë dritë mbi këtë çështje, duke u mbështetur në dokumente origjinale. Përveç risjelljes së disa momenteve me rëndësi në jetën politike të Shqipërisë gjatë diktaturës, Lame publikon edhe pjesë nga ditari që ai ka mbajtur gjatë kohës kur shërbente si kryehetues.

qemal lame

Sipas tij, Kadaresë i ishte përgatitur më e keqja. “Janë dhënë dy urdhra konkretë nga Enver Hoxha për arrestim, të cilët u anuluan në çastin final të ekzekutimit të tyre. Në Arkivin e Shtetit dhe të institucioneve të tjera administrohen qindra dokumente. Fati i tij është paragjykuar, ishte përgatitur arkivoli, predikimi ligjor në sallën e gjykimit të burgut, ekzekutimi në errësirën e mesnatës, zhdukja që të mos i gjendeshin as eshtrat dhe as një varr për ta kujtuar familjarët, njëlloj si me ishKryeministrin”, shprehet Lame.

Me mjaft interes janë takimet dhe bisedat telefonike me Enver Hoxhën, Ramiz Alinë dhe Hekuran Isain, të cilat i sjellim në këtë numër të gazetës “Panorama”.

QEMAL LAME

Nga të dhënat, për shkak të funksioneve që kam pasur, vërtetohet se Ismail Kadare do të arrestohej dhe do të dënohej si tradhtar, agjent i zbulimeve perëndimore, bashkëpunëtor i komplotit të kryesuar nga Mehmet Shehu.

Janë dhënë dy urdhra konkretë nga Enver Hoxha për arrestim, të cilët u anuluan në çastin final të ekzekutimit të tyre. Në Arkivin e Shtetit dhe të institucioneve të tjera administrohen qindra dokumente. Fati i tij është paragjykuar, ishte përgatitur arkivoli, predikimi ligjor në sallën e gjykimit të burgut, ekzekutimi në errësirën e mesnatës, zhdukja që të mos i gjendeshin as eshtrat dhe as një varr për ta kujtuar familjarët, njëlloj si me ish-Kryeministrin.

Pas kërkesës për azil politik në Francë, Ismail Kadare u deklarua tradhtar e dezertor nga Ramiz Alia. Opinioni publik në Shqipëri nuk e mbështeti këtë akuzë absurde.. shtetet e demokracive perëndimore e mbrojtën shkrimtarin dhe demaskuan vazhdimin e diktaturës së maskuar me reformat për demokratizim. Shekspiri me dramën e “Makbethit” jep mesazhe aktuale për krimet e fshehta dhe mbrojtjen prej tyre. Ndërsa nga “Makbethi” i Tiranës mësojmë pasojat e pushtetit absolut, egërsinë e eliminimit me ceremoni zyrtare, me vendime publike apo të fshehta gjyqësore, me vrasje ose “vetëvrasje” mafioze të agjenturës së fshehtë të kundërshtarëve të politikë potencialë, me të cilët u njësuan edhe shokët e përbetuar për miqësinë e besnikërinë e përjetshme me udhëheqësin.

Qëllimi i punës së gjatë hulumtuese dhe të përvojës personale për të vërtetën e publikuar me botimin e këtij libri, me temë sa të rëndësishme aq edhe sensibilizuese, është hedhja dritë tej propagandës politike dhe njohja e anës së errët të pushtetit gri që viktimizoi padrejtësisht personalitetet e njohura dhe kolosët e letërsisë e artit shqiptar. Me përgjegjësi profesionale, morale, intelektuale e qytetare, vendosa të shkruaj dhe përfundova këtë libër mbështetur në fakte, më 14 dhjetor 1990. Këto probleme kanë qenë objekt i detyrës sime që t’u jepja zgjidhje ligjore.

Prandaj, ato janë dokumente origjinale. Për arsye të caktuara, botimi nuk u realizua në atë kohë. Për ta aktualizuar, pasqyruam dhe analizuam edhe ngjarjet e temat e diskutuara deri kohët e fundit. Me këtë dëshiroj të jap ndihmesën e mëtejshme për sqarimin e problemeve që dalin përpara lexuesve e studiuesve me interes për historinë, shkencën, letërsinë, mendimin politik, juridik e shoqëror.

Një punë e tillë mendoj se do të ishte e dobishme të bëhej edhe nga përfaqësues të organeve të tjera të diktaturës. Bashkërisht të japim kontributin e mundshëm për të vërtetën që meriton të fiksohet në historinë e shtetit, të popullit e të letërsisë, të mos lëmë pikëpyetje, të cilat kemi për detyrë dhe janë kushtet për t’i qartësuar në nderim të brezave të ardhshëm.

* * *

URDHRAT PËR ARRESTIMIN E ISMAIL KADARESË

Ismail Kadare ka qenë dy herë në kushtet e urdhrit për arrestim.

Ndjekja dhe realizimi i arrestimit dhe dënimit si armik i shkrimtarit ka qenë veprimtari e fshehtë e agjenturës.

Në kushtet e caktuara, kur mendohet se ishin krijuar rrethanat për goditjen e tij, është përgatitur me kujdes edhe testimi i opinioneve dhe reagimeve. Këto janë bërë objekt i diskutimeve e njohjes së qëndrimeve në elitën e familjeve të Bllokut e me radhë në ato të lidhjeve të tyre familjare e shoqërore.

Në vitin 1980 është përhapur lajmi se Ismail Kadare ishte agjent i Perëndimit. Në fakt, fillimisht është diskutuar në familjet në Bllok dhe më pas kjo legjendë u përgojua në rrethe të ngushta shoqërore.

Lajmi nuk është një njoftim zyrtar i bazuar në një dokument. Njëkohësisht nuk është as një thashethem i diskutuar me kuriozitet në familjet e udhëheqjes në Bllok. Njoftime me të dhëna të klasifikuara të kësaj natyre të veprimtarisë së spiunazhit përbëjnë sekret shtetëror.

Diskutimi i tyre tregon se në udhëheqjen politike është diskutuar për veprimtarinë e spiunazhit dhe më pas është përhapur edhe në familjet e tyre. Paragjykimi i personave më të njohur dhe më të rrezikshëm fillonte pikërisht nga Blloku. Të diskutoheshe për akuzën më të rëndë të tradhtisë me anë të spiunazhit, do të thotë se ishe realisht i dënuar dhe pritej vetëm momenti politik i përshtatshëm për ta ligjëruar formalisht me Hetuesinë dhe Gjykatën.

Në vitin 1992, Bashkim Shehu ka publikuar se “në vitin 1982, pyetjen në mes të natës nga zëvendësministri Rexhep Kolli’.

Të quanin ‘armik të vjetër e të rrezikshëm’, por nuk ia ‘hidhje dot’, se ‘Partia të kishte njohur prej kohësh’, të kishte dhënë dorën disa herë, kurse tani nuk kishte ‘ku të vejë më’ etj.

Kërkonin të dinin çfarë mendimi kishe ti për regjimin, çfarë kishe thënë kundër Enver Hoxhës, madje të implikonin dhe në çështje agjenturore, ngaqë më kanë pyetur nëse ti ke shkuar ndonjëherë në Francë i dërguar nga Mehmeti dhe kë ke takuar atje”.

TAKIMI ME RAMIZ ALINË DHE HEKURAN ISAIN

E hënë, më 3 maj 1982, 8:00

Hekuran ISAI: Nga hetimet dhe puna operative kanë dalë implikime me rëndësi për komplotin kundër Partisë. Vërtetohet fajësia për disa drejtues të Sigurimit, disa ministra të besuar të Mehmetit etj. Rexhepi më solli një raport agjenturor edhe për implikimin e Ismail Kadaresë. Hetuesit po marrin raportet agjenturore dhe dokumentet që kemi dhe po punohet për t’u zbardhur kërkesat ligjore procedurale për procesverbalet e pyetjeve të të pandehurve e dëshmitarëve, kallëzimet dhe arrestimet.

Ramiz ALIA: Është i domosdoshëm objektiviteti në pyetjet e të pandehurve, dëshmitarëve, si formulimi korrekt i akuzave të bazuara në prova sipas kritereve procedurale..Shoku Enver është në dijeni. Më ka thënë të veprojmë..

Hekuran ISAI: Të analizoj dokumentet, shoku Ramiz. Kërkohet kohë. Janë të dhëna të administruara në disa dosje voluminoze. Në përfundim do të jap mendim.

Ramiz ALIA: Mirë. Por mos u mendo shumë. Ka porositur vetë shoku Enver…

Hekuran ISAI: Problemi tjetër është qenia në detyrë aktualisht e personave të dyshuar nga Sigurimi i Shtetit. Kjo e bën edhe më të vështirë studimin e dokumenteve…

Ramiz ALIA: Po, ashtu është.

Hekuran ISAI:Janë të njëjtët persona që drejtojnë Hetuesinë dhe Sigurimin e Shtetit. Në kushtet që dyshimet janë edhe për disa kuadro të lartë të organeve të Punëve të Brendshme, normalisht duhen analizuar të dhënat e tyre dhe të mbështetësve që ata kanë..

Ramiz ALIA:-Do ta bisedoj me shokun Enver…

Shënim: Në qershor 1982 u bënë ndryshime të rëndësishme masive. Drejtuesit e Sigurimit të Shtetit e të Drejtorisë së Hetuesisë, në qendër e në rrethe, u larguan nga detyrat, duke i nxjerrë në pension, transferuar në detyra të ulëta, larguar nga organet e Punëve të Brendshme etj.

“Pushtoi” Mesdheun- “Foze, nuk po me njeh?!”- Takimi tronditës në Kampin e Bedenit. Njihuni me historinë e familjes së pasur që përfundoi duke jetuar në bodrum

Ramazan Veli kish studiuar në Milano dhe Liezh dhe në vitet 1925-1943 u përfshi në aktivitetin tregtar të familjes së tij, duke rrahur Mesdheun me anijen “Vllazën Veli”. Ai u martua dhe pati 7 fëmijë me Dilfiruze Jellën, të cilët, me gjithë pasurinë e madhe që kishin vënë me punë gjyshërit dhe babai i tyre, jetuan në skamje gjatë diktaturës, në bodrumin e shtëpisë, ndërsa Ramazani provoi, për dy vite të gjata si dhjetëvjeçarë, mundimet e kampit të Bedenit.

 

Nëse është deri diku e vërtetë që nuk ka dhembje më të madhe sesa të kujtosh kohët e lumtura në mizerie, siç shkruan Dante Aligeri, atëherë Ramazan Veli e ka provuar atë dhembje, sepse nuk mund të mos i faniteshin kohët kur ishte i lirë dhe studionte në Milano dhe në Liezh; zhvillonte aktivitetin e suksesshëm tregtar nëpër Mesdhe; shihte familjen e tij të rritej dhe ta mbushte, vit pas viti, me zëra gazmorë vilën verore buzë Adriatikut; ndërkohë që punonte si skllav në kampin e Bedenit dhe jetonte në barakat e atij vendi të humbur që mezi i gjendej emri. Nuk kishte mundësi tjetër veçse ta pranonte këtë mizerie, por sesa e dhimbshme ishte kjo, duke qenë dhe e padrejtë dhe e pakuptimtë, vetëm njerëzit që e kanë përjetuar e dinë.

Ishte fillimi i viteve 1900, e megjithatë Ali Veli, babai i Ramazanit, mendonte t’i formonte djemtë e tij me dijet e plota që ofronin sistemet shkollore të vendeve të zhvilluara, ndaj djali i madh Ramazani, shkoi në Milano për shkollën e mesme, ndërsa tjetri, Hyseni, në Vienë. Qëndroi po aty për të vazhduar shkollën e lartë, ndërsa Ramazani u zhvendos në Universitetin e Liezhit në Belgjikë, ku studioi Ekonomi. Më pas u kthye në vendlindje dhe dha ndihmën e tij të për aktivitetin tregtar të familjes. Ishte sigurisht një ndihmë e vyer me dijet e fituara në Universitetin e Liezhit në këtë fushë. Familja Veli, me banim në Durrës, nga viti 1925 nisi të kishte marrëdhënie të suksesshme tregtare me vende si Italia, Malta, Turqia, Egjipti etj., por në vitin 1933, pasi blenë në Itali një anije veliere 250-tonëshe, tregtia arriti në zenit, siç tregon nipi i Ramazanit, Besfort Veli, duke përparuar “me vela të fryra”. Nisi të lundronte në Mesdhe me emrin e të zotëve, por edhe që i shkonte aq shumë një veliere. E quajtën “Vllazën Veli”.

Gjatë kësaj periudhe, Ramazani ndërtoi edhe një vilë dykatëshe buzë detit, në zonën e hekurudhës, pranë së cilës vite më vonë do të ndërtohej hotel “Adriatik”-u. Me siguri durrsakët, por edhe shumë pushues duhet ta mbajnë mend, edhe pse vila, gjatë diktaturës, nuk rrezatonte më elegancën e rezidencës verore të familjes së njohur, por shpërndante hijen e rëndë të postës së policisë nga ku përgjoheshin turistët e huaj që qëndronin në hotel “Adriatik”. Ndodhi edhe diçka tjetër e mbarë në jetën e Ramazanit, gjatë këtyre viteve: për gjithë romantikët edhe më e rëndësishme sesa zgjerimi i tregtisë. Ish-studenti i Liezhit, tashmë një nga të rinjtë më të pasur të Durrësit, u martua me Dilfiruzen, vajzën e vetme të Ramazan Jellës.

Një përrallë durrsake

Ramazani mund të thoshte, pa e tepruar, që bashkëshorten e njihte që kur ajo kishte hapur sytë.

Baballarët e tyre, Ali Veli dhe Ramazan Jella, ishin miq dhe familjet kishin hyrje-dalje. Ai ishte 17 vjeç kur u lind Dilfiruzja. Nëpër festa, kur familjet mblidheshin bashkë i kishte rastisur ta mbante në krahë vajzën që 18 vite më vonë do të bëhej bashkëshortja e tij. “Dilfiruzja kreu kolegjin e mesëm amerikan “Nëna Mbretëreshë” në Kamëz, një risi e jashtëzakonshme për kohën sepse ishte idem si kolegjet në Perëndim: me mensë, konvikt, profesorë të huaj”, tregon nipi i saj, Besforti, duke qenë kështu një nga të paktat vajza të arsimuara të atyre viteve në Shqipëri dhe fliste katër gjuhë të huaja: italisht, anglisht, serbo-kroatisht dhe arabisht, por kjo nuk ishte çudi për familjen Jella.

Xhaxhai i Dilfiruzes, Rexhepi, ishte diplomuar në Kembrixh dhe ishte një nga intelektualët më të njohur shqiptar të viteve ’20-’30. Jellat ishin me origjinë nga Tirana, por rezidencën e kishin në Durrës, aty ku sot kalon rruga “Ramazan Jella”. Ramazan Jella, zotëronte një çiflig 350-400 dynymësh në Maminas dhe merrej me aktivitet bujqësor-blegtoral, ndërkohë që vëllai i tij, Rexhep Jella, i shiti pronat dhe gjysmën e rezidencës së Durrësit dhe u vendos në Tiranë, ndërkohë që zhvillonte aktivitetin e tij politik, si prefekt i disa qarqeve, deputet dhe deri kryetar Bashkie i Tiranës, i dhjeti në histori.

Stuhia

Dilfiruze Jella ishte trashëgimtarja e vetme e pasurisë së babait të saj, por gjatë viteve të diktaturës ajo nuk do të trashëgonte asgjë, veç bodrumit të shtëpisë ku u rritën 7 fëmijët e saj. Jellat u goditën si shumë familje të pasura që zotëronin prona dhe aktivitete. Ramazan Jella, edhe pse nuk ishte marrë kurrë me politikë, u arrestua dhe në maj të vitit 1947, u ekzekutua në dhomat e izolimit të hetuesisë së Durrësit. Vëllai i tij, Rexhepi ishte arrestuar në vitin 1945, pak kohë pasi forcat komuniste morën pushtetin dhe ishte dënuar me dy vite burg, por pak muaj pasi doli nga burgu, u ridënua me 10 vjet burg. Po kështu u godit edhe familja Veli. Ramazan Velin e arrestuan. I sekuestruan pronat, shtëpitë, gjithçka…edhe velieren. Ajo u vu në punë nga shteti me emrin “Kurveleshi”. Ramazan Veli u dënua me burg dhe punë të detyruar, ndërsa Dilfiruzja mbeti e vetme me fëmijët, pa asnjë mbështetje.

“Arrestimi, vuajtja e dënimit dhe më pas lirimi i Ramazan Velit lidhet drejtpërdrejt në kohë me ndërtimin dhe më pas mbylljen e kampit famëkeq të Bedenit, 1948-1950. Ramazan Veli u arrestua me motivacion politik thjesht sepse përfaqësonte elitën qytetare të para luftës (elitë e cila duhej zhdukur sipas ideve komuniste). Arrestimi është kryer gjatë kohës kur në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme ishte Koçi Xoxe. Ramazan Veli u arrestua bashkë me shumë qytetarë të tjerë, pjesa më e madhe klerikë katolikë dhe u dërgua në kampin e Bedenit. Sipas fjalëve që qarkullonin ato kohë, arrestimi i tij dhe i pjesës tjetër të njerëzve që u dërguan aty do përfundonte pas mbarimit të punimeve, në dënim me vdekje. Ky lajm për Ramazanin personalisht dhe për familjen e tij qe një tronditje e fortë psikologjike sepse familja akoma kishte plagët e hapura nga eliminimi i vjehrrit të tij, Ramazan Jellës nga regjimi komunist”, tregon nipi i Ramazan Velit për kujto.al.

Vendndodhjen, kushtet dhe punën e rëndë të atij kampi, i përshkruan në librin e tij, “Rrno vetëm për me tregue” edhe kleriku Zef Pllumi, i cili ka qenë një nga të dënuarit e atij kampi. “Puna e parë ishte për t’u zhdukë nji kodrinë e vogel në breg të Shkumbinit, e cila pengonte rrjedhjen e ujnave të ultësinës. Dheu gërmohej me kazma e lopata, transportohej me karroca druni dore: karrocat ishin punue si ato ma primitivet e historisë së njerzimit: me rrotë drunit, peshonte ma shumë karroca sesa dheu që hidhej mbrendë. Policët aty me shkop, sa herë që pengohej trafiku, sillshin mbi shpina njerzish të kthyem në kafshë pune”. Puna e rëndë, ushqimi dhe kushtet e këqija, uria, etja dhe terrori i vazhdueshëm, do të vepronin në fizikun e të dënuarve duke ua rrëgjuar trupat dhe plakur fytyrat në pak muaj siç do të kishin bërë dhjetëra vite të vështira. Dhe shpirtin ndoshta ca më keq. Në familjen e Ramazan Velit, është treguar dhe ka mbetur në kujtesë rrëfimi i Dilfiruzes për herën e vetme kur u lejua të takojë bashkëshortin në kampin e Bedenit, disa muaj pas arrestimit të tij, të cilin e përcjell i nipi, me fjalët e saj.

“Po prisja pranë hekurave të kampit me disa ushqime në duar të takoja Ramazanin dhe nuk po arrija ta dalloja sepse të burgosurit ishin shumë dhe të veshur njësoj. Një i burgosur m’u afrua dhe më përshëndeti dhe menjëhere i thashë të më ndihmonte nëse e njihte Ramazan Velin se ku mund ta gjeja, por i burgosuri heshti dhe nuk m’u përgjigj. Mendova për një çast se mos e kishin eliminuar dhe e pyeta me ngulm mos vallë kishte ndodhur ajo gjë! I burgosuri më pa në sy dhe më tha: Foze (shkurtim i Dilfiruze) nuk po më njeh?! Ishte Ramazani”! Ishte një tronditje e fortë për gruan e re ai takim, kur bashkëshorti në më pak sesa një vit ishte plakur si të kishin kaluar 10 apo 15 vite. Megjithatë, qe një bekim mes mjerimit, që Ramazan Veli u lirua pas rreth dy vitesh burg. “Pika e kthesës mbi fatin e jetës së Ramazanit erdhi në momentin që Shqipëria shkëputi marrëdhëniet me ish-Jugosllavinë çka bëri që ministri i Punëve të Brendshme, Koçi Xoxe të dënohej me vdekje duke u konsideruar agjent jugosllav dhe për pasojë akuzat me motivacion politik për Ramazan Velin dhe të tjerë u “shfrynë” duke sjellë më pas lirimin nga burgu”, tregon Besfort Veli për kujto.al.

Ai doli gjallë nga kampi, por jeta e tij nuk do të kishte të bënte fare me atë të mëparshmen. Pas lirimit nga burgu, Ramazan Veli punoi si ekonomist në ndërmarrjen e peshkimit në Durrës, më pas punëtor në fabrikën Nish-Tulla Durrës dhe në fund punëtor në Kooperativën e Artizanatit, ndërkohë që jetonte me fëmijët në bodrumin e shtëpisë së dikurshme të bashkëshortes.

Ndryshimin e kohëve, çfarë mund të sillte një rigjallërim shpirtëror, Ramazan Veli nuk arriti ta jetonte. Ai ndërroi jetë në vitin 1988 dhe sot prehet në Durrës. Ndërsa bashkëshortja  ndërroi jetë në Itali, 17 vjet më vonë, ku edhe u varros sipas amanetit të saj që ta varrosnin aty ku do të mbyllte sytë, “sepse dheu është kudo i Perëndisë”.

Siç është edhe deti që i ndan. Deti i kohëve të bukura të jetës së tyre. Deti ku lundronte anija “Vllazën Veli”. Deti ku shihnin dritaret e vilës dykatëshe verore të familjes. /Kujto.al/

Dëshmia e rrallë e djalit të Beqir Ballukut: ”Ju tregoj raportet që babai kishte me Enverin, Hysniun, Mehmetin, përse e eliminuan…”

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Beqir Ballukut, ish-Ministrit të Mbrojtjes Popullore, deputetit të Kuvendit Popullor, anëtarit të Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të PPSH-së dhe zv/kryeministrit të parë të qeverisë së drejtuar prej Mehmet Shehut, i cili u pushkatua në një tunel të fshehtë në periferi të Tiranës pranë fshatit Linzë më 5 nëntor të vitit 1975, pasi ishte dënuar me vdekje nga ana Gjykatës së Lartë të Republikës Popullore të Shqipërisë, i akuzuar si “kreu i grupit puçist në ushtri”. Dëshmia e rrallë e Çlirim Ballukut, djalit të madh të familjes Balluku, që nga origjina e familjes, periudha e Monarkisë së Zogut, aktiviteti i tij gjatë Luftës Antifashiste, shkollimi, funksionet dhe detyrat pas vitit 1945, raportet e relatat me Enver Hoxhën, Mehmet Shehun, Hysni Kapon, Gogo Nushin, etj., nga udhëheqja e lartë e PPSH-së, si dhe përse filluan kritikat e goditja ndaj tij në vitin 1974, kush ishin ata që e sulmuan më shumë në mbledhjet e para, çfarë u tha ai fëmijve të tij kur u kthye në shtëpi pasi ishte sulmuar si “armik i popullit”, internimi i tij dhe familjes, ekzekutimi bashkë me dy vartësit e tij, petrit Dumen dhe Hito Çakon në një nga tunelet e fshehta të Linzës në periferi të Tiranës, si e mësoi familja atë gjë kur ishte në internim, e deri tek peripecitë e shumta pas viteve ’90-të për të gjetur eshtrat e tij në fshatin Vranisht të Vlorës, ku ishin groposur me urdhër dhe nën kujdesjen e Kadri Hazbiut.

“Goditja ndaj babait tonë, Beqir Ballukut, i cili prej vitesh mbante postin e Ministrit të Mbrojtjes dhe zv/kryeministrit të parë në qeverinë e kryesuar nga Mehmet Shehu, filloi në qershor-korrikun e vitit 1974 me mbledhjen e zgjeruar të Aktivit të Ushtrisë, e cila u mbajt në Vilën e Zogut të qytetit të Durrësit. Goditja ndaj tij ishte e parapërgatitur në bazë të një skenari të hartuar mjaft mirë nga krerët kryesorë të “piramidës” së lartë të PPSH-së, me njerëz të veçantë brenda rradhëve të Ministrisë së Mbrojtjes. Kjo gjë vërtetohet edhe nga fakti se akuzat ndaj tij filluan në një kohë që materiali me tezat që duheshin të paraqiteshin për diskutim në Këshillin e Mbrojtjes, nuk ishin bërë ende publike dhe ndodheshin të mbyllura në kasafortën e zyrës në Ministrinë e Mbrojtjes. Pas asaj ai u analizua edhe në mbledhjet e Byrosë Politike ku Enver Hoxha dha i pari orientimin e sulmeve ndaj tij, duke e akuzuar si tradhëtarin më të madh që kishte pasur Shqipëria deri në atë kohë. Pas atyre mbledhjeve të Byrosë Politike, babai u analizua edhe në Pleniumin e Pestë të Komitetit Qëndror të PPSH-së, që u mbajt më 25 korrik të vitit 1974, ku u sulmua nga dikush më shumë dhe nga dikush me pak. Në fund të atij Pleniumi ai u përjashtua dhe u shkarëkua nga të gjitha funksionet partiake e shtetërore. Pas asaj mbledhje, babai nuk u arrestua si shumë nga ish-personalitetet e larta të udhëheqjes së lartë komuniste që ishin goditur vite më parë, por u la i lirë që të vinte në shtëpi. Më kujtohet si tani kur erdhi babai në shtëpi pas asaj mbledhje dhe na tregoi gjithëshka që kishte ngjarë në atë Plenium, si dhe vendimet që ishin marrë aty në adresë të personit të tij. Në thelb të atyre fjalëve që na tha babai atë pasdreke në shtëpinë tonë, ku ishim mbledhur të gjithë ne pjestarët e familjes, ishte ajo që ai nuk ishte tradhëtar dhe nuk e kishte tradhëtuar asnjëherë Partinë dhe Enver Hoxhën. Pas asaj dite babai qëndroi edhe rreth dhjetë ditë të tjera pa dalë fare nga shtëpia, pasi edhe ata që e goditën nuk kishin vendosur ende se në çfarë vëndi do e dërgonin. Gjatë atyre dhjetë ditëve që babai nuk doli fare nga shtëpia, në afërsi të vilës sonë aty në Bllok, u përforcuan masat e sigurisë gjë e cila dukej qartë edhe nga shtimi i ushtarëve të Gardës. Gjatë asaj kohe, në bisedat që bënte me ne, për për herë të parë Beqiri u shpreh hapur kundra udhëheqjes së lartë të Partisë, duke na thënë se ajo po e godiste kot dhe gjithshka thuhej në adresë të tij ishte e manipuluar”.

Dëshmon për Memorie.al, Çlirim Balluku, djali i madh i ish-Ministrit të Mbrojtjes, anëtarit të Byrosë Politike dhe zë/kryeministërit të parë në qeverinë komuniste të kryesuar prej Mehmet Shehut, i cili rrëfen të gjithë historinë e panjohur të babait të tij, Beqir Ballukut, i konsideruar si një prej udhëheqësve më popullorë të regjimit komunist të Enver Hoxhës, i cili u pushkatua në 5 nëntorin e vitit 1975 në një tunel të fshehtë në periferi të Tiranës afër fshatit Linzë, së bashku me dy vartësit e tij, Shefin e Shtatmadhorisë, Petrit Dumen, e Drejtorin Politik të Ushtrisë, Hito Çakon.

Kush ishte Beqir Balluku, cila ishte origjina dhe e kaluara e tij e ku u shkollua ai? Si u lidh Beqiri për herë të parë me grupet komuniste, kush ishin shokët e tij më të ngushtë gjatë Luftës dhe si u njoh ai për herë të parë me Enver Hoxhën në vitin 1943? Cilat ishin akuzat që i’u bënë Beqir Ballukut nga Enver Hoxha në mbledhjet e Byrosë Politike dhe Pleniumin e pestë që u mbajt në 25 korrikun e vitit 1974 dhe çfarë iu tha Beqiri familjes së tij pas asaj mbledhje ku e përjashtuan nga të gjitha funksionet partiake e shtetërore? Çfarë ndodhi me Beqirin ato dhjetë ditë që ai qëndroi i izoluar në vilën e tij të Bllokut, kush ishte njeriu i vetëm që mundi të hynte në shtëpinë e tij dhe çfarë porosish iu dha ai fëmijëve të tij? Çfarë i kërkoi sekretari i partisë i Radio-Televizionit Shqiptar, Çlirimit, djalit të madh të Beqirit, kur e thirri atë në zyrën e tij dhe cila ishte përgjigjia që mori prej tij? Si e hoqën Beqirin nga vila e tij e Bllokut për ta internuar në Roskovec të Fierit dhe si u arrestu ai në shtatë dhjetorin e vitit 1974 kur ishte i internuar në Selenicë të Vlorës? Si e mësoi familja Balluku ekzekutimin e Beqirit dhe si u trajtuan që nga ajo periudhë e deri në vitin 1991 kur qëndruan të internuar në Selenicë të Vlorës?

Çlirim Balluku, është djali i madh nga gjashtë fëmijët e Beqir Ballukut, ish-Ministrit të Mbrojtjes, deputetit, anëtarit të Byrosë Politike dhe zv/kryeministrit të parë në qeverinë komuniste të Mehmet Shehut, i cili qëndroi në ato funksione të larta deri në vitin 1974, kur u akuzua dhe u godit nga Enver Hoxha, duke u quajtur sabotator, armik dhe kreu i “Puçit Ushtarak” që kishte për qëllim rrëzimin me dhunë të pushtetit popullor në Shqipëri. Si më i madh i familjes Balluku, Çlirimi i mban mënd mjaft mirë dhe i ka përjetuar vetë shumë nga ngjarjet e asaj kohe të largët kur babai i tij ishte në majat më të larta të regjimit komunist të Enver Hoxhës, si dhe më pas kur ai u sulmua nga Enveri me akuza nga më të rëndat, të cilat tashmë janë bërë publike për lexuesin e gjerë nga botimet e shumta në shtypin e përditshëm të pas viteve ‘90-të. Nisur nga ky fakt dhe për t’u njohur akoma dhe më shumë me anën e panjohur të figurës së Beqir Ballukut dhe familjes së tij, në vazhdën e dhjetra shkrimeve të kësaj natyre që kanë gjetur vënd në faqet e Memorie.al, ne i’u drejtuam për një intervistë të gjatë zotit Çlirim Balluku, të cilën po e publikojmë duke filluar nga ky numër.

Zoti Çlirim, për të krijuar një përfytyrim sa më të qartë të fizonomisë së babait tuaj Beqirit, deshëm t’ju pyesim si fillim, se cilët kanë qenë miqtë më të ngushtë të tij në periudhën e Luftës?

Para se t’ju përgjigjem pyetjes suaj, në parantezë desha t’ju them se babai ynë Beqiri, ka qenë një tip që nuk fliste shume as për vete dhe as për shokët e Luftës dhe gjithashtu as për problemet e tija të punës. Për t’u njohur me aktivitetin apo me miqtë e tij të kohës së Luftës, shpesh herë më është dashur t’i mësoja nga persona të tjerë. Nga babai dëgjoja për Vojo Kushin, të cilin e kishte mik të ngushtë dhe për të fliste me simpati të veçantë. Po kështu me të njëjtën simpati ai fliste dhe për Lym Keten, Kozma Naskën, Misto Mamen, Alqi Kondin etj. Kjo përsa i perket kohës së “Njësiteve guerrilje”. Në kohën e formacioneve më të mëdha partizane jeta e tyre ndryshoi, ndoshta pati dhe shumë humbje të dhimshme në atë kohë lufte. Por në atë periudhë, im atë fitoi mikun më të mirë të tij Gogo Nushin, i cili kishte funksionin e Sekretarit Organizativ. Ndërsa nga shokët e brigadave partizane, babai ka pasur miqësi edhe me Kiço Ngjelën dhe Irakli Bozon. Më duhet te shtoj se unë nuk jam në gjendje të përcaktoj të gjithë miqtë e tij të asaj kohe, por sigurisht një mik që vlerësonte shumë im atë ishte populli, me një fjalë njerëzit e thjeshtë prej të cilëve ai kishte miq të shumtë. Në vitin 1998 dhe 2003, kam asistuar në dy përvjetorë festash të njësive partizane, të Brigadës së Dytë në Shëngjergj dhe të Batalionit “Krujë-Ishëm”, ku unë u ndjeva shumë i emocionuar nga kujtimet plot dashuri që ata njerëz shprehnin per babain tim Beqirin. Të gjithë ish partizanët e thjeshtë dhe populli i zonës, rendnin për të më takuar dhe gjatë bisedave me ta më thoshin se po nxirrnin mallin e ish-komandantit të tyre.

Po me Enver Hoxhën kur dhe në ç’rrethana ka qenë njohur Beqir Balluku?

Me Enverin babai ynë është njohur në vitin 1943 kur ai vinte si ilegal në shtëpinë e gjyshit tonë, Ali Ballukut, që ndodhej në lagjen “Hasanbeg” fare pranë Pazarit të Ri, e cila ishte kthyer në një bazë e rëndësishme e Lëvizjes Antifashiste. Këtë ma ka treguar gjyshja ime, nje grua fortë por njëkohësisht dhe shumë e ëmbël.

Po pas mbarimit të Luftës, nga viti 1944 e deri në vitin 1974, kush kanë qenë miqtë më të ngushtë të babait tuaj, nga personalitetet e udhëheqjes së lartë të regjimit komunist?

Babai ynë kishte relata të mira me shumë nga udhëheqesit e asaj kohe, si Ramiz Alinë, Haxhi Lleshin, Spiro Kolekën apo Kadri Hazbiun, por këto i konsideroj si relata të thjeshta pune. Ndërsa më kujtohet që në fëmijërinë time, im atë kishte miqësi me Hysni Kapon. Shpesh flisnin gjatë, por në “Bllok”-un e asaj kohe dhe ndoshta kështu ka qenë gjithmonë, nuk dihej nëse miqesitë ishin të vërteta, apo thjeshtë aleanca momentale. Dhe këtë e them se në rastin e Hysni Kapos, pak para momenteve te vështira të miqësia e tyre u ftoh pa kuptim. Në atë kohë shumë gjëra janë bërë nën presione të rënda psikologjike dhe askush nuk mund të analizojë apo gjykojë sot për lëvizjet e të tjerëve në atë kohë. Me Gogo Nushin ndryshonte puna. Gogo Nushi ka qenë një nga miqt më të ngushtë të babait tonë dhe njohja me të ka qenë që nga koha e Luftës. Deri në vitin 1969 sa ishte gjallë Gogo Nushi, ai mbeti miku më i afërt i babait. Me Gogon babai ynë Beqiri nuk kishte fare kortezi zyrtare dhe ata të dy hynin e dilnin në shtëpitë e njeri tjetrit si në shtëpinë e tyre. Do të shkruaja pa fund për miqësinë e vertete të këtyre dy burrave që unë i admiroja kur flisnin aq qetë e qeshnin aq çiltër me njëri tjetrin, por në mendje më vjen momenti më i trishtuar i kësaj lidhje miqësore. Vdekja e Gogo Nushit. Se kisha parë kur tim atë, Beqirin, më të dërmuar se në atë moment. Pashë lot dhe trishtim në sytë e njeriut që për mua ishte sinonim i forcës,i burrërisë. Një natë vere të vitit 1974, tek flisja me te, ndjeva se kishte nevojen e Gogos e mikut te vertete, por fatkeqësisht ai kishte pesë vjët që s’jetonte më.

Me Enverin, çfarë marrëdhëniesh ka pasur Beqiri dhe a vinte ai në shtëpinë tuaj?

Enver Hoxha vinte në shtëpinë tonë në raste të ralla kur kishte takime për probleme punë me babain. Ndërsa kur kishte raste të veçanta familjare, aty vinin të gjithë “shokët e udhëheqjes”, sigurisht dhe Enveri me to. Por desha të shtoj se kontaktet më të shpeshta dhe ardhjet e Enverit në shtëpinë tonë kanë qenë në vitet 1960 -‘61, gjatë periudhës së krizës me Bashkimin Sovjetik.

Po me Kryeministrin Mehmet Shehu, çfarë marrëdhëniesh ka pasur Beqiri dhe a vinte ai në shtëpinë tuaj?

Edhe me Mehmet Shehun, im atë mbante vetëm relata zyrtare pune, ashtu si me Enverin, Kadriun, Ramizin e ndonjë tjetër.
Vijon nesër intervista

Historia e familjes Balluku nga periudha e Monarkisë deri në vitin 1944

Të parët e familjes së Beqir Ballukut, njërit prej personaliteteve më popullorë të regjimit komunist të Enver Hoxhës, i cili për më shumë se dy dekada me rradhë mbajti postet e Ministrit të Mbrojtjes, zv/kryeministrit të parë, deputetit të Kuvendit Popullor dhe anëtarit të Byrosë Politike, mendohet të jenë vendosur në qytetin e Tiranës të paktën katër breza përpara Beqirit dhe origjina e hershme e tyre është nga qyteti i Krujës. Që nga ajo kohë të parët e familjes Balluku u vendosën në lagjen Hasanbeg të qytetit të Tiranës e cila ndodhet diku fare pranë “Pazarit të Ri” të kryeqytetit, përballë “Shkollës së Kuqe”. Babai i Beqirit, është quajtur Ali Balluku, ndërsa nëna e tij e cila kishte lindur në Stamboll dhe pati jetuar deri në vitet ‘60-të, quhej Naxhije. Ali Balluku që gjatë viteve të para të Monarkisë së Zogut, pati shërbyer si komandant i një poste xhandarmërie në qytetin e Tiranës dhe nga ajo detyrë ai hoqi dorë pas prillit të vitit 1939, kur Italia fashiste kreu agresionin ushtarak ndaj Shqipërisë. Ali Balluku dhe bashkëshortja e tij, Naxhija, patën tre fëmijë: dy djem, Beqirin, (i cili u lind në 14 janar 1917) dhe Qemalin (1921) si dhe një vajzë, Ikbalin. Gjatë gjithë periudhës së Monarkisë së Zogut, familja e Ali Ballukut u mbajt vetëm me rrogën e tij si ushtarak i Xhandarmërisë Mbretërore dhe nuk kishte asnjë të ardhure tjetër nga ndonjë aktivitet privat. Pas mbarimit të shkollës filllore dhe asaj unike, Beqiri, djali i madh i Ali Ballukut, ndoqi shkollën Teknike Amerikane në Tiranë, e njohur si shkolla e Harry Fultz-it. Atë shkollë ai nuk arriti që ta përfundonte dot, pasi për arsye ekonomike e ndërpreu atë kur kishte mbaruar vitin e dytë. Pas ndërprerjes së shkollës aty nga viti 1932-33, për t’i ardhur në ndihmë familjes që po kalonte një situatë të vështirë ekonomike, Beqiri u detyrua dhe u fut në punë si shegert tek një zanatçi tiranas i quajtur Filip Ujka, i cili kishte një punishte për përpunimin e hekurit. Që në atë kohë Beqiri filloi të shquhej për një fizik të fortë dhe krahas punës që bënte në punishten e hekurit të Filip Ujkës, ai filloi të merrej edhe me sporte të ndryshme, si atletikë, not, futboll, etj. Në sportin e futbollit që ai e kishte me shumë pasion, arriti të aktivizohej edhe me ekipin “Shprefeja” në ndeshjet që zhvilloheshin asokohe në Tiranë. Aty nga viti 1937, Beqiri u njoh për herë të parë dhe ra në kontakt me idetë komuniste, nëpërmjet literaturës që ia jepnin dy shokët e të tij të ngushtë, Vasil Shanto dhe Vojo Kushi, me të cilët ai kalonte një pjesë të madhe të kohës. Në vitin 1940, Beqiri u mobilizua si rekrut për kryerjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe pas një kursi për nënoficer që bëri në qytetin e Tiranës, ai fitoi gradën e kapterrit dhe u dërgua menjëherë në frontin e luftës italo-greke. Nga fundi i vitit 1940 teksa ishte në frontin e luftës, ai u internua nga Komanda e Ushtrisë Italiane, i akuzuar si rebel që nxiste dezertimet në rradhët e ushtarëve shqiptarë. Pasi qëndroj për dy-tre muaj si i internuar në qytezën e Shijakut, ku u cilësua si “element turbullues”, italianët e transferuan përsëri në një postë ushtarake në rrethinat e Ulqinit. Në vitin 1941 ai e përfundoi shërbimin e detyryeshëm ushtarak në postën ushtarake të Ulqinit dhe pas kësaj u kthye pranë familjes në shtëpinë e tij në qytetin e Tiranës. Në atë kohë, Beqiri rivendosi lidhjet e tij me ish-shokët që kishte pasur përpara se të shkonte ushtar, Vasil Shanton dhe Vojo Kushin, të cilët e afruan në celulat komuniste dhe në marsin e vitit 1942 e pranuan si anëtar të Partisë Komuniste. Që nga ajo kohë shtëpia e Ali Ballukut aty në lagjen Hasanbeg të Pazarit të Ri të Tiranës, u bë një nga bazat më të rëndësishme të guerilasve dhe komunistëve ilegalë ku midis krerëve kryesorë të Partisë Komuniste që strehoheshin aty, si Vasil Shanto, Alqi Kondi, Misto Mame, Vojo Kushi, Gogo Nushi, Myslym Keta etj, të cilët ishin dhe miqtë më të ngushtë të Beqirit, aty vinte edhe Enver Hoxha. Duke qenë një nga drejtuesit kryesorë të njësitëve guerile të Tiranës, Beqir Balluku ra në sy të Kuesturës për aktivitetin e tij në Lëvizjen Antifashiste dhe në vitin 1942 ai u arrestua nga italianët dhe u izolua në Burgun e Vjetër. Arrestimi i Beqirit bëri bujë të madhe në qarqet më të larta të PKSH-së, por më pas ai u lirua për mungesë provash. Edhe pas daljes nga burgu, Beqiri nuk e ndërpreu aktivitetin e tij në Lëvizjen Antifashiste ku në Qarkorin Komunist të Tiranës që udhëhiqej nga Gogo Nushi, ai ishte ngarkuar me detyrën e sekretarit për problemet ushtarake. Nisur nga aktiviteti i madh që ai kreu në atë kohë, pas vrasjes së Vojo Kushit në tetorin e vitit 1943, PKSH-së e caktoi atë në detyrën e komandantit të Njësiteve Guerilje të Tiranës, ku ishin 50 njësite me nga pesë deri tetë veta. Atë detyrë Beqiri e mbajti deri në fundin e vitit 1943 dhe në atë kohë me krijimin e Brigadës së Dytë partizane në Shëngjergj të Tiranës, ai u caktua me detyrën e komandantit të saj. Mbarimi i Luftës Antifashiste në fundin e nëntorit të vitit 1944, e gjeti Beqir Ballukun me detyrën e Komandantit të Qarkut të Tiranës.

Kush ishte Beqir Balluku?

1917 U lind në qytetin e Tiranës më 14 janar, në lagjen “Hasanbeg”.
1934 Ndërpret mësimet në vitin e tretë të shkollës Teknike Amerikane të Harry Fultz.
1934 Fillon punë si hekur-punues tek zanatçiu Filip Ujka në Tiranë.
1937 Lidhet me grupet komuniste me anë të shokut të tij, Vasil Shantos.
1940 Mobilizohet ushtar dhe dërgohet në frontin e Luftës italo-greke.
1941 Për nxitje dezertimesh internohet në Shijak dhe transferohet në Ulqin.
1942 Pranohet anëtar i Partisë Komuniste dhe shtëpia e tij ishte bazë e ilegalëve.
1942 Arrestohet nga italianët dhe lirohet për mungesë provash.
1942 Komandant i Njësiteve Guerile të Tiranës pas vrasjes së Vojo Kushit.
1943 Komandant i Çetës “Dajti” dhe batalionit “Krujë-Ishëm”.
1944 Komandant i Brigadës së Dytë Sulmuese (partizane) që u formua në Shëngjergj.
1944 Komandant i Divizionit të Dytë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare.
1945 Komandant i Qarkut në Tiranë dhe deputet i Kuvendit Popullor.
1946 Komandant i Divizionit të Korçës, me gradën e Kolonelit
1947 Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë me gradën gjeneral-brigade
1951 Në Akademinë Ushtarake “Voroshillov” të Moskës
1955 Ministër i Mbrojtjes, anëtar i Byrosë Politike dhe zv/Kryeministër i Parë
1974 Enveri filloi goditjen ndaj tij në Aktivin e Ushtrisë që u mbajt në Durrës.
1974 Përjashtohet nga funksionet partiake dhe shtetërore në Plenumin e Pestë.
1974 Në 4 gusht e largojnë nga vila e “Blloku”-t të udhëheqjes dhe e internojnë në Roskovec të Fierit.
1974 Në 7 dhjetor arrestohet në Selenicë të Vlorës ku ishte i internuar pas Fierit
1975 Në 5 nëntor pushkatohet në një tunel në Linzë me Petrit Dumen e Hito Çakon
2000 Eshtrat e tij gjenden në fshatin Vranisht të Vlorës ku ishin groposur me urdhër të Kadri Hazbiut pas ekzekutimit.
Vijon nesër

Historia tragjike e besnikut të Zogut- “Gjyshi im, ish-deputet i Monarkisë, shpëtoi Enverin nga ballistët, por e vdiqën në tortura më 1947…”

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Riza Kishtës me origjinë nga Gramshi ku familja e tij ishte një nga më të pasurat e asaj krahine dhe ai mundi të shkollohej fillimisht në “Normale”-n e Elbasanit dhe më pas në Akademitë Ushtarake të Stambollit dhe Firences në Itali, ku u diplomua në degët Artilerisë e Kavalerisë. Shërbimi për dy vjet në Gardën Kombëtare si oficer besnik i kryeministrit Ahmet Zogu dhe zgjedhja si deputet në zonën e Gramshit ku shërbeu deri në vitin 1936, duke u konsideruar si “Jorgani i krahinës së Vërçës”, për kujdesin që ai tregonte për fshatarët e varfër të asaj krahine.

Emërimi i Rizait si Qarkomandant i Xhandarmërisë së Gjirokastrës dhe Peshkopisë ku ai shërbeu deri në 7 prillin e ’39-ës, dhe më pas si Rrethkomandant i Xhandarmërisë së Gramshit deri në ‘43-in kur u internua në Bergamo të Italisë, pasi s’kishte luftuar ndaj partizanëve të Mestan Ujanikut. Angazhimi në luftë në krye të një çete nacionaliste ku në “Operacionin e Dimrit”, ai strehoi dhe ndihmoi Shtabin e Përgjithshëm të Enver Hoxhën, duke e shpëtuar atë nga një konfrontim me forcat balliste në fshatin Kishtë. Zgjedhja e Rizait si anëtar i Kryesisë së Përgjithshme të Frontit Demokratik të Shqipërisë në Kongresin e Përmetit dhe Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar në mbledhjen e Beratit, për kontributin që ai kishte dhënë gjatë Luftës. Kandidimi i tij për deputet në zgjedhjet 2 dhjetorit të ’45-ës ku ai fitoi më shumë vota se rivali i tij dhe arratisja në mal pasi Sigurimi i Shtetit e ndiqte për ta arrestuar për shkak të lidhjeve të tij me “Grupin e Deputetëve” dhe vdekja e tij tragjike nën tortura në qelitë e Elbasanit, ku ai ishte vetëdorzuar me dy djemtë e tij, për të shpëtuar sadopak nga vuajtjet familjen që i’a kishin internuar në kampin e Tepelenës.

“Disa kohë pas zgjedhjeve të 2 dhjetorit të vitin 1945, kur gjyshi im, Riza Kishta, konkurroi për deputet në Qarkun e Elbasanit si kandidat i Frontit Demokratik i propozuar nga Partia Komuniste, ndaj tij filluan survejimet dhe sulmet. Në atë kohë, organet e Sigurimit të Shtetit e thërrisnin pothuaj çdo ditë babanë tim, Qemalin, dhe e pyesnin se me kë takohej i ati i tij, Rizai, dhe cilët ishin njerëzit që vinin në shtëpi për të biseduar me të. Duke parë situatën në të cilën ndodhej, dhe pasi biseduan gjatë në shtëpi, aty nga muaji shtator i vitit 1946, gjyshi im, Riza Kishta, së bashku me dy djemtë e tij, Qemalin dhe Qazimin, ikën nga shtëpia dhe dolën në mal në arrati. Mbas 17 muajsh arratie, duke qëndruar në pyjet e rrethit të Lushnjës, Dumresë dhe Gramshit, Riza Kishta me dy djemtë dhe personat e tjerë që i shoqëronin ata gjatë asaj kohe në arrati, vendosën të dorëzoheshin, duke lajmëruar Forcat e Ndjekjes. Pasi u dorëzuan, ata i mbyllën në qelitë e Degës së Punëve të Brendshme të qytetit të Gramshit dhe pasi i mbajtën disa kohë aty, i transferuan të gjithë në Degën e Punëve të Brendshme të Elbasanit, ku Riza Kishta vdiq në tortura, pa dalë fare në gjyq”. Njeriu që flet dhe dëshmon për herë të parë ekskluzivisht për Memorie.al është 78-vjeçari Hilmi Kishta, i cili rrëfen të gjithë historinë e familjes së tij dhe gjyshit, Riza Kishtës, ish-oficer i Gardës Mbretërore të Zogut, Qarkomandant i Xhandarmërisë së Gjirokastrës e Peshkopisë dhe deputet në Parlamentin shqiptar nga viti 1927 deri në 1936-ën. Rizai, gjatë periudhës së pushtimit të vendit nga italianët u internua nga kryeministri Shefqet Vërlaci në Itali, pasi kishte ndihmuar forcat partizane të Mestan Ujanikut dhe po në periudhën e Luftës kishte shpëtuar Enver Hoxhën dhe disa pjesëtarë të tjerë të Shtabit të Përgjithshëm në Operacionin gjerman të Dimrit të 1944-ës. Dhe për këtë gjë, si dhe për kontributin e tij gjatë luftës, Rizai ishte zgjedhur anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm Nacional-Çlirimtar në Kongresin e Përmetit, në majin e vitit 1944 dhe më pas në Mbledhjen e Beratit.

Po kush ishte Riza Kishta dhe cila ishte origjina dhe e kaluara e familjes së tij? Si mundi ai të shkollohej në akademitë ushtarake të Turqisë e Italisë dhe përse Mbreti Zog e hoqi nga Grada Mbretërore, duke e kandiduar për deputet të Parlamentit Shqiptar? Përse Riza Kishta nuk pranoi që të sulmonte forcat partizane të Mestan Ujanikut dhe si mundi ai që ta shpëtonte Enver Hoxhën dhe disa anëtarë të tjerë të Shtabit të Përgjithshëm gjatë dimrit të egër të 1944-ës, nga konfrontimi që ata do të kishin me forcat balliste? Cilat ishin arsyet që ish-deputeti i Monarkisë së Zogut, Riza Kishta, u zgjodh dhe në Kryesinë e Përgjithshme të Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar në Kongresin e Përmetit dhe më pas në Berat? Përse në zgjedhjet e 2 dhjetorit të vitit 1945 ai pranoi të kandidonte si deputet i zonës së tij, i propozuar nga Partia Komuniste si përfaqësues i Frontit Demokratik të kryesuar nga Enver Hoxha dhe cilat ishin arsyet që e detyruan atë të arratisej në mal së bashku me dy djemtë e tij? Cila është e vërteta e vdekjes së Riza Kishtës në qelitë e Degës së Punëve të Brendshme të Elbasanit në vitin 1947 dhe si u persekutua më pas familja dhe gjithë fisi i tij nga regjimi komunist? Për të gjitha këto dhe të tjera ngjarje dhe fakte që kanë të bëjnë me figurën e Riza Kishtës, një prej personaliteteve të rrallë të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, i cili arriti të jetë deputet në dy regjime, na njohin mjaft dokumente të nxjerra nga arkivat e shtetit shqiptar, si dhe dëshmitë e nipit të tij, Hilmi Kishtës.

Kush ishte Riza Kishta?

Riza Kishta u lind në vitin 1897, në fshatin Kishtë të Rrethit të Gramshit, prej nga është dhe origjina e hershme e asaj familjeje, e cila, së bashku me familjet Musai, Dërmishi dhe Shahini, janë ndër shtëpitë më të njohura të asaj krahine. Kishta-t ka qenë një ndër familjet e pasura të asaj zone, dhe përveç shtëpisë së madhe (me dy kate dhe 12 dhoma), në fshatin Kishtë, ajo kishte në pronësi të saj edhe disa hektarë tokë e qindra kokë dele e kullota. Ndonëse Xhemal Kishta, i pari i asaj familjeje të famshme nuk ishte vetë i shkolluar dhe merrej vetëm me administrimin e pasurisë së tij, ai kishte dëshirë që dy djemtë e tij, Rizain e Nazifin, t‘i shkollonte, duke i dërguar për studime në Turqi. Por, Xhemali me bashkëshorten e tij vdiqën në një moshë fare të re dhe dy djemtë e tyre mbetën jetimë në një moshë të njomë. Pas vdekjes së dy prindërve, me shumë mundime Rizai mundi të mbaronte shkollën Unike (në gjuhën turke), në fshatin e tij të lindjes, Kishtë. Pas kësaj, disa nga të afërmit e familjes, si për të mbajtur amanetin e Xhemalit, u kujdesën për Rizain dhe e dërguan atë në qytetin e Elbasanit, ku ato vite sapo ishte hapur shkolla “Normale”. Gjatë atyre viteve që Rizai ndiqte mësimet në “Normale”, për të u kujdesën disa nga familjet e njohura të qytetit të Elbasanit si: Hasekiu, Peni, Dakli, Daiu etj. Pasi Rizai mbaroi shkollën “Normale”, duke u diplomuar me rezultate të larta, në vitin 1914 ai u emërua si mësues i lëndës së Gjuhës Shqipe në Komunën e Rishtanit (e cila asokohe ishte nën juridiksionin e Gramshit), ku shërbeu për disa vjet. Sipas disa dëshmive të njerëzve të afërm të familjes së Riza Kishtës, thuhet se gjatë kësaj periudhe ai u njoh me Ahmet Zogun, kur ai mori pjesë në Kongresin e Elbasanit në vitin 1917. Lidhur me veprimtarinë e mëtejshme të Riza Kishtës, nipi i tij, Hilmi Kishta, dëshmon: “Pasi Rizai shërbeu për disa vjet si mësues në komunën e Rashtanit, ai u thirr nga kryetari i Komunës, Asllan Shahini, dhe u emërua si sekretar i asaj komune. Gjatë Luftës së Parë Botërore, kur krahina e Gramshit kaloi nën juridiksionin e trupave ushtarake franceze që ishin në Shqipëri, në vitin 1918, Rizai u transferua që andej dhe u emërua po si sekretar komune në Sojnik, ku kryetar ishte Refat Dermishi. Pasi shërbeu për disa vjet si mësues dhe sekretar i atyre komunave, në vitin 1919, Rizai shkoi në Stamboll dhe studioi për një vit në Akademinë Ushtarake të atij qyteti, ku dhe u diplomua në degën e Artilerisë, duke marrë gradën e togerit”.

Diplomimi në Akademinë Ushtarake të Firences

Pas diplomimit në armën e Artilerisë së Akademisë Ushtarake të Stambollit, Riza Kishta u kthye në Shqipëri diku aty nga fundi i vitit 1919 dhe pas Kongresit të Lushnjës në vitin 1920, ministri i Brendshëm, Ahmet Zogu, e futi atë në listën e oficerëve që do të shkonin për të studiuar në akademitë ushtarake të Italisë. Pas kësaj, Rizai shkoi në Itali dhe studioi për dy vjet në Akademinë Ushtarake të Firencës, ku dhe u diplomua me rezultate të larta në degën e Kavalerisë. Lidhur me këtë, nipi i tij, Hilmiu, dëshmon: “Pas diplomimit në Akademinë Ushtarake të Firences, gjyshi im, Riza Kishta, u kthye menjëherë në Shqipëri dhe Ahmet Zogu, i cili në atë kohë ishte në postin e Kryeministrit, e emëroi atë në një nga repartet e Kavalerisë që kishte asokohe Garnizoni Ushtarak i Tiranës. Pasi shërbeu për disa vjet pranë atij reparti, në janarin e vitit 1925, kur sapo ishte rikrijuar Garda Kombëtare, Ahmet Zogu e emëroi Rizain si oficer efektiv të atij reparti special. Ky emërim erdhi pasi Rizai kishte treguar shenja besnikërie ndaj tij që në qershorin e vitit 1924, kur ai nuk kishte pranuar të vihej nën urdhrat e ushtarakëve që dolën kundër Zogut dhe u bashkuan me forcat fanoliste që ndërmorën kryengritjen e armatosur ndaj qeverisë së ligjshme të asaj kohe, të kryesuar prej Shefqet Vërlacit. Në Gardën Kombëtare Shqiptare, Riza Kishta shërbeu deri në vitin 1927, duke u njohur si një nga oficerët besnikë të kryeministrit dhe kryetarit të shtetit shqiptar të asaj kohe, Ahmet Zogut”.

Deputet në Parlamentin shqiptar në vitet 1927-‘36

Lidhur me largimin nga Garda Kombëtare të Riza Kishtës, nipi i tij, Hilmiu, dëshmon: “Në atë kohë (viti 1927), Riza Kishta u largua nga Garda Kombëtare dhe ikja e tij u bë me kërkesën direkte të Ahmet Zogut, i cili, duke e vlerësuar atë si një nga njerëzit më besnikë, i propozoi që të kandidonte për deputet në zgjedhjet parlamentare. Riza e pranoi propozimin e kryetarit të shtetit, Ahmet Zogut, dhe kandidoi në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën po atë vit. Kështu, Riza Kishta u zgjodh si deputet i Gramshit në Parlamentin shqiptar të asaj kohe, duke arritur që të zgjidhej edhe anëtar i Asamblesë Kombëtare e dalë nga ai Parlament. Gjatë viteve 1927-‘36, kohë në të cilën Riza Kishta ushtroi dy mandate deputeti në Parlamentin shqiptar, ai u mor shumë me hallet dhe problemet që kishin banorët e zonës së tij elektorale në krahinën e Gramshit. Gjatë atyre viteve, shtëpia e tij në Kishtë të Gramshit ishte një derë e hapur për të gjithë banorët dhe hallexhinjtë e asaj krahine. Si rezultat i kësaj dhe ndihmës e përkrahjes së madhe që ai u jepte hallexhinjve dhe banorëve të asaj krahine, Riza Kishta konsiderohej dhe u quajt “Jorgani i krahinës së Vërçës”, dëshmon Hilmi Kishta, për gjyshin e tij, Rizain, i cili pasi ishte diplomuar në akademitë ushtarake të Turqisë dhe Italisë, shërbeu për disa vjet si oficer i Kavalerisë në Gardën Kombëtare Shqiptare, për t‘u zgjedhur më pas deputet në Parlamentin shqiptar pas kërkesës dhe propozimit që i bëri kryeministri Ahmet Zogu.

Debatet e Riza Kishtës në Parlamentin e Zogut në vitin 1931

Gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut, Riza Kishta ishte një nga deputetët më të njohur dhe mjaft aktivë të Parlamentit shqiptar, duke arritur deri në sekretar i Komisionit të Lutjeve dhe Amnistive, i cili si kryetar kishte patriotin e famshëm Jashar Erebara, një nga zërat më potencialë të atij Parlamenti. Sipas dokumenteve që gjenden në arkivat e shtetit shqiptar, bëhet e ditur se gjatë një seance parlamentare, deputeti Riza Kishta i kërkonte qeverisë që ajo të furnizonte me drithë malësinë e Gramshit. Lidhur me këtë gjë, në procesverbalin e asaj seance parlamentare midis të tjerash thuhet: “Z. Riza Kishta. Sipas përgjigjies që dha Z. Ministër i Ekonomisë Kombëtare, u kënaqëm, vetëm përsëris dhe njëherë lutjen t‘ime qi në viset e Gramshit të çohet misri me shpejtësi, se po xuni dimni, shinat bora, nuk mund të çohet kurrsesi. Me përjashtim të një sasie të pakët familjesh, nuk jam i mendjes që ky misër të jepet gratis, po kundrejt punimit në rruga. Si mbas nji hesapi qi kam ba, Gramshit i nevojitet s‘paku 3000 kuintal misër”. Në një seancë tjetër, Riza Kishta i kërkonte qeverisë që ajo të zbatonte ligjin që kishte miratuar vetë për faljet e amnistitë dhe si shembull ai merrte një nga fshatarët e zonës së tij elektorale të Gramshit, i cili, dhe pse ishte falur nga qeveria, vazhdonte të ishte në arrati, pasi emri i tij nuk figuronte në listën e personave që përfitonin nga ajo amnisti. Lidhur me këtë, në mes të tjerash aty thuhet: “Kënaqem nga fjala e Z. Ministër i Punëve të Brendshëme, dhe i kujtoj Z. së tij se vetë Ministria e Brendëshme i ka njoftue autoriteteve lokale që të mos ndiqen, se do të futen në listë për falje. Shkresa e Ministrisë ka numrin 647/V m datë 2/X/1930, të cilën e kam pa vetë me sytë e mij dhe përmbajtja e saj asht qi i thohet autoriteteve t‘Elbasanit mos të ndiqen këta persona. Mbasi do të falen. Pse ka mbetë pa u shti në listë, nuk e dij. Vetëm besoj se do të jetë harrue”.

Qarkomandant i Xhandarmërisë në Gjirokastër

Pas vitit 1936, kur Riza Kishta u largua nga funksioni i deputetit, ku kishte shërbyer në dy mandate për dhjetë vjet me radhë, ai u kthye në jetën e tij private, duke u marrë me pronat dhe pasurinë e familjes së tij. Në atë kohë ai bleu një sasi të madhe toke kullotash në fshatin Cerragë të krahinës së Dumresë së Elbasanit, si dhe një tokë tjetër truall, ku ndërtoi një shtëpi të madhe për familjen e tij. Edhe pas ndërtimit të kësaj shtëpie të madhe në fshatin Cerragë, Riza Kishta nuk u shpërngul nga vendlindja e tij, Kishtë, por vazhdoi të qëndronte atje ku kishte dhe një pjesë të madh të pasurisë së familjes së tij. Ndërkohë, pas vitit 1935, kur ishte shtypur Kryengritja e Fierit, Mbreti Zog u kujdes që në disa prej prefekturave që konsideroheshin si më problematiket, të dërgonte si Qarkomandant Xhandarmërie disa prej njerëzve të tij më besnikë dhe të përgatitur nga ana profesionale. Duke u nisur nga kjo, në fillimin e vitit 1936, Mbreti Zog e emëroi kapiten Riza Kishtën në detyrën e Qarkomandantit të Xhandarmërisë në Prefekturën e Gjirokastrës. Lidhur me këtë, nipi i tij, Hilmi Kishta, dëshmon: “Pasi gjyshi im, Riza Kishta, shërbeu për afro tre vjet me radhë në detyrën e Qarkomandantit të Xhandarmërisë në Prefekturën e Gjirokastrës, në vitin 1938, Mbreti Zog e transferoi atë që andej dhe e dërgoi në nënprefekturën e Peshkopisë. Në atë qytet, Rizai shërbeu në të njëjtën detyrë deri në prillin e vitit 1939, kur Italia fashiste kreu agresionin ushtarak, duke pushtuar Shqipërinë. Kështu, pas pushtimit të vendit tonë, Riza Kishta nuk pranoi të shërbente më në atë detyrë dhe dha dorëheqjen, duke u kthyer në fshatin e tij të lindjes, në Kishtë. Pas kthimit në fshat, ai qëndronte sa aty, sa në fshatin Cerragë, ku kishte ndërtuar shtëpinë e re. Në vitin 1940, kur filloi lufta italo-greke, italianët e thirrën Rizain dhe e emëruan në detyrën e Rrethkomandantit të Xhandarmërisë së zonës së Gramshit. Në atë kohë, ashtu si në shumë nënprefektura të tjera, edhe në nënprefekturën e Gramshit autoritetet italiane të pushtimit nisën të formonin disa batalione milicie me pagesë, të cilat u duheshin për t‘i dërguar në frontin e luftës me Greqinë. Po kështu, përveç këtyre batalioneve që u krijuan për t‘u shkuar në ndihmë forcave të rregullta ushtarake të ushtrisë italiane që ishin në frontin e luftës me Greqinë, në atë kohë u krijuan edhe disa reparte të tjera milicie që do të përdoreshin për ruajtjen e rendit dhe qetësisë nëpër prefektura të ndryshme që konsideroheshin si më problematike. Në atë kohë, për t‘ju ardhur në ndihmë shumë familjeve të varfra të krahinës së Gramshit, Riza Kishta regjistroi në mënyrë fiktive në evidencat e atyre reparteve shumë nga bashkëfshatarët e tij, të cilët u paguan rregullisht dhe përfituan edhe ushqime e veshmbathje”, dëshmon Hilmi Kishta lidhur me gjyshin e tij, Rizain, për periudhën që ai shërbeu si Qarkomandant Xhandarmërie në Gjirokastër e Peshkopi, si dhe ndihmën që ai u dha bashkëfshatarëve të tij, duke i paguar ata me rroga, gjoja si efektivë të reparteve të milicisë të krijuara nga italianët për mbajtjen e rregullit e qetësisë.

Internimi në Itali, pasi nuk sulmoi partizanët

Edhe pas përfundimit të Luftës italo-greke, Riza Kishta vazhdoi të shërbente në detyrën e Rrethkomandantit të Xhandarmërisë së krahinës së Gramshit. Lidhur me këtë periudhë kohe, nipi i tij, Hilmiu, dëshmon: “Gjatë atyre viteve që Rizai ishte në atë detyrë, në zonën e Gramshit dhe krahinat e tjera përreth, filluan të krijoheshin çetat e para nacionaliste dhe ato partizane. Nisur nga funksioni i Rrethkomandantit të Xhandarmërisë, Rizai kishte si detyrë që t‘i godiste ato grupe dhe çeta të armatosura, por ai jo vetëm që nuk ndërmori asnjë veprim të tillë, por përkundrazi, i ndihmoi vazhdimisht ato. Edhe pse iu dha urdhër disa herë që të godiste forcat partizane, Rizai nuk e zbatoi kurrë një urdhër të tillë dhe nuk dërgoi asnjëherë milicët që komandonte për të ndjekur forcat partizane. Një nga ato çeta që pati ndihmën e Riza Kishtës ishte ajo e Mestan Ujanikut (formacioni i parë partizan që u krijua në Shqipëri), në rrethin e Skraparit, e cila u përkrah shpesh herë nga Rizai. Komandantin legjendar dhe nacionalistin e famshëm, Mestan Ujaniku, së bashku me çetën e tij, Riza Kishta i strehoi disa herë në shtëpinë ë tij. Po kështu, përveç asaj çete, në atë kohë Riza Kishta mbante marrëdhënie korrekte edhe me forcat e milicisë, siç ishin ato të komanduara nga Xhaf Bali. Gjatë një përpjekjeje të armatosur të ndodhur në vitin 1942, kur forcat e Xhaf Balit u thyen keqazi prej forcave të çetës së Mestan Ujanikut, Komanda e Përgjithshme e Ushtrisë Italiane në Shqipëri, në ndihmë të tij, dërgoi forca xhandarmërie (kryesisht me burra nga zona e Verçës) të komanduara nga Riza Kishta. Por, edhe pse Rizai me forcat e xhandarmërisë që komandonte shkoi në vendin ku zhvillohej përpjekja ndërmjet forcave të Mestan Ujanikut dhe atyre të Xhaf Balit, ai nuk pranoi të hynte në luftime kundër forcave partizane të Mestan Ujanikut, duke u shprehur: “Edhe ata janë djemtë tanë”. Duke parë qëndrimin dashamirës të Riza Kishtës ndaj forcave partizane, dhe duke mos-zbatuar urdhrin e Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë Italiane në Shqipëri për të shkuar në ndihmë të forcave të milicisë së Xhaf Balit, qeveria e kryeministrit Shefqet Vërlaci (me të cilën Rizai nuk kishte marrëdhënie të mira), nxori urdhrin dhe e internoi Rizain në Itali”, dëshmon Hilmi Kishta, lidhur me veprimin e gjyshit të tij, Riza Kishtës, ish-Rrethkomandant i Xhandarmërisë së Gramshit, i cili përfundoi i internuar në Itali, pasi nuk zbatoi urdhrin për të goditur çetën partizane të Mestan Ujanikut.

Si u përgatit internimi i Rizait në Itali

Pasi Riza Kishta nuk kishte zbatuar urdhrin e eprorëve të tij për të shkuar në ndihmë të forcave të milicisë italiane të Xhafer Balit, të cilat ishin duke luftuar kundër çetës partizane të komanduar nga Mestan Ujaniku, Ministria e Brendshme në Tiranë urdhëroi shpërbërjen e batalionit të milicë që komandonte ai, i cili, në përbërje të tij kishte rreth 600 forca. Po kështu, pas këtij veprimi, Ministria e Brendshme urdhëroi kuesturat e Beratit dhe Elbasanit që të organizonin survejimin e vazhdueshëm të Riza Kishtës dhe aktivitetit të tij. Më datë 16.1.1943, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Papalilo, njoftoi qeverinë e Tiranës për rrezikshmërinë politike të Rizait. Lidhur me këtë gjë, bën fjalë shkresa e Komandës Supreme të Karabinierisë (A.Q.SH. shkresa me nr. prot. 4900. Datë 7.12.1942) dhe një promemorie e dates 13.11.1942, për internimin e Riza Kishtës si element me rrezikshmëri të lartë ndaj autoriteteve fashiste, si dhe mjaft dokumente të tjera që gjenden në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë. Pas kësaj, duke parë autoritetin dhe popullaritetin e madh që gëzonte Riza Kishta, jo vetëm në krahinën e tij, për të shmangur ndonjë incident apo trazirë që mund të kryenin mbështetësit e tij, autoritetet italiane u kujdesën që internimi i tij në Itali të bëhej sa më i kamufluar dhe pa bujë. Ata i përgatitën një kurth, duke i dhënë një leje për të ikur në Itali, ku ai do të shoqëronte dy djemtë që shkonin në Firence për studime. Më datë 30.10.1942, Rizai, i veshur me uniformën e kapitenit të karabinierisë, u nis për në Itali dhe pas pesë ditësh ai u thirr në Karabinierinë e Firences, gjoja për një takim, ku dhe u krye arrestimi dhe çarmatosja e tij. Pas kësaj, me urdhër të mëkëmbësit të Mbretit në Tiranë, Rizai u internua në një vend të izoluar të alpeve në veri të Itali, (në rajonin e Bergamos, Komuna Guandino), ku qëndroi për gati dy vjet me radhë. Pas përfundimit të afatit të internimit, disa miq të tij, personalitete të jetës politike dhe shoqërore në Shqipëri, ndërhynë pranë qeverisë së Tiranës dhe autoriteteve italiane, që ai të lirohej dhe të kthehej në shtëpinë e tij. Si rezultat i këtyre ndërhyrjeve, më datën 17.6.1943, Rizai, së bashku me mikun e tij, Zef Çoba nga Shkodra, u liruan dhe u kthyen në Shqipëri.

Komandant i një çete nacionaliste

Pas kthimit në Shqipëri, Rizai hyri në kontakte me krerët kryesorë të organizatës nacionaliste “Balli Kombëtar”, si Mit‘hat Frashëri, Abaz Ermenji etj., dhe pas bisedimeve me ta, ai formoi një çetë nacionaliste në zonën e tij të Gramshit (duke qenë vetë komandant i saj), e cila numëronte rreth 800 forca të armatosura. Lidhur me aktivitetin e Riza Kishtës pas kthimit nga internimi, dëshmon ish-partizani Murat Rustem Kasapi (nga fshati Karbunarë i Lushnjës), i cili, midis të tjerash shprehet: “Kam qenë partizan i batalionit të Myzeqesë dhe në atë kohë kam luftuar në zonën e Lushnjës, Pezës, Dumresë, Shpatit, Elbasanit dhe Gramshit. Në vitin 1943, kur batalioni ynë kaloi në zonën e Gramshit, jam njohur me Riza Kishtën, i cili ishte komandant i një çete nacionaliste. Në atë kohë, unë me disa partizanë të një çete tjetër, po shoqëroja për në atë fshat fëmijët e komandantit tonë, Rrahman Ruçi. Në hyrje të Gramshit ne u ndeshëm me ballistët e Çekinit dhe luftuam për katër orë me ta. Në atë kohë, u lajmërua Riza Kishta dhe ai, me anë të një korrieri, i dërgoi një letër komandantit të ballistëve, në të cilën thuhej: ‘Të lejoni menjëherë çetën partizane të kalojë pa prekur asnjë me dorë, se ndryshe do të keni pasoja’. Pas kësaj, menjëherë ballistët hapën rrethimin dhe u larguan, kurse ne kaluam të qetë në zonën e Vërrçës. Në bisedat që bëra me Rizanë, mësova se ai kishte qenë oficer akademist dhe kishte shërbyer në Oborrin Mbretëror të Zogut, si dhe deputet në Parlamentin shqiptar. Nuk ishte hera e parë që Rizai ndihmonte partizanët. Ai, që në vitin 1942, kishte bërë një kompromis me çetën partizane të Mestan Ujanikut, që të luftonin kundër italianëve. Për këtë gjë, qeveria kuislinge e internoi në Itali”. Lidhur me kompromisin që Riza Kishta bëri në atë kohë me partizanët, nipi i tij, Hilmiu, dëshmon: “Më 4 shtator të vitit 1944, Riza Kishta i dërgoi një letër komandantit të forcave partizane, Xhemal Llallës, që ata të takoheshin në Gramsh. Qëllimi i këtij takimi në mes partizanëve dhe forcave nacionaliste të Riza Kishtës ishte arritja e një marrëveshjeje që ata të ndalonin vëllavrasjen. Takimi u realizua në Gramsh dhe Rizai e nënshkroi marrëveshjen, ndonëse partizanët i vunë kushte mjaft të vështira”. Lidhur me këtë marrëveshje, ish-kuadri partizan, Kadri Musai, në kujtimet e tija (Muzeu i Gramshit. fq. 271) ka shkruar: “Ne nuk ishim dakort, por megjithatë pranuam duke vënë disa kushte që ballistët të mos ishin dakort, takimi të mos bëhej dhe faji t‘ju ngelej atyre”.

Shpëton Enverin dhe Shtabin nga konfrontimi me ballistët

Në atë kohë që Rizai kishte krijuar çetën e tij nacionaliste që vepronte në zonën e Gramshit, ai fitoi një emër dhe autoritet të madh, si nga forcat partizane, ashtu dhe nga ato nacionaliste. Lidhur me këtë, nipi i tij, Hilmi Kishta, dëshmon: “Siç më ka treguar babai im, Qemali, aty nga janari i vitit 1944, kur kishte filluar Operacioni gjerman i Dimrit, Enver Hoxha, me një pjesë të Shtabit të Përgjithshëm, u strehuan në fshatin tonë Kishtë. Para se të vinte në Kishtë, Enver Hoxha, me anë të një korrieri, i dërgoi një letër Rizait, ku i thoshte se ai po vinte të strehohej aty dhe kërkonte prej tij që të merrte masa për sigurinë e shokëve të Shtabit, pasi kishte dijeni se aty ndodhej dhe një çetë balliste. Rizai, pasi mori letrën, thirri mikun e tij të ngushtë Lime (Halim) Musain dhe e dërgoi që t‘i dilte para Shtabit të Përgjithshëm, e t‘i merrte ata në shtëpinë e tij, e cila ishte ngjitur me shtëpinë tonë. Ndërsa Enver Hoxha, me shokët e tjerë të Shtabit të Përgjithshëm, erdhën dhe u strehuan te shtëpia e Lime Musait. Në një shtëpi tjetër, që ishte fare pranë asaj ku ishin ata, ndodhej edhe një çetë ballistësh. Ndonëse Enveri me shtabin kishin dijeni se ballistët ishin aty, dhe po ashtu edhe ballistët e dinin se Enveri me shtabin ishin ngjitur me ta, nuk ndodhi asnjë incident midis tyre, edhe pse në atë kohë “Balli” me partizanët kishin kohë që ishin në luftë ndërmjet tyre. Kjo gjë ndodhi për të vetmen arsye se shtabi i Enver Hoxhës, ashtu dhe ballistët, nuk mund të bënin asnjë veprim në atë fshat, pa lejen e Riza Kishtës, i cili i kishte marrë ata në besë. Pasi Enveri me shtabin qëndruan të qetë në shtëpinë e Lim Musait, ku i kishte caktuar Rizai, ata i kërkuan atij që t‘i ndihmonte të largoheshin që andej. Pas kësaj, Rizai dërgoi njerëzit e tij, të cilët e shoqëruan Enverin deri në Grabovë dhe aty ata i gjetën shoqërues të tjerë për t‘i përcjellë deri në krahinën e Gorës, ku ata do të shkonin. Lidhur me këtë ngjarje, në kujtimet e tij (Vepra IV, bot. 1970) midis të tjerash, Enver Hoxha ka shkruar: “Këta (Riza Kishta e njerzit e tij) e njihnin mirë situatën dhe familjet që përkrahnin Lëvizjen Nac-Çlirimtare, e me siguri po të kishin ndërmënd të bënin ndonjë kontroll, shtëpia e xha Halimit do të ishte e para”. Po kështu, në atë kohë, edhe Mehmet Shehu e vlerësonte mjaft kontributin e Riza Kishtës në dobi të Luftës Antifashiste. Në një letër që ai i dërgonte në atë kohë Shtabit të Përgjithshëm, (vepra e zgjedhur. vëll. I. fq. 238), midis të tjerash shkruante: “Me disa oficerë të vegjël, si dhe me Riza Kishtën, duhet të mbajmë qëndrim admirues”.

Zgjidhet në Këshillin Antifashist në Kongresin e Përmetit

Duke e parë dhe vlerësuar qëndrimin e nacionalistit Riza Kishta dhe aktivitetin e tij si antifashist, krerët kryesorë të Partisë Komuniste që udhëhiqnin asokohe Frontin Demokratik, e zgjodhën atë si anëtar të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm Antifashist Nacionalçlirimtar, në mbledhjen e Beratit, e cila i zhvilloi punimet nga data 20 deri më 23 shtator të vitit 1944. Lidhur me këtë, nipi i tij, Hilmiu dëshmon: “Siç më ka treguar babai im, Qemali, në atë mbledhje, njëri nga diskutantët ishte ngritur dhe kishte përmendur për keq Cen Elezin dhe Riza Kishtën. Menjëherë pas tij e kishte kërkuar fjalën Baba Faja Martaneshi, i cili e kishte marrë në mbrojtje Rizain dhe pas asaj, ai ishte zgjedhur në mënyrë unanime si anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithëm Nacionalçlirimtar”. Po kështu, disa muaj më parë, në majin e vitit 1944, kur u zhvillua Kongresi i Përmetit, Riza Kishta ishte zgjedhur si anëtar i Kryesisë së Frontit Demokratik të Shqipërisë. Lidhur me këtë, ish-partizani Murat Kasapi, dëshmon: “Në Kongresin e Përmetit, ku kam qenë vetë prezent, edhe pse Riza Kishta nuk ishte aty, ai u zgjodh në mungesë si anëtar i Kryesisë së Frontit Demokratik të Shqipërisë. Më pas, në një mbledhje tjetër të Frontit që u bë në Tiranë, në fundin e vitit 1944, u propozua përsëri si anëtar i Kryesisë së Frontit. Në atë mbledhje që Rizai ishte vetë prezent, kundërshtoi dhe tha: “Ka të tjerë që i kanë dhënë kësaj lufte më shumë se sa unë dhe janë më të rinj”. Pas kësaj, u ngrit Abdyl Këllezi dhe tha: “Që të mos i ngusim njerëzit, kur nuk do vetë, nuk ka asnjë problem”.

2 dhjetor 1945, kandidon për deputet me Frontin Demokratik

Për kontributin e madh që Riza Kishta kishte dhënë në periudhën e Luftës, si dhe për autoritetin e padiskutueshëm që ai gëzonte në të gjithë zonën e Gramshit dhe Elbasanit, Partia Komuniste vendosi që ai të kandidonte në zgjedhjet e 2 dhjetorit të vitit 1945, si përfaqësues i Frontit Demokratik. Ndonëse e zgjodhën për të kandiduar si përfaqësues i Frontit, krerët kryesorë të Partisë Komuniste i udhëzuan njerëzit e tyre që aty të mbështetej kandidatura e Kadri Musait dhe jo e Riza Kishtës. Kjo gjë lidhej me disa informacione të Sigurimit të Shtetit, i cili e akuzonte Rizain se mbante lidhje me një grup intelektualësh (Grupi i Deputetëve që u dënuan më pas), të cilët, në bashkëpunim dhe me mbështetjen e misioneve anglo-amerikane në Shqipëri, po bënin tentativa për të formuar një opozitë brenda radhëve të Frontit Demokratik. Kështu, pas atyre zgjedhjeve, Kadri Musai fitoi 4738 vota pro dhe 208 kundër, kurse Riza Kishta, 2510 vota pro dhe asnjë kundër. Lidhur me këtë, nipi i tij, Hilmiu dëshmon: “Udhëheqja e lartë komuniste në atë kohë filloi ta shihte me dyshim Riza Kishtën dhe prandaj nuk e mbështeti në ato votime. Kjo gjë kishte filluar që nga mbarimi i Luftës, kur babanë tim Qemalin, (ish-guerilas), i cili në atë kohë punonte në Kryesinë e Bashkimit të Rinisë Antifashiste, (BRASH), filluan ta pyesnin për babanë e tij, Rizain. Qemalin e thërrisnin shpesh dhe e pyesnin se me kë takohej babai i tij, Rizai, dhe cilët ishin njerëzit që i vinin në shtëpi për ta takuar. Pas kësaj, ndaj Rizait filluan survejimet e Sigurimit, të cilët i erdhën në shtëpi dhe i bënë presione, duke i kërkuar që të dorëzonte pistoletën që kishte përdorur gjatë luftës. Kjo kërkesë ishte mjaft e qartë dhe ajo do të thoshte se ai ishte në prag të arrestimit, pasi kjo skemë (kërkesa për dorëzimin e armës), ishte përdorur edhe me nacionalistë të tjerë që ishin arrestuar më pas. Duke e parë gjendjen e vështirë në të cilën ndodhej, gjyshi Rizai shkoi në Çërragë dhe thirri në shtëpi dy djemtë e tij, Qemalin (babai im), dhe Qaniun, e bisedoi gjatë me ta. Pas kësaj, në shtatorin e vitit 1946, ata të tre vendosën dhe u arratisën në mal”, dëshmon Hilmi Kishta, lidhur me arratisjen e gjyshit të tij Rizait, që rrezikohej të arrestohej nga regjimi komunist i Tiranës.

Arratisja dhe vdekja në qelitë e Elbasanit

Në atë kohë që Riza Kishta me dy djemtë e tij, Qemalin dhe Qaniun, ishin të arratisur dhe qëndronin të fshehur në pyjet e Lushnjës, Dumresë dhe Gramshit, bashkë me ta u bashkuan dhe disa kushërinj të tyre, si Shazo Ismaili etj. Lidhur me këtë, nipi i tij Hilmiu dëshmon: “Menjëherë pas arratisjes së gjyshit dhe dy djemve e nipave të tij, Forcat e Ndjekjes erdhën e sekuestruan gjithë pasurinë që kishte familja jonë, si dhe shtëpinë dykatëshe në Çërragë, të cilën e kthyen në shkollë për fëmijët. Pas kësaj, gjyshen tonë, Refaien, (gruan e Rizait), së bashku me tre djemtë e tjerë, i dërguan në internim në Berat dhe më pas në kampin e tmerrshëm të Tepelenës. Ndërsa ata ndodheshim në internim, gjyshi Rizai, me babanë tim, Qemalin dhe xhaxhanë Qaniun, e kushërinjtë që ishin të arratisur në male, ranë disa herë në pritat e Forcave të Ndjekjes që i ndiqnin kudo këmba-këmbës. Në atë kohë, Ali Turbohova, (një nga eksponentët e tjerë të arratisur në male), i propozoi gjyshit Rizai që së bashku me njerëzit e tij të arratiseshin jashtë, pasi do të kishin edhe ndihmën e misioneve anglo-amerikane që vepronin asokohe në Shqipëri. Por Riza Kishta nuk e pranoi atë sugjerim dhe duke e parë gjendjen e vështirë ku ata ndodheshin, si dhe gjyshen me tre djemtë e tjerë që vuanin tmerrësisht në Tepelenë, së bashkë me dy djemtë, vendosën të dorëzoheshin. Pasi kishin qëndruar 17 muaj në arrati, ata u vetëdorëzuan në fshatin Kishtë. Pas dorëzimit, gjyshin Rizain dhe dy djemtë e tij, e kushërinjtë e tyre i mbajtën disa kohë të izoluar në Gramsh, e më pas i dërguan në qelitë e Degës së Brendshme të Elbasanit. Siç më ka treguar babai Qemali, gjatë hetuesisë, atyre i’u bënë torturat më çnjerëzore dhe si rezultat i atij trajtimi, gjyshi Riza Kishta vdiq në qeli, se nuk mundi t‘i përballonte dot ato. Babai Qemali, me xhaxhanë Qaniun, dolën para gjyqit më 17 janar të vitit 1948, të akuzuar për “tentativë të përmbysjes së pushtetit popullor në bashkëpunim”. Pas kësaj, babai Qemali u dënua me pesë vjet burg, kurse Qaniu me kohën e paraburgimit. Ndërsa babai e vuajti të gjithë dënimin dhe u lirua nga burgu në vitin 1953, e gjithë familja jonë vuajti luftën e tmerrshme të klasave deri në vitin 1990”, e përfundon rrëfimin Hilmi Kishta, për familjen e tij dhe gjyshin Riza Kishta, ish-oficerin akademist të Gardës Kombëtare të Zogut dhe deputetin e Monarkisë, i cili vdiq nën tortura në qelitë e Elbasanit në vitin 1947, pasi ishte akuzuar si pjesëtar i “Grupit të Deputetëve” që donin të formonin një opozitë liberale brenda radhëve të Frontit Demokratik./Memorie.al

Le Jour (1938)- Ejani të vizitoni ekspozitën dedikuar vendit piktoresk dhe magjik të mbretëreshës së hijshme Geraldinë

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 8 Gusht 2020

 

“Le Jour” ka botuar, të premten e 29 prillit 1938, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me ekspozitën e veçantë në Paris dedikuar mbretërisë së Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Në mbretërinë e një mbretëreshe të hijshme

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Një ekspozitë në “Jour-Echo de Paris”

 

Ju keni parë të gjithë, këto ditë, fotografitë e panumërta të Mbretit dhe Mbretëreshës së Shqipërisë, Mbretit “Zog I” dhe Mbretëreshës bukuroshe Geraldinë, por askush nuk ju ka treguar vendin e tyre.

 

Ejani në “Jour-Echo de Paris”, do të shihni të ekspozuara, në sallën tonë të madhe, fotografitë e mrekullueshme të Shqipërisë, të cilave u kemi bashkangjitur për ju disa pamje të Jugosllavisë.

 

Kështu do të keni para syve tuaj, dhe të realizuar nga artistë, pamjen e mrekullueshme të një vendi piktoresk dhe magjik, i cili tani do të strehojë këtë lumturi romantike të dy qenieve, për të cilat të gjithë duartrokitën. — H. L.

Gazeta franceze (1934)- A do të martohet Mustafa Qemal Ataturku me motrën e mbretit Zog të Shqipërisë?

Keystone View C° – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 9 Gusht 2020

 

“Le Phare de la Loire” ka botuar, të martën e 9 tetorit 1934, në ballinë, një shkrim mbi thashethemet e martesës së Mustafa Qemal Ataturkut me Ruhijen, motrën e mbretit Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Fejesë princërore ?

Keystone View C° – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Qarkullojnë thashetheme (zëra) nëpër Stamboll, për martesën e Mustafa Qemal Ataturkut, njeriut që riorganizoj Turqinë moderne, me motrën e mbretit Zog të Shqipërisë.

 

Në të majtë, diktatori Mustafa Qemali ; në të djathtë, princesha.

LETËR – KËMBIM MUSTAFA KRUJA – ERNEST KOLIQI – Dy fjalë lexuesit Nga Prof. ARDIAN NDRECA

 

 

Prej yjësisë së rrallueme të njerzve me të vërtetë të shquem që ka nxjerrë Shqipnia na kanë mbetë fort pak letra kuptimplote që na lejojne me kuptue sot ma mirë jo vetëm personalitetin e tyne por edhe shumë ngjarje historike, pjesë e të cilave ata kanë qenë. Shkaqet e vorfnisë se letërshkëmbimeve të njerzve të shquem tek ne janë të ndryshme. Disa, me sa dimë, nuk e kishin aspak zakon me shkëmbye letra, do tjerë, orëpremë, jeta i shkapeti sa andej këtej e arkivat së bashku me letrat e tyne humbën përgjithmonë. Dikujt tjetër kushedi se në cilat dosje arkivash u flejnë letrat e presin ditën e lume me u “zbulue”.

Nji prej ma fatlumve në ketë drejtim, tue pasë parasysh edhe krajatat që kaloi gjatë jetës, asht Mustafa Kruja, gjuhëtar, politikan, përkthyes e shkrimtar skofiar.

Këto vite kanë pa dritën e botimit, falë përkujdesjes së të birit Dr. Bashkimit dhe të nipit, shkrimtarit e publicistit Eugjen Merlika, nji seri veprash origjinale e përkthimesh të këtij personaliteti kruetan që spikatë në historinë e të Njizetit qindvjetë.

Ky botim përfshin shkëmbimet e tija epistolare në harkun kohor 1945-1958, dhe asht zhvillue ndërmjet tij dhe disa personaliteteve në zâ të kulturës sonë: Át Zef Valentini, Ernest Koliqi, Karl Gurakuqi, Martin Camaj, Namik Ressuli dhe Stavri Skëndo. Kemi pra nji pasqyrë mjaft të plotësueme të kohës së mërgimit të këtyne personaliteteve të kulturës sonë e sidomos të Mustafës, të cilin rrjedha e jetës e çoi deri në Niagara Falls, ku edhe vdiq.

Përposë letrave që ua drejton figurave të masipërme Mustafa Kruja, kemi edhe letrat që ata vetë i drejtonin atij, ma së shumti tue e trajtue si nji mentor në lamijen e gjuhësisë, historisë, politikës, kulturës, e madje edhe të vetë jetës. Hija e randë që Mustafa Kruja lëshonte mbi bashkëkohësit e vet ndihet e fortë në ketë epistolarë, por vërehet edhe gjurma që kanë lanë tek ai njerëz të veçantë që pat dashtë e nderue posaçe si Át Gjergj Fishta apo Luigj Gurakuqi.

Në pikëpamjen politike Mustafa Kruja mbas vitit 1948 ndihet afër shpirtnisht me Bllokun Kombtar, i cili mblidhej rreth Kapidanit të Mirditës, I. Verlacit dhe kishte si ideolog të vetin Ernest Koliqin. Në krahun tjetër gjejmë Legalitetin, Ballistat, misët e Lidhjes II të Prizrenit, Partinë e Bujqve dhe Katundarëve, Partinë Agrare. Vetë Mustafa asht i veçuem prej politiket e kufizohet tue dhanë ndonji ide sesi Blloku të bashkëpunojë kryesisht me ndjekësat e Mbretit Zog. Nji anmiqsi e madhe ndihet mes ballistave dhe grupimeve të naltpërmenduna. Fillimisht Ali Këlcyra, i cili do të përjashtohet mandej prej Ballit, e ma vonë sidomos Abaz Ermenji, tregojnë urrejtje ma të madhe ndaj bllokistave sesa kundër vetë regjimit të Enver Hoxhës. Shkrimet e Ermenjit janë mbresëlanëse për me ndriçue ketë gja, madje ato spjegojnë sesi emigracioni antikomunist mbeti i përçamë, pak për shkak të protagonizmit e pak për ndërhymjen e drejtpërdrejtë të Sigurimit të Shtetit komunist.

Prej letërshkëmbimit mes Mustafës dhe miqve të tij mësojmë shumë gjana rreth atmosferës politike të emigracionit, nji pjesë e udhëheqësve të t’cilit qenë angazhue thjesht për me kapë dollarë prej amerikanëve e s’tregonin as ma të voglin vullnet e zell për me organizue nji aktivitet konkret kundër regjimit të Tiranës.

Në këto letra ndihet gjithnji e ma tepër me kalimin e viteve besimi në rritje i Mustafës ndaj figurës së sovranit, të cilin ai e trajton si nji element që mundet me favorizue bashkimin e të gjitha forcave politike jashtë atdheut.

Nga ana tjetër prej letrave që i drejton Koliqi shihet qartë vështirsia me bashkërendue veprimet mes grupeve e partive, ndihet atmosfera e mosbesimit dhe e ndasive, paqartësia për të ardhmen dhe pesha e sakrificave morale dhe ekonomike që i duhet me përballue nji grushti të vogël idealistash atdhetarë që jeta i ka hjedhë e shpërnda pa plang e pa shtëpi.

Pështjellimit të paskaj i shtohet rreziku i shumë sharlatanëve që nisin me u shfaqë në skenën e emigracionit, ndërkaq prej atdheut vijnë gjithnji e ma shpesh lajme të këqija e shumica e familjarëve të t’ikunve gjinden në kampe përqendrimit e në burgje. Në letrat e Krujës, Koliqit, Gurakuqit ndihet nji notë pesimizmi: “nuk ka kurrë siguri me gjinden tonë” – i shkruen Mustafa Koliqit me 18/12/1954. Vuejtjet e atij emigracioni të dytë (i pari kishte qenë në periudhën 1924-1939), randoheshin tashma edhe prej moshës që kishte ba të veten.

Shkruen E. Koliqi: “Jemi nji ndër brezní mâ fatmjera qi njofti historija njerzore. Kurr qëllime mâ bujare dhe forca mendore e morale mâ të kullueta nuk u shkrînë për dobí të nji kombit tue humbë kaq keqas në terr e në heshtje” (3/11/1957), dhe vijon në letrën mbasardhëse: “Fatkeqsit e mëdhajá nuk më kanë përulë: jam ai qi ishem. Mund të kemi gabue, por qëllimi i ushqyem ishte i kulluet. E sa të kemi frymë, nuk due të heshti. Anmiqt (shumicës së cilvet u kemi bâ nderë) na marrshin të keqen. Shum prej tyne janë të tillë qi asht mâ mirë me i pasun anmiq se miq” (15/12/1957).

Mendja e shpirti i këtyne intelektualve vijonte me lëviz për të mirën e çështjes shqiptare. Në ketë kuadër hyjnë edhe rrahjet e mendimeve në lamijen e gjuhësisë e të historisë, zelli i botimeve, projektet për krijimin e qendrave të studimeve shqiptare në mërgim, botimi i të përkohshmeve me karakter shkencor. Edhe pse asht tashma tek të shtatëdhjetat, Mustafa paraqitet si nji lum i frymë kur bahet fjalë me qortue e me argumentue mendime që kanë të bajnë me gjuhën shqipe. Nji pasion i veçantë e dallon për ortografinë, tek e cila ai preferon kryesisht parimin etimologjik, mandej vjen kujdesi për leksikun, cena jo e teprueme për sintaksen, talenti për me qitë në dritë fjalë të reja, e mandej prap qukrrime e shfrime mes miqsh.

Jo rrallë stili i Mustafa Krujës paraqitet i vrazhdë, fjalët ndonjiherë bahen plumb të randa, por mbas tyne rrin nji njeri i drejtë me nji zemër të kulluet që urren rrenën e laselyesinë (dyfytyrësinë) dhe don vetëm të vërtetën. Në këto letra shihen xixat e jetës së mërgimtarit, por edhe hijet e vështirsive ekonomike. Mbi të gjitha mërgimtarëve politikë u mungon atdheu. Kajherë pamundësia me u kthye në atdhe ua kthen ekzistencën në nji burg të zymtë. Gadi në çdo letër preket vetmia e tyne, prandaj Mustafa, që asht ma i madhi në moshë e ma i veçuemi, s’prânë tue u kërkue bashkëbiseduesve me i shkrue, e prandaj i ngucë pa prâ, hera herës edhe tue i qortue për vonesat në përgjegje.

Për gjuhëtarë si Mustafa Kruja e si Karl Gurakuqi, për albanologë si Valentini, për shkrimtarë si Ernest Koliqi e Martin Camaj largimi prej tokës amë duhet të ishte nji mallkim. Larg atdheut u mungonte landa e parë: u mungonin njerëzit, gjuha e tyne. Ishin larg prej nji genius loci që i kishte rritë e mësue gjana të pathanshme. Koliqi, Camaj, Valentini, Gurakuqi ketë mungesë do të mundoheshin me e plotsue në dy mënyra: tue shkue mes arbëreshëve dhe tue ndejt me të ikun shqiptarë, sidomos prej maleve tona. Ata që e kanë njohtë prej afër tregojnë sesi Ernesti kalonte orë e orë në shoqni të malcorve të thjeshtë, tue vjelë prej gojës së tyne thanje e fjalë të rralla, që mbasi filtroheshin në laboratorin e shkrimtarit hynin me të drejta të plota në mbretninë e letrave shqipe. Në këtë letërshkëmbim ndihet se sa e madhe asht mungesa e literaturës shkencore dhe e letërsisë shqipe. Njeni e tjetri i thërrasin kujtesës tue nxjerrë prej thellësinave të saja vargje, data, emna, skaje, përçansime. E mandej vërehet bujarija e gatishmënia e atyne që munden daktiloshkruen tue kopjue vepra që s’gjinden, apo tue ble në antikuariate do të tjera që i nevojiten shoqit.

Mbi Mustafën peshonte gjykimi i nji pjesë të mërgatës që s’ia ka harrue faktin se kishte qenë për 13 muej kryeministër. Kishin harrue se kishte qenë ndër firmatarët e shpalljes së Pamvarsinë në Vlonë, se kishte luftue me të gjitha forcat q’prej atëherë e deri n’ato çasa për Shqipninë, dhe mundoheshin me e prozhmue me çdo kusht.

Si Mustafa ashtu edhe Ernesti, të cilët janë marrë me politikë aktive gjatë luftës, shihet se shprehin keqardhje për si shkuene punët gjatë Luftës, ndihet diku diku edhe dëshira për me kuptue ma thellë se ku kanë gabue, por secili asht i bindun se n’ato çasa historike s’ka pasë as mundësi dhe as dije për me veprue ma mirë. Tue e pa Shqipninë të nënshtrueme e për ma tepër nën thundrën e “Harushës së veriut”, siç e quejnë ata Bashkimin Sovjetik, ndiejnë se kanë pasë të drejtë që e kanë luftue komunizmin, ndryshe prej ndonji force tjetër politike që u pat mundue me flirtue pa sukses me Frontin komunist.

Në nji letër Karl Gurakuqi i shkruen Mustafa Krujës:

“Ti u mundove, ti u përpoqe, ti u rropate, ti u shkrîne, edhe me rrezik të jetës, për t’i gatue Shqipnís rrugën e mirëqënjes e të përparimit, por dolën disa bastardha qi deshën e duen edhe sot, pa fije turpi, me shkatrrue shka ti me shokët e tú t’idealit me aq flijime ndërtuet. Por s’kanë me i a dalë kurr të shlyejnë nga faqet e historís s’onë êmnin e ndritëshëm të Mustafë Merlikë Krujës, pse themele dhe rrâjë të forta ka shtî në rinín shqiptare. Ka pasë thânë Pater Gjergji se Shqipnija u bâ për inád të dreqit e t’anmiqvet; ashtu edhe êmni i yt, për inát të kundrështarvet mendjeshkurtë, të vagabondavet, të trathtarvet të vendit e t’êmnit shqiptar, të krymbavet të ndŷsinavet, do të qindrojë nalt, gjithmonë nalt; do të vîjë dita qi do të shkruhet në librin e Atdheut, qi do të ruhet me zilí nga brezat qi do të vîjnë” (12/3/1957).

“Mue m’intereson atdheu i im” – i shkruen Mustafa në nji letër të 15 korrikut 1953 Karl Gurakuqit. Kjo asht nji deklaratë dashunie “alla Mustafë”, pa fjalë të mëdhaja e përbetime, por me vepra të zâshme, i gatshëm me pranue për hatër të veprimit të tij politik shortin që e dënoi me nda për së gjallit prej familjes së vet. Në këto letra nuk shihet pothuejse asnji kumbim harejet, por vetëm pezm për Shqipninë e për të afërmit që vuejnë e trishtim për gjendjen e mjerueshme të emigracionit.

Siç dihet, në fund të jetës së vet Mustafa mbërrijti me emigrue në Shtetet e Bashkueme të Amerikës së bashku me të motrën Angjelën. Atje zbuloi nji botë të re, krejt të panjohtun, nji “Eden” siç e quen ai në nji letër. Edhe pse tue qenë në moshë të shtyme, ai iu fut me vrull mësimin të anglishtes, e në nji letër të 9 tetorit 1956 i shkruen Gurakuqit:

“Sido qoftë, për bisedime gjuhsore kujtoj se kam me të lânë të qetë këndej e mbrapa. N’Amerikë s’merren bota me dokrra e duhet pra edhe un t’u përshtatem zakoneve të vêndit”, e vijon: “Un tash nji herë due me nxânë me kënduem e kuptuem mirë anglishten. Mbrapa, në mos paça kurrfarë pune tjetër me bâmë mâ mbas 70 vjetsh, tash po merrem prap me tërfulet e vjetra, qi s’i don kurrkush!”.

Në këto fjalë shihet nji farë zhgënjimi, por këto dy rreshta nuk duhet të na çojnë në përfundime të gabueme, Mustafa vijoi deri në çasat e mbrame të jetës me punue për kulturën e sidomos për gjuhën tonë.

Nji figurë plot hir shpirtnor e virtyte, që del dendun në këto letra, asht edhe ajo e së motrës, Haxhires, ma vonë e pagëzueme Angjela. Nji grue punëtore e palodhun, e përvujtë, inteligjente dhe e dashtun, e ambël dhe e gatshme me përballue çdo sakrificë për me sigurue nji jetë të denjë. Pranë saj del edhe nji Mustafë i panjohun ma parë, nji babë i dhembshun që merret edhe me punët e shtëpisë, tue e ndihmue vajzën që punonte me orë të tana për me fitue bukën.

Këto letra përbajnë nji visar e ndriçojnë nji hark kohor të randësishëm të historisë sonë, prandaj leximi i tyne padyshim do ta pasunojë historianin dhe do t’i shërbejë edhe lexuesit të thjeshtë, nemos tjetër për me kuptue se sa të lidhun ishin ata njerëz me atdheun, me kulturën dhe me gjuhën e tyne amtare.

Romë, mars 2012

 

Marrë nga “KUVEND LETRASH ME MIQTË”  vëllimi II