VOAL

VOAL

Kush po i tërheq ‘vijat e kuqe’ për Kosovën dhe Serbinë?

September 12, 2018

Komentet

“Ushtria e patronazhistëve” – Gent Progni nxjerr videon dhe denoncon profilet false: Janë të krijuara në qershor, vetëm na shajnë dhe komentojnë negativisht

Aktivisti dhe eksperti i IT-së, Gent Progni ka publikuar një video përmes së cilës dokumenton një “ushtri” profilesh false, të krijuara së fundmi, për të sulmuar protestuesit që janë ngritur kundër qeverisë së Edi Ramës.

Me videon ai tregon se profilet janë hapur në Instagram gjatë muajit qershor, përmes të cilave vetëm komentohet negativisht ndaj tyre.

Eksperti i referohet si “ushtri e patronazhistëve”, duke drejtuar gishtin nga qeveria se po tenton që të sulmojë protestuesit dhe të zbehë lëvizjen e tyre.

 “Ushtria e patronazhistëve. Të gjitha profile të hapura në qershor, të cilat na shajnë dhe komentojnë negativisht”, ka shkruar Progni krahas videos.

Kosova e pasur me resurse natyrore, e varfër në politikbërje!- Nga Florim Zeqa

 

Shkak i zbrazjes së Kosovës nga qytetarët e saj nuk është mungesa e resurseve natyrore dhe as e rezervave nëntokësore, por e varfërisë politike në qeverisjen e vendit dhe mungesvës së përspektivës zhvillimore. Pra, shkaku i klasës së dështuar politike shteti i Kosovës po vendnumëron për vite të tëra në pikën zero.

 

Shteti pa barazi ligjore, inekzistent për qytetarët

 

Nuk ke si ta quash ndryshe një klase politike pos të dështuar, e cila për 27 vjet pas luftës çlirimtare nuk arriti të ndërtoje një skemë të sigurimeve shëndetësore dhe as një përspektivë të qartë zhvillimore që garanton mirëqenje të qytetarëve.

Një politikë që për 27 vite rresht nuk arriti të krijoj drejtësi dhe barazi qytetare para ligjit, nuk e meriton të qeverisë tutje me vendin!

Për më keq se kaq, politikbërja kosovare i vërtetoj deklarimet e armiqve shekullor se “shqiptarët nuk janë të zotët të mbajnë shtet”.

Zgjedhjet në çdo katër muaj për çdo vjet, janë argumenti me i mjaftueshëm i paaftësisë qeverisëse të politikanëve tonë.

Shteti nuk ndërtohet me inate personale, me ndërskamca e shantazhe kundër njëri-tjetrit, por duke bashkëpunuar dhe ndihmuar njëri-tjetrin në qeverisjen e vendit.

Respektimi i rezultateve zgjedhore dhe njohja e fituesit janë parime bazë të demokracisë. Ndërsa kompromisi dhe toleranca janë pikënisje e çdo partie politike që i fiton zgjedhjet në Kosovë.

Kurse, kryeneqësia dhe inatet personale, urrejtja dhe egot për pushtet po e dërgojnë vendin në ngërçe dhe bllokada të pambarim, pasojat e të cilave po i vuajnë qytetarët.

Kjo varfëri politike është kthyer në sindromë kancerogjene për buxhetin e shtetit të Kosovës, ku për çdo vjet avullohen me dhjetra miliona euro vetëm për procese zgjedhore.

Varfërimi i buxhetit të shtetit do të thotë varfëri për qytetarët, por jo edhe për politikanët! Pasi, partitë politike financohen nga shteti dhe nga oligarkët ekonomik.

Asnjë politikan nuk paguan asgjë në Kosovë nga xhepi i tij, por nga arka e shtetit dhe e partisë politike! Kjo është arsyeja pse gara po bëhet kaq e ashpër mes partive politike dhe arsye pse po ndodhë vjedhja e votave brenda sojit (partisë)!

Prandaj, është i nevojshëm ndryshimi sunbstancial i sistemit qeverisës në vendit tonë! Por, parapraksiht ndryshimit të sistemit politik, duhet të ndryshojnë dhe reformohen partitë politike, të cilat më së paku janë në shërbim të qytetarëve!

Partitë politike, të ktheyra në korporata fitimprurëse për kryetarët dhe rrethin e afërt të tij ka çuar në degradimin e vlerave demokratike siq janë meritokracia dhe vota e lirë!

Përderisa të fillojnë të largohen nga politika artistët, mjekët, profesorët, krijuesit dhe shkencëtarët, sportistët dhe yjet e estradës, policët dhe ushtaret nuk mund të themi se politikbërja kosovare është kthyer në rrugë të mbarë.

Lënja e qetë dhe krijimi i kushteve për punë normale e kategorive të sipërcekura do të thotë kthim i shtetit në normalitet, ku respektohen vlerat e shoqërisë sonë.

 

Pas çertifikimit të rezultatit zgjedhor nga KQZ-ja, mesazhi i këtij shkrimi është ky: “Apel të gjithë krerëve të partive politike që të bashkëpunojnë ngusht në gjetjen e një kompromisi politik për zgjedhjen e Presidentit, në të kundërtën, do të ndëshkohen akoma më keq nga elektorati me bojkot të pergjithshëm të procesit zgjedhor.

“Mobilizimi më i madh popullor i dekadave të fundit” Media italiane: Shqiptarët kanë vrarë frikën, Rama nuk është më i paprekshëm

Media italiane “IL Fatto Quotidiano” i ka kushtuar një artikull të gjatë protestës antiqevritare në Shqipëri, e cila ka hyrë në ditën e 39.
Kjo media shkruan se ky është mobilizimi më i madh popullor që Shqipëria ka njohur dekadat e fundit dhe arritja më e madhe e saj është vrasja e frkës.
Një tjetër çështje të cilës kjo media i jep vëmendje është edhe “lufta hibride” e zhvilluar nga kryeministri Edi Rama, duke e konsideruar protestën si produkt të Iranit apo Rusisë.
Edhe dhuna policore e ushtruar ndaj protestuesve po ashtu është trajtuar dhe theksi vihet te mosreagimi i institucioneve.

Artikulli i plotë:

 

 

Mobilizimi më i madh popullor që Shqipëria ka përjetuar në dekadat e fundit vazhdon: aftësia për t’u përhapur përmes mediave sociale dhe përpjekjet për ta delegjitimuar atë.

“Arritja më e rëndësishme e protestës është ajo që organizatorët e quajnë vrasja e frikës. Shqiptarët nuk e perceptojnë më pushtetin e kryeministrit Edi Rama si të paprekshëm. Ky ndryshim psikologjik mund të jetë pasoja më e rëndësishme e kësaj lëvizjeje”.

Për gazetaren investigative Xhesika Tollia, e cila prej më shumë se një muaji ndjek në terren manifestimet e Revolucionit Flamingo për portalin investigativ “Shteg”, ky është momenti i kthesës së mobilizimit më të madh popullor që Shqipëria ka njohur në dekadat e fundit. Më shumë se kërkesat politike, sipas saj, ka ndryshuar marrëdhënia mes qytetarëve dhe pushtetit.

Për këtë është i bindur edhe Endrin Hysa, 37 vjeç, italian me origjinë shqiptare. Ai jeton prej vitesh në Itali, por kur protestat shpërthyen vendosi t’i bashkohej diasporës dhe të kthehej në Shqipëri për të marrë pjesë në manifestime.

“Omerta (heshtja e imponuar nga frika) ka qenë gjithmonë një nga të këqijat më të mëdha të këtij populli. Për dekada me radhë shqiptarët mbetën të izoluar nga bota gjatë komunizmit. Pas rënies së tij, shumë njerëz përfunduan duke pranuar në mënyrë pasive një politikë thellësisht të korruptuar,” thotë 37-vjeçari.

Më pas ai rrëfen disa episode nga fëmijëria e tij: “Kur isha fëmijë jetoja në Durrës dhe të gjithë e dinim se ai pallat shumëkatësh ishte ndërtuar nga mafia, ose ai lokali, apo ai tjetri ngjitur. Për ne prania e krimit të organizuar ishte normalitet,” shpjegon Endrini.

Më pas ai shton: “Për këtë arsye kam menduar gjithmonë se Shqipëria nuk do të mund të ndryshonte kurrë për sa kohë që do të vazhdonte ky heshtje kolektive. Kur pashë në Instagram mijëra njerëz që dilnin në rrugë, e kuptova se po ndodhte diçka e jashtëzakonshme. Për herë të parë pashë shqiptarët të çliroheshin nga frika. Dhe unë duhej të isha këtu”.

Historia e tij tregon edhe një element tjetër dallues të Revolucionit Flamingo: aftësinë për t’u përhapur përmes rrjeteve sociale më shumë sesa përmes medieve tradicionale.

“Bëhet fjalë për një protestë jo tradicionale,” shpjegon gazetarja Tollia. “Ajo mbështetet fort te rrjetet sociale dhe përdor mënyra komunikimi tipike të brezave të rinj. Kushdo që ka një telefon inteligjent dhe një lidhje interneti mund të publikojë një video që mund të bëhet virale brenda pak orësh”.

Për këtë arsye, vëren Tollia, lëvizja nuk ka qenë kurrë e varur nga mbulimi i mediave tradicionale, qoftë kombëtare apo ndërkombëtare.

“Protesta u përhap përmes algoritmeve të rrjeteve sociale. Dhe pikërisht për këtë arsye edhe kryeministri Rama e ka cilësuar disa herë algoritmin si ‘fajtor’”.

Sipas gazetares shqiptare, kryeministri u përpoq që në fillim të kontrollonte narrativën: “Fillimisht u përpoq t’i minimizonte protestat. Më pas, kur u bë e qartë se ato përfaqësonin një realitet politik që nuk mund të injorohej më, filloi të kërkonte elemente për t’i delegjitimuar”.

Sipas saj, Rama fillimisht foli për një “luftë hibride”.

“Ai pretendoi se lëvizja ndikohej nga interesa ruse ose iraniane. Kur këto shpjegime nuk gjetën mbështetje në opinionin publik, filloi të identifikonte protestues të veçantë, duke publikuar emrat dhe fotografitë e tyre në kanalet e tij në rrjetet sociale.”

Ndërkohë, klima në sheshe është bërë më e tensionuar.

Ditët e fundit kanë ndodhur përplasje dhe disa arrestime. Megjithatë, një nga thirrjet që dëgjohet më shpesh mbetet: “Policia është me ne.”

“Përdorimi i forcës nuk mund të justifikohet duke thënë se disa protestues hodhën miell ose vezë drejt automjeteve të deputetëve,” thotë Tollia.

“Deri tani nuk ka pasur asnjë reagim institucional lidhur me dhunën e denoncuar nga disa të arrestuar. Kemi parë njerëz tashmë të neutralizuar dhe të shtrirë në tokë që goditeshin me shkopinj gome.”

Këto episode dhune, shpjegon më tej Tollia, u përfshinë shpejt në narrativën e qeverisë.

“Ishte e parashikueshme që këto episode do të përdoreshin për të forcuar rrëfimin e qeverisë. Dhe pikërisht kjo po ndodh. Disa ekspertë të komunikimit mendojnë se Partia Socialiste po ndjek një strategji të koordinuar të disiplinës së mesazhit (message discipline) dhe manipulimit politik (political spin).”

Megjithatë, sipas gazetares, përplasjet nuk e kanë dobësuar mbështetjen për protestën.

“Manifestimi kombëtar i 4 korrikut, që nxori në rrugë mijëra njerëz, tregoi se protesta vazhdon të mobilizojë qytetarët njësoj si ditën e parë. Pamjet e prindërve që sjellin fëmijët në protesta dhe i lënë të vizatojnë ulur mbi asfalt janë prova më e qartë se shumica e pjesëmarrësve nuk kërkon dhunë. Ata vazhdojnë ta mbështesin lëvizjen me të njëjtin entuziazëm si në fillim.”

Kërkesat e mijëra protestuesve mbeten të njëjtat: një ndryshim i thellë politik dhe dorëheqja e Edi Ramës, i cili për momentin nuk ka ndërmend të largohet nga detyra.

“Nuk mund të them nëse Rama do të japë dorëheqjen apo jo,” përfundon Tollia.

“Ai vetë e ka përsëritur disa herë se kjo mundësi nuk bën pjesë në planet e tij. Ajo që mund të them është se kjo protestë do të ketë për të një kosto të konsiderueshme politike.” bw

Çka pastaj  nese vendi shkon në zgjedhje të reja? – Vështrim nga Skënder MULLIQI

Në këtë gjendje serioze politike në të cilin gjindet Kosova , ku pyetja është, a do të shkojmë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare?Disa individë të politikës kan një qasje jo serioze dhe diletante , ku vendi mund të  shkon për një kohë të shkurtër në zgjedhje, shumë të kushtueshme! Mund të konstatohet së jemi futur ne varfërin demokratike më të madhën në 26 vitet e fundit.Kjo tregon së si zhvillimi demokratik I shtetit edhe pas dy decenieve e gjysmë nuk ka mbërrritur askund.Ne politikën tonë nuk po zgjidhen mjete dhe metoda në luftën  për pushtet.Këta shëmbuj të këqij të politikës nuk na jepin shpresë për “stabilitet”, kur egziston mundësia që të kemi zgjedhje të reja ku dëmet do të ishin fatale!Zgjedhjet e reja nuk do të prodhonin asgjë pozitive, veq që do të kishim shpenzime të panevojshme në këtë shtet  më kosto të lartë të jetesës.Nese zgjedhjet e reja kushtojnë , shtrohet pyetja cila është alternativa?Të futemi në diktaturë?Mos të votojmë për 20 vite?Qytetarët e Kosovës ishin të lumtur që pas shumë vitesh nën diktaturë kan pritur sistemin pluralist shumë partiak demokratik.Shumë kush këtë ditë e ka paguar  shtrejtë, kan shkuar në luftë për çlirimin e vendit nga Serbia okupatore.Liria erdhi bashkë më shtetin e dytë të shqiptarëve në Ballkan, por demokracia shumë është injoruar, dhe kjo është pengesë e ecjës tonë përpara.Çfarë kuptimi kanë zgjedhjet, kur ato injorohen?Kur nuk prodhojnë asgjë pozitive për qytetarë të cilët kan dalë në zgjedhje me motivacion që do të përmbushën kërkesat e tyre legjitime.Ne shtetet demokratike perëndimore përseritja e zgjedhjeve nuk është aspak problem, së sistemet janë të rregulluara  ku gjithqka funksionon mirë.Nese nuk kemi stabilitet politik, nuk kemi as stabilitet të ecurive ekonomike , që ndikojnë seriozisht në mirëqenjën e qytetarëve.Qytetarët këto aventura politike nuk i harrojnë lehtë, të cilët e kan humbur besimin në këtë klasë politike  më logjikë retrograde.Zgjedhjet e fundit parlamentare kushtuan 11 milion euro, ku më këto mjete do të ishin ndërtuar shkolla dhe qerdhe fëmijesh.Dhe , shtrohet pyetja logjike, si po i edukojmë fëmijët tanë ?Çfarë orjetimi jetësor po ju japin?Ekzistojnë të gjitha predispozitat që të kemi një vend të rregulluar pa kriza politike, institucionale dhe pa kriza ekonomike.Demokracia nuk është e përkryer, atë duhet ta kultivojmë çdo ditë, por jo me njerëz më logjikë të tejkaluar, të korruptuar dhe të burokratizuar!Kosovës u duhet një orjetim i ri politik, më njerëz të ri të politikës…

Kush është kundër ngritjes së LDK-së; ne që po kërkojmë ndryshime apo ata që po i bllokojnë ato?!- Nga Florim Zeqa

 

Të humbësh një palë zgjedhje mund të jetë rastësi, por, assesi tri humbje radhazi nuk arsyetohen me rastësinë, as më heshtje dhe as më ikje nga përgjegjësia politike!

 

Ikja nga përgjegjësia akt qyqar i drejtuesve aktualë

 

Një subjekt politik që për dy dekada rresht nuk arrin të këndellet nga humbjet serike, nuk e meriton skenën parlamentare!

Një klasë politike që për 20 vjet rresht dështon në zgjedhje parlamentare nuk e meriton të jetë në krye të subjektit politik!

Një politikan që përjeton më shumë se tre humbje serike duhet t’i thërras ndërgjegjës dhe të ofrojë dorëheqjen nga organet e partisë si akt moral për humbje në zgjedhje!

Mirëpo, për fatin e keq, drejtuesit e LDK-së nuk e njohin dorëheqjen si akt moral!

E njohin ikjen nga përgjegjësia si akt qyqar para elektoratit, të cilin e mashtrojnë paturpërisht para zgjedhjeve duke ua premtuar fitoren spektakolare!

Fitoren nuk e njohin që dy dekada dhe përseri krenarë me vetën e tyre!

Drejtuesit e LDK-së post rugoviane u kënaqen më vendin e dytë plotë 14 vjet në skenën politike, por, siq po duket të kënaqur janë edhe me vendin e tretë për 6 vite rresht si humbës të katër palë zgjedhjeve!

Nuk ka si të jetë ndryshe, kur nuk reflektojnë edhe tani nga pozita e tretë duke e thyer rekordin e humbjeve në zgjedhjeve 9:0, pa asnjë fitore në zgjedhjet nacionale!

Humbjet janë normale për një parti të vogël, por jo edhe për një ish gjigant të politikës kosovare, nga e cila dolën të gjitha partitë e skenës politike kosovare!

 

Një dorëheqje e harruar dhe kriza morale në LDK

 

I vetmi politikan i LDK-së, me ndërgjegje të pastër njerëzore, i cili kishte dhënë dorëheqje ishte Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Rexhepi, duke e ndjerë përgjegjësi morale si akt moral ndaj qytetarëve të Kosovës dhe familjeve Balaj e Xheladini, të cilat humbën bijtë e tyre, Arben Xheladini dhe Mon Balaj si pasojë e plagëve të marra gjatë protestave të 10 shkurtit 2007, anipse nuk e kishte asnjëlloj përgjegjësie komanduese për vrasjen e dy aktivistëve të LVV-së nga policia e UNMIK-ut!

Udhëqja autoritare e LDK-së nuk e njeh dorëheqjen si akt moral për humbjet serike dhe humbjen e elektoratit të saj!

Përkundrazi, e marrin guximin që të sulmojnë dhe etiketojnë të gjithë zërat që kërkojnë përgjegjësi dhe llogaridhënje për humbjet serike dhe katandisjen e vlerave demokratike në LDK.

Çka është bërë mjaft është bërë mjaft, 20 vjet humbje, 20 vjet zhgënjim, 20 vjet turpërim për LDK-në!

Vetëm dorëheqja kolektive është shpëtim për LDK-në, në të kundërtën e pret përfundim i turpshëm partinë më të vjetër politike në vend”!

Siq duket, bashkëjetesa me humbjen i ka bërë të ndjejnë frikë nga fitorja drejtuesit e LDK-së!!!

Ngritja e partive rivale dhe tkurrja e LDK-së janë bërë shqetësim për elektoratin, por jo edhe për drejtuesit e saj, të cilët, zërat kritik që kërkojnë ndryshime substanciale i akuzojnë si armiq të LDK-së!

 

U mbetët lexuesve të këtyre rreshtave që të vlerësojnë drejt dhe më gjakftohësi, se kush në të vërtetë është armik dhe kush është kundër ngritjes së LDK-së; ne që po kërkojmë ndryshime apo ata që po i bllokojnë ato!

Revolta qytetare nga Tirana në Paris- Media franceze: Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Revista franceze “Paris Match” i ka kushtuar një artikull protestave që po zhvillohen prej 38 ditësh radhazi në Tiranë, ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Në shkrim i kushtohet një vëmendje e veçantë faktit se kryeministri Rama ka akuzuar forca dhe agjentura të huaja për organizimin e revoltës popullore. Revista franceze thekson se ajo që nisi si një kundërshti ndaj projektit në Zvërnec është shndërruar në një revoltë më të gjerë kundër qeverisë dhe establishmentit politik.

 

 

“I akuzuar nga protestuesit se favorizon investitorët në kurriz të interesave të vendit, zoti Rama pohon rregullisht se nuk do ta braktisë projektin dhe akuzon forcat e huaja për nxitjen e këtyre protestave.

Ai deklaroi të premten se nuk ka arsye për t’u shqetësuar dhe se projekti ende nuk ishte miratuar. Ai theksoi se ‘ekspertët më të mirë’ në botë ishin të përfshirë dhe se qëllimi ishte të ‘krijohej diçka unike’”, shkruan “Paris Match”.

Artikulli sjell në vëmendje edhe protestën e zhvilluar në lagunën e mbrojtur të Vjosë-Nartës, rreth 150 kilometra në jugperëndim të Tiranës, ku një projekt ndërtimi ka shkaktuar reagime të forta nga qytetarë dhe aktivistë mjedisorë.

“E gjithë kjo zonë detare është një zonë e mbrojtur. Shkatërrimi i saj do të ishte fatal për biodiversitetin”, citohet të jetë shprehur për AFP Emiljona Puja, një punonjëse financiare.

Në një plazh me rërë përballë ujërave të kaltër, protestuesit mbanin flamingo rozë të fryra ose të prera në letër, të cilat janë kthyer në simbol të kësaj lëvizjeje, ndërsa brohorisnin: “Anulojeni projektin!”.

Revista franceze njofton gjithashtu se të dielën në Paris u zhvillua një protestë në mbështetje të zhvillimeve në Tiranë.

“Këtë të diel, nën një diell të bukur pranveror, disa qindra francezë me origjinë shqiptare u mblodhën në Place Joachim-du-Bellay, në arondismentin e parë të Parisit. Ndër sloganet që jehonin nga kjo turmë, e vendosur për të mbrojtur të drejtat e popullit kundër zhvilluesve të pasur, shumë prej tyre drejtoheshin ndaj udhëheqësve shqiptarë, të akuzuar se e shitën Shqipërinë dhe nuk respektuan vullnetin e popullit”, shkruan media franceze.

Marine Le Pen apo Jordan Bardella? DW: Qeveria gjermane duhet të mësohet me idenë se e djathta ekstreme mund të vijë në pushtet në Francë

Nëse jo, ajo mund të shpallë kandidaturën e saj. Do të ishte përpjekja e saj e katërt, pas zgjedhjeve presidenciale të viteve 2012, 2017 dhe 2022. Në dy të fundit, ajo humbi në raundin e dytë ndaj Presidentit aktual, Emmanuel Macron , i cili, megjithatë, nuk mund të kandidojë sërish pasi ka shërbyer dy mandate.

 

FRANCË- Të martën, më 7 korrik, do të jepet verdikti në çështjen e apelit kundër Marine Le Pen-it. Ajo është lidere e Rassemblement National (RN) në Asamblenë Kombëtare të Francës . Kjo parti konsiderohet populiste e djathtë ose e ekstremit të djathtë. Nëse gjykata edhe një herë e pengon Le Penin të kandidojë për zgjedhjet për shkak të keqpërdorimit të fondeve të BE, ajo do të përjashtohet nga zgjedhjet presidenciale në prill 2027.

Nëse jo, ajo mund të shpallë kandidaturën e saj. Do të ishte përpjekja e saj e katërt, pas zgjedhjeve presidenciale të viteve 2012, 2017 dhe 2022. Në dy të fundit, ajo humbi në raundin e dytë ndaj Presidentit aktual, Emmanuel Macron , i cili, megjithatë, nuk mund të kandidojë sërish pasi ka shërbyer dy mandate.

Megjithatë, nëse gjykata vazhdon ta përjashtojë Marine Le Pen-in nga zgjedhjet, ka të ngjarë që Jordan Bardella , lideri 30-vjeçar i RN-së dhe biri politik i Marine Le Pen, të hyjë në garë.

Një fitore e RN-së nuk ka qenë kurrë kaq e afërt

Pavarësisht se cili prej tyre kandidon, sondazhet duken premtuese për partinë. Sipas tyre, si Le Pen-i ashtu edhe Bardella do të fitonin raundin e parë në prill me një avantazh të rehatshëm ndaj kandidatit të radhës, me shifra që variojnë midis 32 për qind dhe 38 për qind. Rivali kryesor është ish-kryeministri Edouard Philippe, i partisë së qendrës së djathtë Horizons.

Nëse ai përballet me Bardella-n ose Le Pen-in në raundin e dytë, suksesi i tij do të varet nga nëse ai do të jetë në gjendje të mobilizojë votuesit e qendrës dhe të majtë për të parandaluar një fitore të RN-së.

Kështu ka ndodhur në disa zgjedhje presidenciale dhe parlamentare,  ashtu si në Gjermani ku partitë e tjera shpesh formojnë aleanca kundër AfD-së, e cila, në disa aspekte, është e ekstremit të djathtë. “Por kjo dinamikë është dobësuar ndjeshëm në vitet e fundit,” i thotë DW-së Jacob Ross, ekspert për Francën në Shoqatën Gjermane për Politikë të Jashtme. “Mundësia (që RN të fitojë gjithashtu raundin e dytë) është më e madhe se kurrë – kjo është e sigurt.”

RN nuk dëshiron të ketë të bëjë me AfD-në

Ngjitja e Rassemblement National (Tubimit Kombëtar) është bërë e mundur nga një strategji afatgjatë që Marine Le Pen e ka quajtur “antidemonizim”: distancimi nga antisemitizmi dhe racizmi i hapur që karakterizonte babanë e saj, Jean-Marie Le Pen, dhe adoptimi i një kursi më të moderuar dhe të qeverisshëm që është i pranueshëm për elektoratin e qendrës së djathtë.

Sa më e mundshme që duket një fitore zgjedhore në vitin 2027, aq më shumë RN distancon veten nga partitë e ekstremit të djathtë jashtë vendit dhe kërkon, në vend të kësaj, të krijojë lidhje me partitë e qendrës së djathtë.

Dhe këtu hyn në lojë Gjermania. Si Le Pen-i ashtu edhe Bardella janë distancuar qartë nga AfD, duke e konsideruar atë tepër ekstremiste, madje duke shkuar deri aty sa ta përjashtojnë nga grupi i tyre i përbashkët parlamentar në Parlamentin Evropian. Megjithatë, të dyja partitë ndajnë një agjendë të ngjashme, veçanërisht në lidhje me luftën kundër imigracionit dhe skepticizmin e tyre ndaj BE-së.

Lavdërime për kancelarin Merz për politikat klimatike dhe të imigracionit

Për më tepër, në fillim të vitit, Jordan Bardella u takua me ambasadorin gjerman në Paris, Stephan Steinlein, për bisedime. Dhe në maj, në një intervistë për ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’, Bardella lavdëroi haptazi Kancelarin Friedrich Merz të partisë CDU dhe foli për ‘bazë të përbashkët ideologjike’ me të.

Ndër këto, ai përmendi kritikat ndaj programit të mbrojtjes së klimës së BE-së, Marrëveshjes së Gjelbër (Green Deal), dhe menaxhimin e “rrjedhave të migracionit”, megjithatë Bardella mirëpriti rivendosjen e kontrolleve në kufijtë e Gjermanisë.

Kjo ishte diçka e re. Në të kaluarën, politikanët e RN-së, ashtu si e majta ekstreme në Francë, kishin adoptuar vazhdimisht një ton kritik apo madje armiqësor ndaj Gjermanisë.

“Shumë shpesh, në të dyja skajet e spektrit politik, pikturohet ky imazh i një Gjermanie dominuese,” thotë Jacob Ross, “e cila tërheq fijet në Bruksel dhe përmes Komisionit Evropian, dhe e cila dobëson pozicionin e Francës përmes legjislacionit dhe masave administrative.”

Me komentet e tij, Bardella donte të dërgonte një mesazh për politikën federale dhe, mbi të gjitha, për partitë e Unionit, CDU-në dhe CSU-në: “Ne nuk jemi kështu. Kur të marrim përgjegjësi qeveritare, ne do të distancohemi nga retorika e kësaj fushate zgjedhore dhe do të jemi partnerë pragmatikë.”

Një fitore e RN do të sillte mosmarrëveshje me Gjermaninë

Zyra kancelarore mbeti e heshtur përballë deklaratave të Bardellas. Merz, i cili thekson qendrën politike dhe vlerën e integrimit evropian, qartë nuk i jep rëndësi lavdërimeve të një politikani francez të ekstremit të djathtë.

Megjithatë, Kancelari gjerman do të duhet të marrë në konsideratë, i pëlqen apo jo, se si ka ndërmend të përballet me një president të mundshëm të ardhshëm, Jordan Bardella, ose me një presidente, Marine Le Pen.

Jacob Ross parashikon mosmarrëveshje në këtë skenar, si në nivel dypalësh ashtu edhe brenda BE. “Do të ketë një potencial të konsiderueshëm për konflikt  mbi çështje politike.” Për shembull, në fushën e politikës energjetike, nëse Franca — e cila, ndryshe ngaGjermania, është plotësisht e përkushtuar  ndaj energjisë bërthamore — tërhiqet nga tregu evropian i energjisë elektrike.

E njëjta gjë do të vlejë nëse Franca, ashtu siç kanë njoftuar Bardella dhe Le Pen, do të reduktonte në mënyrë drastike kontributet në BE. Pyetja atëherë do të ishte, sipas Ross: a do të duhej Gjermania të paguante edhe më shumë?

Meloni si model?

Megjithatë, eksperti i Francës nuk parashikon fundin e bashkëpunimit franko-gjerman.

Mund të ndodhë e njëjta gjë si me kryeministren italiane të djathtë, Giorgia Meloni. “Në fakt, para fitores së saj në zgjedhje në 2021, shtypi evropian pretendonte se fashizmi po trokiste në derën e Italisë, dhe Meloni më pas u bë relativisht shpejt një partnere, si në nivel evropian ashtu edhe bilateral, të cilën Friedrich Merz e përshkruan si një partnere strategjike.”

“Sigurisht, do të ketë një humbje të caktuar besimi dhe shumë fërkime,” përmbledh Ross, “por nuk do të mjaftojë për të rrëzuar gjithçka nëse, në fakt, fiton një kandidat i RN.”/DW

“Po protestohet çdo ditë, qytetarët denoncojnë korrupsionin dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës”- Televizioni publik austriak: Tubimi i 4 korrikut, më i madhi që kur nisi lëvizja kundër qeverisë

Televizioni publik austriak ORF ka raportuar për protestat në Shqipëri, duke u ndalur tek ajo e 4 korrikut, duke e konsideruar si më të mandhen kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama që nga nisja e levizjes.


“Edhe gjatë fundjavës vazhdoi “Revolucioni i Flamingove” në Shqipëri. Dhjetëra mijëra njerëz protestuan sërish kundër projektit gjigant të ndërtimit të dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, në një zonë të mbrojtur mjedisore. Së fundmi, zemërim ka shkaktuar edhe dhuna e policisë ndaj protestuesve”, thuhet ne shkrimin e ORF.

Österreichische Rundfunk- ORF

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, protesta e së shtunës në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, ishte më e madhja që nga fillimi i demonstratave në fund të majit. “Protestat e Flamingove” nisën si një lëvizje mjedisore kundër ndërtimit të resortit turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, në bregdetin jugperëndimor të Shqipërisë, një zonë e rëndësishme shumimi për flamingot.

Ndërkohë, protestat janë drejtuar edhe kundër qeverisë shqiptare. Demonstruesit, të cilët prej javësh dalin çdo ditë në rrugë, denoncojnë korrupsionin në vend dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Qeveria shqiptare prej kohësh përpiqet ta nxisë ekonominë përmes turizmit. Megjithatë, protestuesit e akuzojnë qeverinë se po mbështet investitorë të huaj, si familja Kushner, në “plaçkitjen” e vendit. Në pankartat e tyre lexohet shpesh slogani: “Shqipëria nuk është në shitje.”

10 mijë dhoma në një zonë të mbrojtur

Në projektin e ndërtimit janë përfshirë Jared Kushner dhe bashkëshortja e tij Ivanka Trump. Familja Trump ka investuar në shumë projekte luksoze në mbarë botën.

Projekti pritet të jetë gjigant. Një kompani e Kushnerit synon të investojë 1.4 miliardë euro. Kompleksi do të përfshijë hotele dhe vila private, një marinë për jahte, restorante dhe objekte rekreative. Në total parashikohet ndërtimi i 10 mijë dhomave për turistë.

Protestat nisën pasi në një plazh të Zvërnecit u shfaqën papritur gardhe ndërtimi të rrethuara me tela me gjemba dhe eskavatorë.

Përshkallëzim para Parlamentit

Të enjten, shumë protestues u mblodhën për herë të dytë gjatë asaj jave para Parlamentit, për të penguar deputetët të hynin në ndërtesë.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë.

Protestuesit hodhën vezë, gurë dhe sende të tjera, si edhe u përpoqën të çanin kordonët policorë. Sipas policisë, 15 efektivë u plagosën dhe 25 protestues u arrestuan.

Organizatat për të drejtat e njeriut kërkojnë hetim

Organizata për të drejtat e njeriut Komiteti Shqiptar i Helsinkit (AHK) shprehu të shtunën shqetësim për përshkallëzimin e situatës gjatë protestave.

Sipas AHK-së, aktet e dhunshme të individëve nuk mund të justifikojnë përdorimin joproporcional të forcës nga policia.

Aktivistët për të drejtat e njeriut deklaruan se policia përdori gaz lotsjellës pa paralajmërim dhe goditi persona të shtrirë në tokë.

“Kjo është e papranueshme dhe kërkon një hetim të menjëhershëm, të pavarur dhe efektiv.”

“Rruga drejt BE-së është penguar nga korrupsioni, jo nga protestat”- Mesazhi i fortë i Ditmir Bushatit: Ndryshimi është i pashmangshëm! Energjia e shesheve mund të shndërrohet në realitet politik!

NGA DITMIR BUSHATI


E ARDHMJA ËSHTË KËTU

Kudo ku kam udhëtuar gjatë këtyre javëve për arsye pune, në takime apo telefonata me miq anembanë botës, jam ndier krenarë për fjalët e mira që kam dëgjuar për Shqipërinë. Pasqyrimi i protestave disa javore nga mediat prestigjioze ndërkombëtare e ka paraqitur vendin tonë si një shoqëri me ndërgjegje qytetare dhe në solidaritet.

Nuk ka imazh më të mirë sesa ai që krijohet pa para, por me shpirtin e gjallë të një shoqërie që ngrihet në këmbë për vendin e vet.

Protestat në Shqipëri pasqyrojnë shqetësime të thella që kërkojnë reflektim serioz dhe veprime kuptimplota për modelin demokratik dhe zhvillimor të vendit.

Së pari, shumica e protestuesve janë fëmijë të tranzicionit që nisi në vitin 1990 dhe nuk po gjen fund. Ata nuk janë rritur me frikën e komunizmit dhe as me paranojën e armikut të jashtëm. Prandaj, përdorimi i retorikës përçarëse prodhon efektin e kundërt. Në rajonin tonë, të vetmet vende që ende nuk e kanë kapërcyer brezin e udhëheqësve simbol të tranzicionit janë Shqipëria dhe Serbia, ndonëse për arsye krejt të ndryshme. Ndryshe nga serbët, shqiptarët e kanë të qartë se vendi i tyre i përket familjes europiane.

Për fëmijët e tranzicionit, modeli i një jete normale nuk është Shqipëria e komunizmit. As ajo e kioskave dhe firmave poramidale. Dhe as ajo e betonit, që krijon marrëdhënie ndërvarësie midis pushtetit politik, fitimit dhe imagjinatës arkitektonike, por nuk prodhon mirëqënie shoqërore. Përkundrazi. Është Shqipëria e mundësive të barabarta dhe e zvogëlimit të hendekut të padurueshëm mes pritshmërive dhe realitetit. Është Shqipëria ku demokracia nuk negociohet dhe nuk tjetërsohet.

Së dyti, gjatë këtyre javëve Shqipëria po përjeton një çlirim kolektiv emocional që nuk ndërmjetësohet nga partitë, udhëheqësit apo institucionet. Njerëzit nuk po protestojnë vetëm kundër arrogancës, personalizimit të tejskajshëm të pushtetit dhe aleancës së dëmshme mes politikës, oligarkisë, krimit të organizuar dhe medias. Ata po përjetojnë ndjesinë e solidaritetit, dinjitetit dhe vetëdijen për interesin publik.

Një nga produktet më të rëndësishme të kësaj proteste, sado e larmishme të jetë ajo, është katarsisi shoqëror. Bashkë me të po krijohet edhe një bazë e re për një ushtrim më të besueshëm demokratik, që mund ta shndërrojë energjinë e shesheve në realitet politik.

Së treti, Shqipëria nuk ka pasur kurrë kaq simpati ndërkombëtare. Gjatë luftës në Kosovë, vëmendja ndaj vendit tonë lidhej kryesisht me bujarinë e shqiptarëve në strehimin e motrave dhe vëllezërve nga Kosova. Sot kjo vëmendje është për diçka krejt tjetër: për faktin se qytetarët po kërkojnë të shkëputen nga një model politik dhe ekonomik që ka asfiksuar konkurrencën dhe meritokracinë. Një model që është ndërtuar në kurriz të brezave të shkuar dhe atyre të ardhshëm: të parëve duke ua ngrënë kontributin, të dytëve duke ua rrënuar trashëgiminë.

Së katërti, pasqyrimi i përditshëm i protestave në Shqipëri nga mediat më prestigjioze ndërkombëtare, duke u përqendruar te shkaqet reale të zemërimit qytetar dhe te mobilizimi i diasporës sonë si kurrë më parë, është investimi më i mirë për imazhin tonë si popull dhe për rrugën tonë drejt Bashkimit Europian.

Rruga jonë drejt BE-së është penguar pikërisht nga ato plagë kundër të cilave protestohet sot: korrupsioni i përhapur, krimi i organizuar, institucionet e politizuara dhe kapja oligarkike e pasurive publike. Ajo që po ndodh sot është kundërprova më e fuqishme që ka ekzistuar ndonjëherë. Shqiptarët po kërkojnë jetësimin e standardeve europiane. Ata po luftojnë me këmbëngulje për demokraci, liri, barazi, drejtësi dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e shoqëror. Po bëjnë atë që bëjnë qytetarët e përgjegjshëm në çdo demokraci europiane: projektojnë ndryshimin nga poshtë lart, drejt një modeli të ri për një Shqipëri të re.

Së fundi, por jo më pak e rëndësishme, fryma e protestës nuk mund të shuhet, sepse ajo tashmë është më e madhe se zemërimi në rrugët e Shqipërisë apo në hapësirën digjitale. Mohimi i kësaj gjendjeje vetëm sa rrit koston e një ndryshimi që është i pashmangshëm. Shqipëria ka kapërcyer sfida të mëdha duke qëndruar e bashkuar. Ky moment kërkon më shumë atdhedashuri, përgjegjësi, etikë, ide, përqendrim forcash dhe guxim.

“Mijëra qytetarë protestojnë çdo ditë kundër korrupsionit dhe mungesës së prespektivës” “Der Standard”: Kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Gazeta gjermane “Der Standard” u ka bërë jehonë protestave antiqeveritare që kanë pushtuar sheshin para Kryeministrisë dhe rrugët në Tiranë prej më shumë se një muaji. “Der Standard” shkruan se po zhvillohen protesta të përditshme ku, marrin pjesë mijëra qytetarë.

Media gjermane shkruan se në qendër të këtyre tubimeve janë shqetësimet për korrupsionin, rritja e kostove së jetesës, problemet në sistemin shëndetësor, pensionet e ulëta si dhe mungesa e perspektivës për të rinjtë. Sipas raportimit, një nga kërkesat kryesore të protestuesve është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Po ashtu “Der Standard” shkruan se Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar duke dënuar përdorimin e dhunës nga ana e policisë gjatë protestave dhe citon se  KShH kërkon nisjen e një hetimi të menjëhershëm, të pavarur dhe efektiv mbi pretendimet për tejkalim të kompetencave dhe shkelje të të drejtave të qytetarëve gjatë tubimeve.

Der
Der

Artikulli i plotë:

Aktivistët shqiptarë për të drejtat e njeriut kanë dënuar përdorimin e tepruar të forcës nga policia gjatë protestave që kanë vazhduar prej javësh kundër një projekti ndërtimi të lidhur me familjen e presidentit amerikan Donald Trump.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit shprehu të shtunën shqetësim për përshkallëzimin në rritje të situatës gjatë protestave.

Të enjten, gjatë përplasjeve të dhunshme para godinës së Parlamentit në Tiranë, u plagosën 15 policë dhe 25 protestues.

Veprimet e dhunshme të individëve nuk mund të justifikojnë përdorimin joproporcional të forcës nga policia, deklaroi Komiteti. Sipas organizatës, protesta ka qenë kryesisht paqësore dhe incidentet e veçuara nuk duhet t’u atribuohen të gjithë demonstruesve. Policia kishte përdorur gaz lotsjellës pa paralajmërim dhe kishte goditur persona të shtrirë në tokë.

“Kjo është e papranueshme dhe kërkon një hetim të menjëhershëm, të pavarur dhe efektiv”, theksuan mbrojtësit e të drejtave të njeriut.

Demonstrata të përditshme

Që nga fundi i majit, në Shqipëri zhvillohen protesta të përditshme kundër ndërtimit të planifikuar të një hoteli luksoz në zonën e mbrojtur natyrore të Zvërnecit, në bregdetin jugperëndimor të vendit. Projekti lidhet me Ivanka Trump, vajzën e Donald Trump, dhe bashkëshortin e saj Jared Kushner.

Projekti i ndërtimit ishte prezantuar që në vitin 2024. Protestat kundër kompleksit turistik nisën pasi në fund të majit në plazhet e Zvërnecit u shfaqën tela me gjemba dhe buldozerë.

Ndërkohë, demonstratat janë shndërruar në një lëvizje shumë më të gjerë: njerëzit protestojnë çdo ditë kundër korrupsionit, rritjes së kostos së jetesës, problemeve në sistemin shëndetësor, pensioneve të ulëta dhe mungesës së perspektivës për të rinjtë. Gjithnjë e më shpesh dëgjohen edhe thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“Pas imazhit reformator të Ramës fshihet politikani i akuzuar për korrupsion” Media belge: Korrupsioni, ndikimi politik dhe liria e medias, probleme serioze. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Transmetuesi publik belg “VRT” i ka kushtuar një artikull të gjatë kryeministrit Edi Rama, që nga nisja e karrierës së tij politike.
Kjo media i ka përgatitur një profil të plotë ku përfshihet edhe periudha kur Rama drejtonte Bashkinë e Tiranës dhe po ashtu profesionit të kryeministrit si piktor. Në shkrim përshkruhen edhe vizitat dhe takimet e tij me liderët botërorë ku shfaqet si një politikan karizmatik.

Media Belge
Media Belge

Por në artikull theksohet se pas imazhit të reformatorit dhe politikanit karizmatik fshihet një politikan, i cili ka shtypur lirinë e medias dhe që është nën akuza të vazhdueshme për përfshirje në korrupsion.
“VRT” shkruan se ish-ministra të qeverisë Rama janë akuzuar dhe dënuar për korrupsion, nërsa vetë Rama i mohon akuzat.
Në pjesën dedikuar protestave shkruhet se qytetarët kërkojnë ndryshime kushtetuese, fundin e korrupsionit dhe dorëheqjen e kryeministrit.

“Por, pas atij imazhi të reformatorit, artistit dhe politikanit karizmatik, fshihet edhe një politikan që vitet e fundit është përfshirë vazhdimisht në polemika. Sipas kundërshtarëve të tij, tepër shumë pushtet politik është përqendruar rreth figurës së tij.

Edhe liria e medias është nën presion në Shqipëri. Mediat kritike përballen me presione dhe Rama është përplasur edhe me organizatën ndërkombëtare Reporterët pa Kufij, e cila e ka ulur Shqipërinë në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit.

Rama është përndjekur prej vitesh edhe nga akuza të vazhdueshme për korrupsion, manipulim zgjedhor dhe favorizim të njerëzve të afërt.

Edhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka shprehur shqetësim për mënyrën se si janë zhvilluar zgjedhjet e fundit parlamentare.

Ish-ministra të qeverisë Rama janë akuzuar dhe dënuar për korrupsion. Vetë Rama i mohon të gjitha akuzat.

Organizatat ndërkombëtare theksojnë se korrupsioni dhe ndikimi politik mbeten probleme serioze në Shqipëri, veçanërisht në projektet e zhvillimit urban.

Prandaj nuk është aspak çudi që i ashtuquajturi “Revolucioni i Flamingove”, i cili nisi si protestë kundër një resorti luksoz në një zonë të mbrojtur natyrore, është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë.

Prej javësh, dhjetëra mijëra njerëz dalin në rrugë, të shtunën për të 35-ën herë radhazi, pikërisht në ditëlindjen e Edi Ramës.

Ata e akuzojnë kryeministrin se u jep përparësi investitorëve të huaj mbi interesat e vendit. Rama, megjithatë, beson se resorti luksoz do ta forcojë edhe më tej sektorin tashmë në rritje të turizmit.

Ndërkohë, pakënaqësia nuk drejtohet më vetëm kundër projektit të kompleksit me 10.000 dhoma të lidhur me familjen Trump. Protestuesit tani kërkojnë edhe ndryshime kushtetuese, fundin e korrupsionit dhe dorëheqjen e kryeministrit,” raporton media belge.

“Shqipëria nuk është në shitje” “Huffington Post”: Protesta po rritet, mobilizimi s’ka qenë kurrë kaq i madh! Kërkohet largimi i Ramës

Nga Maxime Dhuin, HUFFINGTON POST

“Shqipëria nuk është në shitje”

 

 

Dhjetëra mijëra qytetarë u mblodhën në Tiranë në atë që konsiderohet protesta më e madhe deri më tani kundër projektit të resortit luksoz në Zvernec.

Demonstrata, e zhvilluar më 4 korrik, shënoi ditën e 35-të radhazi të lëvizjes së quajtur “Revolucioni i flamingove rozë”.

Projekti parashikon ndërtimin e një kompleksi turistik në zonën e mbrojtur të Zvernecit dhe zhvillimin e ishullit të Sazanit si destinacion turistik luksoz.

Protestuesit kundërshtojnë projektin, duke argumentuar se ai rrezikon ekosistemin e zonës, veçanërisht lagunën që shërben si habitat dhe pikë migrimi për flamingot rozë dhe shumë specie të tjera shpendësh.

Demonstruesit marshuan drejt Kryeministrisë me pankarta ku shkruhej “Shqipëria nuk është në shitje”, ndërsa mbanin edhe figura gjigante të flamingove rozë. Një grup protestuesish solli simbolikisht edhe një tortë prej betoni, në referencë me ditëlindjen e kryeministrit Edi Rama.

Lëvizja protestuese ka fituar vëmendje ndërkombëtare. Sipas mediave të huaja, kundërshtimi ndaj projektit është shndërruar në një simbol të pakënaqësisë ndaj mënyrës së menaxhimit të investimeve strategjike dhe mungesës së transparencës nga qeveria shqiptare.

Çështja ka mbërritur edhe në institucionet evropiane. Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, e cila drejton një komision hetimor të Parlamentit Evropian për Shqipërinë, ka paralajmëruar se negociatat e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian mund të ndikohen nëse qeveria nuk respekton standardet mjedisore të BE-së.

Në një deklaratë për The Guardian, Strik theksoi se ndërtimi i një kompleksi kaq të madh në një zonë të mbrojtur përbën një rrezik serioz për mjedisin dhe i bëri thirrje qeverisë shqiptare të rishqyrtojë projektin, duke vlerësuar se prioritet duhet të mbetet procesi i integrimit evropian.

Projekti, me një vlerë të raportuar prej rreth 4.6 miliardë dollarësh, është përballur me kundërshtime që prej prezantimit të tij në vitin 2024, ndërsa vala e fundit e protestave nisi pas vendosjes së gardheve dhe hyrjes së makinerive të ndërtimit në zonën bregdetare në fund të muajit maj.


Send this to a friend