E kemi thënë ose cekur edhe më herët se çdo mengjes herët, njeriu zgjohët nga gjumi ose ngrihet nga shtrati si qenie ose krijesë e trefishtë. Respektivisht, mbi bazën e trinisë ose trinitetit të njohur shpirti– mendja– trupi i njeriut. Në këtë kontekst të suspektshëm dhe tepër dubiozë, njeriu është simbiozë ose sintezë e tre (3) botërave të ndryshme: Botës shpirtërore ose materiale, botës koshiente ose logjike si dhe botës trupore ose fizike.
Se këndejmi, sipas psikologëve dhe filozofëve të shumtë: shpirti dhe intuita së bashku me mendjen (logjikën), koshiencën ose intelektin e lartë njerëzor, ndodhën të fshehura ose maskuara në bërthamen ose brendinë e të gjitha çështjeve ose aspektëve të mundshme logjike, holistike dhe primatologjike. Në këtë prizëm edhe “logosi” është operativë dhe funksional si të thuash në të gjitha çështjet ose aspektët e mundshme koshiente ose logjike. Ndërkaq, në çështjet ose aspektët e njohura shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike, më tepër është instrumental, sensual, eksperimental, kognitivë, inkarnativë, ataraktivë etj. Me fjalë tjera, “logosi” është ‘organ’ ose ‘ enërgji e gjallë‘ që levizë ose qarkullon vazhdimisht mendjes (trurit) dhe shpirtit të njeriut në kuptimin e asaj se mendja (truri) e ushqen shpirtin dhe shpirti e ushqen mendjen ose trurin e njeriut. “Logosi” pra në radhë të parë është ‘ligjë‘ ose një ‘princip i lartë universal’ i cili e bën të mundur dhe e garanton bashkëjetesën, koekzistencën dhe harmoninë e gjithëmbarëshme në mes botës koshiente ose logjike , botës trupore ose fizike dhe botës shpirtërore ose metafizike.
Pa i harruar në këtë sfond edhe reflektimet ose interferimet eksterne ose ekplikative të ‘kimisë‘ ose ‘ biokimisë së brendshme’ të trurit dhe shpirtit të njeriut.
Ndaj, mjeku i vërtetë dhe më i efektshëm për çfarëdo sëmundje ose lëngatë të mundshme, është ose ndodhët në ju . Respektivisht, në mendimin, besimin, intuitën dhe nënvetëdijen tuaj. Vetëm duhet bërë bashkimin shpirtëror dhe emocional më atë koshient (logjikë) dhe fizikë ose organikë brenda vetvetës tuaj, duke i materializuar ose konvencionalizuar ato me lutjet dhe dëshirat e kahmotshme për shërim ose kurim të plotë! Dhe, do i shihni edhe vet efektët e forcës (fuqisë) dhe enërgjisë së madhe brenda vetvetës ose nënvetëdijes suaj, të cilat aty për aty, do futën në veprim ose aksion. Duke i floruar (florifikuar), eksploruar dhe pasuruar kështu edhe ‘ kopshtin’ e mendjes dhe shpirtit tuaj. Forca dhe enërgjia e njohur e një mendimi të thellë racional dhe pozitivë, jo vetëm tokën ose planetën tonë, por mund të vëjnë në livizje edhe gjithësinë ose inuversin tonë. ( Nikolla Teslla)
Në vazhdim disa shëmbuj të njohur psikonanalitikë sipas Hans Bergerit dhe Klod Vensanit:
Në partiturën ose “nomenklaturën” e fenomenëve, faktorëve, indikatorëve ose predikatorëve të shumtë determinant dhe paradigmatikë që ndikojnë në disponimin dhe enërgjinë iracionale dhe negative tek personi ose individi, psikologju ose neuropsikiatri i shquar gjerman, Hans Berger së bashku me homologun e tij francez, Klod Vensan, pos tjerash i kanë radhitur ose numruar zhurmën e mjedisëve urbane ose metropolitane, stresin, tensionin, depresionin, problemët e njohura sociale ose societale, problemët akute ose kronike në planin e brendshëm intim ose bashkëshortor, problemët e njohura të karierës ose profesionit, problemet familjare ose farefisnore, problemët e njohura shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike, vetëbesimi i luhatur i personit ose individit, problemet finansiare dhe kështu me radhë.
Ndonëëëse, pa i harruar këtu edhe ‘situatën erotike’ të Zigmund Frojdit së bashku me sindromin ose ‘kompleksin’ e njohur të Edipit, ‘shëmbullin’ ose rrëëfimin e njohur të Ciceronit mbi “pelegrinazhin fatkeq” të dy të rinjëve romak në Megarë të Greqisë së lashtë– Antike etj.etj.
U mor vesh se shkencërisht ose eksperimentalisht është provuar dhe vërtetuar shpesh se një gjendje ose situaë e gjatë vuajtjeje, stresi, depresioni ose mjerimi të brendshëm shpirtëror, emocional, mental ose psikologjik, shkaktojnë helme ose acide të ndryshme në gjak. Gjegjësisht, çrregullime të brendshme dhe të jashmte me pasoja, ndikime ose reflektime të pashmangshme edhe në “fizikën” dhe “kiminë e brendshme” të trurit dhe shpirtit të njeriut.
Ndërkohë që helmet ose acidët e shkaktuara nga vuajtja, stresi, depresioni, zhgënjimet ose dëshprimet e ndryshme në familje, shoqëri, karierë, profesion dhe kështu me radhë, e dëmtojnë rëndë shëndetin ose organizmin e njeriut, duke ndikuar dukshëm edhe në rrënimin ose shkatërrim e tij trupor (fizik), shpirtëror, emocional, psiçik ose psikologjik.
Në këtë kontekst, sipas Zigmund Frojdit, Alfred Adlerit dhe psikologëve të tjerë: Mendimet, bindjet ose emocionet e pashëruara, iracionale, negative ose pesimiste, nuk vdesin kurrë. Ato janë të varrosura për së gjalli në shpirtin dhe kujtesën e personave ose individëve të prekur nga sindromet ose simptomet e sëmundjeve të ndryshme shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike në atë menyrë që ato kthehën ose rikthehën vazhdimisht në forma, mënyra ose profile të tmerrshme, trishtuese ose edhe vdekjepruese.
Psikolgët thonë se nëse gota është e mbushur me pije, nektare ose eliksire të ndryshme deri në gjysmën e saj: Atëherë mos thuani kurrë se kelku ose gota e jetës tuaj është e zbrazur përgjysmë, por e mbushur përgjysmë me naktare ose eliksire të ndryshme jetësore, natyrore, familjare, shoqërore etj.
Në të kundërten, kur e shihni ose ndjeni vetën ose vetvetën tuaj të indisponuar, të deprimuar, neuroz, psikoz ose me probleme dhe shqetësime të ndryshme shpirtërore, emocionale, mentale, psikologjike, familjare, interpersonale, shoqërore, politike, profesionale, karieriste dhe të tjera. Nuk është aspak e preferuar të kërkoni angazhime ose miqësi të ndryshme personale, virtuale, shoqërore, politike, profesionale dhe të tjera me të tjerët vetëm sa për t´i shfaqur ose manifestuar turpin, marrëzinë, nebulozen, mizantropinë, skizofreninë, urrejtjen, xhelozinë, idiopatinë ose psikopatologjinë tuaj në forma ose profile të ndryshme si fobia, paranoja, urrejtja, xhelozia, mosdurimi, mosbesimi, fodullëku, cinizmi, injoranca, prepotenca, kretenzmi etj.Jo. Nuk bën. Nuk shkon. Sepse, sociofilozofët ,sociopsikologët ose socioantropologët e ndryshëm në këtë prizëm, janë të mendimit se personat ose individët e mësipërm, përjashta ose në ambiente të hapura e lozin rolin e engjejve, profetëve ose perëndive, ndërsa në brendinë e tyre janë bisha të egra, demon, satan, kriminel, suicid, psikpat ose maniak të rrezikshëm infantil dhe patologjikë.
Komentet