Mbrëmë për herë të parë në një intervistê dhënë tek Leonard Koja në emisionin HORIZONT të WindowRadio me seli në Gjermani, Florjan Haçkaj i famshmi president i Diaspora Për Shqipërinë e Lirë pranon me zërin e tij se jo vetëm nuk ka patur shtetësi shqiptare ne vitin 2016 siç pat deklaruar po vetë para 4 vitesh por tha që ne fakt “e kishin harruar ne sistem”. Ama nuk na tha se si zoteria aplikoi dhe mori pasaporte shqiptare 4 vjet pasi kishte dorezuar shtetesine e kjo ne vitin 2016!
Nje mashtrim i radhes i trashe e krejt ordiner nga një mashtrues tashmë serial. Sa here justifikohet per çështjen e shtetësisë dhe pasaportës jep nje variant tjetër! Kuptohet se rrena dhe mashtrimi nuk ka bosht por perdridhet si gjarperi!
Para tre vitesh në pergjigje te pyetjeve te mia tha “e kam rimarre shtetësinë shqiptare në vitin 2016 dhe regjimi ma hoqi ne vitin 2022”.
Duke qene tani i vetedijshem për shkeljen e rëndë qe ka bërë dhe se të palarat i ka në shesh në intervistën në radio dha varient krejt tjeter duke i bërë lemsh faktet në kohë! Kaloi nga pasaporta me vrima që ka qenë para vitit 2000 …në parashkrim e deri tek rrena se dikush ja pa emrin ne listë të votimit e ky “patrioti” shfrytezoi rrumpallhënen e shtetit shqiptar sipas tij e vrapoi per te votuar!
Fakti qe se luan topi e nuk ka ligj që e fal e justifikon është që zotëria ka marrë pasaportë shqiptare ne vitin 2016 pa patur shtetësi. Pikë. Fakt.
E këtë e ka bërë duke qenë i vetëdijshem që ka shkelur ligjin se zotëria nuk është as bari dhish e as punëtor ndertimi por i mireshkolluar për të kuptuar çfarë është shkelje flagrante e ligjit e nuk ka patriotizem që e justifikon veprimin e tij siç e bëri ai mbrëmë ne radion Window.
E kjo nuk duhej lejuar në një media serioze!
Përndryshe publiku dhe në veçanti brezi i ri që ju degjon keqedukohet e krimi duket normë sepse ajo që ka bërë ai eshte krim e nuk ka emër tjeter.
• në vitin 2019 zotëria u shpall ambasador i kombit nga Rama-Majko!
Nuk e di a e dinte stafi i Edit nëse zoteria nuk kishte shtetësi shqiptare!
• nuk ka patriotizem që justifikon shkeljen e ligjit shqiptar duke votuar (siç ka bërë zoteria në vitin 2021) kur nuk ke të drejtë vote! Këtë mund ta bëjë vetëm nje idivid që është në shërbim të sektit e i ka krahët e mbrojtur që nuk i hy gjemb në këmbë!
Sepse po ta kisha bërë une këtë veprim apo ju Z.Koja do arrestoheshim në momentin e parë që do shkelnim në aeroportin e Rinasit në dalje apo në hyrje!
• duhet ose të jesh trim me fletë ose të kesh mbrojtje nga rregjimi që të zbulohesh nga gjykata kushtetuese që mban pasaportë të paligjshme e jo vetëm nuk procedohesh penalisht por përkundrazi bën viktimën në televizione dhe vazhdon “luften” ndaj regjimit!
Jo vetëm kaq por një shkelesi të ligjit i jepet hapësirë pa asnjë mandat në tryezat e KQZ, komisione të Parlamentit e pritet edhe nga Presidenti i Republikës!
• duhet te jesh vertet naiv të besosh se Kuvendi i Shqipërise miraton një ligj për votën e disporës (me postë) egzaktësisht siç e kishte shkruar ky shkelësi i ligjit të dy shteteve, shqiptar dhe gjerman!
Personalisht u shokova që moderatori i emisionit e kaloi me kaq lehtësi një çeshtje që në vendin ku jeton ai është tepër serioze. Nëse i jep hapesirë një individi të tillë shkoi deri në fund të vërtetës, ndihmoje interesin publik shqiptar!
Me traumatikja dhe fundi i logjikës ështe që ky që duhet të ishte në burg do na bëjë bashkimin e opozitës në forumin për dialog te Ermal Hasime Sorosit!
Larg o Zot nëse ky dhe organizata e tij diasporake të jenë ne 15 %-in e forumeve të Partisë (së ripërtërirë) Demokratike se kjo do ishte njolla më e rëndë për një parti opozitare në të cilën idetë kanë vdekur prej vitesh por të paktën në të nuk duhet të ketë vend për kriminelë
Uroj te mos ndodhë!