Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo i thanë lamtumirën botërorit të Rusisë në të njëjtën ditë duke qëndruar në rekordin e vetëm të tyre negativ atë të mos shënimit të golave në fazat me eliminim direkt të këtij evenimenti.
Eliminimi i tyre me Argjentinën e Portugalinë ishte tema kryesore në mediat ndërkombëtare.
Kështu Gazzetta Dello Sport shkruan: “Rënia e perëndive, Messi e Ronaldo eliminohen. Botërori humbi 10 topa të artë. Yjet tani janë Mbappe e Cavani”.
Kurse të Corriere dello Sport lexohet: “Rusi 2018, iku Gjermania kampione e botës, iku Argjentina e Messit, iku Portugalia e Cristiano Ronaldos; Botërori më i çmendur i të gjitha kohërave, por gjithsesi është Japonia. Në Spanjë AS publikon: Cristiano dhe Messi kthehen në Shtëpi. Në Portugali-Uruguaj vendosën golat e Cavanit. Spektakël i Mbappesë ne Francë-Argjentinë”.
Marca thekson: “Messi dhe Cristiano Ronaldo Knock Out. Mbappe një superyll. Kurse Mundo Deportivo thekson: Lamtumirë, kampionë! Messi e Ronaldo eliminohen në 1/8 e finaleve pas dygolëshave të Mbappe e Cavanit, yjet e Francës e Uruguajit”.
Edhe në Angli është trajtuar largimi i dy fenomeneve të futbollit botëror. Daily Express shkruan: “Messi dhe Ronaldo shuhen ëndrrat e Botërorit, ndërsa te Daily Mail lexohet: Ronaldo e Messi u kthyen në shtëpi në një natë dramatike të Botërorit të Rusisë. Mbappe, nr.10 perfekt”.
E përditshmja franceze ‘L’Equipe’ publikon foton e Mbappe e Griezman që festojnë nën titullin: “Monumental”, ndërkohë që në sfond edhe portreti i Maradonës. Në Portugali, ‘A Bola’ flet për ëndrrat e thyera të Ronaldos e Portugalisë nga 2 golat e shënuar nga Cavani.
Komentet