VOAL

VOAL

Largohet edhe Vlahutin. Kush është italiani Soreca që e zëvendëson

May 25, 2018
blank

Komentet

blank

Berisha: Kryetari i ri i PD do të zgjidhet përmes statutit

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se statuti është ai që do të ndiqet për zgjedhjen e kreut të PD-së. Në një bashkëbisedim me qytetarët në ‘Facebook’, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre, Berisha nënvizoi rëndësinë e statutit. Sipas tij, analiza e zgjedhjeve do të bëhet në bazë të këtij statuti, përmes proceseve demokratike të partisë.

“Problemet madhore të PD u bë nga shkelmimi i statutit. Kryetari i ri i PD do të zgjidhet përmes statutit Jam i betuar dhe i vendosur të zbatoj statutin, i cili në të gjitha momentet kyçe jap pushtetin anëtarëve të PD-së. Kur them kryetar i PD-së humbet zgjedhjet lokale, dhe unë e quaj humbje, ndonëse zgjedhjet janë këto që janë. Analiza e zgjedhjeve do të behën në përputhjeje me statutin e PD-së. Paralel me ridimensionimin e lirisë dhe zbatimit të ligjit, Rama ka stisur një proces me dy pengjet e tij. Unë mund të them që pengun nuk ka forcë që e çliron nga pengmarrësi përveç se vullnetit të tij.”, u shpreh Berisha.bw

blank

Berisha: Rusmali është kriminel elektoral, ka urrejtje sepse është shkarkuar për korrupsion

Kryetari demokrat, Sali Berisha, vazhdoi akuzat ndaj Ilir Rusmalit duke e quajtur kriminel elektoral. Ai iu referua vendimeve të KAS për Elbasanin.

“Në një seancë që ka vazhduar gjer në 6 të pasdites, provat filmike të pakundërshtueshme janë paraqitur përpara KAS-it, i cili siç del, kryesohet nga një kriminel i vërtetë elektoral.

Pra, një proces antiligjor i faktuar me dokumente zyrtare, të marrë nga kamerat e qendrave të votimit, faktohet se është zhvilluar në shkelje flagrante të ligjit dhe të fshehtësisë së votës, injorohet nga një person që ka urrejtje në çdo qelizë të trupit të tij sepse është shkarkuar nga zëvendëskryeministër dhe ministër i Drejtësisë për shkak të korrupsionit.

Ai nuk meriton, ai e ka vendin aty ku duhet të jetë çdo kriminel elektoral.

Ju i keni ndjekur ndoshta dje, nga salla e KAS-it, në çdo qendër votimi, gjatë gjithë ditës, operatorët shkelnin ligjin elektoral, kontrollonin votën e zgjedhësve. Votimi në Elbasan ka kulmuar kur janë lejuar të votojnë edhe fëmijë në moshën 10-vjeçare dhe kjo është e filmuar. Pra, në qendrën e dytë më të madhe të vendit, de facto nuk është votuar,” tha Berisha.

Ai premtoi se opozita do vazhdojë analizën e farsës elektorale dhe më pas do ketë protesta.

“Analiza në PD nuk ka filluar sepse siç po konstatoni, ne jemi çdo ditë në analizë të procesit elektoral. Jo çdo gjë është në duart tona. Nuk është në duart tona, materialet që na duhen, janë në duart e institucioneve të shkatërrimit të zgjedhjeve, janë në duar të afateve të gjykatave. Janë një seri procesesh që kërkojnë durim dhe kohë. Por ne do i shkojmë gjer në fund.

Ne sot ju informuam se kemi paraqitur me video se si në Elbasan, në të paktën 70 përqind të qendrave, operatori ka shkatërruar votimin. Me video. Ky është rezultati kur e bën komisionin 7 me 0, kur voton fëmija 10 vjeç.

Me të mbaruar kjo analizë që e kemi detyrim absolut, përndryshe ne bëhemi bashkëfajtorë në farsën elektorale, ne legjitimojmë farsën elektorale. Ne nuk e bëjmë kurrë, nuk pajtohemi. 

Në mbyllje të kësaj, do jetë analiza. Me kaq seriozitet do bëjmë edhe analizën në PD dhe do ndërmarrim protestat e fuqishme për rikthimin e votës së lirë,” tha Berisha. syri.net

blank

Berisha: Rama në sintoni me Vuçiçin, synon ndarjen e Kosovës, por kjo gjë nuk do ndodhë kurrë!

Kryetari demokrat, Sali Berisha, përsëriti sot se drafti i Edi Ramës për Asociacionin në Kosovë është shkruar nga Aleksandër Vuçiç. Berisha tha se Rama dhe Vuçiç duan ndarjen e Kosovës, por shtoi se kjo gjë nuk do ndodhë.

“As që e kam lexuar dhe nuk kam asnjë interes. Unë u them atyre që përpiqen të përdorin Ramën, vetëm sa komplikoni zgjidhjen e problemit.

Çështja e Asociacionit nuk është çështje drafti. Draftin e Ramës, sigurisht e ka shkruar Vuçiçi. Kjo është për t’i thënë Albin Kurtit, që ti as këtë që ka hartuar Tirana, nuk e pranon.

Kjo është një thikë pas shpine, që Aleksandër Vuçiç, doktrinari i gjenocidit, arrin t’i fusë Kosovës përmes vasalit të vet, Edi Rama.

Nuk është asgjë tjetër, Brukseli, Uashingtoni, Londra, Parisi, Berlini kanë grupet më të shkëlqyera të ekspertëve, por për hir të së vërtetës, ai draft duhet të hartohet nga ata që do e zbatojnë.

Futja e Edi Ramës në mes, ishte vetëm për t’i futur një thikë, siç bëri me hartat. Kush vraponte me hartat e ndarjes së Kosovës dhe kufijve? Iniciatori i atij projekti, rezulton sipas burimeve shumë serioze të jetë Edi Rama, pra të jetë Vuçiçi përmes argatit të tij.

Me këtë rast, mund të them se nëse procesi i negociatave midis Kosovës dhe Serbisë eci brenda dy vitesh me një kurs të pandalshëm, që nga viti 2013 është shndërruar në pëlhurë të Penelopës.

Ky, në sintoni me Vuçiçin, synon ndarjen e Kosovës. Por ndarja e Kosovës nuk është opsion kurrë.

Ndaj Edi Ramës i ra maska, Kosova bëri reagimin e vet në union,” tha Berisha. syri.net

blank

Berisha: Zhvillimet dramatike në dosjen McGonigal detyruan Ramën të bënte draftin për Kosovën, i ka orët e numëruara

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha tha se drafi i prezantuar sot nga kryeministri Edi Rama është i hartuar nga Beogradi, madje ai shkon edhe më tej, duke bërë një lidhje mes këtij vendimi të kreut të qeverisë dhe dosjes së “McGonigal”.

I ftuar në A2 CNN në “Debat” Nga Alba Alishani, Berisha tha se përfshirja e Ramës është një përpjekje e tij për të shpëtuar nga afera McGonigal. Kjo sepse sipas Berishës, dy dosjet e McGonigal, ajo në Nju Jork dhe Uashington janë bashkuar në një të vetme, duke rënduar pozitën e shefit të ekzekutivit.

“Ky është një propozim i ardhur nga Beogradi, i cili e nxori në një moment kritik për Kosovën, nxori letrën e tij dhe i tha tani “do lexosh këto”. Në këtë mes hyn dhe çështja McGonigal, ju garantoj që forcë në botë nuk ka që të mund ta shpëtojë Ramën për korruptimin e McGonigal, unë sipas miqve të mi në SHBA, as presidenti nuk paska autoritet për të falë gjatë procesit gjyqësor, përveç kësaj ka edhe një zhvillim dramatik në këtë proces.

Deri para 3 javësh, çështja shqiptare me çështjen ruse, ishin të ndara njëra në Nju Jork, tjetra në Uashington dhe pa lidhje me njëra tjetrën , por dolën të dhëna të tjera që treguan se çështjet nuk janë të ndara, Tirana një qendër në nivele kaq të larta, ka një lidhje kjo histori, McGonigal, Moska dhe Tirana, pse Tirana është me këto 2 metropole të mëdha, prandaj prokuroria e SHBA i kërkoi gjykatësit në Uashington të bashkojë çështjet, Rama është në një mobilizim të tmerrshëm, po mobilizon miq të tij kudo, edhe Soros. Rama nuk është më vetja e tij, i ka kohët e numëruara dhe është i aftë të bëjë çdo gjë për mbijetesë”, tha Berisha.

blank

Rama draft për asociacionin, reagon Berisha: Teksti është shkruar në Beograd. Akt i shëmtuar, po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama pak më parë, si dhe për draftin që ky i fundit pohoi se kishte dorëzuar dje aleatëve.

Berisha tha se sot Rama në detyrim, doli dhe informoi shqiptarët se ka hartuar dhe dorëzuar tekstin e marrëveshjes së asosacionit të komunave me shumicë serbe. Berisha tha se Rama po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës.

“Maskat ranë! Argati i Vuçiçit në detyrim ekstrem shpalosi veten si një vasal i shpifur i doktrinarit dhe një prej autorëve të gjenocidit serb në Bosnjë dhe Kosovë! Sot Rama në detyrim, doli dhe informoi shqiptarët se ka hartuar dhe dorëzuar tekstin e asociacionit së komunave me shumicë serbe. Teksti është shkruar në Beograd dhe më pas rishkruar në Tiranë. Ky akt përbën ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Kosovës, në emër të Beogradit, akt më i shëmtuari në historinë e marrëdhënieve të dy vende, që nxit dhe nuk qetëson konfliktin. Akt me të cilin Rama tenton të zgjidhe problemin ne tij me McGonigal.

S’do të dilja për këtë problem, por kur pash vasalin e Vuçiçit në këtë histeri kundër shqiptarëve, ndaj dola. Gjykoj se është në detyrën e çdo qeveritari që realitetit t’i marrë parasysh. në rast se zgjedhjet u bënë dhe ato prodhuan një produkt të votuar nga vetëm 3 ose 5% e popullatës të etnisë jo serbe, vetëkuptohet se ky nuk mund të pranohet si një produkt i suksesshëm. Ky është një dështim.

Këto hapa gjykoj se janë përcaktuar drejtë dhe nga autoritetet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare, që kërkojnë kushte të reja. Në zonat e nxehta duhet të koordinohet me trupat ndërkombëtare. Sa i përket asociacionit, do ta mbështes si një të drejtë themelore dhe derviat të lirisë. Asociacioni nuk mund të jetë kurrë jashtë prerogativave kushtetuese të Republikës së Kosovës. Çdo hap tjetër, është rrezik madhor për paqen dhe stabilitetin në gadishullin e Ballkanit.

As Uashingtoni, as Parisi nuk janë pa dijeni. Ata i dinë qëndrimet e Ramës me Kosovën. Është ky kryeministër që ka paditur Haradinajn apo ka ofenduar Mustafën. Rama ka zero influencë në qeverinë e Kosovës. Ai ndenji në Bratislavë me zotin Vuçiç dhe jo Vjosa Osmanin”, tha Berisha.bw

blank

Rama: Shqipëria u ka dorëzuar krerëve evropianë draft për Asociacionin

Jetmira Delia-Kaci

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur në një konferencë për media se dje ua ka përcjellë një draft për Asosacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

“Jam këtu për t’ju bërë të ditur një fakt të panjohur më parë. Dje ua kam përcjellë Scholzit dhe Macronit një draft të Asosacionit, për të cilin kam vënë në dijeni edhe Charles Michel dhe palën amerikane”, tha Rama gjatë konferencës.

Rama tha se dokumenti është konfidencial, por u shpreh i bindur se është “një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionin dhe që Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës për Kosovën”.

Marrëveshjen për këtë asociacion, Kosova dhe Serbia e kanë arritur qysh në vitin 2013 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Por, përkundër thirrjeve të vazhdueshme të komunitetit ndërkombëtar për ta zbatuar atë, Kosova vazhdimisht ka refuzuar me arsyetimin se kompetencat e gjera të Asociacionit do ta kërcënonin funksionalitetin e brendshëm të shtetit.

Rama tha se nuk është konsultuar për këtë draft me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Ai tha se drafti është hartuar nga ekspertë të pavarur, ndërsa shtoi se edhe ai vetë ka dhënë kontribut.

“Albin Kurtin po e fajëson bota e tërë demokratike dhe kjo më shkakton vetëm keqardhje. Unë nuk jam as për të gjykuar, as sulmuar Albin Kurtin. Po përpiqem të kontribuoj, pasi njëri [Kurti] çon policinë në godina bosh, tjetri [Vuçiq] con ushtrinë në kufi”, tha Rama.

Ai tha se Kurtin e ka mbështetur në procesin e dialogut me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe do të vazhdojë ta mbështesë në “rrugën e njohjes së ndërsjellë”.

“Ndërkombëtarët janë të zotët e shtëpisë në Kosovë, nëse ata i kthejnë shpinën, mos ndodhtë kurrë, por ajo shtëpi [Kosova] hyn në ditët e saj më të errëta”, shtoi ai, duke bërë thirrje që Policia e Kosovës të tërhiqet.

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje drejt normalizimit të raporteve më 27 shkurt në Bruksel, si dhe u pajtuan për aneksin e zbatimit të saj në Ohër më 18 mars.

Edhe Marrëveshja e Ohrit kërkon që palët të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Qeveria e Kosovës thotë se për të krijuar një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb, do të shtyjë përpara një model kroat për pakicat kombëtare.

Në fjalimin e tij, Rama gjithashtu shtoi se është shumë i shqetësuar për situatën ku ndodhet Kosova dhe se nuk dëshiron të përkeqësohet situata apo të vendosen sanksione ndaj saj.

“Për mua është i pakuptimtë pozicioni i Kosovës, se Serbia bën atë që ka bërë herë tjera. Palët nuk po merren vesh kush duhet ta shkruajë këtë tekst e jo më se si duhet hartuar”.

Në veri të Kosovës, protestat që po vazhdojnë ende kanë shpërthyer qysh më 26 maj, kur Policia e Kosovës ka ndihmuar kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq të hyjnë në objektet komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

Për tensionet në veri, përkatësisht mospërfilljen e këshillave të SHBA-së në lidhje me hapat e nevojshëm atje, Kosova është përjashtuar tashmë nga një stërvitje e madhe ushtarake, e udhëhequr nga SHBA-ja në Evropë.

Me gjithë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka tërhequr policinë e as kryetarët shqiptarë nga zona veriore e vendit, e banuar me shumicë serbe.

blank

Begaj: Kosova të koordinohet me partnerët strategjikë

Jetmira Delia-Kaci

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, u bëri thirrje autoriteteve në Kosovë që të tregojnë maturi dhe të koordinohen me partnerët ndërkombëtarë për t’i dhënë zgjidhje krizës në veri të shtetit.

Në konferencën e përbashkët për mediat me homologun e tij nga Estonia, Alar Karis, kreu i shtetit shqiptar tha se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet kosovare.

“Jam në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet më të larta të Kosovës, po ashtu me komandantin e KFOR-it [gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia]dhe me disa presidentë të rajonit. Unë kam bërë një thirrje vëllazërore për autoritetet e Kosovës që në këtë situatë duhet të kenë durim, maturi dhe duhet të dëgjojnë dhe të koordinohen me partnerët tanë strategjikë. Dhuna nuk është zgjidhja, konflikti i dhunshëm nuk duhet të jetë asnjëherë opsion, i vetmi opsion për zgjidhje është dialogu”, tha Begaj.

Presidenti shqiptar tha se çdo qasje, që nuk përputhet me normat dhe me ligjet ndërkombëtare, sjellë pasoja që prekin jo vetëm palët e përfshira, por edhe rajonin si dhe për komunitetin ndërkombëtar.

Në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe – situata e sigurisë është përkeqësuar qysh më 26 maj, kur kryetarët shqiptarë të komunave kanë marrë zyrtarisht detyrën, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

Zgjedhjet e 23 prillit, prej të cilave kanë dalë këta kryetarë, janë bojkotuar nga komuniteti serb.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar që Kosova të shtensionojë menjëherë situatën në veri, duke ia paraqitur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, tri kërkesa: qetësimi i situatës në veri, mbajtja e zgjedhjeve të reja në këtë zonë si dhe kthimi në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Ndërkaq, pyetjes së gazetarëve, nëse situata e krijuar në Kosovë e zhvlerëson nismën rajonale, Ballkani i Hapur, presidenti Begaj u përgjigj:

“I qëndroj mendimit tim, që në qoftë se një iniciativë e tillë është gjithëpërfshirëse dhe mbetet vetëm në kuadrin ekonomik dhe sjellë përfitime ekonomike për njerëzit e rajonit, në rastin konkret për popullatat tona të Kosovës dhe të Shqipërisë, për mua është e mirë se ardhur”.

Në nismën rajonale, Ballkani i Hapur, marrin pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

blank

Gazment Bardhi: Po shkonim drejt konsensusit kur na sulmuan paramilitarët e Lulzim Bashës

Pas më shumë se 9 orë mbledhje të kryesisë së partisë së vulës, 17 nga 29 anëtarë të saj vendosën që kryetari i ri të zgjidhet në 29 korrik.

Kjo shkaktoi debate të shumta brenda mbledhjes për shkak se një pjesë e anëtarëve, deputetë demokratë, kërkuan që fillimisht të bëheshin zgjedhjet në degë dhe në fund zgjedhja e kryetarit të ri.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tregoi se si u hodh në votim propozimi për zgjedhjen e kryetarit në 29 korrik, mes përplasjeve mes anëtarëve.

Bardhi: Tensioni u krijua nga fakti që nuk pranohej të diskutohej asnjë propozim tjetër veç atij qe u votua. Ndërkohë që Jemin Gjana, Roland Bejko dhe Jonila Godole po propozonin versione që bashkonin të dyja qëndrimet. Ne kërkuam që po, duhet të kemi një version të unifikuar, që bën të mundur të dalim me vendim unanim dhe të gjejmë një version që bashkon dy qëndrimet. Bëri një propozim Land Bejko konkret për unifikim dhe sapo filluam të diskutojmë, nuk lejohej të flisnim nga të bërtiturat “votojmë votojmë votojmë vetëm versionin e datës 15 korrik”./ bw/ 

blank

‘Kishte frikë të dilte’- Gazetari: Pasi dha dorëheqjen, Jorida Tabakun e shanë dhe ofenduan 30 burra!

Dëshmi tronditëse vijnë për rikthimin e Lulzim Bashës në PD e vulës, me kërcënime dhe shantazh ndaj deputetëve që besuan se ai ishte larguar.

Gazetari i Syri TV, Ermal Rizaj ka treguar dëputetët janë kërcënuar dhe janë sharë nga familja gjatë mbledhjes, në presion për të votuar për një datë për zgjedhjet për kryetar të PD-së.

Duke parë situatën që u krijua, Jorida Tabaku ka dhënë dorëheqjen dhe për këtë ka dalë në një deklaratë për mediat në orët e vona të ditës së djeshme.

“Pas deklaratës, një nga militantët e ofendoi Jorida Tabakun dhe ajo i kthehet”, ka treguar gazetari Ermal Rizaj.

“Kur shoh atë (deklaratën) duhet ditur që e ofendojnë, përballë pati 30 burra që e shikonin se çfarë do thoshte, dhe kur mbaroi, e ofenduan”, tha gazetari duke shtuar se kur është larguar nga selia Jorida Tabaku është dashur të shoqërohet nga shoferi i Gazment Bardhit sepse kishte frikë të dilte, duke parë kërcënimet dhe dhunën ndaj deputetëve të tjerë që nuk ishin dakord me Bashën.

blank

Gazment Bardhi: Kolegët të distancohen nga dhuna, presioni dhe shantazhi

Pas tensioneve dhe incidenteve të regjistruara dje gjatë mbledhjes së grupit Basha-Alibeaj, Gazment Bardhi ka thyer heshtjen.

Ky i fundit teksa refuzoi që të votonte për të votuar për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin e ri të grupimit, më 29 korrik, iku nga mbledhja. Ai dënoi me forcë dhunën dhe gjuhën kërcënuese ndaj deputetëve të PD nga mbështetës të Bashës.

 

“Dhuna verbale, presioni dhe shantazhi kundër deputetëve të PD që mendojnë ndryshe nuk janë mjete politike. Kjo sjellje prej grupimi paramilitar hedh në erë bashkëjetesën brenda kësaj force politike dhe dërrmon në mënyrë përfundimtare besimin e qytetarëve tek PD.

Duke dënuar me forcë aktet e dhunës kundër deputetëve të PD, anëtarëve të Kryesisë dhe gazetarëve, u kërkoj secilit kolegë të distancohen publikisht prej tyre. Përmes dhunës, presionit dhe shantazhit nuk ndërtohet asgjë afatgjatë, në interes të demokratëve dhe të Shqipërisë.”, thuhet në reagimin e tij.bw

blank

Mbështetësit e Bashës tentojnë të godasin deputetët, ofendojnë edhe gazetarët. Bardhi e Sula braktisin mbledhjen

Mbledhja e kryesisë së Grupit, Basha – Alibeaj ku u vendos për hapjen e garës së menjëhershme për kryetar është shoqëruar me tensione të shumta, përplasje, dhunë verbalë dhe gati edhe dhunë fizike në sallën ku ajo u mbajt.

Pas përplasjesh të shumta, të parët që kanë braktisur mbledhjen kanë qenë kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi dhe deputeti Dashnor Sula.
Por në daljen e tyre nga ambientet e selisë, mbështetës të Lulzim Bashes i kanë ofenduar nga familja.

Më pas Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Bledion Nallbati dhe Helidon Bushati pasi u larguan nga mbledhja u ndalën në murin e Kryesisë së Kuvendit nga mbështetësit e Bashës që përgjatë gjithë mbledhjes kanë ushtruar presion duke hapur herë pas here derën e sallës ku po mbahej mbledhja dhe kanë lëshuar ofendime ndaj anetarëve të Kryesise që janë kundër hapjes së procesit për garën e kryetarit.

Militantet që mbështesin Bashën kanë tentuar që të godasin këta deputetë.

Mbështetësit e Bashës kanë ushtruar dhunë verbale dhe kanë ofenduar edhe gazetarët që raportonin prej ores 18 nga ambientet e jashtme ku mbahej mbledhja e kryesisë.

Çfarë ndodhi në mbledhje?

Pas 8 orësh mbledhje të tensionuar, kryesia e grupit mori një vendim për hapjen e garës së menjëhershme për kryetar dhe mbajtjen e zgjedhjeve në 29 korrik.

Mbledhja nisi rreth orës 18 të së martës dhe u mbyll rreth orës 2.30 të së mërkurës ku anëtarët e kryesisë u ndanë në dy grupe.

Grupi i deputetvë, në përbërje të të cilit ishin Gazmend Bardhi, Dashnor Sula, Bledion Nallbati, Helidon Bushati, Jorida Tabaku, Lefter Gështenja dhe Sajmir Koreshi të cilët kërkuan zhvillimin e zgjedhjeve së pari nëpër degë e më pas për kryetar.

Ndërsa grupi i dytë përbëhet nga ish kryetari i komanduar i partisë, Enkelejd Alibeaj, ish kandidatët për kryetar bashkie Roland Bejko dhe Agron Kapllanaj si dhe ish deputeti Xhemal Gjunkshi.

Në fund 17 nga 28 anëtarë të kryesisë votuan propozimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 29 korrik. syri.net

blank

Përsëritet historia- Edhe kur u arrestua Lefter Koka, Rama ishte në Berat

Sa herë që shet një nga miqtë e tij, Edi Rama vendos që të arratiset në Berat.

Edhe ditën e sotme, në momentin që arrestohej Vangjush Dako, një nga njerëzit më të afërt të Edi Ramës në Durrës dhe njeriu që i mbledh votat atij në qytetin bregdetar, Rama ndodhej në Berat.

Edhe kur u arrestua Lefter Koka, Edi Rama ndodhej sërish në Berat.

E tani nuk ma më asnjë dyshim që Edi Rama i di më përpara arrestimet dhe SPAK duket se i kërkon atij lejen që të nisë operacionet e arrestimeve.

E nga Berati ku ishte sot, Rama ka vendosur që të reagojë edhe për Vangjush Dakon.

‘Duhet bërë durim i madh në luftën kundër korrupsionit, kemi hyrë në fazë të re ku për herë të parë në historinë e popullit tonë po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Natyrisht kjo s’është e lehtë, ka gjëra që të bëjnë të ndjehesh jo mirë, se nuk ke se si ndihesh mirë kur shikon dikë që deri dje ka qenë krah teje sot është krah avokatit’, është shprehur Rama në Berat. syri.net


Send this to a friend