Sipas dëshmive të Xh.Staraveckës, i pranishëm në këtë masakër kolektive, pushkatimet u urdhëruan nga Mehmet Shehu dhe Dushan Mugosha, i cili ishte i plotfuqishëm në Brigadën I. Fiqrete Sanxhaktari (Shehu) ndikoi tek Mehmeti për të hequr nga rreshti i ekzekutimit 10 “lafshëpaprerë”, meqenëse balanca rëndonte nga ortodoksët, për t’i bërë qejfin Dushanit. Me gjithë 12 të vrarët në përpjekje dhe tre të tjerëve që Mehmet Shehu i mori me vete dhe i pushkatoi, numri i këtyre viktimave arriti në rreth 80 vetë.Prej katundit Remas:
Rako Nako, Bani Lika, Ramë Koçi, Prof Gjata,
Qazim Pina. Kryekuq: Murat Malsori,
Hysen Ismaili,
Osman Plaku, Hamdi Çoku,
Shyqyri Leka. Shënkollas: Tafil Doka, Daut Gjata,
Haxhi Dedej. Grabian: Ndin Ndoni,
Gaqo Ndoni. Çiflig: Beqir Cani,
Sabri Bullari,
Tafil Llusha, Roç Llusha,
Ymer Bullari,
Haxhi Sina,
Arif Halili. Prej katundit Kalosh:
Shemsi Arapi, Cen Arapi, Nazif Qylafi. Prej katundit Gur: Selim Kuqi, Til Bello. Shënepremte:
Haxhi Murrizi,
Kadri Murrizi, Avni Murrizi,
Hysen Murrizi,
Ismail Murrizi. Sulzotaj: Trifon Gjeko,
Alush Kasemi,
Met Kasemi, Prej katundit Biçak:
Asllan Vrapi, Elmas Xhepa, Arif Muça,
Rakip Xhepa, Bajram Agushi,
Shaqir Sula, Çaush Xhepa,
Shaban Sina,
Haxhi Sina dhe
Ndoni Sako, Fani Trungu, Gori Todi,
Jani Gjeka,
Jorgji Gjoni,
Jorgji Lala,
Kozma Zhuka, Ibrahim Luzha,
Nasi Zhuka,
Koli Tashi,
Kristo Shkoza,
Loni Bita,
Llazi Prifti, Lili Shkoza, Mihal Bita,
Nasi Janko,
Nasi Sako, Nasi Zaho,
Perikli Prendi, Pali Zaka,
Ristan Bani,
Simon Gjini,
Stefan Prendi, Todi Gjurgji, Vasil Përboti, Myslim Bedalli,
Bajram Jeshili,
Mehdi Pirra, Ruho Nako,
Hysen Dupi,
Latif Karafili, Muharrem Meshani,
Bajram Bilbili,
Ismail Koçiu,
Isuf Buzi,
Ramazan Kofsha, Shefik Tota,
Gori Lalae të tjerë. (AQSH F.41 v.1943 d.32 dhe “Gjëmat e komunizmit”)
Vllas Arapi (Pelivani), kuadër i Brig.I, që erdhi pas masakrës, i tha Mehmetit: “Këta pushkatove ti? Trimëri të madhe paske treguar”! M. Shehu iu përgjigj: “Kjo s’është asgjë, me ato që kam parë unë në luftën e Spanjës. Atje janë derdhur lumenj gjaku…” F. Arapi, Kush ishte
Vllas Arapi. Tiranë 2000)Në këtë përgjakje të luftës civile, ishte politika e PKJ dhe dora e emisarëve të saj M.Popoviç dhe D.Mugosha. ”Dy sërbët e mallkuar, që rinin në krye të Partisë Komuniste Shqiptare, sot fërkojnë duart kur shohin se propaganda e tyre, për të cilën ishin dërguar, e bëri punën. Ah, ç’mjerim! Popullin shqiptar e hodhën në vëllavrasje”- thuhet në një dokument të asaj kohe.(AQSH F.270 d.11 v.1943) Po sot ata qe e bane kete masaker,ata terroriste nderohen nga shteti i rilindjes komuniste me titullin e larte “Nderi i Kombit” në të gjitha masakrat që kan kryer enveristët ndaj nacionalistëve dhe antikomunistëve drejtuesit e shtetit shqiptar heshtin, Kryeministri i vendit përçmon çdo sakrificë të shqiptarve antikomunistë, dhe nderon parardhsit e tijë kriminelë që nën drejtim serbë zhvilluan luftë civile në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore! Kur një populli i ikën frika, atij sëshpejti i vjen liria! Një Kujtesë SOT.., ma e nevojshme se kurr per Shqiptarët në të gjithë Boten!“Shqipni qëndro në naltësinë e kësaj Beteje të Madhe!”