VOAL

VOAL

Kosova aplikon për anëtarësim në Këshillin e Evropës

May 12, 2022
blank

Komentet

blank

Topalli për sulmin ndaj Berishës: “Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”

Jozefina Topalli e ftuar në “Open” ka deklaruar se vendi rrezikon të shkojë në luftë civile.

Topalli u shpreh se sulme të ngjashme si ajo të cilës iu nënshtrua sot kreu i PD Sali Berisha kanë ndodhur edhe më parë në botë, por se ato i janë bërë politikanëve në pushtet, jo opozitarëve.

“Sulmet kanë ndodhur kur kanë qenë në opozitë por për kreun e opozitës nuk ka ndodhur.

Jemi në 2022, jo në 92, kanë kaluar aq shumë vite, brezi i ri është shumë më i lexuar e i kulturuar, nuk mund ta relativizoj këtë ngjarje kaq të errët. Uroj që të reflektojmë aq sa të kuptojmë që nëse vijohet kështu rrezikohet të shkojmë drejt luftës civile, jemi shumë pak të shkojmë drejt asaj se pak po ikin jashtë vendit”, tha ajo.

blank

Sali Berisha: ‘Pa përgjigje nuk mund të rri, të mos kemi iluzione’

Pas incidentit të sotëm në bulevard ku e goditën me grusht, kryetari i Partise Demokratike Sali Berisha ka bërë një paralajmërim për Edi Ramen.

‘Pa përgjigje nuk mund të rri. Këtu të mos kemi iluzione. Do e merrni vesh. Nuk bëj sekrete unë, nuk jam si ai, jo’, deklaroi Sali Berisha pa dhënë shumë detaje.

Gjatë konferencës për media ai tha se agresori ishte agjent i policisë kriminale dhe se gjithçka ishte përgatitur nga Edi Rama, Bledi Çuçi dhe Ardi Veliu. 31-vjeçari Gert Shehu është arrestuar ndërkohë nga Policia e Shtetit.

Në disa media pranë qeverisë është publikuar një dokument që tregon se ai ka çrregullime.

Të njëjtën tezë e ka mbështetur edhe nëna e tij gjatë një intervistë për Euronews Albania.

Ajo ka thënë se djalin e ka të sëmurë dhe s’ka lidhje me politikën.

syri.net

blank

Shpërthimet në veri të Kosovës, reagon Vjosa Osmani: Situata po përshkallëzon për shkak të bandave të Vuçiçit. Presidenti serb kërkon destabilizimin e rajonit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas situatës së krijuar në veri të vendit.

Ajo u shpreh se situata në veri është përshkallëzuar për shkak te bandave kriminale që përkrahen nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

“Sikurse në shumë raste paraprake, situata në veri eskalon, sepse bandat kriminale të përkrahura nga Vuçiç kanë për qëllim eskalim të situatës dhe destabilizim të Ballkanit Perëndimor. Duhet të bëjmë çmos që përmes institucioneve të sigurisë të vendosim rend dhe ligj, por edhe të mbrojmë jetën e secilit qytetar”, ka thënë ajo.

Për ngjarjet e sotme në veri Osmani ka thënë se janë informuar gjatë ditës përmes raporteve të institucioneve përkatëse dhe ka shtuar se po presin në fund të ditës raportin përfundimtar.

Osmani ka thënë se në samitin e sotëm BE-Ballkanik Perëndimor nuk është diskutuar përmbajtja e versionit të ri planit franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi.bw

blank

Berisha: Ky regjim i shëmtuar, bëri gjithçka që protesta jonë të mos zhvillohej, Rama kreu një akt prej krimineli

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për mediat edhe nga shkallët e selisë blu.

Berisha theksoi se regjimi i Ramës, bëri gjithçka që protesta të mos zhvillohej.

‘Edhe njëherë, një mirënjohje të pakufishme.

Ky regjim i shëmtuar, bëri gjithçka që protesta jonë të mos zhvillohej. Kaloi edhe në një akt, me të cilin dëshmoi karakterin prej krimineli Edi Rama.

Ai që e organizoi, zgjodhën si në të gjitha rastet, një person që mund të kryejë çdo gjë, dhe e bënë si masë të fundit, pasi e panë që u lëshuan nga katër anët e Tiranës dhe Shqipërisë në këtë protestë që historia do e shkruajë me germa të arta në historinë e protestave të qytetarëve të lirë.

Ju keni ardhur me dhjetëra dhe qindra herë në protesta, por ju garantoj se kjo e sotmja, ka qenë për secilin prej jush, kryeprotesta e jetës’, u shpreh kreu i PD-së, Sali Berisha për mediat.

syri.net

blank

Mbyllet protesta e opozitës, protestuesit përcjellin Berishën deri te selia e PD. Nga sulmi ndaj Berishës, te mesazhet e forta, çfarë ndodhi në 120 minuta

LIVE

Mbyllet protesta e opozitës. Protesta që zgjati rreth 120 minuta nisi nga sheshi “Skënderbej” dhe e përfunduar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por pa thyer perimetrin e sigurisë të vendosur nga policia për samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Protesta nisi me tensione, teksa një incident i fortë dhe i paprecedentë e shënoi ditën e sotme. Përkundër protestuesve paqësorë me thirrje drejtuar Europës, një 31-vjeçar ka sulmuar kryeopozitarin Sali Berisha.

Kreu i PD-së Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta kanë marshuar nga selia e PD drejt bulevardit, teksa Berisha është qëlluar nga një person me grusht. Mësohet se Berisha është gjakosur në fytyrë, madje edhe është rrëzuar. Ndërkohë, ndërhyrja e truprojës të tij dhe simpatizantëve të tjerë ka qenë e menjëhershme duke neutralizuar autorin.

 

Në pamjet live të transmetuara nga News24, agresori është gjakosur në fytyrë.

 

VIDEO/ Berisha në tokë pas grushtit në fytyrë, protestuesit i sulen agresorit, kush janë dy personat që tentojnë t’i largojnë
Një moment frike, ankthi dhe tensioni në protestën e opozitës. Pak minuta pasi ka dalë nga selia e PD së bashku me kreun e Partisë së Lirisë Kreu i PD-së Sali Berisha është goditur nga një 31-vjeçar me grusht në fytyrë dhe lideri i opozitës është rrëzuar përtokë.

 

Veprimi ka irrituar protestuesit e tjerë të cilët kanë reaguar duke rrethuar agresorin dhe duke e qëlluar me grusht.

Por dy persona kanë ndërhyrë duke mos i lejuar ta qëllojnë, janë truproja i Berishës dhe ish-drejtuesi i policisë Erzen Breçani.

 

Bën grushtat gati dhe futet mes turmës, ja kur agresori i shpëton truprojave dhe godet Berishën (Video)
Ka arritur t’i shpëtojë truprojave dhe i është afruar me shpejtësi kreut të PD-së Sali Berisha duke e goditur me grusht në fytyrë.

Me qëllim të qartë 31-vjeçari nga Tepelena i identifikuar si Gert Shehu, shihet teksa bën grushtet gati pa hyrë mes turmës, më pas çan protestuesit dhe qëllon Berishën.

“Një bastard politik”, deputetja Zhupa: Duam të shkojmë në Europë me dinjitet! I themi ‘Po’ BE-së dhe ‘Jo’ Edi Ramës

Deputetja Ina Zhupa është treguar e ashpër në qëndrimin e saj ndaj kryeministrit Edi Rama. Në protestën e opozitës të zhvilluar sot në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, tha se kryeministri Rama e ka çuar vendin drejt korrupsionit dhe varfërisë.

“Një bastard politik. Grushti ishte ndaj nesh, ndaj lirisë, demokracisë. Ia garantojmë se përgjigjen do ta marrë mbrapsht 100 fish. Jemi këtu sot sepse jemi të qartë për demokracinë. Jemi këtu sepse në zërin tonë ne themi; ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’. Vend të lirë, demokratik, me mirëqenie. Si mund t’i rikthehemi ne emigrimit me gomone. Duhet të jemi qytetarë europianë që shkojmë në Europë me dinjitet. BE ne e dimë se i ka thënë jo amnistisë fiskale. BE sot i thotë jo pasaportave të arta, ndërsa Rama i thotë të vijnë të gëzojnë në Shqipëri.”, tha Zhupa.

Protesta e opozitës, Alizoti: Kryeministri nuk ikën me këngë e recitime, Rama shporret! Demokracia fitohet me forcë
Në fjalën e tij në protestën e opozitës, Tomor Alizoti reagoi ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama.

Ai theksoi se kryeministri nuk ikën nga pushteti me këngë e valle, por ai duhet të shporret.

“Demokracia fitohet me forcë me energji. Rama nuk ikën, por kapet dhe çohet diku larg. Mos i nënvlerësoni demokratët. Njerëzit tanë vdiqën për këtë ditë”, duke shtuar: “Rama nuk ikën me këngë e me recitime. Rama shporret”, ka thënë ai.

Berisha u sulmua gjatë marshimit, Këlliçi mesazh të fortë: Uroj që pas këtij incidenti të mos fshihet Rama…

Belind Këlliçi ka mbajtur fjalën në protestën së opozitës. Gjatë fjalës së tij Këlliçi u ndal edhe tek incidenti i ndodhur ndaj kreut të PD Sali Berisha i cili u qëllua me grusht. Këlliçi u shpreh se uron që pas këtij incidenti të mos fshihet kryeministri Edi Rama. Po ashtu theksoi se sot qytetarët janë bërë bashkë për të dhënë mesazh të qartë liderëve europianë.

“Është momenti që ta dëgjojnë të gjithë Europianët që janë në Samit me Edi Ramën. “Rama ik”, këto janë shqiptarët e vërtetë. Uroj që pas incidentit të sotëm të mos jesh t’i. Në 12nëntnor je shpallur armik në shesh para shqiptarëve. Uroj që pas incidentit të mos jesh ti apo levat e t ua. Për këtë që ka ndodhur sot do ti shkojmë deri në fund”, tha ai.

Goditi me grusht Berishën duke e gjakosura, ja kush është agresori (EMRI)
Personi që shihni është agresori që sulmoi me gusht kryetarin e PD-së, Sali Berisha, i cili po marshonte drejt protestës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Personi në fjalë goditi rrufeshëm Berishën, duke e gjakosur afër syrin dhe duke e rrëzuar.

Ndërkohë, që agresori u neutralizua nga truproja dhe u gjakos në fytyrë. Gazetari Igli Celmeta ka sigruar per BalkanWeb se behet fjale per shtetasin Gentian Shehu, nga Kukesi.

Shoqërohet nga policia personi që goditi me grusht liderin e opozitës Sali Berisha

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se menjëherë pas aktit dhe përplasjes me protestuesit e tjerë të cilët bashkë me truprojat i dolën në mbrojtje kreut të PD-së, autori, i identifikuar si Gentian Shehu nga Kukësi është marrë nga policia.

Protesta e opozitës, ja momenti kur Berisha qëllohet me grusht nga një person
Ky është momenti kur kreu i PD Sali Berisha qëllohet me grusht nga një person.

Siç u pa dhe nga pamjet, pati kaos dhe tension që në fillim të marshimit dhe nuk u kuptua se çfarë ndodhi.

 

Më pas kamerat e News24 kanë filmuar momentin kur një person shkëputet nga turma dhe godet Berishën me grusht, më pas neutralizohet nga truproja e Berishës.

Në pamjet live të transmetuara nga News24, Berisha shihet i gjakosur në fytyrë dhe po ashtu dhe agresori.
Berisha mbulohet nga protestuesit me një flamur.

I gjakosur në fytyrë, Berisha nuk ndalet, jep mesazhin e parë pas goditjes
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka qenë i pari që e mori fjalën nga podiumi i protestës së opozitës.

Pasi u sulmua nga një qytetar në mënyrë krejt të rrufeshme me një grusht poshtë syrit, madje lideri demokrat u rrëzua, Berisha nuk i kurseu mesazhet nga protesta.

“Poshtë Edi Rama. Rroftë opozita shqiptare. Kundër regjimit të kriminelëve. Nder përjetë protestuesve.”, ka thënë Berisha.

Teksa sot Tirana do të presë 27 liderë europianë për samitin e BE-Ballkani Perëndimor, opozita nuk është tërhequr, duke i mëshuar me forcë protestës së saj, për të cilën kanë nënvizuar disa herë se do të jetë paqësore.

Ndërkohë që kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi dje në një konferencë për mediat se opozita do të protestonte në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndonëse është një zonë ku është vendosur perimetri i sigurisë nga policia për shkak të samitit. “Është kjo parti e cila në tre dekada qëndroi lokomotivë e vërtetë e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Samiti është një mbështetje e madhe për demokratët sepse është kjo parti në qeveri e cila firmosi marrëveshjen e stabilizimasociimit, liberalizoi vizat… në këtë aspekt në historinë e PD Samti i nesërm përbën mbështetjen më të madhe për aspiratat, idealet demokratike të saj, por nesër ne populli opozitar, do të mbushë rrugë dhe sheshet e Tiranës në një shenjë proteste të fuqishme, pikërisht në mbrojtje të vlerave europiane.

Tmerrësisht të rrezikuara dhe kërcënuara nga Rama dhe regjimi i tij. Çdo shqiptar që e do këtë vend, lirinë, dinjitetin, të bashkohet nesër në shesh me ne për t’i dëshmuar lidershipit europian se ne jemi në një betejë me armikun e votës së shqiptare, Edi Rama”, tha ai.

Policia e Shtetit nga ana tjetër nuk i ka dhënë leje Partisë Demokratike për të protestuar nga ora 12:00 deri në orën 16:00. Pavarësisht këtij fakti, Partia Demokratike nuk është tërhequr nga protesta dhe vendi, ndërsa i kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës.

(BalkanWeb)

blank

Berisha: Ne nuk mund të pranojmë që ky samit të konsiderohet si një mbështetje për Edi Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur nga podiumi i protestës së organizuar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit kudër qeverisjes së Edi Ramës në ditën Samitit të BE me Ballkanin Perëndimor.  

Berisha ka theksuar se ‘ne nuk mund të pranojmë që ky samit të konsiderohet si një mbështetje për Edi Ramën’

Berisha: Të gjithë shqiptarët, të gjithë ne sa jemi këtu, shqiptarët sado që janë ju jemi mirënjohës me nderin e madh që i bëni Shqipërisë.

Por njëkohësisht ne jemi fatkeqë sepse ne përfaqësohemi në këtë samit, me njeriun, që me të gjitha kodet e botës, duhet të ishte sot para drejtësisë, jo i ulur sot aty me ju.

Ne ndjehemi fatkeqë sepse pushteti i atij që na përfaqëson, qëndron mbi krimin elektoral, votën e vjedhur, korrupsionin dhe drogën dhe të zezat e këtij vendi.

Sot është dita kur Europa dhe bota mund të njihen me të vërtetat e Shqipërisë.

Ndaj siç e kërkon tradita jonë, miqve do u themi të vërtetën. Ne jemi këtu në një protestë, me qëllimin më madhor, që sot të jehojë para liderëve, medieve, edhe zëri i popullit të opozitës shqiptare.

Ne nuk mund të pranojmë që ky samit të konsiderohet si një mbështetje për Edi Ramën dhe qeverinë e tij, si më të korruptuarat në planet.

Berisha: Sot zotohemi se pa votën e lirë, nuk ka dhe nuk do ketë stabilitet në Shqipëri

Kreu i selisë blu, Sali Berisha është zotuar para protestuesve demokratë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit se pa votën e lirë, nuk ka dhe nuk do ketë stabilitet në Shqipëri.

Berisha u bëri thirrje edhe udhëheqësve politikë të Europës, se Edi Rama është i padenjë të qëndrojë në atë samit, pasi Shqipëria është në rrezik të vërtetë ekzistencial.

Ndaj nga ky shesh, të zotohemi ne se pa votën e lirë, nuk ka dhe nuk do ketë stabilitet në Shqipëri.

Ju ftoj të brohorasim: poshtë stabilokracia dhe vota e vjedhur, rroftë vota e lirë.

U them udhëheqësve politikë të Europës, se Edi Rama është i padenjë të qëndrojë në atë samit.

Shqipëria është në rrezik të vërtetë ekzistencial. Këto kohë të gjithë jeni dëshmitarë se si shqiptarët pas 31 viteve u shfaqën kanaleve të La Manshit duke kaluar sirianë dhe afganë dhe kryeministri i Shqipërisë fajësoi qeverinë britanikë.

Por kjo është vetëm maja e dramës së shpopullimit. 740 mijë shqiptarë kanë emigruar gjatë kësaj qeverisje, mbi 500 mijë janë të rinj dhe fëmijë.

Cila është e vërteta? Çfarë do të thotë kur shkollat mbyllen, kur bizneset ulin qepenat?

Kombi po ikën, po i vjedhin të ardhmen e tij. Nuk është e nevojshme të jem mjek për të kuptuar që këto shifra flasin për një trup në vdekje e sipër. Mbi shqiptarët po bëhet spastrim etnik në proporcionet e një gjenocidi. Shqipëria është në rrezik, ne do e shpëtojmë atë’, u shpreh Berisha.

Berisha: Mesazhi im për liderët e BE është ky, në Shqipërinë e vërtetë, në pushtet është mafia

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dhënë një mesazh për liderët e BE që ndodhen sot në Tiranë për Samitin me Ballkanin Perëndimor.

Në fjalën e tij nga tribuna, Berisha theksoi se në Shqipërinë e vërtetë në pushtet është mafia.

Berisha: Mesazhi im për BE-në është ky: Liderët që gjenden në Shqipëri i falënderoj, raportet e tyre kanë bërë një punë të çmuar për të ekspozuar monizmin e Edi Ramës.

Por Edi Rama ua shet samite dhe konferenca të sotme si mbështetje ndaj tij.

Ai mbahet në pushtet duke thënë se ka mbështetje ndërkombëtare. Unë nuk e besoj se ka një lider evropian që mbështet arkitektin e shpopullimit, që mbështet kryeministrin e lidhur me krimin dhe mafia. Në Shqipërinë e vërtetë, në pushtet është mafia. Sepse qeveria është e lidhur me krimin, drogën, e faktuar në përgjimet e shumta. Në Shqipëri është ndërtuar narkoshteti i parë në Europë. Tre ministrat e Brendshëm të kësaj qeverie, janë të lidhur me drogën. Një prej tyre është dërguar në Shtëpinë e Bardhë, një tjetër merret me samitin, në mos qoftë brenda.

Antimafia na ndihmoi, por ne kemi nevojë për ndihmën tuaj që këta kriminelë të marrin vendin që u takon.

Shqipëria në të gjitha vlerësimet, vlerësohet si vendi më i korruptuar në Europë. E vërteta është se Edi Rama dhe nomenklatura e tij, janë më të korruptuarat, kurse shqiptarët e thjeshtë janë më të vjedhurit në Europë.

Këtë javë një skandal i ri ka shpërthyer. Edi Rama me arabin e tij Alabar po krijon parajsën e tij, ndaj i duhet të mbledhë para nga Europa dhe bota dhe t’i investojë në Portin e Durrësit.

Sulmi/ Berisha: Lirojeni atë fatkeq, autori i vërtetë është Edi Rama, i ulur në samit si kryekriminel i Ballkanit dhe Europës

Në fund të fjalës së tij, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje që të lirohet personi që e sulmoi me grusht në protestë.

Berisha tha se autori i vërtetë i sulmit është Edi Rama, i ulur në samit si kryekriminel i Ballkanit dhe Europës.

‘Së fundmi, le t’i themi policisë; liroje fatkeqin, liroje.

Sepse, ai është një mjeran, që ka shitur veten.

Dhe përpiqen sot, ta lidhin meqenëse është një samit, e vërteta e pamohueshme, liderë të krishterë, me bishta që çojnë nga Turqia apo ndonjë vend tjetër. Nuk kanë asgjë të përbashkët. Ka vetëm një autor, ky është Edi Rama. Ka vetëm një arkitekt, është Edi Rama. Atë lirojeni dhe mos shpërndani dokrra dhe përralla, se autori i vërtetë është i ulur në samit si kryekriminel i Ballkanit dhe Europës’, tha kryedemokrati Sali Berisha në fund të fjalimit të tij.

blank

‘Skizofren, orkestrove sulmin’/ Meta akuza Ramës: Koha për të vepruar

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës.

Meta u shpreh se Rama orkestroi sot ngjarjen ku sot u sulmua Sali Berisha dhe nuk hezitoi atë ta quante një skizofren.

‘Nuk do të doja të flisja gjatë se pata fatin ta bëja këtë gjë para jush disa javë më parë,  por sot besoj se është shuam e qartë:

Koha e fjalëve dhe e fjalimeve duhet t’i lërë vendin kohës ë veprimeve të organizuara për t’i treguar vendin, pjellës më bastarde të kësaj toke, që organizoi sot në ditën e Samitit evropian, një ngjarje të denjë për një kryeministër skizofren, delikuent dhe tradhtar.

Për zbatuesin e platformës së spastrimit etnik që e ndjen sot çdo familje shqiptare, përmes instalimit të nj regjimi mafioz.

Prandaj, të gjithë me poezinë e Havzi Nelës ‘Liri a vdekje’, për t’i treguar vendin këtij regjimi mafioz! Përshëndetjet më të përzemërta të gjithë juve dhe liderit të PD-së, Prof. Dr. Sali Berishës!’, tha kreu i PL-së, Ilir Meta.

blank

“Një bastard politik”, deputetja Zhupa: Duam të shkojmë në Europë me dinjitet! I themi ‘Po’ BE-së dhe ‘Jo’ Edi Ramës

Deputetja Ina Zhupa është treguar e ashpër në qëndrimin e saj ndaj kryeministrit Edi Rama. Në protestën e opozitës të zhvilluar sot në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, tha se kryeministri Rama e ka çuar vendin drejt korrupsionit dhe varfërisë.

“Një bastard politik. Grushti ishte ndaj nesh, ndaj lirisë, demokracisë. Ia garantojmë se përgjigjen do ta marrë mbrapsht 100 fish. Jemi këtu sot sepse jemi të qartë për demokracinë. Jemi këtu sepse në zërin tonë ne themi; ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’. Vend të lirë, demokratik, me mirëqenie. Si mund t’i rikthehemi ne emigrimit me gomone. Duhet të jemi qytetarë europianë që shkojmë në Europë me dinjitet. BE ne e dimë se i ka thënë jo amnistisë fiskale. BE sot i thotë jo pasaportave të arta, ndërsa Rama i thotë të vijnë të gëzojnë në Shqipëri.”, tha Zhupa.bw

blank

Protesta e opozitës, Alizoti: Kryeministri nuk ikën me këngë e me valle, Rama shporret!

Në fjalën e tij në protestën e opozitës, Tomor Alizoti reagoi ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama.

Ai theksoi se kryeministri nuk ikën nga pushteti me këngë e valle, por ai duhet të shporret.

“Rama nuk ikën me këngë e me valle. Rama shporret”, ka thënë ai. syri.net

blank

Interesi i lartë/ ‘Zëri i Amerikës’ transmeton live protestën e opozitës

Interesi i medieve të huaja për protestën e opozitës është shumë i lartë.

Qindra gazetarë të huaj kanë mbërritur në Tiranë për shkak të samitit, por tani po raportojnë edhe për protestën masive të opozitës.

Ndërkohë Zëri i Amerikës po e transmeton live protestën e opozitës shqiptare.

“Protesta e përkrahësve të ish-kryeministrit Sali Berisha për të denoncuar korrupsionin qeveritar pak metra larg sallës së takimit të nivelit të artë Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor,” raporton VOA. syri.net

blank

LIVE/ Tensione që në nisje të protestës së opozitës, goditet me grusht Berisha, autori neutralizohet nga truprojat. Kryetari i PD vijon protestën

LIVE

Nis me tensione protesta e opozitës. Kreu i PD-së Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta kanë marshuar nga selia e PD drejt bulevardit, teksa Berisha është qëlluar nga një person me grusht. Mësohet se Berisha është gjakosur në fytyrë, madje edhe është rrëzuar. Ndërkohë, ndërhyrja e truprojës së Berishës dhe simpatizantëve të tjerë ka qenë e menjëhershme duke neutralizuar autorin.

Në pamjet live të transmetuara nga News24, agresori është gjakosur në fytyrë.

Teksa sot Tirana do të presë 27 liderë europianë për samitin e BE-Ballkani Perëndimor, opozita nuk është tërhequr, duke i mëshuar me forcë protestës së saj, për të cilën kanë nënvizuar disa herë se do të jetë paqësore.

Ndërkohë që kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi dje në një konferencë për mediat se opozita do të protestonte në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndonëse është një zonë ku është vendosur perimetri i sigurisë nga policia për shkak të samitit. “Është kjo parti e cila në tre dekada qëndroi lokomotivë e vërtetë e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Samiti është një mbështetje e madhe për demokratët sepse është kjo parti në qeveri e cila firmosi marrëveshjen e stabilizimasociimit, liberalizoi vizat… në këtë aspekt në historinë e PD Samti i nesërm përbën mbështetjen më të madhe për aspiratat, idealet demokratike të saj, por nesër ne populli opozitar, do të mbushë rrugë dhe sheshet e Tiranës në një shenjë proteste të fuqishme, pikërisht në mbrojtje të vlerave europiane.

Tmerrësisht të rrezikuara dhe kërcënuara nga Rama dhe regjimi i tij. Çdo shqiptar që e do këtë vend, lirinë, dinjitetin, të bashkohet nesër në shesh me ne për t’i dëshmuar lidershipit europian se ne jemi në një betejë me armikun e votës së shqiptare, Edi Rama”, tha ai.

Policia e Shtetit nga ana tjetër nuk i ka dhënë leje Partisë Demokratike për të protestuar nga ora 12:00 deri në orën 16:00. Pavarësisht këtij fakti, Partia Demokratike nuk është tërhequr nga protesta dhe vendi, ndërsa i kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës.bw

blank

Mesazhi i fortë i presidentes së Kosovës nga samiti i BE: Vuçiç vazhdimësi e mendësisë së vjetër, Serbia s’ka pranuar krimet e luftës

Mesazhe të forta vijnë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nga samiti i BE që do të mbahet në Tiranë.

Ajo tha se BE duhet të lëvizë nga fjalët te veprat sa i takon çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën.blank

 

“Është sipërmarrje e rëndësishme qoftë nga BE dhe Ballkani Perëndimor. Do të shfaqim këtë përbashkësi drejt BE për një proces. Jam këtu si udhëheqësja e një nga vendet më pro europian. E kemi treguar këtë në veprime kur vjen fjala për veprimet pro BE. Kemi dënuar agresionin rus. Na duhet që BE të lëvizë nga fjalët në vepra, siç është dhe liberalizimi i vizave për BE. Ky është një takim mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, dhe jo negociata mes Kosovës dhe Serbisë. Është proces ne që besojmë te njohja e ndërsjellët. Ajo se çfarë po ndodh është se Maqedonia dhe Shqipëria po ecin me ritmin për t’u integruar në BE. Ne do lobojmë për të ecur para për të përçuar mesazhe të forta të Ballkanit Perëndimor. Ose je krah Rusisë ose krah Ukrainës, dhe kjo duhet të vlerë. Ky është sinjali që BE do i dërgojë mesazh të qartë Ballkanit Perëndimor. Të jemi në krahun e duhur të historisë, kjo duhet pritur. Vuçiç është vazhdimësi e një mendësie të vjetër. Ajo çfarë po tregon Kosova këto ditë, është e kundërta e asaj që tregon Vuçiç, shtrin dorën për dialog. Edhe pse ata nuk kanë kërkuar falje për krimet.”, tha ajo.bw


Send this to a friend