VOAL

VOAL

Komisioni parlamentar i Medias dëgjon gazetarin e plagosur Bledi Kasmi

June 4, 2018

Komentet

Denoncimi i PD: Një fëmijë 10 vjeçar është arrestuar nga policia, i është bërë presion i jashtëzakonshëm, ndodhet në gjendje shoku

Bardh Spahia ka denoncuar se një fëmijë 10 vjeç është arrestuar nga policia dhe ndodhet në komisariatin numër 1.


Në një komunikim për mediat nga jashtë ambienteve të komisariatit, Spahia u shpreh deri tani ka raportime se janë shoqëruar 23 persona.

Spahia deklaroi se fëmijës i është bërë presion i jashtëzakonshëm dhe se ai ndodhet në shok.

“Ky është një fëmijë 10 vjeç që gjendet i arrestuar në komisariatin nr 1 të Tiranës. Është arrestuar pa praninë e psikologut. Është dhunuar dhe i është bërë presion i jashtëzakonshëm, është në shok të vërtete psikologjik. Përveç atyre dhjetëra qytetarëve që janë ndaluar, është edhe ky fëmijë 10 vjeçar. Është një 10 vjecar i shoqërua nga policia në gjendje shoku psikologjik. Romeo Kore është fëmija. I njoftojmë prindërit që nëse janë të shqetësuar ta dinë që është në komisariatin numër 1”, tha Spahia. GSH

“Lironi menjëherë 25 protestuesit!” – Berisha nga selia blu: Beteja me diktaturën s’është ndeshje futbolli, por qëndresë e vazhdueshme

Kryedemokrati Sali Berisha tha nga selia blu, pas protestes se opozites, se beteja e tyre kunder qeverise do te jete e vazhdueshme.


“Së pari, mirënjohje të pakufishme guximtarëve, demokrateve e demokratëve, protestuesve, qytetarëve që sot në protestën më të fuqishme, lebetitën regjimin e urryer të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Lebetitën narkodiktatorin. Është kryekriminel.
Kreun e organizatës kriminale. Të mbledhur nga Tirana dhe mbarë Shqipëria, në një protestë në të cilën dhanë mesazhin më të fuqishëm Edi Ramës.

Mesazhi ishte e thjeshtë: vrimën e miut nuk do ta gjesh më. Ia thashë dje, në rast se je burrë, qëndro në zyrë. Por as në zyrë nuk ishte, por në tunelet e Surrelit ishte futur.

Ju bëj thirrje policëve mos u bëni ushtarëve shërbëtorë të një njeriu që nuk ka ligj e as moral, të një njeriu që çdo tullë të shtëpisë së vet e ka të vjedhur, të një njeriu që është armik i egër i çdo shqiptari. “, tha Berisha. gsh

Protesta e opozitës- “Sot u tronditën themelet e narkoshtetit të Ramaduros”, Meta reagon nga qelia: Shqiptarët dhanë një mesazh të qartë force. Përballje pa kthim!

Pas protestës 3 orëshe të opozitës para Kryeministrisë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga burgu, ku ka falënderuar qytetarët pjesëmarrës dhe ka akuzuar qeverinë për atë që ai e cilësoi si “regjim narko-mafioz”.

Meta u shpreh se protesta e sotme dha një mesazh të qartë force, demokracie dhe vendosmërie, duke theksuar se qytetarët janë shumicë përballë një pakice që, sipas tij, u ka grabitur të ardhmen shqiptarëve. “Sot u tronditën themelet e narkoshtetit të Ramaduros”, shkruan Meta.

Ai akuzoi gjithashtu strukturat e rendit për dhunë ndaj protestuesve paqësorë dhe gazetarëve, duke paralajmëruar se përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi.

Reagimi i Metës

Mirënjohje nga zemra mijëra qytetarëve të lirë, të ndershëm dhe patriotë, që tronditën sot nga themelet Narkoshtetin e Ramaduros duke rikthyer shpresën për Lirinë e shpejtë të Shqipërisë! Shqiptarët dhanë sot një mesazh të qartë force, demokracie dhe vendosmërie për të mbrojtur me çdo çmim lirinë, dinjitetin dhe Atdheun tonë. Protesta madhështore tregoi në shesh se populli është shumicë absolute përballë një pakice narko-mafioze, që i vjedh dhe ju ka grabitur të ardhmen e tyre! U bëj thirrje narko-policëve, shërbëtorë të përulur të kriminelëve, që të ndalin urgjentisht rrëmbimet mafioze dhe dhunën ndaj protestuesve paqësorë, dhunë që nuk ka kursyer edhe gazetarët e mediave shqiptare. Kjo Narkopolici shumë shpejt do të japë llogari deri më një dhe një për një për terrorin kriminal ndaj protestuesve. Përballje pa kthim! Ky regjim i kalbur ka mbaruar dhe i ka ditët e numëruara! FITORE! bw

“Duhet revoltë, do jem gjithmonë me protestuesit”- Salianji: Kur vidhesh je në të drejtën e vetëmbrojtjes për të reaguar në çfarë do lloj force

Salianji: Kam qenë në çdo protestë opozitare. I jam bashkuar PD dhe opozitës, kam qenë denoncues i çdo afere korruptive të qeverisë. Nga lidhjet me krimin te aferat korruptive te denoncimet për keqqeverisjen. Sot është një ditë ku të gjithë qytetarët duhet të dalin për larguar qeverinë e Edi Ramës për shkak të korrupsionit dhe të rrënimit ekonomik dhe shkretimit të Shqipërisë. Ekspozimi që i ka bërë SPAK dhe dy dosjet e fundit, të zëvendës kryeministres dhe AKSHI, ku janë ekspozuar lidhjet e krimit me pushtetin dhe përdorimi i pushtetit politik për të fuqizuar dhe pasuruar njerëzit e lidhur me qeverinë tregon se kjo qeveri nuk ka legjitimitet moral për të qeverisur. Kjo është arsyeja. Qytetarët kërkojnë të njëjtën gjë pavarësisht se shumë prej tyre nuk dalin në shesh pavarësisht nga shqetësimet e tyre të përditshme besojnë demokratët që kanë dalë në shesh.

 Axhenda ime është axhendë publike, në të mirë të shoqërisë dhe PD. Shoqëria kërkon PD që të jetë parti fituese. Padiskutim që ripërtërija e PD i shërben vetëm opozitarëve dhe shoqërisë. Do të jemi në komunikim për t’u përgjigjur të gjithë elementëve. Nëse personalisht ndërmarr një nismë për ta bërë PD fituese më nderon pavarësisht se janë mijëra demokratë në çdo sallë qytetesh ku kanë qenë plot, Kjo tregon diçka. dosja.al

FOTOLAJM- Qytetari zgjedh mënyrën e veçantë për të protestuar, çfarë shkroi në veshje

Një nga protestuesit ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të shprehur revoltën ndaj mazhorancës.

I veshur me të bardha, ai shkruan në bluzën e tij: “Vllazën, demokracia në rrezik, ta shpëtojmë”.

Ndërkohë në pjesën e poshtme të veshjes, shkruhej “Poshtë diktatura”. bw

SPAK kërkon ta arrestojë, Balluku do të emërojë në krye të KPP të besuarën e vet, po nën hetim nga SPAK

 

 

Belinda Balluku do emërojë në krye të Komisionit të Prokurimit Publik të besuarën e vet, të dyja janë nën hetim.

Balluku ka 11 hetime penale të hapura në SPAK, por ajo nuk ndalet dhe punon çdo ditë që të zaptojë sa më shumë poste, kompetencë dhe pushtet.

E përfshirë në të paktën 2 prej këtyre dosjeve korruptive nën hetim është dhe një zonjë e cila quhet Irma Droboniku, të cilën Balluku po këmbëngul që ta emërojë si drejtuese të Komisionitt të Prokurimeve Publike-KPP.

Emri i zonjës Droboniku ka shkuar së fundmi në kryeministri si kandidate për kryetare të Komisionit të Prokurimit Publik.

Zonja Droboniku njihet si lidhje e ngushtë shoqërore e Viola Haxhiademit, e emëruar së fundmi në krye të KESH.

Kur Viola Haxhiademi drejtonte sekretariatin e ministrisë së Ballukut, ajo e emëroi Irma Drobonikun si krahun e djathtë t ëish-kreut të KPP-së Jonaid Myzyri.

Droboniku ishte syri dhe veshi i Viola Haxhiademit dhe Belinda Ballukut në KPP, ishte njeriu që raportonte te Balluku ccdo sjellje dhe ccdo veprim të Myzyrit dhe përcillte porositë përkatëse.

Droboniku ishte pranë Jonaid Myzyrit dhe kur ky i fundit raportonte në Kuvendin e Shqipërisë, siç kjo foto ilustron:

Jonaid Myzyri/ Irma Droboniku

Droboniku është aktualisht nën hetim nga SPAK dhe prokurori Prençi, pasi komunikimet dhe aktet e saj kanë lënë gjurmë implikimi në të paktën dy prej dosjeve korruptive që Prençi po heton.

Siç dhe kartela e saj e punës dëshmon, zonja Droboniku e ka nisur karrierën e saj si një mami në maternitetin e Fierit ndërsa ylli i saj polar u ngjit pas vitit 2013 kur Rilindja erdhi në pushtet dhe shoqja e saj e ngushtë Viola Haxhiademi nisi ta emëronte në pozicione kyçe duke ja prezantuar Ballukut si person të besuar. /Voxnews

“Në PS ka luftë mes klaneve brenda partisë për…”- Klodiana Lala: Balluku duhet të ishte dorëhequr, po prish provat! Ikën ajo, vjen një tjetër dhe nuk pengohet integrimi i vendit

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku duhet të ishte dorëhequr nga detyra dhe të përballej me drejtësinë pa mbrojtjen e qeverisë dhe mazhorancës, pasi provat e SPAK mund të dëmtohen dhe të rrezikohet hetimi.


Kështu u shpreh gazetarja Klodiana Lala në “News 24” gjatë emisionit “Kjo Javë”, duke folur për zhvillimet më të fundit të dosjes “Balluku” dhe seancën në Kushtetuese. Ajo u shpreh se seanca e djeshme e Kushtetueses nuk u ngrit në lartësinë e duhur, ku palët nuk dhanë argumente bindëse.

Por sipas Lalës, kjo është një strategji e kryeministrit Edi Rama, për të krijuar një koracë mbrojtëse ndaj drejtësisë, pasi nesër SPAK mund të shkojë edhe tek ai.

“Zonja Balluku duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Ajo rrezikon prishjen e provave dhe arratisjen sipas SPAK, ndaj u vendos masa e sigurisë. Por deri tani ajo nuk ka dhënë shenja për arratisje. Seanca e djeshme nuk u ngrit në nivelin Kushtetues, përfaqësuesit e qeverisë dhe presidencës nuk u ngritën në nivelin e tyre në argumentim, por mbetën në nivelin e gjykatave normale. A duhet të mbajë përgjegjësi ministrja për rastin kur Prokuroria thotë se po prish provat. Kush mban përgjegjësi nëse prokurorit i dështon hetimi, ndërsa ajo vijon të jetë në detyrë?”, u shpreh ajo.

Kurse për strategjinë e kryeministrit, shpjegoi se:

“Kemi një zv/kryeministre për herë të parë të pezulluar, nuk ka ndodhur asnjëherë. Kemi një kryeministër që ka atakuar menjëherë pa pritur dhe ndjekur shkallët nga Apeli dhe Gjykata e Lartë, por duke e çuar në Kushtetuese. Rama duket se po krijon koracë mbrojtëse për të parandaluar atë që mund të ndodhë me të në të ardhmen”.

Në lidhje me argumentet e Qeverisë se pezullimi i ministres pengon integrimin e vendit në BE, Lala tha se kjo ishte absurde, pasi ikën Balluku dhe mund të vijë një ministre tjetër, pasi PS ka figura të tjera.

“Përdori disa argumente që janë absurde, sikurse pengimi i integrimit të Shqipërisë drejt BE. Ikën Balluku dhe vjen një emër tjetër. Pse duhet të bllokohet integrimi? Ka deputetë dhe figura të tjera në PS”, tha gazetarja.

Por referuar shpjegimit të mësipërm, Lala komentoi se brenda PS ka klane që luftojnë se kush do të jetë pasardhësi i Ramës në parti.

“Por duket se ka një luftë të ashpër mes klaneve brenda PS-së. Sepse aty të gjithë synojnë vetëm një gjë, që të pasojnë Ramën në krye të PS. Të gjithë e shohin nga jashtë, por nga brenda ka një luftë dhe kuptohet qartë, se ka luftë brenda PS-së mes klaneve”, nënvizoi ajo.

“Një zyrtare e pandehur është intimiduar nga Balluku që të mos dëshmojë kundër saj”, Klodiana Lala zbulon detaje nga hetimi: Mënyrat për shkatërrimin e provave janë të shumta

Gazetarja Klodiana Lala, ishte e ftuar në emisionin “Kjo Javë” ku zbuloi detaje nga hetimi për zv/kryeministren Belinda Balluku.

Lala tha se për shkak të vendimit të Kushtetueses për ta rikthyer në detyrë, SPAK ka konstatuar se Balluku është rrezik potencial për të prishur provat dhe intimiduar dëshmitarët dhe kjo ka ndodhur me një prej tyre.

“Sipas tyre ka të dhëna se Balluku ka tentuar të ndërhyjë dhe ta pengojë hetimin përmes intimidimit të dëshmitarëve.

Ka një zyrtare në detyrë e cila ka pretenduar dhe është e pandehur se është intimiduar që të mos rrëfehet kundër saj dhe zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të ministrisë së Energjisë”, tha Lala.

Klodiana Lala: seanca plenare publike në Kushtetuese që kishte në thelb kërkesën e kryeministrit për ta shpallur antikushtetues vendimin e GJKKO për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Ishte një seancë që u ndoq me mjaft interes, për mënyrën se cfarë po ndodhte brenda dhe jashtë gjykatës. Hetimi për Ballukun u ushtrua nga Dritan Prenç, por para Këshillit të Mandateve, u formua një trupë hetimor me 3 prokurorë, Dorina Bejko dhe Klodian Braho, por të enjten mbërritën vetëm Dritan Prenci dhe Dorina Bejko.

Në 36 vite kemi për herë të parë një vendim të GJKKO të pezullimit të një funksionari të lartë.

GJKKO njoftoi Kushtetuesen përmes një shkrese duke shkruar se e ka dhënë verdiktin e saj pavarësisht se Kushtetuesja e ka rikthyer në detyrë.

GJKKO shkruan se ishin gjykata të tjera që gjykonin këtë vendim nëse ishte apo jo në përputhje me ligjin dhe ndërhyrjen e kryeministrit apo dhe GJK  eshihte si ndërhyrje në punën e gjyqësorit, pra në njëfarë mënyre GJKKO e refuzoi Kushtetuesen.

Çështja ka nevojë të diskutohet dhe se mungesa në kabinetin qeveritar nuk përbën asnjë problem, ajo mund të jepte dorëheqjen. Pretendimi i kryeministrit se me pezullimin e Ballukut mund të krijojë probleme në funksionimin e punës, nuk qëndron.

Prokurorët e SPAK thanë se fakti që Kushtetuesja mori një vendim të ndërmjetëm duke e rikthyer në detyrë, ka cenuar rëndë hetimin. Sipas tyre ka të dhëna se Balluku ka tentuar të ndërhyjë dhe ta pengojë hetimin përmes intimidimit të dëshmitarëve.

“Nëse inceneratori i Tiranës ekziston dhe unë kam gënjyer, do kërkoj falje publike”, Klodiana Lala i drejtohet Ramës: Të sfidoj të më japësh një foto, ndryshe më kërko falje

Në fund të intervistës në emisionin “Kjo Javë”, gazetarja e News24, Klodiana Lala, iu rikthye replikave në distancë që kryeministri Edi Rama ka bërë me të, i cili e quajti mashtrim nga ana e gazetares statusin e saj ku pyeste për inceneratorin e Tiranës.

Lala tha se “nëse inceneratori i Tiranës është një godinë në këmbë dhe unë kam gënjyer, do të kem kurajon morale t’i kërkoj falje publike”.

“Në të kundërt të ketë kryeministri kurajo të kërkojë falje publike për të gjithë ato që ka deklaruar në adresën time”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Klodiana Lala: E kam sfiduar dhe e sfidoj kryeministrin të më japë ose të bëjë publike një foto të inceneratorit të Tiranës.

Nëse inceneratori i Tiranës është një godinë në këmbë dhe unë kam gënjyer, do të kem kurajon morale t’i kërkoj falje publike. Në të kundërt të ketë kryeministri kurajo të kërkojë falje publike për të gjithë ato që ka deklaruar në adresën time.

Unë kam kërkuar të më japë vetëm një shpjegim sepse bëri fajtorë qytetarët për përmbytjet se kanë hedhur plehrat.

Unë bëra vetëm një pyetje, përse plehërat nuk u inceneruan tek ai inceneratori që ka gllabëruar miliona dhe nuk ekziston? Nuk ma dha përgjigjen kryeministri, për gjithë pjesën tjetër le të bëjë politikë sa të dojë, nuk më intereson.

Ministri Gunther Krichbaum takon krerët e politikës dhe drejtuesin e SPAK, Ambasada Gjermane: Shqipëria në moment vendimtar! Luftë e palëkundur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Ambasada e Gjermanisë ka zbardhur diskutimet e ministrit gjerman për Evropën Gunther Krichbaum gjatë takimeve që ai mbajti me kryeministrin Edi Rama, kreun e SPAK Klodian Braho, dhe zyrtarë të tjerë nga maxhoranca dhe opozita.

 

Krahas kryeministrit, ai u takua edhe me ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, zv. ministren e Jashtme Megi Fino, bashkëkryetarët e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, Taulant Balla dhe Jorida Tabaku, kreun e grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi si dhe me drejtuesin e SPAK Klodian Braho.

Në fokus të bisedimeve ishte procesi i anëtarësimit të vendit në BE, fuqizimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

Gjatë diskutimeve, ai theksoi se Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar, duke shtuar se është e nevojshme që të zbatohen reformat e kërkuara, sidomos ato që lidhen me krimin dhe korrupsionin.

Zyrtari kërkoi hapa të guximshëm në realizimin e reformave, si edhe bashkëpunim më konstruktiv mes palëve politike.

“Shqipëria gjendet aktualisht në një moment vendimtar: rruga e nisur në drejtim të BE-së duhet të çohet përpara me vendosmëri, duke zbatuar në këtë kontekst në mënyrë të vendosur reformat e radhës, veçanërisht në fushën e shtetit të së drejtës, dhe luftën e palëkundur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për këtë qëllim lipset vijimi i guximshëm i rrugës së reformave, si dhe përfshirja, por edhe bashkëveprimi konstruktiv i të gjithë aktorëve dhe institucioneve në kuadër të përgjegjësive të tyre kushtetuese.“, tha zyrtari gjerman.

Postimi i ambasades gjermane:

Ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme Federale, Gunther Krichbaum zhvilloi biseda politike sot në Tiranë. Ai u takua me Kryeministrin Edi Rama, Ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, zv.Ministren e Jashtme Megi Fino, bashkëkryetarët e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, Taulant Balla dhe Jorida Tabaku, Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi si dhe me Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme SPAK Klodian Braho. Në fokus të bisedave të tij ishte procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE si dhe fuqizimi i shtetit të së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në mbyllje të bisedave Ministri i Shtetit Krichbaum u shpreh:

“Për shkak se ne duam ta shohim Shqipërinë në Bashkimin Evropian jemi njëkohësisht mik, mbështetës dhe kritik në rrugën e saj drejt BE-së. Ne shohim potencialin tejet të madh dhe përpjekjet e Shqipërisë për reforma, por edhe sfidat kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare në procesin e anëtarësimit në BE. Edhe për këtë arsye ishte e rëndësishme për mua të zhvilloja biseda të drejtpërdrejta me qeverinë shqiptare, parlamentin dhe drejtësinë.

Shqipëria gjendet aktualisht në një moment vendimtar: rruga e nisur në drejtim të BE-së duhet të çohet përpara me vendosmëri, duke zbatuar në këtë kontekst në mënyrë të vendosur reformat e radhës, veçanërisht në fushën e shtetit të së drejtës, dhe luftën e palëkundur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Për këtë qëllim lipset vijimi i guximshëm i rrugës së reformave, si dhe përfshirja, por edhe bashkëveprimi konstruktiv i të gjithë aktorëve dhe institucioneve në kuadër të përgjegjësive të tyre kushtetuese.” Panorama

Kushtoi 260 mln euro, thellohet skandali në rrugën Qafë Plloçë-Qukës, çahet traseja në lotin e dytë

Ka pësuar çarje traseja e rrugës Qafë Plloçë-Qukës, në lotin e dytë në afërsi të kthesës së fshatit Trebinjë. Sipas informacioneve, struktura e rrugës është dëmtuar në pjesën qendrore të saj, por edhe në anësore, duke krijuar probleme në segmentin përkatës.

Mësohet se qarkullimi i mjeteve vijon normalisht, por në zonën e dëmtuar lëvizja kryhet vetëm në një korsi, për arsye sigurie.

Firma kontraktore ndodhet në monitorim të vazhdueshëm të situatës, ndërsa pritet ndërhyrja e Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili është njoftuar për problematikën e konstatuar.

Aksi Qukës-Qafë Pllocë kushtoi rreth 260 milionë euro dhe përfundoi pas 14 vitesh, por mjaftuan vetëm dy muaj përdorim që rruga të dalë jashtë funksioni.

Shembjet masive tregojnë se cilësia e punimeve është mjaft e dobët dhe në terren kanë munguar studimet e mirëfillta gjeologjike mbi qëndrueshmërinë e tokës. bw

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Nesër është prova e madhe, është dita e guximit, e revoltës, e zemërimit, e ngadhënjimit qytetar mbi të keqen më të madhe që ka mbërthyer Shqipërinë, që ka pllakosur këtë vend nga ditët e zeza të diktaturës hoxhiste gjer sot.
Nesër qytetarët, populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi.
I bën gjyqin kryeministrit të lidhur kokë e këmbë me vrasës, banditë, trafikantë.
I bën gjyqin antishqiptarit më të zi të kohërave që ka përzënë nga ky vend në 10 vite 1 milion e 100 mijë shqiptarë vetëm në hapësirën evropiane, pa llogaritur hapësira të tjera.
Nesër i bën gjyqin një armiku të egër të lirive të shqiptarëve, të votës së tyre.
Një njeriu që qëndron në pushtet duke përdorur çdo mjet të paligjshëm, duke shkelmuar Kushtetutën.
Por nesër është dita e gjykimit të popullit shqiptar për një organizatë kriminale që nuk e ka sot asnjë vend tjetër në Europë.


Send this to a friend