VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Kryehetuesi i babait tim Bujar Himçi i kishte sytë si të gjarpërit Nga Aida Meti

By | March 28, 2019
5 Comments
  • author avatar
    Tim 4 months ago Reply

    Aida njatjeta, jo gjithkush ne keto kohehera te keqia te beson,vetem ne qe kemi kaluar nga ajo rruge,ka dhe nje gje se ne librat e shkolles nuk shkruhet asgje per krimet qe kane bere perbinshet injorante.Do te beje mire disa gjera ti kishe zgjidhur dhe vete me zgjuarsi qe te zinte gjumi rehat,.Te pershendes dhe te uroi shkruaj dhe me emra qe te dine njerzit se kush I ka bere keto krime……

  • author avatar
    kazanova aliaj 4 months ago Reply

    Dëshmitë jqnë dënimi lëtyne barbarëve që nuk u dënuan kurrë por ka dhe zot.!!

  • author avatar
    Mira Dine 4 months ago Reply

    Të mos vihen para përgjegjësisë sadiste, torturuesit…Ky është krim kombëtar i drejtësisë shqiptare…

  • author avatar
    Xhota 4 months ago Reply

    Sa te jete gjalle Berisha dhe klika e tij kur nuk fo denohen dhe do vendoset drejtesia sepse Ai dhe politika e tyre komuniste ishte ne plan qe pjella komuniste do vazhdonte ate qe lane baballaret pra 28 vjet vetem rrumpall, krime varferi ikje masive, droge korupsion jete mizerje mjere njerzit ne dore te kujt jane

  • author avatar
    Mithat 4 months ago Reply

    Ju kuptoj me se miri zu.Aida …………….esht e tmerrshme

Komentet

FTOJNË PËR PJESËMARRJE NË SESIONIN SHKENCOR KUSHTUAR ATË SHTJEFËN GJEÇOVIT

Shoqata e Intelektualëve Shqiptar “Trojet e Arbrit“ Prishtinë

Shoqata e Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi“ Zym

FTOJNË PËR PJESËMARRJE NË SESIONIN SHKENCOR KUSHTUAR

ATË SHTJEFËN GJEÇOVIT

Me rastin e 90-vjetorit të vrasjes se Atë Shtjefën Gjeçovit në Zym të Hasit, komuna e Prizrenit, më 30 nëntor 2019, organizojnë sesionin  e IV të veçantë shkencor:

Tema: ATË SHTJEFËN GJEÇOVI

Temat ku mund të përqendrohen studiuesit janë:

·         Rinia dhe shkollimi i Atë Shtjefën Gjeçovit

·         Fillet e veprimtarisë fetare dhe kombëtare në Troshan dhe Rubik

·         Veprimtaria kulturore fetare dhe kombëtare në Zllakuqan të Klinës

·         Hapja e Shkollës Shqipe në Zllakuqan

·         Hapja e Shkollës Shqipe në Laç

·         Pjesëmarrja në Kuvendin e Bajrakut të Kurbinit

·         Udhëheqja e Kolegjit Françeskan në Shkodër

·         Misioni në Gomsiqe dhe hapja e Shkollës Shqipe

·         Bashkëpunimi me Imzot Nikollë Kaçorrin dhe sjellja e armëve nga tregjet evropiane për kryengritje

·         Radhitja në çetat e luftëtarëve të lirisë

·         Gjeçovi dhe Lufta e Vlorës

·         Pjesëmarrja në Kuvendin e Lezhës (më,7 korrik 1913) me krerët e Mirditës, Pukës, Lezhës e Zadrimës organizuar prej Abatit për shpalljen mbret të Shqipërisë të Prenkë Bibë Dodës

·         Veprimtaria e mbledhjes së së folklorit në Troshan dhe vjelja e materialeve nga goja e popullit

·         Hapja e Shkolles Shqipe në Prekal në vitin 1917

·         Famullitar në Vlorë më 1920 dhe interesimi i tij për traditat e Laberisë

·         Emrimi sekretar i Provincës Françeskane, më 7 qershor 1923

·         Mbledhja e së drejtës zakonore dhe kodifikimi i Kanunit të Lekë Dukagjinit

·         Bashkëpunimi i Atë Shtjefën Gjeçovit me shkrimtaren dhe studiuesen gjermane Marie Amelie Von Godin në përgaditjen e Kanunit të Lekë Dukagjinit në gjuhën gjermane

·         Veprimtaria letrare e Atë Shtjefën Gjeçovit

·         Përkthimet e Atë Shtjefën Gjeçovit

·         Puna në veprën shkencore për Arqipeshkvinë e Tivarit Metropolis Antibarensis

·         Veprimtaria kombëtare, fetare dhe arsimore në Zym të Hasit

·         Kontributi i Gjeçovit dhënë shkollës shqipe – si pedagog, hartues të teksteve shkollore, themelues i bibliotekës dhe ekskurzionit shkollor

·         Vrasja e Atë Shtjefën Gjeçovit më 14 tetor 1929 në Zym të Hasit

·         Jehona e vrasjes së Atë Shtjefën Gjeçovit

Ftohen që të gjithë studiuesit që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë sesion të veçantë shkencor dhe që kanë materiale të pabotuara deri më tani lidhur me veprimtarinë kombëtare, arsimore, kulturore, shkencore dhe fetare të Atë Shtjefën Gjeçovit, që deri më,30 tetor 2019, t’i dërgojnë në këto adresa:

Nue Oroshi

nue_oroshi@yahoo.de

Frrok Kristaj

frrokkristaj@gmail.com

                                                                                                                                                                                           Ju mirëpresim!

Çoi në këmbë Gjermaninë me këngën shqip, reperi shqiptar fiton dy çmime të rëndësishme

Nëse se mbani mend emrin Azet, duhet t’ju kujtohet hiti “S’kam kohë” në bashkëpunim me Zunën, me të cilin djemtë ndezën skenën e Gjermanisë mbrëmjen e kaluar. Ata performuan në eventin më të madh të muzikës “Hype Awards” i cili mbahej për herë të parë në Gjermani. Në këtë event të rëndësishëm u ndanë çmime për artistët më të mirë hip-hop që kanë bërë muzikë në gjuhën gjermane.


Azet së bashku me grupin e tij “KMN Gang” ishin të nominuar në dy kategori dhe fituan çmimet  “Best Crew” dhe “Best Collabo Album”. Azet, emri i vërtetë i të cilit është Granit Musa, ka lindur në Kosovë dhe prej kohësh jeton në Gjermani, ku ushtron dhe aktivitetin e tij në muzikë.

Ai ka sjellë plot këngë që kanë rezultuar të suksesshme dhe janë pëlqyer menjëherë nga publiku. Ndër to mund të përmendim bashkëpunimet e shumta me Noizyn, si “Kriminell”, “Nummer 1”, apo bashkëpunimi me Raf Camora-n, “Qa bone”. Së shpejti, Azet do të mbajë një tur në Ballkan dhe në profilin e tij në Instagram ka ndarë me ndjekësit datat dhe qytetet në të cilat do të performojë.

EKSPOZITA FAKTO-GRAFIKE, VLERË KOMBËTARE HISTORIKE – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

Ballorja e ekspozitës fakto-grafike, kushtuar Presidentit Ibrahim Rugova 
     Në Mynih të Gjrmanisë, Nëndega vendore e LDK-së, me kryetar Isuf Çetaj dhe Nëndega në Starnberg, me kryetar Musa Hamza, të përkrahur nga Shoqata “Sali Çekaj”, në Pfaffenhofen, me kryetar Osman Ferizi, Shoqata “Rilindja”, në Mynih, me kryetar Bekim Gërvalla, Shoqata “Abeja” (Bekim Berisha), në Moosburg, me kryetar Bashkim Halilaj, organizuan ekspozitën: “Kontributi i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugovës, për shtetformimin e Kosovës”.
     Moderatorët Refki Tafaj dhe Arbresha Nikçi, përshëndetën mysafirët e pranishëm, në këtë ngjarje kulturore-historike: “Konsullin e Përgjithshëm pë Bavari dhe Thuringen, Afrim Nura, nëkryetarin e LDK-së, Haki Rugova, anëtarin e Kryesisë të LDK-së, Sali Morina, djalin e Sali Çekaj, Hysen Çekaj, veteranin e Mërgatës shqiptare, Nikollë Skelaj, si dhe të gjithë të pranishmit tjerë.
     Sot bëjmë përurimin e kësaj ekspozite fakto-grafike shumë domëthënëse, duke kujtuar Presidentin Ibrahim Rugovën, jo vetëm si letrar e kryetar i parë i LDK-së, por edhe si dijetar, si arkitekt i pavarësisë, si burrështetas dhe si President i parë i Republikës së Kosovës”.
Nga e majta: Autorët e ekspozitës, Dr. Sadik Krasniqi, mr. Besnik Rraci dhe Haki Rugova, 
duke përshëndetur mërgimtarët
     Kryetari i Nëndegës të LDK-së në Mynih, Isuf Çetaj, pasi përshëndeti mysafirët e nderuar dhe masën numerike të mërgimtarëve, përgëzoi kuadrot profesionistë të Muzeut Historik të Kosovës, Dr. Sadik Krasniqi dhe magjistër Besnik Rraci, për përgaditjen e kësaj ekspozite të shkëlqyer fotografike, kushtuar jetës dhe veprës madhore të Dr. Ibrahim Rugovës. Hapja e kësaj ekspozite, përkon edhe me ditëlindjen e intelektualit të kompletuar, bashkpunëtorit të afërt të Presidentit Rugova, komisarit dhe komandantit të luftës, Heroit të Kosovës, Sali Çekaj.
Pamje nga Salla e ekspozitës
     Moderatorët RefkiTafaj dhe Arbresha Nikçi, ftojnë në foltore, Konsullin Afrim Nura, i cili i uroi për mirëseardhje mysafirët nga Atdheu, si dhe të pranishmit në sallë, për këtë ngjarje të shënuar kulturore e historike, siç është ekspozita kushtuar Presidentit Rugova. Konsullata jonë ka qenë dhe do të jetë gjithëherë në mbështetje të promovimit të vlerave të trashëgimisë kulturore e historike të popullit tonë, për mërgimtarët dhe vendorët gjermanë.
      Kryetari i komunës të Istogut, Haki Rugova, njëherësh edhe nënkryetar i LDK-së, në fjalën e rastit, ndër të tjera, tha: “Përgëzoj nëndegët e LDK-së, në Mynih e Starnberg, për krijimin e kushteve, organizimin e kësaj ekspozite të veçantë. Falenderoj kuadrin e Muzeut Historik të Kosovës, punonjësit e tij, Dr. Sadik Krasniqin dhe magjistër Besnik Rracin, të cilët, me përkushtim e profesionalizëm, kanë përgaditur një elspozitë fakto-grafike, e cila është sa e veçantë, aq edhe gjithëpërfshirëse dhe e paparë deri me tani. Në këto ekspozime, me përzgjedhje domëthënëse, është shpërfaqur historia dy dekatore e Kosovës.
     Unë e ndjej vetën të vogël, për të komentuar dhe vlerësuar, këtë eskpozim kulturor dhe historik. Pasqyrimi i kësaj game të begatë fotografish, të realizuara artistikisht, me përzgjedhje të përgjegjshme dhe të suksesshme, si dhe renditje mjeshtërore, kursen fjalët tona, sado të mençura qofshin ato. Ju lumtë për punën madhore e profesionale, që keni bërë! Mirënjohje për Ju, autorë të ekspozitës dhe të librit, me përmbajtje dhe format mrekullisht të realizuar, Krasniqi e Rraci, si dhe bashkëpunëtorët Tuaj të vyeshëm”,- përmbylli fjalën e tij, pinjolli i – Familjes Institucion Rugova -, zotëri Haki Rugova.
Mysafirët nga Kosova: Haki Rugova, Sali Morina, Sadik Krasniqi, Besnik Rraci,
në bisedë të lirë me aktivistët e Mërgatës
      Hysen Çekaj, në fjalën e tij përshëndetëse, falenderoi organizatorët, që “përkujtojnë babain tim, Sali Çekaj, mik për zemër i Presidentit Rugova, në ditëlindjen e tij. Ekspozita e sotme është për çdo lavdatë dhe admirim.
 
     Nikollë Skelaj, një rugovist i rreshkur, i përshëndeti mysafirët dhe i ftoi në konakun e tij hotelier, ashtu siç e kishte pritur, dikur, mikun e tij të mirë Ibrahim Rugovën. “Na keni gëzuar me këtë ekspozitë, prandaj u jemi shumë mirënjohës ju, bashkautorë Krasniqi e Rraci, si dhe Institucioneve shtetërore të Kosovës, që nderojnë burrin e madh të Kombit shqiptar, Presidentin historik, Ibrahim Rugova, për të cilin, Presidenti Sali Berisha thotë se “nuk ka ndërmjetës në Shqiptari, që nga Gjergji ynë lavdiplotë”,- tha, i emocionuar, deri në lot, plaku klinak Nikollë Skelaj.
 
 
      Fjala e bashkautorit Besnik Rraci
     Njëri nga bashkautorët, magjistër Besnik Rraci, foli për metodologjinë e përgaditjes të ekspozitës në fjalë: “Falenderojmë organizatorët e LDK-së dhe shoqatat në Bavari, të cilët, me kërkesën dhe angazhimin e tyre, na kanë mundësuar të vijmë këtu, të prezantojmë para opinionit shqiptar dhe atij gjerman, ekspozitën kushtuar Presidentit Rugova, me titull: “Kontributi i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtetformimin e Kosovës”.

     Të nderuar pjesëmarrës, më lejoni të elaboroj, shkurtimisht, ecurinë e projektit, në përgjithsi, në cilësinë e bashkautorit të kësaj ekspozite. Për të ardhur deri ketu, unë së bashku me Dr. Sadik Krasniqin, në vlerësimin tonë si bashkautorë, kemi paraparë që projekti t’i këtë tri faza të realizimit:

Faza e parë i ka paraprirë hulumtimeve të materialeve në terren, qoftë hulumtime në Kosovë dhe jashtë vendit, si hulumtime në Gjermani, Zvicër, Itali, SHBA e tjerë, duke na mundësuar të kemi një fond me koleksione të ndryshme, objekte tredimensionale, relikte të ndryshme dhe fotografi të Presidentit Rugova, të bashkëpunëtorëve të tij, që i përkisnin periudhës së tij.

Mbledhja e këtij fondi muzeal ka rezultuar me hapjen ekspozitës Statike në Muzeun Kombëtar të Kosovës, me 24 maj 2018, me rastin e ditës së Presidentit të Kosovës, të cilën ditë vet Presidenti Rugova e ka inauguruar si “Ditë të Presidentit”, sepse po në këtë datë, në vitin 1992, janë mbajtur zgjedhjet e para parlamentare dhe Presidenciale. Ekspozita në fjalë ka qenë e hapur për publikun, deri në fillim të këtij viti, në ambientet e Muzeut të Kosovës, që rezulton edhe me përmbylljen e fazës së parë të këtij projekti.

Ndërsa faza e dytë e projektit, është ekspozita lëvizëse, e cila do të rrugëtoj nëpër të gjitha qendrat e Evropës, që për herë të parë është hapur zyrtarisht në Cyrih, më 21 janar të këtij viti, në 13 vjetorin e vdekjes së Presidentit Rugova. Pra, tani jemi këtu, para jush, për ta prezantuar këtë ekspozitë, me karakter historiko-muzeor, në të cilën pasqyrohet saktë dhe në mënyrë fakto-grafike veprimtaria e Presidentit Rugova.

Ndërsa faza e tretë dhe e fundit është publikimi një libri, i cili do të prezantohet këtu. Ky libër ngërthen në vete një gjithëpërfshirje e gjithë gamës të aktivitetit shumëdimensional të Presidentit Rugova, që fillon nga trungu i gjenaologjisë familjare, nga femijëria e tij dhe deri te formimi i tij intelektual dhe politik, në fund të viteve të `80-ta, e deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës, si President i parë emblematik dhe historik i saj.

Duke ju falenderuar për pjesëmarrje masive, do t`ua lë ekskluzivitetin juve, që ta shihni ekspozitën dhe ta vlerësoni atë, pse, jo, edhe të na kritikoni, të bëni vërejtjet e sugjërimet tuaja, duke na ndihmuar, për të bërë korrigjimet, përmirësimet e ekspozitës.

Bashkautori i ekspozitës, Dr. Sadik Krasniqi, foli, veç tjerash, “për një qasje të re institucionale kulturore shtetërore, siç është vendimi i Instuticioneve të Kosovës, në konsultim më Muzeun Historik, për të vlerësuar disa nga figurat më të shquara kombëtare, duke përgaditur ekspozita me fotografi dhe eksponate, nga jeta dhe veprimtaria e tyre. Filluam nga shtetformuesi i Kosovës, Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova.

Kjo do të jetë ekspozitë lëvizëse, në disa kryeqendra dhe qytete të Evropës dhe deri në Amerikë, ku mërgimtarët janë të shumtë në numër, por, edhe për banorët vendorë të shteteve të botës. Është nismë e ekspozimit të një thesari të çmuar të historisë kombëtare. Gjeneratat e reja duhet të njihen me epokën e Ibrahim Rugovës, sepse kjo epokë është njohur e vlerësuar, në supërlativë, nga popujt evropianë dhe botërorë.

Në emër të Muzeut Historik të Kosovës, ju falenderoj me përzemerësi, për pjesëmarrjen tuaj numerike e dinjitoze”,- tha Dr. Sadik Krasniqi.

Krijuesi Ibrahim Hoxha, nga Rosenheimi, u paraqit me një poemë, kushtuar Presidentit Rugova.

Grupi i këngëtarëve, i prirë nga Nehat Idrizi, këndoi për Presidentin Rugova dhe bashkëpunëtorin e tij, Sali Çekaj, Heronj të Kosovës.

Të pranishmit, me kurreshtje dhe admiratë, shikuan fotografitë dhe eksponatët e përzgjedhura me shije e finesë, nga autorët mjeshtrorë, Dr. Sadik Krasniqi dhe magjistër Besnik Rraci. Mbresa dhe fjalë miradije të pafund, për akspozitën shumë interesante, nga vizitorët e shumtë.

Tendinat, ku janë rrjeshtuar fotografitë, janë ndarë e renditur me kronologji si dhe duke prezantuar, veçmas, aspektin përmbajtësor, duke filluar:

1) Familja e Presidentit Rugova, pema gjenealogjike;

2) Përgaditja shkollore e intelektuale, kontributi dhe vlerësimi vendor e botërorë;

3) Emigracioni shqiptar;

4) Pamje me bashkëpunëtorë të ndryshëm;

5) Takimet zyrtare me përfaqësuesit ndërkombëtarë;

6) Fushata zgjedhore;

7) Istitucionet shtetërore;

8) Kulturë, art dhe traditë;

9) Ceremonia mortore.

10) Ekspozimi i të vetmës relike: kostumin e bartur nga Ibrahim Rugova. Për ndryshim nga ne, moshatarët e tij,              që vishnim xhakoventa, rroba sportive, Ibrahimi, edhe si shkollar i mesëm, vishte kostum.

Prezantimi artistik dhe logjik i pamjeve, të realizuara në fotografi, është i përkryer. Mbresat ishin aq të forta, sa vizitorët nuk mjaftoheshin me shikimin e parë. Ata u ktheheshin, sërishmi, tendinave, varseve me fotografi, përzgjidhnin nga ato, duke i fiksuar në aparatët e tyre, për t`i bërë pronë të tyre të përjetshme.

Ekspozita fakto-grafike, e titulluar “Kontributi i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, në shtetformimin e Kosovës”, është nismë e qëlluar, një borxh i shqiptarëve, madje, të kudondodhur, ndaj Presidentit Rugova, një nderim, për njeriun, që dijti dhe bëri më shumë se çdo shqiptar, për Kombin, Atdheun.

Falenderim zenitor, për të madhërishmin dhe të paarritshmin Rugovë!

Platforma politike për ringjalljen e PSHDK-së – Nga Nue Oroshi

Hyrje

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës e themeluar më,4 nëntor 1990 tash ka kaluar 28 vjetorin e themelimit dhe të eksistimit si Parti Politike në Kosovë. Gjatë këtyre 28 viteve ajo pati ngritjet dhe rëniet e saj, ngritjet e saj ishin shumë të mëdha në periudhën e pushtimit të Kosovës, ku çdo shqiptar në Kosovë e ndiente vetën shqiptar Evropian, me kuptimin e fjalës shqiptar. Pas përfundimit të luftës së Kosovës edhe PSHDK si çdo parti politike e Kosovës pati vështirësitë e veta organizative dhe eksistuese, vështirësi të cilat krijoheshin prej dy qështjeve kryesore. E para ishte turri dhe lakmia për pushtet e udhëheqësve të PSHDK-së ndërsa e dyta ishte loja politike që i bënin Partitë e mëdha Politike të Kosovës, ku para zgjedhjeve bënin koalicione më PSHDK, e shfrytzonin sa për ti hedhur hi syve Partive të Djathta Evropiane ndërsa në anën tjetër pas zgjedhjeve e nënçmonin e torturonin dhe e sakatonin me metoda shumë të ulta politike. Në këtë torturë politike nuk ishte pa faji edhe lidershipi i PSHDK-së nëpër vite të cilët në vend që të shikonin interesin e ecjës përpara të Kosovës, ata i shikonin interesat e ngushta politike duke e dëmtuar elektoratin e PSHDK-së e me këtë duke e dëmtuar edhe orjentimin Evropian të Kosovës, karshi partive të djathta politike.Ecjakjët 28 vjeçare të PSHDK-së u rënduan sidomos viteve të fundit ku kjo parti ka mbetur e papërfillshme në skenën politike të Kosovës. Nuk dihet sot e kësaj dite a është PSHDK pozitë apo opozitë se para zgjedhjeve ishte në koalicion me Partitë që sot e kanë pushtetin, e pas zgjedhjeve lihet, harrohet,nënçmohet dhe bëhet shaka te paparashikushme me liderët e saj dhe udhëheqësit e PSHDK-së.

Kjo nuk ka qenë asnjëherë në traditën e Demokristianeve që ta pranoj nënçmimin, poshtrimin dhe idiotizimin që po ja bëjnë sot kësaj partie shqiptare partitë e mëdha të Kosovës të cilët gojën e kanë plot Evropë e kokën plot Azi, këto parti e kanë humbur orjentimin politik dhe nuk është e rastësishme izolimi politik që po i bënë Evropa politikës së Kosovës, sepse e ka kuptuar me kohë së pjesa me e madhe e politikaneve të Kosovës më shumë e duan babën sesa shkabën, e kjo nuk do koment fare kur në mes të Kosovës vjen Erdogan sulltani dhe i merr njerëzit sikurse të ishte në shtëpi të vetën, me plotë të drejtë e them se shkrimi që kam bërë me herët Kosova një shtet pa zot shtëpie ku kullosin turq e shkie doli plotësisht i saktë.

Si duhet ringjallur PSHDK

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës duhet që ta bëjë një projekt-program për bashkëpunimin me Partitë simotra në Evropë dhe Amerikë. Ajo fillimisht duhet të kërkoj përkrahje politike nga CDU në Gjermani për një platformë politike të ecjës përpara. Kjo platofrmë duhet të bazohet në disa shtylla kryesore.Pranimi i PSHDK-së në Partitë popullore të Europës, pregatitje e investimeve të shteteve Evropiane dhe Amerikane në Kosovë përmes Platformës së udhëheqjës së Shtetit nga PSHDK dhe partitë tjera politike të Kosovës, me sjelljën e investitorve serioz Evropian në Kosovë, bashkëpunimi me profesionistë të Qeverive Evropiane të cilët kanë përvojën politike të udhëheqjës së shtetit në sfera të ndryshme shteterore siç janë ekonomia, zhvillimi i vendit,ringritja e cilësisë në sferën e arsimit, mjeksisë dhe shumë sfera të tjera që japin fryt dhe sukses në një të ardhme të afërt.

Pengimi i rrymave ekstremistë islamike përmes përkrahjes së politikës Amerikane dhe Evropiane duke e forcuar Shërbimin Inteligjentë të Kosovës përmes këshillave dhe profesionalizmin që kanë shtetet e zhvilluara si dhe duke e përgaditur kuadrot për çështje të sigurisë në shtetet Evropiane dhe në Amerikë. Para së gjithash duhet të përgatitur edhe një grup ekspertësh për analiza politike ku duhet paraprakisht të ndërtohet një platformë e përgjithshme shtetërore për ndërtimin e disa vijave kombëtare që nuk guxojnë të prekën.Në këtë platformë duhet të hynë edhe diskreditimi i politikanëve të Kosovës pavarësisht partive politike se ku janë dhe ku veprojnë që e mbajnë vijën e ekstermizmit islamik dhe i hapin fushëveprim aziatizimit të Kosovës.

Shtrirja dhe riorganizimi në mbarë Kosovën

PSHDK duhet të bëjë një riorganizim ndryshe nga ai që është bërë deri më tani.Ajo duhet të përhap degët e saj në gjithë Kosovën,duke përfshirë në brendësinë e saj intelektualë dhe intelektuale në mbarë qytetët e Kosovës të cilët nuk janë të korruptuar e nuk janë pjesë e krimit dhe korrupsionit të organizuarë tash e dy dekada në Kosovë.Kryesia e PSHDK-së si dhe Këshilli i Përgjithëm i saj duhet të zgjedh antarë të saj nga e gjithë Kosova. Një rol të rëndësishëm në PSHDK duhet ta luajnë edhe të rinjët dhe të rejat që janë shkolluar në  Evropë dhe Amerikë.Ata duhet të jenë pjesë e një platforme politike mbrenda PSHDK-së e cila do ta nxirrte Kosovën nga ky hendek i thellë politik që e ka kapluar.Intelektualët shqiptarë në Kosovë pa dallim feje apo krahine duhet ta shohin PSHDK-në si një parti e qëndrës se djathtë politike dhe t´iu bashkohën asaj.Ata duhet ta kuptojnë një fakt se për të hyrë Kosova në Europë duhet të bëhet edhe politikë Evropiane.Duhet me fakte dhe argumente ti tregojmë Evropës se jemi pjesë e saj dhe jo vëtëm me fjalë.Shpeshherë gjatë aktivitetit tim 13 vjeçarë mbrenda CDU-së më ka rastisur të bisedoj me shumë Deputet të Bundestagut,si dhe Deputet të Republikave Gjermane si dhe funksionar të ndryshëm në shtetin Gjerman ku shpeshherë ma bënin pyetjen se pse nuk eksiston një Parti e Qendres së Djathtë në Kosovë  siç është CDU në Gjermani.Apo si është e mundur që një Parti siç është PSHDK në Kosovë të mos mundet ta kalon as pragun zgjedhor e në anën tjetër te thuhet se ne dëshirojmë të hymë në Evropë. Këtyre pyetjeve të kolegeve të mij mbrenda CDU edhe sot e asaj dite nuk kam mundur t´iu kthej përgjigje.

Përfundimi

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës duhet të shikohet nga elektorati i Kosovës si dhe nga intelektualët shqiptarë si një parti e vlerave Evropiane.Ajo duhet të forcohet me intelektualë shqiptarë të të dyja besimeve fetare dhe me një punë të përbashkët që do ta bëjnë këta intelektualë ti shtrinë deget e saj në gjithë Kosovën.Të thuash se dëshirojmë të hymë në Evropë dhe në anën tjetër mos ti përkrahim vlerat e mirëfillta Evropiane kjo është një vetvrasje politike që i bëhet  çështjes shqiptare në përgjithësi si dhe shtetit të Kosovës në veçanti.

Ekspozitë Homazhi 100 mijë viktimave të gjenocidit grek ndaj çamëve të Çamërisë

Në Oberhausen të Gjermanisë përmes një ekspozite fotografish iu bë homazh 100 mijë viktimave të gjenocidit grek ndaj çamëve të Çamërisë, dhe 2 milion çamëve të shkulur e të dëbuar nga trolli i tyre etnik. Ky manifestim homazhi u hap me Himnin e Çamërisë. Në këtë manifestim foli Presidenti i Republikës së Çamërisë, z Festim Lato, i cili gjykoi ashpër Greqinë, duke kërkuar shkëputjen e Çamërisë nga Greqia. Kufijtë mes Greqisë dhe Shqipërisë u shprehë presidenti Festim Lato nuk janë në Kakavijë, por në Prevezë. Edhe Kryeminstri i Republikës së Çamërisë z. Ali Aliu u shprehë se ne nuk duam asgjë Greke, pos Çamërinë Shqipëri. Në këtë manifestim qenë të pranishëm bashkëpatriotë për Pavarësinë e Çamërisë nga të gjitha trevat shqiptare. Ekspozita kundër gjenocidit të Greqisë ndaj çamëve të Çamërisë me 10 pamje trishtuese do ekspozohet në gjithë Europën, dhe në disa Parlamente të shteteve të fuqishme të Evropës. Lavdi të rënëve të Çamërisë! Shqipëria u tha në këtë manifestim është tepër e vogël për të falë një tokë prej 23 mijë e 500 qind kilometra katrorë sipërfaqe sa Çamëria. Në çdo pikë të gjakut shqiptar çamë dhe arvanitë, u tha në këtë manifestim homazhi ka një diell të vogël që nuk shuhet kurrë. Liri Çamërisë! Lavdi përudhës për Çamëri!
Atdhe Geci – Dortmund

Shpesh here ia kam shtruar vetes pyetjen: Perse akademik Rexhep Qosja i merr ne shenjester gjigantet e mendimit shqiptar? – Nga Mustë Rugova

Shpesh here ia kam shtruar vetes pyetjen: Perse akademik Rexhep Qosja i merr ne shenjester gjigantet e mendimit shqiptar? Jam munduar me mish e me shpirt e krejt paanshem qe t’i fus te gjthe mekanizmat e mendjes sime te vogel ne veprim, per ta kuptuar pse eshte kaq i pameshirshem ndaj te larteperndurve? Duke e pare nga te gjitha anet, kam ardhur ne perfundim se, kete njeri e mundon trishtueshem deliri i madheshtise. Te jesh kunder me kaq terbim ndaj pendave me te mprehta te letrave shqipe, eshte dicka qe se pranon asnje mendje normale. Une e kuptoj deridikund kur u versulet me terbim Kadarese dhe Rugoves, sepse ai ata sheh si konkurent, por kur e percmon Lasgushin, viganin e vjerrsherimit shqip, kjo pastaj te detyron paqare te dyshosh ne shendetin e tij mendor. Shih se si e trajton Lasgushin, po citoj: “Asnj poet tjeter s’ia ka pare sherrin mungeses se frymezimit sa Lasgushi.” Qosja yne i kishte te gjitha mundesite te rreshtohet e te matet me njerezit me te medhenj te mendimit shqiptar, dhe jo vetem. Por si inatcor e ziliqar i madh qe eshte, me ketu sulme te paurta e zbret vetveten vetedijeshem nga rangu i te medhenjeve. Ajme!

E habitshme – politikanët në Shqipëri e Kosovë, dhjetra vjet që janë në krye të politikës së dështuar, kërkojnë një fillim të ri – Nga Nue Oroshi

Shpeshherë motot e politikanëve në Shqipëri dhe Kosovë janë aq të neveritshme sa që të bëjnë të vjellesh nga prapambeturitë e tyre politike. Është e habitshme dhe pa kurrfarë niveli të moralit politik kur ata që për tri dekada në Shqipëri dhe për dy dekada në Kosovë, Qeverisën me pushtetin dhe në momentin që vijnë zgjedhjet kërkojnë sllogane të reja.Shumica prej tyre e dinë se ju ka ardhur fundi politik  dhe kërkojnë shpëtim apo shtegdalje duke u munduar që ti digjnin të tjerët si fajtorë për ta shpëtuar vetvetën.

Derisa politikanët tanë shqiptarë sillen në një rreth ku moto kryesore e kanë shkatërrimin e kundërshtarve politik dhe jo zhvillimin e vendit,politika shqiptare është rënë në një gropë të thellë e cila ka mbetur pa shtegdalje.Me zgjedhje vetem se po ndërrohen akteret politikë por nuk ndërrohet mentaliteti politik.Shkurt e shqip politikanët tanë shqiptarë po flasin shumë për perëndimin e po qeverisin me mentalitet lindor.I kuptoj në thelb mentalitetin politik lindor të tyre se shumica nga ata vijnë nga familje që i shërbyen diktaturave komuniste në trojet shqiptare.

Por është e quditshme se këta politikanë asnjëherë nuk e zbatojnë në veprim institucionin moral të dorëheqjes që është praktikë e politikës ndërkombëtare përendimore në rast të dështimit politikë dhe mosmundësisë së realizimit të  projekteve e vizioneve të tyre politike të premtuara gjatë fushatave elektorale, apo në rast të ndonjë skandali që ndodhë mbrenda periudhës kohore të qeverisjës së tyre.Edhe me keq qëndron puna në Diplomacinë e dy shteteve shqiptare ku emrojnë persona pa ndonjë kredibilitet intelektual e diplomatikë vetëm ju mjafton fakti që të jenë të besueshmit dhe të degjuaritë e tyre që gjatë bisedave të tyre me një fjalor mjeran dhe aspak diplomatik shumica prej tyre thonë kështu na ka thënë shefi,kështu na ka urdhëruarë shefi, pa pasur një platformë se si duhet punuar në diplomaci.

Madje shumica as që njohin rregullat elementare të diplomacisë.Me një fjalë janë mbushur ambasadat me vëllëzer,motra,teze,tezakë,dajallarë,nipa mbesa,bashkëpartiakë bashkëpronarë, e çka tjetër të politikanëve shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë.Kurse kuadrot e afta politike që me integritet moral dhe intelektualë mundë të udhëheqin përfaqësitë tona diplomatike i mbajnë shumë larg politikës nga frika se ju rrezikohen karriget e tyre dhe nga fakti se e ruajnë integritetin intelektual dhe familjar dhe nuk bëhen shërbëtor dhe vazal të politikanëve shkurtpamës.Deri sa vazhdon kjo gjendje trojet shqiptare po zbrazën.

Të rinjët dhe të rejat në munges të një vendi të punës të dëshpruar po ikin nga trojet shqiptare.Kjo është e dhimshme për faktin se politika në të shumtën e rastëve nuk është e zonja që në Shqipëri dhe Kosovë të sjellë investitor përendimor të cilët do të hapin vende të reja të punës.

Është e quditshme se si politikanët shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë që ka dhjetra vjet që janë në krye të politikës së dështuar të njëjtit  të kërkojnë një fillim të ri.Kjo i bjen sikur vrasësi dhe krimineli të thotë se mos më quani vrasës dhe kriminel se ka kaluar më shumë se një vit që nuk kam kryer krime dhe nuk kam bërë vrasje.

Senatori shqiptar Klarens Gjeci që mbaroi liceun e famshëm “Egenio Montale” në Itali me rezultate të shkëlqyera – Nga Keze Kozeta Zylo

 

Liceu “Eugenio Montale” një shkollë e famshme në Romë, Itali për mësimdhënien, Klarensin e kanë përzgjedhur President të këtij Liceu.

Shkollën tetëvjecatre ( Scuola Media ) e mbaroi me rezultatin më të lartë 10 e lode duke qenë i vetmi nxënës në 320 të tjerë me këtë rezultat.

Është kënaqësi dhe krenari kur dëgjon për studentët shqiptarë anë e mbanë botës që nderojnë vehten e tyre dhe Kombin.  Emigrimi dhe largimi nga Atdheu pëveç problemeve të shumta solli dhe arritje të jashtëzakonshme në shumë fusha të dijes, artit, kulturës dhe sportit.  Një i tillë është nxënësi tejet inteligjent Klarens Gjeci i lindur në Romë nga dy prindër shqiptarë, më 1 korrik 2000.  Ai edhe pse i lindur dhe rritur jashtë Shqipërisë sipas prindërve të tij ai flet dhe shkruan shumë bukur shqip, ndërkohë flet, anglisht, spanjisht dhe frëngjisht përveç italishtes dhe shqipes që i zotëron në mënyrë të përsosur.

Ajo që më ka bërë më shumë përshtypje është e folura elekuente në shqip çka është një shembull i shkëlqyer për të gjithë prindërit emigrantë, që për arsye të ndryshme fëmijët e tyre nuk flasin asnjë fjale shqip dhe kjo përbën një tragjedi kombëtare.  Kjo tragjedi do të na kushtoje dhe do të ndihet shumë në vitet e ardhshme.

Klarensi qysh në fëmijëri është dalluar për inteligjencën, seriozitetin e gjërave dhe studimin rigoroz që ka kryer.  Ai nuk është vetem tipi i një studjuesi që bie tërë ditën mbi libra, por ai është dhe shumë sportiv, çka e bën atë shumë popullor ndër të gjitha shkollat ku ka studjuar.

Shkollën tetëvjeçare “Scuola Media” e mbaroi me rezultatin më të lartë 10 e lode duke qenë i vetmi nxënës në 320 të tjerë me këtë rezultat.

Mbas shkollës “Scuola Media” , studjoi në Liceun “Eugenio Montale” për gjuhë të huaja dhe sivjet përfundoi maturën me rezultate të shkëlqyera.

Gjate gjithe jetës së tij shkollore ka qenë i zgjedhur përfaqësues ( Senator i Klasës ) dhe aktualisht ishte presidenti i Liceut Eugenio Montale në të cilin studjojnë 1500 studentë  duke qenë kështu pjesë e Këshillit drejtues të këtij Liceu që përbëhet nga 8 profesorë dhe 4 studentë, duke pasur nje rol të rëndësishëm në vendim-marrjet  e këshillit si buxheti i liceut dhe autoxhestioni nga ana e studentëve .

Liceu “Eugenio Montale”  vitin e kaluar ka zenë vendin e dytë në klasifikimin e  të gjitha shkollave te Romes si një nga shkollat me rezultate më të larta dhe një arritje superiore të mësimdhënies.

Për dy vjet rrjesht ka fituar bursa dhe ka marrë pjesë në ROMEMUN ( Rome Model United Nation ) e stimuluar nga OKB-ja duke përfaqsuar vitin e parë Shqipërinë në seksionin e UNESCO –s dhe vitin e dytë Sierra Leone ne seksionin e FAO-s .  Është një djalë shumë sportiv dhe kapiten i skuadrës së futbollit.  Gjithmonë në ndihmë të shokëve të klasës duke krijuar grupe pune pa e kursyer ndihmën sidomos në lëndët shkencore.

Klarens ka zgjedhur të studjojë Jurisprudencë e të specializohet për të Drejtën Internacionale për të realizuar ëndrrën e tij gjithmonë në mbrojtje të personave më të dobët.

I urojmë Klarensit shumë suksese dhe shpresojmë që këto dije që po merr në botën e qyetetëuar perëndimore t’i ushtrojë në Atdheun e prindërve të tij.

Staten Island, New York

6 korrik, 2019

ROLI I ARTISTËVE SHQIPTARË GJATË RENESANËS ITALIANE Nga Jusuf Buxhovi

*Shqyri Nimani: “Albanese – Artisët shqiptarë gjatë renesancës italiane”, botoi “Ars Albanica”,Prishtinë 2018
Libri më i ri “Albaneze – Artistët shqiptarë gjatë renesancës italiane” i studiuesit të artit Shyqri Nimani pasuron njohjet rreth artistëve shqiptarë në mesjetë dhe më vonë (piktorëve, skulptorëve dhe muzikantëve) si dhe veprave të tyre, në shumë raste të një vlere madhore, që u bënë pjesë e artit botëror. Nimani, i cili është njëri ndër krijuesit më të rëndësishëm shqiptar në fushën e arteve aplikative, veprat e të cilit gjetën vend në galeri të njohura botërore, bëri emër edhe në fushën e historisë së artit, fillimisht duke nxjerrë në dritë veprat e piktorëve mesjetarë shqiptarë, të cilët ishin pjesë e artit të kohës së Bizantit dhe të Renesanës, veprat e të cilëve arritën nivele të larta.
Kështu,në vitin 1980 Nimani solli monografinë “Onufri dhe piktorët tjerë mesjetarë shqiptarë”, vepër kjo e cila për herë, nxori në pah fuqinë krijuese si dhe rolin e piktorëve shqiptarë në artin bizantin, i pasqyruar në kultet më të rëndësishme anembanë perandorisë.
Me fakte të shumta, Nimani dëshmoi se vepra madhore e Onufrit, ato të Selenicës, Shpatarakut dhe të tjerëve, të shumtën të përvetësuara nga të tjerët, sidomos grekët dhe bullgarët, krahas motiveve fetare, pasqyronin edhe elemente të botës shqiptare, gjë që, si të tilla, japin mesazhe edhe për vlerat e saj në përputhje me një traditë të lashtë. Për ta treguar gjeniun shqiptar për artin dhe krijimtarinë si një proces të pandalshëm përkundër rrethanave të pushtimeve, Nimani iu kthye kohës së Perandorisë Osmane si dhe vendit të shumë e shumë krijuesve në të për shekuj me radhë. Në studimin “Arnavud – artisët shqiptarë në Perandorisë Osmane”, Prishtinë 2003, që po ashtu është i një rëndësie kapitale, Nimani dha kronologjinë, po edhe pamjen e krijuesve të shumtë shqiptarë në këtë perandori, veprat e të cilëve (pikturë, arkitekturë dhe muzikë) janë ndër më të rëndësishmet e kohës.
Në këtë dioptri, gjithësi vepra më e re “Albanese – artistët shqiptarë gjatë renesancës italiane”, është e një rëndësie të veçantë, qoftë nga aspekti i mbarshtrimit tematik të çështjes, qoftë nga ai i pasqyrimit ilustrativ të saj, ngaqë pasqyron veprimtarinë madhështore të një vargoi të konsiderueshëm të krijuesve shqiptarë, të cilët kanë jetuar dhe krijuar gjithandej nëpër vendet më të civilizuara të Europës Perëndimore, me ç’rast , ata ia dolën që të jenë edhe prijetarë të renesancës italiane në shekujt XV-XVI kur ajo arriti kulmet e saj në Itali dhe vendet përreth, kur arti ia doli të lirohet nga klishetë mesjetare.
Është interesant të thuhet me këtë rast, se Nimani, ngritjen e krijuesve të rëndësishëm shqiptarë në renesancën italiane dhe atë evropiane, që pasoi pas vdekjes së Skënderbeut, kur një pjesë e madhe e fisnikërisë shqiptare kaloi në Itali, e sheh të ndërlidhur, me traditën kulturore në hapësirën shqiptare (nga traditat e krishterimit në Shqipëri) e cila u bart në ambientet e reja, ku edhe fitoi mundësitë dhe hapësirën për shprehje të re.
Për Nimanin, veprat e Niketë Dardanit në fushën e muzikës bizantine dhe ato të Jan Kukuzelit, ishin pjesë e gjeniut krijues arbëror, që në rrethanat e reja gjente shprehje të re, gjë që nuk ishte e rastit se në Itali, shqiptarët e shpërngulur krijuan Shkollën Shqiptare “Scuola degli Albanezi”, si një qendër intelektuale dhe kulturore ndër më të rëndësishmet e kohës. Në përputhje me këtë frymë, Nimani sheh edhe veprimtarinë e skulptorëve, piktorëve dhe muzikantëve të njohur shqiptarë, duke filluar nga Andrea Aleksi, Viktor Karpaçi, Mark Bazaiti, Mihaili nga Vlora, Mihail Tivoli – Artioti, pastaj LeonkTomeu, Marin Biçikemi, Gjergj Danush Lopocaj, Aleks Tarketa, Merkur Buo, Gjergj Basta e të tjerë, veprat e të cilëve u vërshuan katedralet, pallatet mbretërore, sheshet si dhe monumentet markante. Të kësaj fryme, janë veprat e Karpaçit, të Marin Biçikemit dhe krijuesve të tjerë, e ku shtysë të madhe këtij zhvillimi kulturor në Itali dhe gjetiu, i dhanë edhe vëllezërit tipografë shqiptarë Bernardn dhe Matej Vitali (Li Albanesoti).
Ajo që këtë vepër e bën edhe më të plotë dhe i jep peshën e një monumenti që i ka munguar historisë sonë të artit, padyshim është edhe ana ilustrative, ku Nimani, si mjeshtër i madh i dizajnit grafik, ia del që anën e opusin krijues ta përcjell edhe me ilustrimet kryesore të veprave të piktorëve dhe të skulptorëve, të dhëna me një plasticitet të kapshëm, ku del në pah fuqia e tyre. Në këtë aspekt, kjo vepër, është domethënëse, ngaqë nxjerr në pah gjeniun krijues shqiptar gjatë shekujve, por edhe fuqinë e tij në rrjedhat kulturore dhe artistike të artit botëror, me ç’rast, siç është rasti me renesancën italiane, ia dolën që të vihen në krye të këtyre zhvillimeve.
…..

Busti i Skënderbeut vendoset në Ukrainë, fotot nga vendi që banohet prej 200 vitesh nga shqiptarët

Figura e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, u përkujtua me dashuri e nostalgji nga komuniteti shqiptar në Karakurt të Ukrainës. Gjatë këtij manifestimi përkujtimor, komuniteti shqiptar në Ukrainë, e vendosi bustin e heroit kombëtar të kombit shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Karakurt, një fshat i Ukrainës banuar nga shqiptarët prej më se 200 vitesh. Busti Gjergj Kastriotit është vendosur në qendër të fshatit, ku shqiptarët e Karakurtit do të kenë tashmë mundësinë të identifikohen me heroin e tyre kombëtar dhe pse janë shumë larg vendit amë.

Iniciativa e ndërmarrë nga një grup shqiptarësh me mbështetjen e Postës Shqiptare ka realizuar këtë kërkesë të kahershme të mbi 2500 shqiptarëve që jetojnë në këtë vend. Të ardhur nga zona të ndryshme të vendit, kryesisht nga rrethinat e Korçës, pjesa më e madhe e tyre vijojnë të komunikojnë me njëri-tjetrin në gjuhën shqipe. Kryetarja e Bashkisë Elena Zheceva, në emër të gjithë banorëve vlerësoi vendosjen e bustit të Gjergj Kastriotit në qendër të fshatit dhe nënvizoi rëndësinë që kjo vepër ka në forcimin e unitetit mes tyre dhe shtetit amë. Ajo falënderoi grupin iniciator për këtë nismë si një mesazh i rëndësishëm në komunikimin me diasporën tonë në Ukrainë. Më tej, ata i shoqëruan dhe në shtëpinë e Kulturës, në muzeun dhe bibliotekën e Fshatit Karakurt.

Krahas saj, ministria e Diasporës së Shqipërisë ka parashikuar dërgimin e librave shkollore dhe një mësues të gjuhës shqipe për fëmijët e shkollës së fshatit, si dhe një grup valltarësh që do përformojnë një koncert me këngë e valle shqiptare për disa ditë.1 / 7

Foto e publikuara nga shqiptarët në Ukrainë

Marrë nga Vaticannews

OSMAN FERIZI, KRYETAR I DEGËS TË LDK-SË NË GJERMANI – U mbajt Kuvendi i Degës të LDK-së në Gjermani — Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 
 
Haki Rugova përshëndet Kuvendin e Degës të LDK-së në Gjermani
 
     Në Frankenthall, afër Ludwigshafenit, të Landit Rheinland Pfalz, u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së LDK-së në Gjermani. Intonimi i Hymnit Dardan, hapi punimet e Kuvendit të 9-të. Moderatori Xhevat Berisha u uroi mirëseardhje delegatëve të Kuvendit si dhe përshëndeti mysafirët nga Kosova, zotërinjtë Haki Rugova dhe Sali Morina, të cilët kishin ardhur, enkas, për të monitoruar punimet e Kuvendit të 9-të, të Degës të LDK-së në Gjermani. Ai ftoi në foltore  Nënkryetarin e LDK-së, Haki Rugova, i cili përshëndeti familjet e dëshmorëve, veprimtarët e shquar dhe delegatët e Kuvendit.
      “Vijmë për herë parë, së bashku me anëtarin e Kryesisë të LDK-së, Sali Morina, për t`i monitoruar, mbikëqyrë punmet e sotme, në Kuvendin tuaj zgjedhor. Nuk kemi ardhur me misionin për të imponuar persona apo ide. Jemi të hapur, për të ndihmuar, në mbarëvajtjen e Kuvendit të radhës. Dega e LDK-së në Gjermani, është e veçantë për shumëçka, qoftë në shumësinë e mërgimtarëve tanë, që kap shifrën 400 mijë, qoftë në volumin e kontributeve financiare dhe bërjen e politikës cilësore. Kuvendit tuaj i uroj punë të mbarë”, – tha, në mes tjerash, zoti Rugova.
Sali Morina, duke përshëndetur delegatët e Degës të LDK-së në Gjermani
     Nënkryetari Rugova pranoi pyetjen e parë të delegatëve: “Pse është bërë reduktimi nga 9 (nëntë) delegatë në Kuvendin e shkuar, në 2 (dy) në të tanishmin?!” Kjo ngjalli pakënaqësi të madhe. Delegatët shpërthyen në akuza të drejtëpërdrejta, duke e konsideruar si ndëshkim politik. Kritikat u adresuan ke kreu i partisë, i cili i ka humbur të gjitha zgjedhje radhazi. Dhe, përsëri pretendon ta vazhdojë serinë e humbjeve!!
      Monitoruesi Rugova reduktimin e delegatëve e arsyetoi me numrin e votave të dërguara nga Mërgata. Delegatët reaguan, faktueshëm, se LDK-ja Qendër, nuk ka arritur t`i mbrojë votat e mërgimtarëve. Ata përmenden falsifikimin, vjedhjen industriale e kriminale të shumë qindra votave të Mërgatës, nga partia-bandë, AAK-ja, në zgjedhjet e fundit lokale në Istog.
     Çuditërisht, drejtuesit Qendrorë të partisë, në vend të procedimit penal të kryekriminelëve, e kanë heshtur rastin. Njëjtë kan vepruar edhe me akuzat e bazuara të kryetarit të dyfishtë të Pejës, Gazmend Muhaxheri, cili denoncoi krimet, korrupsionin dhe haraçin masiv të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe të bandës së tij partiake. Kur debati u nxeh, nënkryetari Rugova, tërhoqi vërejtjen se “nuk lejoj të shahen Isa Mustafa me shokë”.
     I radhës i foltorës ishte anëtari i Kryesisë të LDK-së, Sali Morina. “Ju përshëndes me përzemërsi dhe ju uroj suksese të mëtejme në punën tuaj fisnike. Dega në Gjermani është sa e suksesshme, po aq e rëndsishme për LDK-në dhe Kosovën. U jemi shumë mirënjohës, që punoni në vijën institucionale për Kosovën. Disiplina partiake, është premisë e suksesit të pritshëm. LDK-ja ka qenë dhe mbetet fuqi e parë në Kosovë. Pavarësisht se, aktualisht, LDK-ja është në opozitë, pa LDK-në, nuk ka shtet të mirëfilltë. Së bashku me aleatët, këtë qeveri të krimit dhe të korrupsionit, së shpejti do ta çojmë në shtëpi. Kuvendit tuaj të 9-të, i uroj punë të mbarë dhe suksese të mëtejme”, – tha, veç tjerash, antari i Kryesisë të LDK-së, njëherësh edhe koordinator i Degëve të Mërgatës, me Qendrën e LDK-së, në Prishtinë, Sali Morina.
Kryesia drejtuese e Kuvendit: Abaz Imeri, Mehmet Zymeri, Behxhet Krasniqi, Isa Shabani, Fazli Hajdaraj, Shyqëri Berisha
     Raportin për veprimtarinë e Degës, në mes të dy kuvendeve, e mbajti ushtruesi i detyrës së kryetarit të LDK-së, Abaz Imeri. Në mes tjerash, ai foli për rolin drejtues dhe shtetformues të LDK-së, përgjatë tri dekadave: themelimi i Fondit Humanitar apo i mbijetesës, në Aachen; aksionin “ta ndihmojmë Kosovën për vetëmbrojtje”; krijimi i institucioneve paralele; organizimi i Qeverisë në mërgim; themelimin e Fondit të 3%-it; themelimin e Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës (FARK); organizimi i luftës për çlirim. Për të gjitha këto nisma, LDK-ja në Mërgim dhe sidomos LDK-ja në Gjermani, ka pasur rolin parsor dhe shumë domëthënës.

Misioni i Degës të LDK-së në Gjermani ka qenë dhe mbetet fisnik. Fryma e dlirë rugoviane e përshkon në çdo veprimtari të saj. Periudha e angazhimeve të sforcuara financiare, është përmbushur suksesshëm. Veprimtaritë janë reduktuar: 
– në informacionet politike, me qëllim të rritjes të anëtarësisë dhe të elektoratit, në Mërgatë dhe Atdhe, nëpërmjet të familjeve dhe të farefisnisë së tyre në Kosovë;
-angazhimi për mbarëvajtjen e shkollës shqipe në Gjermani dhe hapjen e këtyre shkollave në mjedise tjera, ku punojnë e jatojnë mërgimtarët tanë, pra, masivizimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe;
-pjesëmarrja në organizimet festive ditore apo javore, të grupeve artistike të fëmijëve shqiptarë, prezantimi i folklorit dhe i kulturës shqiptare, në organizimet vendore gjermane si dhe konkurimet në aktivitetet, që organizohen për komunitetet botërore në Gjermani;
-festimi i datave kombëtare e historike, me pjesëmarrjen masive të mërgimtarëve tanë, në veçanti, të botës femërore dhe të rinisë, 
-organizimi i akademive përkujtimore për burrështetasit tanë, në veçanti, për Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova, për heronjtë markantë kombëtarë  si dhe veprimtari të tjera, me bazë historinë tonë kombëtare;
     E gjithë kjo veprimtari voluminoze, kjo gamë aktivitetesh, që organizohet, cep me cep të Gjermanisë, vështirë se mund të realizohej, pa angazhimin dhe përkushtimin e veprimtarëve dhe të anëtarësisë simpatike të Lidhjes Demokratike të Kosovës, përkatësisht, Dega e saj në Gjermani”. – pëmbylli raportin, në emër të Kryesisë, Abaz Imeri.
 
     Anëtari i Kryesisë Xhevat Berisha, foli për “dështimin e dy ministrave të Diasporës, Valon Murati dhe Dardan Gashi, si dhe të diplomatëve të Hashim Brojës, për riaktivizimin e shkollës shqipe në Mërgatë. Me forcat tona vetanake, arritëm aktivizimin e sërishëm dhe hapjen e disa shkollave fillestare.
 
     Nëndega e Rheinland Pfalzit, e kryesuar nga Fazli Hajdaraj, është përgjigjur në aksionin e udhëhequr nga kryetari i Shoqatës “Sali Çekaj”, Osman Ferizi, për ndërtimin e Kompleksit Memorial “Dr. Ibrahim Rugova”, në fshatin e origjinës Malaj në Rugovë, me ç`rast u shtri edhe në Landet tjera gjermane, duke tubuar shumë mijëra euro”, tha anëtari i Kryesisë , Xhevat Berisha.
 
     Kryetari i Nëndegës të LDK-së në Nordheim Westfalen, Jakup Gërguri, denoncoi aleancat konspirative për votim, gjë që nuk ka qenë praktikë në Kuvendet tona. Ai bëri thirrje të zhbëhen ato aleanca të turpshme. Përndryshe, do të flas me emra. Dhe, vërtet, delegatët e manipuluar reflektuan, duke bërë përzgjedhjen e duhur, që nga kryetari, kryesia dhe delegatët për Kuvendin e LDK-së Qendër. Zoti Gërguri i bëri një shërbim të mirë Kuvendit. Tendenca e kalkuklimeve të pista, u bart nga disa kuvende zgjedhore farsë të Kosovës, të cilat u shoqëruan me dhunë e përleshje fizike. Zoti Gërguri dorëzoi Raportin me shkrim, për veprimtarinë e Nëndegës së tij.
 
          Osman Ferizi, kryetar i Degës të LDK-së në Gjermani, në fjalën e rastit
 
     Delegatët propozuan Komisionet: kandidues, zgjedhor, verifikues si dhe dy proces-mbajtësit, të cilët edhe u votuan dhe zunë vendet përkatëse. Ndryshe nga praktika e shpikur dhe e shpifur në Kuvendin “Zgjedhor” të LDK-së në Kosovë, ku klani brenda Kryesisë propozon kryetarin, edhe nëse ai është humbës serikë, sepse, ata, realisht,  zgjedhin vetën, duke zgjedhur shefin e tyre, delegatët e Kuvendit zgjedhor të Degës të LDK-së në Gjermani propozuan 4 (katër) kandidatë për kryetar.
 
     Me votë të fshehtë e demokratike, delegatët, me shumicë absolute, zgjodhën Osman Ferizin kryetar të Degës të LDK-së në Gjermani. Një veprimtar i dëshmuar përgjatë tej tri dekadave: nënshkrues i peticionit, së bashku me 7 studentë, kundër dhunës millosheviçiane; njëri nga djemtë e Kosovës, pjesë e grupit ushtrimor ushtarak në Surrel të Tiranës, i cili bëri hyrjen e parë të armatosur në Kosovë; bashkë-themelues dhe kryetar shumëvjeçarë i Shoqatës Kulturore Humanitare Shqiptaro-Gjermane, “Sali Çekaj”, në Pfaffenhofen të Bavarisë, njëra nga shoqatat më të suksesshme të Mërgatës shqiptare; pjesë dhe realizues i nismave madhore, që nga Fondi i 3 %-it e deri ke ngritja e shtatores të bashkëluftëtarit të tij, Sali Çekaj, në Deçan; udhëheqës i aksionit në Gjermani, për ndërtimin e Kompleksit Memorial, “Dr. Ibrahim Rugova”, në fshatin e origjinës, Malaj të Rugovës dhe, së fundi, nisma aktuale për begatimin e Fondit për Sanxhakun.
 
      Kryetari i sapo zgjedhur, Osman Ferizi, zuri vendin në mesin e Komisionit drejtues zgjedhor. Ai përshëndeti monitoruesit nga Kryesia Qendrore, Haki Rugova dhe Sali Morina, duke i falenderuar për praninë e tyre në këtë Kuvend, dikur i anatemuar padrejtësisht. Gjithashtu u shprehu falenderime e mirënjohje delegatëve, për besimin e dhënë, me premtimin se nuk do t`i zhgënjejë. Në mes tjerash, tha: “Unë vazhdoj ta kryesoj edhe Shoqatën “Sali Çekaj”, por do mendoj e veproj, për ta bërë një zgjidhje, duke i ndarë përgjegjësitë me kolegët. Në këtë mënyrë, qasja ime për LDK-në, do të jetë më përkushtuese. Do të jem i parë, ndër të barabartët, duke marrë vendime kolegjiale, pa abuzuar me kompetencat e kryetarit, të cilat ia jepë statuti aktual”. 
 
      Kryetari Ferizi vazhdoi bashkë-udhëheqjen e Kuvendit me anëtarët drejtues. “Nuk dua ta shfrytëzoj të drejtën statutare, për përqindjen e propozimeve për anëtarët e Kryesisë. Ju i njihni më mirë aktivistët brenda Nëndegëve tuaja. I propozoni nga dy kandidatë nga Nëndegët, për Kryesinë e Degës. Të gjithë do t`i nënshtrohen votimit të fshehtë. Ndërkohë, unë po e propozoj kandidatin e parë”,- tha kryetari fjalëpak e punë shumë, Osman Ferizi. Dhe, propozoi një veprimtar të hershëm të LDK-së, i cili, në rrugëtim e sipër me makinë, në një fshat të Pejës, u shënjestruan, në pritë, me kallash, duke mbetur i plagosur ai me djalë, ndërsa vëllai i vrarë, pjesë e UÇK-së. Arsyeja: pse kjo familje nuk braktisi LDK-në, siç i detyroi banda kriminale e Dukagjinit, shumë familje të fshatit të tij.
 
     Anëtari i Kryesisë Qendrore, Sali Morina, bëri një ndërhyrje-porosi, sa të virgjër, aq edhe të mençur: renditja e emërore e kandidatëve të propozuar, të bëhet me renditje alfabetike. Në Çarshi u përfol për mundësinë e renditjes të gërmave I dhe V, në Kuvendin e Qendrës!?  Monitoruesit Haki Rugova dhe Sali Morina ishin bashkëpunues dhe udhëzues të suksesshëm e korrektë, përgjatë zhvillimit të punimeve të Kuvendit Zgjedhor dhe u mirëpritën, u falenderuan nga delegatët e Kuvendit të Degës të LDK-së në Gjermani.
 
     Kuvendi zgjodhi Kryesinë e Degës: Blerim Hajdaraj, Isuf Çetaj, Agim Aliçkaj, Halil Zemaj, Abaz Imeri, Bujar Lajçi, Isa Shabani, Fazli Hajdaraj, Tahir Buçolli, Brahim Rexhaj, Xhevat Berisha, Milaim Gërvalla, Enver Musa, Azem Kelmendi, Ibrahim Potoku, Lush Canaj. Delegatë për Kuvendin e 9-të të LDK-së në Kosovë, u zgjodhën Idriz Zeqiraj dhe Behxhet Krasniqi. Kryesia e ngushtë, përkatësisht, nënkryetarët, sekretari, arkatari dhe kryesuesit e komisioneve, do të emërohen pas pushimeve verore.
     Kuvendi zgjedhor në Degën e LDK-së në Gjermani, u bë në vazhdën e traditës rugoviane, duke përmbushur tri kërkesat, normat bazë të demokracisë, por, edhe të Këshillit të Partive Popullore të Evropës (PPE): debat parazgjedhor, konkurrencë, për të gjitha strukturat e Partisë si dhe votim të fshehtë e demokratik.
      Në mesin e shumë mesazheve uruese, për kryetarin Osman Ferizi, po veçojmë atë të dërguar nga Donikë Gërvalla, ish-kryetare dhe Nënkryetare shumëvjeçare e Degës të LDK-së në Gjermani:
    “Përgëzoj delegatët e Kuvendit Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjerman,i për Kuvendin e sotëm. Një zgjedhje më e mirë vështirë të imagjinohet.
Osman Ferizit ia uroj zgjedhjen në krye të Degës.
Osman Ferizin e njoh si personalitet me integritet dhe karakter të fortë, të paluhatshëm, në qëndrimet e tij parimore dhe të drejta.
Me Osman Ferizin Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjermani, do të përfaqësohet nga një idhtar i vërtetë i parimeve të LDK-së së Ibrahim Rugovës, nga një luftëtar i paepur për demokraci dhe kundër korrupsionit dhe krimit në Kosovë.
Punë të mbarë Osman burri! Donika Gërvalla”.
     Delegatët në përgjithësi, por, veprimtarët e hershëm, në veçanti, e ndjenë fort mungesën e ish-kryetares, Donikë Gërvalla, veprimtarja më e zëshme e Mërgatës shqiptare, për çështjen e Kosovës.
Delegatët e Kuvendit: ish-kryetari Qazim Bajgoraliu, Jakup Gërguri, Smajl Çekaj, Enver Musa,
Behxhet Muçolli, Abaz Imeri, Ilir Makolli me delegatët tjerë

Amy Kokalari, një tjetër stërmbesë e Musine Kokalarit shkëlqen mrekullisht!

Pas suksesit të Arbës, një tjetër Kokalari vihet në qendër të vëmendjes për rezultatet maksimale të arritura.

Për Amy Kokalarin nuk është e para herë që tërheq vëmendjen për vlerësimet e larta në studime.

Vetëm disa vjet më parë ajo do të çudiste gjithë Trevizon si e vetmja nxënëse që nuk kishte asnjë vlerësim tjetër veçse maksimal në çdo lëndë, në të gjitha vitet e shkollës. Dhe nuk mund të ndodhë ndryshe.

Nuk është hiperbolë. Edhe Amy është stërmbesa e Musine Kokalarit.

Urime dhe suksese të mëtejshme në rrugëtimin tënd e dashur Amy!

Të rinj si ty na bëjnë jo vetëm të ndihemi krenarë, por edhe të kemi shpresë.

Gazetarëve Amy u thotë se do të studjojë gjermanistikë, për shembull në Vjenë, sepse i pëlqen të bëhet Ambasadore!

Voal.ch i uron që të bëhet ashtu sikur dëshëron dhe t’i tejkalojë ëndërrat e saj, sepse e meriton!

Musinenë prej Parajse e bëni krenare!

https://tribunatreviso.gelocal.it/treviso/cronaca/2019/07/04/news/due-bravissimi-con-lode-amy-saro-ambasciatrice-1.36724605?fbclid=IwAR3ppX4mx1fjhdCd__mse5NqF4XLMo8lzQ-4NLIwdrsrsheQhcU7AsmmLoM