VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Koloneli i Detit: Pse nuk flasin specialistët për kufirin detar me Greqinë?!

By | February 13, 2018

Komentet

VIDEO-FOTO/ “Nuk jemi shpellarë, jemi qytetarë”, flakë dhe tym në protestën te Unaza e Re

Banorë të Unazës së Re në kryeqytet kanë nisur një protestë këtë pasdite kundër prishjes së shtëpive të tyre, siç parashikohet në planin për ndërtimin e Unazës së Madhe.

protesta 1

Banorët janë vendosur në zonën e “Unazës së Re”, disa metra nga mbikalimi duke bllokuar të dyja anët e rrugës kryesorë. Ata i vunë flakën edhe gomave të vendosur në mes të rrugës, si dhe dy kazane mbetjesh që ndodhet aty pranë.

protesta

“Poshtë hajdutët; duam shtëpitë tona; dy duar për një kokë, kryeministër ku je fshehur; poshtë diktatura”, ishin disa nga thirrjet në kor, dhe shkrimet në protestat e banorëve, të cilët paralajmëruan vijimin e protestave deri sa problemi që kanë ngritur të marrë zgjidhje.

Revoltë banoret shkrehën edhe ndaj fjalimit të kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj, që mbajti më herët gjatë fjalës së sotme në mbledhjen e këshillit bashkiak.

“Nuk jemi shpellarë jemi qytetarë”, “O Erjon o legen, prite popullin se po vjen”, ishin disa nga thirrjet në kor të banorëve.

Untitled

“Një njeri pa nivel, të vij këtu të bëj një dorë muhabet po është burrë”, tha një banor për gazetarët në terren, në përgjigje të deklaratave të kryebashkiakut.

“Me taksat tona bëri dasmën Erjon Veliaj, jo me fiq”, u shpreh një banore.

“Pesë vota i dha familja ime Erjon Veliajt. Shtëpinë nuk e lëshoj deri në vdekje, le të vijë fadroma dhe të më zërë poshtë”, u shpreh një e moshuar.

protesta 3

PD: Banorët dëmshpërblim sipas vlerës së tregut

Të pranishëm në protestë ishin edhe deputetë opozitarë.

vokshi

Klevis Balliu, në një prononcim për gazetarët, u bëri thirrje instancave shtetërore të bisedojnë me banorët dhe ata të marrin kompenson siç u takon për prishjen e banesave të tyre.

BALLIU

“Banorët të marrin të gjithë dëmshpërblim, sipas vlerës së tregut”, apeloi deputetja demokrate. Ajo shtoi se, nisma për prishjen e shtëpive është “e paligjshme dhe antikushtetuese”.

PANORAMA

“Hape derën”, tensionohet situata, banorët e Astirit tentojnë të shqyejnë derën e Bashkisë së Tiranës

Banorët e ‘Unazës së re” që preken nga projekti i zgjerimit të rrugës për të dytën ditë me radhë kanë bllokuar rrugën përpara bashkisë, ku kërkojnë takim me autoritet vendore.

banori astir

Ata kanë bllokuar kalimin e automjete edhe kanë hedhur thirrje kundër qeverisë dhe bashkisë.

Një prej banorëve, tregoi premtimin që u kishte bërë Edi Rama në kohën e fushatës së 2013.

Proteste astiri

“Kur ke ardhur për të marrë votat në mandatin e parë na ke thënë “edhe Enver Hoxha të ngjallet nuk i prish dot këto shtëpi”, por na kë gënjyer ti e tradhtove këtë familje, vëri gishtin kokës dhe mos i hidh në rrugë këta njerëz”, ka qenë deklarata e një qytetari.

proteste banoret e astirit3

Më pas ata kanë tentuar që të shqyejnë dhe derën e Bashkisë së Tiranës, por janë ndaluar nga policët që ishin të pranishëm.

“Hape derën, hape derën”, kanë qenë thirrjet e banorëve që tentuar të shqyenin derën.

proteste banoret e astirit Porteste banoret e astirit1

Kurti: Thaçi mund të bisedojë me Putinin vetëm për azil politik në Rusi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi, mund të bëjë marrëveshje me homologun e tij rus, Vladimir Putin, vetëm për të kërkuar azil politik në Rusi.

“Pas shumë lëshimeve që i ka bërë Vuçiqit, Thaçi është fotografuar me Putinin. Ai mund të bëjë marrëveshje me të vetëm për kërkesën personale për azil politik në Rusi”, ka shkruar Kurti në llogarinë në Facebook.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha sot se ka takuar në Paris presidentin rus Vladimir Putin i cili sipas tij ka mbështetur një marrëveshje të mundshme në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj-Thaçit: Të shkarkojmë nëse bisedon për shkëmbim territoresh

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar presidentin e vendit, Hashim Thaçi, se rrezikon të shkarkohet nga posti i tij, nëse në dialogun me Serbinë bisedon për shkëmbim territoresh.

Haradinaj ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se nëse Thaçi nënshkruan ndonjë marrëveshje me serbët, e cila cenon territorin e Kosovës, presidenti do të shkarkohet.

Haradinaj ka thënë se edhe partia që ai udhëheq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të votonte për rrëzimin e Thaçit nga posti i tij, “nëse ai nënshkruan diçka që cenon territorin e Kosovës”.

Kosova dhe Shqipëria do të nënshkruajnë unifikimin doganor më 26 nëntor

Nadie Ahmeti

Marrëveshja për unifikimin doganor në mes të Kosovës dhe Shqipërisë pritet të nënshkruhet më 26 nëntor, në mbledhjen e përbashkët të këtyre dy qeverive që do të mbahet në Pejë, kurse do të fillojë së zbatuari nga janari i vitit të ardhshëm, thonë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave në Qeverinë e Kosovës, njëherësh këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë për dogana dhe tatime, tha për Radion Evropa e Lirë se për këtë çështje, të dy qeveritë janë në fazat e fundit të harmonizimit të dokumentacioneve të nevojshme për mallrat që qarkullojnë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai tregon se më këtë marrëveshje planifikohet që të mos kërkohen dokumente të panevojshme, por të njihen në mënyrë reciproke dokumentet e të dyja shteteve.

“Qëllimi është që të harmonizohen të gjitha këto procedura, të eliminohet kontrolli i dyfishtë që kemi pasur dhe e kemi ende deri në hyrjen në fuqi të këtij protokolli. Paralelisht, jemi duke punuar që Zyrën Doganore në Durrës, ta avancojmë dhe të harmonizohet komplet me këtë protokoll dhe të harmonizohet me procedurat e reja që do të aplikohen në vendkalimin doganor, Morinë- Vermicë”, tha Rafuna.

Për të lehtësuar transportin e mallrave në mes dy shteteve, në muajin korrik është përuruar pika e përbashkët kufitare Morinë – Vërmicë që lidh Kosovën me Shqipërinë. Me këtë projekt që është financuar nga Bashkimi Evropian me më shumë se një milion euro, është bërë modernizimi i pajisjeve.

Edhe njohës të kësaj çështjeje, konsiderojnë se bizneset e të dyja shteteve do të përfitojnë nga zbatimi i kësaj marrëveshjeje.

Ish-drejtori i doganave, Naim Huruglica, njëherësh ligjërues për çështjet doganore dhe transportin ndërkombëtar, tha për Radion Evropa e Lirë se çdo shkurtim i procedurave të pritjes në kufi, ulë koston e të bërit biznes.

“Në mes të Kosovës dhe Shqipërisë është unifikim i procedurave në kuptimin e orareve, formave, punës në një objekt të përbashkët, për të mos pasur nevojë të ushtrohen dy kontrolle, pasi mund të bëhet një kontrollë e vetme me ekipe të përbashkëta. Kjo është një fazë më e avancuar sesa të kesh kontroll plotësisht të veçantë doganor”, thekson Huriglica.

“Kjo lehtëson sepse shkurtimi i kohës dhe procedurave ulë koston e transportit, ulë koston e të bërit biznes dhe automatikisht kjo e bën fuqinë tonë konkurruese pasi jemi në gjendje të dalim më lirë në treg me ato produkte që i kemi”, thotë tutje ai.

Për përfaqësues të komunitetit të biznesit, një vendim i tillë do të lehtësonte qarkullimin e mallrave të dy shteteve dhe do rriste mundësinë e investimeve të përbashkëta.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, thotë për Radion Evropa e Lirë se më këtë vendim do të konkretizohen në praktikë marrëveshjet në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Do të pranohen doganat e dy vendeve, do të unfikohet kontrolli i përbashkët dhe shumë produkte që do vijnë në Portin e Durrësit apo të Vlorës do të kenë mundësi të doganohen atje dhe pastaj drejtë do të vijnë në Kosovë. Kjo është risi që deri tani nuk ka ekzistuar”, tha Shahini.

Ndryshe, marrëdhëniet dypalëshe që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës me shtetin e Shqipërisë janë rritur nga viti në vit. Kjo vërehet edhe me rritjen e vëllimit të shkëmbimeve tregtare në mes këtyre dy shteteve. Sipas të dhënave zyrtare, vlera e importit të produkteve nga Shqipëria në vitin 2008 ka qenë rreth 60 milionë euro përderisa në vitin e kaluar kjo shifër është rritur në 151 milionë euro.

Ndërkaq, vlera e produkteve të Kosovës që eksportohen në Shqipëri në vitin 2008 ka qenë në mbi 21 milionë euro dhe në vitin 2017 vlera e këtyre produkteve ka arritur më 60 milionë euro.

Madje, institucionet e ndryshme të Shqipërisë dhe të Kosovës kanë vendosur një bashkëpunim reciprok. Këto marrëdhënie janë konkretizuar me firmosjen e mbi 50 marrëveshjeve.

Megjithatë, vlerësohet se këto dy shtete gjatë shkëmbimeve tregtare, disa herë kanë hasur në vështirësi dhe konsiderohet se nuk kanë arritur të kenë marrëdhenie tregtare në nivel të kënaqshëm.

Lleshi kërkon shkarkimin si gjeneral (dokumente)

Ka publikuar në profilin e tij në Twitter kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kërkesën e zv/ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi për presidentin Ilir Meta.

“Ja edhe kërkesa e zv.ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi, për Presidentin e Republikës. Tani Presidenti është i lirë të zgjedhë interpretimin që do edhe në njërën rrugë a tjetrën, ta mbyllë procesin me dekretimin e ministrit të Brendshëm, siç ia kërkon Kushtetuta e Shqipërisë”, – shkroi Rama.

Sandër Lleshi zëvedësministri i Brendshëm, kërkon nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, t’i heqë atij gradën e gjeneralit, si zgjidhje për t’i hapur rrugë dekretimit si ministër. Kërkesa i është adresuar Kreut të Shtetit, në përgjigjen që kryeministri Rama i drejtoi Presidentit.

Taksa 10 % për Serbinë dhe Bosnjën, Haradinaj: Mund të rritet

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj jo vetëm që nuk tërhiqet nga vendimi për taksën prej 10 përqind të vendosur për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja, por paralajmëron se ajo edhe mund të rritet.
Pas mbledhjes së Komisionit për Legjislacion, Haradinaj iu është përgjigjur pretendimeve të Listës Serbe për votat për rrëzimin e Qeverisë.

“Para se të shkojmë në zgjedhje të reja njëherë duam ta bëjmë liberalizimin, para se të votojmë në Kuvend nuk kemi pse të spekulojmë kurdo që voton parlamenti është e qartë. Shpresoj që në seancën e ardhshme të i kemi të kryera këto detyra shtesë, këto nuk janë kusht për liberalizimin e vizave, kushtet janë përmbush, por që me dëshmuar se po shkojmë më tutje. Për Listën Serbe është vullnet i tyre politik dhe ne nuk e diktojmë atë, agjenda e Kosovës vazhdon”, tha Haradinaj.

Kujtojmë se javën e kaluar, Qeveria e Kosovës javën e kaluar mori vendimin për vendosjen e taksës prej 10 për qind për të gjitha mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Dokumenti – Meta tregon për herë të parë pse nuk e dekretoi Sandër Lleshin, shkresa me 14 pyetjet për Ministrinë e Mbrojtjes

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ne pergjigje te kerkeses se dyte nga Rama per dekretimin e Sander Lleshit, minister te Brendshem, ka publikuar sot listen me 14 pyetje drejtuar Ministrise se Mbrojtjes per te zgjedhurin e kryeministrit.

Shkrese ne te cilen ben publike edhe faktin se pse “emërimi i tij në detyrën e ministrit të Brendshëm, paraqet një problematikë themelore kushtetuese”.

 

“Me qëllim informimin e opinionit publik dhe në interes të transparencës, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta autorizon bërjen publike të pyetjeve josekrete drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes lidhur me propozimin për emërimin e zotit Lleshaj ministër të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë”- thekson Presidenca.

Sipas deklarates, Meta, i qëndron bindjes se nuk mund të ketë asnjë institucion funksional jashtë një Kushtetute funksionale.

Pjese nga shkresa e Metes

Duke qenë se kandidatura e Sandër Lleshaj, vjen nga një karrierë e gjatë ushtarake në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku ministri si funksion kushtetues është autoritet civil, në zbatim të neneve 69,103,167/1 të Kushtetutës, emërimi i tij në detyrën e ministrit të Brendshëm, paraqet një problematikë themelore kushtetuese.

Kjo sepse ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhjen ose emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike, ndërkohë që një ushtarak i shërbimit aktiv nuk mund të kandidojë e as të zgjidhet ministër apo deputet pa hequr dorë më parë nga detyra.

Megjithëse kryeministri është vënë në dijeni mbi këtë ndalim kushtetues, sërish edhe në këtë propozim të ri, nuk është dhënë asnjë shpjegim, informacion si dhe nuk është mbajtur asnjë qëndrim mbi këtë cështje dhe për pasojë të tjera që mund të lidhen me të.

Për më tepër, që në njoftimin fillestar të kryeministrit në rrjetet sociale të datës 27 tetor 2018, por edhe në dalje të tij publike, z.Sandër Lleshaj propozohet për emërim si ministër i Brendshëm, duke e trajtuar atë me gradën “Gjeneral”.

Kërkesë drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes për informacion shterues për pozitën e ushtarakut Sandër Lleshi (Lleshaj)

Lënda:    Kërkesë për informacion shterues për pozitën e ushtarakut Sandër Lleshi (LLeshaj).

Drejtuar:              Znj. OLTA XHAÇKA     MINISTËR I MBROJTJES

 Për Dijeni:           Z. Gramoz RUÇI  KRYETAR I KUVENDIT

 Për Dijeni:           Z. Edi RAMA  KRYEMINISTËR

 E nderuar Znj.Ministre,

Presidentit të Republikës, sot më datë 9.11.2018, i është paraqitur sërish propozimi i Kryeministrit për emërimin e z. Sandër Lleshaj në detyrën e ministrit të Brendshëm.

Ky propozim është përcjellë me shkresën e Kryeministrit nr. 5211 prot, datë 09.11.2018 dhe shoqërohet me një relacion shpjegues (dy fletë e panënshkruar) dhe CV-në, e kandidatit, akte këto me të cilin Kryeministri mbështet propozimin e Tij.

Duke qenë se, kandidatura e z.Sandër Lleshaj, vjen nga një karrierë e gjatë ushtarake, në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku ministri si funksion kushtetues, është autoritet civil, në zbatim të neneve 69, 103, 167/1, të Kushtetutës, emërimi i tij në detyrën e ministrit të Brendshëm, paraqet një problematikë themelore kushtetuese.

Kjo sepse ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike, ndërkohë që një ushtarak i shërbimit aktiv nuk mund të kandidojë e as të zgjidhet ministër apo deputet pa hequr dorë më parë nga detyra.

Megjithëse Kryeministri është vënë në dijeni mbi këtë ndalim kushtetues, sërish edhe në këtë propozim të ri, nuk është dhënë asnjë shpjegim, informacion si dhe nuk është mbajtur asnjë qëndrim mbi këtë çështje dhe për pasoja të tjera që mund të lidhen me të.

Për më tepër, që në njoftimin fillestar të Kryeministrit në rrjetet sociale të datës 27 tetor 2018, por dhe në dalje të tij publike, z. Sandër Lleshaj propozohet për emërin si ministër i Brendshëm, duke e trajtuar atë me gradën “Gjeneral”.

Në këto kushte Presidenti i Republikës në zbatim të nenit 92/h, vlerëson të domosdoshme paraqitjen e një informacioni shterues mbi pyetjet e parashtruara, si dhe të dhëna me shkrim për çështjet si më poshtë:

  1. Çfarë veprimesh proceduriale dhe materiale janë kryer nga Ministria e Mbrojtjes apo Shtabi i Përgjithshëm për ekzekutimin e Vendimit të formës së prerë nr. 5137, datë 07.12.2017 të Gjykatës së Apelit Administrativ, vendim ky që ka trajtuar pretendimet e z. Sandër Lleshi.
  1. A ka ushtruar Ministria e Mbrojtjes të drejtën e kundërshtimit, duke ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë kundër Vendimit nr. 5137, datë 07.12.2017 të Gjykatës së Apelit Adimistrativ dhe nëse po, cilat janë arsyet që Ministria e Mbrojtjes ka kundërshtuar këtë vendim gjyqësor të formës së prerë?

Nëse po, lutemi paraqitjen e kopjes të rekursit të paraqitur nga Ministria e Mbrojtjes në Gjykatën e Lartë.

  1. A jeni në dijeni nëse z. Sandër Lleshaj, ka ushtruar të drejtën e kundërshtimit duke paraqitur Kundër Rekurs, për të kundërshtuar Rekursin e paraqitur nga Ministria e Mbrojtjes në Gjykatën e Lartë dhe nëse po, cilat janë arsyet dhe pretendimet të parashtruara në këtë kundër-rekurs të z. Sandër Lleshi që ka kundërshtuar rekursin e Ministrisë së Mbrojtjes?

Nëse po, kërkojmë paraqitjen e një kopje të këtij akti.

  1. A ka kryer Ministria e Mbrojtjes, apo Shtabi i Përgjithshëm i FA, veprime për ekzekutimin e këtij vendimi të Gjykatës së Apelit Administrativ, përsa i takon trajtimit financiar sipas dispozitivit të vendimit, ku gjykata urdhëron: “Detyrimin e palës së paditur Ministria e Mbrojtjes t’i paguajë paditësit Sandër Lleshi pagën nga data 29.05.2013, deri në datën e sistemimit të paditësit në detyrën e Zv/Shefit të Shtabit të Përgjithsëm të FA, apo në një detyrë tjetër në përputhje me gradën që mban. Cili është niveli ekzekutimit të këtij vendimi gjyqësor deri në ditët e sotme ?
  1. A ka qenë në dijeni ministria e Mbrojtjes gjatë shqyrtimit gjyqësor se z.Sandër Lleshaj, ndërkohë që zhvilloheshin proceset gjyqësore, ishte i emëruar si Këshilltar i Kryeministrit ?
  1. A është ekzekutuar nga Ministria e Mbrojtjes vendimi i Gjykatës përsa i takon shlyerjes së shpenzimeve gjyqësore?
  1. A ka parashtruar z.Sandër Lleshaj, ndonjë kërkesë personale apo nëpërmjet shërbimit Përmbarimor për vënien në ekzekutim të vendimit të Gjykatës, dhe nëse po, lutemi përcjelljen e një kopje të kësaj kërkese së bashku me dokumentacionin e plotë.
  1. A ka parashtruar z. Sandër Lleshaj, ndonjë kërkesë në lidhje me trajtimin e tij financiar në zbatim të vendimit të Gjykatës dhe taksimin e kësaj të ardhure, nisur nga fakti që ai trajtohej financiarisht me pagë dhe si Këshilltar i Kryeministrit ?

Nëse po, cili është qëndrimi që është mbajtur në lidhje me këto kërkesa, dhe cila është zgjidhja që ka dhënë Ministria e Mbrojtjes apo Shtabi i Përgjithshëm i FA, në lidhje me këtë çështje ?

  1. Si ka vlerësuar dhe si parashikon Ministria e Mbrojtjes ekzekutimin e vendimit gjyqësor me të cilin Gjykata e Apelit Administrativ, urdhëron: “Kthimin e paditësit Sandër Lleshi në detyrën e Zv/Shefit të Shtabit të Përgjithsëm të FA, apo në një detyrë tjetër në përputhje me gradën që mban.
  1. A ka patur ndonjë komunikim apo praktikë administrative shkresore midis Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm me institucionin e Kryeministrit në funksion të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Apelit Administrativ nr.5137, datë 07.12.2017, përsa i takon rikthimit në një detyrë tjetër në përputhje me gradën që mban, për të njëhsuar funksionin që z. Sandër Lleshaj mbante si Këshilltar i Kryeministrit për Sigurinë Kombëtare që prej vitit 2013 e në vijim në zbatim të vendimit të gjykatës?

Nëse po, cili është qëndrimi që është mbajtur nga institucionet respektive dhe vënien në dispozicion të akteve respektive.

  1. A ka patur ndonjë komunikim, apo praktikë të propozuar nga Ministria e Mbrojtjes me institucionin e Presidentit të Republikës, në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit Administrativ nr.5137, datë 07.12.2017?
  1. Me çfarë akti z. Sandër Lleshaj, ka kaluar në lirim, apo në rezervë në Forcat e Armatosura, pas daljes së vendimit nr. 5137, datë 07.12.2017 të Gjykatës së Apelit Administrativ dhe përpara paraqitjes së propozimit të Kryeministrit, për emërimin e tij në detyrën e ministrit të Brendshëm ?

Nëse e dispononi, lutemi vënien në dispozicion të këtij akti.

  1. Cili është vlerësimi i ministrisë së Mbrojtjes, për zbatimin në tërësi të vendimit të Gjykatës së Apelit Administrativ nr. 5137, datë 07.12.2017 tashmë pas emërimit të z. Lleshi si Zëvendësministër i Brendshëm, apo në rast të emërimit të tij si ministër i Brendshëm?
  1. Në kërkesën e Kryeministrit propozohet që z. Sandër Lleshaj të emërohet ministër i Brendshëm. Ndërkohë konstatohet se në vendimet gjyqësore mbi këtë ushtarak, të dhënat personale të tij paraqiten me mbiemër Lleshi.

Lutemi sqarimin e këtij fakti, kur janë bërë këto ndryshime në të dhënat personale dhe si është reflektuar kjo në dosjen personale të këtij ushtaraku?

Duke vlerësuar shumë të rëndësishme këtë çështje Presidenti i Republikës, në cilësinë dhe të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare kërkon bashkëpunimin e plotë nga ana juaj për paraqitjen sa më parë të këtyre shpjegimeve dhe dokumentacionit të kërkuar, të cilat duhet të jenë shteruese, në mënyrë që vlerësimi i këtij propozimi të ri të Kyeministrit, të kryhet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe legjislacionit në fuqi.

Me respekt

Ilir Meta

Sulmoi shqiptarët në Bularad, Shqipëria shpall “non grata” eurodeputeten ekstremiste Eleni Theocarus

Shqipëria ka shpallur “non grata” eurodeputeten qipriote Eleni Theocarus.

Vendimi është njoftuar nga keshilltari i ministrit Ditmir Bushati, Glevin Dervishi.

“Shfaqja e orkestruar si nje provokim agresiv ne Bularat, e cila e ktheu nje ceremoni mortore ne nje manifestim sfidues ndaj rendit kushtetues, sigurise e qetesise publike te Republikes se Shqiperise, me thirrje ekstremiste, nxitje të urrejtjes dhe thirrje per percarje mes qytetareve shqiptare me kombesi shqiptare e greke, ishte e papranueshme per shtetin e per shoqerine shqiptare.

E cila eshte nje shoqeri e bashkejeteses demokratike, ku minoritetet jane te mbrojtura me nje ligj te standardeve me te larta europiane dhe ku minoriteti grek eshte nje pasuri e nje ure e pazevendesueshme fqinjesie te mire me Greqine mike.

Në mbrojte rendit kushtetues, sigurise kombetare, qetesise publike dhe pacenueshmerise ne asnje lloj forme te teresise territoriale te Republikes se Shqiperise, autoritetet shqiptare jane mbeshtetur ne mekanizma teresisht ligjor per adresimin e problematikes se kesaj situate.

Ne bashkeveprim nderinstitucional dhe pas vleresimit te kryer nga institucionet e specializuara, Ministria per Evropen dhe Punet e Jashtme i propozoi Ministrise se Bredshme shpalljen non grata (person u padeshirueshem ne Shqiperi) te eurodeputetes qipriote Eleni Theocharous.

Ministria e Brendshme referuar statusit politiko-diplomatik dhe angazhimit te saj ne Parlamentin Evropian, pas vleresimit dhe ne mbeshtetje te propozimit te MEPJ, gjykuar ne materialet referuese te administruara nga Ministria e Brendshme vendosi te miratoje kerkesen e MEPJ.

Ky vendim vjen si reagim i detyruar kushtetues e ligjor i institucioneve te Republikes se Shqiperise, ndaj shfaqjeve te perseritura ekstremiste te eurodeputetes Eleni Theocharous. Prononcimet e saj qe nxisin urrejtjen, cenimin e rendit kushtetues te vendit tone, ngritjen e pretendimeve territoriale ndaj Republikes se Shqiperise, nuk mund dhe nuk do te mund te behen me ne token shqiptare.

Mbeshtetur ne procedurat diplomatike dhe konsullore, Ministria per Evropen dhe Punet e Jashtme e Republikes se Shqiperise do te percjelle nepermjet kanaleve diplomatike vendimin per te ndaluar hyrjen e metejshme ne Shqiperi te Eleni Theocharous.

Qeveria e Republikes se Shqiperise eshte e vendosur per te kontribuar vijimesisht per stabilitetin rajonal, per te bashkepunuar ngushtesisht me fqinjet e partneret nderkombetar, por eshte po ashtu e vendosur te mos tolerohe, per asnje arsye shfaqje sfiduese ndaj rendit kushtetues, thirrje cenuese per teresine teritoriale dhe akte demtuese te harmonise mes qytetareve te Republikes se Shqiperise.

Greqia mike e populli i saj jane nje aset shume i vyer ne kapitalin e miqesive tradicionale te Shqiperise e te popullit shqiptar. Elemente apo grupe ekstremiste qe ne greqisht apo edhe ne shqip, flasin nje gjuhe te perbashket urrjetjeje e percarjeje, e cila nuk ka lidhje me gjuhen europiane qe bashkon popujt e shtetet tona, s’do te kene asnje shans te minojne rrugen tone te perbashket te paqes e te bashkepunimit strategjik ne funksion te se ardhmes qe meritojne femijet e sotem te Shqiperise e te Greqise” , shprehet keshilltari per rajonin i ministrit Bushati, Glevin Dervishi.

Ajo ka qenë paraditen e së enjtes në shtëpinë e Kostandinos Kacifas, në fshatin Bularat të Gjirokastrës ku ka dhënë disa deklarata fyese për shqiptarët.

Theocarus ka lëshuar deklarata raciste disa ditë më parë duke ngritur edhe pretendime territoriale.

Derëziu Edi Rama dhe Dulja mavria i nxirë në fytyrë – Nga SPARTAK NGJELA

Janë mërzitur të korruptuarit e mëdhenj. Ata prisnin më shumë nga çmenduria greke.
Duan destabilizim, sigurusht.

Dje në Bularat dështuan edhe anadollakët e Greqisë, edhe të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë. Por kur e panë që 400 injorantë nuk i përkrahu njeri në Shqipëri, të mërzitur morën anën e kundërt.
Pse shpresoni kot, o të mjerë, nuk e mbroni dot as veten dhe as gjënë e vjedhur!

Një nga këta ishte edhe Saliu. Ky, iu bëri thirrje ekstremistëve grekë të vinin te “heroi” i tyre, por kur pa që ajo e cila priste ky, doli një parodi qesharake, na mori anën e kundërt. Qesharak.

Po Edi Rama?
Edhe ky derëzi e i lehtë nga mendja, priti masivizim në këtë lloj ekstremizmi. Domethënë destabilizim.
Turp për ta. Por janë në hall. Prandaj.

E patë Dule mavrinë si ishte nxirë në fytyrë? Se nuk i erdhën në varrin as minoritarët e tij. Po, ky anadollas do pushtojë Shqipërinë, me ca lapaculë pa identitet që paguhen dhe janë të tembur?!
Po shteti shqiptar?
Shteti shqiptar ishte i ndarë më dysh. Ishin ata që paguhen nga Athina, dhe ata që nuk kuptojnë dot thelbin e situatës. Megjithatë shumë mirë që këta të dytët vunë dorë dhe arrestuan dhunuesit e vlerave kombëtare shqiptare. Por nuk do t”i lënë brenda ata të parët. Të shohim se çfarë do të ndodhë.

Shqiptarët dhe media e pa blerë nga grekët duhet të tallet disa ditë rresht me parodinë e çmendurisë greke në Bularat. Nën një prizëm historik, ajo që u shfaq është turp. Por në një prizëm aktual është komedi banale që duhet të përdoret disa ditë nga shqiptarët kudo: në internet, në portale dhe në shtypin e shkruar e nëpër televizione.
Për shqiptarët ngjarja ishte një test që për interesin kombëtar, këta nuk shiten si lidershipi i tyre politik. Askush nuk u shkoi anadollakëve të Greqisë në atë varrim makabër, madje as minoritarët. Ky është një fakt që provon se shqiptarët e dinë mirë historinë e tyre dhe e dinë gjithashtu se në këtë periudhë historike, grekët janë në rënie dhe shqiptarët janë në një ngritje historike.

lll.
Rivlerësimi i historisë arbërore tani ësht një fakt historik në progres. Ka dalë një shtet i dytë shqiptar, Kosova, dhe po del edhe një i tretë: Maqedonia, që e shpejtë do të jetë koha kur do të quhet Ilirida.
Por ndërkohë janë hedhur si çakej të tërbuar kundër kësaj kohe arbërore edhe grekët, edhe serbët, por edhe turqit neoosmanë. Në fakt historikisht kanë qenë bashkë kundër shqiptarëve. Por kot e kanë. Nuk kanë vlerë intrigat e tyre antishqiptare.

Grekët paguajnë agjentët e vjetër të ish Sigurimit të Shtetit, serbët kanë agjentuërën e tyre të vjetër këtu dhe sidomos paguajnë imamët injorantë me të cilët tallen sot shqiptarët edhe në Shqipëri, por edhe në Kosovë, kur këta thonë se “jemi turq” dhe “s’ka shqiptarë po muslimanë”. Dhe flasin si idiotë për të provuar se Skënderbeu nuk ka qenë shqiptar, dhe ka vrarë muslimanë.

Shqiptarët sot tallen me këta injorantë komedinë, të cilëve iu shtua dje edhe parodia qesharake e “luftëtarëve” grekë, të cilët bërtisnin në Bularat si të uritur që po kërkonin bukë.

Duhet të vijojë tallja shqiptare me këta komedinë qesharakë, se, po të merren seriozisht, dëmtojnë me dhimbje koke shqiptarët.
Kurse koha po ecën drejt rivlerësimit të Arbërisë. Shqiptarët janë në historinë e tyre. Perëndimorët e kuptuan më në fund se investimi i tyre në Greqi dhe në Serbi, ka qenë një investim në falsitet. Sidomos në lidhje me historinë e Greqisë.

Urdhri për vrasjen e Ivanoviçit është dhënë nga Beogradi (video)

Vrasja e Oliver Ivanoviçit në Mitrovicë rreth një vit më parë shkaktoi tensione mes Serbisë dhe Kosovës.

Emisioni “Udhëve” i RTK-së, ka siguruar informacione në të cilat thuhet se në bazë të hulumtimit të dëshmitarëve, urdhri për eliminimin e Oliver Ivavonoviçit është dhënë në Beograd.

Konkretisht i gjithë plani për eliminimin e ish-liderit serb të veriut është organizuar nga shërbimet sekrete serbe, përkatësisht shefit të BIA-s.

Presidenti Trump shkon në Francë për të shënuar 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore

Presidenti Donald Trump do të shkojë në Francë këtë fundjavë së bashku me dhjetra udhëheqës të tjerë botërorë për të marrë pjesë në ceremonitë me rastin e 100 vjetorit të armëpushimit, që i dha fund Luftës së Parë Botërore. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, marrëdhëniet mes Amerikës dhe aleatëve të saj janë të tensionuara – dhe Franca madje ka paralajmëruar se klima e tanishme gjeopolitike të kujton periudhën para luftërave botërore.

Duke vizituar vendet e betejave të dikurshme këtë javë, presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi për kërcënimet aktuale ndaj kontinentit – duke i thënë radios franceze se Evropa duhet të krijojë ushtrinë e vet.

“Ne duhet të mbrojmë veten nga Kina, nga Rusia dhe madje edhe nga Shtetet e Bashkuara”.

Zyrtarët francezë thanë se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara nuk do të ndikohen nga humbja e kontrollit të Dhomës së Përfaqësuesve nga partia republikane në zgjedhjet e mes-mandatit.

Presidenti amerikan do të zhvillojë bisedime me presidentin Macron të shtunën. Nuk është e qartë nëse do të realizohet një takim i përfolur mes Trumpit dhe homologut të tij rus Vladimir Putin.

Presidenti Trump më vonë do të vizitojë Belleau Wood, skenën e një prej betejave më të ashpra të zhvilluara nga trupat amerikane.

1,811 ushtarë amerikanë u vranë ndërsa sulmuan pozicionet gjermane. Pjesa më e madhe e luftimeve u bë trup me trup. Pas më shumë se tre javë luftimesh, trupat amerikane morën Belleau Wood-in më 26 qershor të vitit 1918.

“Ata ndeshën me zjarrin e furishëm të armikut. Në vend që të sprapseshin, në vend që të tërhiqeshin, gjë që në kohën e luftës do të kishte qenë normale për trupat dhe të prisnin artilerinë t’i përforconte, ata u hodhën në sulm”, thotë historiani francez Jean-Michel Steg.

Deri në fund të luftës, mbi 116 mijë trupa amerikane gjetën vdekjen duke mbrojtur Evropën. Njëqind vjet më vonë, lidhjet transatlantike janë të tensionuara – por aleanca vazhdon.

“Marrëdhëniet mes këtyre fuqive, nuk janë gjithmonë të lehta. Dhe ka arsye për këtë. Por kur vjen këtu, mes njerëzve në këto fshatra, ata kujtojnë me një respekt të madh ushtarët amerikanë”, thotë Bruce J. Malone Jr, në varrezat ushtarake amerikane në Meuse-Argonne..

Muzeu “Romagne 14-18” aty pranë përshkruan jetën e ushtarëve në vijën e frontit, përmes ekspozimit të mijëra sendeve të gjetura nga fushat e betejës.

“Ajo që përpiqem t’u tregojë vizitorëve në këtë muze është se poshtë këtyre helmetave, janë të gjithë njësoj, të gjithë njerëz”, thotë Jean-Paul De Vries, pronar i këtij muzeu.

40 milionë njerëz, nga të gjitha palët në konflikt, humbën jetën. Ata do të kujtohen të dielën në ceremoninë e Ditës së Armëpushimit në Arkun e Triumfit të Parisit, ku do të marrin pjesë dhjetra udhëheqës botërorë.

Presidenti Trump më vonë do të marrë pjesë në një ceremoni të veçantë për Ditën e Veteranëve në një varrezë amerikane.