VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Kosovare Asllani e bën shqiponjën në gala mbrëmjen e Topit të Artë

By | December 3, 2019

Komentet

Detaje të reja nga aksidenti që tronditi botën, për ku ishte nisur Kobe Bryant dhe vajza e tij

Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare ishin duke shkuar në Akademinë Sportive Mamba të lojtarit legjendar të NBA kur helikopteri i tyre u rrëzua, raportojnë mediat amerikane.

Ylli në pension i Los Angeles Lakers i cili i dha vetes pseudonimin “Mamba e Zezë” – bashkë-themeloi strukturën e trajnimit për sportistët profesionistë dhe amatorë në Thousand Oaks në vitin 2018.

Bryant, 41-vjeç, dhe vajza e tij adoleshente, Gianna Bryant, ishin në rrugën e tyre për një lojë basketbolli atje, kur helikopteri i tyre u rrëzua rreth orës 10 sipas kohës lokale, në kodrat mbi Calabasas, raporton ESPN.

Edhe tre persona të tjerë në bord të helikopterit humbën jetën gjithashtu.

Gianna pritej të luante në lojë, pjesë e një turneu në Seritë e Mamba Cup, me Bryant duke vepruar si trajner, tha drejtori i ekipit Lady Mavericks, Evelyn Morales, për CNN.

Të gjitha lojërat që ishin planifikuar të zhvilloheshin në qendrën e trajnimit të dielën, raportohet se janë anuluar.

Për dy vitet e fundit, Bryant kishte trajnuar ekipin e basketbollit të Unionit Atletik të Amatorëve të Gianna në objekt, sipas një artikulli të USA Today të botuar javën e kaluar.

Bryant mbajti një kamp mini-trajnimi në qendër verën e kaluar për një pjesë të vogël të lojtarëve të NBA, përfshirë Kawhi Leonard, Kyrie Irving dhe Isaiah Thomas. Ai mbajti një samit të ngjashëm atje këtë muaj për lojtarët e WNBA.

VIDEO – Ky është momenti tronditës kur rrëzohet helikopteri i Bryant, rrotullohet disa herë në ajër dhe …

Ky është momenti tronditës i rrëzimit të helikopterit, ku ndodhej legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, dhe vajza e tij adoleshente, të cilët humbë jetën tragjikisht.

Siç e shihni në video, helikopteri me të cilin ata udhëtonin ka bërë disa rrotullime në ajër dhe më pas është përplasur në tokë, duke shpërthyer në flakë, e duke iu marrë jetën në mënyrë të tmerrshme legjendës Bryant dhe të bijës.

Incidenti i rëndë ndodhi në Kalabasas të Los Anxhelos, ndërkohë që nuk bëhet e ditur, nëse helikopteri ka pasur ndonjë defekt, apo kushte të papërshtatshme moti.

Vdes në aksident ajror ylli i basketbollit Kobe Bryant

Ylli në pension i basketbollit Kobe Bryant ka humbur jetën pasi helikopteri me të cilin po udhëtonte u rrëzua në Calabasas të Kalifornisë të dielën në mëngjes, njoftoi agjencia e lajmeve TMZ.

Kobe Bryant po udhëtonte me të paktën tre persona të tjerë në helikopterin e tij privat kur zbriti në Calabasas, rreth 65 kilometra në veriperëndim të Los Angeles.

Sherifi i Qarkut në Los Anxhelosit shkruante në Twitter se pesë vetë humbën jetën pas rrëzimit të një helikopteri në Calabasas dhe se nuk kishte të mbijetuar. zëri i amerikës

Më 26 janar 1963 lindi trajneri i famshëm portugez José Mourinho

VOAL – Karakter polemik dhe i guximshëm, në mes të cilësive të tij të mëdha dhe të padiskutueshme sportive, pa lënë anash simpatinë. Të shohësh buzëqeshjen e tij është një ngjarje e rrallë dhe sa herë që hap gojën ai flet vetëm për veten e tij, përndryshe është e lehtë të pritet një fjali kundër dikujt. José Mário dos Santos Mourinho Félix – i njohur më thjesht si José Mourinho (Hozé Murinjo) – lindi në Setúbal (Portugali) më 26 janar 1963.

Djali i ish-futbollistit Félix Mourinho (portier i Vitoria Setubal) duket se José i ri tashmë në moshën pesëmbëdhjetë kishte në mendje të merrte profesionin e trajnerit. Që kur ishte fëmijë, ai ka ndjekur babanë e tij i cili pasi ndërpreru karrierën e portierit, fillon karrierën e trajnerit. José merr frymë në atmosferën e dhomës së zhveshjeve dhe si i ri fillon të hartojë raporte ku shkruan karakteristikat teknike dhe konkurruese të lojtarëve të ndryshëm.

Babi admiron aftësinë e tij dhe e dërgon atë të ndjekë ekipet kundërshtare. Ndërkohë José gjithashtu përpiqet të bëhet një futbollist profesionist: ai luan si mbrojtës, por është një lojtar mediokër. Prindërit e tij e shtynë për të marrë diplomën, por ai studioi në Lisbonë për t’u bërë fillimisht një mësues i gjimnastikës, dhe më pas një trajner futbolli. Ai fillon të trainojë ekipin e të rinjve të Vitoria Setubal; më pas fluturon në Skoci për të marrë një licencë trainimi të UEFA-s. Me titujt në xhep ai ka nevojë vetëm për një ekip që i ofron atij një mundësi të rëndësishme.

Mundësia erdhi më 1992 kur ai u bashkua me Bobby Robson në stolin e Sporting Lisbonës. Në këtë kontekst, fillon hartimi i asaj që quhet “Bibla e Mourinho”, një fletore ku ai transkripton – dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë në secilin ekip që ai do të trainojë – raporte të hollësishme dhe raporte të të gjitha seancave trajnuese. Më 1996 Bobby Robson u transferua në Barcelona dhe Mourinho e ndoqi atë për të punuar si përkthyes. Pastaj kur Robson u transferua në Holland në PSV Eindhoven, verën tjetër Mourinho vendosi të qëndrojë në Katalonjë, ku mori detyrën e trajnerit të seksionit të të rinjve të Barcelonës.

Në vitin 2000 ai la djemtë e Barcelonës për të kaluar në udhëheqjen e Benfica, skuadra portugeze nga Lisbona. Ai merr rezultate të mira prandaj i kërkon presidentit të zgjasë kontratën, por ai nuk pranon. José Mourinho largohet për të udhëhequr ekipin e Leiria, gjithnjë në atdheun e tij.

Dy vjet më vonë, Porto e nënshkroi marrëveshjen: në vitin e parë ai fitoi kampionatin Portugez, Kupën Portugeze dhe Kupën e UEFA-s; në vitin e dytë ai konfirmon veten si një trajner fitues duke pushtuar ligën, por mbi të gjitha përsëri Ligën e Kampionëve, duke nënshkruar kështu një rezultat historik për ekipin dhe për futbollin portugez.

Në vitin 2004, pas disa mosmarrëveshjeve burokratike në lidhje me përfundimin e kontratës së tij me Porto, ai u thirr për trajner në Angli: projekti është ambicioz, siç është pronari i ekipit që e punëson atë; po flasim për multi-miliarderin rus Roman Abramovich, pronar i skuadrës londineze të Chelsea. Mourinho bëhet kështu trajneri i ri i Blues.

Për shkak të një përkufizimi që ai i jep vetvetes, shqiptuar gjatë konferencës së tij të parë për shtyp, në Angli ai është mbiquajtur “ai speciali”. José Mourinho ndërton shpejt një ekip shumë të fortë i cili nën udhëheqjen e tij fiton dy kampionate në Angli (2004/2005 dhe 2005/2006) dhe një kupë të Ligës (2004/2005). Në këtë periudhë, për dy vitet radhazi 2004 dhe 2005, ai tregohet nga IFFHS – Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave të Futbollit – si trajneri më i mirë në botë.

Në sezonin 2006/2007 Chelsea mbetet në diskutim për pothuajse të gjitha golat deri në fazat përfundimtare të sezonit. Portugezët do të arrijnë të udhëheqin ekipin deri në fitoren e Kupës së FA kundër Djajve të Kuq të Mançesterit dhe Kupës së Karlingut (Kupës së Ligës) kundër Arsenalit; në kampionat është kapërcyer nga Manchester United dhe në Ligën e Kampionëve të eleminuar në gjysmëfinale nga bashkatdhetarët rivalë të Liverpoolit, në penallti.

Siç e dini, veçanërisht në botën e sportit dhe veçanërisht në futboll, pyeten ata që fitojnë më shumë: kështu që këto gola të humbur të Mourinho provokojnë shumë kritika në Angli ndaj tij. Ai është akuzuar vazhdimisht se nuk ka mundësi të menaxhojë shumë kampionët që janë të pranishëm në skuadër; kritika të tjera janë bërë prej tij për fërkimet me sulmuesin ukrainas Andriy Shevchenko – të blerë nga Milano për 31 milion paund në maj 2006 – mezi përdoret për pjesën më të madhe të sezonit 2006-2007.

Pas një fillimi të shpejtë të sezonit dhe një barazim kundër skuadrës norvegjeze Rosenborg në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve të UEFA 2007-2008, më 20 shtator 2007 Mourinho ndërpreu kontratën e tij me marrëveshje të ndërsjellë me kompaninë. Në rrënjë të dorëheqjes do të kishte një marrëdhënie më pak se optimale me Presidentin Abramovich.

Në fund të majit ai arrin në Itali për të udhëhequr kampionët italianë të Interit në sezonin 2008-2009.

Ai nuk e arrin në finalen e Champions League, qëllimin sezonal të deklaruar, por ai fiton titullin e 17-të të ligës në historinë e klubit.

Në sezonin 2009-2010 ai drejton skuadrën të bëjë një histori të re dhe legjendare, atë të fitimit të Scudetto, Kupës së Italisë dhe Ligës së Kampionëve në të njëjtin vit. Atëherë trajneri ambicioz Portugez largohet nga Italia për në Spanjë, ku shkon për të trajnuar Real Madridin, me qëllimin e deklaruar të dëshirojë të bëhet trajneri më i ri dhe më i suksesshëm ndonjëherë.

Në vitin 2012 ai e solli Real Madridin në sukses në Spanjë duke fituar La Ligën.

Më 3 qershor 2013 ai u kthye në Chelsea pas 6 vjetësh, duke nënshkruar një kontratë katër vjeçare.

Më 27 maj 2016 u njoftua se do të fillojë si menaxher i ri i Manchester United për të zëvendësuar Louis Van Gaal, duke nënshkruar një kontratë tre vjeçare me një mundësi për një vit shtesë.

Më 20 nëntor 2019 u njoftua  se do të fillojë si menaxheri i ri i Tottenham, duke zëvendësuar Mauricio Pochettino të mërguar; me ekipin e Londrës ai nënshkruan një kontratë deri në vitin 2023./Elida Buçpapaj

 

Tifozët e përkushtuar të futbollit përjetojnë nivele të rrezikshme stresi

Tifoze braziliane të futbollit

Tifozët e përkushtuar të futbollit përjetojnë nivele të larta të stresit fizik teksa shikojnë ekipin e tyre, saqë ato mund t’iu shkaktojnë probleme në zemër.

Studimi i Oksfordit testoi pështymën e tifozëve brazilianë gjatë humbjes së tyre historike kundrejt Gjermanisë, në Kampionatin Botëror të Futbollit më 2014.

Aty u gjet se nivelet e hormonit kortizol u rriten befas dhe me shpejtësi të madhe.

Kjo mund të jetë e rrezikshme, pasi kortizoli i ngritur rrit presionin e gjakut dhe e bën zemrën të rrahë shpejt, thonë studiuesit.

“Tifozët që janë të lidhur ngushtë me ekipin e tyre – domethënë, ndjejnë se janë një me të – përjetojnë stresin më të madh fiziologjik kur shikojnë një ndeshje”, tha Martha Newson, hulumtuese në Qendrën për Studime dhe Kohezion Social në Oksford.

Kortizoli i ngritur gjithashtu mund t’iu japë njerëzve ndjenjën se jeta e tyre është në rrezik.

Në ndeshjen e vitit 2014, Gjermania e ka mundur Brazilin me rezultat 7:1.

Befasi në Australian Open, Williams mposhtet në xhiron e tretë

Tenistja kineze Qiang Wang në xhiron e tretë të Australian Open ka fituar amerikanen Serena Williams (WTA: 9) dhe në këtë mënyrë bëri befasinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Wang, momentalisht tenistja e 29-të në botë, pas ndeshjes tejet të barabartë arriti të shënojë me 6:4, 6:7 dhe 7:5 fitoren e saj më të madhe në karrierë.

Kinezeja në xhiron e radhës do të përballet me tunizianen Ons Jabeur e cila mposhti Caroline Wozniacki me 2:1 në sete.

Serena pas kësaj disfate doemos duhet të presë në Grand Slamin rekord të 24-t aq sa ka legjenda Margaret Court.

Pritet vetëm zyrtarizimi, Amir Rrahmani është lojtari i ri i Napolit!

E konfirmojnë të gjitha mediat italiane. Mes ish-lojtarit të Partizanit, aktualisht titullar i padiskutueshëm i Veronës, dhe skuadrës së tij të re është mbyllur çdo gjë dhe pritet vetëm hedhja e të zezës mbi të bardhë që të vuloset një tratativë vërtet e bujshme.

Verona do të përfitojë plot 14 milionë euro nga lojtari të cilin e bleu për 1.5 milionë euro vetëm gjashtë muaj më parë. Një plusvalencë e jashtëzakonshme për skuadrën bluverdhë, që ka në repartin e mbrojtjes një tjetër xhevahir, Marash Kumbullën, edhe ky objekt dëshirash i klubeve më në zë në Itali dhe kontinent.

Rrahmani do të bashkohet me skuadrën e re në verë.

Barcelona u bë klubi i parë me të ardhura prej më shumë se 800 milionë euro në një sezon futbollistik

Klubi spanjoll Barcelona kryeson listën e “ligës së parave” të organizatës Deloitte, me të ardhura prej të paktën 840 milionë euro gjatë sezonit futbollistik 2018-2019, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit të sivjemë vjetor të organizatës Deloitte, e cila përpilon listën e 20 klubeve me të ardhurat më të larta, Barcelona e udhëhequr nga ylli argjentinas Lionel Messi ishte klubi futbollistik që kryeson listën me 840 milionë euro.

Kështu, Barcelona u bë klubi i parë me të ardhura prej më shumë se 800 milionë euro.

Rivalët e tyre nga Spanja, Real Madrid, vitin e kaluar ishin të parët me 750,9 milionë euro. Sivjet “madrilenët” janë të dytët në listë me të ardhura prej 757,3 milionë euro ndërsa në vendin e tretë është Manchester United me 711,5 milionë euro.

Fituesi i Ligës së Kampionëve, Liverpool, është në vendin e shtatë në listë, me të ardhura prej 604,7 milionë euro.

Klubet nga Premier Liga angleze dominojnë në listën e sivjeme, pasi nga 20 klube, 8 vijnë nga Anglia, edhe atë: Manchester United, Manchester City, Liverpool, Tottenham Hotspur, Chelsea, Arsenal, West Ham United dhe Everton.

– Lista me top 20 klubet me të ardhurat më të larta

KlubiTë ardhurat për sezonin 2018-2019 (milionë euro)
1- Barcelona840.8
2- Real Madrid757.3
3- Manchester United711.5
4- Bayern Mynih660.1
5- Paris Saint-Germain635.9
6- Manchester City610.6
7- Liverpool604.7
8- Tottenham Hotspur521.1
9- Chelsea513.1
10- Juventus459.7
11- Arsenal445.6
12- Borussia Dortmund377.1
13- Atletico Madrid367.6
14- Inter Milan364.6
15- Schalke 04324.8
16- Roma231
17- Olympique Lyon220.8
18- West Ham United216.4
19- Everton213
20- Napoli207.4

Zjarret rrezikojnë Australian Open. Ajri i rënduar, tenistëve iu bie të fikët

Ashtu siç ishte parashikuar, emergjenca e zjarreve që kanë pushtuar Australinë ka tronditur edhe turneun e parë Grand Slem të tenisit botëror. Për shkak të tymit që ka ndotur ajrin, organizatorët e Australian Open pezulluan përkohësisht ndeshjet, pasi disa tenistë patën probleme me frymëmarrjen.

08126191
08126191

Dalila Jakupovic u detyrua të tërhiqej nga sfida e saj, pasi një krizë respiratore e rrëzoi në gjugjë. Më parë, një prej kapësve të topave humbi ndjenjat. Po ashtu, edhe Maria Sharapova shtyu ndeshjen e saj. Situata problematike detyroi organizatorët të pezullojnë sfidat e së hënës, ndërsa turneu ka rinisur sërish këtë të martë, por me rregulla të tjera. Kështu, tenistët azhornohen me normat pas matjes së ajrit përpara ndeshjeve, ndërsa arbitrat kanë të drejtë t’i ndërpresin ato për të mbrojtur shëndetin e sportistëve.

092651440 0fd93987 93b9 45cf 89b7 4bc0b67993b2
092651440 0fd93987 93b9 45cf 89b7 4bc0b67993b2

Kjo situatë e vështirë ka sjellë reagimin e shumë tenistëvë, të cilët ankohen se organizatorët po i detyrojnë të luajnë në kushte ekstreme. Ata ankohen gjithashtu se e kanë të pamundur të stërviten për shkak të tymit dhe nxehtësisë. Pavarësisht këtyre akuzave, organizatorët e Australian Open e cilësojnë të pamendueshëm për momentin opsionin për shtyrjen e turneut të parë Grand Slam të vitit.
(balkanweb)

Barcelona shkarkon Valverden, cakton trajner të ri

Stamboll

Klubi futbollistik Barcelona ka shkarkuar trajnerin, Ernesto Valverde duke e zëvendësuar atë me Quique Setien, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Quique Setien do të jetë menaxheri i ri i FC Barcelonës. Mirëseerdhe!”, thuhet në njoftimin e bërë nga klubi në Twitter.

Setien është ish-trajneri i klubeve Real Betis dhe Las Palmas.

61-vjeçari ka nënshkruar kontratë me Barcelonën sipas së cilës do të jetë trajner i ekipit të parë deri në 30 qershor të vitit 2022.

“Barcelona dhe Ernesto Valverde arritën marrëveshje për të ndërprerë kontratën që bashkoi të dy palët”, thuhet në faqen zyrtare të klubit.

Si trajner i Barcelonës, Valverde fitoi 4 trofe përfshirë dy tituj të La Ligës, një Copa del Rey dhe një Superkupë Spanjolle. Megjithatë, ai nuk arriti në finalen e Ligës së Kampionëve.

Medalistja iraniane largohet nga vendi

Kimia Alizadeh, e vetmja medaliste olimpike për femrat në Iran, thotë se është larguar përgjithmonë nga vendi, duke denoncuar publikisht atë që ajo e quan “padrejtësi” dhe “hipokrizi” të një sistemi politik iranian që përdor dhe poshtëron atletët për qëllime politike.

21-vjeçarja Alizadeh, e cila fitoi një medalje bronzi në taekwondo në Lojërat Olimpike të vitit 2016 në Rio, nuk tha se nga ku po shkruante, por në të kaluarën ka thënë se dëshironte të vendosej në Holandë.

Në deklaratën e saj, ajo tha se nuk dëshironte asgjë më shumë se “sportin, sigurin[ dhe një jetë të lumtur, e të shëndetshme”.

Por ajo tha që nuk dëshironte të “ulet më në tryezën e hipokrizive, gënjeshtrave, padrejtësive dhe lajka”.

Alizadeha nuk i zbuloi planet e saj për të ardhmen në deklaratë, por i tha “popullit të dashur iranian” se ajo do të mbetej “një iraniane kudo ku jetonte”.

Në tetor, Alizadeh hyri në listën e 100 personave më “frymëzues dhe më me ndikim në bota” nga BBC për vitin 2019 bazuar në temën e këtij viti për “të ardhmen e grave”.

Lajmet për zhdukjen e saj më 9 janar ngritën shqetësime në vend, me agjencinë gjysmë zyrtare të lajmeve ISNA që shkruante: “Tronditje për taekwondon e Iranit. Kimia Alizadeh ka emigruar në Holandë”.

ISNA shkruajti se mendohej se Alizadeh po kërkonte të garonte në Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 2020, por jo si anëtare e ekipit iranian. zëri i amerikës

Urimet ma të mira Erdi Gosalci, Kampion i Suedisë në not!

Erdi Gosalci, i cili jeton me familje në Suedi, më 12 Janar 2020, pas dy ditësh garimi në katër kategori të ndryshme noti, doli fitimtar dhe u stolis me tre medalje të arta dhe një të argjendtë, duke u shpallur kështu Kampion i Suedisë në sportin e notit, në kategorinë e senijorëve (moshave deri në dhjetë vite).

Erdi është nxënës i klasës së tretë (dhe shembullor).

Na gëzojnë shumë fëmijët e shqiptarëve të diasporës kudo në botë, që arrijnë rezultate në fusha të ndryshme të jetës.

Të rinjtë shqiptarë kanë arritur rezultate kulmore sidomos në sporte individuale!

Erdi na ka bërë krenar të gjithëve dhe të gjithë bashkë i urojmë nga zemra fitore pas fitoresh për realizimin e ëndrrave të tua, për të prekur majat e sportit në botë.

Ka shumë rëndësi që kur përmendet Erdi, përmendet edhe Kosova.

Të lumtë Erdi Gosalci!