VOAL- Robert Blake, emri artistik i Michael James Gubitosi, vdiq dje, të enjten, në moshën 89-vjeçare. Aktori i njohur vuante nga sëmundjet e zemrës.
Blake fitoi famë në vitet ’70, duke interpretuar detektivin Baretta në serialin televiziv me të njëjtin emër. Karriera e tij u la në hije nga vdekja e gruas së tij, e vrarë në një parking në Los Anxhelos në vitin 2001. Për atë krim ai u gjykua me akuzën e vrasjes, por u shpall i pafajshëm.
Krahas serialit “Bereta”, për të cilin fitoi çmimin Emmy dhe Golden Globe, Blake mori pjesë në disa filma të suksesshëm në karrierën e tij të gjatë. E fundit që ai luajti ishte “Lost Highway”, me regji të David Lynch në 1997. rsi-eb