Kah ja nisim ka ja mbajmë
Çka të lavdërojmë e të mos shajmë,
Po i prekim disa pika
Qe i do vet kritika.
Le të shkojmë në parlament
Ku nuk ruhen lopë as dhenë
Jo se aty ska lope as dhenë
Po ka njerëz besa plot mend.
Ulëse ka shumë edhe të thata
Po të ishin plot rritet shamata
Shprehen me fjale diktohen me dosje
Por ska gjë për vtëvendosje.
Thonë po e shtyjmë për tjeter here
Le të kalojë dimri të dalim në verë
Verës po i mundon ajo vapa e nxehtë
Shkojnë lakuriq e lahen në det.
Rreth e rotull po i shikon bota
Pa punuar lihet djerrinë toka
Populli kërkon veq drejtësi
Prej drinit të bardhë te drini i zi.
Kosova I ndërron ministrant shpesh
Ndoshta të mirin diku po e ndeshë
Koha ikën shpejtë ditët po kalojnë
Ndoshta njëri-tjetrin dhe do ta shalojmë
Shih para hundës po dalim te bregu
A jemi stërnipa ne nga Skënderbeuǃ
Po qoftë se edhe sot, mbetëm të pa fat
Sërish do tʼia nisim ne luftës me shpatë.
Nëpër parlamente kështu debatohet
Pa e shtyrë kohën asgjë nuk vlerësohet
Këto fjalë i shkrova që të mbesin kujtim
Që kurrë mos t’i themi të keqës Amin.
Komentet