VOAL

VOAL

Kombëtarja e SHBA-ve në futboll anuloi kampin në Katar

January 4, 2020
blank

Komentet

blank

Xhudistja shqiptare, Nora Gjakova fiton medaljen e artë në Grand Slam në Baku

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Xhudistja shqiptare ia doli të triumfonte në këtë kompeticon, ndërsa pjesëmarrës janë 446 garues në total nga 61 shtete.

Nora e nisi rrugëtimin nga raundi i dytë, derisa fitoi me ‘ippon’ ndaj polakes Arleta Podolak, në raundin e tretë gjithashtu fitoi me ‘ippon’ ndaj gjermanes Seija Ballhaus, ndërsa në çerekfinale ajo mposhti Priscilla Gneton e Francës, po ashtu me ‘ippon’.

Në gjysmëfinale, xhudistja pejane mposhti turken Hasret Bozkurt, për të kaluar në finalen e madhe, aty ku u përball me Eteri Liperteliani të Gjeorgjisë.

Gjakova e mposhti gjeorgjianen me Waz-ari, për t’i fituar kështu Kosovës medaljen e artë.bw

blank

“Babai qau pas ndeshjes”, rrëfimi unik i Asanit: Kombëtarja është jetë, ju tregoj sekretin e golit me Poloninë

Pasim i Hysajt, Asani bën 10 hapa të vegjël “studiues” dhe më pas një gjuajtje madhështore duke tundur rrjetën e Polonisë. Të asaj Polonie që kishim 70 vite pa e mundur.

“Është goli më i bukur në karrierë, por nuk është rastësi, sepse stërvitem 30 minuta çdo ditë pas stërvitjes”, thotë Jasir Asani ekskluzivisht për “Panorama Sport”. Shqiptarin nga Shkupi prej vitesh stafi i Kombëtares e ka pasur para syve, por u desh Silvinjo që t’i jepej një shans. “Nuk dua të bëj polemika – thotë ai. – Thjesht e falënderoj shumë trajnerin që ma dha mundësinë”. Në rrëfimin për gazetën, ai tregon anën tjetër të Jasirit dhe thotë se një trajner rus ka ndikuar më shumë në karrierën e tij.

Sa herë e keni provuar atë gjuajtje më parë?

Shpeshherë. Këtu te skuadra ime e provoj shpesh. Rri zakonisht 20 ose 30 minuta pas stërvitjes dhe bëj prova me njërin prej portierëve që ka durim të qëndrojë me mua…(qesh).

blank

Çfarë është Kombëtarja shqiptare për ju?

 

Është jetë.

 

Çfarë ju thanë familjarët tuaj pas ndeshjes me Poloninë?

 

Nuk munda t’i takoj, por fola në telefon. Babai kishte qarë shumë. Ishte emocionuar pa masë dhe kishte qarë edhe në stadium shumë. Jam i lumtur për ata, për vete dhe për Shqipërinë. Kemi tifozë të jashtëzakonshëm dhe shpresoj që t’ua shpërblej gjithnjë me paraqitje sa më të mira. Unë do të jap gjithçka në fushë.

blank

UEFA shqyrton kandidaturat, FSHF në garë për të sjellë në Shqipëri finalet e një Kampionati Europian!

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të shqyrtojë në mbledhjen e radhës së 26 shtatorit kandidaturat për organizimin e Kampionatit Europian U-17 për vitet 2025, 2026 dhe 2027 dhe Kampionatit Europian U-19 për vitet 2026 dhe 2027.

Federata Shqiptare e Futbollit është pjesë e kësaj gare të rëndësishme për të cilën ka dorëzuar aplikimet për organizimin e Kampionatit Europian U-17 për vitet 2025, 2026 dhe 2027 dhe Kampionatit Europian U-19 për vitet 2026 dhe 2027.

Pjesë e kësaj gare janë dhe Federata nga vende të rëndësishme europiane.

Në aplikimin e dorëzuar nga Federata Shqiptare e Futbollit është parashikuar që ndeshjet të zhvillohen në “Air Albania Stadium”, “Elbasan Arena”, “Loro Boriçi” dhe “Arena Egnatia”.

Këto stadiume do të presin ndeshjet e fazës së grupeve, ato gjysmëfinale dhe finalen e madhe. Gjithashtu për zhvillimin e një kompeticioni të tillë kërkohen 8 qendra stërvitore me fusha me bar natyral, të cilat do të jenë në aksin Tiranë-Durrës, kjo edhe për shkak të numrit të hoteleve me kushte specifike që kërkohen.

Shqipëria është kualifikuar nga Komisioni i Tenderimit si një vend që i ka të gjitha aftësitë, kapacitetet dhe plotëson kriteret për organizimin e një Kampionati Europian për moshat e reja. Ky është padiskutim suksesi parë, duke parë kriteret e larta që aplikohen në organizimin e kompeticioneve të tilla madhore me vëmendje dhe interes të madh ndërkombëtar.

Sigurimi i të drejtës për organizimin e një Kampionati Europian futbolli, nëse ky besim do t’i jepet nga UEFA në mbledhjen Komitetit Ekzekutiv javën e ardhshme, do të ishte padiskutim aktiviteti dhe ngjarja më e madhe sportive e organizuar ndonjëherë në Shqipëri dhe rajon.

Organizimi i një Europiani tejkalon pa asnjë dyshim dhe organizimin e jashtëzakonshëm të finales historike të UEFA Conference League.

Për kompeticionet që ka aplikuar Federata Shqiptare e Futbollit do të jenë pjesëmarrëse 8 skuadra, duke sjellë në vendin tonë interes të madh mediash, tifozësh dhe sigurisht skuadra të mëdha që do ta kthenim vendin tonë për një muaj në epiqendër të lëvizjes futbollistike europiane.

Një Kampionat Europian në Shqipëri do të kishte një ndikim të madh edhe tek të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi, që jetojnë me futbollin si dhe do të përfshinte në organizimin e tij mijëra të tjerë, kjo për faktin se do të zhvillohen 15 ndeshje të cilat për nga niveli organizimit janë të barabarta me finalen e UEFA Conference League e zhvilluar majin e vitit të shkuar në Tiranë.

Në të njëjtën kohë me marrjen e të drejtës së organizimit të një kompeticioni kaq madhor lind dhe detyrimi për të kryer disa investime të rëndësishme shtesë në infrastrukturën e stadiumeve dhe veçanërisht fushave stërvitore ku së bashku me pushtetin qendror dhe atë lokal do të duhet të investohet në Tiranë, Durrës, Kamëz, Elbasan, Shijak, Rrogozhinë e Kavajë.

blank

Çfarë dihet për grupin e tifozëve që qëndron prapa incidentit në Bukuresht?

Simona Carlugea

Ndeshja e së martës mes Kombëtares së Rumanisë dhe asaj të Kosovës u ndërpre për 50 minuta. Shkak u bë një pankartë që mbanin tifozët rumunë ku shkruhej “Kosova është Serbi”, por edhe hedhja e mjeteve piroteknike në fushën e gjelbër. Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka hapur një hetim për diskriminim dhe racizëm.

Shërbimi Rumun i Radios Evropa e Lirë ka intervistuar një prej pjesëtarëve të tifozëve që shpalosën pankartën.

“Pas ndeshjes në Prishtinë, himni ynë u fishkëllye për një kohë të gjatë nga i gjithë stadiumi, dhe tifozët rumunë ishin shënjestër e ofendimeve të vazhdueshme nga tifozët kosovarë – një pjesë e madhe e tifozëve u evakuuan, u arrestuan, u sulmuan dhe u gjobitën vetëm sepse pohuan një të vërtetë historike të theksuar edhe në nivel shtetëror, ka ardhur koha e kthimit”, njoftuan tifozët ultras të Kombëtares së Rumanisë, para ndeshjes të së martës, në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Dhe ata e mbajtën fjalën.

Ndeshja në Arenën Kombëtare në Bukuresht nisi me thirrjet e ultrasve gjatë intonimit të himnit kombëtar të Kosovës. Këta tifozë radikalë thërrisnin “Serbi, Serbi”. Një pankartë e madhe ku shkruhej “Kosova është Serbi” u shfaq në pjesën jugore të stadiumit.

Në minutën e 18-të të ndeshjes ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës, ultrasit ndezën edhe fishekzjarrë dhe loja u ndërpre nga gjyqtari francez. Lojtarët shkuan në dhomat e zhveshjes.

Pas negociatave mes policisë, lojtarëve të Kombëtares rumune dhe ultrasve, këta të fundit hoqën dorë nga pankarta dhe loja rifilloi. Ndeshja u mbyll me fitoren e rumunëve, por edhe me një skandal të ri që do të ketë efekte në futbollin rumun.

Me bluza të zeza apo edhe gjoks të zhveshur, tifozët ultras ishin sërish në shtypin e mbarë botës.

Por, ata janë mësuar të jenë në qendër të vëmendjes.

Të bashkuar për Rumaninë, me mesazhe ksenofobike dhe fishekzjarrë
Grupi “Uniti sub Tricolor” e përshkruan veten si “një grup ultras që mbështet në mënyrë të pavarur Kombëtaren e Rumanisë”.

I themeluar në vitin 2013, grupi mori vëmendjen e publikut disa vite më vonë shkaku i skandaleve të shkaktuara në stadiume dhe jashtë tyre.

Në të gjitha incidentet e dhunshme në të cilat u përfshi ky grup, shfaqet edhe emri i Andrei Preda, i njohur si Gogoasa, lideri i grupit “Peluza Sud” nga Krajova. Fotot e tij, me gjoks të zhveshur dhe plot tatuazhe, pushtuan mediat pas ndeshjes së mbrëmshme me Kosovën.

Shërbimi rumun i Radios Evropa e Lirë ka biseduar me Andrei Preda, me nofkën Gogoasa, për incidentet gjatë ndeshjes me Kosovën. Ai pretendoi se pankarta “Kosova është Serbi” përfaqëson vetë pozicionin e shtetit rumun, ndaj, siç tha ai, nuk ka asgjë të keqe. Rumania është në mesin e pesë shteteve të Bashkimit Evropian që nuk njohin pavarësinë e Kosovës.

Megjithatë, ky grup, i njohur edhe me akronimin UST, ka një histori kundërthënëse.
Në një intervistë të dhënë Gazetës Sporturilor në vitin 2020, kreu i Aleancës për Bashkimin e Rumunëve (AUR), George Simion, e pranoi se ishte një nga themeluesit e grupit, por mohoi të kishte qenë ndonjëherë lider i tij.

AUR është e vetmja parti e ekstremit të djthatë në Rumani, me 10 për qind të ulëseve në Parlament dhe, sipas sondazheve më të fundit, pritet të bëhet partia e dytë më e madhe në Rumani në zgjedhjet e vitit 2024.

“Unë kam marrë pjesë në themelimin e kësaj strukture sepse Kombëtarja nuk kishte mbështetje solide. Është për të ardhur keq. Kam ndihmuar edhe në krijimin e shalleve të para. Unë shkova me UST-në, me Kombëtaren e të rinjve, në Euro U21 në Itali, ku më në fund pash një ekip që më bëri ta dua sërish futbollin. Këndimi i fjalëve ‘Zgjohu, rumun’ në stadium në gjysmëfinale ma ktheu dëshirën dhe domethënien për këtë sport”, tha George Simion.

Pankarta e shpalosur nga tifozët rumunë në Bukuresht më 12 shtator.

Pankarta e shpalosur nga tifozët rumunë në Bukuresht më 12 shtator.

Në korrik të vitit 2015, mediat kanë raportuar se anëtarët e UST-së po përgatiteshin për ndeshjen kundër Hungarisë që do të zhvillohej në Budapest, së bashku me mbështetësit e disa skuadrave. Slogani i udhëtimit ishte: “Të gjithë në Budapest”.

Një vit më vonë, pikërisht në vjeshtën e vitit 2016, ky grup tërhoqi vëmendje për herë të parë me një mesazh politik të shkruar në një pankartë, të cilën donin ta merrnin në stadiumin e Jerevanit, dhe që i referohej mosnjohjes së gjenocidit ndaj armenëve nga otomanët turq në Luftën e Parë Botërore.

“1.5 milion kryqe shkëlqejnë në qiell. Të paktën ai thotë ‘Na fal!’ Dikush duhet të tentojë”, ishte shkruar në pankartë.

Fjala “dikush” ishte shkruar në formën e një gjysmëhëne turke.

Autoritetet në Armeni u ankuan për probleme me ultrasit rumunë edhe gjatë ndeshjes mes Kombëtares së Rumanisë dhe asaj të Armenisë.

Viti 2018 është viti në të cilin grupi i ultrasve u bë gjithnjë e më aktiv dhe njëkohësisht u shndërrua në yllin e ndeshjeve të Kombëtares rumune.

Por, 2018-ta u bë edhe viti në të cilin mesazhet e grupit shkonin përtej stadiumeve. Ultrasit morën pjesë në ngjarje të rëndësishme dhe shfaqën pankarta në vende të ndryshme të vendit – gjatë festimit të 100-vjetorit të pavarësisë, përvjetorit të Revolucionit rumun, etj.

Postimet në faqen e Facebook-ut kishin një kombinim të mesazheve nacionaliste, ksenofobike dhe atyre që kishin të bënin me ndeshjet e futbollit dhe të ekipit kombëtar.

Në shtator të vitit 2018 nisi një miqësi mes këtyre ultrasve dhe serbëve. Në stadiumin e Partizanit në Beograd, gjatë ndeshjes mes dy kombëtareve, tifozët rumunë brohoritën “Kosova është Serbi” dhe shfaqën pankarta ku shkruhej “Kosova është zemra e Serbisë”.

Në ndeshjen e kthimit të mbajtur në Bukuresht në tetor të vitit 2018, tifozët kënduan sërish “Kosova është Serbi” dhe “Basarabia është Rumani”. Mbështetësit serbë erdhën edhe me një pankartë ku shkruhej “Faleminderit vëllezërve tanë rumunë!”.

Në vitin 2020, ultrasit ishin në qendër të një tjetër skandali, por këtë herë të një natyre tjetër. Ata kundërshtuan natyralizimin e Mario Camoras në Kombëtaren rumune, në një postim të titulluar “Nuk ka të huaj në kombëtare”.

“Skuadra kombëtare, sipas doktrinës së saj, mund të përmbajë vetëm lojtarë rumunë sepse ky është qëllimi i saj dhe çdo implant i huaj e deformon plotësisht qëllimin e saj dhe e bën të duket si një ekip i ndonjë klubi, megjithëse këto koncepte janë krejtësisht të ndryshme. Siç sugjeron emri, një ekip kombëtar duhet të përbëhet nga lojtarë vendas, të vendit që përfaqësojnë. Përndryshe, nëse do të përfshinte lojtarë të huaj, ata pa dyshim mund ta quanin veten një ‘skuadër ndërkombëtare’”, kishte argumentuar atëbotë ky grup.

Incidenti i parë i madh i dhunshëm në të cilën u përfshinë tifozët e UST-së ndodhi në shtator të vitit 2022, në një ndeshje kundër Bosnje dhe Hercegovinës të zhvilluar në Bukuresht, kur ata u përleshën me tifozët boshnjakë.

2023 – dhuna në tribuna, mesazhet kundër Ukrainës dhe lufta me ekipin e Kosovës

Ndeshjet e para të Kombëtares rumune këtë vit, në Andorra dhe në shtëpi me Bjellorusinë, u përshkruan të dyja me incidente të shkaktuara nga ultrasit e UST-së. Konkretisht, pati rrahje në tribuna dhe mesazhe ksenofobike drejt hungarezëve.

Pas ndeshjes me Bjellorusinë në mars, UEFA vendosi ta sanksionojë Federatën e Futbollit të Rumanisë me 15 mijë euro dhe e detyroi atë t’i mbyllte disa sektorë të Stadiumit Kombëtar gjatë ndeshjeve të ardhshme të skuadrës rumune.

Në një ndeshje të zhvilluar në qershor, mes ekipeve të të rinjve të Rumanisë dhe Ukrainës, ultrasit shfaqën një pankartë kritike ndaj Ukrainës.

Pankartë e shpalosur nga tifozët rumunë gjatë ndeshjes me Ukrainës, përmes së cilës u kritikua politika e Ukrainës karshi minoriteteve.

Pankartë e shpalosur nga tifozët rumunë gjatë ndeshjes me Ukrainës, përmes së cilës u kritikua politika e Ukrainës karshi minoriteteve.

Po ashtu në qershor filloi “lufta” mes tifozëve të UST-së dhe Kombëtares së Kosovës. Në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, të mbajtur në Prishtinë, tifozët rumunë u larguan nga stadiumi pasi kishin brohoritur “Kosova është Serbi”.

Ata premtuan hakmarrje dhe një gjë e tillë ndodhi mbrëmjen e 12 shtatorit.

Kush është Gogoasa?

Ish-portieri i ekipit rumun FCU Craiova, Andrei Preda – i njohur me nofkën Gogoasa – u bë, pasi la sportin, lideri i tifozerisë së ekipit të tij.

Për shkak të sjelljes së tij të dhunshme, atij iu ndalua hyrja në stadium tre herë brenda një viti, por ndaj tij u ndërmorën edhe sanksione të tjera.

Ai u dënua, në shkallën e parë të gjyqësorit, me burgim pasi dyshohej se kishte rrahur dy persona në Krajovë. Pasi viktimat kishin tërhequr ankesat, ai ishte shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit në Krajovë.

Në intervistën e dhënë për shërbimin rumun të Radios Evropa e Lirë, Gogoasa tha se gjithçka që ndodhi në ndeshjen kundër Kosovës në Bukuresht është “provokuar nga lojtarët kosovarë”, që sipas tij, kanë dashur që ndeshja të ndërpritet dhe të fitohet në tavolinë.

“Ndeshja u ndal për shkak të pankartës dhe për shkak se ne bërtitëm ‘Kosova është Serbi’ dhe lojtarët e ekipit shqiptar erdhën te ne dhe na shanë, na bënë shenja të turpshme. Aty nisi incidenti me fishekzjarrët”, tha Gogoasa.

Andrei Preda gjatë ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës të zhvilluar në Bukuresht.

Andrei Preda gjatë ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës të zhvilluar në Bukuresht.

Ai po ashtu pretendoi se veprimet e lojtarëve ishin të paramenduara sepse, sipas tij, lojtarët e Kosovës kishin pritur mesazhe të tilla në stadium.

“Domethënë… t’i shajmë, t’i shajmë dhe të bërtasim ‘Kosova është Serbi’, se këtë gjë e kanë pritur, madje e kanë paramenduar këtë gjë për të na futur në kurth. Ata ndoshta donin ta fitonin ndeshjen në tavolinë”.

Ai gjithashtu tha se mesazhi që u brohorit të martën tifozët e grupit të tij nuk përfaqëson gjë tjetër veçse qëndrimin e shtetit rumun. Sipas Gogoasas, policët i kishin parë pjesëtarët e grupit të tij kur kishin hyrë në stadium me atë pankartë dhe i kishin lënë të kalonin.

“Nëse shteti rumun ku jetoj unë thotë ‘Kosova është Serbi’, ne u lejuam me pankartën e Xhandarmërisë, na lanë rojet. Është problemi i atyre nga UEFA. Kjo ndeshje nuk duhej të luhej. Shteti rumun nuk e njeh këtë ekip”, shtoi ai.

UST-ja nuk i është përgjigjur deri më tani kërkesës së Radios Evropa e Lirë për ta komentuar incidentin.

Reagimet pas ndeshjes

Komunikimi i parë pas incidenteve në ndeshjen e së martës ka ardhur nga Xhandarmëria e kryeqytetit rumun, e cila ka shpjeguar se si ka ndërhyrë për ta qetësuar situatën, por edhe për ta shmangur humbjen e Kombëtares rumune në tavolinë.

“Pas konsultimeve me përfaqësuesit e UEFA-s dhe Federatës së Futbollit të Rumanisë, u vendos me marrëveshje reciproke që organet ligjzbatuese ta menaxhojnë këtë situatë me dialog, pa pasur nevojë për evakuimin e njerëzve dhe nuk ka asnjë kërkesë nga të dy forumet në këtë aspekt. Pas vlerësimit të situatës dhe marrjes së garancive nga tifozët se një sjellje e tillë nuk do të përsëritet, ndeshja u rifillua në mënyrë të sigurt, pa asnjë incident dhune”, u tha nga Xhandarmëria e Bukureshtit.

Xhandarmëria gjobiti 17 persona me 8.000 lei dhe ngriti tre padi penale për posedim të lëndëve piroteknike.

Dhe Federata e Futbollit e Rumanisë (FRF) reagoi, e dënoi incidentin dhe i quajti ultrasit huliganë. Ndërsa, Federata e Futbollit e Kosovës reagoi duke e dënuar incidentin dhe duke paralajmëruar se do të dorëzojë padi për të në UEFA dhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

“Para së gjithash, ritheksojmë parimin sipas të cilit qeveriset futbolli në Rumani, përkatësisht mosndërhyrja e politikës në aktin sportiv. Revizionizmi nuk pranohet në futboll dhe FRF-ja dënon ashpër mesazhet provokuese të natyrës politike, ideologjike, fetare apo fyese, të cilat janë kategorikisht të ndaluara në stadiume”, u tha në reagimin e Federatës rumune.

Gazeta Sporturilur raportoi se UEFA tashmë ka vendosur të hapë një hetim për diskriminim dhe racizëm pasi lojtarët kosovarë u larguan nga fusha dhe ndeshja e së martës u ndërpre përkohësisht.

Gazetarët e po të njëjtit medium raportuan se Federata rumune rrezikon ta luajë të paktën një lojë me tribuna pjesërisht të mbyllura, por ndëshkimi mund të jetë edhe më i madh.

blank

FFK thotë se do të dorëzojë padi për incidentin në Bukuresht

Pano me mbishkrime “Kosova është Serbi” të shpalosura nga tifozët rumunë gjatë ndeshjes Rumani-Kosovë. Bukuresht, 12 shtator 2023.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) tha se po përgatit komentet e nevojshme dhe do të dorëzojë padi në Federatën Evropiane të Futbollit (UEFA) dhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS), për shkak të, siç tha, shkeljeve të bëra në ndeshjen kundër Rumanisë.

Në Bukuresht, ndeshja midis Kombëtares së Rumanisë dhe asaj të Kosovës u ndërpre për 50 minuta, pasi më 12 shtator tifozët shpalosën një pano ku shkruhej “Kosova është Serbi”.

“Tifozët e kombëtares së futbollit të Rumanisë, përmes gjuhës së urrejtjes e dëmtimit të imazhit të vetë kombëtares përmes shprehjeve të tilla dhe sjelljeve jo sportive kanë denigruar ndeshjen e mbrëmshme të futbollit”, tha FFK-ja.

Federata shpjegoi se pas thirrjeve nacionalistëve të tifozëve ka reaguar menjëherë “duke kërkuar suspendim të lojës deri në tërheqjen e pankartave dhe slloganeve të urrejtjes gjatë ndeshjes. Kjo kërkesë e FFK-së është miratuar nga delegati i ndeshjes dhe derisa janë tërhequr të gjitha pankartat dhe janë ndalur të gjitha thirrjet urrejtëse kundër Kosovës nuk ka rifilluar ndeshja”.

FFK tha se ka kërkuar nga UEFA që të evidentojë të gjitha shkeljet e bëra gjatë kësaj ndeshjeje, duke shtuar se i është drejtuar edhe komisionit disiplinor të UEFA-s “me kërkesën që të merren masat adekuate në raport me brohoritjet nacionaliste, pankartat dhe gjuhën e urrejtjes të shprehur nga tifozët e kombëtares së Rumanisë”.

Më 13 shtator, në ueb-faqen e UEFA-s u tha se ndeshja Rumani-Kosovë u ndërpre për plot 50 minuta për shkak të “sjelljeve diskriminuese”.

Ndeshja më pas rifilloi me delegatin e UEFA-s që ia tërhoqi vërejtjen organizatorit të mos lejonte përsëritjen e thirrjeve diskriminuese.

Ndeshja e së martës, që përfundoi 2:0 në favor të Rumanisë, ishte e vlefshme për Euro 2024.

Rumania është njëra nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, bashkë me Spanjën, Qipron, Greqinë dhe Sllovakinë, që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Në të kaluarën, Kosova ka luajtur edhe me kombëtare të tjera, vendet e të cilave nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Greqia dhe Qipro nuk e kishin cilësuar problematike, ndërsa një ndeshje kundër Ukrainës ishte zhvendosur në Poloni.

Vitin e kaluar, Federata e Futbollit e Spanjës gjithashtu kishte pretenduar se nuk do ta lejojë ekipin e Kosovës të luajë me flamurin e vendit, por në fund ndeshja ishte zhvilluar normalisht.

blank

Ndërprerje e ndeshjes, karton i kuq, penallti dhe 2 gola… Kosova humbet mes presionit dhe tensionit në Rumani

Përfaqësuesja e Kosovës humbi në transfertë ndaj Rumanisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Sfida e zhvilluar në “National Arena” përfundoi me rezultatin 2-0 për vendësit.

Ndeshja në fjalë u përshkrua me incidente të krijuara nga tifozët vendas, për çka edhe pati ndërprerje të ndeshjes.

Ndeshja u ndërpre pas 18 minutave lojë, pasi tifozët rumunë shfaqen mesazh nacionalist dhe skandaloz, ku thuhej “Kosova është Serbi”. Nga ana e tyre nuk u ndalën as brohoritjet e tilla.

Kësisoj, gjyqtari kryesor i ndeshjes Willy Delajod vendosi për ta ndërprerë ndeshjen dhe urdhëroi ekipet të shkonin në dhomat e zhveshjes.

Pauza zgjati për afro 50 minuta dhe më pastaj rinisi, me kushtin që mesazhe dhe brohoritje të tilla mos të ketë më.

Por tifogrupi që shkaktoi incidentin nuk u largua.

Pjesa e parë u mbyll barazim pa gola, por Kosova mbeti me një futbollist më pak në minutën e 42-të, pasi Vedat Muriqi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua.

Ndeshja në pjesën e dytë u kontrollua nga rumunët, të cilët shfrytëzuan epërsinë numerike në fushë.

Rumania pati rast të artë për të kaluar në epërsi në minutën e 61-të, por Aro Muric tregoi sërish aftësitë e tij dhe priti penalltinë e ekzekutuar nga Nicolae Stanciu.

Vendasit e gjeten golin në vazhdim përmes Stanciut, i cili shënoi në minutën e 83-të.

“Dardanët” provuan më pas përmes Loshajt, Dresevicit e Muslijës, por pa sukses.

Rumania goditjen e fundit ia dha Kosovës në minutën e tretë shtesë (90+3’), me golin e shënuar nga Valentin Mihaila.

Kosova mbetet e pesta dhe e parafundit në Grupin I me katër pikë, kurse Rumania është e dyta me 12 pikë.

Kësisoj, për Kosovën thuajse janë shuar të gjitha shpresat për një kualifikim historik.syri.net

blank

Tjetër afrim te Shqipëria, një alternativë më shumë për Sylvinhon

Pas Mirlind Dakut dhe Arbnor Mujës, të tjera afrime të rëndësishme priten te Shqipëria. Sipas asaj që bëhet e ditur në  “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini, mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi është fare pranë kalimit te kuqezinjtë. Trajneri i njohur, Bylbyl Sokoli mësohet të ketë thënë: “Armend Thaqi është shumë afër Shqipërisë”.

30-vjeçari i lindur në Prishtinë ka debutuar me Kosovën në 13 nëntor të vitit 2017 dhe me këtë përfaqësuese numëron 5 ndeshje. Vlen të theksojmë se lojtari në fjalë nuk është thirrur nga Kosova, pavarësisht nevojës së madhe të “Dardanëve” për futbollistë në një repart kaq të rëndësishëm.

Armend Thaqi ka luajtur për skuadra të ndryshme në Kosovë si Gjilani, Prishtina dhe së fundmi Ballkani. Për trajnerin e Shqipërisë, Sylvinho do të ishte një alternativë e mirë në prapavijë. Gjithsesi, përderisa mungon zyrtarizimi, nuk mund të thuhet asgjë më shumë. Ndeshja e radhës për Kombëtaren tonë është ndaj Çekisë në shtëpi me 12 tetor, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Euro 2024.

Thaci
Thaci
blank

“Katana 138”, tatuazhi unik i Mirlind Dakut, historia e madhe që futbollisti kuqezi mban në trup

Mirlind Daku ishte një nga protagonistët kryesor në sfidën kundër Polonisë. I sapo hedhur në fushë, Dakut i mjaftoi një top, një rast, për të dërguar topin në rrjetë. Goli i tij kishte një peshë shumë të madhe pasi hipotekoi suksesin e kuqezinjve. Daku nuk i mbajti dot lotët, ashtu si në përfundim të sfidës me Republikën Çeke, ku emocionet e mëdha nuk e lejuan të vazhdonte intervistën teksa shpërtheu në lot. Ajo që tërhoqi shumë vëmendjen e tifozëve gjatë momentit të festimit, pasi Daku hoqi fanellën, ishte tatuazhi i tij në shpatull.

Mirlind Daku ka gdhendur në trup fjalën ‘Katana 138’, nofka e komandantit legjendar të UÇK-së Agim Ramadani si dhe piramidën e rrëzuar të kufirit shqiptaro-shqiptar. Beteja e Koshares njihet edhe si beteja ku u thye kufiri. Në shenjë simbolike, Ushtarët e UÇK rrëzuan gurin e Kufirit që ndante Kosovën me Shqipërinë. Beteja e Koshares është një ndër betejat më të përgjakshme dhe më të suksesshme të Luftës së Kosovës.bw

blank

blank

Postimi i UEFA-s bën xhiron e rrjetit: Përuluni para Jasir Asanit!

Jasir Asani ka qenë autori i një tjetër goli të jashtëzakonshëm me fanellën e Shqipërisë në kualifikueset e Euro 2024. Pas kryeveprës me Moldavinë, ai ka përsëritur veten mbrëmë dhe këtë e ka pranuar tashmë edhe vetë UEFA në adresën e saj në rrjetet sociale.

“Përuluni përpara Jasir Asanit! Ai ishte një supergol”, shkruajti fillimisht faqja zyrtare e EURO 2024 për futbollistin shqiptar.

Image

Çfarë nate për Jasir Asanin dhe Shqipërinë”, ishte postimi i radhës në adresat zyrtare të turneut, që ashtu si i pari ka bërë xhiron e rrjetit, i shpërndarë me shpejtësi nga mbështetësit kuqezi.

Image

blank

‘Zoti më shpërbleu për punën’/ Autor i golit të dytë ndaj Polonisë, Daku: Ia dedikoj golin familjes

Sulmuesi Mirlind Daku nderoi Shqipërinë teksa shënoi gol në fitoren 2-0 ndaj Polonisë (Kualifikuese Euro 2024).

Lojtari që ka gjetur golin me më pak minuta në fushë. I latë pas ato lot gëzimi për debutimin dhe ruajtët këtë gol para tifozerisë kuqezi…
Për çdo ka zot dhe e nderon njeriun e drejtë. Ato lot ishin vetëm për debutimin emocionues dhe jo për atë pasim të gabuar. Sot zoti më shpërbleu dhe arrita të shënoj atë gol. Me golin që shënova, çdo e keqe që kisha brenda, doli jashtë. E kam pasur bindje që do të shënoja gol në Shqipëri, ndaj Polonisë dhe ia dola. Me këtë gol, më duket sikur largova një peshë 100-kilogramëshe nga vetja.

Keni shënuar në debutim në çdo skuadër, por me Shqipërinë e bëtë në ndeshjen e dytë golin…
Më mirë që nuk shënova në ndeshjen e parë, por në këtë takim, para tifozerisë së mrekullueshme shqiptare. Të gjithë më kanë mbështetur shumë dhe jam i lumtur që ua shpërbleva me këtë gol. Ndoshta u bëra nervozë të gjithëve me atë pasim në ndeshjen e parë, por besoj që e shpërbleva në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kujt ia dedikoni këtë gol të parë me fanellën kuqezi?
Ia dedikoj familjes time, që më ka përkrahur gjithmonë, por edhe gjithë dëshmorëve në Kosovë, që kanë dhënë gjithçka për atdheun dhe kanë kontribuuar që ne të mblidhemi nga të gjithë trevat dhe të luajmë me këtë fanellë.

blank

Shënoi super gol ndaj Szczesny-t/ Asani: Ja çfarë më tha portieri i Juventusit për gjuajtjen

Jasir Asani ishte autor i një goli fantastik në ndeshjen e Shqipërisë ndaj Polonisë, të fituar 2-0 nga kuqezinjtë (Kualifikueset Euro 2024)!

“Me rëndësi është fitorja, u futën nga minuta e parë për këtë rezultat. Sylvinho ka bërë një punë të mirë. Fusha nuk na la të bënim futbollin më të mirë. Tentova disa herë të krosoj për Cikalleshin dhe Uzunin por s’ja dola. Kam pas bisedime me federatën shqiptare, por nuk ishte momenti.

Falenderoj Sylvinhon, sepse pa të nuk do isha këtu. Ndoshta edhe isha, nuk i i dihet, por unë e falenderoj nga zemra. Vazhojmë kështu pasi kemi edhe 3 ndeshje të tjera.  Kush nuk ka dëshirë të kthehet në Europë. Unë kam shënuar golin por merita është e gjitha e Sylvinhos dhe Zabaletas.

Bluzen time do ia jap motrës. Unë që kur kam filluar futbollin kam qenë mbrojtës i majtë, por me kohën ndryshova pasi isha më mirë në krah, unë luaj ku ka nevojë ekipi. Szczesny më tha që goditja ishte fenomenale dhe nuk e priste” – Tha ai.

blank

Fitore ‘magjike’ në ‘Air Albania’, kuqezinjtë mposhtin Poloninë dhe kryesojnë grupin

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fituar me rezultatin e pastër 2-0 ndeshjen e radhës kundër Polonisë, në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet, me dy gola të mrekullueshëm të Jasir Asanit në pjesën e parë dhe Mirlind Dakut në pjesën e dytë, duke i renditur kështu kuqezinjtë në vendin e parë të grupit E me 10 pikë.

Kujtojmë se ndeshja nisi me përplasje mes tifozëve, ku ishin kroatët, ata të cilët sulmuan me sende të forta e stola ata shqiptarë, përplasje, që fatmirësisht u neutralizua nga policia dhe FNSH.

Por, edhe pak sekonda pasi nisi pjesa e parë ndeshja u ndërpre nga arbitri, pasi tifozët shqiptarë hodhën flakadanë në fushë, por gjithçka u normalizua për pak sekonda dhe ndeshja vijoi më tej.

Polakët ishin ata që shënuan të parët me një krosim në zonë, por që fatmirësisht ishte ndërhyrja e VAR që u anuloi golin për pozicion jashtë loje. Kjo nuk do t’i trembte kuqezinjtë, të cilët do të gjenin golin me Jasir Asanin, i cili me të majtën e tij arriti të mposhtë portierin polak.

Ndërkohë, goli i dytë i ndeshjes u shënua nga i sapofuturi në fushën e lojës Mirlind Daku, i cili pas shënimit të golit ka shpërthyer në lot, ndërsa u ndëshkua edhe me kartonin e verdhë, për shkak se hoqi fanellën.

Pas pesë minutave shtesë në pjesën e dytë, kuqezinjtë shpërthyen në festë, pasi momentalisht renditen të parët në grup, duke na rritur ndjeshëm shanset për kualifikim në EURO 2024.


Send this to a friend