VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Kush po i trembet kaq fort Berishës e Foltoreve të tij… – Nga ADRIATIK DOSTI

By | October 28, 2021
blank

Komentet

blank

SI SOT 101 VJET ME PARE, ILIA DILO SHEPERI-NDERI I KOMBIT- MBAN KETE FJALIM HISTORIK NË DITEN E SHENJTE E FLAMURIT, DITE QE DO TE KUJTOHET PERHERE ME DASHURI E GEZIM NGA POPULLI SHQIPTAR  

Nga Eduard M. Dilo

 

Te gjithe Shqiptareve  sot u qesh e u shndrit fytyra  kete dite Engjell te mbare kombit tone!

 

Esht Dita e Shenjte 28- Nentori, qe nuk na kujton vetem Shpalljen e Pavaresise nga roberia 500-t vjecare e Turqise, me 1912, por na kujton gjithashtu ngritjen e flamurit dhe nga Gjergji yne i madh , Skenderbeu legjendar ne Krujen e bekuar , ne 28 Nentorin e vitit 1443 .

 

E s’kemi si te mos krenohemi ne per kete dite aq te bukur , aq te kendeshme ,aq diellore e kuptim-plote, dite simbol kjo qe na kujton gjithe martiret e kombit, qe i falen gjene me te shtrenjte atdheut, jeten e tyre!

 

Esht ai gjak qe ka vaditur nder shekuj token tone arbnore, per ta mbajtur te qeruar, te paster , te bukur ashtu sic na i fali Zoti. Eshte gjaku i atyre martireve te shumte kombetare qe nder shekuj do te ngelet pishtar drite per brezat qe vine.

 

E kemi te shenjte flamurin, e kemi te bukur e te vecante me shkaben dykrenore , qe esht e lindur per te jetuar vetem e lire.

 

Nder vite kjo dite do te kujtohet me dashuri e madheshti, si dita simbolike e bashkimit , e dashurise , e krenarise qe kurre s’na ka munguar!

 

Trimat shqipetare , autoktone sa vete njerezimi ne trojet e tyre, te bashkuar , te gjithe nje ze, nje trup , nje mendje firmosen nen udheheqjen e diplomatit te shquar, burrit te urte e te mire ISMAIL QEMALI, aktin final te shpalljes se mevehtesise , te shkeputjes nga Turqia 

. Kemi ne dore nje fjalim te Atdhetarit ILIA DILO SHEPERI, -NDERI I KOMBIT-, mbajtur me 1920, plot 100-t vjet me pare, para popullit te Gjinokastres , qe ka vlera historike per permbajten e tij.

Cilesuar ky fjalim si nje “PERLE E GOJTARISE SHQIPTARE” .

Per kenaqesine e lexuesve , po e riprodhojme kete fjalim te zjarrte duke ju uruar te gjitheve  :GEZUAR  DITEN E SHENJTE TE FLAMURIT!

 

DITA E FLAMURIT

 

Shqiperia divine, Dheu klasik i trimerise, kremton sot nje nga me te shenjtat dite te historise se saj kombetare;Diten e Rilindjes e te pagezimit ne jeten e re te Lirise! Diten e venies mbi krye te kurores se Indipendences!Pas peseqind vjet jete t’ashpert te roberise dhe ne nje kohe tragjike , kur arushet e Ballkanit u versulen t’a shuajne pa meshire gjallerine e kombit shqiptar , ne orizontin e Shqiperise ndriti Ylli i Mengjezit , mbi Kathedralin e Vlores shkrepetiti Diell’i Lirise! U ngreh Flamuri madheshtor i Skenderbeut dhe Perendia e Lirise se Kombeve dekretoi shpetimin e Shqiperise!Ajo e drejte e shenjte q’u a ka falur natyra kombeve te botes ju njojt edhe kombit t’one qe ruan karakterin dhe traditat e Ilireve, ju dha edhe poullit t’one heroik qe ka vaditur me gjak gjithe Sinisine Ballkanike dhe, se fundi, per t’u shpetuar dyndjeve te valeve te barbareve, gjate shekujve, ka qene shternguar te lere Alltarin e Atdheut te vet dhe te kaperceje male e dete dhe te perhapet neper gremina te huaja.

 

Ne kete vend legjendar, qe esht shkretuar dendur nga katalkizmat e luftrave te parreshtura dhe mbi germadhat e 70 qyteteve te bukura bere paje e zjarrit legjoneve romane, vajtojne zogjte sot e kesaj dite!Te tera keto ngjarje , te gjitha keto tragjedita kane vleften e kujtimit te nalte, te heroizmes shqiptare. Deshmojne theroresite e pashembellta te fisit arbnor. Pasqyrojne jeten morale te stergjysherve dhe udheheqin shpirtin e energjise e te therorise se brezit t’one te ri.Ja! Kjo esht dita simbolike ne te cilen kombi shqiptar hyn ne rradhet e popujve te lire dhe ze vendin qe i perket historise se tij.Traditat e mbetura nga Pellasget e Mitollogjise, trimeri e trasheguar nga stergjysherit t’ane , permenden sot ne kronollogjine e qyteterimit.Himni i Indipedences t’one kendohet neper oborret e kombeve te rinj te lire.Te Deum-i i paradisit te Fese s’one meshohet sot neper Kishrat e botes ideale!Na pershendetin , na pergezojne , na urojne kombet e lire!Na kane zili e na falen poujt qe perpiqen te harrijne nje dite te bardhe!Ideali qe kane enderruar stergjysherit , ay ideal i shenjte qe kane profetizuar heronjte , protagonistet e luftrave te lirise s’one , u realizua sot! Qellimi i nalte per te cilin kane luftuar ata burrerisht neper malet e ashpert dhe kane derdhur gjakun e vlefshem te tyre : u harrit, u krye!Intrigat e huaja dhe komedite e mbrendeshme qe u lojten nje kohe mbi kurrizin e Atdheut nuk e lane popullin shqiptar te jetonte i lumtur ne keto tete vjetet e para te jetes se re. Krijuan nje situate te rende dhe rrezikuan njement teresine dhe Indipendencen e Atdheut.Gjate ketyre koheve te veshtira dualle ne shesh apostoj te rreme duke predikuar ungjillin magjik te nje bese fatale. Nje maqavelizme qe synonte t’i mesonte popullit shqiptar disiplinen e skllaverise dhe te ckeputte nga trup’ i shtrenjte i Atdheut vendin me te shenjte:VLOREN bujare qe e ka falur natyra per te qene vend i pelegrinazhit te Shqipetarevet.Forca ideale , energjia virgjine dhe patriotizmi i nalte i popullit shqiptar i kapercyen , gjithe rreziqet qe kercenonin Atdheun.Dita e 28 Nendorit 1920 esht e para qe kremton sot plot enthusiazme Shqiperia redente , sbukuruar nga Stili gjer ne Shkoder me trendafile dafine Mblidhuni bijt e Shqiperise perpara ketij Alltari te madh t’Atdheut !Faluni ! Perunjuni perpara ketij Senotafi te shenjte! Adhuroni shpirtrat e Deshmorevet! Dhe lavduroni kete dite madheshtore!Gezohuni o Shqiptare t’arratisur ne cdo ane te botes. Kendoni ju zogjt’e bukur qe fluturoni ne qiellin e Shqiperise ! Lulezoni ju fusha! Gjemoni ju male! Bucitni ju , lumenje dhe dete te Shqiperise! Bekonani ju o Deshmoret e shenjt t’Atdheut ! Kurajo , durim dhe shprese , Ti o Shqiperia irredente!

blank

Paradoksi monumental: ‘’Tre gishtat’’ e gdhendur mbi flamurin kombëtar shqiptar – Nga PETRO S. LUARASI

Rastësisht në internet më ndeshi syri artikullin e një studjueseje të shquar të artit shqiptar https://gazetashqiptare.al/…/arti-duhet-mbrojtur-per…/ që i parapriu një biçim dokumentari (‘’Partizani pak i njohur i Tiranës dhe simboli i 3 gishtave’’) ku ligjëroi pa oponent. Pavarësisht se temën e kam trajtuar i pari prej kohësh, me disa artikuj në gazeta, skenaristi pasi më ftoi për intervistë dhe ma voli mendimin e këshillat, pati mirësinë të mos më fuste në atë batak të keqinformimit publik.

Studjuesja në fjalë njihet e krenohet si e afërme e një Heroi të Popullit, i cili ia dhuroi jetën e tij të re tokës spanjolle në luftën e përbotshme kundër nazifashizmit e kolaboracionistëve. Po si do të mendonte e vepronte ajo nëse në ndonjë pllakë, në bazament të monumentit të përbashkët të vullnetarëve antifashistë shqiptarë në Spanjë, në vend të simboleve të tyre historike, yllit me tri cepa ose grushtit, të gdhendej a zhgarravitej ndonjë simbol fashist apo mercenarësh marokenë? Demokratët spanjollë, nga ana e tyre, jo emblemat fashiste, por edhe vetë eshtrat e diktatorit, kur u poqën kushtet, i shporrën nga varri monumental në një varr privat familjar. Shembuj të tillë gjenden me mijra në botën e qytetëruar, ku janë marrë masat përkatëse për të spastruar historinë, artin, kulturën, politikën si dhe ndërgjegjen njerëzore nga padrejtësitë, krimet, falsifikimet.

Që në krye të shkrimit kuptohet mirëfilli që studjuesja rreket të mbrojë jo vetëm simbolin joshqiptar ‘’tre gishta’’, vendosur në bazamentin jugor të monumentit ‘’Partizani’’, më 29 Nëntor 1949, por dhe skulptorin, të cilit i ka shkruar edhe një monografi.

Ndjej keqardhje që ajo, në të tilla pozita interesi, bie në kontradikta logjike dhe tjetërson të vërtetën duke u zhytur në ‘’disgracie’’ për çështje madhore kombëtare.

Studiuesja shkruan: ‘’Një komb i një populli që të prezantojë ekzistencën e tij, prezanton simbolet figurative, të cilat marrin pamjen e simboleve kombëtare dhe trashëgohen në mënyrë legjitime nga një brez te një tjetër…Vepra e artit nuk duhet të preket, nuk duhet të dëmtohet zanafilla e veprës së artit. Ajo duhet të mbrohet për qindra arsye, që lidhen me dëshminë e kohës dhe me dinjitetin e artistit.’’

Pyesim: Po kur preket ekzistenca e kombit, nderi i dëshmorëve, falsifikohet e vërteta historike dhe përlyhet vetë dinjiteti i veprës tërësore të artistit nën diktat që shkakton tjetërsim vlerash e dijesh, a duhet të merren masat dhe si? Unë kam mendimin se duhet të çohet në muze, por jo t’i vendosen kurora!

Studiuesja vazhdon: ‘’Brezat duhet ta njohin, për të kuptuar më mirë arkeologjinë e të menduarit të sotëm dhe psikologjinë e marrëdhënieve ndërvedi, për t’u dhënë shans ndryshimeve të domosdoshme të kohëpaskohëshme. Simbolet figurativë në veprat e artit janë dëshmi e përvojës njerëzore të një grupi të caktuar shoqëror, i shfaqur në një kohë të caktuar. Ata janë mjete që na njohim me kohën, me aktin e ngjarjes, me propagandën dhe ideologjinë politike të ekzistencës së grupit në një shoqëri kombëtare por edhe më gjerë.’’

Pyesim: Si duhet të mendojmë sot, të përqafojmë simbolin ‘’tre gishta’’ të cilin e njohin mirë bashkëkombasit shqiptarë kosovarë, por aspak ne në Shqipëri. Opinionet dhe fantazia nuk janë argumente që përligjin shtrembërime të historisë edhe në një vepër arti.

Studiuesja shton:‘’Në mënyrë logjike njeri prej kompozimeve ka kohë që po diskutohet në mjedise intelektuale dhe jo të tilla, në arsye të dorës së majtë të flamurtarit, e cila ka figurën e një dore me tre gishta të hapur dhe dy të mbyllur… Pse kjo dorë e flamurtarit është shprehur nga artisti në këtë formë figurative? Cili është funksioni dhe kuptimi abstrakt i saj? Me pak fakte dhe shkurtimisht po iu njoh pa hyrë në historinë e fakteve të njohura. Të mos harrojmë se koha kur u porosit monumenti ishte një kohë e miqësisë dhe e dashurisë së Partisë Komuniste Shqiptare me Partinë Komuniste të Jugosllave, që edhe e ndërtoi partinë shqiptare. Ishin vitet 1941-1948, kur diktatorët Enver Hoxha dhe Josif Tito ishin të lumtur me politikat e tyre të mbrapshta komuniste. Ishte koha kur popujt shqiptar dhe jugosllav përshëndesnin dhe i adhuronin miqësinë e dy partive dhe dy udhëheqësve. Madje, brohorisnin në të dyja gjuhët. Asaj kohe, ish-partizanët shqiptarë edukoheshin dhe stërviteshin si oficerë të ardhshëm në Zagreb dhe Beograd, si dhe Enver Hoxha ndjehej mjaft i mirëpritur në Jugosllavinë e Titos, duke kaluar ditë të tëra të gëzueshme.

Pyesim: A ka studjuesja të na tregojë ndonjë foto a dokument të kohës ku kryekomandanti partizan të ketë nderuar me tre gishta mbi flamurin kombëtar që të përligjet vepra artistike, sidomos kur u publikua më 1949.Sepse tjetër gjë janë politikat, ndjenjat dhe tjetër gjë simboli historik gjithëpërfshirës gjatë luftës.

Në lidhje me opinionin e studjueses se “…tre gishtat e hapur në këtë formë ishin përshëndetja kombëtare jugosllave, e dokumentuar për herë të parë në kryengritjen e parë dhe të dytë serbe, të ndodhura në fillim të shek. XIX …që simbolizonte trinitetin e shenjtë “Ati, Biri, Fryma e shenjtë”, e sqarojmë se e ka informacionin apo shikimin të gabuar, pasi simboli ortodoks i ka tre gishtat të bashkuara dhe jo të hapura shiko foton e kryengritjes. Në rast se skulptori i ri e ka future simbolin me këtë kuptim i bën dëm të madh bashkimit kombëtar dhe idealit ‘’në luftë pa dallim feje…’’. Por ky symbol nuk ka qenë vetëm i çetnikve, por edhe i repartit famëkeq nazist SS.

Studiuesja shton: ”Jashtë këtij konteksti dhe asaj kohe, ky simbol nuk duhet të argumentohet dhe as të keqinterpretohet, as të tentohet të hidhet urrejtje kundra monumentit, i cili ka përmbushur në një mënyrë dinjitoze kërkesën e kohës…Tentoj të mbroj historinë e zhvillimit të mendimit intelektual dhe artistik të kohës kur u ndërtua monumenti, i cili është vendosur sot në marrëdhënie me mendimin intelektual dhe artistik të sotëm, për të glorifikuar përmes artit të skulpturës monumentale, luftën partizane dhe sakrificat e atyre djemve të rinj idealistë, që dhanë jetën për kombin e tyre, qofshin këta edhe partizanë jugosllavë, të cilët u vranë dhe ata për të njëjtin qëllim. Ishim në luftë botërore.”

Për vete aspak nuk po ngrihem kundër monumentit, apo partizanëve antifashistë jugosllavë, aleatë dhe forcë e madhe heroike gjatë luftës, por pikërisht kundër një simboli nazist e shovinist që na u kall pas lufte mbi flamurin kombëtar.

Por mbi të gjitha paradoksi ‘’tre gishtat’’ mbi flamurin kombëtar shqiptar, i inaguruar më 1949, i çjerr maskën demagogjisë së regjimit diktatorial i cili ndërsa kurorëzoi demaskimin e revizionizmit titist dhe shpartalloi e dënoi ‘’agjentët’’ e tij, iu griti në piedestal simbolin e flamurtarit çlirimtar! (Një fakt interesant: Mehmet Shehu, i njohur si ushtaraku më i shquar, drejtuesi kryesor i operacionit për çlirimin e Tiranës të cilin e ka përshkruar me hollësi në librin e tij të botuar më 1945, nuk gjendej në inagurimin e Monumentit! Ai ia dedikonte librin 127 dëshmorëve dhe jo ”tre gishtave”!) ‘’Tre gishtat’’ që nuk duheshin gdhendur mbi flamurin kombëtar shqiptar janë një simbol akuze për dje, sot e në të ardhmen.

Në lidhje me ‘’hipotezat’’ e studiueses mbi skulptorin, besimin e tij ortodoks se ‘’dhe partizanët e krishterë shqiptarë, ashtu si dhe ata myslimanë të asaj kohe shkonin drejt betejave, duke iu lutur Zotit për t’i ndihmuar dhe kjo dorë i përket më së pari “Trinitetit të shenjtë”, i cili nuk është pronë vetëm e të krishterëve jugosllavë? – studjuesja pa dashur ka gatuar fletët e një lakrotri që së pari duhet ta shijojë vetë…

Studiuesja dëshmon se autori i dy basorelievëve paskish qenë vetë skulptori i monumentit, i cili pa e përfunduar ende Akademinë e Arteve, u përcaktua fitues në një konkurs të shpallur nga qeveria shqiptare e asaj kohe’’. Ky fakt më kujton një tjetër ngjarje edhe më ‘’enigmatike’’ mbi monumentin e Heroit Kombëtar që lidhet edhe me trinitetin e shoqërisë, ‘’kolltuk, para, lavdimani-së’’. Po përmend shkarazi se si u mënjanua një plagjiaturë në konkurset për ngritjen e monumentit të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot-Skënderbeu, në Tiranë.

Informatori raporton mbi Skënder Luarasin (Shtator, 1950)

‘’Skënderi këtë radhë foli në lidhje me konkurset sa vijon:

Ç’pret nga konkurset që të dalin të mirë, kur vetë nga lart i vendosin që përpara se kujt do t’ia japin çmimin. Kjo dihet tash nga të gjithë. Pse e pakët është ajo që bëri komisioni për konkursin e monumentit të Skënderbeut. Vetë S. duke e ditur se A. e kish vjedhur projektskicën e tij për Skënderbeun, nga një skulptor jugosllav (skulptori kroat Antun Augustinčić ,1900-1979, shën. P.L.) që sot është skulptor zyrtar i Titos, deshi t’ja jepte këtij… Ay s’kish bërë gjë tjetër veçse monumentit të Pilsudskis (Józef Piłsudski,1867 –1935, shën. P.L.) të qeverisë së vjetër polake, të bërë nga skulptori jugosllav, i kish vënë taskën e Skënderbeut. Ç’do të thoshin sovjetikët kur të shikonin se Skënderbeu ynë ishte një kopje e keqe e armikut të madh të Bashkimit Sovjetik! Por edhe vetë skulptori i Titos do të na hidhte në gjyq për hajdutllëk. Ja gjëra të tilla bëhen këtu dhe pastaj prit prodhime artistike. Me këtë rrugë s’mund të kemi prodhime, por shterpësi. Vlerat reale s’duhet të pengohen në rrugën e tyre…’’

Informatori raporton mbi Skënder Luarasin (Tiranë, më 2.4.1954)

‘’Skënder Luarasi flet rreth skulpturës, bie fjala në konkursin për monumentin e Skënderbeut ku bënte pjesë edhe ai si juri. Skënderi në lidhje me qëndrimin e shokut S. si juri thotë:

‘’ N/Kryeministrit donti t’ia jipte çmimin A. , jo për meritë, po vetëm për shkaqe të tjera. Po të mos kisha kundërshtuar unë, ne sot do të kishim në Tiranë jo monumentin e Skënderbeut, po kopjen e monumentit të diktatorit fashist të Polonisë, Pilsudskit, me mjekër dervishi. Vetëm kur nxorra origjinalin nga kishte kopjuar A., atëhere deshën s’deshën u detyruan t’ia jepnin Janaq Paços…’’

(Monumenti i Skënderbeut në Tirane është vepër e Odhise Paskalit i ndihmuar në konceptimin e tij nga Janaq Paço e Andrea Mano. Ai u inagurua në Tiranë, më 1968, me rastin e 500- vjetorit të vdekjes të Heroit Kombëtar).

Po të mos ishte denoncuar, ‘’batakçillëku i trinitisë’’ do të kurorëzohej dhe nuk do të kishte Zot në Shqipëri ta zbriste nga kali! Por sa rrezikoi qytetari i ndershëm e atdhetar për këtë denoncim!

Petro S. Luarasi, 29 Nentor 2021

Petro Luarasi
(Meditim e brengë. Para monumentit ‘’Partizani çlirimtar’’, 1949 )
Kush…?!
Luftoi populli në Tiranë,
Heronj dhjetra partizanë,
Gjak’ i shenjtë për Liri:
Lavdi Nënës Shqipëri!
Monument madhështor,
‘’Partizanit çlirimtar’’.
Kallet në basoreliev jugor,
Një simbol, aspak shqiptar!
Politika, dhe në skulpturë,
Sajoi ‘’prijësin partizan’’,
Me tre gishtat mbi flamurë
‘’Për liri dhe për vatan’’!
Kush na e dhuroi Lirinë:
Mil-Dushani me Serbinë?!
Kush e gdhendi ‘’Historinë’’:
-Prijësi ynë me Partinë?!
Dhurata nuk janë Liria e Nderi,
As shit-blerje relikash në dolli,
Kush ia ndyn ato një populli
Herët apo vonë jep llogari!
blank
blank
blank

‘Enveristët në politikë’, një nga arsyet pse ju bashkova Foltores së Berishës’ – Nga Aurel Bylykbashi

 

Ne këto dite te ngjeshura me debatin brenda Partisë Demokratike, në bisedë me një mikun tim, intelektual jo konformist, i shpjegova arsyet, përse ju bashkova ‘Foltores’ në Elbasan.

Një nga ato ishte dhe ajo që po them me poshtë… që në fakt e mora spunton ta tregoj nga veprimi i djeshëm i deputetit socialist Çela…

Ne bindjen time te thelle, Sali Berisha nuk përfaqëson vetëm politikanin Sali Berisha, ai përfaqëson dhe identifikon një Epoke, Përmbysjen e Komunizmit dhe Zhvillimet Demokratike ne Shqipëri!

Unë kam dhe shume miq me bindje te majta, komshinj, hyjmë e dalim me njeri tjetrin… Kur vjen puna tek biseda për komunizmin e E. Hoxhës, menjëherë te hidhen ne sulm duke te përmendur Sali Berishën dhe problemet e Demokracisë ne Shqipëri…

Dhe kjo ndodh se ju prek Idhullin!!

Sado duken te reformuar, miqësore, bashkëkohore, moderne, evropiane, amerikane.., kthetrat i nxjerrin menjëherë…

Mendoj qe kur janë vetëm, ne habitatin e tyre, ne rrethin e ngushte familjar, apo shoqëror, te majtët shqiptare janë te gjithë nostalgjike te E. Hoxhës!!!

Ndaj sot me 29 Nëntor, dua ti ve përballe dy epokat…

Epoka e Enverit tuaj, e mbylli Shqipërinë, e rrethoi me tela me gjemba…, Epoka e Sali Berishës e hapi, te gjithë ne lëvizim lirshëm ne Europe!!

Enveri juaj i dëboi Misionet Anglo- Amerikane, Saliu ynë e futi Shqipërinë ne NATO!!

Epoka Juaj, e hoqi përdhunshëm fenë, Epoka Jone i riktheu besimin fetar shqiptareve!!

Enveri juaj e shiti Kosovën, Saliu ynë, qe ditën e pare përcaktoi si Yll Polar, Interesat Kombëtare!!

Epoka e Enverit tuaj, na la tek tufëzat dhe arëzat, pa ushqyer dhe ne uri, Epoka e Saliut tone ju ktheu mirëqenien dhe zhvillimin shqiptareve!!

Prandaj dhe Epoka e Sali Berishës, i qëndron Epokës suaj te Enver Hoxhës, si demon mbi koke!!!

Dhe i thotë nga mëngjesi ne darke: Te kam mundur!!! Kudo!!!

Prandaj dhe ne te djathtët, e kemi te shtrenjte Sali Berishën!!

Sepse Ai përfaqëson Epokën kundër Jush!!

Ju mbajeni Kërmën tuaj dhe ne heshtje.., dhe nxirreni sa here t’ju vije 29 Nëntori…

Ne e kemi antipodin tuaj… edhe sepse Ahmet Zogu dhe Mithat Frasheri janë larg…

Kjo është arsyeja pse ju tmerron Sali Berisha!!

Sepse di t’ju munde ne kohe paqeje!!

Kjo ishte dhe një nga arsyet pse shkova ne ‘Foltore’…

Dhe mua, si shume te tjerëve, pavarësisht se jetojmë ne kohen kur idhujt kane rene, nuk dua te ma prekin Atë, qe përfaqëson Epokën e Demokracisë!!

Sali Berishën!!

blank

Më sulmojnë se vura në dukje imoralitetin e asaj që “do shkatërrojë PD-në” – Nga EVI KOKALARI

Për Sorosistët që vazhdojnë më sulmojnë se vura ne dukje imoralitetin e asaj që “do shkatërrojë PD-në”; unë nuk bëj pakte me njerëz imoral, qofshin ata meshkuj apo femra. Imoraliteti në parlament duhet t’ju shqetësoj të gjithëve.
Fakti që juve ju prek më shumë artikulimi i fakteve se sa veprat imorale të anëtarëve të parlamentit, flet qartë për paktin që ju keni bërë me djallin. Ky nuk është modernizëm. Eshtë thjeshtë IMORALITET.
E me që ra fjala; të ndahesh nga bashkëshorti/ja nuk është imoralitet. Të kesh tre partnerë të tjerë ndërkohë që je i/e martuar, që ç’ke me të është imoralitet.
Ajo historia e punonjësit të Ambasadës Amerikane që flikërka me anëtarët e kryesisë së PD-së, ndërkohë që ata ‘po shkatërrojnë PD-në”, është për të vënë duart në kokë.
Ja pra, këto pislliqe mbroni ju!!

blank

Një komb, një festë dhe një urim për të gjithë shqiptarët! Gëzuar 28 Nëntori!  Nga Gani Qarri

Flamuri Kuq e Zi, në të gjitha kohët ishte dhe do të mbetet përjetësisht, frymëzim shpirtëror dhe patriotik i të gjithë shqiptarëve atdhetar, kudo ndodhen e jetojnë ata, në trojet e tyre etnike dhe diasporë.

Simbol i shenjtë i bashkimit kombëtar, i cili gjithmonë ishte në shërbim të lirisë dhe çlirimit të atdheut tonë të ndarë padrejtësisht.

Frymëzim dhe identifikim për të gjithë shqiptarët i cili edhe në momentet më të vështira, qëndroi kurdoherë në ballë të çdo nisme patriotike, që nga fillimi i luftës për liri e deri te shpallja e Shqipërisë të lirë, Pavarësinë e së cilës e vulosi po ky Flamuri i shenjtë i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut!

Por me gjithë përpjekjet e pareshtura shekullore dhe gjakun e derdhur për çlirimin e trojeve tona edhe pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe çlirimit të Kosovës, duhet ditur dhe pasur parasysh secili prej nesh, se nuk u arrit të përmbushën të gjitha aspiratat e popullit të shumëvuajtur shqiptar për të cilat ai u sakrifikua dhe bëri luftë e përpjekje çlirimtare ndër shekuj,deri në vitet që po jetojmë.

Kështu që edhe ëndrra e tij e shenjtë, për unifikim të tokave tona etnike dhe bashkim kombëtar, deri më sot ende nuk u bë realitet, ndaj duhen përpjekje të reja për të mos lejuar asimilimin e shqiptarëve të robëruar dhe për të shpëtuar përfundimisht, shpërfytyrimin e vazhdueshëm kombëtar të pjesëve të pa çliruara të trojeve tona.

Siç dihet tanimë nga të gjithë ne, megjithëse më 28 Nëntor të vitit 1912, Shqipëria do të shpallte Pavarësinë kombëtare të të gjitha trojeve tona etnike dhe kërkonte njohjen e shtetit të sapo-shpallur shqiptar si dhe tërheqjen e ushtrive pushtuese të shteteve fqinje, të cilat kishin zaptuar pothuajse të gjitha trojet tona kombëtare nga të katër anët e Shqipërisë, nuk ndodhi ajo që do duhej dhe do të ishte e drejtë për shqiptarët.

Madje të përballura me luftërat e brendshme dhe mos unitetin tipik të faktorit shqiptar, Fuqitë e Mëdha, për rreth një vit, përkundër të gjithave sa ndodhnin me tokat tona, gati sa heshtën fare.

Për aq më keq, vazhdimi i një gjendje të tillë kaotike dhe kulmimit të zënkave ndërshqiptare edhe brenda Shqipërisë së cunguar, bëri që pas një viti, po ato fuqi, të mos i shpërblenin shqiptarët, por agresorët me më tepër se gjysmën e trojeve tona etnike, të cilat ishin pushtuar që më parë, duke pranuar më pak se gjysmën e tyre, për një shtet (të gjymtuar) shqiptar, sipas vizatimit famoz, nga ambasadorët e Fuqive të Mëdha vendimmarrëse më 1913, në Konferencën e Londrës.

Ndaj ne edhe sot, të gjithë jemi dëshmitar se edhe shpallja e Pavarësisë nga shqiptarët, pa ndihmën e miqve të mëdhenj e besnik nga jashtë, siç u dëshmua disa herë gjatë luftërave tona për liri, deri te pavarësimi i Kosovës, për ne si popull do të mbetej vetëm histori.

Kështu që i shqetësuar pa masë me rrezikun që i kanosej edhe vet ekzistencës së Shqipërisë londineze, vetëm pak vite pas shpalljes së pavarësisë, në qershor të vitit 1919, në prag të mbajtjes së Konferencës së Versajës, në emër të shqiptarëve prijësi dhe organizatori i kryengritjes së përgjithshme kombëtare, për çlirimin e Shqipërisë etnike, Hasan Prishtina do ti dërgonte një letër Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Woodrow Winston, për mbrojtjen e Shtetit të ri Shqiptar, i cili rrezikohej më shumë se kurrë, me shuarje të plotë nga Serbia, Greqia dhe Italia e cila tanimë edhe kishte pushtuar Vlorën.

I entuziazmuar nga kontributi i pareshtur kombëtar i Hasan Prishtinës në mbrojtjen e Shqipërisë, atdhetari i mirënjohur Sotir Kolea në gazetën dyjavore shqiptare,”L`Albanie”, e cila atëbotë dilte në gjuhën frënge në Lozanë të Zvicrës, do të shkruante: “Populli ynë nuk do të gjente përfaqësues më besnik se sa grupi i atdhetarëve të mëdhenj të udhëhequr nga Hasan Bej Prishtina”.

Ndaj presidentit amerikan Winston Woodrow, pas përsëritjes së thirrjeve nga patriotët shqiptar, drejtuar ati si president dhe Qeverisë Amerikane, në konferencën e Versajës më 1919, parandaloi copëtimin e tërësishëm dhe fshirjen nga faqja e dheut, të shtetit shqiptar, kohë kur tentohej shuarja edhe e asaj pak Shqipërie që vetëm juridikisht, ende ekzistonte në kufijtë e vizatuar sipas versionit të Konferencës së Londrës.

Fan Noli i madh, i frymëzuar nga përpjekjet e paepura të mërgimtarëve atdhetar në SHBA, për mbrojtjen e Shqipërisë, do të shkruante vargjet famoze të mbetura testament në histori, të cilat edhe sot e kësaj dite këndohen me shumë ëndje nga shqiptarët:

            “Mbahu Nëno mos ke frikë

            Se ke djemtë në Amerikë!”.

SHBA më 1999, ndihmoi edhe Dardaninë dhe shpëtoi popullin e saj shqiptar nga asgjësimi që i kishte përgatitur regjimi okupator e gjenocidial serb dhe në krye të NATO-s, me sulmet 78 ditëshe-ajrore nga 24 marsi i atij viti, gjunjëzoi Serbinë shoviniste dhe detyroj tërheqjen përgjithmonë të saj si okupatore klasike nga Kosova.

Të gjitha këto fakte dhe shumë argumente tjera, nga kronologjia e trishtë e kohëve të kaluara, na bindin se festa jonë kombëtare, 28 Nëntori, përveç si festë gjithëshqiptare, është edhe një ditë krenarie dhe rast i përzgjedhur historik, për nderim e mirënjohjeje të veçanta ndaj mikes tonë më të madhe që kemi në botë- SHBA-ve, duke filluar me falënderimet më të mira për Presidentin Winston Woodrow, i cili shpëtoi Shqipërinë nga shuarja e planifikuar, më 1919 në Konferencën e Versajës, për të vijuar me Presidentët Bill Klinton që çliroi Kosovën nga okupimi serb, si dhe Gjorgj Bush-in e “ri”, i cili nga vizita në Shqipëri, garantoi kurorëzimin e pavarësisë së Kosovës.

Pra ashtu siç u shpëtua Shqipëria, edhe Kosova vet, mëvetësinë do ta arrinte vetëm falë SHBA-ve, pak kohë pas deklarimit të Presidentit George W. Bush, me rastin e vizitës së tij më 10 qershor të vitit 2007,në Shqipëri, i cili para shqiptarëve dhe mbarë opinionit ndërkombëtar tha publikisht, se mjaft është mjaft dhe Kosova do të jetë shtet i pavarur!

Prandaj 28 Nëntori, ashtu siç është një festë gëzimi për ne, është edhe një ditë e shënuar falënderimi me respekt dhe pietet të pafund, për miken më të madhe të popullit shqiptar SHBA-të, si dhe një datë kujtimi për të gjithë të rënët dhe ata që nga viti 1878 e këtej, u përpoqën e luftuan pareshtur për lirinë e atdheut, bashkimin kombëtar dhe jetën me dinjitet të të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë, në atdhe dhe botën mbarë.

Edhe me rastin e këtij 28 Nëntori, ashtu si në çdo përvjetorë të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë Etnike, me kënaqësi dhe gëzim të veçantë, shpreh urimet e mia më të mira dhe më të përzemërta, për të gjithë shqiptarët në atdhe, në diasporë dhe kudo gjenden e jetojnë ata.

Gëzuar kombi im, Datën historike të ngritjes së Flamurit të Skënderbeut dhe Ditën e shenjtë të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, duke uruar nga zemra, që sa më parë të realizohet liria e bashkimi i të gjitha trojeve tona etnike dhe përfundimisht të jetësohet Shqipëria Natyrale, ku përjetësisht do të festonin shqiptarët e bashkuar!

Ndërsa për të gjitha ato që as ne, si pjesëtarët e këtij brezi, të konsideruar me fat, nuk kemi mundur ti arrijmë, mbetet borxh i brezave të tashëm dhe atyre që do vinë, se rruga e nisur atëherë, duhet quar deri në fund, duke mos ndaluar përpjekjet deri në realizimin e plotë të idealit të rilindësve tanë, për bashkimin e të gjithë trojeve tona etnike në një shtet të përbashkët kombëtar, ashtu siç ëndërronin dikur ata dhe dëshirojnë sot e gjithmonë bashkëkombësit tanë kudo, shumë prej të cilëve dhanë jetën dhe sakrifikuan çdo gjë nga vetja- që një ditë-edhe shqiptarët të jetojnë të lirë e të pavarur si dhe të unisuar në një shtet të përbashkët kombëtar.

GËZUAR 28 Nëntori të gjithë shqiptarëve kudo që gjenden dhe jetojnë ata në trojet e veta etnike dhe diasporën tonë!  

 

Gani Qarri 

blank

Kur Neimi u shnderrua ne Henri Çili … Nga Adriatik R. Dosti

…Tek lexoj cdo dite e me shume per karieren e Neim Cilit [alias sot Henri]….e tek mesoj se si ai paska edhe fuqi politike ne skenen e politikes se sotme shqiptare…mendja me shkon te pakten nja 27 vjet e kusur para…kur ate e shume te tjere si ai …provinciale te heshtur e gjynafqare i njoha per here te pare nga afer ne Redaksine e Gazetes Koha Jone …prane ish Gazhines se Mishit ne Tirane…

Sot mesoj se Neimi i cili u zu keq fort me emrin e tij e nga inati u be Henri…eshte bere milioner…ka kredo politike…ka sjelle ne PD Griden, Salianjin etj…ka universitet te vetin privat …ka dashnore, makine te shtrenjte…e futen ca kohe ”ne burg ” por pastaj e nxorren prape se u tremben qe Neimi di shume gjera per ata qe e burgosen etj etj…

Nuk e kujtoj fort mire se nga kish ardhur …nga Cerriku. Gramshi..Elbasani a Librazhdi…por mbaj mend se qe nje djale i urte, i sjellshem, bente e shihte punen e tij… mbulonte librin…artin e kulturen e me pas me duket se u morre edhe me politiken e analizen…i pelqente te behej gazetar …te jetonte ne Tirane me cdo lloj cmimi e te mos kthehej me kurre ne provincen nga kish ardhur …dhe ashtu /// urte e bute e plot tigani Neimi ja doli !

Nuk harroj se qe atehere ishte nder te paret qe u lidh me Fondacionin Sorros…dhe ja pa hajrin bajagi fort mire sic thojne shkodranet…

Dhe ja tek e kemi sot ne krye e ne bash te vendit z.Cili …soroistin e hershem koke e kembe qe nga provinciali i djeshem i humbur e i turpshem qe po ta lije tek bordurat prane Skenderbeut kishte rrezik ta gjeje po aty edhe pas tre ditesh…ani pse nga Neim sot mburret qe eshte kthyer ne Henri…e dhente zoti nuk i shkrepet ne koke te nderroje edhe mbiemrin se si thote populli po ra arixhiu ne leke lyen edhe bythen me kos…

Dhe kujtoj njesoj po si Neim – Henri ishin edhe nja 4-5 te tjere qe jeta me pas i mori ”per mire e mbare” jo se vete jeta ishte xhymerte me ta ore jooo por ishin keta kodoshet e lindur qe i dhane jetes drejtimin qe donin dhe shihini sot ku jane…

Te tille qene Arjan Cani i ardhur prej Jugut te Shqiperise…nga Gjirokastra me sa me kujtohet …e qe vinte e ikte nga redaksia jone duke ngrene panine me qofte, byrek e sufllaqe e flinte e shtriqej ne divanin qe kishim midis zyres se Mand Shkullakut e faqosjes se Suad Barbullushit…e qe rrobtohej zyrave te PS e rendte pas bythes se Fatos Nanos qe ti sillte Nikolles ”lajmin e dites” …

Shiheni sot Arjan Canin …ka ”jeten e vet private”…ka shtepine a vilen e tij ne pjesen me te mire te Tiranes…ka makine lluksoze…ka nje emision te vetin ne TV…ku edhe pse kurre nuk pushon se i mallkuari shqiptaret….tek fyen, shan e denigron Shqiperine e haptazi punon per qarqet greke vorio epirote e thellesisht antishqiptare askush nuk guxon ti thote plac apo edhe te shkoje e ti fuse duart ne fyt se plasi duke na degjeneruar publikisht si komb e si popull…

Po keshtu kujtoj edhe fshatarin prej fshatrave te Peqinit ose me sakte kapterrin e shkolles se bashkuar Alfred Pezen i cili fillimisht mbulonte Kroniken e Zeze e pastaj ”dale nga dale” sipas porosive te Shefave te tij qe e rekomanduan dhe e sollen tek Koha Jone…Fredi qe si ikte per qamet nga koka rrethi i mbetur prej kapeles se ushtarakut na u be shef redaksie…me pas i hyri politikes …po keq fort ama…derisa nje dite pasi genjeu krejt popullin e Peqinit ne sy e ne krah te Edi Rames arriti te behej edhe Deputet i PS-Rilindjes ne Parlamentin e Shqiperise…me pas na u gdhi edhe milioner…ju hap edhe nje ceshtje penale …e ashtu sic ju hap po ashtu edhe ju mbyll se …dinte goxha ”per ata lart” Fredi keshtuqe nuk ishte kaq e kollajshme ta denoje ate e ta lije pas hekurave …

Thone qe tani na eshte bere edhe shkrimtar e boton Libra …Fredi…hahaha…s’di pse mu kujtua ajo shprehja e fameshme e Diktatorit qe thoshte aso kohe se……s’ka Kala qe s’marrin komunistet !

E tash ka ca vjet qe hajde duroje po deshe Fredin tek e ke cdo nate ne cdo kanal e ekran TV ne rolin e analistit e teksa vjell helm e vrer kunder PD, demokrateve e demokracise e teksa hiqet si Engjell e si Shenjtor dhe kush se ….ai vete Djalli me brire…

Kujtoj edhe te voglin Babaramo qe nje corape e kish jeshile e tjetren te kuqe…qe kepucet i kishte tre numra me te medhaja…qe hante me se shumti ne redaksi se ishte teper ”i zene ” me punet e partise… e ku Hamburgerat ishin kenaqesia e Gavroshit te vogel gjirokastrit…qe kish ardhur ne Tirane me enderra te medha e nuk donte te kthehej me serisht ne Sokakun e te Marreve…

E sot Babaramua qe thame se na ngeli ne dore kur ish ministri i brendshem Luan Rama i pat futur nje alamet grushti dhe e pat shembur perdhe si Deng leshi…ka emision TV te vetin e qe e ka titulluar 5 pyetje nga Babaramua…e qe ne njerin prej emisioneve e me pas edhe shkrimeve te tija pak kohe me pare gjeti kurajon e guximin te shante, fyente, ofendonte e denigronte rende emigrantet shqiptare neper bote e vecmas ata te diaspores shqiptare te Amerikes teksa me perbuzje i quajti pjata lares restorantesh e hale -pastrues hotelesh…etj etj…

Kujtoj edhe Nipin e Hysni Kapos …Andi Bushatin…i cili sot hiqet si kundershtar i flakte i Rames e i bandes se tij kriminale …duke ”harruar” se Ramen na i solli ne pushtet pikerisht ai e takemi i tij te cilet c’nuk bene e s’lane gur pa levizur nga vendi qe te rrezonin te egrin Berisha…

E pikerisht kete Andin te birin e Mehdi Bushatit te akuzuar per krime kunder shqiptareve te pa fajshem e te pa mbrojtur ne Diktature…[ e sot cuditerisht te dekoruar nga Presidenti Meta] …Nikolla i K.J …na e solli e na i emeroi dje si Shef redaksie…me pas edhe Drejtor te Sport Expresit etj etj…

E tek rri e rri e i mendoj Naimin, Arjanin, Fredin, Babaramon , Andin e disa te tjere te kallepit e sojit te tyre qe deri dje kerkonin te hynin kollovare qe te mos iknin nga Tirana e ku flinin nje dite s’ngryseshin diten tjeter e qe sot jane bere te paret e vendit nuk e di pse me kujtohen vargjet e nje kenge te hershme popullore te jugut qe thote …mjere ne sec na zuri …per jatak na u be hauri…Lumi qe mori Vunone …pse s’mori dhe Qeparone…

E nuk mund te rri gjithashtu pa kujtuar edhe ”gazetaren” vlonjate Zenepe Luka e cila gjate dites rrinte me kallashnikov ne dore e ne krah te Zani Caushit e Skender Gjinushit…e midis Frrok Cupit , Sabit Brokes e Arben Imamit maje tankut…e ne mbremje vinte ne redaksi tek Nikolla e Sandri dhe ju sillte lajmet e fundit prej rrevolucionit komunisto-evgjit te Jugut te Shqiperise ku forcat rrebelo shqiptaro-serbe -greke prisnin urdher per te marshuar drejt Tiranes e per te permbysur PD ne pushtet e per te vrare malokun Sali Berisha…

Thjesht mu kujtuan keto …teksa po lexoj keto dite e po shoh qe serisht emrat e mesiperm po lakohen jo pak ne shtypin e TV shqipshkruarese e folese…dhe normal qe pyes veten …o njerez …o shqiptare sinqerisht ende nuk e kuptoni se ne mos kemi mbetur ne vend e aty ku ishim…jemi ndofta edhe 30 vjet te tjera mbrapa ?

Ju qofshi !

blank

Bllofi i Ramës me Aeroportin e Vlorës, si traktori i Mehmet Shehut – Nga KLODIAN TOMORRI

‘Kur veprat publike përdoren si propagandë për festat

Andej nga fundi i viteve 70’ Partia kishte marrë vendimin se Shqipëria duhet të prodhonte traktorë. Nuk kishte rëndësi se çfarë prodhohej, as kostoja. Madje nuk kishte rëndësi as nëse traktorët funksiononin. Thjeshtë Shqipëria duhet t’i tregonte botës se mund të prodhonte teknologji me forcat e veta.

Pas aksionit, në vitin 1978, Mehmet Shehu hipi mbi një grumbull hekurash me formë traktori për të bërë ziliqarë armiqtë e Shqipërisë. Shqipëria kishte prodhuar traktorin e parë, pa ndihmën e Kinës dhe Bashkimit Sovjetik. Shkëmb graniti që nuk ia kishte nevojen askujt.

Partia dhe Mehmeti nuk janë më. Por Shqipëria ka mbetur njësoj. Dy ditë më parë qeveria dërgoi me urgjencë dy ekskavatorë në llucën e Akërnisë, ne vendin ku do të ndërtohet Aeroporti i Vlorës. Nuk ka rëndësi nëse ekskavatorët punojnë apo jo në terrenin me baltë. Qeveria duhet t’i tregojë popullit se Aeroporti po fillon të ndërtohet.

Me shumë gjasa, fati i ekskavatorëve të zhytur në baltën e Nartes do të jetë si ai i traktorëve të Mehmetit. Kryeregjisori ka vendosur që ndërtimi i Aeroportit duhet të fillojë në ditën e festës së Pavarësisë. Dhe show do të bëhet pavarësisht rezultatit.

Në fakt Aeroporti i Vlorës nuk ka projekt. Nuk ka studim, nuk ka leje ndërtimi. Është akoma në zone të mbrojtur dhe mbi të gjitha nuk ka marrëveshje financimi. Ku janë paratë, që do të ndërtojnë Aeroportin, cila është banka që ka marrë përsipër financimin e 110 milionë eurove?

Të gjitha këto nuk ekzistojnë. Por ekskavatorët janë aty. Njësoj si traktori i Mehmet Shehut. Në ditën e Pavarësisë, Vlora u bë me aeroport. Sepse kryeregjisori kishte vendosur ashtu.B

blank

175 vjetori i Institutit Smithsonian

Karina Bafradzhian

Për 175-vjetorin e muzeut Smithsonian, ndërtesa 140-vjeçare e Arteve dhe Industrive që është mbyllur për rinovim që nga viti 2004, po rihapet përkohësisht me një ekspozitë të quajtur Futures – E ardhmja. Ekspozita eksploron se si mund të duket e ardhmja jonë.

Ndërtesa e Arteve dhe Industrive në Uashington – muzeu i dytë më i vjetër Smithsonian – është mbyllur për rinovim që nga viti 2004. Por ajo po hapet përkohësisht për të festuar 175 vjetorin e muzeut me një ekspozitë të quajtur Futures.


“Shpresoj që vizitorët të largohen me aftësinë për të imagjinuar të ardhmen që duan dhe jo të ardhmen të cilës i druhen. Ne shpenzojmë kaq shumë kohë duke u shqetësuar për të ardhmen – dhe kjo është e kuptueshme. Por gjithashtu duhet të kalojmë kohë duke imagjinuar atë që është e mundur dhe të frymëzohemi për zgjidhjet dhe idetë e mëdha që janë në horizont”, thotë Rachel Goslins, drejtore e muzeut të Arteve dhe Industrive.

Ekspozita përfshin 150 pjesë që ekplorojnë atë që është e mundur në të ardhmen – nga makinat fluturuese, te ndryshimet klimatike, e deri te superheronjtë e së nesërmes.

Artistja amerikane Tamiko Thiel përdor realitetin e gjerë për të imagjinuar qytetet e ardhshme.

“Ne zgjodhëm këtë temë të rigjallërimit si një mënyrë që qyteti i Uashingtonit, D.C., të mund të trajtojë të ardhmen dhe të përpiqet ta bëjë qytetin, jo një xhungël betoni ku natyra ndalon, por ku të mbizotërojë natyra! Kjo nuk ka të bëjë vetëm me lulet e bukura në kopsht, por të lejosh natyrën të rimarrë qytetin, dhe kjo do të thotë insektet – jo vetëm fluturat tona të preferuara – por edhe insektet e bezdisshme gjithashtu kanë nevojë për hapësirë, sepse është i gjithë ky ekosistem që ruan natyra”, thotë artistja.

Pjesë të tjera të shfaqjes përfshijnë projektin e trenit Hyperloop të Elon Musk i projektuar në vitin 2013 dhe një instalacion dykatësh që reflekton ndërlidhjen mes mençurisë njerëzore dhe teknologjisë inteligjente.

Artistja Nettrice Gaskins thotë se nuk mund ta imagjinojë të ardhmen pa artin klasik. Megjithatë, ajo përdori teknologjinë kompjuterike për të ndihmuar në paraqitjen e 11 portreteve.

“Unë jam duke bashkëpunuar me inteligjencën artificiale – është një mënyrë e re për të krijuar portret. Ekziston një element njerëzor i makinës kur artisti bashkëpunon me inteligjencën artificiale. Unë me të vërtetë e kam eksploruar atë në punën time. Si mund të krijojë portretin në një dimension tjetër në krahasim me mënyrën më konvencionale të krijimit të portreteve”, thotë artistja.

Në ekspozitën Futures, vizitorët mund të prekin krijimet, të luajnë me to dhe madje të bisedojnë. Kuratorët dhe drejtorja e muzeut besojnë se hapësirat e artit në të ardhmen do të jenë më ndërvepruese.

Ekspozita dhe muzeu do të qëndrojnë të hapura deri në korrik të vitit 2022. Më pas ndërtesa do të mbyllet sërish për rinovim edhe për disa vite të tjera.

blank

Shkodër, rrezikimi i ndërtesave të vjetra historike nga ndërtimet e reja

Pëllumb Sulo

Ashtu si pjesa më e madhe e qyteteve të Shqipërisë edhe Shkodra ka ndryshuar gjatë 30 viteve të fundit nga pikëpamja e urbanistikës dhe arkitekturës. Vendin e shumë lagjeve dhe rrugicave të vjetra, me shtëpi karakteristike, tashmë e kanë zënë pallate shumëkatëshe, që thuajse nuk ndryshojnë nga njëri-tjetri. Bashkë me ato, kanë humbur edhe gjurmët e mjaft ndërtesave historike, si shtëpia e Luigj Gurakuqit, ajo e Daut Boriçit, Filip Shirokës, Migjenit, ndërkohë që rrezikohen ndërtesa më shumë se 100 vjeçare si ajo ku u themelua shoqëria “Bashkimi”, Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, apo Kafja e Madhe, një dëshmi e identitetit të qytetit.

Specialist i trashëgimisë kulturore, Elidon Sokoli, thotë se objektet historike kanë nevojë të ruhen dhe restaurohen.

“Është shumë e rëndësishme ruajtja e vlerave arkitekturore të këtyre godinave. Ato nuk ruhen sepse janë të lidhura vetëm me ngjarje historike, por aty kanë banuar edhe personalitete, kanë zhvilluar aktivitetin e tyre organizma, siç është selia e shoqërisë “Bashkimi” apo godina Komiteti i mbrojtjes së Kosovës, që duhet të ruhen. Normalisht, në këto kohë kanë nevojë për restaurime, por është ideja që këto duhet të ruajnë ansamblin e tyre arkitektonik, vlerën e tyre, volumin e tyre. Pra të mos shndërrohen”.

Një grup të rinjsh të nismës “Çfarë fsheh qyteti?”, kanë nisur gjurmimin e objekteve historike për t’u njohur me gjendjen dhe transformimin që kanë pësuar ndër vite. Gjatë një vizite në Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi ata janë njohur me dëshmi të vjetra historike të qytetit, njëra prej të cilave ndërtesa e parë e bashkisë, ku në vitin 1913, u ngrit flamuri kombëtar pas çlirimit të Shkodrës nga pushtimi i Malit të Zi. Tashmë, kjo ndërtesë është transfromuar dhe aty nuk ruhet asnjë shenjë e kësaj ngjarje historike.

Pasi vizituan disa prej ndërtesave historike, që po rrezikohen të zhduken në qytet, të rinjtë e nismës “Çfarë fsheh qyteti?”, po bëjnë thirrje për ruajten e tyre si dëshmi e kujtesës historike.

Për specialistin e monumenteve të kulturës, Petrit Bilalin, është e rëndësishme që edhe fëmijët dhe të rinjtë të njohin vlerat e trashëgimise kulturore të qytetit dhe të bëhen nxitës, jo vetëm për ruajtjen, por edhe promovimin e tyre.

“Qyteti ka ndryshuar mjaft, sepse bëhet fjalë për foto historike, kur objekti në fjalë ishte ish bashkia e Shkodrës. Fëmijët duhet të ruajnë rrënjët e identitetit, të investojnë nga jeta e tyre në trashëgiminë kulturore dhe në monumentet. Gjithashtu, të jenë promovues nesër të turizmit kulturor”.

Në historinë e saj 2400 vjeçare, Shkodra ka njohur transformime të herëpasherëshme, që lidhen me nevojat e zhvillimit. Megjithatë, specialistët thonë se transformimet e viteve të fundit, po dëmtojnë identitetin e këtij qyteti, duke zhdukur mjaft nga dëshmitë e tij të rëndësishme historike dhe kulturore.

blank

A duhet të mburremi ende me luftën heroike dhe 28 mijë yje që shndërrijnë për çdo km katror? – Nga Ndriçim Mehmeti

Prej më shumë se 100 vitesh Pavarësi dhe 76 vite gjasme çlirim, vijojmë ende të kemi të hapur debatin ‘e rëndësishëm’, me dy pytje, të cilave ende nuk i kemi dhënë zgjidhje: Ku është dokumenti origjinal i shpalljes së Pavarësisë dhe kur iku gjemani i fundit nga Shqipëria?

Por ngurrojmë, stepemi, bëhemi servil, kthehemi në origjinë, kur tentojmë të diskutojmë nëse: E kemi falsifikuar apo jo historinë tonë nga 1945 e deri më sot?

Ndonëse kemi kaluar dy dhjetëvjeçarë nga shek. XXI, ne ende helmojmë fëmijë, nxënës, publikun në masë me fakte të paqena, me heronj pa heroizëm dhe me veteran që anë lindur pas çlirimit të vendit e deri në 1960. I nxjerrim aty në rrugë, pranojmë të marrin pankarta me foton e Enver Hoxhës, të stolisin xhaketat e tyre firmato, me pafidhe që i quajnë medalje lufte e trimërie, ti takojmë përzemërsisht e madje të themi, se ‘këta janë të parët që na rreshtuan me aleatët e mëdhenj perëndimorë gjatë luftës’?!

Ja ta zëmë se kjo e fundit është e vërtetë dhe për një moment e marrim si të tillë. Po pse nuk i themi gjërat deri në fund e ashtu siç janë. Pse stepemi të themi me fakte e dokumente se ata që na rreshtuan me aleatët, vendosën diktaturën më të egër në vend, që për nga forma e përmbajtja, ishte e njëjtë me armikun që komunistët ‘trima e luftuan me aq furi e guxim’? Përse mohojmë faktin që rezistenca kundër fashizmit dhe nazizmit, nuk është atribut e meritë e një force politike, pra e Partisë Komuniste, por i një populli të tërë që shpresonte tek liria dhe ditët e mira për Shqipërinë?

Si mund të mohohet pas fakteve, dëshmive, njerëzve që janë vrarë, se në Shqipëri pati një konflikt të hapur civil mes forcave komuniste dhe atyre nacionaliste? Kush i mban ende disa dokumente të kyçura që vërtetojnë se Hoxha, kishte planifikuar ardhjen në pushtet, që në kohën kur Shqipëria ishte e pushtuar dhe jo se ja dha populli me votë të lirë e demokratike? Në cilat standarde, mbështetemi kur i mësojmë fëmijëve, nxënësve e të rinjve, se zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945 ishin të lira, të drejta dhe demokratike?

Si mundet që ende edhe sot të quajmë mbretin e shqiptarëve Zog I, tradhtar se i jepte koncensione Italisë dhe ja mbathi jashtë vendit, me gjithë arin e vjedhur në Banka? A kemi ndonjë dokument se në cil/at/ën betejë, apo beteja ka luftuar ‘komandanti legjendar’ Enver Hoxha? Cilat janë arritjet më të mëdha të lirisë që fituam ‘me gjak e pushkë me gjalmë: Varfëria 45 vjeçare, shkatërrimi i ekonomisë së vendit, vrasjet, burgosjet, kampet internimit, të cilat sot quhen pa asnjë droje si kampe argëtimi, tollonat, urinë, fukarallëkun e maskarallëkun që kishte kapluar gjithë vendin?

A kemi për të folur dhe përse nuk flasim?

Ne duhet të flasim për shumë e shumë gjëra, po pa droje se kujt i mbetet hatri, pa frikën se na ikën ca vota, pa merakun, se dikujt i mbetet hatri, prandaj i ‘bëjmë nganjë qokë këtyre pak nostalgjikëve, që po pakësohen, se nuk na prish gjë’. Është dhe ka kaluar koha që duhet të flasim hapur të pranojmë të vërtetën dhe mos të trembemi prej saj dhe as të blejmë heshtjen me projekte që gjenerojnë të ardhura të mira, e poste.

Nuk ka asnjë gjë të keqe, të pranojmë atë që deklaron, shkruan dhe argumenton Bashkim Shehu, se i ati i tij, Mehmet Shehu ishte një diktator e pa frikë një vrasës gjakftohtë. Ka dokumente që vërtetojnë sesi Mehmeti mburrej që u hidhte trutë në erë kundërshtarëve të tij politik. Ka dokumente të firmosura prej Enver Hoxhës për vrasjen e Fundos, kërkesën për vrasje të Sadik Premtes, Anastas Lulos etj.

Dhe përse duhet të likuidoheshin (sikundër thoshte Hoxha, ekzekutimit)? Sepse mendonin ndryshe nga ai, vetëm për kaq. Po ashtu ka të dhëna dhe dëshmitarë që flasin, kanë shkruar për ligësinë, pabesinë, vrazhdësinë, shpirtin e diktatorit që fshihej pas fytyrës së qeshur e misterioze të Hoxhës. Nuk mundet të themi se ‘gjynah Liri Belishova se vuajti’, ‘Kadri Hazbiu u torturua’, ‘Balluku u vra dhe mezi i gjetën eshtrat’. Sepse Belishova, Balluku, Hazbiu, Mehmet Shehu, Feçor Shehu, e shumë të tjerë, ishin viktimë e sistemit që ata ngritën, mbrojtën dhe për të cilin ose vranë me duart e tyre ose me firmën e tyre.

Xhelatët e ashtuquajtur prokuror që dhanë vendime në emër të popullit, përveç Bedri Spahiut, nuk shfaqën asnjë pendesë, përkundrazi rrojtën, shëtitën e vdiqën krenar në sistemin pluralist. Ata që spiunuan, vranë njerëz të pafajshëm, i shtynë në vetëvrasje, divorce të dhimbshme i mbyllën në çmendina, janë lëvduar e pritet të dekorohen sërish prej shtetit demokratik, për të cilin luftuan me vetëmohim që të mos vinte kurrë në Shqipëri.

Pinjollët e tyre janë politikanë të rangut të parë, historian, jurist, biznesmen të fuqishëm, ndërsa viktimat e tyre, enden rrugëve në kërkim të varreve, të dëmshpërblimit të munguar, pronës që ju konfiskua, një pune për të rrojtur me nder e dinjitetet, e cila nuk ju ofrohet. Padyshim që kemi ish-të persekutuar që nuk e meritojnë këtë status se kanë hyrë e dalë në burgje për vjedhje e kurvëri, ashtu sikundër ka nga ata që janë majmur me lotët e krokodilit për vuajtjet e tyre dhe të parëve të tyre.

Këtyre të fundit pasuria nuk ju numërohet, por ata janë titullarë të lartë të institucioneve kinse në shërbim të të burgosurve politik, krimeve të komunizmit, rehabilitimit të viktimave të diktaturës, etj.

Asnjëherë dhe në asnjë rast tek ne nuk u dënua sikundër meritonte komunizmi dhe krimet e tij. Brigadierët e dikurshëm apo edhe oficer ushtrie e të sigurimit u bënë priftërinj e hoxhallarë, agjitatorët e fermës, kryetar të partive në rrethe e lokalitete, kryetarët e dikurshëm të kooperativave, drejtor e deputet të demokracisë, sekretaret e partisë, drejtuese të institucioneve të rëndësishme ‘të pavarura’ në vend, gjykatësit e dikurshëm, udhëheqës të reformave në drejtësi e me radhë.

A ka më zi se kaq? Ka. Është ushqimi i helmuar që i japim të rinjve përmes mediave, teksteve shkollore që kemi hartuar, librave të historisë që dalin me shumicë dhe njerëzve që na prezantohen si ekspert të fushës, ndonëse nuk kanë bërë asnjë cikël studimesh për historinë. Ne hartojmë tekste historie pa fund me projekte milionëshe e miliardshe dhe i ndajmë me ata që njohim, pa dalë nga rrethi ynë.

Nëse ke mbaruar për letërsi, arsim parashkollor, fillor, gjeolog, agronom, quhesh historian sepse ke emrin tënd në listën e gjatë të grupit, me interesa të ndërthurura fort. Nëse dëshiron të shkruash ndryshe, sigurisht që mund ta bësh, por me lekët e tua dhe tekste që i lexon vetë, pasi kudo do të pëshpëritet, ‘është libër koti’, ‘ e ka shkruar nga inati se nuk e morëm ne në grupin tonë’, ‘e njohim shumë mirë. Student i mirë, por më pas e nxori kokën që është i djathtë’.

Kështu që nuk na mbetet gjë tjetër veç të thërrasim edhe njëherë: ‘ Lavdi dëshmorëve. Në çdo kilometër ata ndrijnë me nga një yll. Rroftë Komandanti ynë, i radhës që i fillon edhe atij emri me E’. Nëse mendon ndryshe, kujt i bëhet vonë. Rri urtë se ky është mendimi ‘i shumicës’, apo harruat që fitimtari e shkruan historinë dhe e shkruan si ti dojë qejfi.

Gëzuar sot, nesër e nga mot Pavarësinë dhe Çlirimin, plot me gënjeshtra e vjetra dhe të radhës.

blank

LIVE SYRI TV/ Policia përplaset me banorët e Laprakës, tenton t’i shpërndajë me forcë

Banorët e Laprakës po zhvillojnë edhe sot protestën e radhës kundër devijimit të projektit të Unazës së Madhe, i cili prek shtëpitë e tyre. 

Sot ata kanë bllokuar rrugën te ish-sheshi Shqiponja.

Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestën me forcë, por banorët vijojnë rezistencën e tyre.

Syri TV sjell pamje Live nga protesta e banorëve. Nga vendi i ngjarjes raporton gazetarja Fabjona Pasho.

blank

UDHËHEQËSI QË IU KUNDËRVU NAZIZMIT, JEMI TË GJITHË BORXHLINJ NDAJ CHURCHILL-it Nga ANTONIO CARIOTI – Përktheu Eugjen Merlika 

 

Winston Churchill është një mit, ende I bleruar nga kinematografia, por edhe një shënjestër, sepse personazhi kishte cilësi mjaft të papëlqyeshme për ndjeshmërinë e ditëve tona, të mprehura nga kaqë dhjetëvjeçarë paqeje, në të cilët është humbur në shumë drejtime kahu i asaj se sa tragjike është historia.

            Shkëlqim e poshtërsi, libri i Erik Larsonit, sot në shitje së bashku me “Corriere”, na e tregon në çastin më të vështirë e njëkohësisht më të lavdishëm të karierës së tij tepër të gjatë politike: kur u thirr për të udhëhequr Britaninë e Madhe, ndërsa armatat e Adolf Hitlerit po përpinin Francën, në majin e vitit 1940, e për një vit Vendi i tij u gjend në luftë i vetëm kundër fuqive të Boshtit (Gjermanisë i ishte shtuar edhe Italia fashiste) që zotëronin Evropën kontinentale.

Nuk bëhej fjalë vetëm për të përballuar sulmet e aviacionit gjerman që synonte të asgjësonte forcat ajrore britanike, në pritje të një mësymjeje përtej Manshit, në të famëshmen “betejë të Anglisë”. Ishin edhe nëndetëset e Rajhut të Tretë që godisnin flotën e madhërisë së tij. N’Afrikën e Veriut luftohej për kontrollin e Mesdheut; deri sa bëhej fjalë për të përballuar italianët, gjithshka shkonte si në vaj për trupat e Komonuellthit, por në fillim të 1941 zbarkoi në Libi gjenerali i shkëlqyergjerman Erwin Rommel dhe kundër Trupës së tij Afrikane qe krejtësisht një muzikë tjetër.

Churchill-i, n’atë vit të tmerrshëm ndërmjet 1940 dhe 1941 i treguar nga Larsoni, më parë se Hitleri të hidhej në aventurën e çmëndur për të sulmuar Bashkimin Sovjetik, pati meritën t’a mbante timonin drejt, të mos i lëshonte pe miklimeve të Gjermanisë, që do të kishte dëshiruar me qejf të përfundonte një paqë të veçantë me Londrën, për t’i kthyer pastaj të gjitha fuqitë e saj ushtarake drejt lindjes. Disa – zakonisht në Itali të përmalluarit e Duçes – i a quajnë një faj, ashtu sikurse e padisin për përkulje kundrejt Josif Stalinit.

Në të vërtetë Churchill-i kishte kuptuar karakterin e thellë të regjimit të Hitlerit, me të drejtë e quante një kërcënim vdekësor për vlerat e Perëndimit liberal, edhe të ndërpretuara në kahun konservator. Kur diktatori gjerman i bëri favorin e hedhjes në një sipërmarrje të kuturisur në fushat e pakufishme ruse, ai nuk mund të mos përfitonte edhe me çmimin për të shtrënguar një aleancë me despotin e Kremlinit, ai që ishte një kundër komunist granitik i orës së parë. Nga ana tjetër synimi kryesor i kryeministrit britanik ishte një tjetër, siç vëren me të drejtë Larseni: të tërhiqte në luftë nga ana e tij Shtetet e Bashkuara, fuqinë industriale të saj ai, me të drejtë, e shihte si siguri të fitores. Nuk qe një ndërmarrje e lehtë, sepse në Shtetet e Bashkuara izolacionizmi kishte themele të qëndrueshme: u desht sulmi i pabesë japonez në Pearl Harbor për t’i bindur të rrëmbenin armët.

Por sot paditë mbizotuese mbas vdekjes së tij janë të një tjetër mënyre nga ato të së djathtës skajore. Në tabanin e një përmendoreje të tij kanë shkruajtur epitetin çnderues “racist”. I vishet atij kryerja e një gjenocidi gjatë luftës së Dytë botërore, lenia të vdesin urije bengalezët për t’i dhënë përparësi skajore synimeve luftarake.

Në të vërtetë paditë që kanë të bëjnë me zinë e bukës që efektivisht goditi Bengalën ndërmjet 1943 dhe1944, janë zmadhuar gjërësisht, ndërsa i a vlen të ndalohet mbi sulmet kundër këndvështrimit të botës nga ana e Churchill-it, që sigurisht ishte një njeri që besonte në “misionin qytetërues” të Perandorisë britanike – “barra e njeriut të bardhë” për të cilën fliste Rudyard Kiplingu – dhe kishte paragjykime të rënda kundrejt popullsive jashtë evropiane, edhe se çmonte shumë vlerat e ushtarëve hindianë, të mobilizuar nën simbolet e Londrës.

Fakti që të matet me metrin e sotëm një udhëheqës i lindur në 1874 do të thotë të bihet në një anakronizëm të hapur, duke harruar se çdo epokë  ka bindjet e saj të përhapura dhe gabimet e saj. Veçanërisht në rrafshin historik nuk mund të ngatërrohet evroqëndërsia e tetëqind-nëntëqindit, e themeluar mbi një ide të përparimit, ndoshta e patëkeq e sigurisht e padrejtë kundrejt popujve afrikanë dhe aziatikë, me ideologjinë raciste që i ndan qëniet njerëzore në eprorë e më të ulët, jo për çështje zhvillimi qytetar por mbi bazën biologjike duke vënë në lëvizje mitin e gjakut.

N’ato ditë të 1940-ës e 1941-shit, ndërsa përgatitej Shoah-u, Churchill-i ishte rrjeshtuar me të gjithë energjitë e tij në anën e kundërt të racizmit. Një thyerje e tij do të kishte hapur pritmëri të tmerrshme, njëherë që e gjithë Evropa do të ishte fuqimisht në dorën e çfarosësve të Auschwitz-it. Kryeministri britanik kishte të meta e dobësi, siç nënvizon Larson në librin e tij, por n’atë luftë titanike ai qe mbrojtës i lirisë. Jo vetëm të asaj të britanikëve, por asaj të gjithë njerëzve, përfshirë italianët e gjermanët armiq të tij.

 

“Corriere della Sera”, 12 nëndor 2021     Përktheu Eugjen Merlika


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend