VOAL

VOAL

Kthimi i luftëtarëve të huaj kërcënon sigurinë e Ballkanit Perëndimor

August 19, 2019

Komentet

Burimi: Krimi shqiptar ka pushtuar Evropën, Berisha aleat më i fortë se Rama për në BE

Në intervistën në edicionin e pasdites në SYRI TV, Gazetari Genc Burimi foli mbi situatën politike dhe kriminale në Shqipëri, duke theksuar se korrupsioni dhe trafiku janë probleme serioze që kanë ndikuar negativisht në imazhin e vendit në Evropë.

Sipas tij, Kryetari i PD, Sali Berisha do të ishte një aleat më i besueshëm për europianët, pavarësisht përkatësisë së tyre politike, sesa kryeministri aktual Edi Rama.

Burimi ka analizuar gjithashtu manovrat politike të Ramës në raport me SPAK-un dhe Erion Veliajn, duke sugjeruar se kryeministri është më shumë i fokusuar tek vendimi i administratës amerikane për dosjen McGonigal sesa tek një program konkret për qeverisjen.

Genc Burimi: Shqipëria ka problem korrupsionin, ka problem trafikun, krimi shqiptar ka pushtuar Evropën. Në këtë pikëpamje Berisha do të ishte një aleat më i fortë për Evropianët qofshin këta të majtë apo të djathtë, sesa Ramën.

Berisha po bën atë që bëri kur erdhi në fuqi në 2005-ën, që bëri atë ligjin kundër skafeve gjë që u pëlqeu dhe Evropës.

Rama sot vërtet nuk ka program, dhe që thjeshtë ai po mundohet thjeshtë të mbushë kohën për të parë sesi do të jetë vendimi i administratës amerikane ndaj tij në dosjen McGonigal, që sigurisht mbrapa tij fshihet po ashtu lidhet edhe me Sorosin. Këtë bën Rama sot, ndaj dhe truri i tij është në një gjendje ‘afrofe’, si ato algat që kanë pushtuar një liqen.

Gjatë kësaj kohe ai flet kundra Berishësh ose krijon me BE një marrëdhënie komplet paradoksale, sepse njëherë i bie SPAK-ut dhe më pas fillon e mbron SPAK për t’i rënë në sy Evropës.

Që në fillim ka patur dy alternativa për arrestimin e Veliajt. Arrestimi i tij ka qenë produkt i veprimtarisë nën hije të Ramës, apo ka qene produkt i vetë SPAK për t’i pëlqyer amerikanëve. Rama në fillim fare u mundua t’i tregonte Veliajt që nuk ishte ai mbrapa kësaj dhe sigurisht mori shumë rreziqe, duke sulmuar në mënyrë të pakuptimtë SPAK-un. Pastaj, mbrapa u tërhoq dhe tashmë duket sikur Rama e kaloi kohën e zizë së Veliaj dhe varrimi i tij nga Rama është i përhershëm, i përjetshëm. Në këtë pikëpamje, Rama mendon që të vërë dorë tek arka e Veliajt. Ajo arkë kushton 300 milionë euro. Ajo arkë është e buxhetit të Bashkisë së Tiranës, që janë taksapaguesit e Tiranës dhe nuk ka thesar më të çmuar për Edi Ramën, dhe kjo shpjegohet më atë që pamë këto ditë, me heqje e ç’heqje të deleguarit të Ramës apo të Veliajt, me në krye zonjën Ristani. Çështja është tani se çfarë do të bëjë Veliaj, sepse është mes dy zjarreve. Ose lirisë së Berishës ose Ramës. Ose Veliaj të vetëhakmerret dhe të denoncojë gjithçka që di mbi Ramën, por në këtë rast kjo ja bën edhe më të sigurt fitoren Berishës dhe nuk do ta amnistojë Veliajn. Sot Veliaj është në një situatë të komplikuar.

Stagnimi në dialog sprovon BE-në

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti (në mes) në ditën e një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ohër, mars 2023.

 

Valona Tela

Tetëmbëdhjetë muaj pa një takim të nivelit të lartë – dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur në vendnumëro. Me të dyja vendet të përfshira nga sfidat e brendshme, marrëveshja përfundimtare duket e largët. Analistët argumentojnë se bashkësia ndërkombëtare duhet të shtyjë përpara njohjen reciproke mes tyre, jo thjesht normalizimin e marrëdhënieve, dhe të ketë një plan B nëse dialogu dështon.

Vizita e parë e Peter Sorensenit në Prishtinë, si i dërguar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, erdhi në një moment kur ky proces nuk duket se është në agjendën e dikujt.

Në Kosovë, vëmendja mbetet te çështjet paszgjedhore, ndërsa Serbia përballet me protesta dhe trazira të brendshme.

Pavarësisht këtyre, mesazhi i emisarit evropian ishte i qartë: dialogu duhet të vazhdojë.

“Dialogu është për t’u siguruar që të ketë takime. Se a do të thotë kompromis a jo, iu takon palëve për ta përcaktuar. Dialogu është për këtë dhe këtë jemi duke e bërë që nga viti 2011”, tha Sorensen më 17 mars në Prishtinë.

Para 14 vjetësh kanë nisur rundet e para të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Ndër vite, ato janë zhvilluar herë më me vrull, herë më ngadalë. Ka pasur me dhjetëra marrëveshje e zotime, por shumë prej tyre nuk janë zbatuar.

Udhëheqësit, ndërkohë, kanë ndërruar në Bruksel, në Prishtinë e në Beograd, por, njësoj, ka ndërruar edhe narrativi. Nëse dikur flitej për njohjen e ndërsjellë si qëllim kryesor, tani flitet vetëm për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Sorensen, pasi takoi krerët shtetërorë të Kosovës, theksoi nevojën për të vazhduar dialogun, por tha se do që t’i dëgjojë të dyja palët, përpara se të vendosë për hapat e ardhshëm.

“Qëllimi është që të vazhdojë procesi dhe të ecet përpara. Unë kam diskutime këtu në Prishtinë, por më duhet të shkoj edhe në Beograd. Pasi t’i zhvilloj këto biseda, do të ulem dhe të shoh se ku jemi”, tha Sorensen.

Dy palët nuk duket se janë askund afër. Bisedime të nivelit të lartë mes tyre nuk ka pasur qysh në shtator të vitit 2023.

Më 14 të atij muaji, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar në Bruksel, me ndërmjetësimin e udhëheqësve të atëhershëm evropianë, Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak.

Dhjetë ditë pas atij takimi ka ndodhur sulmi i armatosur në Banjskë, ku grupe të armatosura serbësh kanë vrarë një polic të Kosovës.

Përpjekjet e mëvonshme të BE-së për t’i ulur dy liderët bashkë në tryezë, kanë dështuar – kryesisht për shkak të kushteve që i ka paraqitur njëra palë, e që tjetra i ka kundërshtuar.

Pas takimit me Sorensenin, edhe Kurti, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë pasur një sërë kërkesash për të: nga heqja e masave ndëshkuese të BE-së kundër Kosovës deri te dorëzimi i grupit që ka sulmuar Banjskën tek autoritetet e Kosovës.

Për vëzhguesit e procesit të dialogut, topi, në fakt, është në fushën e BE-së. Ata thonë se është koha që ky bllok të fokusohet te një qëllim specifik, që është njohja e ndërsjellë mes dy vendeve, pasi, sipas tyre, kjo është zemra e problemit dhe kjo duhet të adresohet direkt.

Leon Hartwell, bashkëpunëtor i lartë në LSE IDEAS – Shkolla e Londrës për Ekonomi, flet më shumë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë:

“Është vërtet e rëndësishme që njohja e ndërsjellë të vihet në ballë të këtij dialogu, sepse ideja e normalizimit është shumë e papërcaktuar. Nëse nuk keni një qëllim të qartë, ju as nuk përpiqeni të arrini diçka specifike”.

“Ndaj, mendoj se Sorensen duhet ta vendosë këtë qëllim përpara, që të mund t’i lëvizë palët në një drejtim të caktuar dhe ta zgjidhë këtë konflikt njëherë e përgjithmonë”, thotë Hartwell.

Vuçiq këmbëngul se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës. Fokusi i tij është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë – gjë të cilën shpesh e nxjerr edhe si kusht për vazhdimin e dialogut me palën tjetër.

Për këtë asociacion ka një marrëveshje qysh në vitin 2013, porse Kosova – pavarësisht trysninë ndërkombëtare – nuk e ka zbatuar kurrë, nga frika se një mekanizëm i tillë, me kompetenca të gjera, do të mund të ndikonte në funksionalitetin e shtetit.

Kosova ka kohë që ka marrë një draft të hartuar nga BE-ja për statutin e këtij asociacioni, por edhe ai duket se është jashtë tryezës tashmë.

Presidentja Osmani tha këtë javë se drafti, si i tillë, nuk do të merrte dritë jeshile nga Gjykata Kushtetuese e vendit.

“Unë, personalisht, besoj se nuk është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, nuk është në përputhje as me vlerat dhe normat e Bashkimit Evropian dhe standardet e Këshillit të Evropës, e as me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015″, tha Osmani.

Një asociacion me kompetenca të gjera do të vinte me rrezikun e krijimit të një Republike Sërpska në Kosovë, thotë Hartwell, duke iu referuar entitetit serb në Bosnje e Hercegovinë, i cili ka pushtet legjislativ.

“Ekziston një perceptim i fortë se Asociacioni do të ndihmonte në përparimin e dialogut, por unë jam shumë skeptik për këtë. Një opsion ndoshta për Kosovën do të ishte që të prezantonte një version të zbutur të Asociacionit dhe, në njëfarë mënyre, ta zbatonte atë, vetëm për t’i heshtur kritikët”.

“Por, theksoj se zbatimi i Asociacionit me kompetenca të forta ekzekutive do të bëhej mjaft problematik për Kosovën”, thotë Hartwell.

Kurt Bassuener, nga Këshilli për Politikën e Demokratizimit në Berlin, thotë se Bosnje e Hercegovina, për shkak të organizimit të brendshëm që ka, ka mbetur çështje e hapur prej dekadash. Nuk e përjashton mundësinë që edhe kontesti mes Kosovës dhe Serbisë të mbetet i tillë, ndaj sugjeron që të gjitha palët t’i kthehen qëllimit të deklaruar fillestar: njohjes së ndërsjellë.

“Askush nuk flet më për njohje të ndërsjellë. Të gjithë flasin për një normalizim dhe kjo nuk është në interesin e Kosovës, e do të thosha se nuk është as në interesin e një Serbisë demokratike”, thotë Bassuener.

Në vazhdën e ndryshimeve të shpejta gjeopolitike, ai thotë se Ballkani Perëndimor në përgjithësi është një rajon ku BE-ja ka potencial të madh për të ndikuar në stabilizimin e situatës dhe çështja e Kosovës dhe Serbisë, sipas tij, është thelbësore për këtë stabilitet.

“Shpresoj të ketë një rivlerësim dhe riorganizim të politikave nga Bashkimi Evropian. Nuk shoh ende asnjë provë për këtë – as në institucionet e BE-së dhe as në shtetet anëtare – edhe pse duhet kohë më e gjatë për ta kthyer anijen në drejtim tjetër”.

“Është e kuptueshme që janë fokusuar në atë se si t’i ndihmojnë ukrainasit, nëse amerikanët tërhiqen, si ta mbrojnë veten në mënyrë legjitime… Këto janë prioritete, por Ballkani Perëndimor është i vetmi vend në botë ku BE-ja mund të jetë vërtet vendimtare”, thotë Bassuener për Exposenë.

Analistët besojnë se BE-ja ka ende leva ndaj Kosovës dhe Serbisë për t’i shtyrë përpara drejt një marrëveshjeje, edhe pse kushtëzimi i integrimit të tyre evropian me normalizimin e marrëdhënieve, deri më tash nuk ka dhënë rezultate.

Hartwell thotë se Perëndimi duhet të ketë një plan të qartë B nëse dialogu dështon.

“Një nga zgjidhjet mund të jetë që pesë shtetet që nuk e kanë njohur ende Kosovën, ta njohin atë. Sepse, në atë rast, Serbia nuk mund të thotë se çështja e njohjes së Kosovës është ende në ajër. Asaj do t’i duhej të merrej me një Kosovë që njihet nga të gjitha vendet anëtare të BE-së. Dhe, nëse vërtet dëshiron të anëtarësohet në BE, Serbia do të duhet të punojë brenda kësaj kornize”, thotë Hartwell.

Megjithatë, disa kanë hamendësuar se me presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Serbia ka më shumë hapësirë veprimi, për shkak të lidhjeve të saj më të ngushta – qofshin politike, qofshin ekonomike – me njerëz të afërt me Trumpin.

Ndaj, analistët thonë se fokusi i Kosovës duhet të jetë te ruajtja e mbështetjes dypartiake në Uashington.

Sipas Hartwellit, vendi duhet të pozicionet si një partner i besueshëm, sidomos në çështjet e sigurisë dhe ekonomisë, si dhe të rrisë bashkëpunimin me SHBA-në në fushën e energjisë dhe mbrojtjes.

Viteve të fundit, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, është përballur me kritika të herëpashershme nga zyrtarët amerikanë, për shkak të disa veprimeve në veri të vendit, të cilat i kanë cilësuar si të pakoordinuara dhe me ndikim të keq te komuniteti serb.

Kontakti i fundit i ditur, që Kosova ka pasur me Shtëpinë e Bardhë, ka qenë një letër që presidenti Trump i ka dërguar presidentes Osmani, me rastin e 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në muajin shkurt.

Në atë letër, Trump është zotuar për zgjerimin e lidhjeve me Kosovën dhe nuk e ka përmendur fare dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Në BE nuk i janë përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse planifikojnë të thërrasin ndonjë takim mes udhëheqësve të të dyja vendeve së shpejti. Po ashtu, nuk është e qartë nëse ata do t’i përgjigjeshin ftesës.

Me Kosovën ende pa qeveri të re, pas zgjedhjeve të shkurtit, dhe me protestat e vazhdueshme në Serbi, e vetmja gjë që lëviz me siguri përpara, është kalendari.

Radio Evropa e Lirë

Hodges: Forca evropiane në Ukrainë s’ka nevojë për garanci amerikane

Ben Hodges përgjatë stërvitjeve të NATO-s në Rumani më 2017.

 

Ray Furlong

Teksa shefat ushtarakë të 30 vendeve evropiane dhe përtej ishin mbledhur afër Londrës për të diskutuar këtë javë për një mision ushtarak në Ukrainë, ish-shefi i ushtrisë amerikane në Evropë, Ben Hodges, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se këto shtete do të mund të formonin misionin pa ndihmën amerikane.

“Ukraina e ka ndalur Rusinë pothuajse vetëm”, ka thënë Ben Hodges, i cili është pensionuar nga detyra e gjeneralit komandues më 2017.

“Ushtarët të cilat i kam takuar ndër vite në Mbretëri të Bashkuar, Francë, Gjermani, Holandë, Finlandë dhe Poloni, janë gra dhe burra të kualifikuar dhe me pajisje të mira”.

Britania dhe Franca janë në krye të përpjekjeve për të krijuar një forcë ushtarake që do të angazhohej në Ukrainë, në rast të ndonjë armëpushimi, mirëpo kanë sugjeruar se për këtë forcë janë jetike ato që kryeministri britanik, Keir Starmer, i ka quajtur “garanci amerikane”.

Kjo kërkesë duket se lidhet me nevojën për mbështetje ajrore, logjistike dhe të inteligjencës.

Megjithatë, Uashingtoni është treguar i ftohtë ndaj idesë së përfshirjes së ushtrisë amerikane, derisa Moska ka thënë se çdo prezencë e forcave prej vendeve anëtare të NATO-s do të ishte e papranueshme.

“Duke gjykuar nga bisedat mes palës amerikane dhe asaj ruse, besoj se nuk ka pothuajse asnjë mundësi që SHBA-ja t’i ofrojë ato garanci. Nuk besoj se kjo administratë ka gatishmëri për ta bërë këtë”, ka thënë Hodges.

“E gjithë biseda mes palës amerikane dhe asaj ruse nuk lidhet me realitetin se kush është Rusia”.

Sulmet e pareshtura të Rusisë në Ukrainë

Bisedimet mes dy shteteve kanë rezultuar me avancim të planeve për një armëpushim të pjesshëm, dhe jo për ndalje të plotë të luftimeve, siç është propozuar nga Uashingtoni.

Ato janë fokusuar edhe në përmirësim të marrëdhënieve bilaterale diplomatike dhe ekonomike, përfshirë edhe për aranzhim të ndeshjeve të hokejit mbi akull.

Ndërkohë, Rusia ka vazhduar sulmet në Ukrainë, duke goditur dy spitale dhe infrastrukturë tjetër civile këtë javë. Ukraina akuzon Rusinë për sulme në infrastrukturën e saj të energjisë, më 18 mars, disa orë pasi presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se do t’i ndalë sulmet e tilla.

Ukraina është kundërpërgjigjur me sulme me dronë në objektet ushtarake dhe ato të energjisë në Rusi.

Starmer ka thënë në organizimin e 20 marsit se do të bëhen përgatitje për atë që e ka quajtur “fazë operacionale”.

Në këtë fazë pritet të finalizohen diskutimet për mënyrën se si do të duket forca, si do të pajisjet dhe aspekte tjera.

Aktualisht, Britania dhe Franca janë zotuar për t’i angazhuar ushtarët e tyre.

Më herët gjatë javës, Britania ka thënë se “një numër i konsiderueshëm” i shteteve kanë gatishmëri për të angazhuar trupa paqeruajtëse, mirëpo pa përmendur ndonjërën.

Shtetet sikurse Australia, Kanadaja dhe Finlanda, janë deklaruar hapur se janë të gatshme të përfshihen në ndonjë mënyrë.

Zëdhënësi i Starmerit ka thënë më 17 mars se e ka përmendur mbështetjen inxhinierike, përdorimin e hapësirave ajrore dhe strehimin e ekuipazhit si mënyra përmes së cilave shtetet do të mund të kontribuonin në mision.

Hodges ka thënë se elementi kryesor për të cilin duhet të pajtohen palët në Angli është një mision i definuar qartë, i cili do të mundësonte planifikim dhe përgatitje të detajuara.

“Ata me siguri janë duke punuar në disa skenarë. Nëse flasim për një zonë të ndarjes mes trupave ukrainase dhe ruse, po flasim për një numër të madh trupash. Nëse flasim për vendosjen e tyre mbrapa ukrainasve, atëherë duhen më pak trupa. Ky skenar është më i sigurt, por më pak efektiv”.

Rregullat e angazhimit?

Një tjetër detaj që po diskutohet ka të bëjë me rregullat e angazhimit.

“Nëse forca do të jetë 50-100 kilometra mbrapa ukrainasve dhe ata do të duhet të kërkojnë leje prej Brukselit për të rrëzuar një dron, atëherë kjo nuk do jetë forcë e suksesshme në vëzhgim të armëpushimit”, ka thënë Hodges.

Takimi i 20 marsit është mbrojtur jashtë Londrës.

Në nisje, Qeveria britanike ka publikuar fotografi të Starmerit duke vizituar një nëndetëse bërthamore, më herët gjatë javës.

Duke qenë vizita e parë e një kryeministrit britanik në më shumë se një dekadë, ajo ka vënë në pah ekzistencën e kapaciteteve bërthamore të Britanisë, teksa Starmer synon të rrisë mbështetjen për një mision ushtarak pa përfshirjen direke të SHBA-së.

Hodges i ka thënë Radios Evropa e Lirë se forcat bërthamore britanike dhe franceze, ndonëse në numër shumë më të vogël se ushtarët rusë, mund të shërbejnë si forcë parandaluese.

“Nuk ka nevojë që të barazohen me secilën raketë ruse për t’i penguar”, ka thënë ai.

Përgatiti: Krenare Cubolli

VOA padit mbikëqyrësin USAGM me qëllim që të rinisë punën pas urdhrit të Trumpit

Dera e mbyllur e ndërtesës së VOA në Uashington, një ditë pasi më shumë se 1.300 punëtorët e kësaj media u vendosën në pushim administrativ. 16 mars 2025.

 

Radio Evropa e Lirë

Një grup që përfshin gjashtë gazetarë të Zërit të Amerikës (VOA) kanë dorëzuar një padi kundër administratës të presidentit amerikan, Donald Trump, dhe zyrtarëve të tjerë, duke i akuzuar ata se kanë mbyllur paligjshëm disa transmetues të financuar nga publiku.

Padia, që u dorëzua më 21 mars në Nju Jork, akuzon administratën Trump se ka ndërmarrë një qasje të ashpër ndaj Agjencisë së SHBA-së për Media Globale përmes një urdhri ekzekutiv të nënshkruar një javë më parë.

Disa orë më vonë, stafi i VOA u vendos në pushim administrativ dhe ndërtesat e kësaj media u mbyllën.

Shumë vëzhgues të mediave dhe analistë kanë thënë se vendimi për të ndërprerë operacionet e VOA dhe transmetuesve të tjerë të financuar nga shteti do të trimërojnë autoritarët në mbarë botën, duke humbur “një linjë kritike” të informacionit për popullsitë e tyre.

“Ajo çfarë po ndodh me gazetarët e VOA-s nuk është vetëm frikësim i fjalës së lirë, që buron nga Neni i Parë i Kushtetutës amerikane; është mbyllja e gazetarisë nga qeveria, një kufizim që e shuan përmbajtjen para se të krijohet”, u tha në padi.

Padia është ngritur edhe kundër ushtruesit së detyrës të drejtorit të USAGM-it, Victor Morales, dhe këshilltares së posaçme, Kari Lake. Në padi thuhet se lëvizjet e administratës Trump për të mbyllur USAGM-in shkelin të drejtat e punëtorëve të VOA që burojnë nga Neni i Parë i Kushtetutës amerikane.

Padia po ashtu i kërkon gjykatës që të rikthejë grantin e USAGM-it për mediat që financohen përmes atij granti, përfshirë Radio Evropa e Lirë, Radio Azia e Lirë dhe Rrjeti i Transmetuesit për Lindje të Mesme. Granti i këtyre mediave u ndërpre në ditën e njëjtë që VOA u mbyll.

“Pala që është paditur ka shkelur të gjitha këto ligje duke mbyllur USAGM-in dhe duke ndërprerë plotësisht aktivitetin e mbledhjes dhe shpërndarjes së lajmeve dhe opinioneve përmes VOA dhe shërbimit të saj simotër, Radio Televizioni Marti, por edhe mediat e tjera partnere si Radio Evropa e Lirë dhe Rrjeti i Transmetuesit për Lindje të Mesme. Këto veprime janë jokushtetuese dhe të paligjshme dhe ato duhet të ndalen menjëherë”, u tha në padi.

“Sulm tragjik ndaj demokracisë”

Përveç gjashtë gazetarëve të Zërit të Amerikës, pjesëmarrës në padi janë edhe Federata Amerikane e Punëtorëve Qeveritarë, Federata Amerikane e Punonjësve të Shtetit, Qarkut dhe Komunave, The NewsGuild-CWA, Shoqata Amerikane e Shërbimit të Jashtëm dhe Reporterët pa Kufij.

David Seide, këshilltar i lartë në Projektin e Llogaridhënies Qeveritare, një organizatë jopartiake për mbrojtjen e të drejtave civile dhe mbrojtjen e sinjalizuesve, që po përfaqëson gazetarët e VOA-s në këtë çështje, e quajti veprimin e administratës amerikane “një tjetër sulm tragjik ndaj demokracisë”.

“Për më shumë se tetë dekada, VOA dhe organizatat e tjera simotra kanë qenë të shquara, që dëshmohet edhe nga mbi 400 milionë shikues, dëgjues dhe lexues që kanë pasur çdo ditë”, tha ai. “Ky reputacion tani është shkatërruar. Padia jonë synon që të ndalë këtë shkatërrim”.

Kari Lake, një mbështetëse e zëshme e Trumpit, nuk u përgjigj menjëherë për këtë lajm, por rreth kohës kur doli lajmi për padinë, ajo shkroi në X se kur The Washington Post, The New York Times, NPR, CBS, dhe 60 Minutes i kërkuan intervista gjatë kësaj jave, po ajo kishte refuzuar.

“Unë nuk jam intervista për ‘media’ të diskutueshme”, shkroi ajo.

Shumë republikanë, përfshirë Trump dhe Lake, kanë pretenduar se VOA dhe transmetuesit e tjerë janë të infektuar nga propaganda e krahut të majtë, një akuzë që drejtuesit e këtyre transmetuesve thonë se nuk mbështetet në fakte.

Më 18 mars, Radio Evropa e Lirë ngriti padi ndaj USAGM, Lake dhe Morales, për të bllokuar përpjekjet e tyre për të ndërprerë grantin federal për REL-in, që i ofron kësaj media fonde për të operuar.

Reagimet në Kosovë për mbylljen eventuale të REL-it

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë riafirmoi rolin thelbësor të Radios Evropa e Lirë në promovimin e gazetarisë së besueshme në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Zëdhënësja Ioanna Lachana tha se nga ndalja e punës së REL-it do të përfitonin “vetëm ata që përhapin narrativë përçarës”.

Ambasada gjermane në Kosovë e përshkroi REL-in si “fener të raportimit të lirë dhe të paanshëm” dhe konfirmoi se BE-ja po shqyrton mënyra për ta mbështetur atë.

Për eksperten kosovare të medias, Flutura Kusari, ndërprerja e fondeve për REL-in paraqet një goditje serioze mbi informimin publik.

“Radio Evropa e Lirë është shembull i gazetarisë së përgjegjshme në Kosovë”, tha Kusari, këshilltare ligjore pranë Qendrës Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias.

Ish-kryeredaktori i programit për Kosovën në Radion Evropa e Lirë, Melazim Koci, tha se mbyllja e mundshme e REL-it do të ishte një “fatkeqësi” për lirinë e medias dhe demokracinë.

Ndërsa, gazetari dhe publicisti Enver Robelli e vlerësoi REL-in si një prej burimeve më të besueshme të informacionit për botën shqiptare.

Padia argumenton se mohimi i fondeve të miratuara nga Kongresi për REL-in shkel ligjet federale dhe Kushtetutën e SHBA-së, e cila i jep Kongresit autoritetin ekskluziv mbi shpenzimet federale.

Padia është dorëzuar në gjykatën e qarkut të Kolombias.

“Nuk është koha për t’i dhënë terren propagandës dhe censurës së kundërshtarëve të Amerikës”, tha presidenti i REL-it, Stephen Capus.

“Ne besojmë se ligji është në anën tonë dhe festa për shkatërrimin tonë nga despotët nëpër botë është e parakohshme”, shtoi ai.

Zgjedhjet e brendshme, shpëtim i vetëm për LDK-në!- Nga Florim Zeqa

 

Pas kërkesës publike të deputetit Avdullah Hoti për ndërrimin e kryetarit të partisë, kanë filluar të shtohen zërat për ndryshime brenda LDK-së, bashkë me ketë edhe lakimi i emrave të mundshëm për kryetar të partisë!

 

Reformat piramidale gjymtuan LDK-në

 

Ky është një momentum i ri reflektimi në Lidhjen Demokratike të Kosovës, jo vetëm nga drejtuesit në Kryesinë Qendore në Prishtinë, por, për të gjitha Degët dhe Nëndegët gjithandej Kosovës dhe në Diasporë, për ta shpëtuar ndarjen e tretë fatale të LDK-së në pragë të zgjedhjeve lokale të vjeshtës së këtij viti.

Që kjo të mos ndodhë, LDK-ja duhet ta harrojë pushtetin (e pamerituar) qendror dhe t’i kthehet konsolidimit të brendshëm, të munguar tani e dy dekada më parë!

Pasi kanë kaluar më tepër se dy dekada që kur LDK-ja nuk ka organizuar zgjedhje të mirëfillta dhe demokratike brenda strukturave të saj!

Mungesa e zgjedhjeve të lira dhe demokratike ka stopuar ndryshimet dhe reformat substanciale.

Pas vitit 2010 e këndej, në vend të zgjedhjeve të lira dhe demokratike në LDK u instaluan ‘Zgjedhjet Aklamacioniste’ me lista të mbyllura dhe pa kundërkandidat!

Në vend të reformava nga poshtë-lartë u aplikuan ‘reformat piramidale’, nga të cilat u gjymtua rrita dhe ngritja e LDK-së!

Emërimet në krye të Degëve dhe Nëndegëve në vend të zgjedhjeve të lira dhe demokratike prodhuan centralizimin e pushtetit qendror dhe defaktorizim, përkatësisht demoralizim të elektoratit rugovian të LDK-së!

Këtij demoralizimi dhe demonizimi të veprimtarëve të LDK-së i kontribuan koalicionet e panatyrshme me rivalët politik në kundërshtim me vullnetin e elektoratit besnik.

Kjo çoj në pasivizimin e elektoratit, përkatësisht, të demotivimit për dalje në zgjedhje, ku për pasojë erdhi deri tek degëdisja dhe lëvizja e elektoratit të LDK-së drejt partive të tjera, përfshirë edhe ato rivale!

 

Si të parandalohet ndarja e tretë?!

 

Mirëpo, kjo nuk u bë asnjëherë pengesë për lidershipin autokrat të LDK-së, i cili më përbuzje thoshte, “Ne nuk e pyesim elektoratin për koalicione paszgjedhore”!

Deklarimet e tilla e irrituan në masë të madhe elektoratin e LDK-së për mosdalje në zgjedhje si e vetmja mënyrë për ndëshkimin e lidershipit të papërgjegjshëm.

Kuvendi i VI-të apo ‘Kuvendi i Karrigeve’ e prodhoj ndarjen e parë, kurse zgedhjet paralamentare të vitit 2021 e prodhuan ndarjen e dytë fatkeqe, nga e cila LDK doli më e dëmtuar se asnjëherë më parë!

Nuk po i permendi shkaktarët e dy ndarjeve të para, pasi na janë të njohura të gjithëve!

Mospërfillja e vullnetit të elektoratit në njërën anë dhe mosmbajtja e premtimeve elektorale i prodhoj dy ndarjet e para!

Problemi është si të ndalet ndarja e tretë dhe fatale për LDK-në!

Jemi në situatë, që edhe po deshi, LDK-ja nuk mund t’i fshehë më çarjet e pakënaqësitë e brendshme të ardhura si pasojë e papjekurisë politike të kryetarit aktual, i cili në vend të respektimit të vlerave dhe kontributit të veprimtarëve themeltarë, përparësi ju dha mercenarëve dhe parashutistëve në LDK!

Lakimi i emrave të mundshëm për kryetar të ri partisë, jo vetëm që nuk e ndihmon procesin e reformimit, e favorizon ndarjen e tretë, e cila do të jetë fatale për LDK-në.

 

Pozita e tretë nuk ia jepë komoditetin askujt për vetëkënaqësi në LDK. Secili anëtarë i partisë që ia don të mirën LDK-së duhet të bëjë presion tek ‘Kryesia Qendrore’ për organizimin e një procesi të brendshëm zgjedhor, si kusht të domosdoshëm dhe të vetëm për shpëtimin nga ndarja e tretë dhe fatale për LDK-në në pragë të zgjedhjeve lokale.

“Vihet për herë të parë në diskutim duopoli historik PS-PD mbi pushtetin”- BIRN: Sa janë shanset e partive të vogla për mandate në zgjedhjet e 11 majit

Konsumimi i maxhorancës gjatë 12 viteve pushtet nga skandalet korruptive dhe mosreformimi i opozitës kanë krijuar kushtet që më 11 maj, një numër partish të vogla të kenë së paku shpresë për mandate parlamentare, duke vënë për herë të parë në diskutim duopolin historik PS-PD mbi pushtetin.

 

Është një sekret që e dinë të gjithë që dy partitë e mëdha, Partia Socialiste në të majtë dhe Partia Demokratike në të djathtë, kanë bashkuar votat për të vendosur një numër pengesash për partitë e vogla apo alternativat e reja politike, gjë që nga ana e vet ka sjellë edhe forcimin e rolit të kryetarit të partisë si dhe zhvleftësimin e parlamentit si institucion kontrollues mbi ekzekutivin.

Historia nisi në vitin 2008 me marrëveshjen Rama-Berisha, e cila krijoi sistemin me lista të mbyllura rajonale, sistem që është përdorur në zgjedhjet e viteve 2009, 2013 dhe 2017, me pak variacion në zgjedhjet e vitit 2021. Me një variacion të ri, i njëjti sistem do të përdoret në zgjedhjet e 11 majit, ku dy palët e marrëveshjes së vitit 2008 vijojnë të jenë po të njëjtët.

Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste, kërkon në këto zgjedhje një mandat të katërt si kryeministër, ndërsa para se të shërbente si kryeministër, ka mbajtur postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë për njëmbëdhjetë vjet të tjera. Përballë tij është Sali Berisha, i cili ka qenë për pesë vjet president i vendit me fuqi të mëdha në vitet ’90, si dhe tetë vjet kryeministër.

Objektivi i deklaruar i Ramës është që jo vetëm të fitojë zgjedhjet, por të fitojë tre të pestat e parlamentit. As ai dhe as politikanë të tjerë socialistë që kanë artikuluar objektivin e tre të pestave, një shumicë parlamentare që mundëson ndryshime të pakonsultuara me opozitën të Kodit Zgjedhor, të Kodit Penal apo Kodit Civil apo të shumë prej ligjeve që hodhën themelet e Reformës në Drejtësi, nuk kanë shpjeguar se për çfarë arsye mendojnë se ata kanë nevojë për një shumicë të tillë dhe as nuk kanë shpjeguar se për çfarë qëllimesh do të përdorin një shumicë të tillë, nëse e fitojnë.

Në anën tjetër, Sali Berisha dhe Ilir Meta, që të dy me histori të gjatë të pushtetit dhe me hetime të hapura penale për skandale korruptive, kërkojnë gjithashtu pushtet. Në një mesazh nga burgu, Meta deklaroi se synimi i aleancës së tij me Berishën është që të fitojë tre të pestat e parlamentit.

Ndërsa Rama nuk është shprehur ende se për çfarë i duhen tre të pestat, për Berishën dhe Metën, ky objektiv, pavarësisht se sa i realizueshëm është, ka për qëllim edhe shkatërrimin e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit me pretendimin se ajo po i persekuton të dy, Berishën dhe Metën, për qëllime politike.

Rezultat i ngushtë

Nëse historia ka ndonjë gjë për të thënë për garën mes këtyre palëve, është kjo: rezultati me gjasa do të jetë i ngushtë. Rezultati i prodhuar nga sistemi proporcional rajonal, të cilin Rama dhe Berisha e konceptuan si një të tillë që eliminon partitë e vogla duke krijuar barriera të pandershme, ka qenë gjithmonë i ngushtë. Në vitin 2009, PD mori 70 mandate, PS 66 ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim, shënjestra kryesore e marrëveshjes Rama-Berisha, arriti të mbijetojë duke fituar katër mandate. Maxhoranca 2009-2013 u krijua kur LSI e Metës kaloi ylberin politik dhe hyri në aleancë me Berishën. Në fund të atij mandati, kur Meta dhe Rama u pajtuan, Berisha bleu disa deputetë nga socialistët dhe vijoi maxhorancën deri në fund.

Në zgjedhjet e vitit 2013, PS mori sërish 65 mandate, LSI, kësaj here në aleancë me të, mori 16 mandate dhe 2 mandate të tjera u fituan nga dy parti të vogla. PD dhe aleatët e saj morën 57 mandate.

Në vitin 2017, Rama arriti të fitojë 74 mandate, PD ra në 43 dhe LSI u ngrit në 19.

Më 2021, PS fitoi sërish 74 mandate, por tre nga këto mandate ishin mandate të humbura nga LSI për shkak se garoi më vete.

Me pak fjalë, rezultati kalon në favor të njërës anë vetëm në rast se makineri të fuqishme elektorale, disa prej të cilave janë sanksionuar më herët nga Administrata Biden, siç është rasti i strukturave të ish-PDIU-së në Elbasan e Tiranë që tashmë i shërbejnë Ramës, mbështesin njërin krah.

Rezultati më i pritshëm është i ngushtë edhe për shkak se, disa qarqe ku numri i mandateve bie çift, si në Elbasan apo Durrës, Fier, Korçë e Vlorë, formula e ndarjes së mandateve e njohur si formula D-Hondt, favorizon barazimin pavarësisht se njëra palë merr më shumë vota.

Shansi për partitë e reja

Nëse merr parasysh se sa shumë është konsumuar politikisht pala në pushtet nga skandalet e panumërta korruptive dhe pala në opozitë, për shkak të mosreformimit të brendshëm, në mënyrë të kuptueshme ka krijuar më shumë shanse për partitë e reja apo alternativat politike jashtë dy blloqeve të mëdha.

Sa për fillim, shumica e partive të reja janë shprehur me forcë dhe madje kanë organizuar manifestime mbështetëse për gjënë më popullore që ka ndodhur në Shqipëri përgjatë dekadës të fundit, një strukturë prokurorësh dhe gjyqtarësh që po përballen me pushtetin në të majtë dhe në të djathtë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së korrupsionit të gjithëpërhapur dhe sistemik.

E njëjta trupë prokurorësh ka njoftuar gjithashtu se do të ketë vëmendje veçanërisht të lartë për të identifikuar rastet e krimeve zgjedhore, të cilat, në të shkuarën janë perceptuar si përcaktuese në masë të madhe të fituesve, krime që kanë mbetur deri më sot të pandëshkuara. Nëse prokurorët do të jenë të suksesshëm apo jo në luftën kundër krimit zgjedhor, kjo mbetet për t’u parë. Por ajo që vlen të theksohet është që, në një situatë të tillë, partitë e reja do të kenë më shumë shanse për rezultat se sa në të shkuarën.

Disa nga këto parti në fakt nuk janë më aq të reja dhe pjesëmarrja në zgjedhjet e shkuara si dhe eksperienca e fituar sugjeron se fitimi i mandateve të deputetëve nuk është i pamundur. Dhe nëse shohim rezultatin e ngushtë që prodhon zbatimi i formulës D-Hondt, në gjeografinë politike të Shqipërisë, disa mandate të fituara nga këto parti të vogla mundet të kthejnë secilën prej tyre në një kingmaker, një forcë përcaktuese për qeverisjen e vendit, siç ishte LSI në periudhën 2009-2017.

Aktualisht janë 11 parti në garën zgjedhore nga të cilat, përveç dy të mëdhave, gjashtë mund të konsiderohen si pretendente për të hyrë në parlamentin e ardhshëm. Njëra, Partia Socialdemokrate e politikanit të sanksionuar nga administrata Biden, Tom Doshi, është sakaq në parlament dhe konsiderohet si në aleancë të pashpallur me Edi Ramën. Nga pesë të tjerat, tre janë grupe të ndara nga Partia Demokratike dhe dy janë forca politike të cilat, nëse ia dalin, do të hyjnë për herë të parë në parlament.

Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare 2021 apo të zgjedhjeve për pushtetin vendor 2023 bartin informacione të vlefshme për të matur shanset e tyre për në parlament.

Fillimisht, shumica dërrmuese e shanseve të këtyre partive për të hyrë në parlament duket se qëndron në territorin e Qarkut Tiranë. Në fakt, nëse votat e pavlefshme dhe votat e partive të vogla merren si tregues i tërthortë i të ashtuquajturës “votë proteste”, vota të tilla ka në të gjitha qarqet dhe mjaftueshëm sa për të prodhuar mandate deputetësh. Në total, në zgjedhjet e vitit 2021, 127 mijë vota të tilla ose 7% të totalit u hodhën në kutitë e votimit. Në raport me numrin total të votave, vota të tilla u hodhën më shumë në Lezhë, Elbasan e Shkodër, por në secilin prej këtyre qarqeve, partitë e vogla konkurrojnë të ndara për këto vota, të cilat, vetëm nëse fitohen të gjitha nga njëra prej tyre mundet të prodhojnë një deputet.

Në Tiranë, situata është më ndryshe për shkak se popullsia është më e madhe. Në zgjedhjet e vitit 2021, 34 mijë vota u hodhën këtu si vota proteste, të pavlefshme ose vota për partitë e vogla. Nëse do të ishin fituar nga një parti e vetme, këto vota mund të prodhonin dy deri në tre mandate.

Rrjedhimisht, partitë e vogla kanë më shumë shanse të fitojnë mandate në Tiranë. Kjo gjithsesi nuk është e garantuar sepse, nëse të pesta partitë fitojnë, fjala vjen, dhjetë mijë vota secila, të 50 mijë votat e tyre të fituara bashkërisht prodhojnë zero mandate deputetësh. Ky është skenari më pesimist për to. Në një skenar optimist, nëse ato secila merr nga 12 mijë deri në 17 mijë vota, atëherë marrin të gjitha nga një  mandat dhe bashkërisht bëhen me gjasa përcaktuese për maxhorancën e ardhshme qeverisëse. Partitë e vogla pretendente janë renditur sipas shortit që i ra në KQZ për pozicionin në fletën e votimit.

Lëvizja Bashkë. Themeluar afro dy vjet më parë si parti dhe që ka marrë pjesë më herët në zgjedhjet për pushtetin vendor në Tiranë, kjo parti e spektrit të majtë garon në Tiranë me Redi Muçin në vend të parë dhe Arlind Qorin, kryetarin, në vend të dytë. Ajo mban numrin 2 në fletën e votimit dhe gjendet menjëherë pas Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore që gjendet në kolonën e parë majtas të fletës së votimit.

Arlind Qori garoi për postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë në zgjedhjet e vitit 2023 dhe mori 13 mijë vota. Lista e tij e kandidatëve për këshilltarë fitoi 7500 vota dhe mori një mandat. Në avantazh të kësaj partie është fakti që zgjedhjet për pushtetin vendor janë në nivel bashkie dhe Bashkia Tiranë është një nga shumë bashkitë e qarkut. Përveç 300 mijë votave të Bashkisë Tiranë, ka edhe 200 mijë të tjera në bashkitë Kamëz, Vorë, Kavajë e Rrogozhinë nga ku Bashkë mund të marrë vota. Rrjedhimisht fitorja e një mandati nga kjo parti është teorikisht i realizueshëm përveç faktit që votat në zgjedhjet e pushtetit vendor konsiderohen si më të lehta për t’u fituar se sa votat në zgjedhje parlamentare. Lëvizja Bashkë ka deklaruar se nuk do të hyjë në koalicion me ndonjë nga partitë e mëdha dhe se do të jetë në opozitë në parlamentin e ardhshëm, pavarësisht se si del rezultati i zgjedhjeve.

Partia Koalicioni Euroatlantik – Me numrin 4 në fletën e votimit gjendet një prej grupimeve të politikanëve që më parë kanë qenë te Partia Demokratike dhe që sot kanë themeluar këtë parti të re, të deklaruar si parti e djathtë dhe me politika ekonomike liberale. Lulzim Basha është figura referencë e kësaj partie. Emri i tij gjendet në listat e hapura të Tiranës. Kryetari është Endri Hasa, një deputet aktual ndërsa kandidati i parë i saj në Tiranë është Bujar Arapi. Nuk është e qartë nëse ky grupim do të jetë në gjendje apo jo të nxjerrë deputetë.

Nisma Thurrje dhe Shqipëria Bëhet – Nisma Thurrje është një parti politike e themeluar në vitin 2021 dhe në zgjedhjet e atij viti siguroi 10 mijë vota në rang kombëtar. Në zgjedhjet e vitit 2023, partia e drejtuar nga Endrit Shabani mori afro 11 mijë vota në rang kombëtar në garat për këshille bashkiake duke fituar 5 mandate. Ajo deklarohet si parti centriste. Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt është një parti e re, e cila garon për herë të parë në zgjedhje. Kjo parti është në aleancë me Nismën Thurrje. Shqipëria Bëhet deklarohet si parti demokratike që lufton, krahas Nismës Thurrje, për sistem zgjedhor të drejtë, me lista kandidatësh të hapura si dhe për demokracinë direkte të ushtruar nga qytetarët përmes referendumeve, një instrument demokratik ky të cilin dy partitë e mëdha, PD dhe PS, ia kanë mohuar qytetarëve në vijimësi. Kandidatët e koalicionit kanë deklaruar se do të djegin mandatet e mundshme të fituara nga listat e mbyllura për të lejuar vajtjen në parlament të kandidatëve nga listat e hapura që do të fitojnë më shumë vota. Votat e Nismës Thurrje në zgjedhjet e kaluara në Qarkun Tiranë kanë qenë rreth 5 mijë, rezultat i cili do të duhet të rritet me afro 3 herë për të pasur një mandat të sigurt.

Djathtas Zhvillohet. Politikani Dashamir Shehi dhe një grup tjetër i ndarë nga Partia Demokratike me në krye Enkelejd Alibeaj, kanë themeluar këtë koalicion në të cilin, Alibeaj konkurron në vend të parë në listën e hapur të Qarkut Tiranë, ndërsa Shehi konkurron në vend të fundit. Edhe kjo parti ka deklaruar se kandidatët e listave të mbyllura i ka vullnetarë të cilët do të tërhiqen në rast se fitohen mandate për t’i lënë vendin kandidatit më të suksesshëm nga listat e hapura. Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e Shehit është krijuar fillimisht në vitin 2005 dhe vetë Shehi ka hyrë dhe ka dalë disa herë në aleancë me Partinë Demokratike. Në zgjedhjet e fundit për pushtetin vendor, kjo parti mori 23 mijë vota në rang kombëtar dhe 18 mandate këshilltarësh. Këto gjithsesi janë vota më të lehta për t’u fituar nga sa janë votat që kërkohen në zgjedhje parlamentare. Pyetur nga një gazetar, Shehi deklaroi se ai është i hapur për marrëveshje paszgjedhore me Partinë Demokratike me kushtin që kjo parti të mos jetë e përfaqësuar nga Berisha.

Mundësia – Grupi i tretë i shkëputur nga Partia Demokratike është me emrin Mundësia dhe drejtohet nga biznesmeni Agron Shehaj. Edhe kjo deklarohet parti e qendrës së djathtë. Kryetari i saj ka qenë deputet i Partisë Demokratike dhe në zgjedhjet e vitti 2021 arriti të fitojë rreth 14 mijë vota pëlqyese nga votat e PD-së, rezultat që, nëse përsëritet, me shumë gjasa i garanton atij një mandat.

Në fletën e votimit qytetarët do të kenë edhe tre parti të tjera: Lëvizja Atdheu, Aleanca Kombëtare Shqiptare dhe Aleanca Demokracia e Re./BIRN

Draft-statuti i BE-së për Asociacionin “nuk ka gjasa të anulohet”

Mitrovicë e Veriut, komunë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe.

 

Sandra Cvetkoviq, Bekim Bislimi

Draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por “ai nuk mund të anulohet”, thotë për Radion Evropa e Lirë Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës.

Me këtë vlerësim pajtohet edhe politologu nga Beogradi, Ognjen Gogiq, i cili thotë se mund të lindin probleme sa i përket formimit të Asociacionit, nëse “një draft-statut jokushtetues i dërgohet Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për shqyrtim”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha më 21 mars se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i hartuar nga Bashkimi Evropian, nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Deklaratat e shpeshta për këtë temë, Osmani ka filluar t’i bëjë pas takimit me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, më 17 mars.

Ajo ka thënë se ia ka shprehur Sorensenit kundërshtimet e saj për këtë draft-statut, i cili i është ofruar Kosovës dhe Serbisë në tetor të vitit 2023 nga të dërguarit e atëhershëm të BE-së, SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

Në atë kohë, BE-ja e ka përshkruar atë si një “model modern” për mbrojtjen e komuniteteve pakicë, ndërsa dokumenti është pranuar në parim si nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ashtu edhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Por, ndërkohë, Kurti ka ndryshuar qëndrimin për këtë draft-statut dhe ka refuzuar ta dërgojë atë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës – veprim që do të shënonte hapin e parë drejt krijimit të Asociacionit.

Radio Evropa e Lirë pyeti Bashkimin Evropian se a ka ndryshuar qëndrimi i tij për formimin e Asociacionit dhe nëse ka ndonjë zgjidhje tjetër në horizont për komunitetin serb në Kosovë, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

As Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se a pajtohet me vlerësimin e presidentes Osmani se draft-statuti për formimin e Asociacionit është jokushtetues dhe a planifikon ajo ndonjë draft-statut të ri apo po kërkon zgjidhje alternative.

Lidhur me këtë temë, Radio Evropa e Lirë nuk mori përgjigje as nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Osmani: Vërejtjet e mia për statutin janë substanciale

Osmani tha se vërejtjet e saj ndaj draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe janë të natyrës substanciale dhe se qëndrimin e saj ia ka përcjellë edhe të dërguarit të ri të BE-së për dialogun, Sorensen.

“Ato nuk janë vërejtje teknike. Një president vendi nuk bën vërejtje teknike. Pra, bën vërejtje substanciale, për sa i përket mospërputhshmërisë me Kushtetutën e Kosovës dhe rrezikut që ai draft-statut mund të bartë për funksionalitetin e brendshëm të Kosovës”, tha Osmani për gazetarët më 21 mars.

Ajo shtoi se vërejtjet e saj janë mendim i saj personal dhe se vetëm Gjykata Kushtetuese e Kosovës mund ta vlerësojë draft-statutin e ofruar nga BE-ja, apo ndonjë draft tjetër që mund të ofrohet nga institucionet e Kosovës – “kurdo që të vijë një moment i tillë”.

Profesori Hasani thotë se kjo deklaratë e presidentes së Kosovës është e vonuar dhe se ajo po e përdor atë për politikë të brendshme.

“Unë besoj që e bën për t’i hyrë në hatër pushtetit aktual. Mendon dhe shpreson se do të bëhet rizgjedhja e tij [edhe për një mandat] për presidente në vitin e ardhshëm. Ndërkohë, nëse dikush mendon se dialogu mund të ndryshojë në përmbajtje dhe se mund të anulohen apo zhvlerësohen ato që janë arritur në Bruksel, është naivi më i madh”, thotë Hasani.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe parashikon një nivel të caktuar të vetëmenaxhimit për serbët e Kosovës.

Marrëveshja e parë për themelimin e tij është arritur në vitin 2013, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga BE-ja, ndërsa për parimet e tij është rënë dakord më 2015.

Por, po atë vit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se disa nga këto parime nuk janë në përputhje me Kushtetutën e vendit, edhe pse ato do të mund të harmonizoheshin.

Hasani: Draft-statuti është zbatim i Marrëveshjes së Brukselit dhe asaj të Ohrit

Hasani pajtohet me konstatimin se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i hartuar nga Bashkimi Evropian, bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

Por, sipas tij, ky draft-statut “është derivat i Marrëveshjes Bazë për rrugën drejt normalizimit të raporteve” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Për këtë marrëveshje, Kurti dhe Vuçiq kanë rënë dakord në shkurt të vitit 2023 në Bruksel, ndërsa në mars të po atij viti, në Ohër, ata janë pajtuar për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes.

Hasani thotë se draft-statuti i Asociacionit përmban zbatimin e të dyja këtyre marrëveshjeve, të cilat, siç thotë, janë në funksion të një autonomie politiko-territoriale për serbët e Kosovës.

“Të gjitha këto janë në kundërshtim brutal me Kushtetutën e Kosovës. Por, draft-statuti [i Asociacionit] nuk mund të anulohet pa u anuluar dy marrëveshjet tjera [të Brukselit dhe Ohrit]. Kjo nuk mund të ndodhë”, thekson Hasani.

Ai shton se Marrëveshja Bazë dhe Aneksi për zbatimin e saj nuk mund të anulohen, sepse janë bërë pjesë e rendit juridik evropian, që kushtëzon përparimin e Kosovës dhe Serbisë drejt anëtarësimit në BE.

Gogiq: Osmani nuk duhej t’i bënte publike vërejtjet e saj

Edhe politologu nga Beogradi, Gogiq, thotë se draft-statuti i BE-së për formimin e Asociacionit, nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Megjithatë, ai thekson se deklaratat e presidentes Osmani mund të shihen nga dy këndvështrime: se ajo e refuzon draft-statutin, ose “i thekson me kohë problemet që mund të lindin”.

“Mbase këtu është e kontestueshme përse ajo doli publikisht. Ndoshta do të duhej t’u drejtohej atyre [BE-së], marrë parasysh se draft-statuti nuk është publikuar asnjëherë zyrtarisht. Por, nëse versioni që kemi parë në media është i saktë, unë ndaj vlerësimin e saj se nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe se është befasi që ka ardhur nga BE-ja”, thotë Gogiq.

Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje në draft-statutin e përgatitur nga BE-ja, i cili specifikon se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk do të kërcënojë pavarësinë dhe integritetin e Kosovës.

Theksohet, gjithashtu, se dokumenti do t’i nënshtrohet shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Ky draft-statut, mes tjerash, parasheh qartë mundësinë e mbështetjes financiare të Asociacionit nga Serbia dhe “një kanal efikas të drejtpërdrejtë të komunikimit ndërmjet komunitetit serb të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës, përmes Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal”.

Pjesa e statutit që u referohet kompetencave të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, saktëson se ky organ ka të drejtë të marrë vendime, të miratojë rregullore, udhëzime dhe deklarata.

Ai, po ashtu, do të kishte autoritet të plotë në nivel lokal në fushat e zhvillimit ekonomik, planifikimit hapësinor, shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes së identitetit kulturor dhe fetar.

Asociacioni parashihet të ketë të drejtë të iniciojë ose të jetë palë edhe në proceset në gjykata, përfshirë Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, nëse vendimet ose veprimet e ndonjë institucioni ndikojnë në ushtrimin e kompetencave të tij në përputhje me statutin.

A mund të ndryshojë BE-ja qëndrimin e saj ndaj Asociacionit?

Hasani dhe Gogiq pajtohen se Bashkimi Evropian nuk do të ndryshojë qasjen e tij lidhur me formimin e Asociacionit apo marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Ohër.

Hasani nuk beson se Gjykata Kushtetuese mund “të rrëzojë ose anulojë” draft-statutin e BE-së për Asociacionin.

“Për rrjedhojë, draft-statuti mund të ndryshojë vetëm në pjesë të caktuara. Për mendimin tim, mund të pësojë vetëm ndryshime kozmetike”, sipas tij.

Ai, po ashtu, shpreh besimin se BE-ja nuk e ka ndryshuar qasjen lidhur me draft-statutin e Asociacionit, si dhe marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Ohër.

Gogiq, në anën tjetër, konsideron se BE-ja mund ta shohë vetë se draft-statuti nuk është “më i përshtatshmi” dhe mund të ofrojë një dokument të ri.

“Nuk mund të shtysh një statut që nuk mund të kalojë [vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese] dhe t’u japë edhe më shumë material atyre që e kundërshtojnë Asociacionin në Kosovë”, thotë Gogiq.

Në fund të vitit të kaluar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ai, si kryeministër i vendit, nuk mund ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, sepse Marrëveshja Bazë nuk është nënshkruar.

Kurti konsideron se nënshkrimi i Marrëveshjes do të ishte garanci se edhe Serbia do t’i përmbushte obligimet e saj ndaj Kosovës.

Kosova, aktualisht, është në proces të formimit të qeverisë së re, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, në të cilat Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit ka fituar më së shumti vota.

Radio Evropa e Lirë

Loja e turpshme me Rugovën dhe rugovizmin si filozofi politike!- Nga Florim Zeqa

 

Pas dashurisë shpirtërore të simpatizantëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës për Ibrahim Rugovën fshihen grupet e interesit që bën plloje mbi trashëgiminë rugoviane, duke e shfrytëzuar emrin e liderit historik për interesa personale dhe klanore.

 

Shumë laroj e bijë(a) të larojve janë ngritur në emrin e Rugovës

 

Janë një grup i vogël i njerëzve dhe numër akoma më i vogël i familjeve që e shkërdhyen LDK-në duke u thirrur në emrin e filozofisë politike rugoviane!

Pas shkuarjes në amshim të liderit historik, subjekti më i madh politik u bë strehë e matrapazëve, uzurpatorëve dhe servilëve, kontrabanduesve dhe tuxharëve politikë, sekserëve dhe urithëve të nëntokës të cilët nuk i zbritën LDK-së që dy dekada nga qafa duke e zhvatur përmes saj buxhetin e shtetit!

Ka mjaftuar vetëm një nga familja të kyqet një herë në rrjetin e grupeve të interesit, për t’i sistemuar më pas të gjithë familjarët e vet në sistemin korruptiv të politikës kosovare.

Pavarësisht  pozicionit politik, pushtet apo opozitë ky rreth vicioz nuk mbetën asnjëherë pa grazhdin e buxhetit të shtetit, qoftë në institucione qendrore apo lokale, publike apo staf diplomatik!

Në secilin proces zgjedhor të njëjtin njerëz përbirohen në listat zgjedhore. Edhe nëse nuk i marrin votat për Kuvendin e Kosovës, si servil të zellshëm ndaj liderit menjëherë sistemohen në pushtetin lokal.

Pra, pa marrë parasysh kush fiton dhe kush i humbë zgjedhjet, ‘larojt e LDK-së’ janë të parët që e ladrojnë buxhetin e shtetit! Nga ta kthesh kokën të njëjtët ‘laroj’ zhvatin arkën e shtetit!

Janë grupi vicioz që i bëjnë ‘rrush e kumblla’ paratë e shtetit duke u thirrur në ideologji dhe filozofi rugoviane pa e bërë asnjë punë të mirë për shtetin dhe qytetarët.

Shumica e atyre që thirren në emrin e filozofisë politike rugoviane as që e kuptojnë konceptin e kësaj filozofie! Mendojnë që është diçka që ka pikur nga qielli apo ka lindur nga populli!

Disa që thirren në emër të filozofisë politike Rugoviane abuzojnë dhe e keqinterpretojnë rugovizmin si mjet për interesa të ngushta personale, për të marrë apo mbajtur pushtetin, pa e ndjerë fare në shpirtin e tyre frymën rugoviane!

Këtyre larojve dhe larojkave të LDK-së as që ju shkon mendja të largohen apo t’iu lëshojnë rrugë të tjerëve, duke u sjellur si skllavo-pronar ndaj elektoratit të LDK-së, të cilët këta të fundit i përdorin si skllevër gjatë fushatave zgjedhore!

 

Ndjehem krenar, që për 35 vjet të aktivitetit tim politik dhe të qenurit anëtarë i thjeshtë i LDK-së asnjëherë nuk kam përfituar asgjë nga ky subjekt! Por, nuk kam si të mos ndjehem keq kur i shohë ‘larojt’ dhe ‘larojkat’ duke kullotur në ‘Arën e LDK-së’ të punuar dekada më parë nga unë dhe mijëra veprimtarë të tjerë!

ISH DREJTORI I DOGANAVE TË FRANCËS NJË ROBISON KRUZO NË BREG-LIQENIN E POGRADECIT- Nga Bardhyl R Berberi

Fare pranë bregut të liqenit është një makinë me taraga franceze qw ka pas njw kabinw . Aty hyn dhe del një burrë i moshuar . Gabina është vendosur rreth 10 m larg bregut të liqenit dhe prej aty ndjen llokoçitjen e valëve të liqenit klithjen e pulbardhave dhe kërcitjen e peshkut, fle aty dhe të duket sikur liqenin e ke aty nënë jastëk si një ninull të bukur hipnotizuese .Kjo bukuri e natyrës dhe këto brigje magjike që më kanë sjellë prej më shumë se dy javësh na thotë 77 vjeçari Zhan Lui Maria Henri Brezhu nga Franca .Është koha e drekës dhe Zhani është duke pjekur njw pulw fshati në një skarë me qymyr dje thotw poqa belushka … dhe është mrekulluar nga kjo bukuri e natyrës .Zhani na thotë se ka qënë prej shumë vitesh Drejtori i Depertamentit të Doganave franceze dhe para pesë vjetësh ai ka dalë në pension dhe i vetmuar ka filluar të udhëtojë nëpër vëndë të ndryshme të botës . Është baba i katër djemëve të rritur 50 vjeçarit Lionel ,48 vjeçarit Arvin , 46vjeçarit Mark dhe 44vjeçarit Laurent.
Sapo erdha në Pogradec thotë ai ngela “rob “ i kësaj natyre të mrekullueshme dhe i këtij liqeni që është e vështirë t`a gjesh në vend tjetër .Ai ka dy javë që jeton këtu nw kwtw gabinw lwvuswse dhe thotë se do të qëndrojë edhe disa ditë të tjera pasi para pak kohësh ka festuar 75 vjetorin e datëlindjes së tij i vetëm në Shqipëri.Më pas ai ve buzën në gas dhe thotë të çudit ky fakt se pse e festova në Shqipëri .Pasi prindrit e mij babai im Andrea dhe nwna Monika kanw ardhur nga Franca me punw si profesorw nw liceun frances tw Korçws . Unë kam lindur në Korçw thotw Zhani sepse babaj im Andrea dhe nënë ime Monika kanë jetuar për shumë vjet në Korçë në kohën e Zogut pasi babaj im ka qënë profesor në liceun frances në Korçë sëbshku me Enver Hoxhën .Ai ka patur miqësi atherë më Enver Hoxhën dhe njihej me Enverin qw nw Francw por që kjo miqësi e tij me Enver Hoxhën është prerë si me thikë kur babaj mori vesh se Enver Hoxha ishte vënë në krye të lëvizjes komuniste .Babai im e urrente komunizmin dhe mbaj mënd që më thoshte : Enver Hoxha po udhëhiqte Shqipërinë si i pari i vendit se do ta shkatërrojë atë popull të mrekullueshëm që babaj e donte shumë pasi kishte kujtimet më të mira për shqiptarët .Unë isha vetëm një vit thotë ai kur u larguam nga Korça dhe nga Shqipëria pasi hynw në Shqipëri fashistët italianë të cilët okupuan Shqipërinë .Jemi larguar me një dhimbje të madhe madje babaj në shenjë respekti për Shqipërinë emrit tim i ka ngjitur edhe fjalën Skënder që unë t`i ngjaja heroit tuaj kombëtar Skëndërbeut dhe unë për këtë jam shumë krenar .Madje thotë Zhani këto ditë do t`i kërkojë presidentit të Republikës së Shqipërisë që të më japi nënshtetësinë shqiptare madje e them sinqerisht se dua të vdes në Shqipëri dhe varri im të mbetet këtu ku unë kam lindur në Shqipëri …
Befas, Zhani më thotë se nuk i mungon asgjë por atij i pëlqen kjo jetë e një eremiti nëpër vënde të ndryshme pasi është velur nga jeta dhe nga luksi .Ja thotë ai këtu buzë liqenit jam i qetë si ky liqen sot,bisedoj me valët e tij meditoj pa më shqetësuar njeri se çfar kam bërë mirë në jetë dhe çfar nuk e kam bërë ashtu siç duhet .E pyes për bashkëshorten e tij .Ai më buzëqesh jam i divorcuar tashmë nuk jemi bashkëshortë por dy miq të mirë që flasim vetëm në telefon .Jemi ndarë para shumë vitesh pas krijimit të familjeve nga fëmijët tanë .U divorcova nga gruaja ime pasi e kishim konsumuar njëri tjetrin për shumë vite bashkë dhe nuk kishim se çfar t`i jepnim njëri tjetrit kështu vendosëm të ngelemi vetëm shokë e jo bashkëshortë secili në punënë e vet. Unë që e realizoj këto udhëtime të vetmuara jam krejt i lirë dhe dije thotë ai nuk ka si liria .Zhani thotë se me varkën që ka sjellë me vete ze peshk dhe e kosumon për vete peshkun e freskët apo pula të freskëta fshati të gjitha prodhime bio thotë ai .Më pas thotë po të jap një këshillë hani ushqimet tuaja se janë më të mira se tonat dhe blini rrobat tona se janë më të mira se tuajat .Ai fillon të tymosi një cigare të cilën e dredh vetë nga një qese duhani .Ëshë ves i keq duhani thotë por skam se çfar t`i bëj e kam filluar që ta pija që në moshën 17 vjeç .Zhani ka titullin doctor profesor i shkencave ekonomike .Ja thotë ai këtë janë miqtë e mij kabina lwvizwse vetura varka dhe duhani …Në fund e pyesim gjatë këtyre javëve në Pogradec çfar i ka pëlqyer dhe çfar jo ? Natyra dhe njerzit pogradecarë janë të mrekullueshëm dhe natyrisht nuk më ka pëlqyer ky kaos urbanistik që më duket se ia kanë prishur “virgjërinë “ këtij qyteti .Bregu i liqenit duhet pastruar patjetër ,jam befasuar kur kam parë vetura mbi tapetin e barit në park !/Gazeta Pogradeci

‘Kanë kapur çdo gjë’- Lubonja: Të bashkohen të gjithë kundër sistemit, vendi ka nevojë për rotacion

Analisti Fatos Lubonja mbron tezën se të gjithë forcat politike opozitare duhet të bashkohen për të kundërshtuar sistemin, pasi vendi thotë ai ka nevojë për rotacion.

Sipas Lubonjës, është kalcifikuar i gjithë sistemi dhe qeveria ka kapur çdo gjë.

Ai argumenton se politika është arti i të mundshmëve, duke theksuar se edhe një parti e vogël qoftë me 1%, mund të shndërrohet në një fuqi për të sjellë ndryshimin.

Politika është arti i të mundshmes, unë ndikoj aq sa mundem dhe kam fuqi shumë të madhe. Sepse unë nëse vendos iki dhe i lë pushtetin, atëherë fuqia juaj megjithëse 1% po themi, bëhet aq e madhe sa mund ti bësh shërbim vendit. Po të më thonin mua, unë do shkoja pa dyshim me opozitën, për të ndëshkuar  këtë që rri kaq gjatë dhe që ka ndërtuar këtë sistem, me kushte të caktuara.

Është kalcifikuar i gjithë sistemi, kanë kapur cdo gjë. Problemi është ky, nëse populli voton këtë tjetrin, të voton edhe ty, i jep një ndëshkim këtij tjetrit, i thotë Ramës zotëri ti e ke mbushur kupën dhe duhet të largohesh.

Unë them po ja dha populli atij, tregon që ky është i pritur. Unë kam qenë i tezës që këta të kenë qenë të bashkuar, të paktën për të bërë një rotacion. sn

BE: Nga ndalja e punës së REL-it do të përfitonin vetëm ata që përhapin narrativë përçarëse

Selia e Radios Evropa e Lirë në Pragë.

 

Radio Evropa e Lirë

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë të enjten se e njeh plotësisht rolin thelbësor të Radios Evropa e Lirë në promovimin e gazetarisë së besueshme dhe të saktë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.

“Përkushtimi i Radios Evropa e Lirë për të vërtetën dhe raportimin e pavarur, është thelbësor në rajonet me situatë komplekse politike, për fuqizim të komuniteteve dhe forcim të vlerave demokratike. Nga ndalja e punës së saj do të përfitonin vetëm ata që përhapin narrativë përçarës, duke anuar më tej balancën në favor të dezinformimit”, ka thënë zëdhënësja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Ioanna lachana.

Më 14 mars, presidenti amerikan, Donald Trump, e ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që synon shkurtime të mëdha në shtatë agjenci federale – përfshirë Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Media Globale (USAGM), e cila mbikëqyr Radion Evropa e Lirë dhe transmetuesit tjerë federalë.

Agjencia e SHBA-së për Media Globale është agjenci e pavarur qeveritare, që mbikëqyr media që transmetojnë në pothuajse 50 gjuhë dhe shtrihen te 361 milionë njerëz në baza javore.

Aty përfshihen mediat: Radio Evropa e Lirë, Zëri i Amerikës, Radio Azia e Lirë, Transmetuesi për Kubën (Radio Marti), Rrjeti i Transmetuesit për Lindje të Mesme dhe Fondi i Teknologjisë së Hapur.

Pak orë pas vendimit të Trumpit, zyrtarë të USAGM-it i kanë ndërprerë punën Zërit të Amerikës dhe Transmetuesit për Kubën, ndërsa kanë ndërprerë grantet për Radion Evropa e Lirë dhe agjencitë tjera.

Radio Evropa e Lirë e ka paditur USAGM-in më 18 mars, si dhe zyrtarët e agjencisë, Kari Lake dhe Victor Morales, për t’i parandaluar përpjekjet e tyre për ta ndërprerë financimin federal të REL-it.

Padia argumenton se mohimi i fondeve të miratuara nga Kongresi për REL-in shkel ligjet federale dhe Kushtetutën e SHBA-së, e cila i jep Kongresit autoritetin ekskluziv mbi shpenzimet federale.

Ndërkohë, politikanët e Bashkimit Evropian po vazhdojnë përpjekjet për një mbështetje të mundshme për Radion Evropa e Lirë, mes shqetësimeve se mbyllja e këtij transmetuesi mund të jetë një goditje për mediat pro-demokracisë.

Ambasada gjermane në Kosovë i ka thënë Radios Evropa e Lirë se kjo media është “fener i raportimit të lirë dhe të paanshëm” për më shumë se shtatë dekada në mbarë Evropën dhe më tej.

“Siç ka theksuar përfaqësuesja e Lartë [e BE-së, Kaja] Kallas, BE-ja aktualisht është duke eksploruar mundësitë për të mbështetur punën e rëndësishme të REL-it. Kjo, po ashtu, flet për kontributin e REL-it për demokracinë dhe promovimin e informacionit të besueshëm në mbarë botën”, ka thënë Ambasada gjermane në Prishtinë.

Një ditë më parë, organizata me nam nga shumë vende të botës kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës kanë shprehur mbështetjen për lirinë e fjalës dhe mediave, dhe u kanë bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që t’i mbrojë gazetarët dhe punëtorët tjerë të punësuar nga USAGM-i, meqë shumë prej tyre përballen me rreziqe personale për shkak të raportimit nga dhe për regjime shumë shtypëse.

“Për më shumë se 80 vjet, entitetet e USAGM-it, përfshirë Zërin e Amerikës dhe Radion Evropa e Lirë (REL) kanë luajtur rol vital në shtirjen tek audiencat që jetojnë nën qeveri shtypëse dhe fuqizojnë shprehjen e lirë në disa prej ambienteve më të rrezikshme për raportim. Eliminimi i këtyre organizatave është goditje e madhe për lirinë e mediave dhe dhuratë për autokratët në botë”, është thënë në deklaratën e përbashkët.

Buxheti që ka kërkuar USAGM-i nga Kongresi amerikan për vitin fiskal 2025 ka qenë 950 milionë dollarë për t’i financuar të gjitha operacionet dhe investimet kapitale.

 

“Fije shprese”: Audienca mbështet Radion Evropa e Lirë dhe druan për të ardhmen e saj

Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, duke mbuluar pushtimin rus të Ukrainës. Donjeck, prill 2022.

 

Radio Evropa e Lirë

Mes përpjekjeve të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, për t’ia ndalur fondet Radios Evropa e Lirë (REL), audienca e saj në disa nga vendet ku ka transmetim, shpreh mbështetje dhe admirim për gazetarinë që bën.

Nga Irani në Bjellorusi, nga Afganistani në Rusi e nga Pakistani në Ukrainë – lexuesit dhe dëgjuesit i vlerësojnë gazetarët e Radios Evropa e Lirë për raportimin e tyre të guximshëm, të paanshëm dhe të ndershëm, dhe shprehen të shqetësuar se puna e tyre mund të ndalojë.

“Unë jetoj në një fshat të vogël. Ne nuk kemi internet satelitor apo stabil. Radioja juaj më jep shpresë”, shkroi një dëgjues nga Irani në një mesazh në Telegram për Radio Farda-n – shërbimin në gjuhën persiane të Radios Evropa e Lirë.

Një tjetër dëgjues nga Irani shkroi në mediat sociale se Radio Farda “është burimi im kryesor i informacionit, për shkak të raportimit të paanshëm dhe profesional”.

“Humbja e saj do të ishte shumë e vështirë. Shpresoj që kjo ditë të mos vijë kurrë”, shkroi ai.

Më 14 mars, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv, që synon reduktimin e shtatë agjencive federale, përfshirë Agjencinë Amerikane për Media Globale (USAGM), e cila mbikëqyr Radion Evropa e Lirë dhe transmetues të tjerë të financuar nga taksapaguesit amerikanë, si Zëri i Amerikës.

Pas publikimit të urdhrit ekzekutiv, Kari Lake, këshilltare e lartë e ushtruesit të detyrës së drejtorit ekzekutiv të USAGM-së, dërgoi një letër, ku tha se granti i miratuar nga Kongresi për Radion Evropa e Lirë, është ndërprerë.

REL-i, megjithatë, është duke vazhduar punën dhe më 18 mars ngriti një padi federale, për të bllokuar përpjekjen për ndërprerjen e fondeve.

Ndryshe nga Zëri i Amerikës, që është një agjenci federale, REL-i është korporatë private, jofitimprurëse, me selinë editoriale në Pragë.

“Depërtoi në errësirën e gënjeshtrave”

Në Ukrainë, ku Radio Evropa e Lirë mbulon pushtimin rus nga vijat e para të frontit, që kur u urdhërua nga presidenti rus, Vladimir Putin, në shkurt të vitit 2022, lexuesi Oleh Prozorov e falënderoi Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë për “mbrojtjen e lirive politike”.

“Ndonjëherë ishte si një rreze drite që depërtonte në errësirën e gënjeshtrës”, shkroi Prozorov në Facebook.

Në një mesazh për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë, lexuesja Lesya Bondaruk shprehu frikë për humbjen e “një bastioni të lirisë së vërtetë të fjalës dhe mendimit”.

“Sulmi ndaj REL-it është sulm ndaj lirisë së fjalës së njerëzimit. Kjo nuk mund të lejohet”, shkroi ajo.

Lexuesit dhe shikuesit e shërbimeve në gjuhën ruse të Radios Evropa e Lirë shprehën, po ashtu, mirënjohje për mbulimin e ngjarjeve në Rusi – nga përkeqësimi i lirisë së mediave nën udhëheqjen 25-vjeçare të Putinit deri te pushtimi në shkallë të plotë i Ukrainës.

“Unë jam në Rusi, i zhytur në propagandën zombifikuese, djallëzore të Kremlinit. Current Time është i vetmi kanal televiziv në gjuhën ruse, të cilit mund t’i besohet, me informacione objektive dhe shumë dokumentare”, shkroi një shikues duke iu referuar kanalit televiziv 24-orësh të REL-it.

“Jam i mahnitur pafundësisht nga gazetarët tuaj – që rrezikojnë të punojnë në zonat e vijës së frontit – nga profesionalizmi dhe niveli i lartë i gazetarisë”, shkroi një tjetër shikues i Current Time në një mesazh për rrjetin.

“Fije shprese” në Afganistan

Qindra mesazhe dhe thirrje erdhën edhe nga dëgjuesit e Radios Evropa e Lirë në Afganistan dhe Pakistan.

Ata shprehin shqetësim të thellë për fatin e Shërbimit afgan, i njohur në vend si Radio Azadi, dhe për Shërbimin e Pakistanit, i njohur si Radio Mashaal.

“Radio Azadi është shumë i rëndësishëm për ne. Më mban të informuar për botën. Unë e dëgjoj atë ditë e natë, si në radio, ashtu edhe në telefonin tim”, shkroi dëgjuesi i Radio Azadit, Haji Khodaiberdi, në një mesazh në WhatsApp.

“Radio Azadi është një fije shprese për vendet që shpesh harrohen. Programet e saj i lidhin njerëzit nga fshatrat e vegjël me botën. Duke jetuar në një fshat të largët me vetëm një radio, zëri i saj është vërtet ngushëllues”, shkroi dëgjuesi Safa Mehr.

Një tjetër dëgjues, Nabiullah Zabuli, nga provinca jugore e Afganistanit, Zabul, i bëri thirrje Trumpit dhe “të gjithëve që mund të ndikojnë në këtë vendim, që ta rishqyrtojnë shkurtimin e fondeve për Radio Azadin”.

“Ju lutem, mos i tradhtoni miliona dëgjues tuaj besnikë! Mbajeni të gjallë këtë fener informacioni”, shkroi ai.

Heela Darkhast Ahmadzai, një dëgjuese e Radio Azadit dhe asaj Mashaal, shkroi në një postim në Facebook se të dyja kanalet janë “burime të ndriçimit të mendjes”.

“Ne gratë pashtune mësuam shumë nga këto dy radio-stacione. Mësuam për të drejtat tona, arsimin dhe botën”, shkroi ajo.

Një tjetër dëgjues i Radio Mashaalit, Ebadullah Khan, nga qarku Shangla në Pakistanin veriperëndimor, shkroi në Facebook se gazetarët e saj “e bëjnë punën e tyre me guxim” dhe se “përpjekjet e tyre gazetareske në përhapjen e ndërgjegjësimit mes njerëzve, janë të mëdha”.

“Kjo histori duhet të vazhdojë”

Në Bjellorusi, ku Qeveria e autokratit Aleksandr Lukashenko i ka zhdukur pothuajse plotësisht mediat e pavarura, Shërbimi në gjuhën bjelloruse i Radios Evropa e Lirë është një prej pak organizatave të lajmeve që vazhdon të raportojë në mënyrë kritike për autoritetet.

Pas pushtimit rus të Ukrainës, një lexues me emrin Zmitrok Siemieniuk tha se menjëherë nxitoi për të mësuar se çfarë po ndodhte dhe hasi në kanalin YouTube të Radio Svabodës.

“Kishte miliona shikime, të cilat më ndihmuan të kuptoja se çfarë po ndodhte në të vërtetë, dhe unë ende i shikoj kanalet e Radio Svabodës”, shkroi ai në Instagram.

“Ju jepni lajme pa propagandë dhe urrejtje. Mund të mësoj për ngjarjet më të rëndësishme që ndodhin në botë. Dhe, natyrisht, këtu mund t’i lexoj lajmet në gjuhën time amtare”, tha ai.

Protestat kundër regjimit të Lukashenkës. Minsk, 2020.

Protestat kundër regjimit të Lukashenkës. Minsk, 2020.

Një tjetër lexuese, Tatsiana, tha se Radio Svaboda “është i vetmi vend në botë ku unë mund të ndihem vërtet si qytetare e një Bjellorusie të lirë evropiane”.

“Në vitin 2020, miliona bjellorusë që morën pjesë në revolucionin paqësor kundër autoritarizmit brutal të Lukashenkës, përqafuan vlerat e Radio Svabodës, ndërsa ajo i transmetonte drejtpërdrejt këto ngjarje historike – në kohë reale”, shkroi ajo në një mesazh privat.

“Misioni i saj mbetet i papërfunduar sot – kjo histori duhet të vazhdojë”.

Përgatiti: Valona Tela

Send this to a friend