VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Koreja e Jugut dhe SHBA, marrëveshje të re për financimin e ushtrisë amerikane

By | February 10, 2019

Komentet

Gjendet një varr me 30 mumie. Mes tyre edhe një nënë me fëmijë

Një nënë dhe fëmijë i mumifikuar , së bashku me 28 trupa të tjerë të ruajtur janë zbuluar në një varr të lashtë egjiptian, njoftuan autoritetet. Zbulimi u bë nga misioni arkeologjik egjiptian-italian, i cili ka zbuluar rreth 300 varre në zonën e Bankës Perëndimore Asëan në jug të vendit.

Varri përmbante artifakte të ndryshme, duke përfshirë një statujë të një zogu, vazo të ndryshme dhe një barelë që ndoshta përdoreshin për të sjellë mumiet në varr. Shkrimi i gjetur në pjesët e një arkivoli në varr zbuloi një seri lutjesh për perëndi të ndryshme, si dhe emrin e pronarit të varrit.

Në varrin e zbuluar ka edhe një dhomë kryesore që përmbante 30 mumje, duke përfshirë edhe fëmijët e vegjël të cilët ishin të shtrirë së bashku në formë anësore. Kreu i misionit arkeologjik, Patrizia Piacentini, nga Universiteti i Milanos, tha se midis mumjeve ishin dy që ishin ‘të mbivendosur’ dhe mendohej të ishin ato të një nëne dhe të një fëmije.

Sipas Mostafa Waziri, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Egjiptit të Antikave, i cili njoftoi gjetjen, varri përmbante edhe pjesë të dy arkivoleve prej druri të pikturuar. Duke u mbështetur në muret veriore të brendësisë së varrit ishte një barelë e paprekur, e cila, sipas arkeologëve, mund të ketë qenë përdorur për t’i sjellë mumiet në varr në vendin e parë.

Ajo ishte bërë nga dru palme lidhur me shirita prej liri. Sipas arkeologut Ayman Ashmawy, varri përbëhej nga një shkallë, pjesërisht e rrethuar nga blloqe të gdhendura, të cilat çuan në dhomat e varrimit.

Hyrja në varr, në pjesën e sipërme të shkallëve, ishte gjetur e mbyllur nga një mur guri.

Princi William takon myslimanët në Zelandën e Re

Princi britanik, William është takuar me komunitetin mysliman në Zelandën e Re gjatë një vizite në xhamitë, Al-Noor and Linwood në Kristçërç, ku një sulmues ka lënë të vdekur rreth 50 persona.

Duke folur më 26 prill në xhaminë Al-Noot, ku 42 persona janë qëlluar me armë zjarri nga një i vetëquajtur supremacist, princi William u ka thënë 160 të mbijetuarve të sulmit të 15 marsit se ai qëndron afër atyre “në mirënjohje të asaj që ata i kanë treguar botës në javët e fundit”.

“Një akt i dhunës ishte menduar për ta ndryshuar Zelandën e Re, mirëpo në vend të asaj, ky komb ka treguar se sa të thella janë ndjenja e empatisë, dhe dashurisë së vërtetë”, ka thënë ai.

“Ju keni treguar se si duhet përgjigjur ndaj urrejtjes – me dashuri”, ka shtuar princi.

Deputetët e Zelandës së Re miratojnë ndryshimet për Ligjin e armëve

Ai ka arritur në Zelandën e Re më 25 prill në një vizitë dyditore, për të treguar respekt për të mbijetuarit dhe familjarët e atyre që janë prekur nga sulmi terrorist.

Australiani Brenton Tarrant, 28-vjeçar, është ngarkuar me 50 akuza për vrasje dhe 39 akuza për tentim-vrasje, që lidhen me sulmet në Kristçërç.

VIDEO/ Filmuan arrestimin e Assange, media ruse sfidon britanikët: Ne punojmë kur ju flini

Më 11 prill 2019, kur Julian Assange u arrestua në ambasadën e Ekuadorit në Londër, ekipi i “Ruptly” ishin të vetmit që mundën të filmonin dhe të transmetonin live pamjet.

Në mediat britanike u krijua një debat i gjerë, sesi “Ruptly”, media ruse, arriti që të jetë e vetmja që filmoi atë moment.

Si për t’ju përgjigjur, “Ruptly” ka realizuar një video 60 sekondshe ku tregojnë se ekipi i tyre ishte vendosur para ambasadës së Ekuadorit në Londër dhe ka qëndruar aty për 6 ditë.

Me ironi ata sfidojnë britanikët me fjalët: Si ia dolëm? Ne punojmë kur ju flini, ja sesi!

Julian Assange u arrestua më 11 prill në ambasadën e Ekuadorit në Londër dhe sipas policisë metropolitan, ai ndodhet në paraburgim dhe do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës së Westminster “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Assange përballet me akuzën për konspiracion për pirateri kompjuterike në SHBA, për shkak të publikimit të sekreteve qeveritare kryesisht në vitin 2010, vepër e cila mund të dënohet me deri në 5 vite burgim.

Kim Jong-un dhe Vladimir Putin zotohen për lidhje më të ngushta

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u zotuan për lidhje më të ngushta në takimin e tyre të parë që u mbajt të enjten në qytetin lindor rus, Vladivostok.

Kim, i cili po kërkon ndihmë ekonomike në mes të bisedimeve të bllokuara bërthamore me Shtetet e Bashkuara, tha në fillim të takimit se shpreson të forcojë marrëdhëniet me Moskën dhe pret bisedime produktive me presidentin Putin.

“Mendoj që do të jetë takim i mirë për të çuar përpara marrëdhëniet ndërmjet vendeve tona që kanë një histori dhe traditë të gjatë”, i tha ai presidentit rus.

Presidenti Putin tha se mbështetë përmirësimin e marrëdhënieve të Koresë së Veriut me Washingtonin dhe shpreson për lidhje më të ngushta me Korenë e Veriut.

Takimi u mbajt në qytetin port të Rusisë, Vladivostok, rreth 200 kilometra në veri të kufirit me Korenë e Veriut.

Nuk është e qartë nëse takimi do të shkojë përtej një fotografie apo nëse do të ketë ndonjë marrëveshje të nënshkruar.

Kim pret të nxisë presidentin rus për ndihmë ekonomike, përkatësisht lirimin nga sanksionet ndërkombëtare, pasi që takimi i tij me presidentin amerikan, Donald Trump, që u mbajt në shkurt në Hanoi, përfundoi pa ndonjë marrëveshje.

“Koreja e Veriut ka nevojë or një aleat”, tha Jang Se-ho, hulumtues në institutin e Seulit pët Strategjitë e Sigurisë Kombëtare. “Rusia ka kërkuar një mundësi për t’u përfshirë më shumë në gadishullin korean. Tani e ka këtë mundësi”.

I ulur përkrah presidentit Putin gjatë komenteve hyrëse, udhëheqësi i Koresë së Veriut u duk sikur po merrte frymë me vështirësi, duke nxitur spekulimet e vëzhguesve të Koresë së Veriut për shëndetin e tij.

“(Shëndeti i Kimit) është një punë e madhe në një perspektivë afatgjatë,” megjithëse nuk është e qartë nëse do të ketë një ndikim afatshkurtër, tha Olga Krasnyak, nga Universiteti Yonsei i Seulit.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut që besohet të jetë rreth 35 vjeç, u duk pa frymë edhe gjatë një paraqitje të mërkurën pas arritjes në Rusi.

Të gjitha paraqitjet e tij ndiqen nga afër për shenja të tilla, pjesërisht ëpr faktin se publiku nuk ka rast të shoh shpesh paraqitjet e papërgatitura të udhëheqësit koreano verior.

Deri vitin e kaluar, ai nuk ishte larguar nga Koreja e Veriut, që kur morri pushtetin në vitin 2011.

Që atëherë ai u takua dy herë me presidentin Trump, tre herë me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, katër herë me presidentin kinez, Xi Jinping, dhe një herë me presidentin e Vietnamit, Nguyen Phu Trong.

Pas takimit të muajit shkurt në Hanoi, ndëmrjet Kimit dhe presidentit Trump që përfundoi pa marrëveshje, Shtetet e Bashkuara kanë ngulur këmbë se nuk do të zbusin sanksionet përderisa Koreja e Veriut nuk përcaktohet për anulimin e programit të saj bërthamor.

Agjencia britanike e përgjimit përgënjeshtron akuzat e Presidentit Trump

Satelitë të Qendrës Qeveritare të Komunikimit, Britani

Agjencia kryesore britanike e përgjimit tha të mërkurën se akuza, sipas së cilës asaj i ishte kërkuar nga administrata Obama për të spiunuar ndaj zotit Donald Trump pas zgjedhjeve presidenciale të 2016-s, janë absolutisht qesharake dhe nuk duhen përfillur.

Të mërkurën, Presidenti Trump shkruante në Twitter se ish-analisti i CIA-s, Larry Johnson, ka akuzuar Britaninë për spiunazh ndaj fushatës Trump.

Presidenti Trump shkruante se “është vetëm çështje kohe para se e vërteta të dalë dhe kur kjo të ndodhë do të jetë një mrekulli!”

I pyetur për komentet e zotit Trump, një zëdhënës i Qendrës Qeveritare të Komunikimit, siç quhet agjencia britanike e përgjimeve, tha se “pohimet se Qendrës i është kërkuar të bëjë përgjime kundër presidentit të zgjedhur janë pa kuptim. Ato janë krejtësisht qesharake dhe nuk duhen përfillur”.

Skocia po punon drejt mbajtjes së referendumit për pavarësi

Votuesit skocezë kanë mbështetur zëshëm fushatën që Mbretëria e Bashkuar të vazhdojë të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, në referendumin e vitit 2016.

Sturgeon ka thënë se vendimi i Britanisë për t’u larguar nga BE-ja ka shpërfaqur një ndryshim rrënjësor për marrëdhëniet e Skocisë në të ardhmen prandaj edhe mund të arsyetohet mbajtja e një referendumi të dytë për pavarësi.

Sturgeon ka thënë se në këtë fazë nuk nevojitet leja e parlamentit britanik për të vazhduar përpara, mirëpo ajo do të jetë e domosdoshme më vonë kur të miratohet projektligji për referendumin e pavarësisë.

Hapat e Britanisë për t’u larguar nga Bashkimi Evropian vazhdojnë të jenë të paqartë, pasi largimi që ishte planifikuar të ndodhte në muajin mars, tani është shtyrë për 11 tetor.

Shtyrjet kanë ndodhur si pasojë e mospajtimeve për mënyrën se si duhet larguar Britania nga Bashkimi Evropian, si dhe për marrëveshjen e arritur nga kryeministrja britanike, Theresa May me negociatorët evropianë për Brexit.

Skocia ka qenë pjesë e Mbretërisë së Bashkuar për më shumë se 300 vjet.

Britania mund t’ia lejojë Huaweit ndërtimin e rrjetit 5G

Qeveria britanike duket se ka miratuar kërkesën e kompanisë kineze, Huawei për të krijuar gjeneratën e re të lidhjes në internet në këtë shtet (5G), pavarësisht shqetësimeve për rrezik të sigurisë.

Konfirmimi zyrtar nuk ka ardhur ende, mirëpo Daily Telegraph ka thënë se Huawei do të ndërtojë antena në këtë territor, por nuk do të ketë qasje në identitetin e secilit kompjuter apo në të dhëna tjera.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar vazhdimisht që aleatët e saj, Britania e Madhe, Kanadaja, Austrialia dhe Zelanda e Re të përjashtojnë këtë kompani nga tregu i tyre, pavarësisht se Huawei ka mohuar që puna e kompanisë përbën ndonjë rrezik për spiunim.

Deri tani Australia ka thënë se qëndron përkrah Uashingtonit, i cili ka përmendur “shqetësime serioze për obligimet e Huaweit ndaj Qeverisë kineze dhe rrezikut që mund të sjellë për integritetin e telekomunkimeve në Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë”.

Gjenerata e re, 5G e lidhjes së klientëve me internet, premton shkarkim dhe ngarkim më të shpejtë të të dhënave dhe mbulim më të gjerë dhe stabël të lidhjeve tjera.

Po ashtu, kjo gjeneratë është thënë se është dukshëm më e mirë në të përballuarit e ngarkesave të mijëra pajisjeve, duke nisur nga telefonat mobilë dhe kamerat.

Zhvillimi i një teknologjie të tillë është vlerësuar i domosdoshëm bazuar në nivelin e digjitalizimit të shumë proceseve në jetën e përditshme.

ISIS merr përgjegjësinë për shpërthimet në Sri Lankë

Grupi i Shtetit Islamik (ISIS) tha të martën, pa dhënë prova, se ishte përgjegjës për një seri shpërthimesh në Sri Lanka që vranë më shumë se 300 vetë dhe plagosën qindra të tjerë në Pashkën e së Djelës.

Deklarata erdhi përmes agjencisë së lajmeve Amaq të grupit terrorist.

Gjithashtu të martën, ministri i mbrojtjes i Sri Lankës i tha parlamentit se ata që kryen sulmet synonin të hakmerreshin për sulmet në dy xhami në Zelandën e Re muajin e kaluar.

Ministri i Mbrojtjes Ruwan Wijewardene nuk dha hollësi se si një hetim fillestar arriti në këtë përfundim.

Një zëdhënës i policisë tha të martën se 40 persona janë marrë në paraburgim në lidhje me masakrën, e cila shënon dhunën më vdekjeprurëse në këtë vend ishull të Azisë Jugore që prej përfundimit të luftës civile prej dy dekadash në vitin 2009. Zëdhënësi tha gjithashtu se numri i të vdekurve është rritur në 310.

Qeveria tha se po heton nëse grupi kishte lidhje me organizatat e huaja terroriste. Kryeministri Ranil Wickremesinghe konfirmoi se Sri Lanka kishte marrë paralajmërim për sulmet nga një agjenci e huaj zbulimi.

Planifikimi i sofistikuar i tetë shpërthimeve, që synonin kishat dhe hotelet, shkatërroi një qetësi dhjetëvjeçare në Sri Lankë.

“Ne nuk besojmë se këto sulme janë kryer nga një grup njerëzish brenda vendit”, u tha gazetarëve zëdhënësi i kabinetit Rajitha Senaratne. “Duhet të ketë një rrjet ndërkombëtar më të gjerë.”

Presidenti Maithripala Sirisena pritet të takojë diplomatë në Kolombo të martën për të kërkuar ndihmë në gjetjen e lidhjeve të mundshme të sulmuesve me grupet terroriste jashtë vendit.

Zyrtarët amerikanë thanë të hënën se ata që qëndrojnë pas sulmeve të Sri Lankës mund të jenë frymëzuar nga Shteti Islamik, por paralajmëruan se nuk është arritur asnjë përcaktim përfundimtar.

Zyrtarët thanë se besojnë se shtatë sulmues vetëvrasës që i përkisnin grupit Kombëtar Jamaath (NTJ) kryen sulmet e koordinuara në katër hotele dhe tre kisha. Nuk dihet shumë për këtë organizatë, e cila erdhi në vëmendjen e autoriteteve vitin e kaluar kur anëtarët e grupit u fajësuan për prishjen e disa statujave budiste.

Rrugët në kryeqytetit ishin kryesisht të braktisura, dhe shumë biznese mbetën të mbyllura, ndërsa në vend vazhdon dislokimi i forcave të policisë. Ushtarët e armatosur dhe qentë me erë kishin kishin zëvendësuar turistët që zakonisht mbushin plazhin përballë zonës së hoteleve.

Gjashtë shpërthime ndodhën të dielën, ditën e Pashkëve, kur kishat ishin të mbushura me besimtarë dhe turistët ishin duke ngrënë mëngjes në hotelet luksoze.

Sipas policisë, një nga autorët vetëvrasës kishte marrë përsipër ta shpërthente bombën në një restorant të hotelit. Dy shpërthime të tjera ndodhën pasdite.

Kryeqyteti, Kolombo, mori goditjen më të rëndë.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Donald Trump i telefonoi kryeministrit të Sri Lankës. Wickremesinghe për të shprehur ngushëllimet e tij mbi shpërthimet.

Policia gjithashtu tha se do të hetojë nëse paralajmërimet që sulmues vetëvrasës kishin planifikuar sulme ndaj kishave, hoteleve dhe Komisionit të Lartë Indian ishin injoruar.

Raportet e medias në Indi thanë se paralajmërimi kishte ardhur nga agjencitë e zbulimit indian.

“Duhet të shqyrtojmë pse nuk u morën masa paraprake të mjaftueshme, as unë dhe as ministrat nuk u informuan”, tha kryeministri Wickremesinghe.

Autoritetet thanë se objektivat – hotelet dhe kishat – u përzgjodhën për të tërhequr vëmendjen maksimale ndërkombëtare.

Mes qindra viktimave, 39 janë shtetas të huaj.

1,5 milionë të krishterët në vendin kruesisht budist, përbëjnë rreth 7% të 21 milionë banorëve sri-lankezë.

Netanyahu: Një vendbanim në Rrafshnaltën e Golanit do të quhet Donald Trump

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu

Izraeli njoftoi se do të emërojë një vendbanim në Rrafshnaltën e Golanit me emrin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Ky veprim, sipas autoriteteve izraelite, bëhet si shenjë mirënjohje për njohjen e sovranitetit të Izraelit në këtë rajon.

“Të gjithë izraelitët e kanë vlerësuar thellë vendimin historik të presidentit Trump”, tha kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Ai tha se do ta paraqesë vendimin për miratim në qeveri pas festës së Pashkëve hebreje.

Më 25 mars, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e njohu sovranitetin e Izraelit mbi Rrafshnaltën e Golanit – rajon të cilin forcat izraelite e kanë pushtuar nga Siria në fazat e fundit të Luftës Gjashtëditëshe të vitit 1967.

Duke nënshkruar njohjen zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se Shtetet e Bashkuara është dashur ta bëjnë një hap të tillë “disa dekada më parë”.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, qëndroi pranë Trumpit në Shtëpinë e Bardhë derisa ai e nënshkroi njohjen.

Netanyahu tha se kjo është një “ditë historike” që i transformon “fitoret ushtarake të Izraelit në Rrafshnaltën e Golanit në fitore diplomatike”.

Rusia lëshon nëndetësen e re me kapacitet bërthamor

Rusia ka lëshuar një nëndetëse të re me kapacitet bërthamor që besohet se mund të mbajë një dron bombardues.

Nëndetësja Belgorod u nis më 23 prill në qytetin veriperëndimor të Severodvinsk.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i përcolli procedurat përmes një video-lidhje nga Shën Petersburgu.

Ndërtimi i nëndetëses filloi në vitin 1992, por u vonua disa herë për shkak të çështjeve të financimit.

Gazetarët nuk u lejuan të fotografojnë apo incizojnë lëshimin e nëndetëses. Karakteristikat e saja operacionale konsiderohen si informacion i klasifikuar në Rusi.

Në fjalimin e tij vjetor më 1 mars 2018, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin foli për një numër të armëve të reja që po kalonin fazën e testimit, duke përfshirë ato me aftësi bërthamore.

Trumpi më 3-5 qershor do të vizitojë Mbretërinë e Bashkuar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në fillim të qershorit, do të zhvillojë një vizitë treditore në Britaninë e Madhe.

Presidenti Trump do të jetë mysafir i Mbretëreshës Elizabeth si dhe do të ketë bisedime me kryeministren, Theresa May.

Kryeministrja May tha se vizita do të jetë “mundësi për të fuqizuar raportet tashmë të ngushta mes dy vendeve”.

Presidenti Trump më 14 mars tha se mirëpret një marrëveshje të gjerë tregtare ndërmjet Uashingtonit dhe Londrës, pas daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Trump ishte për vizitë në Britani edhe në vitin 2018. Gjatë kësaj vizite, ai ishte takuar me kryeministren britanike, Theresa May, Mbretëreshën Elizabeta II dhe kishte vizituar një klub golfi në Skoci.

Kjo vizitë u shënua me protesta, ku vetëm në Londër, mijëra njerëz dolën në rrugë për të shprehur shqetësimet e tyre me politikat e presidentit Trump.

Një anije e Luftës së Dytë Botërore gjendet në brigjet e Australisë

Mbetjet e një anijeje të Australisë, e fundosur nga një nëndetëse japoneze në Luftën e Dytë Botërore, u gjetën pas 77 vjetësh, thanë zyrtarët.

Anija SS Iron Crown u godit nga një torpedo jashtë shtetit të Viktorias në vitin 1942. Tridhjetetetë njerëz mbetën të vrarë, ndërsa pesë anëtarë të ekuipazhit mbijetuan.

Anija u fundos brenda 60 sekondash pas sulmit në Ngushticën Bass.

Arkeologët detarë thanë se gjetja e mbetjeve të saj është “një ngjarje me rëndësi kombëtare”.

Ekipi i kërkimeve nga Muzeu Australian Detar i gjeti mbetjet rreth 100 kilometra larg Viktorias dhe rreth 700 metra nën sipërfaqen e oqeanit.

Anija ka qenë duke transportuar minerale nga Australia e Jugut në Uellsin e Ri Jugor në kohën kur është sulmuar.

Pesë të mbijetuarit janë shpëtuar nga një anije tjetër.