VOAL

VOAL

LAMTUMIRË LUFTËTAR (Milaim Berishës) – Nga Skënder Karaçica

May 9, 2022
blank

Komentet

blank

In Memoriam Tomorr Aliko rrëfen genocidin komunist ndaj intelektualëve shqiptarë

blank

– Kur nisi konkretisht genocidi komunist ndaj intelektualëve shqiptarë?

Ky genocid filloi që gjatë luftës, sidomos pas Konferencës së Mukjes dhe vazhdoi egërsisht pas uzurpimit të pushtetit nga diktatori Enver Hoxha. Ishin ditët e fundit të nazifashizmit në Shqipëri. Atëherë kur populli shqiptar priste një fillim të mbarë, nisjen e proceseve demokratike. Pikërisht nga 28 tetori deri më 16 nëntor 1944, Tirana përjetoi terrorin me ekzekutimet masive (pa gjyq) ndaj patriotëve, intelektualëve dhe ish-funksionarëve të lartë të shtetit. Tirana u mbyt në gjak. Me urdhër të diktatorit E.Hoxha njësi speciale partizane me lista kundërshtarësh vrisnin nëpër rrugë dhe para syve të familjarëve, pasi ata shikoheshin si rrezik në mbajtjen e pushtetit. Sipas dëshmive okulare, numri i të ekzekutuarve i kalonte 100 vetë. Por të identifikuarit të atyre ditëve ishin 38 martirë, shumica oficerë të ushtrisë kombëtare. Masakra e Tiranës është dëshmia më e saktë që pagëzoi me gjak dhe dhunë lirinë e shqiptarëve, e cila për gjatë gjysmë shekulli të çmendur rezultoi se ishte pema e genocidit ndaj shtresës elitare të shoqërisë shqiptare. Këta intelektualë, kishin treguar se ishin një shtresë fisnike me sistemin e vlerave të shoqërisë shqiptare.

– Kur filluan gjyqet speciale?

Gjyqi i parë special u hap në mars – prill 1945. Zhvillohej një nga gjyqet më absurde dhe më të pamotivuar nga ana juridike. Grupi i gjyqtarëve me kryetar gjeneral leitnant Koçi Xoxe, jep vendimin “në emër të popullit”, duke çuar para grykave të zjarrit 17 burra shteti dhe dhjetëra të tjerë u dënuan me burg të rëndë, megjithëse ata nuk kishin kryer asnjë krim, përveçse kishin qenë shtetas të denjë të vendit të tyre. Gjithçka pasqyrohet hollësisht në filmin dokumentar. Në vitet 1945-1948 nacionalizmi shqiptar pësoi persekutimin më barbar. Diktatori E.Hoxha ngarkoi ministrin e Brendshëm, Koçi Xoxe, për kryerjen e këtij misioni, i cili vuri në zbatim direktivat e Byrosë Politike për asgjësimin e kundërshtarëve të partisë-shtet.

Në këto rrethana elementët kundërshtarë nisën të grupoheshin dhe të reflektonin rreth këtij uzurpimi. Pasqyrë ishin zgjedhjet e dhjetorit 1945, të cilat edhe pse u monitoruan nga perëndimorët, liria e tyre u mbyt nën tamtamet delirante të partisë nën terrorin policor dhe dënimet me ngut për elementë të dyshimtë si opozitarë. U piketuan elementë nga Fronti i Rezistencës, legaliteti dhe grupimi social demokrat. Me kryetarët e grupeve, Sami Qeribashi, Qenan Dibra dhe Musine Kokalari, u bashkuan edhe intelektualë të tjerë si Suat Asllani, Baltezar Benusi etj. Një ndër më të spikaturit ishte dhe Gjergj Kokoshi, ministër i Arsimit në qeverinë e E. Hoxhës, i cili kish qenë pjesë e luftës NÇL dhe që kish deklaruar: “Atje ku nuk ka pluralizm nuk ka demokraci”. Në janar 1946 shpërtheu një valë e madhe arrestimesh dhe ju nënshtruan torturave më çnjerëzore, thejsht sepse kishin guxuar sipas Kushtetutës, të dilnin në opozitë. Gjykata e Lartë dha vendimin; 9 me pushkatim dhe dhjetëra të tjerë me burgim të rëndë.

Më 8 nëntor 1946, filloi gjyqi special ndaj “sabotatorëve” të tharjes së kënetës së Maliqit në Korçë. Një akt tjetër miozor. Të aktuzuarit ishin inxhinierë dhe teknikë, ish-studentë të diplomuar nga shkolla shqiptaro-ameriakne “Harry Fulz”. Gjykata e Lartë Ushtarake dënoi me varje në litar inxhinierët Abdyl Sharra dhe Kujtim Beqiri, kurse me pushkatim inxhinierët Vasil Nano dhe gruan e tij, Zyrakën me foshnjen në bark. Inxhinierin italian Euxhenio Skaturo dhe inxhinierin Mirush Përmeti. Dënohen me burg të rëndë 12 teknikë. Por gjëmat e regjimit komunist nuk kishin të mbaruar.

Disa ditë para largimit të misionit diplomatik të SHBA nga Shqipëria si pasojë e politikës diktatoriale të partisë-shtet, filluan arrestimet masive ndaj kuadrove të dalë nga shkolla teknike “Harry Fulz”. Sigurimi i Shtetit prangosi 80 intelektualë, faji i të cilëve ishte sepse ishin ushyqer me edukatën dhe kulturën perëndimore. Të pushkatuarit dhe të vdekurit në qeli ishin 22 vetë, kurse me burgim të rëndë ishin me qindra. Ata akuzoheshin si spiunë të agjenturës amerikane. Prokurorët xhelatë Nevzat Hasnedari, Petrit Hakani, Siri Çarçani, etj., u dalluan si më të tmerrshmit për masakrimin.

– Ç’ndodhi me grupin e deputetëve me pikpamje properëndimore?

Kishin kaluar dy vjet nga zgjedhjet parlamentare ku ishin zgjedhur deputetë disa kandidatë nacionalistë, anëtarë të frontit NÇL si Shefqet Beja, Kol Kuqali, Sheh Karbunara, Selaudin Toto, Koço Boshnjaku, Faik Shehu, Islam Radovicka, Kol Rodhe, etj. Mirëpo, demagogjisë komuniste shpejt do t’i dilte kallaji. Në vitin 1947 Qeveria komunsite ndërmori një nga raprezaljet më të mëdha, ndërmori një terror shtetëror. Opozitarët kundërshtarë u arrestuan dhe u dënuan me akuza nga më të pabesueshmet. Trupi gjykues me kryetar major Niko Çeta dhe prokuror Josif Pashko, dënoi me varje në litar Shefqet Bejën, inxhinierët Riza Alizoti dhe Sulo Klosi, dhe me pushkatim 16 të tjerë. Kurse me burg të rëndë 26 intelektualë dhe patriotë shumica e të cilëve vdiqën në qeli e burgje.

Historia e diktaturave ka treguar se çdo regjim për të përligjur aparatin shtypës si forcë dhunuese ka nevojë të krijojë armiq. Nuk kishin kaluar as tre muaj nga i ashtuquajturi gjyq i deputetëve, më 31 dhjetor 1947 u zhvillua gjyqi i grupit të Riza Danit, edhe ky deputet, pa dëshmitarë dhe pa mbrojtës, por vetëm u komunikaua vendimi i Këshillit të Gjykatës së Lartë Ushtarake ku jepet vendimi për 19 vetë. 6 u pushkatuan, 5 u dënuan me burg të përjetshëm, dhe të tjerët me burg të rëndë. (Gjithçka pasqyrohet në filmin dokumentar).

– A mund të na thoni diçka rreth hedhjes së bombës në Ambasadën Sovjetike?

Shteti i diktaturës asnjëherë nuk do të ndalej së fabrikuari ngjarje e kurthe për eliminimin e kundërshtarëve politikë. Më 19 shkurt 1951, në oborrin e ambasadës sovjetike u hodh një bombë ku u thyen 2-3 xhama. U vu në lëvizje krejt qeveria dhe Byroja Politike. U bënë arrestime masive, duke trumbetuar “për armikun e klasës”, që kërkonte të prishte urat e miqësisë me Bashkimin Sovjetik. U arrestuan në Tiranë 22 vetë dhe u nxorën në gjyq me dyer të mbyllura. Gjykata e Lartë Ushtarake dha vendimin; 22 me pushkatim, ndër ta edhe intelektualen Sabiha Kasimati. Në mesnatën e 26 shkurtit 1951 i nxorën nga qelitë, duke i lidhur me tela hekuri njëri me tjetrin. Ata nuk e dinin se ku po i çonin, sepse as i kishin gjykuar dhe as nuk ua u kishin dhënë mandatën. Që nga ajo ditë kanë kaluar 57 vjet dhe mendimi i përgjithshëm është se bombën në ambasadë e hodhi Sigurimi i Shtetiti për të eliminuar edhe ata pak intelektualë që kishin mbetur. Të gjitha ngjarjet e përmendura më sipër në harkun kohor nëntor 1944-1951, përbëjnë epiqendrën e një tërmenti njerëzor në truallin shqiptar. Qindra mijëra drama njerëzore do të krijonin hendekun e pakapërcyeshëm klasor me pushtetin komunist.

– Po me komunitetet fetare si u veprua?

Po aq tragjike e mizore ishte fati i komuniteteve fetare. Në atë tmerr që do të provonte feja në Shqipëri. S’kishte ndodhur në asnjë vend të botës, që kultet fetare të nxirreshin jashtë ligjit. Rekordin e masakrave e mban Kleri katolik ku 60 e ca klerikë u pushkatuan apo vdiqën në qeli e burgje. Po këtë fat patën edhe klerikët bektashianë, muslimanë e ortodoksë. Diktatura komuniste nuk do të ndalej përpara asnjë lloj krimi, cilatdo qofshin viktimat.

-Ç’mund të na thoni në lidhje me gjyqet ushtarake dhe burgjet?

Gjyqet ushtarake vepronin në mbarë vendin. Burgjet dhe qelitë shumoheshin. Atje mbyllej trupi dhe shpirti i shqiptarëve që kërkonin liri dhe demokraci. Mjerë ata që vuajtën dhe hoqën në ferrin e gjatë komunist. Është thënë shumë e prapë do të thuhet e do të kujtohet për këto ngjarje të tmerrshme, por a do t’na besojnë fëmijët tanë? Prandaj dokumentimi i krimeve të E. Hoxhës dhe totalitarizmit komunist është mëse e domosdoshme me qëllim që të kuptohet se sa dëm kanë sjellë, sa dhimbje e hidhërime kanë shkaktuar, sa nëna lidhën shamitë e zeza, sa gra mbetën pa burra, sa fëmijë u rritën jetimë. Nuk e meritonte ky vend të ndëshkohej kaq rëndë. E drejta nis nga drejtësia, gabimi i gjatë kthehet në faj dhe faji i ndërgjegjshëm kthehet në krim.

Le ta fillojmë me burgun e vjetër dhe burgun e ri të Tiranës dhe 130 qelitë varreza për së gjalli. Nga këto burgje e qeli u nisën drejt vdekjes qindra burra dhe gra, faji i të cilëve ishte se urrenin komunizmin. Në filmin dokumentar nëpërmjet fotografive shihet krenaria e tyre, si përshembull oficeri i karrierës Aqif Haveriku, i cili u ekzekutua, sepse nuk pranoi yllin e kuq në kapelen e tij, apo kapiteni Reshat Stërmasi, shëmbull i qëndresës gjatë hetuesisë dhe gjyqit. Të tillë ishin me qindra si, nacionalistët dhe patriotët Thoma Orollogaj, Ferit Hysenbegasi, Ali Mena, Shazivar Islami, etj., që vdiqën në qelitë dhe burgjet e diktaturës.

Kujtojmë me dhimbje ata qindra të burgosur si, Suat Asllani, Ali Fortuzi, Haki Karapici, Selman Riza, Mithat Araniti, Abedin Nepravishta, Tahsim Spahiu, Dr.Isuf Hysenbegasi, Qerim Nasufi, Reshat Beqiri, Osman Kazazi etj., që u shkrinë dhe u tretën burgjeve. Gjithashtu, të njëjtin fat pësuan edhe të rinjtë antikomunistë si, Sami Kupi, Zihni Dervishi, Petrit Toto, Skënder Jenisheri, Bardhul Dindi, Viktor Dosti, Tefik Gabrani, Skënder Dine, etj. Një vend të veçantë kanë zënë edhe gratë antikomuniste shqiptare si Musine Kokalari, Hava Golemi, Marte Doda, Rita Koka, Bardhe Gjonmarku, etj.

Secili nga burgjet dhe qelitë e diktaturës ka historikun e vet të dhimbshëm. Për Burgun e Burrelit, thuhej: “Burrel hyn e nuk del”. Ky burg ka qenë “garnizoni i kokave të mëdha”. Atje vdiqën me qindra patriotë, si Kristo Kirka, Estref Myftiu, Ethem Haxhiademi, Kol Rodhe, Kol Mjeda, Temo Shehu, Akile Tasi, Hivzi Kokalari, Dr. Kalivopuli, Koço Kote, Atif Golja, Xhevat Leskoviku, Xhevat Korça, që i dha fund jetës me grevë urie.

Vuajtën vite të gjata burgu, Abdulla Rami, Engjëll Çoba, Koço Tasi, Qazim Merlika, Mihal Zallari, Hysen Kruja, Ibrahim Biçaku, Bajram Pustina, Feta Butka, Ali Maliqi e qindra të tjerë.

Në Shkodër ishin hapur 8 burgje. Gjyqet ushtarake bënë kërdinë. U ekzekutuan Preng Cali, Cafo Beg Bushati, Qazim Bushati, Ndue Pali, Halit dhe Abdulla Kazazi, Gjysh Deda, Fari Rusi, Paulin Pali, Kol Prela, Riza Uruçi, e qindra të tjerë. Vdiqën në qeli Rasim Kazazi, Xhemal Juka, Pal Thani, Myzafer Pipa, Preng Kaçinari, etj, etj. Vuajtën vite të gjata burgu Ruzhdi Roi, Ethem Bakalli, Nino Kurti, Xhemal Quku, Arshi Pipa, Sami Repishti, Ndrekë Kakariqi, Eduart Marashi, Caf Jonuzi, etj, etj.

Në burgun dhe qelitë e Vlorës morën dënime kapitale familjet më të mëdha vlonjate si familjet Shar, Kokoshi, Gjon Zeneli e dhjetëra familje të tjera. Qazim Kokoshi, ish-komandant i Luftës së Vlorës më 1920, vdes në qelitë e burgut. Me qindra vuajtën burgjeve dhe kampeve shfarorëse; Engjëll Kokoshi, Abdurrahman Kreshpa, Tahir Hoxha, Meçan Hoxha, etj.

Po kështu në burgjet dhe qelitë e Korçës vuajtën dhe vdiqën qindra patriotë. U pushkatuan, sheh Qerim Devolli, Mehmet Babani, Muhamer Liço, Nexhip Lamçe e të tjerë. Vdiqën burgjeve Sami Dangëllia, Medi Qyteza, Hasan Xama, Selman Rakicka, etj. Vuajtën vite të gjata burgu Eshref Zagorçani, Skënder Stefollari, Niko Kirka, Petro Katro, Xhevat Agolli, Faik Selenica, Sako Meçe e qindra të tjerë.

Në Elbasan, u asgjësuan familje të mëdha me traditë patriotike. Varet në litar arsimtari Nezir Muzhaqi. Vuajtën vite të gjata burgu, Osman Bishqemi, Aqif Selimi, Avni Zhiti, Shaban Plaka, Petrit Shahini, Sali Doko e qindra të tjerë.

Burgu dhe qelitë në Kalanë e Gjirokastrës ishin ferr për gjithë Shqiëprinë e Jugut. U pushkatuan me gjyq ushtarak Selam Kërma, Ismail Haki Tatzati, Shefqet e Merqez Mustafaraj, Zenel Gjoleka, Alem Roshi, Namik Lesko, Surja Vasjari, Zenel Shehu e qindra të tjerë. Vuajtën gjatë në burg; Myfit Shehu, Lutfi Shehu, Asaf Selfo, Zylfo Daci, Hysni Pollo, Muhamet Hoxha, Lutfi Hysenaj, Fuat Kostreci, etj.

Burgjet dhe qelitë e Beratit dhe të Kuçovës janë dëshmi e trajtimit barbar nga regjimi komunist ndaj njerëzve të pafajshëm. Gjykata ushtarake me kryetar Zylyftar Veleshnjën dënoi me vdekje dhjetëra nacionalistë si, Namik Meqemeja, Resul Dollani, Hamit Myftiu, Muharrem Kamberi, Mustafa Myrtaj, Halit Morina, Taqfur Hasnedari, Rrapi Qerreti, Hilmi Hysi, Uran Filipi, Pjetër Gurakuqi, e dhjetëra të tjerë. Kuçova kujton me indinjatë ato ditë të zeza ku me procese të montuara u dënuan intelektualë dhe specialistë të naftës, ndër ta edhe drejtori i “AGIP”-it, Taras Koni, inxhinier Kanti dhe inxhinieri Paolo Soglioti, akuzuar si sabotatorë të puseve të naftës. Ndërsa inxhinieri Riza Alizoti u var në litar. Në Lushnje varet në litar profesori Fuat Kurti, vdesin në qeli e në burg Ramadan Zdrava, Maksut Zhiti, Irfan Vrioni, Qazim Lushnjaku, etj. Dënohen me burg të rëndë, Nexhip Zdrava, Stavri Cylaku, Kamber Dobrusha, Refik Çepele, Ilia Therreska, Jani Konomi, Qamil Sefa, etj.

– Çfarë është bërë deri tani me gjithë këto viktima të regjimit komunist?

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës me anë të dy rezolutave rekomandon dënimin e krimeve të komunizmit. Edhe Kuvendi i Shqipërisë, duke iu referuar Asamblesë së KE më 12.05.2006 nxori rezolutën për dënimin e krimeve të komunizmit në Shqipëri, por deri më sot ka mbetur në letër. Sa e rëndë paska qenë sfida e regjimit komunist! Akoma diktatori antihuman i Europës Lindore vazhdon të jetë Heroi i Popullit. Të tillë janë edhe shumë xhelatë të tjerë. Filmi dokumntar është një akuzë që i bëhet murtajës së ideologjisë komuniste. Pra dënimi i krimeve të komunizmit është një shërbim i madh që i bëhet edukimit demokratik të shoqërisë si prevenim për të mos rënë pre e utopive e demagogjive. E, pra, s’duhet të harrojmë! Veçanërisht ne shqiptarët. Kurrë të mos harrojmë atë diktaturë ç’njerëzore. Është thirrja që buçet nga kori i të pafajshmëve. Nderim për martirët. Respekt për disidentët.

blank

Ndahet nga jeta Tomorr Aliko, ish i burgosur në burgjet komuniste

Ndahet nga jeta z. Tomorr Aliko. Ish i burgosur politik antikomunist, nacionalist i spikatur, ish kryetar i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, ish sekretar i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, shkrimtar, seknarist, aktivist i shquar i mbrojtjes së lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.
Jeta dhe vepra e Tomorr Alikos janë një histori përpjekjesh sakrificash e qëndrese të spikatur!
Lindi më 10 korrik të vitit 1925, në Libohovë. Në moshën 17-vjeçare aderoi në Ballin Kombëtar. Në vitin 1945 u arratis në Greqi, ku u inkuadrua në forcat Aleate. Pas gjashtë muajsh, u kap në kufi.
Më 9 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 20 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për «dhënie informacioni të huajve kundër shtetit». Pas kryerjes së dënimit, u internua për 29 vjet në Mamurras. U lirua në vitin 1991.
Vepra:
Eshtë autor i disa librave, filmave dokumentarë dhe shumë artikuj e intervista në media .
«Fundi i udhës së gjatë» (1999), «Gjysmë shekull në kthetrat e djallit» (Tiranë, 2003), «Genocidi mbi eliten intelektuale të kombit shqiptar nën terrorin komunist/ Genocide on the intellectual elite of the albanian nation under the communist terror» (Tiranë, 2007), “Genocidi gjysëmshekullor në Shqipëri/The half century genocide in Albania ” («Emal», Tiranë, 2010).
Tomorr Alikoja është dhe autor i skenarit të filmit dokumentar “Zhdukja e inteligjencës shqiptare gjatë vitëve 1944-1951”, prodhim i Televizionit Publik Shqiptar (2008).
Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve për këtë humbje.
blank

LAMTUMIRE FISNIKU I TIRONES I OMLI GANI BELIU(MENIKU) Nga Bedri Alimehmeti

Kjo e diele e 26 qershorit 2022 erdhi me nje lajm te trishtuar per tironsit. Ne oret e para te mengjesit te sotem pas nje semundje te gjate eshte ndare nga jeta GANI BELIU (MENIKU). Dhimbje è trishtim pafund per familjen dy djemte Paridin e Andin bashkeshorten Zonjen Shpresa, te afermit miqt e fare fisin, miqt e shoket qe ai i kishte aq te shume.

GANI BELIU lindi ne Tirane me 25 janar 1936 ne nje familje te nderuar e te respektuar Tiranse autoktone, me tradita te shquara atdhetare.

Fill mbasi kreu me rezultate te shkelqyera shkollen e mesme pedagogjikes,panvarsisht se ishte portier i kombetares se te rinjve,doli vullnetare per te dhene mesim ne rrethin e Beratit. Nderkohe drejtuesit e qytetit te Kucoves e marrin direkt duke e sistemuar me pune si arsimtare dhe njekohesisht portier ne ekipin e Naftetari, porten e te cilit e mbrojti per 5 vite me radhe.

Kur u kthye ne Tirane punoi arsimtar ne disa shkolla e nderkohe kreu me sukses studimet e larta ku u diplomua ne degen Histori-Gjeografi. Kur doli ne pension ishte mesues ne Katundin e Ri-Yrshek.

Pas viteve 90 – u shqua si veprimtar aktiv ne Shoqaten “Pronesi me drejtesi” dhe vecansrisht ne Shoqaten TIRANA ku per disa vjet ka mbajtur postin è sekretarit. Eshte nder te parer qe karyesia e Shoqates TIRANA e ka nderuar me titullin e larte “FISNIKERIA TIRANASE”.

Me ikjen e Ganiut nga kjo jete familjaret, shoket, miqte e te afermit humben njeriun e tyre te dashur, kurse Tirona humbi nje qytetar shembullor ne gjithcka,

I PERJETSHEM KUJTIMI I TIJ

“Dinastia Beliu”
Shpërthimi i talenteve të djemve të kësaj familje të nderuar tiranase, është dashur të çajë përmes vështiësive të luftës së egër të klasave. Gjithsesi, spikat ndër to më i shkëlqyeri Masari, një futbollist i mrekullueshëm, që dinte të bënte mrekullira me topin, i cili luajti shumë shpejt për Tiranën. Masar Beliun, ata që e mbajnë mend me ato që shpaloste në fushën e lojës edhe sot e kujtojnë me nostalgji.

Esadi, portieri i njohur i Dinamos dhe i Tiranës, zëvedësuesi i të madhit Qemal Vogli, mban katër tituj kampionë me fanellën blu (Dinamon). Ganiu, “Fisnikëria tiranase” luajti për Tiranën dhe Naftëtarin e Kuçovës. Paridi, i biri i Ganiut, u dallua si futbollist tek Tirana, madje edhe si trajner asistent i Shkëlqim Muçës në pankinën bardheblu. Ndërkohë prej vitesh Paridi ka emigruar bashkw me familjen në Nju Jork të SHBA, ku i është përkushtuar trajningut të futbollit për grupmoshat e vogla djem e vajza.

Mahmudi (Tuti), qe futbollisti më me perspektivë i brezit të dytë të “Dinastisë Beliu”. Sulmues tipik “bomber”, ai shkëlqeu tek Partizani, por qe famëkeqja lufta e klasave ajo, që i ndërpreu shpërthimin e plotë të talentit, për të cilin padyshim të gjithë specialistët ishin të bindur se do të mbërrinte në nivele të larta. Tashmw ai jeton prej shumë vitesh në Shtutgard të Gjermanisë.

Abdullai (Lai), luajti me sukses deri në ekipin Shpresa të Tiranës. Edhe Lai, larguar nga Tirana jeton e punon në Hamburg të Gjermanisë.

blank

Eulogji – për Moikom Zeqo nga Epidamn Zeqo

20 qershor 2020
Kjo nuk është një eulogji standarte. Im atë është një figurë unike, sui generis, pra aspak standarte (edhe pse i thjesht dhe i kuptueshëm). Sa më mungon o babi! Ku je tani babi? Si ike kështu në mënyrë të pakthyeshme? Po Pandorës të vogël c’farë ti them unë tani, ku ti them iku gjyshi që ajo e ka pikë të dobët dhe e ka shumë xhan xhan? Tani e thërras gocën BABI; ke uri babi; të lexojmë librat e gjyshit babi vogël?
Kam veshur sot të njëjtin kostum që kisha në dasmën time në vitin 2015. Kur erdhe në Londër për dasmën dukej që ishe i sëmur – kishe leukemi kronike. Luftove për pesë vite si askush – sa krenar jam për ty o ba! Ti Moikom je këtu me ne përjetësisht! Ne të gjithë duhet t’ia përciellim gjeneratës së re këtë dritëuri për të shpëtuar Shqipërinë nga gjëndja toksike në të cilën ndodhet.
Moikom Zeqo do të mbetet Ati i Përjetshëm i Familjes Zeqo, por edhe Ati i Kombit Shqiptar. Moikom ia kushtoi jetën zhvillimit dhe pasurimit cilësorë, konceptual, dhe sintetik të politikës, kulturës, arkeologjisë, letërsisë dhe mësimdhënjes. Moikomi dhe vepra e tij është pashaporta kulturore e shqiperise europiane! Eshtë i vetmi që është i lirë por edhe i ditur. Ai ishte një njeri jashtëzakonisht i mirë dhe modest. Ai admironte bukurinë dhe dijen e vërtetë. Atij nuk i pëlqente bukuria kitch dhe lajmet e rreme.
Moikomi ishte i majtë edhe për të nderuar sakrificën e bërë nga partizani shqiptar Zihni Zeqo. Por Moikomi nuk mund të përkufizohet as si i majtë dhe as si i djathtë – Moikom i përket njerëzve (të mirë) dhe njerëzimit! Moikom do të mbetet përfaqësuesi më pjellor i konceptit të kombit dhe njerëzimit në vendin tonë të vogël.
Moikomi veshi shumë kapele profesionale (edhe kapele republike) gjatë jetës së tij: nga notar – peshkatar – punëtor hekurudhor – shkrimtar – redaktor – mësues – arkeolog – arkeologu i parë nënujor shqiptar – Ministrër i Kulturës – Deputet – piktor – Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar.
Por karriera e tij profesionale, ndryshe nga ajo letrare dhe publicistike, ishte shumë e shkurtër në krahasim me karrieren e të tjerëve që i këndojë politikës ose e mbajnë gojën mbyllur. Ai meritonte shumë më tepër! Ah, sa shumë meritonte Moikomi kur ishte akoma gjalle!
Sa dritëshkurtër politika! Mendoni se një komb mund të ndërtohet ose të mbahet i bashkuar pa idealizëm? Pa De Radën e Naimin dhe pa Migjeni e Moikomin? Pragmatizmi është zgjidhja e vetme, thoni ju? Kujdes! Mos harroni se duhet një gjeneratë për të unifikuar një komb, dhe dy gjenerata për t’a zhdukur atë.
Moikom punoi vetëm për të mirën e madhe të kombit shqiptar dhe të njerëzimit, dhe jo për interesat e tij personale apo edhe familjare. Misioni i tij ishte të ndikonte tek njerëzit përmes dijes.
Moikomi i mrekullueshëm gjithnjë ofronte një perspektivë unike në çdo debat për cdo temë: nga gjuhësia dhe arti deri tek ekonomia dhe gjeologjia.
Eshtë e vërtetë që një komb mund të kuptohet si agregat i miliona njerëzve. Por një komb në fakt përkufizohet vetëm nga një group i vogël individësh. Im atë është më i frytshmi midis tyre.
Pse Moikom nuk u bërë pragmatik si ne të tjerët? Pse e ktheve familjen në Shqipëri në vitin 1997 nga SH.B.A. kur të gjithë po largoheshin nga Shqipëria? Mendove se do të shpëtoje këtë vend? Sa ide naive por e mrekullueshme dhe kuptim-plotë në të njejtën kohë. Sa shpresëdhënëse por shpresëmarrëse.
Po unë, Epidamn Zeqo? Ndoqa ëndrrat e mia vetëm për t’u zgjuar në një makth. Mora Green Kartën Amerikane – realizova ëndrrën e të gjithëve – por humba tim atë! Oh mërgim, si e ndave çdo familje shqiptare! Sa shumë dramë shkaton, sa shumë dhimbje, dhe sa shumë pishmane.
Duhet të përqendrohemi tek gjërat që kanë vërtetë rëndësi si familja e shëndeti dhe natyra e dritëuria.
A do të lexohet vepra e Moikomit nga brezi i ri? Familja ime dhe mbështetësit e shumtë të Moikomit do të sigurojmë që kjo të ndodhë. Të rijntë dhe të vjetrit duhet të bëhen më të mirë në mënyrë që Shqipëria të shërohet. Duke lexuar Moikomin forcohet vetëdija kombëtare dhe njerëzore.
Ku është tani Moikomi? Ku je babi im? Në parajsën e mbushur me re të bardha? Jo, Moikomi është duke punuar cdo ditë si përherë – Moikomi është Ministri i Përjetshëm i Kulturës Shqiptare,
Europiane, dhe Botërore. Ai është kujdestari fisnik i Bibliotekës Njerëzore. Amen!
photo – 2015 Londër
blank

Ana Daja, gjimnazistja shkodrane që vuajti burgjeve të diktaturës –

 

Ali Xhunga, Pjerin Kçira, Zoi Themeli e të tjerë xhelatë të diktaturës komuniste, ishin persekutorët e gjimnazistes Ana Daja

Sa herë Hafiz Dërguti kishte ritualin e faljes, aq herë ulej e ngrihej Gjoni (Gjon Serreqi), se ishin të lidhur në pranga të dy bashkë…”. Hafiz Dërguti ishte hoxhë ndërsa Gjon Serreqi ishte katolik..

Është një ndër detajet e mbetura në kujtesën e Ana Dajës, për vitet e burgut gjatë diktaturës komuniste. Më poshtë do të vazhdojmë publikimin e rrëfimit të Ana Dajës në intervistën dhënë studiueses Fatbardha Saraçi në vitin 2003.

Hetuesi

Më kanë lidhë me zinxhirë duart dhe këmbët. Më ishin enjtur këmbët, plasaritur dhe qelbëzuar. Mjeku nuk pranoi të më mjekonte se deshi të më dërgonte në spital. Por s’më dërguan atje. Infermierja vetem më çau plagën edhe i hodhi jod. Më dërguan në dhomë ku ishin dy burra. Osman Haxhi (shumë i moshuar dhe Dom Zef Tuku. Natën këmbët e mija ishin ngjitur në çarçafët, temperatura shkoi 40 gradë C, s’më banë asnjë mjekim. Në këtë moment më çuan në katin e parë, ku ishte dhoma e torturave, aty më priste Pjerin Kcira dhe Ali Xhunga, të dy hetues.

Hetuesi –Na trego se si i ke organizuar grupet!

Unë u përgjigja shkurt:–S’kam bërë asgjë.

Më vendosën telat e korentit në të dy veshët edhe më lidhën me duart. Disa herë kam nxjerrë gjak nga hundët dhe goja, në moment më ikte kujtesa, kisha zanë gjuhën me dhëmbë. Më futën në gojë çorap të palarë, të qelbur që të mos dëgjoheshin britmat e mija. Më ulën në çimento, më vendosën korrentin dhe në këto momente shanin me fjalorin më të ndyrë me fjalë të ndyra pa pikë turpi.

Ali Xhunga, sa herë që s’pranoja akuzën, aq herë më godiste me shkelma në shollën e këpucës që më trondiste në të gjithë trupin. Më lodhën aq shumë sa nuk isha në gjendje të ecja, por dy policë më ngjitën në katin e dytë për krahësh.

Përveç torturave të shumta hera–herës më hiqnin ujin, ushqimin dhe gënjenin, thonin:-S’të ka sjellë gjë mamaja. Një herë, shoferi Ahmet Sufi erdh me zinxhirët që përdorin për rimorikim makinash, më lidhi me ato duart e këmbët. S’kisha si lëvizja. Kështu më la gjithë mbasditen. Kur më morën në pyetje, u thashë:

-S’jam në gjendje me qëndruar në karrige, sepse shoferi juaj më ka lidhur me zinxhirë hekuri. (Ata gjoja luanin rolin e të paditurit, ndërsa shoferi më thoshte:- Kam qenë i urdhëruar).

Në dhjetor të 1947, më dërguan te burgu i Gestapos (ish-shkollë), aty gjej një vajzë mirditore, Marije Frisku, mbesa e Dom Rrok Friskut. Mbas shumë kohësh jam takuar me të në burgun e madh të Shkodrës.

Mbas një periudhe më dërguan te burgu i Françeskanëve, te dhoma ngjitur me kompanjelin, pranë kambanës. Roja Hekurani na kontrollonte ushqimet, na i pështynte gjellët (ishte tuberkuloz) merrte sende të ndyta të pista dhe na i hidhte në ushqim. Dyert e dhomës ishin të ngjyrosura më bojë. Aty kam lexuar tre poezi të Padër Donat Kurtit, i lexova, i mësova përmendësh dhe i kam ruajtur. Shpesh komunikonim me njëri-tjetrin me dy trokitje në mur. Më thotë:-Jam Pjetri prej Vjerdhe (fshat), kam në dhomë Dom Anton Muzaj, ai që qëndronte në këmbë dhe ishte turbekuloz. Ai thoshte: -S’jam në gjendje për gjyq. Duan që të mohoj fenë e Krishtin. Për fe e atdhe, unë s’pranoj ndryshe. Gjyqi u bë me 12 janar 1948.

Dita e gjyqit

Grupi i të rinjve: Ana Daja, Liza Pali, Viktor Kujxhija.. ishte një gjyq fallco ku nuk u kuptua se ça thuhej. Vetëm u lexuan emrat e studentëve: U bënë duartrokitje nga njerëzit e sallës dhe u dha dënimi …. Të paktën u mbyllën vuajtjet e hetuesisë.

Në burg na mbanin të mbyllura, na linin të ajroseshim një orë paradite dhe një orë mbasdite. Në burg punonim, bënim thurje me lesh, punim trikosh çorapesh, i dorëzonim çdo natë punën e bërë gjatë ditës. Në vitin 1949, filluan me marrë të burgosur nga burgu i madh i çonin në Degën e Punëve të Brendshme.

Bashkëvuajtësit

Kam pasë në burg Adile Hasan Boletinin –gruaja e Adem Boletinit (i vrarë në atentat). E dënuan 5 vjet për mosdenoncim të Jup Kazazit (ishte burri i motrës së saj që u vetëvra për të mos iu dorëzuar komunistëve).

Agime Pipa –Vajzë e përkryer në të gjitha pikëpamjet. Shumë e edukuar, e e heshtur, e mençur, intelektuale e parë e Shkodrës sonë. E dënuan 4 vjet edhe e bëri të plotë dënimin.

Vitore Kuka- Vajzë e mirë, arsimtare në breg të Bunës. Kishte vëlla Zef Kukën anëtar i Ballit Kombëtar-Shkodër, i pushkatuar nga komunistët. U akuzua për agjitacion e propagandë. E dënuan 5 vite të cilat i bëri të plota.

Terzina Pali-Një vajzë e zgjuar, burrneshë. Arrestimi i saj u bë në Tiranë, për veprimtari politike agjitacion e propagandë, dajat e saj Dedë Thani, i burgosur në Jug, Mark Thani, akademist vrarë në Kosovë, Pal Thani vdiq në tortura në Sigurimin e Shkodrës. Terezina e Liza Pali, mbesat e tij e kanë ndigjuar dajën Pal tuj e torturuar. E kanë lënë në një dhomë me z.Mustafa Ago Myrto Danin prej Postribe. Sa të vështirë e kanë pasur këto vajza…E dënuan 5 vjet që dhe i vuajti të plota vitet e burgut.

Liza Pali-U dënuan tre vjet për agjitacion e propagandë.

Gjyste Lazri-Nga Fishta (zonë e Zadrimës)e akuzuan se kishte ndihmuar të arrestuarit, ishte gruaja e Vasë Tomës, i vrarë nga komunistët.

E kapën Gjysten, e zhveshën, e torturuan për të treguar lidhjet e burrit të saj. Ajo s’pranoi, ishte shtatzënë. Lindi vajzën në burg. Vajzës ia vunë emrin Vasilika, por ia morën, e dërguan në befotrof, por i vdiq. E kam lënë në burg.

Dida Zef Doda-Nga fshati Hajmel ishte mirditore. Ia kishim pushkatuar burrin, kunatin, edhe i kishin djegur shtëpinë. Ishte vajza e Bajraktarit të Mirditës, i kishin bërë kulakë. E kishin dënuar 12 vjet. Fëmijët e saj ia rriti dhe edukoi e ëma.

Bardha Krosaj-Një vajzë e shkolluar, e mirë. Ishte nga Kaçinari, Mirditë. Kjo lajmëronte të arrestarit që të mos dukeshin në atë zonë, se ishte mbushur me partizanë dhe sigurimsa. Korrieri i ka dhënë letrën, por ai ishte plagosur nga forcat e ndjekjes. Ata i kanë verbuar sytë edhe ia kanë marrë letrën që e kishte fshehur në kraharor.

Bardha në letër i kishte shkruajtur: “Zona është e mbushur me njerëzit e ndjekjes, mos u afroni se kanë ardhur këlyshët e Stalinit”.

Me kët’ letër ka ardhur Aranit Çela dhe hyni në dhomë e pyeti:-Cila është ajo që ka shkruajtur këlyshët e Stalinit?

-Unë –iu përgjigja Bardha.

Bardhën e kishte torturuar në Rrëshen, ka ardhur si kufomë. Familjarët nuk e dinin se ku ishte. Në 1948, temperaturë e lartë, të vjella, i filloi sëmundja e tuberkulozit.

Kishte urdhëruar të mos i jepej asnjë kurë mjekimi. Ashtu të sëmurë e sollën në dhomën tonë të vogël ku banonin 14 gra edhe vajza. I shërbenim, e ushqenim nga ushqimet tona që na i sillte familja. Ishte 19 vjeçe.

E veshëm me pallton e bukur që kishte kujtim, ashtu e morën gardianët e burgut në momentin e fundit të jetës. Vdiq ajo vajzë e re dhe e varrosën tek varezat katolike të Rrmajit në Shkodër.

Marije Frisku-Mbesa e Rrok Friskut, e dënuar 3 vjet. E burgosën me axhën e saj (vdiq në burg).

Një Nasibe –S’ia mbaj mend mbiemrin, nga Tropoja, ajo nuk fliste, ishte shumë e heshtur.

Drita Kosturi-Një vajzë e re që u bë në moshën 15 vjeçe komuniste, por më pas u bë një antikomuniste. I kaloi jeta në burg dhe internime. U familjarizuam, por ishim të rezervuara nga frika e spiunëve që shpesh ndodheshin edhe aty ku s’e mendoje.

-Drita Kosturin-E kishin lanë në një dhomë me Hafiz Dërgutin e Gjon Serreqin, ajo tregonte: Sa herë lutej hoxha në ritualin e faljes, aq herë ulej e ngrihej Gjoni, se ishin të lidhur të dy bashkë.

-Për zotin Pjeter Zef Saraçin –e dënuan në birucë vetëm pse tha një shprehje për të qeshur, për humor. E zhveshën, e lidhën këmbë e duar dhe i hidheshin kovat me ujë të ftohtë….

Zotërinjtë Xhevat Dani e Pjeter Saraçi i shihnim shpesh duke pastruar oborrin me fshesë dhe shumë punë të tjera….

Pasi dola nga burgu punova punëtore gjithë jetën në beton. Formova familje, rrita fëmijë, djalë e vajzë, tashti jam gjyshe…”

Ana Daja u nda nga jeta në vitin 2006 duke lënë pas historinë e një jetë plot vuajtje, por edhe historinë e një gruaje plot dinjitet që u përball me diktaturën komuniste./kujto.al

blank

Shuhet Prof. Osman Kraja (1930-2022), personalitet me kontribute të rëndësishme në arsimin e lartë Nga Prof. Dr. Hajrullah Koliqi

Shuhet Prof. Osman Kraja, një personalitet me kontribute shumë të rëndësishme në arsimin e lartë.

Prof. Osman Kraja, ishte Rektor i Universitetit te Tiranes (1981 – 1988), Dekan i FSHN (1974 – 1980), Ambasador i Shqiperise ne Poloni.

Një mësimdhënës i shquar i Katedrës së Matematikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës.

Prof. Osman Kraja ishte ndër themeluesit e arsimit të lartë në Shqipëri. Punoi me pasion, përkushtim dhe me profesionmalizëm. Kontribuoi shumë për zhvillimin e Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe për ngritjen e autoritetit të profesorit universitar, si mësimdhënës dhe si punonjës shkencor.

Edukoi dhe arsimoi me dhjetëra gjenerata mësuesish dhe profesionistësh të tjerë.

Universiteti i Tiranës humbi një ndër figurat më të çmuara të tij.

Prof. Osman Kraja do të ngelet një model frymëzimi për botën universitare.

Rektorati, në emër të të gjithë pedagogëve të Universitetit të Tiranës, shpreh ngushëllimet familjes, të afërmve dhe kolegëve të tij.

————————————–
Osman Kraja, personalitet i shquar i arsimit shqiptar

Prof. dr. Hajrullah Koliqi

Në janar të këtij viti (2020) prof. Osman Kraja mbushi 90 vjet. Karrierën e tij profesionale ia kushtoi, kryesisht arsimit të lartë shqiptar. Ishte ndër themeluesit e arsimit të lartë në Shqipëri, bashkë me të cilin edhe u rrit në karrierë dhe u afirmua. Ishte profesor, dekan fakulteteti, rektor universiteti, autor, bashkautor dhe redaktor tekstesh universitare etj. U shqua  sidomos për angazhimin e tij për bashkëpunimin midis Universitetit Shtetëror të Tiranës dhe Universitetit të Prishtinës.Osman Kraja lindi më 1930 në mërgim, në Zongulldak, Stamboll, në një familje përparimtare me prejardhje nga Kraja. Pas shkollës fillore, më 1949 kreu gjimazin “Qemal Stafa” në Tiranë, ku mësimdhënës të tij ishin: Ahmet Gashi, Nonda Bulka, Vangjel Meksi, Qazim Turdiu, Abdurrahim Buza, Konstandin Trako etj, personalitete të shquara të arsimit, shkencës dhe artit shqiptar. Studimet e larta për matematikë i bëri në Universitetin e Varshavës, Poloni, ndërsa studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin “Lomonosov”, në Moskë.Karrierën e mësimdhënies e filloi në gjimnazin “Qemal Stafa”, në Tiranë. Më pas emërohet mësimdhës në Institutin Pedagogjik të Tiranës, i cili ishte institucioni i parë i arsimit të lartë në Shqipëri. Në këtë institucion filloi  kontributi i tij në këtë fushë të rëndësishme të arsimit kombëtar.

Gjatë rreth 45 vjetëve në vijim ai ishte mësimdhënës, përkatësisht përgjegjës i Katedrës së matematikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës, më pas edhe dekan i këtij fakulteti. Në këtë fakultet prof. Osman Kraja u shqua si mësimdhënës i matematikës dhe drejtues shembullor. Punoi me pasion, përkushtim dhe me profesionmalizëm.  Kontribuoi shumë për zhvillimin e Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe për ngritjen e autoritetit të profesorit universitar, si mësimdhënës dhe si punonjës shkencor. Titullin e lartë “Profesor” e afirmoi dhe e mbajti me dinjitet dhe me nder, si rrallë kush tjetër.

Si profesor universiteti, Osman Kraja u shqua, kryesisht  si bashkautor dhe redaktor tekstesh universitare, nga fusha e matematikës, siç është p. sh. “Analiza matematike”, I, II, III (1974) dhe disa tekste të tjera universitare. Ai edukoi dhe arsimoi me dhjetëra gjenerata mësuesish dhe profesionistësh të tjerë, të shpërndarë anë e kënd Shqipërisë. Të gjithë ata e kujtojnë me respekt profesorin e tyre të matematikës, Osman Krajën, që ishte aq kërkues ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve, duke përfshirë edhe studentët.

Prof. Osman Kraja ushtroi edhe funksione të larta në Universitetin e Tiranës. Fillimisht ishte  zëvendësrektor, pastaj  edhe rektor i këtij universitetit, si rrallë kush, në dy mandate (1981- 1988). Gjatë kësaj periudhe ai dha ndihmesë të veçantë në zhvillimin dhe reformimin e Universitetit të Tiranës, në kuadër të përpjekjeve “për ngritjen e mëtejshme të cilësisë së punës mësimore-edukative të shkollës”, të nivelit shkencor të përmbajtjes mësimore të saj  etj. Në këtë kuadër ai, ndër të tjera, shkroi dhe botoi veprën “Arsimi i lartë në RPSSH para detyrash të rëndësishme” (1987). Gjithashtu, ai është bashkautor i monografisë “Universiteti i Tiranës 1957-2007” (2007). Shkroi me respekt dhe me përkushtim për profesorët e shquar dhe kolegët e tij Kolë Popa dhe Shaban Baxhaku.

Si drejtues i Universitetit të Tiranës, prof. Kraja mori pjesë në konferenca e takime të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Osman Kraja kontribuoi shumë edhe për vendosjen e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Prishtinës. Me Kushtetutën e Kosovës të vitit 1974, sistemi kosovar i arsimit, duke përfshirë edhe Universitetin e Prishtinës, fitoi njëfarë autonomie. U krijuan mundësi edhe për bashkëpunim midis Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Tiranës. Për vendosjen e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin midis këtyre dy universiteteve prof. Osman Kraja, ishte i pranishëm dhe shumë aktiv qysh në kontaktet e para midis përfaqësuesve të këtyre dy institucioneve. U përpoq shumë për bashkëpunimin ndërshqiptar. Në këtë kuadër, shumë profesorë të Universitetit të Tiranës mbajtën mësim në Universitetin e Prishtinës, sidomos në vitet 1978-1981. Prof. Osman Kraja do të mbajë lidhje të ngushta edhe më vonë, jo vetëm me Universitetin e Prishtinës, por dhe me shumë kolegë të tij matematikanë e me shumë miq e shokë të tjerë, jo vetëm nga Kosova.

Prof. Osman Kraja u mor edhe me diplomaci. Në vitet 1997-2002, ishte ambasador fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Poloni, Lituani, Letoni, Estoni dhe Ukrainë. Për kontributin e tij në këtë fushë, nga autoritetet polake emërohet edhe president nderi i Shoqatës Poloni-Shqipëri.

Bashkë me zonjën e tij doktoreshë Mirën, ai mori pjesë në evente të ndryshme në Krajën e farefisit të tij, në Shkodër, Prishtinë, Gjakovë, Ulqin etj. Ndjente dhe ndjen gjithnjë mall, nostalgji, krenari dhe detyrim të përjetshëm ndaj të parëve, shokëve, bashkëpunëtorëve dhe ish-studentëve të tij të kudondodhur.

Gjatë tërë jetës dhe punës së tij, Osman Kraja u shqua si profesor emblematik dhe punëtor, intelektual atdhetar, qytetar fisnik, bashkëshort dhe prind i devotshëm. 

Për veprën dhe kontributin e tij, ai u nderua edhe me dekorata e urdhra prestigjiozë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe urdhrat “Naim Frashëri” i klasit të parë, “Flamuri i Kuq i Punës” etj.

blank

Miranda Haxhia: Iku edhe Meri Lalaj, u nis ‘Çajka’ fluturim drejt ‘Pogradecit’ te saj te perjetshem

Iku edhe Meri Lalaj, u nis ‘Çajka’ fluturim drejt ‘Pogradecit’ te saj te perjetshem.
Vdekja nuk ekziston, njerezit vdesin vetem atehere kur ne i harrojme. Nese do dime ta kujtojme Merin tone te dashur, do te jete gjithmone mes nesh.
***
Per ta kujtuar Merin, nje cope nga romani i jetuar, ‘Vaji i gurit’.
…..
28. A vriten ëndrrat?
Një shtrim i beftë në spital e njohu me një paciente trupvogël nga Pogradeci, gojëmjaltë e që fliste mjaft bukur. Ishte Meri Lalaj, mësuesja e anglishtes. Për ata të dy spitali nuk kishte as mure, as kampe internimi, as paragjykime. Zbuluan vetminë e njeri- tjetrit e morën e i bashkuan në një ëndërr të bukur.
– Çfarë është kjo histori? – iu vërsulën njerëzit Merit. – Ti je për bukuri mësuese, të mpleksesh me një njeri me ‘damkë’?! Të martohesh me një njeri të cilit pushteti i ka varur të atin dhe pushkatuar gjyshin? … Çfarë të lidh me atë njeri?… Punë e madhe se flet anglisht ai… Punë e madhe se është i lexuar… E kupton që ai përfiton nga ty? … E kupton që po shkatërron familjen tënde?… Ku do jetosh me atë njeri? Çfarë dashuria, dashuria!… Lëre, mos fol gjëra të tilla! Nuk është gjë e këndshme të dëgjosh nga goja jote, edhe sikur të ishte një shaka.Pse, çfarë kujtove ti, do shërosh plagët e Alizotit me dashurinë tënde?
Por njerëzit nuk e kuptonin. Ata që flisnin për dashurinë, ishin ata që nuk e njihnin. Meri dhe Xiko duheshin. Ishin njerëz prej gjaku.
Ata që i flisnin apo e paragjykonin ndjenjën e e dashurisë, e patën ndërtuar jetën e tyre duke përzierë bashkë pak simpati, një farë keqardhjeje, llogaritnin leverdinë nga martesa. Kush ka provuar se çfarë do të thotë të duash, siç e dinte Meri dhe Fejziu, do të ishte i pazoti për llogari e dhimbshuri frikacakësh.
Nga spitali, ia mbathën të dy për te streha e Xikos. E çoi nusen te mamaja. Mes asaj humbëtire, ku Vera gdhihej e ngrysej e ngjyer me dheun e punës së vështirë me kazmë e lopatë, lajmi i martesës së tyre ishte si një lule që çelte mes pllakash të rënda betoni. Vera qau fshehurazi për lumturinë e të birit. Doli jashtë e iu lut hënës në qiell që t’i mbronte. Ajo grua, më mirë se kushdo e dinte çfarë të ndodh, kur të arrestojnë burrin.
Meri e Fejziu, po aq vrullshëm sa u deshën, po aq shpejt sollën në jetë një vogëlushe të bukur. Oh sa e bukur ishte Manjola, mbesa ime! Si Mund të ishte ndryshe? Kishte ardhur nga dashuria.
Me Manjolën në krahë, Xiko e Meri mbërritën në Manzë, e të vetëdijshëm se nuk erdhën në qytezë përrallash, futën kokën në barrakën e internimit. Meri erdhi në Manzë me gjithë librat e ëndrrat e saj. U përpoq shumë të gjente punë, por damka e të shoqit e përndoqi keq e më keq.
Gjysmën e barrakës e mbushën me libra, pjesa tjetër e mbushur me zërin e njomështirës Manjolë. Manjola njohu barrakën si shtëpinë e saj magjike, aty mama Meri i lexoi përrallat e para, i mësoi dritaren, qiellin, botën, e njohu me fluturat e lulet. Kishte edhe shumë gjëra që Xiko e Meri nuk ia thoshin dot bijës së tyre. Duke u rritur, nga viti në vit, me sytë e fëmijës ajo vajzë e bukur dhe e zgjuar, filloi të dallonte trishtimin e mamasë, lodhjen e rraskapitjen e të atit që punonte si minator.
Në përrallat që krijoi Manjola, nuk kishte fund të lumtur.
Vetminë dhe izolimin e tre njerëzve që duheshin fort e shkallmoi, përveç mohimit të punës si mësuese, përbuzja e njerëzve ndaj martesës së pazakontë të një njeriu me ‘damkë’ dhe Merit, që ishte e shkolluar, mësuese, e anës së tyre. Njerëzve të pushtetit iu dukej se ishin tradhtuar, apo ishin mundur nga një njeri i dëbuar. Si mund të ishte i lumtur ai? Si mund ta bënte të lumtur i deklasuari një vajzë të pastër e të pafajme. E ka mashtruar, me siguri. T’ia bëjmë të pamundur jetesën së bashku.
Pa erdhi edhe një shi i tmerrshëm që zgjati tre dite e tre net, që hyri e përpiu në barrakën e tyre çfarë gjeti: tesha, libra, sende, fotografi, dorëshkrime. Litarët e çurgjet e ujit i kthyen në baltë të ngjeshur qindra faqe librash që Meri e Fejziu i kishin si frëngji për të parë çka të tjerët mezi e dallonin. Çfarë kanë më tepër ëndrrat, kur i prish zgjimi i mëngjesit? Po, ëndrrat kishin shpresën. Në jetën e tyre, shpresa po jepte shpirt. Nga përmbytja e barrakës, shpëtuan vetem Manjolën.
Merit nuk i dhanë asnjë punë. Shkolla e saj nuk pinte ujë. Jeta ishte si një libër me fletët e ujosura nga balta e shiu. Ndaj, jo gjithmonë zemra e përballonte realitetin që u përpoqën ta fshehin ata që shërbenin dogma e bënin propagandë për jetë të lumtur në Shqipërinë socialiste.
Tash e tutje, ata nuk kishin nevojë as për librat.
Do shkruanin librin e jetës dhe të vuajtjeve të tyre. Meri e Manjola ikën nga ai vendth e u strehuan në Pogradec. Manjola filloi shkollën, Meri u fut mësuese.
Xiko mbeti vetëm, ashtu si unë, babai i tij, mbeta vetëm, pasi u ktheva nga Anglia, ashtu si mamaja e tij mbeti vetëm, kur më ekzekutuan, ashtu si nënë Ismihani mbeti qyqe, kur pushkatuan babuin, ashtu si vetë ai kishte mbetur vetëm në krahët e gjyshërve për tre vjet në kampin e Tepelenës.
Jeta e atyre njerëzve nuk kishte asnjë ngjashmëri me historitë e librave. Por ja që ngjashmëria gjendet në fatin e atit e të birit.
blank

MOJ MERI MOJ E BUKURA MERI JONË! KËSHTU DO TË MBAJ MEND … Nga Eli Kanina

Moj Meri moj e bukura Meri-jonë!
Kaq e bukur në shpirt, në fjalët e tua, në librat e tu, në prezencën tënde elegante…!
Kaq delikate, deri në fund…si e porcelantë!
Me trëndafila të freskët mbi komedinë, me bluzën plot lule e ngjyra, me thonjtë e lyer plot kujdes nga Manjola, me sytë e vegjël xixëllues, me flokët, që i rregulloje me dorë, duke më pyetur shpesh “Hë, s’i kam mirë? Eh varja, kur të dal…”
Po si na le kështu, pa u ndierë, pa u ankuar, kaq pabesueshëm?
Do ta mbaj mend atë vështrim prej vogëlusheje dhe një gjysëmbuzëqeshje të paqtë që shoqëronte bisedat tona, sa dukej se e gjithë qënia jote ishte bërë gati, edhe pse nuk e pranonte, të nisej…
– Vishi atletet dhe eja t’ia mbathim që këtej – të pëshpërita një moment, kur infermjeria që sapo mori turnin e dytë, erdhi e tu drejtua konfidente, me humor “Akoma këtu? Hajt çohu, se nuk ke gjë…”.
Dhe ti, u ktheve nga mua duke më sqaruar, se janë mësuar e u ka parë syri edhe më keq, ndaj nuk u dukeshe e sëmurë…
– Po ti nuk je e sëmurë – nxitova ta pohoj edhe unë, – është thjeshtë një siklet kalimtar, që u komplikua nga postcovidi, sa të normalizohet frymëmarrja, do ta shohësh…
Ah ajo frymëmarrja jote e rënduar, që vinte e ngrihej si nga fundi i një honi, me zhurmën e një gërrihme maceje…! As vetë nuk e besoja atë që po të thoja, por që më duhet të ta thoja.
Ti tund kokën me besim, aq sa mund të besosh një mjeke në atë shtrat spitali, por edhe mosbesuese për çka dëgjon nga mua, e bindur se ajo që po vuan, nuk ka zgjidhje…
Telefonata e Manjolës të shkëput prej meje.
Ndërsa të dëgjoj që merakosesh për bijën dhe kthimin e saj në Gjermani, sa më shpejt, pavarsisht problemeve të tua, kundërshtimet e tua nervoze, më nervozojnë edhe mua, sidomos kokëfortësia jote…
Më në fund hesht, dëgjon dhe më pas ca belbëzime “mirë, mirë…” e marr me mënd replikën e bijës në anën tjetër të celularit, që vazhdon të përkujdeset për ty, pa ndihmën tënde…
Që të merrem me diçka, bëj disa foto, duke gjetur raportin tënd me trëndafilat e verdhë, megjithëse simboli yt është trëndafili i bardhë i dimrit, i përjetësuar edhe në romanin me të njëjtin titull. Ah sa do ti shkonte ai, tamam asaj komedine, kësaj dhome të bardhë spitalore. Por tani nuk është dimër, dhe ti në spital nuk je, nga dashuria…
Pasi ti, e mbyll celularin, me fjalët “ mirë Manjola, si të thuash ti…!” unë shpërthej në një lumë këshillash:
– Lëre Manjolën të zgjedhë për ty, të vendosë për ty! Të lutem ndihmoje atë dhe veten, duke mos u shqetësuar për asgjë, vetëm mendo e lutu si të dalësh e stabilizuar, e shëndetshme, nga spitali!
E ç’rëndësi ka nëse do kesh një infermjere përkujdesëse në garsionerën tënde, apo në një azil? Kudo që të jesh, ti je sociale, edhe në azil do bësh hall, ke kaluar kaq shumë, ke kaq shumë miq e mikesha, do zesh edhe më tepër atje, do keshë ç’të rrëfesh, pa do dëgjosh edhe shumë eksperienca të tjera, dhe do fillosh të shkruash edhe librin e rradhës, pa do të vijmë vizitë atje dhe do kalojmë mbasditet bashkë… do hapet edhe ndonjë vend derisa të vij edhe unë, të jetojmë bashkë. Se kjo është sfida e kohës që jetojmë, fëmijët duhet të jetojnë jetët e tyre, ne tonën…
– Nuk shkruaj më- më ndërpret ti- i kam mbyllur në dosje dorëshkrimet e fundit, jam e lodhur, edhe nga botimet…
– Po leri ato, se nuk e kemi festuar akoma botimin e ri, është herët të vendosësh, s’i dihet si vjen… ndoshta suksesi i këtij, të motivon për një tjetër – vazhdoj ta kundërshtoj unë, edhe pse me të drejtë e mirkuptoj lodhjen e saj, për sfidat e botimit ndër vite.
– Mu mbaruan menjëherë ato që mora, dhe ma kanë kërkuar librin e ri, edhe shumë miq e mikesha- më thua teksa sytë të shkëlqejnë, si çupërlinë në prag të një takimi.
– Sigurisht që suksesin e ke të garantuar, interesi i këtij libri është edhe pena jote, edhe miqësia me çiftin Kadare. Unë do të shkoj në librari ta blej, dhe nëse do jesh akoma në spital, do të vij ta marr dedikimin këtu…megjithëse më ka marrë malli, për një kafe së bashku, tek lokali, pranë shtëpisë tënde, dhe atje mbase na bëhet mbarë, ta promovojmë librin kur të dalësh…
– Kur të dal kam disa intervista për të dhënë – më thua entuziaste, teksa mi numëron që nga Adi Krasta, Arta Marku, Rovena Dilo, dhe të tjerë…
Për një çast bëhesh ëndërronjëse, dhe unë nuk dua të ta shqetësoj ëndrrën, që të vezulloi fytyrën dhe mendimet.
Heshtim të dyja, me duar të lidhura, duke parë djalin e gruas në shtratin tjetër, që po rregullonte disa letra, ndoshta përgjigje analizash dhe rekomandime specialistësh, për të jëmën…
Nuk e di edhe sa do kishim vazhduar ashtu, kur na ndërpret zilja e celularit, është skaneri, që Manjola ta përcjell në mesazh, për doktorin, nëse ka ardhur.
Bijëza jote, në sfidë me me gjithë burokracirat e këtij vendi, përkujdeset për ty, ndërkohë merret me dokumentacionin për sistemimin tënd pas ndërhyrjes kirurgjikale, që do vendosnin nga konsulta, nëse do të bëhej…
Ngrihem dhe shkoj tek doktor Jovani, patrioti dhe miku yt i kahershëm, për ta pyetur.
-Ka nevojë edhe për një skaner tjetër, ky është i paqartë – përgjigjet, pa ma interpretuar më tej, duke vazhduar leximin e skanerit, apo fshehjen e syve, për të mos e thënë të vërtetën.
Kthehem në dhomë pa e dhënë veten, ndërkohë që ti bisedon me shoqen e dhomës nga Berati, të cilës unë ia njoha menjëherë rrobat e tua, që ti, fisnikja jonë pogradecare, si shpirt-xhymere ia kishe falur ato ditë bashkëvuajtjeje.
– Edhe një skaner tjetër nesër, se ky është i turbullt, nxitova të ta jap sihariqin, pa lënë shteg për pyetje prej teje – dheeeeee, unë po largohem më mirë, ju vazhdoni bashkë, ndoshta nesër kaloj prapë…
Ta urova ditën e 1 qershorit, pak si me shaka, se edhe je bërë tekanjoze si fëmijë, edhe se dukeshe vërtet një fëmijë që ka nevojë për gjithçka, sidomos përkujdesje të ngrohta..
Më pas, ashtu si kur erdha, ta putha ballin dhe gushën, duke të kërkuar falje, që nuk mund të rri më tepër, por me premtimin se do vij shpejt, ndërkohë ti kujtohesh për serumin, dhe më kërkon ta kontrolloj e ta mbyll, se po mbaron.
– O Zot! Lëre infermieren ta bëjë punën e saj, edhe me këtë do merresh ti? – thërras unë, jo aq e bezdisur, sa e mahnitur, që kjo grua imcake me shëndet të brishtë, kërkon të mbajë në kontroll gjithçka rreth saj, deri në fund, e përkujdesur deri në mahni…
Infermjeria hyn, i kontrollon kateterin, ma dhkel syrin, dhe përsëri qesh e shakatohet me Merin, a thua se kanë një jetë bashkë…
Largohem atë ditë nga spitali, duke sjellë në mendje si një film dokumentar, copëra bisedash nga takimet tona, në aktivitete letrare, në lokale, në shtëpi, në rrugë, gjithandej e rrethuar me miq e të njohur, gjithësaherë duke shkuar diku, gjithkund ku kishte diçka për të thënë e rrëfyer…
Meri ishte një grua e fortë, se ashtu i kishte shkuar jeta, se i duhej të ishte e tillë, siç thotë Anna Magnani “Se “ti je e fortë” të thonë të gjithë. Se mos e dijnë ata se ç’ferr ke brenda. Nuk zgjedh të jesh e fortë, bëhesh, sepse nuk ke zgjidhje tjetër…!”
Pastaj më morën para, punët e angazhimet e mia dhe nuk i shkova dot më Merit. E telefonova nja dy herë gjatë javës dhe nuk ma hapi. Ndoshta, mu zemërua, që nuk i shkova të nesërmen, mendova dyshuese, dhe fundjavën e taksa ti shkoj e ta gjej, kudo që të ish…
Pak vite kisha që e kisha njohur, dhe më dukej se edhe unë kisha një jetë me Merin. Dinte aq shumë, sa ndonjëherë i thosha se ishte bibliotekë lëvizëse, me një arkivë të thesartë kujtimesh, me emra, ngjarje e data. E rezervuar, vetëm për miqësinë që dua, ma kthente duke buzëqeshur…
Sa më shumë lexoja e pëlqeja letërsinë e Merit, por edhe përkthimet e saj brilante, aq dhe e ndieja energjinë e saj të bukur, teksa rrëfente e bisedonim për librat dhe gjithçka në atë kafenenë tonë të këndshme, ku nuk linim cep pa bërë foto. E privilegjuar me miqësinë e saj, ndieja shpesh edhe zhgënjimin kur më thoshte se nuk ia vlente të luftonte më për asgjë, në gjithçka kishte besuar dhe koha e kishte sfiduar.
Gjithsesi ajo i deshi të gjithë, gjithë jetën, edhe pse në fund mbeti e vetme, me dashurinë e saj si një trëndafil i bardhë dimri …
Sepse e tillë ishte Meri!
Mikja e të gjithëve…
blank

Profesor Qazim Turdiu, Babai i mësimdhënies së matematikës ka lindur më 7 qershor 1917

Qazim Turdiu (Tiranë, 7 qershor 1917 – 8 prill, 1989) ka qenë arsimtar, pedagog dhe autor i shquar shqiptar në fushën e matematikës. Për kontributin e tij në lëmin e arsimit si pjesë e plejadës së arsimtarëve të paspavarësisë si Eqrem Çabej e Arshi Pipa dhe në hullinë e teksteve akademike është nderuar me tituj të shumtë.^

U lind në gjirin e një familjeje të dëgjuar tiranase, një ndër fëmijët e shumtë të Mahmud Turdiut dhe Nadires së Myslym Llagamit.[1] Pasi kreu Gjimnazin e Tiranës më 1937,[2] vazhdoi studimet e larta për matematikë në Universitetin e Montpellier të Francës, ku u diplomua më 1939, me rezultatet më të larta në kursin e tij. U kthye në Shqipëri pas okupacionit italian (1939) si i dyti shqiptar me shkollim të plotë në matematikë, ku u emërua si pedagog në Gjimnazin e Shkodrës (1940 -1942) dhe më vonë në Gjimnazin e Tiranës me detyrën e zëvendësdrejtorit (1943).

Si nacionalist apolitik kundërshtoi okupacionin italian dhe përkrahu idenë për Shqipërinë Etnike. U nderua me detyrën e mbartjes së eshtrave të Naim Frashërit në ceremonitë e rikthimit të tyre në Shqipëri. Ndërhyri te mëkëmbësi i mbretit, Jacomoni, për t’u shpëtuar jetën gjimnazistëve komunistë të kapur nga italianët. Si një nga intelektualët e njohur të kohës, u ftua (me ndërmjetësinë e Abdyl Këllezit) për të marrë pjesë në Lëvizjen Nacionalçlirimtare. Refuzoi për shkak të çështjes së Kosovës dhe aleancës së komunistëve shqiptarë me jugosllavët. Me hapjen e Institutit të Lartë Pedagogjik (1948) që ndër të parët pedagogë të tij dhe po kështu edhe me hapjen e Universitetit të Tiranës (1957), ku punoi deri më 1983. Në kushtet e mungesës së arsimit të lartë në Shqipëri, që themelues i mësimdhënies së matematikës në shkollat e larta. Në vitet 1958-1960 kreu studime pasuniversitare në Universitetin Lomonosov të Moskës, nën drejtimin e matematikanit të njohur Kollmogorov. Gjatë karrierës së tij 44 vjeçare edukoi me mijëra kuadro dhe fitoi famë për nivelin e komunikimit në auditor dhe objektivitetin në vlerësimin e studentëve. U shqua si didaktist e metodist i matematikës, duke dhënë ndihmesë të madhe në rritjen e nivelit shkencor dhe në kualifikimin profesional të mësuesve të lëndës së matematikës. Njihet si autor i shumë programeve shkollore, teksteve dhe monografive, duke përfshirë ato mbi metodikën e matematikës, gjeometrinë analitike, analizën matematike, trigonometrinë plane, historinë e matematikës, etj. U dallua si mbrojtës i traditës së shkollimit perëndimor dhe influencoi në ruajtjen e objektivitetit profesional të shkollës kundrejt tendencave të sistemit komunist për politizim ekstrem. Niveli i lartë i mësimdhënies në shkencat e sakta, e në përgjithësi profesionalizmi i shkollës shqipe, i detyrohet në një masë të konsiderueshme kontributit të Prof. Qazim Turdiut.

Gjatë periudhës së regjimit komunist punoi dhe jetoi në kushte politike të vështira, të përgjithshme dhe personale. Pësoi sulme të vazhdueshme nga hallkat e regjimit për shkak të origjinës së tij klasore prej ish-shtresave të larta dhe dy vëllezërve të tij të “arratisur” (Dr. Faik Turdiu dhe Dr. Ramazan Turdiu). Në dosjen e Sigurimit të Shtetit për Prof. Eqrem Çabejn figuron se agjenti me pseudonimin “Shigjeta”, më 20 tetor 1957, informonte se “Profesorët e Universitetit të Tiranës Eqrem Çabej, Qazim Turdiu, Minella Karajani e Rrok Zojzi flasin keq për regjimin në Shqipëri”. Ish ministri i brendshëm Feçor Shehu, deponoi në hetuesi më 1982, se Qazim Turdiu ishte marrë disa herë nën survejim. Në vitet 1970 pati konflikte të ashpra me tendencat në universitet për të imituar revolucionin kulturor kinez e më pas me shthurjen e disiplinës dhe kërkimllogarisë në kuadrin e “liberalizmit”, të cilat i mbijetoi kryesisht falë prestigjit personal që gëzonte me anëtarë të udhëheqjes së regjimit, që ishin të brezit të tij apo ish-nxënës të tij (si Ramiz Alia).

Më 1956 u martua me Asime Pipën (1931-1999), nga familja Pipa e Shkodrës dhe pati dy fëmije (Parid, 1958 dhe Silva, 1961). Fejesa (1981) e bijës së tij, Silva Turdiu, me birin e kryeministrit Mehmet Shehu u dënua nga udhëheqësi komunist Enver Hoxha për arsye të lidhjeve gjinore të familjes së vajzës me antikomunistë të njohur (Ramazan Turdiu, Myzafer dhe Arshi Pipa, etj.) dhe u bë preteksti për fundin tragjik të familjes Shehu. Hakmarrja e regjimit përfshiu edhe Prof. Qazim Turdiun e familjen e tij. Më 1983, pas botimit të librit të Enver Hoxhës “Titistët”, ku sulmoheshin familjet Turdiu dhe Pipa si të lidhura me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, regjimi e nxori në pension të detyruar. Vdiq në Tiranë, më 8 prill 1989, nga kanceri i mushkërive. Mijëra vetë morën pjesë në varrimin e tij, duke sfiduar stigmën e regjimit.

Nderime

Iu dha titulli Docent, që më 1957, grada e Kandidatit të Shkencave, më 1960; u bë Mësues i Merituar, më 1965; iu dha titulli Profesor, më 1972; u dekorua me urdhra dhe medalje etj. Në vitin 1992, me propozim të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, që pati edhe mbështetjen e njëzëshme të instancave përkatëse, Presidenti i Republikës Sali Berisha i dha titullin e lartë “Mësues i Popullit”. Këshilli Bashkiak i Tiranës më 1999 vendosi që shkolla e re 8-vjeçare (sot 9-vjeçare) në rrugën “Don Bosko” të mbante emrin e tij.[2] Më pas u laureaua me Urdhrin “Naim Frashëri” të Klasit të Parë dhe “Qytetar Nderi” i Tiranës.[3]

blank

Ndërroi jetë Agim Cerga, shkrimtar, gazetar dhe ish-sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve

Agim Cerga shkrimtari i njohur shqiptar ka ndërruar jetë në Kanada. Agim Cerga ka lindur në Shqiperi më 1934. Ka qenë për disa vite (nga viti 1977 deri ne 1981) sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artisteve të Shqipërisë, redaktor në gazetat dhe revistat letrare që dilnin në atë kohë, gazeta “Zëri i Rinisë”, “Drita”, revista “nëntori” etj.

 

Shkrimtari Agim Cerga ka botuar 22 libra, prej te cileve 9 janë romane, 6 janë vellime me tregime, 6 janë novela, si edhe nje vellim me 3 drama. Nje pjese e mire e librave te tij janë ribotuar ne Kosove dhe kritika letrare i ka vleresuar shume mire. Ka marre mbi 12 cmime ne konkurset kombetare dhe cmime vjetore te organeve letrare; nder to mund te permenden: Cmimin e Pare per tregimin, “Enderra te Varfera” marre ne konkursin e fakultetit te filologjise; Cmimin e Pare per tregimin, “Mall” ne konkursin kombetar te ushtrise; Cmimin e pare per novelen, “Bore e Pashkelur” ne konkursin kombetar; Cmimin e Dyte per novelen, “Era e Forte” ne konkursin kombetar; Cmimin e Dyte per novelen, “Vija e Ujit” ne konkursin kombetar; Cmimin e Dyte per novelen, “Ere e Forte” ne konkursin kombetar; Cmimin e Dyte per romanin, “Shtepia” ne konkursin kombetar; Cmimin e Trete per tregimin “Oxhaku” ne konkursin kombetar; Cmimin e Trete per tregimin, “Kur Vinte Pranvera” ne konkursin kombetar; Cmimin e Pare Vjetor per tregimin, “Vishnja Pikonte Gjak” dhene nga revista Shqiptarja e Re; Cmimin e Pare Vjetor per tregimin, “Kali im i dashur” dhene nga revista Pionieri; Cmimin e Dyte Vjetor per tregimin, “Kush është heroi” dhene nga gazeta Drita; Cmimin e Dyte Vjetor per tregimin, “Zeri” dhene nga revista Nentori; Cmimin e Dyte per dramen, “Fytyra e Nates, ne konkursin kombetar te drames; Cmimin e Dyte per dramen, “Fanitja” ne konkursin kombetar te drames. Ka marre 2 Urdhera Pune si edhe Urdherin Naim Frasheri te Klasit te Pare.

 

Ka qendruar per shume vite ne baze. është kritikuar rende per tregimin, “Enderra te Varfera” nga kritiku Razi Brahimi si nje tregim dekadent ku nuk perfaqesoheshin idealet e rinise se kohes komuniste, por jepej me ngjyra pesimiste bota e mbrendeshme e personazhit. është kritikuar rende novela, “Mengjesi i Larget” ne nje plenium te Lidhjes se Shkrimtareve nga kritiku Adriatik Kallulli dhe Bedri Dedja duke e konsideruar novelen si nje krijim me ngjyra te erreta dekadente dhe qe personazhi kryesor mblidhej ne boten e tij shpirterore duke renkuar nga nje dashuri e pafat, ne vend qe te jepej pasjoni revolucionar (aq i kerkuar i kohes) dhe dashuria e tij per nxenesit si mesues. Per novelen e lartpermendur, njeri nga recenzentet shkruante, duke perseritur pothuajse te njejtat verejtje te pleniumit per letersine, madje, duke shkuar me tej dhe duke e cilesuar novelen te rrezikeshme po te botohej dhe per botimin e saj do te mbante pergjegjesi jo vetem autori, por edhe shtepia botuese. Megjithate, novela u botua dhe pati sukses nga lexuesi. është kritikuar per tregimin, “Drite ne Fushe” si prishes i moralit te familjes socialiste. Per romanin, “Legjenda e Vadave” ka vuajtur mbi 2 vite para se ta botonte dhe është hequr nga cmimi i trete ne konkursin kombetar ne castet e fundit.

Gjithashtu mbas shume perpjekjesh ka mundur te botoje novelen, “Mjështër Danai” qe pengohej te botohej si liber nga shtepia botuese, “Naim Frasheri” me verejtje absurde. gsh

blank

Aktori Timo Flloko për Enea Zhegun: U prehsh në paqe, miku im, partneri im, vogëlushi i lulëkuqeve dhe Ziguri i Matos…

Ka reaguar aktori i njohur Timo Flloko për largimin e parakohshëm nga jeta të aktorit Enea Zhegu si më poshtë:

“Sa më trishtoi ky lajm…

Sa e desha Enean dhe sa shumë më donte…

Përulem me nderim e me dhimbje të rëndë në zemër për ikjen e tji të parakohëshme!

I paharruar je Enea tek unë!

U prehsh në paqe, miku im, partneri im, vogëlushi i lulëkuqeve dhe Ziguri i Matos…

Zoti të mbajtë pranë përtejjetë!

blank

Enea Zhegu ishte i pari – Enver Hoxha, Pilo Peristeri dhe Enea Zhegu(Tomka)! Nga Ilir Kadia

Pas vdekjes së Enver Hoxhës,për të mbajtur gjallë dashurinë e masave për figurën e tij,një nga propaganduesit kryesorë ishte Pilo Peristeri!
Ai shkonte në mes të punëtorëve,nxënësve dhe studentëve dhe rrëfente si e kish njohur Enver Hoxhën
dhe si ai i’a kish mbushur mendjen ti bashkohej komunistëve qëkur shiste cigare tek dyqani “Flora”!
Të njëjtën histori kudo shkonte.Edhe tek studentët e Institutit të Lartë të Arteve njëlloj.
“Më mori Enveri dhe më dha drekë tek ky restoranti që tani e quajnë “Vjosa” as 50 metra larg “Florës”.
Dhe më nxori për të ngrënë në ca pjata të vogla tamam si gjirokastrit.
Na duhet të kursejmë,më tha.Na duhen për luftën paratë,për armët!
Unë mbaja barkun me dorë!Ai fliste e fliste!
Në fund më tha diçka që ma prishi mendjen!
Pas asaj unë u binda dhe vendosa t’i bashkohem Partisë Komuniste!
Kush më thotë nga ju çfarë më tha Enver Hoxha që unë ndryshova mendje dhe ju bashkova e nuk ju ndava Enverit për 45 vjet?
Salla e Institutit të Lartë të Arteve u zhyt në heshtje!
Pilo Peristeri përsëriti pyetjen.
Hë pra,çfarë më tha Enver Hoxha?
Befas dëgjohet një zë!Ishte i Enea Zhegut!
-Hajde ikim pa paguar!
Studentët dhe padagogët shpërthyen në një të qeshur të madhe!
Aq të madhe sa akoma më bëhet se dëgjohet kur kaloj asaj ane!
Ishte fillimi i talljes së madhe që studentët e arteve me guxim filluan t’a bëjnë sheshit me regjimin komunist në dhjetorin e 90′ tës!
Por Enea Zhegu ishte i pari!

Send this to a friend