– Kosova shtet pllakativë, aproksimativ, asimetrik, apo…?!
1. Si duket, i ashtuquajturi ” shteti i pavarur, sovran, ligjor, parlamentar, integral dhe demokratik i R. Kosovës”, me kalimin e kohës, gjithnjë e me shumë po vazhdon të njohu forma dhe profile të ndryshme pllakative, aproksimative dhe asimetrike. Për të mos thënë këtu imagjinare ose fiktive të një krijese ose kreature fantome, poroze, fragjile, hibride, heterogjene, inkompakte, artificiale, abstrakte dhe asimetrike pa bazat, elementët dhe instrumentët e njohura konstitucionale, institucionale, konvencionale, administrative, juriduike, politike dhe të tjera të shtetëve të pavarura, sovrane, ligjore, integrale dhe demokratike në kuptimin e plotë të fjalës. Kjo duke filluar që nga i ashtuquajturi Asociacioni i pavarur i komunave serbe ( lexo ” republika serbska” ) në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës! Për të vazhduar me enklavat, eldoradot ose apendikset tjera serbo-malaziase gjithandej Kosovës së bashku me të të ashtuquajturat ” zonat kufitare” ose ” demarkative” të Kosovës me Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë! Si dhe me një sërë çështjesh dhe aspektësh tjera reaksionare, paradoksale, absurde, turbulente, infantile dhe anakronike të cilat vazhdojnë të paraqesin një ” Thembër Akili” ose gogol të madh politik për vet lirinë, pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e përgjithëshëm shtetërorë, nacional, teritorial dhe politikë të popullit ( kombit) dhe atdheut tonë. Duke menduar këtu në krimin e organizuar, kontrabandën, prostitucionin si dhe ne anomalitë dhe patologjitë tjera objektive dhe subjektive në vendin tonë si pasoja ose rezultate të pashmangshme të një shteti fantom, poroz, fragjilë, heterogjen, inkompakt dhe asimetrikë të ngritur ose projektuar mbase mbi “ruinat” ose ” gërmadhat” e luftës së fundit në Kosovë. Gjegjësishtë, mbi ” platformat” ose ” planimetritë e sofistikuara” imperiale, koloniale ose gjysëmkolonialiste të ” popujve të ri” artificial ose johistorik si i ashtuquajturi ” populli i ri kosovarë” i ” dalur” ose i ” lindur nga lufta” dhe kështu me radhë…! Duke t´i rikujtuar në këtë kontekst çështjet dhe aspektët e njohura mbi ” narodin jugosllav” të Josip Broz Titos & Copmany së bashku me ” mësimet” ( pësimet) e njohura nga ” Europe and the People Without History” ( lëxo: ” Evropa dhe popujt pa histori ose johistorik” ) ?! Apo, ” Europe and the Colonial Ecquality” ( lëxo: ” Evropa dhe Baraspesha Koloniale ” ) etj…Kontraste dhe paradokse të njohura reaksionare, kontrarevolucionare dhe anakronike nga e kaluara të cilat zatën i prodhuan dhe shkaktuan edhe lufërat ose konfliktët e njohura në nivel botërorë, rajonal ose ballkanik dhe kështu me radhë…. Deri tek luftërat e fundit në hapësirat e dikurshme të ish Jugosllavisë dhe gjetkë…Ku çështjet ose aspektët ( kontestët) e njohura shtetërore, nacionale, historike dhe gjeografike, nuk janë zgjidhur dhe tejkaluar akoma në menyrë të qëndrueshme, afatgjate dhe konstruktive.
2. Ç´t`i bësh fatit kur në mungesën e hetueshme të shtetit të pavarur, sovran, integral, ligjorë, paralamentar dhe demokratikë, në majat me të larta të mekanizmave ose institucionëve të ndryshme ekzekutive, legjislative dhe të tjera në Kosovën e pasluftës, pos tjerëve, janë involvuar, inkriminuar ose kontrabanduar edhe hajnat ( hajdutët), matrapazët dhe profiterët e ndryshëm ordiner ose inordiner të luftës dhe pasluftës. Dhe, se bashku me këta të fundit edhe joshqiptarët, puroshqiptarët ose antishqiptarët e ndryshëm demagog dhe hipokrit të cilët sipas të te gjitha gjasave, në emer të lirisë, shtetit dhe pavarësisë së Kosovës, kanë kryer vepra të denueshme ose kriminale. Duke abuzuar ( ndofta madje?) edhe me vlerat e luftës çlirimtare dhe patriotike të shqiptarëve të Kosovës etj. Gjegjësishtë, duke i vrarë, vjedhur, keqpërdorur, spekuluar, manipuluar, intriguar, shantazhuar, spiunuar, hasmuar, kriminalizuar dhe kompromituar botërishtë ose publikishtë shqiptarët në emër të shqiptarëve. Gjithnjë fjala mbi djemtë (çunat), nipat, stërnipat ose pasardhësit e ndryshëm të ” narodit jugosllav” në Kosovë të inkriminuar ose kontrabanduar në majat me të larta të piramidës së atjeshme pushtetmbajtëse ( sundimtare) ose politike për qëllime ose motive të ndryshme djallëzore (satanike), komplotiste, konspirative, dekonspirativiste dhe të tjera kundër Kosovës dhe shqiptarëve.
E thënë dhe detektuar ( deshifruar) ndryshe, kjo donë të thotë se në emër të UÇK-së, respektivishtë në emër të komandantëve ose çlirimtarëve të njohur shqiptarë, kanë mundur të vrasin, keqpërdorin ose abuzojnë edhe nipat ose sternipat e ndryshëm të Serbisë, Mali të Zi etj. Ndonëse në bashkëpunime, traktate ose aleanca të ndryshme komplotiste, konspirative, dekonspirative dhe të tjera me shërbimet e ndryshme sekrete ose intelegjente të Serbisë dhe të tjera. Aty janë edhe gardistët ose pionerët e njohur të Titos së bashku me mercenarët, kuislingët ose kolaboratorët e ndryshëm ( centrifugal ose centripetal) të ish regjimit kriminal dhe gjakatarë të Milloshevicit të inkrimunuar ose inkorporuar kreyesishtë në strukturat e njohura pushtetmbajtëse ose politike të koalicionit ( binomit) aktual në Kosovë për ” projekte” ose ” planimetri” të ndryshme shantazhi dhe komploti të gjithëmbarëshëm shtetërorë dhe nacional kundër Kosovës dhe shqiptarëve. Dhe, të cilët në kuader të luftërave të ndyera speciale, psikologjike, subverzive, propasgandistike dhe të tjera kundër çështjeve dhe interesave madhore ose kardinale të Kosovës dhe shqiptarëve: Janë në gjendje të lidhin dhe firmosin ( nënshkruajnë) marrëveshje ose traktate të ndryshme shantazhi ose komploti vendorë dhe ndërkombëtarë-kundër Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi në atë menyrë që komandanti legjandarë i Dukagjinit, ish kryeministri kosovarë dhe lideri aktual i AAK-së, Ramush Haradinaj së bashku me Fatmir Limajn, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin, Albin Kurtin dhe patriotët tjerë shqiptarë në kuader të opozitës së bashkuara kosovare dhe gjetkë, të mos vijnë kurrë në krye të shtetit dhe pushtetit kosovarë. Sepse, u pengojnë projektëve dhe planimetrive të errëta dhe tepër makabre ose ugurzeza të atyre që kanë për qellim serbizimin ( sllavizimin) ose rikolonilizimin e Kosovës me kolon ose ardhacak të ri nga Serbia, Mali i Zi, Turqia dhe kështu me radhë. Gjegjësisht, shitjët ose stërshitjet e vazhdueshme të lirisë, shtetit, pavarësisë, sovranitetit, integritetit, pasurisë, vlerave, resurseve dhe moralit të gjithëmbarëshëm shtetërorë dhe nacional të Kosovës dhe shqiptarëvë. Dhe, në fund, kthimin e sërishëm të Kosovës nën sundimin ose juridiksionin serb përmes ” Jugosllavive të reja” në miniaturë. Apo, përmes federatave ose konfedertatave te ndryshme panturke, filosllave ose ballkanike që i shpartallon ose davarisë mengjesi.
3. E ashtuquajtura ” Jugosllavia” ( Serbia) e vjeter” e Pashiqit dhe Karagjorgjevicit së bashku me ” Jugosllavinë e re ” të Titos dhe Rankovicit & Company: U ngritën dhe krijuan dikur mbi ” palcën” ose ” kurrizin e thyer” të popujve të ndryshëm ” artificial” ose ” johistorikë! Përkatësishtë, në saje të paradoksëve, naivitetëve dhe padrejtësive të njohura politike, ushtarake, historike, gjeografike dhe te tjera të instruktorëve dhe protektorëve të ndryshëm botërorë ose ndërkombëtarë të ” popujve” dhe ” shtetëve” artificiale ose johistorike. Për t´u shkatërruar dhe varrosur dikur me vonë në ruinat ose gërmadhat e njohura të luftërave të përgjakshme dhe shkatërrimtare në Kroaci, Slloveni, Bosnje Hercegovinë dhe Kosovë.
Njëherë e përgjithmonë. Ndërkohë që as ish ” perandoria e madh” ruso-sovjetike (BRSS) si mbrojtëse ose protektore e rëndësishme dhe kryesore e ish ” perandorisë së vogël” të serbo-jugosllave ( RSFJ), nuk ekzistonë tashmë as si gjeografi dhe as si histori. Madje as etapat ose periudhat e ndryshme të imperializmit ose kolonializmit që i sollën ose fabrikuan ” popujt artificial” ose ” johistorik” së bashku me modelet, konceptët, sistemet ose ideologjitë e ndryshme borxheze, cariste, cezariste, absolutiste, imperialiste, hegjemoniste, ekspanzioniste, kolonialiste, gjysëmkolonialiste dhe të tjera, të dukën retrograde, reaksionare, parasoksale dhe tepër anakronike ose inkoherente për kohën dhe vet botën e sotme globale të vlerave, kulturave, shtetëve, njerëzve dhe popujve të lirë, të njejtë dhe të barabartë. Por….
Gjeopolitika ose ” politika globale” e kripur, përkthyer, skriptuar ose deskriptuar paksa me gjuhën e ” luftës globale kundër terrorizmit ndërkombëtarë”, sikur i bën gjërat të dukën me ndryshe në tërësinë e tyre gjeografike, historike, fetare, kulturore, politike, strategjike etj. Sigurisht.
4. Aktët kriminale dhe terroriste të 13 nëntorit të këtij viti ( 2O15) në Paris të Francës të cilat, dorën në zemër i kanë prekur dhe lënduar emocionet, sentimentët, ndjenjat dhe shpirtërat e shumicës absolute të njerëzve dhe popujve të ndryshëm gjithandej globit tonë tokësorë. Thonë se e kanë ndryshuar botën. Në formë kengësh, vjershash ( poezishë), mitësh, eposësh ose mesazhësh të ndryshme të Rolandit ose Bernardit nga Clarivouxi etj….Lajmet ose informacionet e ndryshme nga terreni, vijnë të ethëshme, të frikëshme, fandaksëse dhe tepër qortuese e skandalizuese. Njerezit jetojne ne ankth dhe ne frike. Ndërkaq, fituesi me i madh i atij ” kokteli” të përgjakur parisien, si duket kësaj radhe do jetë kush tjetër pos Vladimir Putinit. Mbase, presidentit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Rusisë. I cili, nga një armik ose kundërshtar i rrezikshëm dhe permanent i SHBA-së, Natos ose Perëndimit, sikur është “shndërruar” ose ” konvertuar” në “mik” dhe ” aletat të vërtetë” të këtyrëve të fundit. Vladimir Putin pra! I cili pos tjerash, është përgjegjësi kryesor i luftës së përgjakshme dhe shkatërrimtare në Ukrainë! I luftërave ose konfliktëve tjera në hapësira të ndryshme
të Kaukazit, Osetisë, Ingushetisë, Nagorni Karabahut, Sirisë etj. I nxitjëve ose provokimëve të vazhdueshme ajrore, tokësore ose ushtarake të vendëve ose hapësirave të ndryshme të Natos etj. Ndërkohë që edhe anglezët kësaj radhe sikur janë bërë edhe me francez, se sa vet francezët. Ndërsa, turqit si gjithmonë, në raport me shqiptarët dhe popujt tjerë me të vegjël gjithandej, me bizantin se sa vet bizantinët! ( …)
5. Ndërkohë që aktët e mesipërme kriminale dhe gjakatare të Parisit, në forma ose menryra të ndryshme eksterne ose eksplikative, sigurisht se mund të kenë ndikime ose influenca të ndryshme relative, konstelative, bilaterale, multilaterale dhe të tjera edhe në Kosovë ku nurmi i të të ashtuquajturve ” vullnetarëve” të atjeshëshëm në luftërat e ndryshme islamike ose xhihadiste të Sirisë ose Irakut, gjatë këtyre vitëve të fundit, thuhet se ka qenë relativisht i madh. Dhe, atë në të shumtën e rastëve edhe me ” miratimin e heshtur” të shtetit dhe pushtetit kosovarë. Nuk dihet me saktësi ose konfidencë të plotë se cili do jetë qëndrimi ose pozicioni i ri i ” mullahëve”, ” sheikëve”, ” sulltanëve” ose ” emirëve” të të ndryshëm pushtetmbajtës ose politikë ( të blokut ose taborrit sunnit-sunni) në Kosovë përsa i përket luftës globale-kundër terrorizmit ndërkombëtarë?
Mbase, gjithnjë fjala mbi qëndrimet ose pozicionet zyrtare ose institucionale të të gjithë atyre ” liderëve” të ndryshëm
” shtetërorë” ose ” nacional” në Kosovë të cilët krahas serbizimit ose sllavizimit të Kosovës, e kanë bërë si të thuash
edhe turqizimin, sunnitizimin ose radikalizimin e ” xhematit” ose ” elektoratit” të tyre- kundër ” shiitëve” dhe shqiptarëve te krishterë ose katolikë nga Rajoni i njohur i Dukagjinit dhe me gjërë. Në anën tjetër ndërkaq, i thonë vetës ” qytetarë evropian”, ” properëndimorë” etj. Gjepura. Nëse Çabrati i Gjakovës mund të quhet Det ose Oqean, atëherë edhe vëllezërit, gjegjësishtë fosilët e Turqisë së bashku me mbetjet ose fekaliet e ndryshme të Serbisë në Kosovë, mund të quhen shqiptarë me orijentim perëndimorë ose proevropian. Dhe, aq me pak shqiptarë të vërtetë me gjene dhe gjak të pastërt shqiptari.
P. S. Kosovës dhe shqiptarëve u duhet Një Revolucion dhe Evolucion i Përgjithëshëm në gjitha fushat dhe segmentë e mundshme shtetërore, nacionale, kultuore, historike, gjeografike,politike, shkencore, intelektuale, akademike, kadrovike dhe të tjera. U duhet Rinjohja me të kaluarën, traditat, kulturën, historinë, gjeografinë, vlerat, resurset, potencialet dhe vetëvetën e tyre. Mbi të gjithat u duhen liria individuale dhe kolektive nga sundimi, robëria dhe tutoria e padurueshme e një kaste ( klike) të harbuar demagogësh, hipokritësh dhe matrapazësh të ndryshëm puroshqiptarë,
joshqiptarë ose antishqiptarë të kontrabanduar dhe inkriminuar në të gjitha mekanizmat ose institucionet e mundshme qeveritare, parlamentare, politzike, diplomatike, policore, ushtarake dhe të tjera të Kosovës.
Komentet