VOAL

VOAL

Kriza në PD – Shprehja e ditës nga Genc Gjokutaj: ‘Filmi ka mbaru, Luli s’del nga kinemaja’!

December 12, 2021

Komentet

Raporti konfidencial: Kushtoi 130 milionë euro, si u la të degradohej vetëm për 13 milionë euro TEC-i i Vlorës- Nga Esmeralda Topi

Dy raporte konfidenciale zbulojnë se KESH ka lënë në gjumë letargjik prej 10 vitesh një pasuri që mund të riparohej me një faturë prej 13 milionë eurosh. Që kur është ndërtuar dymbëdhjetë vjet më parë, TEC-i i Vlorës i ka ngarkuar shqiptarët me një faturë rreth 200 milionë euro, pa funksionuar asnjë ditë të vetme.

 

Një stuhi detare, që u përplas në brigjet e Vlorës në janar të vitit 2012, dëmtoi në mënyrë të pakthyeshme sistemin ftohës në termocentralin e Vlorës, vetëm pak muaj pasi kishin përfunduar punimet.

Me një vlerë investimi prej 130 milionë eurosh nga tri institucione ndërkombëtare, termocentrali do të zgjidhte çështjen e mungesës së energjisë në situata krizash apo kur nuk kishte reshje. Ai ishte konceptuar po ashtu për të reduktuar blerjen e energjinë jashtë vendit, por nuk i ndezi turbinat asnjëherë.

“Nga shkalla e lartë e dallgës tubat e ujit morën ajër, që u përzje me rërë; kjo pasi nuk kishte një mol ndihmës për shuarjen e dallgëve”, – thotë njëri prej inxhinierëve që ka punuar në TEC asokohe, teksa kujton se era kaloi 80 km/orë dhe ra mbi pesë centimetra shi.

Menjëherë pas incidentit pati përpjekje për ta vënë në punë, por ato dështuan, duke çuar dëm një investim prej miliona eurosh.

Kasem Mahmutaj, një inxhinier që u emërua Drejtor i Përgjithshëm i TEC-it Vlorës dy muaj pas defektit, tregon se gjatë periudhës që shërbeu në këtë vepër (mars 2012-nëntor 2013), kanë bërë vetëm mirëmbajtje dhe konservim.

“Specialistët kanë tentuar që ta vënë në funksion, por pompat, që thithnin ujin e detit për ta sjellë në impiant, ishin mbushur me papastërti. Nga dallgëzimi dhe era e fortë tubat ishin ngritur lart, në sipërfaqe, pasi brenda tyre ishte futur ajër krahas ujit. Kjo sasi e madhe ajri krijoi efektin kamerdare”, – tregon Kasëm Mahmutaj, teksa shton se problemi me këtë vepër shkonte përtej kushteve të motit.

I konsideruar një investim i rëndësisë së veçantë, që kur është ndërtuar dymbëdhjetë vjet më parë, TEC-i i Vlorës i ka ngarkuar shqiptarët me një faturë që po i afrohet 200 milionë eurove, duke mos funksionuar asnjë ditë të vetme.

Dy raporte konfidenciale zbulojnë se KESH ka lënë në gjumë letargjik prej 10 vitesh një pasuri, që mund të riparohej me një faturë prej 13 milionë eurosh.

Aktualisht, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare harxhon nga buxheti i saj 3 milionë euro më shumë se kjo vlerë për mirëmbajtje, për interesa kredie dhe për shpenzime personeli, duke marrë në këmbim degradim dhe humbje.

Sa kushton vënia në punë e TEC-it të Vlorës? 

I planifikuar që të mbulonte nevojat në raste krizash apo emergjencash, TEC-i i Vlorës nuk u vu në punë as gjatë krizës, që përjetoi Shqipëria dy vite më parë si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë.

Zyrtarisht Korporata Elektroenergjetike Shqiptare mohon të ketë një konkluzion për riparimin e defektit, që mban peng vënien në punë të investimit prej 130 milionë eurosh në Triport.

“Janë realizuar disa inspektime dhe vlerësime, por nuk është arritur në një konkluzion përfundimtar dhe kategorik, nëse sistemi është i riparueshëm apo duhet të zëvendësohet nga një sistem i ri”, – tha KESH në një përgjigje me shkrim për Investigative Netëork Albania-n.

Ndryshe nga përgjigjja e KESH-it, INA Media pati akses në të paktën dy studime të detajuara për rikthimin në gjendje pune të termocentralit në Vlorë me gaz përmes TAP-it.

Janë dy raporte konfidenciale, të bëra për llogari të Ministrisë së Energjisë gjatë qeverisjes socialiste. Njëri prej studimeve është bërë në qershor të vitit 2017 nga kompania gjermane e konsulencës Roland Berger.

Në analizën e modelit tregtar dhe idetë e ardhshme për termocentralin e Vlorës konsulenti gjerman llogarit se investimi rehabilitues i TEC-it kushton 13 milionë euro (përfshirë kostot e konvertimit në furnizim me gaz).

Ndërkaq, një tjetër raport konfidencial, që i është dorëzuar Bankës Botërore nga kompania britanike Economic Consulting Associates, detajon një plan për gazifikimin e TEC-it të Vlorës përmes TAP-it.

“10 milionë euro për riparimin e sistemit ftohës dhe 3 milionë euro kosto e konvertimit të asetit me gaz. Gjithashtu, kërkohet infrastruktura e furnizimit me gaz nga pika e daljes së TAP-it në Fier deri në Vlorë”, – detajohet në raport.

Gjergj Simaku, ekspert i energjisë, që ka mbajtur edhe postin e zëvendësministrit, thotë se Shqipëria mund ta rimëkëmbte këtë vepër strategjike nëpërmjet TAP-it, por e humbi këtë mundësi.

“Konkretisht është kërkuar që në tubacionin e gazit TAP të ketë një pikë dalëse vetëm për TEC-in, mirëpo edhe për këto dalje për TEC-in është një kontratë që u kërkua të ripërtërihej nga TAP-i, me qëllim që Shqipëria të blinte gaz, por Shqipëria edhe për 10 vitet e ardhshme nuk do blejë gaz, sepse nuk e nënshkroi këtë marrëveshje, kur TAP u vu në punë”, – shpjegon Simaku.

Fatura, që duhej paguar për ta vënë në punë, ishte shumë më e favorshme se sa ajo që duhet të paguajmë aktualisht për TEC-et lundruese.

“Ne mund të paguanim rreth 15 milionë euro dhe ta vinim në punë me gaz, por gaz nuk kemi, sepse marrëveshja për gazin nuk u bë në kohën e duhur me TAP-in dhe pastaj në krizë gjetëm si zgjidhje emergjente marrjen e dy TEC-eve të tjera, lundruese – që për mua ishte gjëja më e gabuar që ka ndodhur për shkak të kostove marramendëse”, – argumenton më tej ai.

Plani i konservimit të termocentralit në atë kohë sugjeronte se vënia e tij në punë pas riparimit të defektit do të ndodhte vetëm në një situatë, kur Shqipëria do të përballej me një krizë, por viti 2022 vërtetoi se kjo nuk ndodhi.

TEC-i nuk u vu në punë as në kulmin e një krize energjie, që përballi botën me pasiguri dhe çmime në stratosferë për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

Shqipëria importoi 1.4 miliardë kËH energji elektrike, rreth 11% të konsumit, me një faturë totale prej 503 milionë eurosh. Çmimi mesatar, me të cilin u ble energjia për të përballuar krizën, ishte 305 euro/MËh, më i larti i shënuar ndonjëherë në histori.

“Termocentrali mund realizonte prodhim energjie me çmim dy herë më të lirë sesa çmimet e importit vjet”, – thotë Azmer Duleviç, inxhinier elektrik.

TEC-i i Vlorës është konceptuar për të prodhuar energji edhe nëpërmjet djegies së naftës, po ashtu dhe nëpërmjet avullit të krijuar nga djegia e naftës. Veç vënies në punë me gaz, inxhinier Klodian Gradeci, që më herët ka drejtuar ndërmarrje të rëndësishme të sektorit energjetik në vend, thotë se KESH-i mund ta shfrytëzonte TEC-in gjatë krizës së vitit 2022 edhe vetëm me naftë.

“TEC Vlora ka defekt në sistemin ftohës, që vë në punë turbinën me avull. Arsyeja, që deri në vitin 2021 nuk mund vihej në punë vetëm turbina me naftë, ishte kostoja shumë e lartë e prodhimit dhe mos-leverdia ekonomike”, – argumenton ai.

KESH shpjegon se, nëse do të ishte në punë, kostoja e prodhimit të energjisë me naftë shkon deri në 180 euro/MËh, teksa e importoi energjinë me thuajse dyfishin e këtij çmimi. Nga ana tjetër, prodhimi i energjisë me gaz natyror rezulton edhe më i lirë.

“Parashikimi i kostove me çmimet aktuale të gazit do të mund të ishte 101-112 Euro/MËh. Kësaj kostoje i shtohen kostot fikse, rreth 15 Euro/MËh”, – thotë KESH.

Këto kosto vlerësohen si konkurruese edhe nga Enti Rregullator i Energjisë.

“Tani ka mundësi që kostoja e prodhimit të jetë konkurruese në treg. Situatat kanë ndryshuar”, – pohon Petrit Ahmeti, kryetar i Entit Rregullator të Energjisë.”

Por, termocentrali nuk u vu në punë, as me naftë e as me gaz.

“Akoma më shqetësues është fakti se askush nuk mban përgjegjësi. Sot jemi përballë fakteve, që ka një dëm financiar në sektor dhe askush nuk mban përgjegjësi për këtë”, – thotë eksperti për çështje të energjisë, Azmer Duleviç.

Në mars të vitit 2021, qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje me kompanitë amerikane ExxonMobil e Excelerate Energy për futjen e gazit të lëngshëm në Shqipëri, konvertimin e TEC-it të Vlorës me gaz, si dhe ndërtimin e një terminali të ri gazifikimi në Vlorë.

Amerikanët synonin që projekti të niste në fund të këtij vitit që lamë pas, por fakt është që ende jemi larg ndezjes së turbinave me gaz. Deri në gazifikimin e TEC-it aseti do të vijojë të shpenzojë miliona pará, sikurse ka bërë gjatë dekadës së fundit.

Për të përballuar krizën energjetike si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë, autoritetet shqiptare zgjodhën, jo të kthejnë sytë nga TEC-i i Vlorës, por të marrin me qira dy TEC-e lundruese.

Sipas kontratës, shteti shqiptar do t’i paguajë rreth 68 milionë dollarë qira për dy vite kompanisë Excelerate Energy ose, thënë ndryshe, 94 mijë dollarë në ditë.

Kjo shifër është thuajse 5 herë më e lartë se vlera prej 13 milionë eurosh, që do të nevojiteshin për ta vënë në funksion TEC-in e Vlorës.

Pavarësisht se Shqipëria nuk është më në një situatë emergjence dhe anijet lundruese nuk i kanë ndezur asnjë ditë gjeneratorët, shteti shqiptar do të vijojë që ta paguajë të plotë kontratën, duke i rritur kostot në mënyrë artificiale.

Miliona për mirëmbajtje

I pozicionuar në Pyllin e Sodës, vetëm 6 kilometra nga qyteti i Vlorës, termocentrali nuk të lë përshtypjen e një objekti të lënë pas dore. I njohur ndryshe si TEC-i Vlorës, ai nisi ndërtimin në vitin 2007 dhe duhet të zgjidhte deficitin e Shqipërisë në energji elektrike, sidomos në jug të vendit, ku nuk ka prodhues të energjisë.

Sipas Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), që është pronarja e këtij aseti, nga viti 2012 deri në fund të vitit 2022 fatura e mirëmbajtjes së termocentralit arrin në 150 milionë lekë në vit (1.4 milionë euro në vit). E thënë ndryshe, në total janë shpenzuar rreth 16 milionë euro për mirëmbajtje, edhe pse nuk është vënë në punë. (Euro është llogaritur me kursin e aktual, 106 Lekë)

Por, këto janë vetëm një pjesë e faturës së kripur të humbjeve vjetore. Bilancet e termocentralit tregojnë se mbajtja jashtë funksioni po e rëndon buxhetin e KESH-it me humbje të larta, vjetore.

Ndërtimi i tij ka kushtuar 130 milionë euro, ndërkohë që prej dhjetë vitesh po merr dhjetëra milionë euro të tjera për t’u mirëmbajtur. Ai u financua nëpërmjet një kredie të butë nga BERZH, Banka Botërore dhe Banka Europiane e Investimeve.

Prej vitit 2012 e deri në bilancin e fundit, të dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit për vitin 2021, shqiptarëve iu ka kushtuar 5,8 miliardë lekë apo 55 milionë euro mbajtja e TEC-it jashtë funksioni.

“Në këtë rast, Tatimet duhet të kishin filluar procedurat e falimentit, për sa kohë që, që prej vitit 2013, TEC Vlora rezulton me humbje, si dhe me vijueshmëri financiare, negative”, – thotë Eduard Gjokutaj, ekspert financiar nga organizata ALTAX.

Humbjet më të mëdha janë nga shpenzimet për amortizim dhe zhvlerësim të asetit, një tregues i qartë ky që investimi po shkon dëm dhe vënia në punë është emergjente.

TEC-i ka fuqi të instaluar 97 MË, me të cilat mund të prodhonte deri në 730,000 MËh në vit, sasi me të cilën mund të mbulohej më shumë se gjysma e deficitit vjetor të energjisë elektrike në vend. Në fund të vitit 2011, kur përfundoi, përmbante 7 për qind të fuqisë së instaluar në vend.

Një TEC për krizën e tejzgjatur

Gjatë gjithë viteve `90 dhe 2000 vendi përjetoi një krizë të vazhdueshme furnizimi me elektricitet. Prodhimi vendas u bë kapriçoz, pasi varej nga reshjet e shiut, rrjeti i shpërndarjes ishte i amortizuar, një pjesë e madhe e energjisë së konsumuar nuk paguhej. Kjo gjendje prodhonte ndërprerje të shpeshta të energjisë. Në atë situatë specialistët dhe politika po kërkonin me dëshpërim burime alternative energjie.

Një pjesë e prodhimit alternativ do të vinte nga hidrocentrale private, një pjesë tjetër do të vinte nga djegia.

“U pa si zgjidhje, pasi ishim në krizë”, – thotë Zana Guxholli, e cila në ato kohë ka qenë këshilltare e qeverisë për çështjet ekonomike.

“Gjeneratorët ulërinin në çdo cep dhe sistemi i shpërndarjes ishte shumë i dobët.”

Planifikimi nisi që në fillim të viteve 2000 dhe, me gjithë vonesat, në vitin 2007 u kontraktua një kompani inxhinierike italiane, Tecnimont, e cila kishte pasur eksperiencë ndërkombëtare në burimet e energjisë.

Tecnimont do të ndërtonte për KESH-in një TEC të ashtuquajtur me cikël të kombinuar, pasi energjia do të prodhohej në dy mënyra, që kombinoheshin me njëra-tjetrën: një turbinë me fuqi 67 MË do të prodhonte energji nga djegia e naftës dhe tjetra me 30 MË do të merrte avullin e krijuar nga nxehja e ujit të përdorur për të ftohur turbinën e naftës.

Uji do të merrej nga deti me një tub fibre plastike 600 metra të gjatë dhe me diametër 150 cm; do të pastrohej nga rëra dhe do t’i hiqej kripa në një depo në kompleksin e termocentralit dhe do të ftohte turbinën e naftës gjatë djegies. Avulli i krijuar do vinte në punë turbinën e dytë dhe do ta kondensonte në ujë gjatë atij procesi. Uji do të ftohej dhe do të hidhej në det me një tub tjetër po aq të gjatë, me një temperaturë që nuk duhej të ndryshonte më shumë se tri gradë nga temperatura e detit, në mënyrë që të mos dëmtohej bota e gjallë në të – peshqit.

Tecnimont nisi ta ndërtojë në vitin 2007 dhe e kishte gati në tetor, dy vjet më vonë. Por, një stuhi në det i dëmtoi tubat, që sillnin ujë në termocentral dhe e kthenin atë në det dhe, sipas një raporti, kompania ia vuri fajin nën-kontraktorëve, një grupi zhytësish nga Ortona, qytet pranë Ankonës, të cilët ishin specializuar në ndërtime nën ujë.

Tecnimont mori përsipër që ta mbyllë vetë atë gjë. Mori një grup tjetër zhytësish nga Italia, për të riparuar tubin dhe e zgjati diçka rreth një vit më shumë, por shumë pak kohë pasi e dorëzoi, në tetor të vitit 2011, në janar, një stuhi tjetër dëmtoi tubat dhe futi rërë në impiant. Kishte mbetur diçka rreth 10 për qind e fondeve pa lëvruar.

Në atë moment autoritetet shqiptare dhe kompania u hodhën në luftë të hapur. KESH-i bllokoi disbursimin e këstit të fundit, 10 për qind e vlerës së kontratës. Tecnimont hodhi poshtë përgjegjësinë dhe braktisi punimet. Çështja është në Arbitrazhin ndërkombëtar në Hagë.

“Ai TEC tani po bëhet shumë i vjetër dhe është i vrarë moralisht, çka do të thotë që sistemi i kontrollit të tij është bërë i shtrenjtë, por jo i pakalueshëm”, – përfundon Gjergj Simaku, ekspert i energjisë./ https://ina.media//

A po ndodh realizimi i ideve të “botës ruse” dhe të “botës serbe”?- Nga SKËNDER MULLIQI

 Millosheviqi e filloje marshimin më luftë të arrin qëllimin e realizimit të botës serbe.Ai në këtë detyrë e kishte marre nga ideologu i kësaj ideje Dobrica Qosiqi dhe nga Memorandumi i SANU, por u pëngua nga NATO që të realizon këtë ide fashiste.Kur mendohej së kjo ide u harrua nga Serbia, doli në sipërfaqe nga pasardhësit e Millosheviqit në pushtetet e pas luftës .Serbet në Bosnje më marrveshjën e Dejtonit, u krijuan entitet i veqantë më shumë komptenca nga pushteti qendror i BH-së.Republika Serpska ishte një hap drejtë bashkimit më Serbinë, të cilën gje më këmbngulje është duke e kërkuar Millorad Dodik.Millo Gjukanoviqi ishte ai që e bëri Republikën e Malit të Zi të pavarur nga Serbia më referendum, ku votat e shqiptarëve e përcaktuan të ardhmën e kësaj republike.Gjukanoviq arriti të inkuadron Malin e Zi në NATO.Rënja e tij nga pozita e të parit të shtetit, i lëshojë rrugë pushtetit proserb të ish Momir Bullatoviqit, një njeriu të besueshem të politikës të Millosheviqit.Erdh në pushtet pas 30 vitesh, proserbi Millatoviq, i cili ja shtojë gjasat Serbisë për të vazhduar më moton” të gjithë serbët në një shtet”.Ardhjës në pushtet të Millatoviqit i ndihmojë shumë kryeministri Dritan Abazoviq, i cili e legjitimojë së pari Kishën Ortodokse Serbe më klerikët serbe në Cetinje, për të vazhduar takimet , por edhe politikat më presidentin e Serbisë, Aleksander Vuqiq.Lidhje të forta politike në këtë kontest bënë Vulin dhe Dodik më presidentin rus, Vladimir Putin.Madje, udhëhësi i serbëve të Republika Serpska mori një shpërblim të lartë nga Moska zyrtare .Ideja e botës serbe, është sinonim i botës ruse.Është e qartë së ideja e botës serbe, është projekt për Serbi të Madhe.Ndërrimi i kufijve më dhunë në Ballkan, mund të sjellë katastrofa të reja .Operacionet ushtarake ruse në Ukrainë, nuk janë asgjë tjetër vetëm synim i realizmit të botës ruse.Bota serbe dhe bota ruse janë ide të vjetra të kompremetuara ruso serbomëdha në Evropë dhe në Ballkan.Politika ruse dhe serbe kan për qëllim destabilizimin e Evropës duke provokuar luftë.Këto janë politika të rrezikshme për të shkëputur popujt jo serbe dhe shqiptarët nga kultura, gjuha dhe tradita e tyre.Janë këto dy ide të cilat pretendojnë zhbërjën si shtete të Malit të Zi, Bosnjes dhe të Kosovës.Nacionalzimi serbomadh jo që nuk u fashitë, por shumë ka marrë krahë , e që në këtë rrugëtim është duke e ndihmuar më tërë forcën edhe Kisha Ortodokse Serbe, e cila ishte promotore e gjakderdhjës së madhe më rastin e shkatërrimit më luftë të ish-Jugosllavisë.Ka mundësi nese nuk ndalen nga Amerika dhe NATO, që këto ide të bëhën realitet i hidhur për Ballkanin.Evropa sikur nuk po kasavetohet shumë që Serbia përditë po i lëndon kufijtë e shteteve fqinje dhe veqmas të Kosovës në veri.BE dhe Amerika duhet ti dërgojnë porosi të qartë Vuqiqit, së nuk do të tolerohen politikat luftënxitese për ndryshim të kufijve .Është e kuptueshme frika të popujtë e rajonit, edhe pse disa shtete janë nën ombrellën e NATO-së dhe disa janë partnere të saj.Situata ka ardhur që këtyre dy ideve raciste duhet vënë një hërë e mirë pikë.

Të djegur në rrugët e Tiranës- Nga ALBA KEPI

Tirana zyrtare hesht.
Hesht Bashkia, hesht drejtësia, heshtin mediat, heshtin keshiltarët bashkiakë socialistë, heshtin drejtorë e drejtues sektorësh të lartë administrativ.
Në Itali lajmet vlojnë e dëshmojnë se në Tiranë plani i pastrimit të qytetit, mbetjeve urbane, djegja e ricklimi i tyre është pjesë e një strategjie diabolike e cila ka si bazë ligjore “heshtjen”.
Sa më pak informojnë aq më mirë është, sa më pak të thonë aq më shumë fitojnë. Sa më shumë heshtje aq më shumë pisllëk, urban, civil, etik, politik.
Më 15 nëntor 2023 Këshilli Bashkiak i Tiranës me votën e socialistëve vulosi të zgjerojë bashkëpunimin me kompanitë publike të Veronës përmes Eco Tirana.
Nyja lidhëse është kompania AGSM Holding Albania, partneritet pubik privat mes Bashkisë së Tiranës e Bashkisë së Veronës.
Kjo kompani ka kuota në Eco Tirana, Eco Tirana ka kuota në Eco Recyling, Eco Recyling ka kuota në Integrated Energy BV SPV, e kjo kompani ka përvetësuar miliona euro nga fondet publike për një vepër publike, djegësat e mbetje urbane, të paezkeistueshëm që vjel cdo ditë para nga qytetarët e Tiranës e që helmon tokën e Tiranës, ajrin e Tiranës e zhduk peisazhe natyrore, tokë, liqene, pyje të natyrës tiranse.
Prej 2020 me denoncimin e parë eskluziv bërë personalisht në një televizion shqiptar e që u pasua me vite investigim e zbardhje dokumentash mes Italisë e Shqipërisë deri në megaskandalin e shekullit të inceneratorëve, Bashkia e Tiranës vijon planin e saj të bëj afera e marëveshje pa transparencë e komunikim të detyruar publik.
A nuk do ishte më e lehtë dhe më e drejtë të hapej një garë publike, në një marëveshje të re për t’ua garantuar qytetarëve të Tiranës korektësi, jo humbje, jo vjedhje, jo korupsion. higjenizim, pastrim, riciklim, të mbetjeve urbanre?
Ç’garanci ligjore, por dhe drejtësi e re e lejon Bashkinë e Tiranës të vijoi të lidh marëveshje e të financojë në të njëjta sktorë e me të njëjtë partnerë pastrimin e mbetjeve të qytetit duke e shtrirë dhe në zonat periferike.
AGSM Holding Albania, zotërohej 75% nga AGSM Verona e 25% nga AMIA Verona. Kjo e fundit u përfshi më qershor të 2020 në skandalin e operacionit antimafias koduar “Isola Scaligera” që zbardhi lidhjet e saj me klanet ndranghetiste të familjeve mafioze kalabreze me banim në Verona.
AGSM Holding Albania zotëron 49 % të kuotave të ECO Tirana e 51 % të tjera i ka Bashkia e Tiranës.
Sot AGSM Holding Albania është prej 7 korikut 2023 shoqëri në Likudim. Pra kompania që ka 49 % të kuotave të Eco Tirana është në shkrirje aktiviteti.
Vetë Eco Tirana kontrollon 51 % të kuotave të kopmanisë ECO Recyling e cila prej 19 gusht 2022 rezulton kompani me status e “E pezulluar” pasi nuk ka regjistruar të dhënat mbi pronarët përfituese e nuk ka paguar gjobën përkatëse.
49% e kuotave të ECO Recyling i përkasin Integrated Energy BV SV, kompania e famshme e djegësave të pakezistueshme për të cilën qytetarët e Tiranës paguajnë 80 mijë euro cdo ditë për një vepër fantazëm.
Vetë Integrated Energy BV SPV rezulton prej 31 korikut 2023 kompani në masë sigurie paruror sekuestro preventiv.
Aksioneri 100% i saj është kompnai Integrated Energy BV e cila më 13 shkurt 2020 ndryshojë emër në GeoGenix Bv.
E pra si një merimangë nyjesh e kompanish, sa në likujdim, pezulim e sekuestrim sot e hënë 26 shkurt 2023, Këshili Bashkiak i Tiranës vulos një tjetër njollë në aferën e mbetjeve urbane, duke kërkuar 3.3 milionë euro të tjera nga buxheti i Bashkisë për të financuar ECO Tiranën, ku Sipas Ekstraktit Historik te Regjistrit te Pronarit Perfitues, date 03.05.2023 terhequr nga QKB date 17.07.2023, Pronaret perfitues të subjektit “ECO TIRANA”, zotërues të 25% të kapitalit e më tepër, nuk janë të identifikuar.
Por fijet e merimangës nuk mbarojnë këtu.
E pa informacion, pa komunikim, pa përgjigje të shumë kërkesave të deposzituara nga këshilltarët demokratë, Bashkia e Tiranës vazhdon planin e saj dabolik sipërmarrës e klientelist.
Pas votës së këshilltarëve socialstë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, më 15 nëntor 2023 ku u aprovua zgjerimi i pastrimit të qytetit nga ECO Tirana dhe për zonat periferike, një javë më pas Këshilli Komunal i Veronës dhe ai i Vicenzës vendosën të blejnë kuotat e kompanisë AGSM HOLDING Albania. Lajmi u publikua më 21 nëntor 2023, në heshtje të plotë nga mediat e administrata e Bashkisë së Tiranës.
Dy ditë më vonë më 23 nëntor 2023 kryetarët e Bashkisë së qyteteve Verona e Vicenza fluturojnë drejt Tiranës e takohen me homologun e tyre Veliaj. Konkretizojnë paktin e japin lajmin ; Kompania publike AGSM AIM e krijuar mes Veronës e Vicenzës do të blej shumë shpejt kuotat e AGSM Holding Albania, duke e eleminuar dhe nga regjistri i spërmarjeve shqiptare. Dhe kjo në shkëmbim të marrjes më shumë punë e para nga Tirana për pastrimin e qytetit.
E Veliaj shpëton nga makthi i AGSM Holding Albania e cila ka 49 % të kuotave të Eco Tirana e kjo e fundit ka kuota ne Eco Recyling e kjo tek Integrated Energy BV SPV e kjo e fundit përgjegjësja e megaskandalit të inceneratorëve.
Zyrtarët e Drejtësisë së re shqiptare me pak dokumenta mund të bëjnë dritë në këtë rrjet merimangash kompanish që hallkëzojnë nëjra-tjetrën e ku shumica janë në fazë likudimi, pezullimi, e sekuestrimi.
Nga Verona shoqata civile e media denoncojnë këtë akt duke shkruar:
“Rreziku i infiltrimit nga ‘ndrangheta, pastrimi i mundshëm i parave, ngatërresat e rrezikshme me mafian shqiptare, mungesa totale e vullnetit politik nga ana e qendrës së djathtë për të shkëputur lidhjet e kota dhe të kushtiueshme me kompani të huaja. Dhe përsëri: burimet publike të kompanisë investohen me lehtësi dhe shpërfillje absolute për detyrat zyrtare jashtë vendit. Një operacion që përfaqëson një objekt absolutisht misterioz, ndoshta i konceptuar për qëllime personale. Një marrëveshje me shumë pak drita dhe shumë hije”.
E mw tëj “EcoTirana duhet të mbyllet! Sido që të jetë, është një humbje e parave publike. Është i jashtëligjshëm, bie ndesh me ligjin Madia! Sa paguhen drejtorët, kush i zgjodhi dhe pse?”… këto nuk janë titujt origjinalë të shtypit të disa viteve më parë apo deklaratat fjalë për fjalë. Por ata janë thelbi, i vërteti, i viteve dhe viteve të polemikave të ngritura nga e majta kur ishte në opozitë dhe u shpalos kundër Agsm-së të qeverisur nga qendra e djathtë. Një polemikë e rëndë, e përditshme, me dhjetëra e dhjetëra kërkesa për akses në dokumente që bllokuan zyrat bashkiake. 24 muaj më parë ku bashkëpunim me Tiranën ishte i paligjshëm” shkruan në një komunikim zyrtar shoqata Verona Domani.
“Çfarë ka ndodhur sot?
Pse hesht politika e majtë apo sepse sot kanë marë në duar qeverisjen e qytetit?”

SHBA-të dënojnë me 660 milionë dollarë mikun e Edi Ramës, që u përfshi tek ARMO dhe inceneratori – Nga Klodian Tomorri

Gunvor Group Ltd., një nga tregtarët kryesorë të naftës në botë ra dakord të paguajë më shumë se 660 milionë dollarë për të zgjidhur akuzat e SHBA-së dhe Zvicrës se kompania u ka paguar ryshfet zyrtarëve të qeverisë ekuadoriane për kontratat e naftës. Lajmi është bërë publik nga Bloomberg.

Dënimi, i cili është një nga më të mëdhenjtë e vendosur ndonjëherë ndaj një kompanie tregtare të mallrave, do të përbëhet nga një gjobë prej 374.5 milionë dollarësh dhe konfiskimi i 287.1 milionë dollarëve të tjerë, thanë prokurorët federalë amerikanë në një seancë gjyqësore në Brooklyn, Nju Jork, të premten. Nga shuma, rreth 93 milionë dollarë do të shkojnë për zgjidhjen e çështjes zvicerane.

Jean-Baptiste Leclercq, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Gunvor, i tha gjykatësit të qarkut të SHBA Eric N. Vitaliano se kompania pranoi se kishte paguar ryshfet nga viti 2011 deri në vitin 2020. Sipas marrëveshjes me SHBA-në, prokurorët federalë thanë se lutja e Gunvor kishte lidhje me sjelljen e ish-tregtarit Raymond Kohut dhe dy burra që punonin si ndërmjetës. Kohut u deklarua fajtor për akuzat amerikane në vitin 2021, duke pranuar se kishte paguar më shumë se 22 milionë dollarë ryshfet për kontratat e naftës nga viti 2012 deri në vitin 2020.

“Si kompani Gunvor bëri gabime në atë kohë, për të cilat ne na vjen keq dhe kemi punuar me zell për t’i rregulluar,” tha në një deklaratë kryetari i Gunvor Group dhe pronari i shumicës Torbjörn Törnqvist. “Korrupsioni nuk ka vend në kompaninë tonë dhe nuk do të tolerohet kurrë.”

Takime sekrete me Ramën

Në nëntor të vitit 2017, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim sekret në kryeministri me pronarin e Gunvor, Torbjörn Törnqvist. Ndonëse takimi u mbajt i fshehtë, lajmi u publikua nga Syri.net. Më pas, kryeministri Rama e pranoi publikisht në emisionin Studio e Hapur në News 24 se e kishte takuar Törnqvist dhe kishte biseduar me të për ARMO-n, por edhe për koncesionin e Patos Marinzës.

Kapitali.al konfirmon se Törnqvist është takuar të paktën 3 herë në mënyrë sekrete me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, pikërisht gjatë kohës që kompania korruptonte me rryshfete zyrtarët e qeverive të vendeve të ngjashme si Shqipëria, jo vetëm në Amerikën Latine, por edhe në Afrikë. Në vitin 2019, Gunvor ra dakord të paguante 95 milionë dollarë për t’i dhënë fund një hetimi tjetër në Zvicër, që gjeti se kompania kishte paguar rryshfet për zyrtarët e qeverisë së Kongos me qëllim përfitimin e kontratave të naftës.

Ndonëse formalisht plani për që Gunvor të merrte ARMO-n dhe fushën e Patos Marinzës nuk u realizua asnjëherë, paratë lëvizën.

Transferta e dyshimtë për ARMO-n

Tosk Energji është një shoqëri e regjistruar në Shqipëri me administrator Blerim Hoxha, një biznesmen kosovar, që jeton në Zvicër. Aksionet e Tosk zotërohen nga CFD Conseils Sarl, një kompani zviceriane e regjistruar në kantonin e Gjenevës, me pronarë Christophe Darbord. Tosk Energji ishte ndërmjetësja kryesore e rivënies në punë të ARMO-s përmes parave të Gunvor.

Në tetor të vitit 2016, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave bllokoi një transfertë të dyshimtë 18.5 milionë dollarë nga Gunvor për kompaninë Tosk Energji. Gunvor në atë kohë figuronte në listën e zezë të të qeverisë amerikane, pasi dyshohej se një pjesë e aksioneve të saj zotëroheshin drejtëpërsëdrejti nga presidenti rus Vladimir Putin.

Transferta e cila u bë përmes bankës Reiffeisen vuri në alarm autoritetin e parandalimit të pastrimit të parave, pasi përbënte risk të lartë. Por pas bllokimit disa ditor, 18.5 milionë dollarët u zhbllokuan për t’u transferuar në llogarinë e Tosk Energji. Paratë u përdorën për të rivënë në punë ARMO-n me bekimin e qeverisë shqiptare.

Tosk Energji pagoi 18.5 milionë dollarë si parapagim tek Bankers që kjo të furnizonte rafinerinë me naftë bruto. Në këmbim, Tosk Energji mori tregtimin me pakicë të karburantit që prodhohej nga IRTC në rafinerinë e ARMO-s.

Qeveria shqiptare ka qenë në dijeni të plotë të gjithë operacionit. Edhe pse Gunvor figuronte në listën e zezë të qeverisë amerikane si kompani e lidhur me presidentin rus Putin ajo u lejua të investonte në Shqipëri. Madje duke shtënë në dorë një nga sektorët më strategjik të ekonomisë, monopolin e rafinimit të naftës. Rivënia në punë e ARMO-s më vonë u shndërrua në një operacion me pasoja të rënda për buxhetin, pasi përmes tij u shmangën mbi qindra milionë euro taksa. Nga tetori 2016 deri në tetor 2017, IRTC prodhoi përmes ARMO-s rreth 160 mijë tonë karburant që u tregua në tregun vendas përmes IRTC dhe Tosk Energji.

Përfshirja tek inceneratori

Në fund të vitit të kaluar, njerëzit e Tosk Energji mbinë papritur tek inceneratori i Tiranës. Sipas një marrëveshje të vitit 2022, një kompania e quajtur Icare Holding ishte bërë pronare e 40 për qind e aksioneve të inceneratorit të Tiranës, pasi kishte marrë përsipër të siguronte paratë për ndërtimin e tij.

Icare është një kompani e regjistruar në Zvicër me pronar, Max Abitbol. Në Shqipëri ajo zotëron degën Icare Energji, e cila ka për administrator shtetasen Marigona Metaj, dhe anëtarë të Këshillit Mbikqyrës, Blerim Hoxha dhe Joel Jacques Jean Chevallaz. Të tre këta kanë qenë pjesë e stafit drejtues të Tosk Energji, kur ajo shfrytëzonte ARMO-n dhe financohej nga Gunvor.

Blerim Hoxha u përmend nga ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj në intervistën e tij për çim Pekën. “Pronari 40 përqind i inceneratorit tashmë rezulton biznesmeni kosovar Blerim Hoxha. Investigoni për këtë person. Ka qenë edhe më herët në Shqipëri, ka marrë kompaninë e naftës ARMO, ka shitur naftë, ka shitur skrap. Shikojeni se me kë ka punuar dhe kush i ka krijuar akseset”, deklaroi Ahmetaj.

Por menjehërë pas kësaj interviste reagoi zoti Hoxha. Ai tha se kompania Icare Holding nuk është pronare e 40 për qind të aksioneve të inceneratorit, pasi marrëveshja për gjetjen e parave për ndërtimin e tij nuk u finalizua. Sipas Hoxhës, pasi Icare nuk arriti të gjente paratë ajo i riktheu sërish aksionet e Geogenix tek kompania Franco Tossi.

Megjithatë për opozitën faktet janë të qarta. “Icare Groupt është një kompani që përfshin tre individë që janë Marigona Metaj, Blerim Hoxha dhe Christof Dagbord dhe këto të fundit janë të përfshirë në rafinerinë e ARMO dhe e dërguan për skrap. Metaj dhe Dagbord zotërojnë kompanitë Tosk Energy dhe Bylis Energy të cilat financohen nga kompani ruse të futura në listën e zezë nga SHBA. Inceneratori i Tiranës financohet nga kompani ruse, pra futen para ruse”,” deklaroi pak ditë më parë Belind Këlliçi./KAPITALI

Franca nuk tërhiqet nga ndihma për Kievin, planifikon dërgimin e Forcave Speciale në Ukrainë

Qeveria franceze po mendon të dërgojë një forcë të vogël ushtarake në Ukrainë për të shërbyer si instruktorë për Forcat e Armatosura të Kievit dhe si një “parandalues” për Moskën, raportoi të premten gazeta franceze Le Monde, duke cituar burimet e saj.

Gazeta nuk zbuloi numrin e ‘instruktorëve’ ushtarakë francezë që mund të autorizoheshin për të kaluar në territorin ukrainas, por raportoi se në radhët e tyre mund të përfshiheshin disa “njësi konvencionale”.

Sipas Le Monde, Forcat Speciale të Francës u përfshinë gjithashtu në trajnimin e ushtarëve ukrainas në Poloninë fqinje dhe në shoqërimin e dërgesave të armëve në Kiev.

Trajnimi që Franca dëshiron t’u ofrojë ukrainasve “në terren” përfshin trajtimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore, thuhet në publikimin e së premtes. Instalimet e armëve të Kievit janë shpesh në shënjestër nga forcat ruse, shpjegon Le Monde, duke shtuar se “prania e ushtarëve francezë ose kombeve të tjera potencialisht do të mbronte zona të caktuara të territorit ukrainas”.

Qeveria franceze raportohet se e sheh një dislokim të tillë të trupave si një mënyrë për të paraqitur një “dilemë strategjike” për Moskën, tha gazeta, duke shtuar se kjo mund të “kufizojë” aftësitë goditëse të Rusisë. Në veçanti, mund të rezultojë të jetë “thelbësore” përpara mbërritjes së avionëve luftarakë F-16 të prodhuar nga SHBA, e planifikuar të ndodhë më vonë këtë vit.

Deri më tani, Franca ka mohuar që ndonjë nga trupat e saj të ketë qenë i pranishëm në Ukrainë gjatë konfliktit. Presidenti francez Emmanuel Macron ndezi polemika të hënën kur u tha gazetarëve se një dislokim i mundshëm i trupave të NATO-s në Ukrainë nuk mund të përjashtohej në të ardhmen.

“Nuk ka konsensus sot për të dërguar, në mënyrë zyrtare, trupa në terren,” tha ai. “Për sa i përket dinamikës, nuk mund të përjashtojmë asgjë. Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të parandaluar që Rusia të fitojë këtë luftë.”

Komentet e Macron nxitën anëtarët e tjerë të bllokut të udhëhequr nga SHBA, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe Italinë, të sqaronin se nuk kishin plane të tilla.

Moska paralajmëroi në përgjigje se vendosja e forcave të NATO-s në Ukrainë do ta bënte të pashmangshëm një konflikt të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe bllokut ushtarak. Të premten, ministri i Jashtëm francez, Stephane Sejourne mohoi se Parisi po planifikonte të dërgonte ndonjë njësi luftarake në Ukrainë, duke shtuar se do të bënte “gjithçka” për të shmangur një luftë me Rusinë.bw

Kryeministri Kurti u takua me Sekretarin e Shtetit për Irlandën Veriore, Chris Heaton-Harris

 

 

Belfast, 29 shkurt 2024

 

Dita e dytë në Belfast nisi me një takim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me Sekretarin e Shtetit për Irlandën Veriore, Chris Heaton-Harris, në kështjellën historike “Hillsborough Castle”.

Në bisedën mes tyre, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën prej dekadash. Ai foli mbi sfidat dhe mundësitë që i ka Kosova si një shtet multigjuhësor e gjithëpërfshirës. Kryeministri theksoi angazhimin e përkushtimin e Qeverisë sonë për integrimin e komuniteteve joshumicë, sidomos në institucionet shtetërore.

Në lidhje me ballafaqimin me të kaluarën, Sekretari Heaton-Harris tha se është e rëndësishme që e kaluara të kujtohet, por edhe të ndërtohet mbi të, për një të tashme e të ardhme më të mirë, veçanërisht për të rinjtë dhe gjeneratat e reja të cilat duan prosperitet, pavarësisht se nga cili komunitet vjen.

 

Kryeministri përmendi trysninë dhe kërcënimet me të cilat ballafaqohet komuniteti serb në Kosovë, dhe veçanërisht zyrtarët policorë të këtij komuniteti, nga Beogradi zyrtar. Kryeministri evidentoi se qytetarët serbë të Kosovës duan të ndihen të sigurt dhe të mbrojtur si të gjithë qytetarët e tjerë të shtetit. Ata bashkëpunojnë me policinë në veri të Kosovës për të luftuar kundër krimit të organizuar dhe veprimtarive kriminale që ndikojnë negativisht në jetën e tyre të përditshme.

 

Në dritën e këtij diskutimi, por edhe më gjerë, rreth sfidave me të cilat përballet vazhdimisht shteti ynë, kryeministri Kurti shfaqi interesin për të dëgjuar më shumë për përvojat e Irlandës Veriore në bashkimin e komuniteteve. Palët theksuan gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin edhe në fusha si ekonomia, kultura dhe teknologjia.

 

Në përfundim të takimit, kryeministri e falënderoi sekretarin Heaton-Harris për bisedën miqësore, idetë e ndara dhe përvojat e shkëmbyera.

 

Sekretari Heaton-Harris e shoqëroi kryeministrin dhe në një tur në kështjellën më shumë se dyshekullore e impozante të “Hillsborough Castle”, ku observuan madhështinë e saj mbresëlënëse dhe magjepsëse.- Zyra e Kryeministrit

Pikëpyetje mbi samitin me Zelenskin në Tiranë, cili është roli i Aleks Soros? – Nga GENC BURIMI

Është e padiskutueshme që morali dhe interesi i çdo shteti demokratik europian e lyp të jesh sot në krah të popullit martir ukrainas. Ardhja e Zelenskit në Tiranë e radhit pa dyshim Shqipërinë në anën e duhur të historisë. Kjo nuk është meritë e veçantë e qeverisë aktuale shqiptare.

Çdo qeveri tjetër në Tiranë do të kishte bërë të njëjtën gjë me Ukrainën sot ashtu dhe si u veprua dhe dje me mikëpritjen me ujgurët, me opozitën iraniane apo afganët. Qeveritë e Shqipërisë pro perëndimore reflektojnë në vetvete aspiratat e shqiptarëve të cilët i thonë jo Putinit dhe bashkë me të çdo lloj forme diktature dhe autoritarizmi që na kujton ish-regjimin komunist shqiptar më i egri në Europë.

Por ardhja e Zelenskit në Tiranë përtej simbolikës së fortë të rezistencës së demokracive ndaj ‘aksit të së keqes’ përmban dhe disa pikëpyetje. Do të veçoja tre syresh :

Pse u neglizhua Kosova?

Ardhja e Zelenskit në Tiranë bëri një viktimë pa dashje . Kjo qe Kosova. Ajo pësoi një poshtërim të panevojshëm si pasojë e trysnisë më të madhe që patën mbi Ukraniën dhe Perëndimin interesat serbe duke lënë në hije ato të Kosovës.

Deri tani, nuk është pushuar së kritikuari Kosova e Albin Kurtit se ajo nuk po vepron karshi Serbisë sipas rekomandimeve të Shba-ve dhe të BE-së. Aq shumë janë bërë publike këto kritika saqë jemi mësuar me to dhe është krijuar një ndjesi e rreme sikur rolet janë përmbysur, Kosova nga aleate është shndërruar në problem për Perëndimin , në të kundërt me Serbinë e cila nga problem është shndërruar në një ‘madonë’ që duhet marrë më të mirë.

Shembulli më i spikatur qe samiti me Zelenskin ne Tirane. Pa rrëfimet e vete presidentit serbem s’do e kishim mësuar se sa poshtë ra jo vetëm perëndimi por dhe vetë presidenti ukrainas përballë një Vuçiç që ua futi këmbët në një këpucë me tekat e tija.

Vuçiç tregoi me mburrje për mediat serbe, sesi në një mbledhje me vizio një natë para samitit me Zelenskin u imponoi perëndimorëve në prani dhe të Erdoganit dhe Micotaqit, dy gjëra themelore në lidhje me Rusinë: mos të përmendeshin në deklaratën finale të vizitës së Zelenskit në Tiranë as sanksione ndaj Rusisë dhe as roli minues i Rusisë në Ballkanin pèrëndimor. Dhe si me magji, këto dy aspekte nuk figuruan në deklaratën finale.

Kur Kosova thjesht guxon për interesin e saj kombëtar të refuzojë një tekst marrëveshje asociacioni të komunave serbe me përmbajte sipas orekseve të Beogradit, i merret erzi botërisht. Por kur Vuçiç insiston në dëm të interesave të Ukrainës dhe të bashkësisë perëndimore, të mos i vërë sanksione agresorit rus, dhe mos ta shpalle atë si të rrezikshëm për paqen edhe në rajonin ballkanik, jo vetëm që nuk gjen një burrë shteti perëndimor t’i marre erzin publikisht Serbisë siç e bëjnë me Kosovën, por përkundrazi ia mbajnë sekret opinionit publik të palarat me Vuçiçin siç kanë qenë negociatat për deklaratën finale me Zelenskin në Tiranë.

Një poshtërim i dytë e priste Kosovën në Tiranë. Mungesa e flamurit të Kosovës aty ku ishte i pranishëm Vuçiç ! Edhe kjo ne emër të interesave të Serbisë rë diktuara nga Vuçiç në Tiranë? Sa e largët duket ajo ditë në fillimet e qeverisjes së Edi Ramës kur ky I fundit I tha Vuçiçit në Beograd : “Kosova shtet është realitet , sa më shpejt ta njihni aq më mirë do jetë për ju !” Por ja që kjo jo vetëm s’ka ndodhur, por po e kundërta po ndodh, është Serbia që po i dikton Edi Ramës mu në zemër të Tiranës mos ekzistencën e shtetit të Kosovës.

Kështu ndodhi vjeshtën e kaluar, kur dy përfaqësues të lartë te Shtetit serb në vizitë në Tiranë për samite ndërkombëtare, për shkak të pranisë së flamurit të Kosovës refuzuan të merrnin pjesë ne fotot zyrtare. Kështu veproi në Tiranë edhe ministri i jashtëm serb Dadiç edhe kryeministrja serbe Bernabiç.

Për të evituar një bojkot të ri, kësaj here të vetë presidentit serb në Tiranë, Vuçiç, a e pati më kollaj Rama të zhdukë fare nga imazhi flamurin e Kosovës? Nëse ka ndodhur vërtetë kështu, presidentja e Kosovës Vjollca Osmani duhet të kishte bërë dhe ajo të njëjtin gjest të bojkotonte dhe të bojkotojë çdo instancë ku nuk do të figuronte flamuri i Shtetit të Kosovës.

Cili është ekzakt statusi i Aleks Sorros pranë autoriteteve shqiptare

Një nga fotot zyrtare që na u servir nga samiti me Zeleneskin në Tiranë nxirrte në plan të parë , Kryeministrin Rama dhe menjëherë pas tij dy figura të njohura publike: Taulant Balla, ministër i Brendshëm i Shqipërisë dhe Aleks Sorros për të cilin nuk ka asnjë komunikim zyrtar nga autoritetet shqiptare se çfarë statusi apo rangu gëzon ai në ekipin kryeministror.

Nuk është fjala këtu për të bërë ‘Sorros bashing’ sepse fundi I fundit ai përfaqëson një emër të madh në botë dhe një mbështetje totale ndaj kauzës së Ukrainës. Por fakti është se nuk numërohen rastet kur Alex Sorros shfaqet krah për krah Edi Ramës në samite ku Shqipëria është pjesëmarrëse. Një pyetje e tillë nuk është ngritur asnjëherë për shembull në lidhje me Toni Bler.

Marrëdhëniet me të Rama i ka qartësuar duke e prezantuar si këshilltar i qeverisë shqiptare. Vetë Bler e ka pranuar këtë status duke sqaruar se e ushtron falas. Por për Aleks Sorros nuk është dhënë dhe vazhdon të mos jepet as dhe më i vogli sqarim, duke i dhënë këtij të fundit një status pa status si ai i disa guruve perëndimorë pranë presidentëve të republikave bananiere në Afrikë. Statusi i vetëm zyrtar i njohur për Aleks Sorros është lidhja me fondacionin Sorros themeluar nga i ati i tij Xhorxh Sorros.

Por si të tillë atë nuk e shohim krah apo mbrapa liderëve të vendeve të tjera ku vepron fondacioni Sorros. A mund ta sqarojë kryeministri i Shqipërisë taksapaguesin shqiptar sesi duhet kuptuar prania konstante e Aleks Sorrosit në samitet ku populli shqiptar përfaqësohet nga kryeministri?

Çfarë përmban plani shqiptaro-ukrainas për prodhim të përbashkët municionesh në Shqipëri

Por pika më intriguese e samitit me presidentin ukrainas në Tiranë mbetet momenti kur Zelenski kërkoi bashkëpunim për prodhim municionesh. Shumë pyetje shtrohen për të evituar pikërisht mangësitë në komunikim në rastin e planit Rama Meloni kur opinioni publik u vu para faktit të kryer të një plani të negociuar muaj më parë.

Kur Zelenski foli për prodhim municionesh, a përfshin ai në këtë plan vende të Ballkanit Perëndimor apo vetëm Shqipërinë. Serbia ka mohuar për shembull se me Zelenskin është negociuar një gjë e tillë. Në rast se është vetëm Shqipëria, a jemi në stadin e një dëshire apo negociatat dypalëshe kanë avancuar konkretisht ? Kush do i prodhonte këto municione në Shqipëri, qeveria shqiptare, ajo ukrainase, qeveri perëndimore, me ndërmarrje publike, apo shoqëri private me tendera?

Cili do jetë modeli ekonomik i kësaj industrie lufte, Shqipëria do i shesë Ukrainës dhe Perëndimorëve municionet e prodhuara, apo Ukraina do të kishte uzinat e saja dhe roli I Shqipërisë do të kufizohej në vënien në dispozicion të një territori për një uzinë siç po e bën Rama me Melonin për kampet e refugjatëve?

Përgjigjet ndaj këtyre pikëpyetjeve janë jo vetëm një detyrim në shoqëritë demokratike por dhe një demonstrim vlerash përballë një Rusie agresive dhe diktatoriale që ka si udhërrëfyes sekretin dhe manipulimin e opinionit të saj publik. /BW

Gazetarja Herridge refuzon të zbulojë burimin konfidencial, gjykatësi e dënon

FBI

VOA/Marrë nga Associated Press

Të enjten një gjykatës federal shpalli fajtore gazetaren investigative, Catherine Herridge për mospërfillje të gjykatës, pasi ajo refuzoi të zbulonte një burim konfidencial.

Një seri raportesh investigative nga gazetarja veterane, e transmetuar në kanalin televiziv Fox News kur ajo punonte për këtë rrjet, flet për një shkencëtare kinezo-amerikane e cila ishte hetuar nga FBI-ja por ndaj saj nuk ishin ngritur akuza.

Gjykatësi Christopher Cooper e dënoi atë me një gjobë prej 800 dollarësh në ditë derisa gazetarja Herridge të zbulojë burimin e saj. Gjoba nuk do të hyjë në fuqi menjëherë për t’i dhënë kohë asaj që ta apelojë vendimin.

Gjykatësi Cooper shkroi se ai e “njeh rëndësinë supreme të një shtypi të lirë në shoqërinë amerikane” dhe rolin kritik të burimeve konfidenciale në gazetarinë investigative. Por ai tha se gjykata “gjithashtu duhet të luaj rolin e saj në respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e autoritetit juridik”.

“Herridge dhe shumë nga kolegët e saj në fushën e gazetarisë mund të mos pajtohen me vendimin dhe të preferojnë arritjen e një ekuilibri tjetër, por ajo nuk lejohet të shkelë urdhrin e një gjykate federale pa u ndëshkuar”, shkruante gjykatësi Cooper, i cili u emërua në detyrë nga ish Presidenti Barack Obama.

Avokati i zonjës Herridge, Patrick Philbin, nuk pranoi të komentonte. Rrjeti Fox News tha përmes një deklarate se, “dënimi i një gazetari për mbrojtjen e një burimi konfidencial ka një efekt thellësisht rrëqethës në fushën e gazetarisë”.

Burimi konfidencial po kërkohet nga zonja Yanping Chen, e cila e ka paditur qeverinë për publikimin e detajeve të një hetimi federal në lidhje me deklaratat e saj në dokumentet e imigracionit për punën e saj në një program të aeronautikës kineze.

Gazetarja Herridge, e pushuar nga kanali CBS News kohët e fundit, transmetoi në rrjetin Fox News në vitin 2017 një seri investigative që ekzaminonte lidhjet e zonjës Chen me ushtrinë kineze. Në serinë investigative ngrihej pikëpyetja nëse shkencëtarja po e përdorte shkollën profesionale që kishte themeluar në Virxhinia për të ndihmuar qeverinë kineze që të siguronte informacione për pjestarët e ushtrisë amerikane.

Në vitin 2018, zonja Chen paditi FBI-në dhe Departamentin e Drejtësisë duke thënë se të dhënat e saj personale ishin publikuar në mënyrë të përzgjedhur për të “njollosur reputacionin dhe dëmtuar mënyrën e jetesës së saj”.

Burimi: Artikulli bombastik i medias më të madhe dhe më serioze në Francë krahason Ramën me Putinin. Do të ketë efekt të madh në Europë

I ftuar në TASK FORCE me Sonila Meço, analisti Genc Burimi foli rreth artikullit të medias së famshme franceze, “MEDIAPART”, e cila ka botuar një artikull bombastik për Shipërinë, ku e cilëson Edi Ramën një regjim autokratik dhe kleptokratik.

“Termi i përdorur për Ramën është autokrat, i njëjti term që përdoret sot në Francë për Putinin. A e imagjinoni ju çfarë revolucioni?! Të gjithë ata që sot në Shqipëri provokojnë dhe thonë për çfarë shërbejnë këto manifestime protestash, po për çfarë shërben bllokimi i Parlamentit…për këtë shërbejnë.

Franca sot, kjo që ka shkruar është një media më e rëndësishme në Francë, është para Le Monde, para Figaro. Pse? Sepse është media që të nxjerr ‘skupe’, është me abonim.

Kjo media ka bërë që të rrëzohen shumë politikanë në Francë. Nuk është media skandali, është media shumë serioze, ka mbledhur ajkën e gazetarisë, është themeluar nga ish-drejtorët e Le Monde dhe është media tëpër serioze të cilën të gjithë e kanë frikë. Të nxjerri kjo media sot një artikull bombastik se Edi Rama është autokrat…

Artikulli është ekzaktësisht ajo që thuhet në TASK FORCE prej dy vitesh që Edi Rama bën qoka për perëndimorët, në mëryrë që perëndimorët po ashtu t’i bëjnë qokë dhe të mbyllin sytë ndaj shkarjes së regjimit të Edi Ramës në autokraci. Ky është thelbi i shkrimit. Është ekzakt si ato shkrimet që pamë të botohen para pak kohësh në Neë York Times që kritikohej qeveria amerikane se mbyllte sytë përballë Vuçiçit.

Është i njëjti shkrim, por kësaj herë është për Ramën dhe është bërë nga Franca. Përse Perëndimi mbyll sytë ndaj Edi Ramës? Përse? Sepse ky regjik është autokratik që po mbyt liritë themelore, por është edhe një regjim kleptokratik sepse po vjedh. Dhe në artikull gjen që shembull që Edi Rama e filloi karrierën si kryetar bashkie, që atëherë filloi vjedhjen. Unë u habita që një media, si Mediapart të shkojë deri të Shqipëria, bravo i qoftë. Do ta kontaktoj sepse e njoh gazetarin, që punon edhe për Radio Francën, është njohës shumë i mirë i Ballkanit dhe ka qenë korrespodent në Serbi, do ta kontaktoj dhe do t’i them sepse ai ka bërë një shkrim me të gjitha ato pika që opozita po thotë pre dy vitesh në Shqipëri.

Ku është vlera e këtij artikulli? Vlera e këtij artikulli është sepse del në momentin e fillimit të fushatës elektorale për zgjedhjet europiane ne Francë dhe në Europë. Një Macron, një ministër frances, apo politikan europian nuk mund ta shesë më Shqipërinë si shembull pas këtij artikulli. Dhe nuk e shkruan një dokushdo, e shkruan një gazetar që është autoritet në Francë, është “firmë”.

Nuk di si do justifikohet Edi Rama, mbajeni mend kur të thotë që janë pro rusë, por mos e besoni, janë gazetarë të rrjetit publik francez.”,- u shpreh analisti Burimi.

Media e madhe Franceze: Rama, ky autokrat që ju bën ndere të huajve që ta lënë në pushtet, reforma në drejtësi devijoi në objektiva

Nga Jean-Arnault Dérens, Laurent Geslin-Simon Rico për MediaPart.fr

Shqipëria organizon një ‘samit paqeje’ me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Ditën e nesërme (sot), kryeqyteti shqiptar pret një samit rajonal Ballkan-Bashkimi Evropian.

Dy javë më parë, më 15 shkurt, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken vizitoi Tiranën, ku nuk mungoi të përshëndesë ‘rëndësinë strategjike’ të Shqipërisë dhe ‘bashkëpunimin e shkëlqyer’ që vendi i vogël ruan me Shtetet e Bashkuara. Si u bë regjimi i kryeministrit Edi Rama partneri i privilegjuar i Perëndimit në Gadishullin Ballkanik, ndonëse liritë themelore vazhdojnë të përkeqësohen në Shqipëri?

Edi Rama është shumë i gjatë, por kur pozon me kolegët e tij krerë shtetesh apo qeverish në foto zyrtare, shpesh vëmë re këmbët e tij. Sepse nëse vesh kostume, është me atlete dhe kravata ekscentrike.

Me shkollim si artist, kreu i ekzekutivit shqiptar, i cili ka studiuar në shkollën e arteve në Paris, është një adhurues i kodeve që dalin jashtë normave, qoftë në pamje fizike apo në politikat e tij. Një vënie në skenë e një imazhi ‘transgresiv’ ‘jashtë normave’ të përshkruar në mënyrë madhështore në romanin e shkrimtarit austriak Robert Menasse, ‘Zgjerimi’.

Lindur dhe rritur në një familje nomenklature të Shqipërisë staliniste, i cili u bë kryetar i Bashkisë së Tiranës ndërmjet viteve 2000 dhe 2011, Edi Rama i rilyen me ngjyra vezulluese ndërtesat komuniste në qendër të kryeqytetit shqiptar. Bëhej fjalë për t’i bërë banorët përsëri ‘krenar’ për qytetin e tyre sipas argumenteve të përdorura nga ai. Por thuhet gjithashtu se ai merrte ‘10%’ bakshish nga lejet e ndërtimeve të reja që po fillonin të pushtonin Tiranën.

I emëruar kryeministër në vitin 2013, Edi Rama drejton Shqipërinë me një dorë gjithnjë e më të ashpër dhe di si të bëhet i dobishëm për partnerët e tij të huaj për të shmangur çdo kritikë ndaj shkarjes së tij në autoritarizëm.

Kështu, më 6 nëntor 2023, Edi Rama ra dakord me homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, për të ‘zhvendosur’ në tokën shqiptare personat që kërkojnë azil në Itali, gjatë kohës që kërkesa e tyre studiohet nga pala italiane.

Nëse kjo marrëveshje është krahasuar me atë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Ruandës, janë marrë masa të veçanta paraprake për të shmangur kundërshtimin e ligjit ndërkombëtar ose rregullave evropiane për azilin. Vetëm personat e shpëtuar në det dhe që nuk kanë shkelur kurrë në tokën italiane do të mund të dërgohen në Shqipëri. Status ekstraterritorial do të gëzojë edhe kampi që i mirëpret.

Pikërisht ky status ekstraterritorial ngjalli kritika nga opozita shqiptare, me arsyetimin se marrëveshja shkelte Kushtetutën duke i shitur sovranitetin e pjesëve të territorit kombëtar një fuqie të huaj. Dhe nuk bëhet fjala për një shtet të zakonshëm për Shqipërinë. Nëse Italia është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë (në vitin 2022, Italia përbënte gati dy të tretat e eksporteve shqiptare drejt Bashkimit Evropian), askush në Tiranë nuk harron që Musolini pushtoi vendin në prill 1939. Për publicistin shqiptar Fatos Lubonja, marrëdhënia mes Romës dhe Tiranës mbetet ende e një natyre ‘neokoloniale’.

Megjithatë, në janar, Gjykata Kushtetuese shqiptare hodhi poshtë, me një votë, ankesat e opozitës, gjë që i hapi rrugën ratifikimit përfundimtar të marrëveshjes. Giorgia Meloni tani shpreson se Shqipëria do të mirëpresë azilkërkuesit e parë që do të zhvendosen përpara zgjedhjeve evropiane në qershor.

Image

Si të fitosh një imazh të mirë

Për të justifikuar këtë vendim, Edi Rama deklaroi se ‘nuk do ta kishte lidhur këtë marrëveshje me asnjë shtet të BE-së. Borxhi që i kemi Italisë nuk shlyhet dhe nëse telefonon Italia, Shqipëria është atje’. Rama ka siguruar kështu se nuk do të kërkohet asnjë kompensim financiar për pritjen e këtyre azilkërkuesve, përveç kostos së ndërtimit dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës.

Nga ana tjetër, kryeministri nuk specifikoi se cila mund të jetë natyra e këtij ‘borxhi’, ndonëse shumë e kanë parasysh mërgimin e dhjetëra mijëra shqiptarëve që u larguan nga vendi i tyre në kohën e rënies së regjimit komunist, në fillim të viteve 1990.

Shqipëria tashmë mirëpret shumë njerëz nga vende të tjera. Pak muaj para se Rama të vinte në pushtet, paraardhësi i tij, Sali Berisha, kishte nënshkruar edhe ai një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, kushtet e së cilës nuk u bënë kurrë publike, e cila parashikonte transferimin e 230 Muxhahedinëve të Popullit iranian, kundërshtarë të Teheranit që strehoheshin si refugjatë në Irak.

Edi Rama nxitoi të zgjeronte perimetrin dhe tashmë janë 3000 prej këtyre iranianëve që ndodhen në kampin Ashraf 3, në portat e Tiranës, ku një komunitet i vogël është formuar dhe jeton tërësisht i mbyllur.

Në fund të gushtit 2021, pas rënies së Kabulit, Shqipëria, ashtu si fqinjët e saj Kosova dhe Maqedonia e Veriut, priti edhe ish-bashkëpunëtorët afganë të forcave ndërkombëtare, të evakuuar në një konfuzion total. Ata gjithashtu duhej të qëndronin vetëm për kohëzgjatjen e shqyrtimit të aplikimit të tyre për vizë për Shtetet e Bashkuara ose një vend të tretë.

Shumë prej tyre kanë marrë dokumentin e çmuar të azilit. Sigurisht jo të gjithë, por nuk ka asnjë informacion mbi fatin e njerëzve të cilëve azili u është refuzuar.

Çështja e kësaj pritjeje duket shumë më tepër politike sesa ekonomike. Në të vërtetë, kryeministri shqiptar akuzohet nga kundërshtarët e tij për mbajtjen e lidhjeve të ngushta me krimin e organizuar dhe do të dëshironte të jepte një imazh të mirë, veçanërisht në anën tjetër të Adriatikut.

Menjëherë pas ardhjes në pushtet, drejtësia italiane po jepte tashmë alarmin për intensifikimin e prodhimit të kanabisit në Shqipëri dhe eksportin masiv të tij në Itali.

Që atëherë, bashkëpunëtorët e ngushtë të Edi Ramës janë shqetësuar nga sistemi i drejtësisë, duke filluar nga ish-ministri i tij i Brendshëm, Saimir Tahiri, i paditur për trafik ndërkombëtar droge dhe i dënuar me tre vjet burg në shkurt të 2022. Vendi është gjithashtu një vend i privilegjuar për rrjetet e trafikut të mbetjeve, të kontrolluara kryesisht nga Camorra napolitane.

Për t’u përballur me dyshimet e vazhdueshme të prokurorëve italianë të antimafias, Edi Rama e di se asgjë nuk është më e rëndësishme se ruajtja e një miqësie solide me Romën. Kjo është arsyeja pse ai ka punuar për të afruar sa më shumë me krerët e qeverisë italiane që kur drejton Shqipërinë.

Arti për të qenë i dobishëm

Duke rritur ofertat e tij të shërbimeve, Edi Rama gjithashtu dëshiron të tregojë se si vendi i tij di të marrë ‘përgjegjësitë’ e veta dhe meriton të anëtarësohet sa më shpejt në BE. Të frikësuar se Moska përdor kartën e destabilizimit të Ballkanit duke luajtur me ndikimin e saj në Serbi ose në Republika Srpska, Perëndimorët i japin mbështetje të pandërprerë Edi Ramës.

Duhet thënë se lideri shqiptar di t’i përkëdhelë, ai që nuk pushon së shpalluri se vendi i tij është ‘shteti më pro-evropian dhe proamerikan’ në rajon. Për më tepër, Tirana është tërësisht në linjë me politikën e jashtme perëndimore për luftën në Ukrainë, por edhe në Lindjen e Mesme. Pavarësisht një popullsie kryesisht myslimane, Shqipëria pretendon kështu se jep mbështetjen e saj të plotë për Izraelin, në dëm të Palestinës.

Për të gjitha këto arsye, partnerët perëndimorë janë të gatshëm të fshijnë devijimet ‘të vogla’ të regjimit të tij nga sundimi i ligjit. Vitet e fundit, reforma në drejtësi e kërkuar nga Bashkimi Evropian, për shembull, është devijuar nga objektivat e saj: procesi i verifikimit të integritetit të gjyqtarëve ka shërbyer në realitet për të përjashtuar të gjithë ata që supozohej se ishin pranë opozitës.

Vendi po bie gjithashtu në renditjen vjetore të lirisë së shtypit të Reporterëve pa Kufij (RSF). Kjo kishte nxitur edhe zemërimin e Edi Ramës në vitin 2022, i cili denoncoi ‘gënjeshtra’ e RSF-së. Flluska befasuese e pasurive të paluajtshme që është krijuar në Tiranë në mënyrë të habitshme nuk po tërheq shumë vëmendje në Perëndim, edhe pse shoqëria civile paralajmëron se ky bum i pakuptueshëm ndërtimi do të përdoret mbi të gjitha për të pastruar paratë e drogës.

Në shtator të vitit 2023, Emmanuel Macron bëri vizitën e parë shtetërore të një presidenti francez në Shqipëri, ndërkohë që tregtia mes dy vendeve është pothuajse asgjë. Udhëtimi ishte ende një mundësi për të nënshkruar një marrëveshje me Voltalia, në pronësi të familjes Mulliez (pronare midis të tjerash të supermerkatave Auchan), e cila po zhvillon një termocentral fotovoltaik të paraqitur si më i madhi në Ballkan në jug të vendit. Ky projekt ka vetëm disavantazhin e të prekurit të lagunës së Karavastasë, një zonë natyrore e brishtë dhe e mbrojtur.

Gjatë vizitës së tij të fundit në Tiranë, kreu i diplomacisë amerikane, Antony Blinken, ‘dështoi’ të takonte asnjë përfaqësues të opozitës. ‘Antony Blinken erdhi si mik i Shqipërisë, por fatkeqësisht jo në të vërtetë mik i pluralizmit politik në vendin tonë,’ psherëtin Genc Pollo, ish-ministër dhe këshilltar i ngushtë i Sali Berishës, njeriu i fortë i së djathtës shqiptare.

I njohur për atlantizmin e tij, njeriu që ishte president dhe më pas kreu i qeverisë u vendos në listën e zezë të Thesarit të SHBA-së për dyshimin për korrupsion. Sot pothuajse tetëdhjetëvjeçari ndodhet në arrest shtëpie pasi ka humbur imunitetin deputet.

Opozita denoncon një zgjidhje politike, duke theksuar rolin e luajtur nga ish-shefi i kundërzbulimit të zyrës së FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal, në zemër të një skandali që shpërtheu në fillim të vitit 2023. Përveç lidhjeve të dyshuara me rusët me oligarkun Oleg Deripaska, ky agjent i rangut të lartë amerikan ka marrë 225,000 dollarë nga një ish-oficer i inteligjencës shqiptare, disa javë pas takimit me Edi Ramën në 2017.

Në këmbim, Charles McGonigal duket se ka informuar Departamentin e Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara për nevojën e hapjes të një hetimi ndaj një shtetasi amerikan të regjistruar si lobist i partisë së Sali Berishës.

‘Standarde të dyfishta perëndimore’

Fatos Lubonja denoncon ‘standardet e dyfishta të Shteteve të Bashkuara dhe perëndimorëve në përgjithësi’. Megjithatë, ky intelektual i pavarur nuk beson se këto zhvillime do të vënë në pikëpyetje amerikanizmin dominues të shoqërisë shqiptare. ‘Asnjë kritikë ndaj politikës amerikane nuk shfaqet në Shqipëri. Opozita e djathtë do të donte të besonte se ishte një ‘gabim’ i thjeshtë i administratës amerikane.

Sali Berisha me siguri ëndërron rikthimin në pushtet të Donald Trump, por ai nuk duhet të ketë shumë iluzione. Në vitin 2016, para ardhjes së Trump, Edi Rama shpjegoi se fitorja e kandidatit republikan do të ishte një ‘kërcënim për botën’, por sapo u zgjodh ai i bëri Truamp-it një sharm të madh.’

Kryeministri dinak shqiptar e di mirë që nuk duhet t’i vendosë të gjitha vezët në një shportë. Pasi priti Antony Blinken, ai fluturoi për në Ankara për të parë mikun e tij Recep Tayyip Erdoğan: një marrëdhënie shumë e fortë i bashkon dy burrat, të cilët kanë shumë takime private dhe familjare.

Kjo marrëdhënie e privilegjuar u ilustrua veçanërisht nga ndjekja e pamëshirshme e gylenistëve pas grushtit të shtetit të dështuar të vitit 2016 në Turqi. Tirana është madje i vetmi qytet në Evropë që ka ngritur një monument në nderim të viktimave të kësaj tentative puçi. Më 20 shkurt, gjatë vizitës së Edi Ramës në Ankara, televizioni publik shqiptar nënshkroi një marrëveshje partneriteti strategjik me TRT turke, një antenë e privilegjuar e propagandës së regjimit Erdogan.

Përballë partnerëve të tij perëndimorë, Edi Rama nuk e ka fare të vështirë të imponojë narrativën që i intereson atij . Ndryshe nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, gjithmonë i tunduar nga një afrim me Moskën dhe përballë kryeministrit kryeneç kosovar Albin Kurti, Rama e shet veten si ‘burri i shtetit i stabilitetit’ në Ballkan, si miku tek i cili Perëndimi mund të mbështetet gjithmonë. Dhe për këtë, Perëndimorët janë gati të mos tregohen aq ngacmues me parimet demokratike.sn

Si do ta ndihmojnë Ballkanin Perëndimor 6 miliardë eurot e kushtëzuara të BE-së?

Më 29 shkurt në Tiranë është diskutuar për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Krenare Cubolli

Plani, pak a shumë, thotë kështu: Kush i kryen reformat e parapara, i merr fondet. Ata që nuk punojnë, mbeten prapa.

Për më shumë, asnjë vend nuk do të mund ta bllokojë tjetrin në këtë proces. Madje, nëse vërehen përpjekje, ato mund të ndëshkohen.

Ndër synimet kryesore të të ashtuquajturit “Plan i Rritjes për Ballkanin Perëndimor” është që të forcohet një treg i përbashkët rajonal, i integruar gradualisht me atë të BE-së.

Si do të funksionojë Plani?

Ai është prezantuar në nëntor të vitit 2023, dhe parasheh që dy miliardë euro të jenë fonde të pakthyeshme, ndërsa katër miliardët tjerë të jepen në formën e kredive të volitshme.

Nga secili vend është paraparë përgatitja e një agjende reformuese, të bazuar në rekomandimet paraprake të trupave të BE-së, para vlerësimit dhe miratimit të saj nga Komisioni Evropian.

Reformat në fushën e rendit dhe të sundimit të ligjit janë thelbësore për të përfituar mjete nga ky Plan.

Pritjet janë që Parlamenti Evropian t’i finalizojë të gjitha procedurat deri në prillin e sivjetmë, për të mundësuar lëshimin e fondeve sa më shpejt.

Pagesat parashihen të bëhen dy herë në vit, varësisht prej rezultateve në përmbushjen e kritereve.

BE-ja ka thënë se fondet, në parim, do të ndahen varësisht prej Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të një vendi. Por, nëse një vend nuk i kryen reformat pas 1-2 vjetëve, atëherë shuma u shpërndahet vendeve të tjera.

Disa prej pjesëmarrësve të samitit BE-Ballkani Perëndimor, të mbajtur në Tiranë, për të diskutuar Planin e Rritjes, më 29 shkurt 2024. Disa zyrtarë janë kyçur edhe online, në mungesë të prezencës fizike. (Burimi: Qeveria e Shqipërisë)

Disa prej pjesëmarrësve të samitit BE-Ballkani Perëndimor, të mbajtur në Tiranë, për të diskutuar Planin e Rritjes, më 29 shkurt 2024. Disa zyrtarë janë kyçur edhe online, në mungesë të prezencës fizike. (Burimi: Qeveria e Shqipërisë)

Çfarë duhet të bëjë Kosova?

Sipas zëvendëskryeministrit kosovar, Besnik Bislimi, Kosova pritet të përfitojë 950 milionë euro – njëherësh fondin më të madh të ndarë ndonjëherë nga blloku për të, në një periudhë relativisht të shkurtër.

Bislimi ka thënë se Kosova e ka dorëzuar më 11 janar në BE listën e reformave, përmes së cilave synohet avancimi i mëtejmë i administratës publike, avancimi i menaxhimit të financave publike dhe vendosja e një fokusi në agjendën e gjelbër dhe në digjitalizim.

“Te sektori privat, fokusi është te përmirësimi i mjedisit të të bërit biznes, përmes qasjes në financa dhe përkrahjes për ndërmarrja të vogla dhe të mesme”, pati thënë Bislimi gjatë një raportimi në një komision parlamentar, në janar.

Në prezantimin fillestar, pos kritereve që vlejnë për të gjitha vendet, si parakusht specifik për Kosovën dhe Serbinë është që të bëjnë progres në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, duke i zbatuar të gjitha marrëveshjet e arritura në të kaluarën.

Kosova ka kërkuar disa herë që procesi i dialogut me Serbinë të mos ketë ndikim në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

Por, BE-ja ka thënë muaj më parë se nuk ka më kohë për t’i pritur vendet e rajonit që t’i normalizojnë marrëdhëniet, dhe i ka porositur të veprojnë shpejt në këtë drejtim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe diplomatë evropianë, në njërin prej rundeve të negociatave mes dy vendeve në Bruksel. Fotografi e majit të vitit 2023. (Burimi: Bashkimi Evropian)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe diplomatë evropianë, në njërin prej rundeve të negociatave mes dy vendeve në Bruksel. Fotografi e majit të vitit 2023. (Burimi: Bashkimi Evropian)

Përfitimet nga liria e lëvizjes

Një grup i Bankës Botërore ka vlerësuar se një treg i përbashkët rajonal do të mund të rriste PBB-në e rajonit për 10 për qind.

Për BE-në, një treg i tillë është thelbësor, për dy arsye:

  • zhbllokon potencialin ekonomik të rajonit
  • krijon mundësi për kompanitë vendore, duke e bërë rajonin më atraktiv për investitorët evropianë

Nga lëvizja e mallrave pritet të zvogëlohet koha e pritjes për tri orë, çka më pas do ta ulte edhe koston e tarifave për 2 për qind.

Aktualisht, ekonomia e BE-së kap vlerën e mbi 15 trilionë eurove, ndërsa ekonomia e vendeve të Ballkanit përbën vetëm 0.06 për qind të ekonomisë së bllokut, apo rreth 100 miliardë euro.

Përmendet edhe mundësia e këmbimit të shërbimeve dhe njohja e disa kualifikimeve profesionale të shtetasve të Ballkanit nga ana e BE-së.

Lehtësime pritet të ketë edhe për të rinjtë që të studiojnë në bllok, ndërsa parashihet edhe heqja e tarifave për roming për telefoninë mobile dhe internetin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Një grua afër selisë së Bashkimit Evropian në Bruksel.

Një grua afër selisë së Bashkimit Evropian në Bruksel.

Rruga drejt BE-së

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE më 2022 dhe tani ka vetëm Marrëveshje Stabilizim-Asociimi me bllokun.

Vendet tjera të Ballkanit Perëndimor e kanë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Në disa raste, është përmendur që BE-ja duhet të përgatitet për t’i pranuar anëtarët e rinj deri më 2030.

Sipas një sondazhi të kryer nga agjenci të bllokut evropian, pjesa më e madhe e banorëve të Ballkanit Perëndimor besojnë se anëtarësimi në BE do të përbënte lajm të mirë. Radio Evropa e Lirë

https://www.evropaelire.org/a/plani-rritjes-ballkani-6-miliarde-euro-kushtezuara-be/32842097.html

Sanksionet e reja të paralajmëruara nga Joe Bajden kunder Rusisë, dhe vdekja e Alexei Navalny- Nga SKËNDER MULLIQI

Vdekja e javës të kaluar në një kamp rus të kritikut të ashpër të politikës të Kremlinit dhe liridashësit,Navalny, bëri bujë të madhe në shtypin botëror.Diktatorët secilin njeri që mendon ndryshe e shpallin armik.Kështu veproj edhe diktatori më i urryer Vladimir Putin, i cili thuhet së në mënyrë mizore i mori jetën kundershtarit të luftës në Ukrainë.Presidenti amerikan , u takua më gruan dhe vajzen e Navalny në Kaliforni, duke paralajmëruar vendosjen e më shumë së 500 sanksioneve te reja kunder Rusisë si përgjigje edhe për vdekjën e politikanit të opozitës ruse .Alexei Navalny, pikërishtë në përvejtorin e dytë të fillimit të luftës në Ukrainë. Bajden mendon së masat e reja do ta godasin fuqishem Rusinë, që Putin do të paguaj një qmim shumë të lartë për agresionin dhe mbytjen e Navalnyt.Perëndimi duhet të fiton këtë luftë, jo vetëm për ruajtën e paqës në botë, por edhe për përspektiven e shumë gjeneratave të cilët mund të paguajë kosto shumë të lartë të një lufte botërore, nga teket e një psikopati siq është Vladimir Putin.Ndihma ushtarake pakësa e ndalur do të bënte që Ukraina të rifitoj zonat e humbura në liindje dhe në jug të vendit, që tani janë nën kontrollin rus.Vendosja e saknsioneve shtesë nga Amerika dhe nga 27 vendet e BE-se, do të ishte e mirëseradhur për të stopuar hegjemoninë rusomadhe të Kremlinit.Forcat ruse zaten u tërhoqën më shumë së gjysma e territorit të pushtuar të Ukrainës në vitin 2022.Ukraina në ndrejtimin e Zelenskit shkatërroi për këto dy vite shumë anije luftarake dhe aeroplane, dhe mbi 2500 tanke ruse sipas të dhenave të ekspertëve ushtarakë.Sipas po këtyre vlerësimeve humbën jetën në luftën më ushtrinë ukrainase rreth 120 mijë ushtarë rus, e këto shifra mund të janë edhe më të larta.Rusia kishte menduar dy vite më pare së më aksion të rrufeshem do të pushtojë Ukrainën për dy javë.Edhe pse ushtria ruse përdorën mjetet dhe metodat më të ndyta të luftës, të ndaluara edhe më konventa të ndyshme ndërkombëtare i vranë dhjetëra e mijëra civilë, gra dhe fëmijë dhe rrenuan qytete të tëra, por nuk ju dolën hesapet siq kan menduar.Ky shtet gjenocidial do të humbas edhe 18 përqindëshin e terrotorit që e ka momentlisht nën kontroll.Kjo luftë mbi një shtet sovran më gjithë brutalitetin e kishte habit botën demokratike.Nese ukrainasit mos të kishin qendruar heroikisht para një superfuqie ushtarake , sot Putini do të qendronte në derën e Evropës Qendrore.Dhe, mu për atë nuk duhet lejuar më asnjë kusht, të fiton luftën një psikopat i shekullit, i cili do të kthente botën jo më vite , por më shekuj mbrapa.Rezistenca kaq e fortë e Ukrainës përballë një armiku mizor, siq është Rusia e Putinit, sigurishtë së meriton ndihmë shumë më të madhe ushtarake dhe financiare.Duhet të hiqët botkuptimi i gabuar së lufta po zhvillohet diku larg, e që neser mund të jetë para dyerve tona.Në asnjë rast nuk duhet të nënvlersohet një përson i tillë psikopatik , i cili botës mund të sjellë kataklizmë të re të lufës bërthamore .Ne fakt janë duke i fërkuar duart të gjithë autokratet, e më së shumëti fitorës të Putinit do ti gëzohej,Alesander Vuqiqi e radikalet tjerë në pushtetin e Serbisë fashiste.E këtu më së shumti bëhët fjalë për pushtimin e veriut të Kosovës, e sigurishtë së pretendimet e tyre janë edhe më të mëdha.Kjo kënaqësi për pushtime të reja të Rusisë në Evropën Lindore, dhe të Serbisë në rajon nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë nga Amerika dhe nga NATO.


Send this to a friend