VOAL

VOAL

Ku u zhdukën shqiptarët? – Nga Massimo Cirri*

October 16, 2016

Komentet

U tha se vrau policin serb, Artan Hajrizi: Jam në Gjermani, dokumentet m’i ka vjedhur vëllai! Atë vetëm të vdekur mund ta kapni

Një polic është vrarë Loznicë të Serbisë, në kufi me Bosnjë e Hercegovinën.

Si të dyshuar për vrasjen policia serbe po kërkon shqiptarin  nga Kosova, Artan Hajrizin, të cilit i kanë gjetur një pasaportë të lëshuar nga Kosova dhe një letërnjoftim nga Gjermania.

Artani është vëllai i Faton Hajrizit, i cili u arratis nga burgu i Smerkonices së Vushtrrisë në Kosovë.

Prindërit e tyre kanë deklaruar për mediat vendase janë të traumatizuar nga ngjarja, ndërsa janë shprehur se Artani nuk ka qenë në Kosovë që prej janarit.

Sipas tyre, Fatoni ka shkuar në Gjermani dhe ka qëndruar dy ditë e më pas i ka vjedhur pasaportën Artanit.

Artani ka deklaruar se ndodhet në Gjermani dhe dokumente e tij janë vjedhur nga i vëllai, Faton Hajrizi.

Artan Hajrizi tha se distancohet nga vëllai i tij duhe thënë se nuk i intereson se çfarë ka bërë ai.

“Fatoni m’i ka vjedhë dokumentet, ai nuk dorëzohet veç i vdekur”-ka deklaruar ai. sn

Miqësi dhe armiqësi!- Nga Florim Zeqa

 

Asnjëherë nuk më ka shkuar mendja se kufiri mes miqësisë dhe armiqësisë është aq i hollë! E kam dëgjuar të thuhet se “miqësia e interesit është sikurse vesa e mëngjesit”, por, nuk kam dashur të besoj se është kaq i ngushtë dallimi mes miqësisë dhe armiqësisë!

 

Sa më afër që i afrova aq më fuqishëm më goditën “miqtë e mirë”

 

Asnjëherë nuk ia fali vetes gabimin që i kam pranuar aq lehtësisht disa njerëz në jetën time! M’u paraqiten si miq dhe si dashamirë, por, vërtetë qenka e vështirë t’i shohësh “miqtë” për një moment të dalin në anën e kundërt apo kundër teje!

Miku i interesit në momentin që i humbet ajo që kishte planifikuar për të realizuar përmes teje, të largohet sikur të mos kishte ekzistuar fare.

Kam heshtur edhe atëherë kur nuk është dashur të heshtë, vetëm e vetëm për t’a ruajtur miqësinë! Kam heshtur edhe kur më kanë gënjyer miqtë pa pikë fyre dhe pa fijen e turpit!

Megjithatë unë kam luftuar me veten time që t’i mbajë afër njerëzit duke besuar që janë të mirë!

Por, sa ja vlejti mirësia ime ndaj tyre?

Përgjigja është, aspak dhe asgjë!

Tani e tutje do ta kem të vështirë t’i besoj dikujt pa e njohur mirë.

Nuk kanë thënë kot të vjetrit, “pa e hëngër një thes krypë bashkë me dikë mos i thuaj mik”!

Pse është thënë kështu, sepse të pakët janë ata njerëz që i qëndrojnë besnik miqësisë!

Pas tradhtisë që më bënë disa “miq të mirë” virtual, e konsideroj që më mirë është të qëndrojë vetëm 24 orë sesa t’i besoj çdo kujt!

Në këtë moment po më dalin përpara fjalët e gjyshës sime të ndjerë: “besnik banu e besë mos i nxënë çdo kujt, se jo të gjithë ata që të paraqiten si dashamirë i ke miq në jetë”.

 

Jeta është e shkurtër për të vrapuar pas të tjerëve, dhe tani kam filluar të eci me hapa akoma më të sigurt drejt të ardhmes e jo drejt njerëzve të pavlerë. Ne që jemi mësuar të ecim vetëm e kemi të lehtë të vazhdojmë rrugëtimin, kurse ata që janë mëuar të vrapojnë pas të tjerëve, do të mbeten duke vrapuar tërë jetën sikurse dhelpra pas k… të dashit!

Miqësia dhe armiqësia janë dy binar paralel që nuk përputhen asnjëherë!

Dashuria e pashterrshme e mërgimtarëve për atdhe!- Nga Florim Zeqa

Historia e shkurtër e tri dekadave të fundit e dëshmon se askush nuk e donë Kosovën më tepër sesa mërgimtarët, por askush më shumë sesa mërgimtarët nuk është shfrytëzuar dhe përbuzur nga të gjitha partitë dhe politikanët e të gjitha llojeve e ngjyrave politike, pra, janë përdorur “mish për topa” të partive të dështuara politike, të cilat gjithnjë mërgimtarët i kanë konsideruar vetëm si numra gjatë fushatave zgjedhore për shtimin e votave, por jo edhe si qytetarë të barabartë, duke ju dhënë nganjëherë edhe epitete negative, erdhën apo shkuan gërrnaçat!

 

Thirrjet stereotipe të liderëve shtetëror për mërgatën

 

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, me anë të një video-mesazheve të postuara në rrjetet sociale u janë drejtuar mërgimtarëve duke u thënë se ata janë shpirti i Kosovës, duke ju thënë se edhe këtu mund të bëhet mirë sikurse në vendet ku jetoni.

Nëse vjen puna që mërgimtarët të frymëzohen nga presidentja dhe kryeministri për ta vizituar vendlindjen, atëherë të pakët do të jenë ata mërgimtar që do ta vizitojnë vendlindjen gjatë ditëve të nxehta verore, e aq më pak të investojnë në vendin me sigurinë zero për investime!

Lidhjet e mërgatës me vendlindjen në radhë të parë janë familjare dhe gjenetike, e jo të motivuara nga qeverisja e “mirë” e politikanëve cilët do qofshin ata, që i bie se bujaria dhe përkushtimi i mërgatës për të mbajtur të fortë lidhjen me atdheun nuk janë sezonale por të përhershme, sikurse që është i pashterrshëm malli dhe dashuria e mërgimtarëve për atdheun e tyre.

Mjafton për të shkëputur nga një rresht të deklaratave të liderëve shtetëror, për të kuptuar me çfarë naiviteti dhe hipokrizie i trajtojnë bashkatdhetarët e tyre që jetojnë largë atdheut.

Vjosa Osmani: “Dyert, zemrat dhe shtëpitë tona janë të hapura sepse ju jeni zemra dhe shpirti i Kosovës”.

Albin Kurti: “Do të shihni se si edhe këtu mund të bëhet mirë sikur në vendet ku jetoni”.

 

Mërgimtarët nuk kanë nevojë për lëmosh, por për trajtim dinjitoz

 

Nuk është edhe aq punë e lehtë për t’i bindur mërgimtarët për t’u kthyer për të jetuar në atdheun e tyre. Nuk mjafton një video mesazh dhe as një spektakël televiziv, por janë një varg i gjatë i kushteve që duhet t’i plotësojë qeveria në radhë të parë për qytetarët, e në veçanti për mërgimtarët, duke filluar nga skema e sigurimeve shëndetëore e deri tek shërbimet cilësore në spitalet tona.

Ngase, për një komplikim të vogël shëndetësor, lidhjet kriminale në spitalet tona i detyrojnë pacientët të përfundojnë në spitale private brenda e jashtë vendit pa asnjë arsye, siq i ndodhi një mikut tim nga mërgata, të cilit i rekomanduan vënjen e stendave pa pasur fare nevojë!

Mërgimtarët vetëm pas përfundimit të pushimeve dhe kthimit në vendet ku jetojnë e kuptojnë të vërtetën e mashtrimit që ju bëhet nga qeveria, në veçanti në QKUK-në laboratorin e ekzaminimit të sëmundjeve që kërkojnë shërim në spitalet private në vend dhe jashtë tij!

Pa heqjen e skemave kriminale në spitale, nuk ka kthim të besimit të mërgimtarëve për kthim në vendlindje.

Mërgimtarët nuk është që i motivon lëmosha e qeverisë me policen e sigurimeve (prej 20 eurove) e automjeteve dhe as video-mesazhet e varfëra të liderëve shtetërorë për të ardhur në vendlindje. Por, është dashuria e madhe për atdheun që i bën mërgimtarët të kalojnë kolonat e gjata të pritjes në kufij, të cilëve aq shpejt u ikin ditët në vapën e madhe dhe diellin përcëllues në Dardani.

Mërgimtarët kanë nevojë për një qeverisje të mirë dhe të përgjegjshme që i trajton ata në mënyrë të dinjitetshme, që i mbron shtëpitë e tyre, jo vetëm nga hajdutët ordinerë, por edhe që i liron nga tatimi në pronë për shtëpitë e ndërtuara pas lufte, të cilat, të shumtën e kohës janë të pashfrytëzueshme.

 

Që nga periudha e luftës dhe ajo e pasluftës, të gjitha qeveritë e “hodhën grepin” tek mërgimtarët. Kush më pak e kush tjetër më shumë të gjithë i plaçkitën pamëshirshëm mërgimtarët duke filluar nga Fondi 3 përqindërshit, “Vendlindja Thërret” e deri tek fondet e Albin Kurtit, të cilat po ngarendin njëri pas tjetrit, siq janë; “Fondi Emergjent” (gjatë pandemisë), “Fondi Sovran” dhe “Fondi i Sigurisë” për të cilat nuk ka asnjë transparencë dhe asnjë llogaridhënje! Askush përveq Albin Kurtit nuk e di sa miliona janë grumbulluar, sa janë shpenzuar dhe ku kanë përfunduar mjetet financiare të mërgatës të derdhura në fondet e sipërpermendura!

Historiku i shënimit të 2 Korrikut në Bokshiq!- Nga Florim Zeqa

Nuk jam lokalist, por kësaj radhe përmes këtij rrëfimi personal dëshirojë, që të gjithë qytetarëve të vendit t’ju urojë nga zemra, gëzuar 2 Korriku 1990-Dita e Lindjes së Republikës së Kosovës, gurëthemelit të shtetit tonë.

 

Organizim spontan i 2 Korrikut në Bokshiq

 

Sot e 34 vite më parë, me të marrur lajmin për shpalljen e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës nga delegatët shqiptarë dhe jo serbë para dyerve të mbyllura të Kuvendit të Kosovës, ne banorët e fshatit Bokshiq u tubuam spontanisht në shitoren e fshatit “Blini”, me ç’rast e festuam Pavarësinë e Kosovës deri në orët e vona të pasditës. Ishin ato çastet më të gëzueshme që i përjetuam në një festim të përbashkët me vëllazni, fqinj dhe kusherinj.

Në fytyrën e secilit prej nesh vërehej gëzimi i papërshkruar më fjalë, ku dominonin emocionet plot shpresa për ardhmëri. Cakërrimi i gotave përcjellej me urimin, “E gëzofshim për jetë e mot pavarësinë e Republikës së Kosovës”.

Ky ishte momenti më madhështorë i një festimi të përbashkët në një lokalitet të vogël, por me ndjenjë të madhe të atdhetdashurisë, të respektit të ndërsjellë dhe fqinjësisë së mirë, i trashëguar brez pas brezi nga të parët tonë në fshatin Bokshiq, të fshatit simbol dhe bastion i rezistencës kundër pushtuesve serb në komunën e Klinës.

 

Organizimi i turnirit tradicional për 2 Korrikun

 

Që nga përvjetori i parë i 2 Korrikut, në fshatin Bokshiq për çdo vit kemi organizuar turnir në futboll të vogël. E filluam turnirin e parë me 2 korrik 1991 me vetëm 6 ekipe pjesëmarrëse, të dytin me radhë me 14 ekipe, ndërsa në turnirin e tretë të radhës me 2 Korrik 1993 i kishim 36 ekipe pjesëmarrëse nga komuna e Klinës, por edhe nga komunat tjera si; Gjakova, Deçani dhe Istogu.

Ishte ky njëri nga turniret më të mëdha deri atëherë të organizuara në komunën e Klinës, ishte ky turniri më mirë i organizuar ndonjëherë në këto anë.

Çdo gjë kishte shkuar mirë sipas planit të organizatorit, filluar nga shpërndarja e njoftimeve për turnir, pritjen dhe regjistrimin e ekipeve, organizimi i mirë i ndeshjeve me gjyqtarë (refer) profesional e deri të ndarja e shpërblimeve simbolike për ekipet fituese dhe lojtarët më të mirë të turnirit.

Pas përfundimit të turnirit, organizatori kishte marrë falenderime dhe përgëzime të sinqerta nga ekipet pjesëmarrëse, tek të cilat, mënyra e organizimit dhe pritja vëllazërore kishin lënë mbresa të veçanta tek secili pjesëmarrës në këtë turnir tradicional të futbollit të vogël.

Vlenë për të theksuar se, ky turnir i futbollit ishte bërë halë në sytë e pushtuesve serb. Pas shpërndarjes së njoftimeve për mbajtjen e turnirit nëpër lokalet shqiptare në komunën e Klinës, në Stacionin Policor në Klinë u ftuan për “biseda informative” disa nga pronarët e lokaleve shqiptare, të cilët ishin pyetur se kush qëndron pas këtij organizimi!?

Nisur nga ky fakt, nga organizatori ishte përgatitur plani rezervë në rast të pengimit të turnirit nga policia pushtuese serbe. Kur jemi në këtë segment, ishte një mobilizim i jashtëzakonshëm i aktivit FR të LDK së dhe fshatit në përgjithësi.

Nuk është e tepërt të thuhet, se për mbarëvajtjen e këtij turniri, kontribut të çmuar kishin dhënë të gjithë të rinjët e Bashkësisë Lokale të Grabanicës, pa e anashkaluar as nëndegën e LDK-së, e cila ishte e gatshme të ndihmojë në të gjitha aspektet për mbrojtjen e turnirit nga ndonjë sulm eventual i pushtuesve serb.

Meqenëse isha iniciator i parë për organizimin e turnirit për 2 Korrik, unë Florim Zeqa e mora edhe përgjegjësinë morale dhe juridike dhe isha i gatshëm që të ballafaqohem me të gjitha konseguencat që mund të vinin nga pushteti okupues i asaj kohe.

 

Nga distanca kohore ndjehem krenarë për organizimin e tre turnireve radhazi të Futbollit të Vogël në fshatin e lindjes për nder të shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, por edhe i zhgënjyer njëkohësisht që kjo nismë e mbarë nuk vazhdoj tutje në shtetin e lirë, të pavarur dhe sovran!

 

Florim Zeqa, 2 Korrik 2024, Orsago (Itali)

Media italiane ngre në “qiell” Enkel Kallushin, kardiokirurgun shqiptar: Mijëra zemra në dorën e tij

Enkel Kallushi është kardiokirurg shqiptar, por që profesionin e tij prej vitesh e ushtron në Itali.

Së fundmi mediat italiane i kanë dedikuar një artikull të gjatë mjekut të njohur, ku e ngrejnë më “qiell”, teksa shkruajnë se “mijëra zemra janë në dorën e tij”.

Mediat e huaja shkruajnë se Enkel Kallushi është një nga kirurgët më të mirë të zemrës në Opa, spitali “Gaetano Pasquinucci” të zemrës.

Kallushi ka lindur në Tiranë është diplomuar për mjekësi në qytetin e tij dhe më pas u regjistrua në specialistin e Kirurgjisë së Përgjithshme, gjithashtu në Tiranë. Në vitin 2000 ai mbërriti në Massa për të ndjekur një kurs masteri të organizuar në Opa. Mjeku vendosi që në atë moshë të qëndronte dhe ta vazhdonte karrierën e tij në Itali.

“Kur pashë se si kryheshin ndërhyrjet, u dashurova. Gjeta një mjedis shumë shpërblyes dhe pozitiv. E ndjeva se e ardhmja ime do të ishte këtu. Edhe pse në fillim nuk ishte aspak e lehtë,” ka thënë ai për “lanazione”.

Në 2010 Enkel u punësua nga Fondacioni Monasterio si një mjek i strukturuar në kirurgjinë kardiake të të rriturve. Deri më sot, ka mbi një mijë ndërhyrje të kryera nga duart e tij.

Alice Costruzioni fitues i “Muaji i Lirisë” në Rovato- Nga Florim Zeqa

Në kuadrin e festimeve të mërgatës sonë për çlirimin e Kosovës, më datat 22 e 23 qershor në palestrën e bukur të sporteve në Rovato (Lombardia) u mbajt turniri përmbyllës “Muaji i Lirisë, organizuar nga treshja e të rinjëve entuziast Arber Llugaxhija, Faton Berisha dhe Mentor Smakiqi.

Festimi i Ditës së Çlirimit të Kosovës 

 

Në palestrën e bukur të sporteve në Rovato, në një ambient të bukur dhe festiv, të ngrohtë dhe vëllazëror, të stolisur me flamuj kuq e zi dhe të shtetit të Kosovës u përballen me njëra-tjetrën 16 ekipet pjesëmarrëse:

 

1)    Treviso (Treviso)

2)    Rion Pavimentazioni (Vicenza)

3)    Leon Pav (Vicenza

4)    FC Sadri Guraziu (Treviso)

5)    Edil Kolgeci (Treviso)

6)    Mirsad Group (Brescia)

7)    Vali Costruzioni (Brescia)

8)    Noli Ponteggi (Brescia)

9)    Alice Costruzioni (Brescia)

10)  Nuove Coperture (Brescia)

11)  Euro KB Ponteggi (Brescia)

12)  Edil Ponteggi (Brescia)

13)  By Paci (Brescia)

14)  Bar Sport (Brescia)

15)  Fratelli Gashi (Brescia)

16)  Cambio Automatici 4F (Brescia)

 

Si zakonisht, turniri fillojë me intonimin e himnit kombëtar dhe të shtetit të Kosovës, ndërsa më pas, organizatori Arbër Llugagjiu i përshendeti të gjithë të pranishmit në këtë aktivitet sportiv duke i falenderuar për pjesëmarrje, me ç’rast ekipeve garuese ju urojë suksese dhe lojëra të bukura gjatë turnirit dyditor.

Se vërtetë sportistët janë ambasadorët më të mirë të një vendi, janë turniret e Futbollit të Vogël, të cilat po e dëshmojnë në vepër se janë Ura lidhëse mes të rinjëve, të cilat rreth vetes po tubojnë me qindra dhe mijëra pjesëmarrës, siq ishte ky në Rovato, ku përveq 16 ekipeve me nga 10 lojtarë (160 futbollist) të listuar pjesëmarrës në garë dhe stafit përcjellës (prej 5-10 persona), ndeshjet i përcjellen mbi 1 mijë futbolldashësh, numër ky i paarritshëm nëpër aktivitet e tjera mërgatës sonë në shtetin italian.

Secila ndeshje ishte më e mirë sesa tjetra, secili gol më i bukur sesa tjetri, por ndeshja finale mes ekipeve Alice Costruzioni dhe Cambio 4F ishte një finale e bukur dhe e paharruar e cila do të mbetët gjatë në kujtesën e të pranishmëve të shumtë në të këtë eveniment sportiv.

Me plot meritë vendin e parë në këtë turnir e zuri ekipi Alice Costruzioni, i cili jo vetëm në finale, por në të gjitha ndeshjet demonstroj lojëra të bukura me shumë gola të shënuar, profesionalizëm dhe frymë të lartë sportive.

 

Ndarja mirënjohjeve dhe shpërblimeve

 

Pas përfundimit të ndeshjes finale, Arbër Llugagjiu në emër të Këshillit Organizativ fillojë me ndarjen e mirënjohjeve dhe çmimeve për mysafirët e nderit dhe më meritorët për lirinë e Kosovës, veteranët e UÇK-së.

 

Këshilli organizativ i shpalli lojtarin më të mirë, golashënuesin e parë dhe portierin më të mirë, si në vijim;

 

-Lojtari më i mirë Denis Spanesci

 

-Golashënuesi i parë Davide Giardini

 

-Portieri më i mirë Paolo Gazurelli

 

Pa dyshim momenti më kulmor i këtij aktiviteti sportiv, ishte ai i nderimit me nga një kupë dhe medalje për dy vendet e para:

 

-Vendi i dytë, kupë dhe medalje të argjendit për lojtarët e ekipit Cambio 4,

 

-Vendi i parë, kupë dhe medalje të arta për lojtarët e ekipit Alice Costruzioni.

 

-Vendi i tretë i takoj ekipit Rion Pavimentazioni,

 

-Vendi i katërt i turnirit për ekipin Nuove Coperture.

 

Në fund organizatori Arber Llugaxhija i falenderoj bashkëpunëtorët e afërt dhe të largët, si: Faton Berisha, Mentor Smakiqi Agron Berisha, Loni Ber, Arton Berisha, Arbnor Llugaxhiu, Fadil Bajraktari, Massimo Kolgecaj, Arben Kastrati, Adnan Podrimqaku, Kujtim Sadiku, Avdi Hajraj Albi Lumi, Florim Zeqa, Florim Lumi, Fejza Kastrati, Fisnik Bogujevci, Fitim Jashari, Kastriot Krasniqi dhe Kujtim Kolgeci.

Të rinjët ambasadorët më të mirë të vendit tonë

 

Turniri në Futboll të Vogël për nder të çlirimit të Kosovës, e dëshmoj se për të rinjët shqiptarë nuk është pengesë distanca e gjatë për të ndërtuar ura bashkëpunimi mes tyre. Bie fjala, të rinjët nga Treviso dhe Rovato (Lombardia) ka më tepër se një dekadë që bashkëpunojnë mes tyre, të cilët vajtje-ardhje i bëjnë edhe nga 500-700 km rrugë për t’u bashkuar në ditët e shënuara kombëtare dhe shtetërore për të festuar së bashku.

Përderisa sportistët janë dhe mbetën ambasadorët më të denjë të kombit tonë në perëndim, të rinjët janë gjaku më i pastër dhe arterja jonë më e shëndoshë kombëtare.

Liria e Kosovës është rezultat i sakrificës së shumë brezave, i rezistencës së gjatë paqësore dhe luftës së lavdishme çlirimtare.

Ky ishte njëri ndër turniret më mirë të organizuara ndonjëherë në pjesën veriore të Italisë falë treshes profesioniste Arber Llugaxhija, Faton Berisha dhe Mentor Smakiqi, të cilët edhe një herë e dëshmuan se, përveqse veteran të futbollit janë edhe organizator të suksesshëm të turnireve në këtë pjesë të Italisë.

Mysafir special i turnirit ishte Fatmir Limaj-Komandant Çeliku, i ardhur enkas për këtë aktivitet sportiv për të cilin organizatorët e kishin përgatitur një Tortë të madhe me emblemën e UÇK-së. Vlenë për të theksuar se Komandant Çelikun në këtë aktivitet sportiv e sollën Rinor dhe Selim Guraziu, miq dhe bashkëlojtar të vjetër të Arber Llugaxhiut.

Sot e gëzojmë lirinë falë gjakut të Dëshmorëve dhe Martirëve, luftës heroike të ushtarëve të UÇK-së si dhe intervenimit të aleancës më të fuqishme ushtarake në botë-NATO-s!

Andaj, me pietetin më të lartë përulemi para sakrificës së shumë brezave të dëshmorëve, martirëve, veprimtarëve dhe intelektualëve shqiptarë, që nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre për lirinë e atdheut.

Mbi gjakun e heronjëve dhe dëshmorëvei kemi themelet e forta të lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë-Republikës së Kosovës.

 

Lavdi për jetë e mot të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!

 

 

Florim Zeqa, 27.06.2024

Gjermani, hyn në fuqi ligji për shtetësinë dhe dyshtetësinë

Në Gjermani futet më 27 qershor në fuqi ligji i ri për shtetësinë. Të huajt tani mund të bëhen gjermanë më shpejt. Po cilat janë kushtet?

Nga Deutsche Welle

Pasaporta e kuqe me stemën gjermane është e njohur dhe shumë e dëshiruar. Nuk është çudi, kur dihet se qytetarët gjermanë gëzojnë liri pothuajse të pakufizuar udhëtimi, mund të jetojnë dhe punojnë në të gjithë BE-në, kanë të drejtë të votojnë në zgjedhje dhe mund të zgjedhin lirisht profesionin e tyre.

Rruga për marrjen e kësaj pasaporte tani është thjeshtuar. Ligji i ri i Shtetësisë do të zbatohet në Gjermani nga 27 qershori 2024. Shumë nga rreth 12 milionë të huajt në Gjermani tani mund të aplikojnë për shtetësi gjermane.

1. Rrugë e shpejtë drejt shtetësisë

Pas pesë vitesh qëndrimi të ligjshëm në Gjermani, të huajt mund të aplikojnë për shtetësi gjermane. Kur është fjala për të ashtuquajturat “efektet e veçanta në integrim”, marrja e shtetësisë është e mundur edhe pas tre vjetësh. Këtë mund ta bëjë kushdo që mund të dëshmojë një nivel të lartë të njohurive gjuhësore (niveli C2 apo C1, që nënkupton aftësinë e komunikimit të rrjedhshëm), vullnetarizmi ose performanca veçanërisht e mirë në shkollë ose në punë. Deri tani, të huajt kanë mundur të aplikojnë për shtetësi vetëm pas tetë vjet qëndrimi në vend.

Qeveria gjermane, e përbërë nga socialdemokratët, ekologjistët dhe liberalët, shpreson të rrisë numrin e njerëzve që marrin shtetësi dhe në këtë mënyrë të krijojë stimuj për integrim më të shpejtë. Deri më tani, shkalla e marrjes së shtetësisë gjermane ka qenë e ulët në krahasim me BE-në, por së fundmi është rritur. Opozita, e përbërë nga një pjesë e Alternativës për Gjermaninë (AfD) të ekstremit të djathtë dhe CDU/CSU-së konservatore, ka frikë se pasaporta gjermane tani mund të bëhet një “plehrë”.

2. Të ardhura të nevojshme

Parakushtet e mëparshme për marrjen e shtetësisë gjermane mbeten në fuqi. Prandaj, kushdo që dëshiron të marrë nënshtetësinë gjermane duhet të jetë ende në gjendje të mbajë veten, pra të ketë të ardhura të mjaftueshme financiare. Këtu rregullat madje do të shtrëngohen, kështu që ata me të ardhura të ulëta do ta kenë më të vështirë në të ardhmen të marrin shtetësinë gjermane.

3. Nuk ka pasaportë për racistët dhe antisemitët

Respektimi dhe sjellja sipas rendit themelor të lirë demokratik të parashikuar me Kushtetutë është tani i detyrueshëm për të gjithë aplikantët për shtetësi gjermane.

Kjo në mënyrë specifike do të thotë se pasaportën gjermane nuk mund të marrin personat me qëndrime antisemite, raciste ose të tjera antihumane. Shtetësinë gjermane nuk mund të marrin as ata që nuk i respektojnë të drejtat e barabarta mes burrave dhe grave ose jetojnë në bashkësi poligame.

4. Përgjegjësia e Gjermanisë që buron nga historia

Në të ardhmen do të ketë gjithashtu një përkushtim ndaj përgjegjësisë së veçantë historike të Gjermanisë. Gjatë epokës naziste, Gjermania filloi Luftën e Dytë Botërore duke sulmuar Poloninë dhe vrau rreth gjashtë milionë hebrenj evropianë si pjesë e gjenocidit të organizuar nga shteti.

Për këtë arsye, ata që marrin nënshtetësinë gjermane do duhet të deklarohen kur bëhet fjalë për mbrojtjen e jetës hebreje dhe ndalimin e zhvillimit të një lufte agresioni. Kushdo që nuk e ndan këtë pikëpamje, nuk mund të marrë dokumentat gjermane. Prandaj, katalogu i pyetjeve për provimin pranues do duhet të rregullohet.

5. Pasaporta gjermane që i nënshtrohet revokimit

Ata që kanë gënjyer gjatë procesit të marrjes së shtetësisë mund të humbasin shtetësinë gjermane brenda dhjetë vjetësh. Kështu ka qenë deri tani. Ndërsa tani, kushdo që nuk e ka kuptuar seriozisht angazhimin dhe përgjegjësinë historike të Gjermanisë do të humbasë pasaportën gjermane – për shembull nëse përhapë mesazhe të urrejtjes antisemite.

6. Shtetësia e dyfishtë për të gjithë

Ata që dëshirojnë të bëhen gjermanë prej tani nuk duhet të heqin dorë nga shtetësia e mëparshme. Kjo do të thotë se shtetësia e shumëfishtë është e mundur për të gjithë migrantët. Më parë, ishte menduar vetëm për shtetasit e vendeve të BE-së.

Në këtë mënyrë, qeveria gjermane dëshiron t’ua lehtësojë pozitën njerëzve që kanë ndjenja të ngushta me vendin e tyre të origjinës. Qeveria e arsyeton këtë vendim me qëndrimin se faktorë të tillë si njohja e gjuhës, arsimi dhe përkushtimi ndaj demokracisë janë më të rëndësishëm për integrimin sesa një pasaportë tjetër.

7. Përfitimet për punëtorët mysafir (gastarbeiter) dhe punëtorët me kontratë në RDGJ

Rregulla më pak të rrepta zbatohen për njerëzit nga gjenerata e të ashtuquajturve punëtorë mysafirë që erdhën në Gjermaninë Perëndimore midis 1955 dhe 1972, si dhe për “punëtorët me kontratë” të RDGJ-së në Gjermaninë Lindore. Kjo është për të nderuar kontributin e tyre të rëndësishëm në zhvillimin e Gjermanisë.

Për këta persona si dëshmi e njohjes së gjuhës, mjafton të komunikosh lehtësisht në gjermanisht në jetën e përditshme. Përveç kësaj, ata nuk duhet të bëjnë testin e shtetësisë (Leben in Deutschland).

8. Fëmijët mund të bëhen gjermanë më shpejt

Fëmijët e prindërve të huaj marrin nënshtetësinë gjermane nëse njëri prind ka banuar ligjërisht në Gjermani për më shumë se pesë vjet. Më parë, kjo ishte e mundur vetëm pas tetë vjetësh. Sipas studimeve, fëmijët me rrënjë të huaja janë më të suksesshëm në shkollë dhe në punë sa më herët të marrin nënshtetësinë gjermane.

Megjithatë, rregullorja e re nuk zbatohet në mënyrë retroaktive. Kjo do të thotë se do të përfitojnë vetëm fëmijët e lindur pas 27 qershorit 2024.

I jepet lamtumira e fundit At Antonio Belushit, prifti arbëresh përcillet në banesën e fundit me flamurin shqiptar dhe atë të Kosovës

Në varrezat e Kalabrisë në Itali i është dhënë lamtumira e fundit At Antonio Belushit, priftit arbëresh i cili gjithë jetën e tij ishte angazhuar për kauzën shqiptare.

Belushi ishte quajtur edhe “Ati shpirtëror i arbëreshëve të Italisë” dhe kishte qenë pritës i pothuaj të gjithë shqiptarëve që i vizitonin arbëreshët në Itali.

Në arkivolin e Belushit u vendosën sipër flamuri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës.

Belushi a shërbyer si prift famullitar arbëresh dhe ka themeluar revistat “Vatra Jonë, “Lidhja”, shoqatën kulturore dhe shtëpinë botuese “G. Kastrioti”, Bibliotekën Ndërkombëtare “Bellusci”.

Antonio Belushi ka botuar studime në periodikët “Shejzat”, “Zgjimi”, “Katundi Ynë”, “Studime Filologjike”, “Përparimi”.

Që nga viti 1962, ai ka bërë udhëtime, studime dhe kërkime etnografike në vende të ndryshme, ka marrë pjesë në veprimtari shkencore në kuvende, kongrese në Itali, Shqipëri, Kosovë, Itali, SHBA, Australi.bw

INVESTIGIMI: Arsimi i lartë publik në krizë: kandidatë për dekanë dhe rektorë “fantazma” në shkencë Nga Dr. Erand Llanaj, Berlin & Taulant Muka, Bernë

Dr. Erand Llanaj – Kërkues Shkencor, Berlin, Gjermani

Dr. Taulant Muka – Kërkues Shkencor, Bern, Zvicër

Pikat kyçe

  • Mungesa e kontributeve shkencore: mbi 55% e kandidatëve nuk kanë asnjë publikim shkencor të indeksuar.
  • Plagjiatura: gjysma e kandidatëve janë akuzuar për plagjiaturë, duke minuar integritetin akademik.
  • Nënfinancimi kronik: universitetet përballen me financim të pamjaftueshëm dhe infrastrukturë të vjetruar.
  • Reputacioni në rënie: mungesa e kërkimeve dhe shkeljet etike dëmtojnë besueshmërinë e universiteteve.
  • Krahasimi ndërkombëtar: Kandidatët shqiptarë kanë produktivitet shkencor të dobët krahasuar me homologët evropianë.

 Universitetet publike shqiptare janë në periudhë zgjedhore. Ndërkohë që pritej të ishin reformuar thellësisht pas protestës së studentëve në vitin 2018, dhe të ishin vendosur standarte të përmirësuara, sot vazhdojnë sfidat në përparimin e tyre si institucione të arsimit të lartë.

Largësia nga standartet Evropiane duket se nuk po ngushtohet, pavarësisht aspiratave të vendit për integrim në BE dhe zhvillim socio-ekonomik! Universitetet shqiptare vazhdojnë të vuajnë nga mungesa e konkurueshmërisë në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, të njollosura nga shkelje të integritetit akademik, punë simbolike kërkimore dhe investime të pamjaftueshme ose pa risi/vlerë të shtuar për infrastrukturën kërkimore universitare.

Në këtë analizë, do të shqyrtojmë me kujdes situatën aktuale në universitetet shqiptare, e kryesisht me përfaqësimin në nivelet drejtuese të universiteteve, duke ofruar argumenta që theksojnë mundësitë për të adresuar krizën aktuale.

Kontributi dhe puna shkencore e kandidatëve për institucionet drejtuese

Gjendja paraqitet shqetësuese kur shqyrtojmë kandidatët për dekanë dhe rektorë të katër universiteteve më të mëdha në vend, Universiteti i Tiranës, Universiteti Bujqësor, Universiteti i Mjekësisë dhe Universiteti i Elbasanit. Sipas ligjit shqiptar dhe praktikave Evropiane, këta kandidatë supozohet se vijnë nga bota akademike dhe kanë tituj dhe grada shkencore, si simbole të një karriere shkencore me studime dhe botime të shumta, grante të fituara kërkimore dhe përvojë në mësimdhënie dhe lidership.

Kjo premisë bazohet në idenë se një rektor apo dekan, që është një figurë shkencore e mirënjohur dhe me kontribute, sjell shumë përfitime për universitetin – përfitime që variojnë nga përmirësimi i reputacionit institucional dhe sigurimi i fondeve shtesë, deri në nxitje e shkëlqimit akademik dhe inovacionit. Udhëheqja e tyre mund të kontribuojë ndjeshëm në misionin e universitetit dhe aftësinë e tij për të bërë një ndikim të rëndësishëm në shoqëri.

Megjithatë, kur analizojmë 34 kandidatët për dekanë dhe rektorë te 4 universiteteve kryesore (Tabela 1 dhe 2), bazuar në publikime të indeksuar në databazën Web of Science (arkiv shkencor dhe bazë të dhënash që njihet ligjërisht nga Ligji për Arsimin e Lartë për marrjen e gradave shkencore dhe titujve akademikë) rezulton që një pjesë e konsiderueshme e tyre, afro 56% (19 nga 34 kandidatë) nuk kanë asnjë studim shkencor të indeksuar (të llojit artikull ose përmbledhje shkencore), ndërsa 41% e tyre kanë vetëm 1-4 publikime (14 nga 34 kandidatë). Vetëm 1 kandidate ka 5 ose më shumë studime të indeksuara.

Edhe kur krahasojmë produktin shkencor të drejtuesve aktual, për shembull në Universitetin e Tiranës, me kandidatët për këto zgjedhje, nuk ka një përqaqësim më të mirë akademik (Tabela 1).

Kjo bën që niveli i tyre shkencor të jetë i barabartë me nivelin e fillimit të karrierës së një studenti doktorature ose post-doktorature në nivel ndërkombëtar. Për shembull, në krahasim me rektorët e universiteteve si La Sapienza në Romë, Gent-i në Belgjikë dhe Graz-i në Austri, të cilët kanë mbi 100 publikime, gjendja e kandidatëve tanë paraqitet shqetësuese.

Madje edhe në krahasim me dekanët aktualë në detyrë, kandidatët për pozita të larta akademike në këto zgjedhje në Universitetin e Tiranës nuk shfaqin një nivel që rezonon prodhim dhe kontribut shkencor. Për shembull, rektori aktual i Universitetit të Prishtinës (z. Qerim Qerimi) dhe rektori i Universitetit të Beogradit (z. Vladan Djokiç) kanë përkatësisht 6 dhe 11 publikime.

Kjo situatë ngre pikëpyetje lidhur me cilësinë dhe profilin e drejtuesve në institucionet tona universitare publike, dhe sesi ata i kanë marrë këta tituj – kur kriter madhor është produkti shkencor!

Ligjshmëria, integriteti, etika dhe plagjiatura

Një nga çështjet më të ngutshme me të cilat përballen universitetet shqiptare është problemi i përhapur i sjelljes joetike dhe të jashtëligjshme, veçanërisht plagjiaturës – përvetësimi i punës së tjetrit si punë origjinale e veta!

Studies dhe shkencëtarë shqiptarë i kanë ngritur shpesh këto çështje duke ilustruar me raste kontkrete, ku përfshihen ministra, ish-ministra, ish-zv. ministra, rektorë, zv. rektorë, dekanë e punonjës të nivelit të lartë në administratën shtetërore. Së fundmi, nga 10 kandidatët që konkurrojnë në këto zgjedhje për dekanë dhe rektorë në Universitetin e Tiranës, shihet se gjysma (50%) janë konstatuar ose akuzuar për doktoratura ose punime shkencore plagjiaturë, pra të vjedhura dhe të shfaqura si punë origjinale të tyre!

Për ilustrim, në këtë grup futet, dhe jo vetëm, rektori i Universitetit të Tiranës (z. Artan Hoxha), Dekania e Fakultetit të Drejtësisë (znj. Dorina Hoxha), zv. Rektori i Universitetit të Tiranës dhe njëkohësisht kandidati për dekan të Fakultetit të Ekonomisë (z. Bernard Dosti), si dhe dy kandidatët për dekanë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Shkelje të ngjashme për dekanë ose rektorë të universiteteve të tjera janë raportuar edhe në Universitetet e tjera, si në Universitetin e Durrësit (kandidati për rektor dhe dekan aktual, z. Shkëlqim Fortuzi), por deri më sot nuk ka asnjë reagim ose ndjekje institucionale.

Si rrjedhojë, një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë kryer një formë vjedhjeje prone intelektuale, ose plagjiaturë apo fabrikim të të dhënave/studimeve. Kjo gjendje jo vetëm që dëmton besueshmërinë e universiteteve shqiptare, por gjithashtu ngre shqetësime serioze për gjendjen e sistemit arsimor shkencor në Shqipëri.

Mos të harrojmë se pasojat e këtyre shkeljeve ndikojnë përtej universiteteve, duke gërryer besimin e vlerat e shoqërisë dhe duke ulur vlerën e perceptuar të diplomave të lëshuara nga universitetet shqiptare. Vjedhje dhe shkelje të rënda ligjore, si plagjiatura bëhen me qëllim për të fituar tituj shkencorë dhe rritje të pagës pa meritë!

Në rrethanat, kur këtë shkelje e kryen rektori i Universitetit të Tiranës, që është jurist, jo vetëm që është abuzuar me besimin e taksapaguesve dhe përvetësuar puna e kolegëve në mënyrë të jashtëligjshme, por gjithashtu është ‚vjedhur‘ punëdhënësi publik duke marrë shtesa rroge pa meritë dhe duke dëmtuar imazhin dhe emrin e universitetit!

Mirëpo rektori paguhet nga taksat publike për të bërë të kundërtën e asaj që konstatohet. Ky problem duhet të zgjidhet me rregulla të forta kundër plagjiaturës dhe ndëshkime të qarta për ata që shkelin, duke përfshirë edhe rektorin, për të ruajtur dhe promovuar vlera dhe besimin në institucione.

Produkti dhe kontributi inekzistent ose simbolik shkencor

Kërkimi, shkenca dhe inovacioni janë shtyllat kryesore të universitetit modern, pasi nxisin krijimin e dijes, përmirësojnë cilësinë e arsimit, stimulojnë zhvillimin ekonomik, adresojnë sfidat shoqërore, nxisin bashkëpunimin global, mbështesin ekonominë e dijes dhe përforcojnë reputacionin dhe besimin institucional. Këta elementë janë thelbësor që universitetet të përmbushin misionin e tyre dhe të japin një kontribut të rëndësishëm në shoqëri.

Megjithatë, universitetet janë ndjeshëm prapa homologëve të tyre Evropianë për sa i përket produktit kërkimor. Sipas të dhënave nga Scimago Institutions Rankings, Shqipëria renditet afër fundit ndër vendet Evropiane për prodhimin kërkimor, me vetëm një numër të vogël publikimesh në revista me ndikim të lartë. Për ilustrim, numri i gjithë studimeve të botuara nga Universiteti i Tiranës, universiteti më i madh dhe më i vjetër i vendit, është shumë më i vogël krahasuar me universitetet mesatare në vendet fqinje.

Në vitin 2022, Universiteti i Tiranës prodhoi më pak se 100 studime në revistat shkencore standarti ndërkombëtar, ndërsa Universiteti i Beogradit (Serbi) mbi 1,500!

Bashkëpunimet me universitete të huaja kanë qenë një strategji për të përmirësuar gjendjen, por institucionet me të cilat Qeveria dhe universtietet bashkëpunojnë shpesh janë jo-superiore ndaj atyre shqiptare (Tabela 2).

Ky kontrast i mprehtë nxjerr në pah nevojshmërinë për një rishikim strategjik afatgjatë të politikave dhe praktikave kërkimore të Shqipërisë.

Nënfinancimi dhe mungesat infrastrukturore

Një faktor madhor që kontribuon në performancën e dobët të universiteteve shqiptare është nënfinancimi kronik i sektorit të arsimit të lartë, e veçanërisht hulumtimit që e diferencon universitetin nga shkolla e mesme. Shpenzimet publike për arsim në Shqipëri kanë qëndruar ndër më të ulëtat në Evropë, diku pak më pak se 3% të PBB-së, krahasuar me mesataren e BE-së prej 5%.

Kjo mungesë financiare përkthehet në pajisje të pamjaftueshme ose të vjetruara dhe mungesë të kushteve të nevojshme për kërkime dhe arsim shkencor të cilësisë së lartë.

Në vitin 2023, Shqipëria shtoi fondet për kërkimin shkencor me 0.03% në 0.08% të PBB-së, nga 0.05% në 2022 dhe 0.04% në 2021. Megjithatë, kjo vlerë është ende larg objektivit prej 1% të PBB-së deri në vitin 2030. Financimi për kërkime si përqindje e shpenzimeve publike arriti në 0.17% të PBB-së në 2022. INSTAT nuk prodhon ende një set të plotë të dhënash mbi kërkimin shkencor dhe inovacionin për të kuptuar e ndjekur më mirë situatën dhe për të planifikuar politika efektive.

Mbipopullimi i auditorëve, hapësirat laboratorike të pamjaftueshme ose inekzistente dhe qasja e kufizuar në literaturën shkencore e arkiva serioze akademike janë sfida të zakonshme të raportuara nga studentët dhe stafi akademik.

Këto mungesa infrastrukturore pengojnë rëndë aftësinë e universiteteve për të ofruar një mjedis të përshtatshëm mësimor dhe për të tërhequr e mbajtur kërkues dhe shkencëtarë të talentuar.

Eksodi i trurit dhe cilësia e arsimit sot

Fenomeni i eksodit të trurit po ndodh! Profesionistë të aftë shqiptarë emigrojnë në kërkim të mundësive më të mira jashtë vendit, gjë që prodhon një tjetër shresë sfidash me të cilat përballen universitetet shqiptare.

Një pjesë e madhe e mendjeve më të ndritura të Shqipërisë largohen nga vendi për të ndjekur arsimin dhe karrierën në vende më të zhvilluara, duke rezultuar në një defiçit të rëndë të talentit brenda sektorit akademik dhe tregun e punës – defiçit që nuk po adresohet dhe ende mungojnë platformat transparente për promovimin ose rikthimin e trurit brenda universiteteve publike.

Ky eksod talenti përkeqëson çështjen e cilësisë së arsimit në universitetet shqiptare. Nga ana tjetër, shumë anëtarë të stafit akademik kanë mungesa në trajnime dhe përvoje kërkimore të nevojshme për të ofruar arsim dhe mentorim të cilësisë së lartë. Si rezultat, standardet akademike të përgjithshme mbeten në nivel për të cilat nuk mund të krenohemi, duke krijuar një cikël mediokriteti që kufizon potencialin për ekselencë akademike dhe dekurajon studentët – gjë që bllokon qasjen e Shqipërisë ndaj thesarit të talenteve që ka!

Përfundim

Universitetet publike shqiptare përballen me një nivel serioz keqveprimi etik, paligjshmërie titujsh, prodhim të pamjaftueshëm shkencor, nënfinancim dhe eksod të trurit. Veprimi i menjëhershëm dhe zbatimi i rregullave, shoqëruar me një vlerësim sistemik të problemeve, dhe me investime në infrastrukturën kërkimore do të kriojë kushtet që politikanët, akademikët, shoqëria civile dhe studentët të bashkëpunojnë e bashkërendojnë përpjekjet për të ndërtuar një sistem universtiar vlerash dhe rezistent që nxit zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e shoqërisë tonë.

Tabela 1. Numri i studimeve të publikuar në databazën Web of Science nga drejtuesit aktual të Universitetit të Tiranës dhe kandidatët për drejtues në këto zgjedhje, dhe krahasimi me rajonin dhe përtej.
Tabela 2 Numri i studimeve të publikuar në databazën Web of Science nga kandidatët për drejtues të Universiteteve në këto zgjedhje.

—-

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

NOLI Ponteggi fitues i turnirit “Muaji i Lirisë 2024”- Nga Florim Zeqa- Fotoreportazh nga Treviso (Itali)

Për nder të ditës së çlirimit të Kosovës, nën moton “Muaji i Lirisë”, më 15 dhe 16 Qershor 2024, në Palestren e Sporteve në Breda di Piave (TV-Itali) u mbajt turniri tradicional në futboll të vogël. Kësaj radhe ky turnir u organizua nga Këshilli Organizativ dhe “Energym Eventi”.

Tradita e mirë e organizimeve

 

Turniri filloj me intonimin e himnit kombëtar dhe atij të shtetit të Kosovës, ku për dy ditë rresht ekipet pjesëmarrëse ju dhuruan bashkatdhetarëve futboll të nivelit të lartë dhe shumë gola të bukur, duke lënë kështu mbresa të pashlyera tek të pranishmit e shumtë që ishin prezent në këtë aktivitet të bukur sportiv me karakter festiv.

Secila ndeshje ishte më e mirë sesa tjetra, secili gol më i bukur sesa tjetri, kurse pjesa e çerekfinaleve, gjysëmfinalja dhe finalja ishin në nivelin më të lartë sportiv dhe tejët atraktive për futbolldashësit.

Ndeshja finale mes ekipeve NOLI Ponteggi dhe RION Pavimentazioni veçohet për lojë të barabart nga të dyja ekipet, për çka deri në momentet e fundit të lojës shtesë ishte i paqartë fituesi i turnirit, me shumë gola të shënuar dhe momente emocionuese të papërshkruara më fjalë.

Për dallim nga viti i kaluar, në këtë turnir muarën pjesë vetëm 12 ekipe; Kastrioti, Rion Pavimentazioni, Zëri i Atdheut, Edil Buqaj, Noli Ponteggi, Edil Sinani, Rinia e Kosovës, FC Kosova, Edil Kolgeci, LG Coperture dhe Veteranët.

Padyshim, meritat për mbarëvajtjen e turnirit, përveq Këshillit Organizativ: Fadil Bajraktari, Florim Lumi dhe Florim Zeqa, u takojnë edhe bashkëpunëtorëve Isuf Ademi dhe Remzi Bujari si edhe dy referëve profesionist, të cilët me profesionalizëm të lartë dhe korrektësi i drejtuan ndeshjet e këtij turniri.

Ndarja e mirënjohjeve

 

Ndarjen e mirënjohjeve për sponsorët që e ndihmuan materialisht mbajtjen e turnirit “Muaji i Lirisë” 2024 e bëri kryesuesi i Këshillit Organizativ, z. Fadil Bajraktari, i cili me nga një mirënjohje i nderoj: Edil Sinani, Finiture LG, Ilir Buqaj, Ramir Group, Mentor Zeneli, AG Costruzioni dhe Ilir Shala.

Ndërsa ndarjen e mirënjohjeve për veteranët e bëri veterani Florim Lumi, ish pjestarë i luftës çlirimtare, TMK-së dhe FSK-së, si në vijim; Xhafer Gashi, Esat Gashi, Bajram Hajdari dhe Fazli Vehapi.

Në fund, Këshilli Organizativ i turnirit i ndau shpërblimet si në vijim; lojtari më i mirë u zgjodh Veli Gashi i cili u nderua me kupë, po ashtu me kupë u nderua edhe golashënuesi më i mirë, Ricardo Castaldello. Me kupë u nderua portieri më i mirë, Ismail Gashi. Kësaj radhe Këshilli Organizativ e përzgjodhi edhe Tifozin më të dalluar, djaloshin Arbias Gashi.

Edhe pse nuk ishte paraparë nga organizatorët përzgjedhja e golit më të mirë, golin më të bukur të turnirit e shënoj Ditlir Dulaku nga ekipi Zëri i Atdheut në ditën e parë të turnirit.

Me kupë u nderua ekipi Edil Sinani i cili e zuri vendin e tretë.

Me kupë u nderua ekipi RION Pavimentazioni që zuri vendin e dytë, ndërsa lojtarët u stolisen me nga një medalje të argjendtë.

Vendin e parë në turnirin “Muaji i Lirisë” 2024, me plotë meritë e fitoi ekipi NOLI Ponteggi nga Brescia, i cili u nderua me kupë dhe medalje të artë për lojtarët. Kjo është fitorja e parë e z. Arber Llugaxhija si trajner i ekipit NOLI Ponteggi, i cili u nderua me mirënjohje nga Këshilli Organizativ për bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen e rregullt në turniret e futbollit në Treviso. Nuk është e rastësishme fitorja e NOLI Ponteggi për faktin se trajneri Arber Llugaxhija me dy ndihmës trajnerët Faton Berisha dhe Mentor Smakiqi i kishin përgatitur lojtarët e tyre jashtëzakonisht mirë si në aspektin profesional ashtu edhe në atë moral, për t’u ngritur në majat e suksesit në turnirin tradicional.

Duhet cekur se Arber Llugaxhija ishte 15 herë pjesëmarrës, 7 herë kampion dhe 4 herë lojtari më i mirë i turnirit “Muaji i Lirisë”, kurse kjo është hera e parë që e merrë Vendin e Parë si trajtner i ekipit NOLI Ponteggi.

Vlenë për të theksuar, se sponsor i rregullt i turnireve është edhe pronari i kompanisë “Edil Sinani”, afaristi i njohur Gafurr Sinani, i cili përveçse sipërmarrës i dalluar, është edhe personalitet i njohur i mërgatës sonë, i dashur dhe respektuar nga mërgimtarët.

Duhet vlerësuar edhe angazhimin e “Energym Eventi” dhe Albion Lumi të cilët u përkujdesën për furnizimin me ushqime dhe pije freskuese përgjatë dy ditëve të turnirit.

Prerja e Tortes “Muaji i Lirisë, festë e përbashkët

 

Pas ndarjes së mirënjohjeve dhe shpërblimeve, radha i erdhi prerjes së Tortës së madhe për nder të turnirit “Muaji i Lirisë” dhe Ditës së Çlirimit të Kosovës, e cila i bëri bashkë në fushë organizatorët, ekipet finaliste dhe shikuesit që ishin prezent.

Prerja e tortës u bë në mënyrë simbolike nga organizatorët dhe përfaqësuesit e ekipeve, për të vazhduar më pas me këngë e valle në palestrën e bukur në Breda di Piave (TV).

Pa dyshim se festa ishte e përbashkët, por gëzimi ishte i madh dhe i papërshkruar tek ekipi fitues NOLI Ponteggi, të cilët e festuan në mënyrë dinjitoze ngadhnjimin në turnirin “Muaji i Lirisë 2024” në Treviso.

UÇK krenari kombëtare

 

Sot e gëzojmë lirinë falë gjakut të Dëshmorëve dhe Martirëve, luftës heroike të ushtarëve të UÇK-së si dhe intervenimit të aleancës më të fuqishme ushtarake në botë-NATO-s!

Andaj, me pietetin më të lartë përulemi para sakrificës së shumë brezave të dëshmorëve, martirëve, veprimtarëve dhe intelektualëve shqiptarë, që nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre për lirinë e atdheut.

Liria e Kosovës nuk mund të identifikohet me asnjë emër të përveçëm, grupacion apo parti politike, pasi partitë shkojnë e vijnë, kurse UÇK-ja mbetët përjetësisht në kujtesën e popullit shqiptar.

Tek UÇK-ja e kemi krenarinë kombëtare dhe dashurinë hyjnore që nuk shterron asnjëherë. Mbi gjakun e heronjëve dhe dëshmorëvei kemi themelet e forta të lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë-Republikës së Kosovës.

Pra, UÇK-ja është vlerë kombëtare e cila duhet ruajtur dhe kultivuar çdo ditë dhe në vijimësi, brez pas brezi dhe gjeneratë pas gjenerate.

 

Lavdi për jetë e mot të gjithë të rënëve për liri!

 

E gëzofshim për jetë e mot Republikën e Kosovës!

Zbulohet identiteti, kush është tifozi shqiptar që arriti të futej në fushë në ndeshjen ndaj Italisë

Në minutat shtesë të duelit Itali-Shqipëri, loja u ndal për disa momente, për shkak së në fushë u fut një tifoz shqiptar.

Forcat e sigurisë arritën ta kapë në mes të fushës, pas rrëshqitjes, duke e rikthyer në pjesën e tifozëve. Mediat kosovare raportojnë se tifozi që hyri në fushën e lojës është Sami Rexhepi nga Skenderaj. Ai jeton në Duseldorf të Gjermanisë.

Futja e tifozit shqiptar në fushë shkaktoi reagime të shumta tek të pranishmit në shkallët e stadiumit, ndërkohë që regjia qendrore, nuk e transmetoi momentin epik.sn

Image

Kokën lart Muharrem Salihu!- Nga Florim Zeqa

Meqë jam nga ata që e mbështetën me fjalë dhe me votë, në aspektin moral dhe praktik Muharrem Salihun, e kam të drejtën morale që ta vlerësoj në aspektin analitik humbjen e kandidatit të parë shqiptarë nga koalicioni “Stati Uniti D’Europa” për Parlamentin Evropian.

 

Fushatë dinjitoze e kandidatit shqiptar

 

Edhe pse për shkaqe shëndetësore nuk kam mundur të isha prezent të tubimet elektorale, nga distanca përmes rrjeteve sociale dhe mediumeve të ndryshme elektronike e kam përcjellur në vijimësi fushatën elektorale të Marco-Muharrem Salihu.

Ishte mesi i fushatës elektorale, saktësisht ishte data 26 Maj 2024 kur z. Muharrem Salihu m’u lajmërua në mesengjer me këto fjalë: “Përshendetje Florim, do kisha dashur të bashkëbisedojmë në lidhje me kandidaturen time për deputet nga Italia ne Parlamentin Europian,…mund të kontriboni me shkrime nga rrjetet e tua…!

Unë menjëherë të nesërmen, më 27 Maj 2024 dola me shkrimin autorial në mbështetje të kandidatit shqiptar, Muharrem Salihu- Marco me titull “Ta votojmë shqiptarin Muharrem Salihu për deputet në Parlamentin Evropian”. https://fjala.info/ta-votojme-shqiptarin-muharrem-salihu-per-deputet-ne-parlamentin-evropian/

Pas publikimit të shkrimit, kandidati Muharrem Salihu më kishte premtuar se do të më njoftoj në njërin nga tubimet, por ai erdhi disa herë në Treviso dhe e përfundoj fushatën pa m’u lajmëruar fare!!!

Unë nuk e kam ndërmend t’i kërkojë llogari bashkatdhetarit tim, por dëshiroj t’i bëjë një ftesë publike për të pirë kafe së bashku në llogarinë time, për të analizuar në detaje fushatën dhe të gjitha aspektet e procesit zgjedhor.

 

Muharremin e tradhtuan shqiptarët, Marco-n nuk e votuan italianët

 

Bashkombasi ynë, sipërmarrësi më i suksesshëm shqiptar në pjesën veriore të Italisë, z. Muharrem Salihu me akronomin Marco kandidoj në zonën zgjedhore Nord Est, përkatësisht në regjionet; Trentino Alto Adige, Emilia Romagna, Veneto dhe Friuli Venezia Giulia.

Shqiptarët me vendbanim në regjionet e sipërcekura e kishin mundësinë historike që më votën e tyre ta çojnë zërin e shqiptarëve në Parlamentin Europian.

Fushata elektorale e Muharrem Salihut ishte e ndershme dhe dinjitoze, me vullnet dhe besim të madh në fitore, e përditshme dhe tërheqëse për bashkatdhetarët.

Sigurisht që fushata elektorale e kandidatit shqiptar e kishte edhe koston e lartë financiare, të cilën e di vetëm kandidati në fjalë dhe askush tjetër!

Përveq meje që e mbështeta pa asnjë kusht dhe në mënyrë vullnetare, të gjithë të tjerëve, Muharremi ka të drejtë t’ju kërkojë llogari për voten e premtuar! Pasi të gjithë hëngrën e pinë në tubimet e tij elektorale, por jo të gjithë i qëndruan besnik premtimit të dhënë!

Pavarësisht faktit se Marco-Muharrem Salihu nuk arriti të bëhet pjesë e Parlamentit Evropian, ai e bëri historinë në shtetin italian, si kandidati i parë i shqiptarë në këtë shtet që kandidoj për postin e deputetit në Parlamentin Evropian!

Faktorët e humbjes së Marco-Muharrem Salihu janë të shumtë, por në radhë të parë është faktori shqiptar ai i cili nuk e mbështeti ashtu siq e premtoj gjatë fushatës elektorale me “barkun plot”, gojën e lagur nga pijet freskuese dhe mendjen e turbulluar nga pijet alkoolike!

Një faktor tjetër, që Marco nuk e ka lexuar mirë para dhe gjatë fshatës ishte edhe fakti që shumica e pjesëmarrësve në tubime elektorale ishin shqiptar pa të drejt vote në shtetin italian.

 

Do të mjaftonte vota e shqiptarëve që sot Muharremi të ishte deputet në PE

 

Krahasuar me numrin e votave të nevojshme që Muharremi i llogariste si të mjaftueshme (30 mijë) për të shkuar në Parlamentin Evropian, më shumë se gjysma e tyre do duhej të grumbulloheshin vetëm në Provincën Treviso, ku ka përqendrim enorm të mërgatës shqiptare nga të gjitha trojet etnike.

Andaj, Marco nuk ka pse të hidhërohet në italianët origjinal, por në italianët e natyralizuar (shqiptarë) që e mashtruan keq gjatë fushatës zgjedhore Muharrem Salihun në të gjitha regjionet dhe provincat, e në veçanti në Provincën e Treviso-s!

Këtë që e themë dëshirojë ta argumentoj me fakte. Në tërë Provincën e Treviso-s Muharrem Salihu i ka marrë gjithsejt 828 vota. Për ta kuptuar edhe më qartë mashtrimin që i bën shqiptarët Muharremit, në komunën e Treviso-s me mijëra shqiptarë me të drejt vote, ai i ka marrë vetëm 59 vota, kurse në komunën më të vogël të provincës (në të cilën unë banoj), pra në Orsago më dhjetra shqiptarë me të drejt vote, Muharrem Salihu i ka marrë 23 vota.

Nëse e krahasojmë komunën e Treviso-s me 85000 banor dhe mijëra shqiptarë me të drejt vote dhe Orsago-n me vetëm 3800 banor me vetëm dhjetra shqiptarë me të drejt vote, atëherë është thjesht e kuptueshme, se kush e gënjeu dhe kush tjetër e ndihmoj me votë Muharrem Salihun. E vërteta nuk është gjithnjë e bukur! Por gënjeshtra është gjithmonë e shëmtuar! (Hermann Hesse).

 

Unë do t’i thoja nga këtu kandidatit shqiptar; “Testa alta Marco”, kokën lartë Muharrem Salihu për guximin e treguar, për mudësinë e artë dhe të papërseritshme që iu dhe shqiptarëve që ta votojnë kandidatin e parë shqiptar për Parlamentin Evropian.

 


Send this to a friend