—- Deklaratat e të gjithë udhehëqeve serb shkojnë në të njejtin ton, lartësimin e një krimineli të luftës.Për shkak të të gjitha këtyre, besoj se duhet të jemi gjithmonë në gadishmëri.Nëse po festojnë Mlladin , është logjike të konkludohet së serbët në krye më kriminelin, Aleksander Vuqiq, nuk kanë hequr dorë nga pushtimi i veriut të Kosovës më luftë.Glorifikimi i atyre që janë përgjëgjës për gjenocidin në politikën zyrtare ishte dashur të distancoj Serbinë nga strukturat e BE-së…
Reagime dhe mesazhe të shumta nga Serbia , Republika Serpska dhe Maqedenia e Veriut , në të cilat krimineli i luftës, Ratko Mlladiq i cili vdiq në Hagë, po paraqitet si hero.Nuk është qudi që të lartësohet figura e tij nga krimineli në pushtetin e Serbisë, Aleksander Vuqiq, por qudit fakti nese na qudit së si me i keqi i më të këqijve ka vdekur , por miti i tij jeton edhe mes serbëve.Ky është një tregues së Serbia dhe serbët në përgjithësi nuk janë liruar nga logjika mesjetare serbe për pushtim të tokave të fqinjeve në Ballkan.Po të ishte ndryshe do të distancoheshin nga një kriminel i tillë , i cili vrau në masë të gjerë njerëz të pa armatosur të komunitetit boshnjakë dhe kroatë në luftën në BH.Gjenerali i luftës në Kroaci, Rahim Ademi më rastin e vdekjës të Mlladiqit, e cilësoi atë si një kriminel frikacak, i cili bëri masakra të civilëve në shumë lokalitete në Bosnje dhe ishte protagonist kryesor i masakrës më të madhe të Srebernicës.Ademi thotë së ai nuk kishte guxim të përballet më forcat ushtarake kroato- boshnjake dhe së iku më bisht nën shalë në operacionin ushtarak “Stuhia” të ndërrmarrë ngë ushtria kroate, ku Mlladiqi ishte komandant.Pasi lajmit nga Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, dhe presidenti Vuqiq që Mlladiq do të varrosët më nderimet më të larta , pati reagime nga myslimanet në Bosnje, të cilët reaguan përë glorifikimin e figurës qetnike të Mlladiqit.Reagime pozitive më rastin e vdekjës të këtij krimineli pati edhe nga një parti politike serbe në Maqedoninë e Veriut.Kroatet dhe boshnjakët por edhe shqiptarët vdekjën e Mlladiqit e pritën më një lehtësim të madh, se paku kështu thonë deklaraat e shumta , ndërsa të gjithë serbët kudo qe janë largimin e Mlladiqit e përceptuan si një tregjedi kombëtare.Ky zhvillim i ngjarjeve midis këtyre popujve mbeten të vazhdueshme , dhe pikëpamja e ngjarjeve të viteve të 90-ta mbetet diametralisht e kundërt.Mos lirimi nga logjika e vjetër të shekullit të kaluar të Serbisë dhe serbëve , duhet tu hapë uregjentishtë sytë shqiptarëve .Nuk është që pritetet tash ndonjë luftë e re dhe as nuk pres një të tillë, por duhet të ndalojmë se mashtruari veten.Nuk ka arsye të bësojmë në paqe, dhe në ndonjë marrveshje për normalizim të marrdhënjve më Serbinë , kur ata e shohin Ratko Mlladiqin si hero dhe njeri të drejtë .Kosova duhet të mbajë qendrim të pa lëkundur ndaj Serbisë , pavarësisht nëse Vuqiq mbetet në pushtet apo vjen ndonjë tjetër, se serbët zor se heqin dorë nga elaboratet e tipit qubriloviqian, dhe nga qendrimet e SANU për Kosovën.Të mos qëndrojmë indiferent , por të forcojmë vazhdimisht kapacitetet mbrojtëse .Serbia më kriminelët e saj shumë të pa dënuar nga Gjykata e Hagës , më masakratë e përgjakshme të tyre, mbuluan shumë familje shqiptare me të zeza, dhe kjo nuk bënë kurrë të harrohet, e qe ngapak po harrohet nga kjo klasë politike, e zënë më punë përsonale. Prandaj, nuk duhet të jetojmë në ëndrra se serbët do të vijnë në vete-sepse nuk vijnë.Serbët po mbahen pas verzioneve të tyre shoviniste historike , dhe kjo nuk duhet të habisë më askënd.Se po jetojnë verzionet e tilla , mund të shihen qartë në të gjithë vendet aty ku jetojnë serbët , pas lajmit për vdekjën e Mlladiqit.Deklaratat e të gjithë udhehëqeve serb shkojnë në të njejtin ton, lartësimin e një krimineli të luftës.Për shkak të të gjitha këtyre, besoj se duhet të jemi gjithmonë në gadishmëri.Nëse po festojnë Mlladin , është logjike të konkludohet së serbët në krye më kriminelin, Aleksander Vuqiq, nuk kanë hequr dorë nga pushtimi i veriut të Kosovës më luftë.Glorifikimi i atyre që janë përgjëgjës për gjenocidin në politikën zyrtare ishte dashur të distancoj Serbinë nga strukturat e BE-së.E ardhmja evropane e një shteti nuk mund të ndërtohet mbi rehabilitimin e kapitujve më të ërrët të së kaluarës së saj.Duhet të ndërtohet mbi të vërtetën , drejtësinë , vlerat demokratike dhe respektin për viktimat.Serbia qëndron ende largë .Krimet e Mlladiqit duket se janë krime të të gjithë popullit serb, përndryshe nuk do të kishim një solidarizim të tillë…