VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Klopp e quan të çmendur dhe të papritur fitoren e Liverpoolit 5:0 kundër Manchester Unitedit

By | October 25, 2021
blank

Komentet

blank

Nesër dhe pasnesër luhen ndeshjet e javës së pestë të Ligës së Kampionëve

Stamboll

Ethet në UEFA Ligën e Kampionëve do të fillojnë nesër ku do të luhen ndeshjet e javës së pestë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ndeshjet e javës së pestë do të luhen nesër dhe më 24 nëntor të mërkurën.

Programi i ndeshjeve është si në vijim:

Nesër:

18.45 Dinamo Kiev (Ukrainë) – Bayern Munich (Almanya)

18.45 Villarreal (Spanjë) – Manchester United (Angli)

21.00 Barcelona (Spanjë) – Benfica (Portugali)

21.00 Sevilla (Spanjë) – Wolfsburg (Gjermani)

21.00 Lille (Francë) – Salzburg (Austri)

21.00 Chelsea (Angli) – Juventus (Itali)

21.00 Young Boys (Zvicër) – Atalanta (Itali)

21.00 Malmö (Suedi) – Zenit (Rusi)

 

24 nëntor e mërkurë:

18.45 Beşiktaş (Turqi) – Ajax (Holandë)

18.45 Inter (Itali) – Shakhtar Donetsk (Ukrainë)

21.00 Manchester City (Angli) – Paris Saint-Germain (Francë)

21.00 Club Brugge (Belgjikë) – Leipzig (Gjermani)

21.00 Liverpool (Angli) – Porto (Portugali)

21.00 Atletico Madrid (Spanjë) – Milan (Itali)

21.00 Sporting Lizbon (Portugali) – Borussia Dortmund (Gjermani)

21.00 Sheriff (Moldavi) – Real Madrid (Spanjë)

blank

Tenistja e zhdukur Peng Shuai shfaqet në një turne në Pekin

Mediat kineze publikuan një video ku shihet tenistja e njohur Peng Shuai, e cila u shfaq në turneun e të rinjve në Pekin, për të cilën nuk dihej asgjë prej gati tri javësh që kur ajo akuzoi ish-zëvendëskryeministrin kinez Zhang Gaoli për ngacmim seksual në rrjetet sociale, transmeton Anadolu Agency AA).

Organizatorët e turneut China Open postuan një video në rrjetin social kinez Weibo, në të cilën Peng shihej duke qëndruar pranë terrenit duke përshëndetur me dorë dhe duke nënshkruar topat e tenisit për fëmijët.

Në njoftim nuk thuhet asgjë lidhur me zhdukjen e saj, as akuzat që ajo bëri ndaj anëtarit të lartë të Partisë Komuniste Kineze në pushtet.

Pamjet erdhën pasi media shtetërore ndau një postim nga Hu Xijin, kryeredaktor i Global Times, i cili deklaroi se Peng ishte e lirë, qëndronte në shtëpinë e saj dhe së shpejti do të shfaqej në publik dhe do të merrte pjesë në disa ngjarje.

Kombet e Bashkuara u kanë kërkuar autoriteteve kineze të japin informacion mbi vendndodhjen dhe gjendjen e tenistes Peng Shuai.

Televizioni shtetëror kinez CGTN kohët e fundit publikoi përmbajtjen e një letre që supozohej se ishte shkruar nga tenistja e zhdukur, por kreu i Federatës së Tenisit të Grave (WTA) Steve Simon tha se letra nuk jepte përgjigje për pyetjet në lidhje me vendndodhjen dhe gjendjen e Peng.

Më 2 nëntor, një nga yjet më të mëdhenj të sportit të Kinës, Peng, akuzoi Gaolin në rrjetin social Weibou se e detyroi atë për marrëdhënie intime tre vjet më parë.

Qeveria kineze ende nuk është prononcuar lidhur me akuzat. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, i cili merret me mediat ndërkombëtare, u tha gazetarëve se ai nuk ishte në dijeni të situatës dhe se rasti nuk ishte “çështje diplomatike”.

blank

Kombëtarja e Kosovës pret konsolidimin pas krizës

Lojtarët e Kombëtares së Kosovës në Futboll gjatë një stërvitjeje në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Bekim Bislimi

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) është duke biseduar me një numër trajnerësh nga vende të ndryshme për të siguruar trajnerin kryesor apo përzgjedhësin e Ekipit A të Kombëtares së Kosovës në futboll, konfirmon kryetari i kësaj federate, Agim Ademi.

Aktualisht, Ekipi A i Kombëtares së Kosovës në futboll është me ushtrues detyre të përzgjedhësit, pas largimit nga ky post të trajnerit Bernard Challandes, më 13 tetor të këtij viti. Ai e drejtoi ekipin e Kosovës që nga 2 marsi i vitit 2018.

Lirimi i Challandesit nga detyra pasoi humbjen e ndeshjes me Gjeorgjinë në Prishtinë, më 12 tetor, që ishte e fundit në rezultatet e njëpasnjëshme negative në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Fushatën kualifikuese për Botërorin e ardhshëm, Kosova e ka përmbyllur e radhitur e fundit, me 5 pikë, në grupin B, ku bënin pjesë edhe Spanja, Suedia, Greqia dhe Gjeorgjia.

Njohësit e futbollit, Malsor Gjonbalaj dhe Arbnor Morina, të dy trajnerë të licencuar nga Federata Evropiane e Futbollit (UEFA), vlerësojnë se Kombëtarja e Kosovës në futboll, ka kaluar sfida për të formuar dhe konsoliduar një ekip kombëtar.

Por, pas sukseseve të para në Ligën e Kombeve, ku Kosova kishte shënuar 13 fitore radhazi, në garat kualifikuese të mëtejme për Kampionatin “Euro 2020” dhe më pas edhe për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, Kosova, sipas tyre, shpejt ka marrë tatëpjetën.

Ademi: “Emra botërorë” konkurrojnë për përzgjedhës të Kombëtares së Kosovës

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, thotë për Radion Evropa e Lirë se përzgjedhësi i ri i Kombëtares së Kosovës në futboll do të zgjidhet në fillim të vitit të ardhshëm.

Sipas tij, aktualisht ekziston një numër i trajnerëve nga vende të ndryshme, në mesin e të cilëve edhe emra të njohur të futbollit botëror, që kanë dhënë ofertat e tyre dhe janë duke biseduar me Federatën e Futbollit të Kosovës.

Por, ai thekson se Federata e Futbollit të Kosovës është e re dhe me buxhet jo të madh, krahasuar me vendet ku futbolli është industri e zhvilluar, duke aluduar se ofertat e disa trajnerëve të njohur botërorë nënkuptojnë edhe kërkesën e shumave të larta financiare, të papërballueshme për federatën që ai drejton.

Nisur nga kjo situatë, siç thotë Ademi, Komiteti ekzekutiv i kësaj federate do të përcaktojë buxhetin për përzgjedhësin e ardhshëm, ndërsa kritere për nënshkrimin e kontratës me të, do të jenë: ekonomia, puna e trajnerit dhe njohja e mentalitetit të futbollit të Kosovës.

“Do të bisedojmë, sigurisht, me të gjithë (ofertuesit), të paktën për t’i falënderuar që kanë konkurruar. Por, gjithsesi ne do ta ndajmë një grup final dhe do të bisedojmë me atë grup ku do të jenë tre ose pesë trajnerë të përcaktuar. Me ata pesë do të përfundojnë bisedimet dhe do ta zgjedhim më të mirin që është. Emra ka nga Brazili, Italia, Gjermania dhe të tjerë, në të gjithë Evropën. Ka emra jashtëzakonisht të mëdhenj, jashtëzakonisht trajnerë të mëdhenj. Nuk do të potencoj ndonjë emër, për të mos e nxjerrë sekretin e tyre. Nuk do të përmend emra, përveç atyre në grupin final”, thotë Ademi.

Ai shton se Kosova është duke pritur që gjatë muajit nëntor të përfundojë vala e skadimit të kontratave të disa trajnerëve në vende të ndryshme të botës, në mënyrë që të rritet numri i atyre që mund të ofertojnë për të qenë përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës.

Gjonbalaj: Pa strategji zhvillimore, Kombëtarja nuk do të ketë sukses

Malësor Gjonbalaj, profesor në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe të Sportit, njëkohësisht edhe trajner i futbollit i licencuar nga UEFA, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë shpreh mendimin se një përzgjedhës i ardhshëm, cilido qoftë ai që do të angazhojë FFK-ja, nuk mund t’i përmirësojë mangësitë që ka shfaqur deri më tash Kombëtarja e Kosovës.

Sipas tij, njerëzit kompetentë duhet të hartojnë një strategji zhvillimore, jo vetëm për ekipin e parë, por për të gjitha kategoritë dhe brezat aktualë të futbollistëve, në mënyrë që të vendoset një bazë dhe planifikim afatgjatë.

“Pa një strategji të shkruar nuk mund të kemi suksese të nivelit të lartë. Në këtë aspekt, unë nuk jam person që dëshiroj t’ia atribuoj fajin dikujt, se kush mund të jetë fajtori i qindpërqindtë. Por, mund të them që në rast të mossuksesit, të gjithë njerëzit që janë trajnerë aty dhe që merren me organizimin sportiv të ekipit tonë, duhet të reflektojnë, sepse është përgjegjësi e tyre. Shqetësuese është nëse nuk arrihet të krijohet një strategji”, thotë Gjonbalaj.

Morina: Kampionati vendor, burim për fondin e lojtarëve

Arbnor Morina, trajner i licencuar nga UEFA, thotë se një prej defekteve që kanë shkaktuar rënien e suksesit të Kombëtares së Kosovës në gara kualifikuese ndërkombëtare, duhet kërkuar te fondi i lojtarëve.

Shumica e lojtarëve aktualë, siç thotë ai, kanë dalë nga kampionati i Kosovës dhe tashmë janë pjesë e klubeve të ndryshme evropiane dhe perëndimore në përgjithësi.

“Nga jashtë çfarë kam parë, mund të them që ka pasur futbollistë që kanë qenë tërësisht jashtë formës dhe futbollistë që nuk janë standard (në përbërjen e parë) te klubet e veta. Kur nuk jeni standard në klubin e juaj, ju nuk mund të jeni i dobishëm për ekipin (e Kosovës), sepse kur vini në ekip ju duhet të vini të përgatitur nga klubi. Do të thotë, nëse nuk je standard në ekip, atëherë nuk je standard as në Përfaqësuesen e Kosovës. Mendoj që nuk është i gjithë kualiteti i koncentruar në Evropë dhe mendoj që duhet të kthehet pak shikimi edhe nga kampionati vendor, sepse ka djem interesantë, të cilët mund të japin një efekt të ri në Përfaqësuesen e Kosovës”, thotë Morina.

Tejkalimi i krizës dhe përzgjedhja e pakompromis

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, e pranon që Kombëtarja e Kosovës ka kaluar nëpër një krizë, e cila, sipas tij, po shkon drejt fundit, ndërsa përpos trajnerit të ri, sipas tij, do të ketë edhe prurje të reja në fondin e lojtarëve. Por, siç thotë ai, prurjet e reja jo domosdo do të jenë nga ekipet që garojnë në kampionatin vendor.

“Këtu, pa kurrfarë kompromisi do të zgjidhen më të mirët, sepse të gjithë janë tanët dhe nuk bëj dallime të futbollistëve që janë në ligat tjera dhe në ligën tonë. Në ekipin kombëtar, kuptojeni që gjithmonë zgjidhen më të mirët e mundshëm. Gjithsesi, ata i përcakton trajneri dhe askush tjetër, nuk ka kurrfarë ndërhyrjeje. Pikërisht, duke mos pasur këso ndërhyrjesh, nuk përcaktohet që duhet medoemos, sepse jemi në ligë të Kosovës, për këtë ose atë arsye”, shprehet Ademi.

Ai shton se edhe Strategjia e planifikimit është duke u punuar me UEFA-n, ndërsa Strategjia zhvillimore ekziston edhe përmes projektit të UEFA-s, “Elite Youth” (Rinia Elite).

Kosova ka hyrë në garat e ndryshme ndërkombëtare, në kualifikimet për kampionatet evropiane dhe botërore, pas pranimit të saj në Federatën Evropiane të Futbollit (UEFA), më 3 maj të vitit 2016, si dhe në Federatën Botërore të Futbollit (FIFA), më 13 maj të po atij viti.

blank

Florian Marku: U mundova për nokaut prej raundit të parë, por nuk erdhi

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka vazhduar me fitore në peshat e lehta. Marku arriti fitore me vendim unanim të gjyqtarëve përballë boksierit Jorick Luisetton.

Prej fillimit të meçit, boksieri shqiptar kishte dominimin dhe nuk lejoi befasi deri në fund të meçit, ndonëse nuk arriti të fitonte me nokaut, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë, boksieri shqiptar nuk ka ngurruar të bëjë një postim në rrjetet sociale pas kësaj fitore, duke falënderuar të gjithë, teksa premtoi ndeshje më të mëdha vitin tjetër.

“Faleminderit Zotit për çdo gjë. Faleminderit të gjithë ju që ishit sot prezent. Edhe të gjithë që më keni ndjekur Live neper televizione. Jam munduar prej raundit të parë për Knockout por nuk erdhi. Rëndësi ka fitorja tani do mar pak kohë pushim me familjen dhe nga viti tjetër do kemi ndeshje te mëdha. Ju falenderoj nga zemra të gjithve pr perkrahjen”, shkroi Marku në rrjetet e tij sociale.

Kështu, Marku mbetet i pamposhtur, që prej 11 meçeve ka 10 fitore dhe vetëm një barazim.

blank

Real Madridi me kredinë e re synon të përfundojë rinovimin e stadiumit “Santiago Bernabeu“

Madrid

Asambleja e Përgjithshme e klubit të futbollit Real Madrid miratoi sot marrjen e një kredie të re në vlerë prej 225 milionë eurosh për nevojat e përfundimit të rinovimit të stadiumit “Santiago Bernabeu”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat vendase raportojnë se Real Madridi do të rrisë kështu borxhin e tij kreditor, për të cilin ka rënë dakord me JP Morgan dhe Bank of America dy vite më parë në shumën 575 milionë euro.

Huaja tani ka një vlerë totale prej 800 milionë eurosh me një normë interesi nën 2 për qind dhe do t’i lejojë klubit të ndërtojë një fushë hibride të teknologjisë së fundit, e cila mund të tërhiqet nën tokë në një lloj sere 24 metra të thellë.

“Stadiumi Santiago Bernabeu do të jetë një ikonë arkitekturore dhe një simbol ndërkombëtar avangardë që do të bëhet një nga vendet më tërheqëse në Madrid dhe Evropë”, tha presidenti i klubit Florentino Perez.

blank

Drejtori i gazetës shtetërore kineze: Tenistja Peng Shuai do të kthehet “së shpejti në publik”

VOAL – Tenistja kineze Peng Shuai u zhduk pasi akuzoi ish-zëvendëskryeministrin Zhang Gaoli për abuzim seksual. 35-vjeçarja, ish-numri 1 në dyshet dhe ylli i botës në vendin e saj, postoi një mesazh në llogarinë e saj zyrtare në Weibo më 2 nëntor duke akuzuar zyrtarin e lartë politik se e detyroi të bënte seks. Ky mesazh u censurua shpejt dhe të gjitha diskutimet në lidhje me temën u bllokuan në mediat sociale kineze.

Peng Shuai do të rikthehet së shpejti në publik

Që nga ajo kohë, lojtari nuk ka dalë më publikisht. Të premten, CEO i Shoqatës së Tenisit të Grave (WTA) Steve Simmon tha se shoqata është gati të anulojë të gjitha turnetë e planifikuar në Kinë në shenjë proteste. Ditën e shtunë, drejtori i gazetës shtetërore “Global Times”, Hu Xijin, ka shkruar se tenisti ndodhet “lirshëm” në shtëpinë e saj dhe se do të kthehet “së shpejti në publik”, duke komentuar fotot e Peng Shuai-t të shfaqura. në mediat sociale.

Ndërkohë, as Zhang Gaoli dhe as qeveria kineze nuk i kanë komentuar këto akuza. Në raste të tjera, disa gra që kanë raportuar raste të tilla në Kinë i kanë tërhequr më pas akuzat. sda-eb

blank

blank

OKB-ja kërkon prova për vendndodhjen e tenistes së zhdukur kineze Peng Shuai

Gjenevë

Organizata e Kombeve të Bashkuara nënvizoi nevojën për prova për vendndodhjen tenistes kineze Peng Shuai, e cila është zhdukur kohët e fundit pasi pretendoi se është sulmuar seksualisht nga një ish-zyrtar i lartë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Do të ishte e rëndësishme të kishim prova për vendndodhjen dhe mirëqenien e saj”, tha Liz Throssell, zëdhënësja e Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, për tenisten e zhdukur Peng Shuai, në një konferencë për media në Gjenevë.

“Ne bëjmë thirrje për një hetim me transparencë të plotë mbi pretendimin e saj për sulm seksual”, shtoi Throssell.

Transmetuesi shtetëror kinez CGTN publikoi një e-mail të mërkurën që supozohej se ishte shkruar nga Peng, duke thënë se ajo ishte “mirë” dhe “duke pushuar në shtëpi”. Në letër thuhej gjithashtu se pretendimi i mëparshëm për sulm seksual “nuk ishte i vërtetë”.

Megjithatë, Steve Simon, president dhe shef ekzekutiv i Shoqatës së Tenisit të Grave (WTA) u përgjigj në një deklaratë duke thënë se letra “ngre shqetësimet e mia për vendndodhjen e saj ose nëse ajo po mbahet e sigurt”.

Peng, e cila ka fituar tituj në Wimbledon 2013 dhe French Open 2014 në dyshe, u ngjit në vendin e 14-të në klasifikimin teke dhe arriti në gjysmëfinalen e US Open 2014.

Postimi i saj në rrjetet sociale më 2 nëntor që akuzonte ish-zëvendëskryeministrin Zhang Gaoli për sulme seksuale tre vjet më parë u fshi shpejt dhe tenistja kineze, e cila ka fituar më shumë se 20 gara dyshe dhe dy teke, është zhdukur që atëherë nga publiku.

Zhang, 75 vjeç, shërbeu si një nga shtatë anëtarët e organit më të fuqishëm të Partisë Komuniste Kineze. Ai doli në pension në vitin 2018.

blank

Më 19 nëntor 1969 Pelé shënoi me njëmbëdhjetëmetërsh golin e tij të 1 000 – të

VOAL – Më 19 nëntor 1969 Pelé shënoi golin e tij të 1000-të në karrierë. Goli, i quajtur zakonisht O Milésimo (I Njëmijti), u realizua kundër Vasco da Gama në një goditje dënimi në stadiumin Maracanã.

Në minutën e 58 të ndeshjes Santos-Vasco da Gama të vitit 1969, O Rei gjuan te pika e 11-metërshit dhe mund portierin kundërshtar Fernando duke shënuar golin e 1000-të në një vit të cilin e përfundoi në krye të golashënuesit më të mirë të kampionatit brazilian me 26 gola.

Futbollisti i shekullit i FIFA-s në vitin 2000 (së bashku me Maradonën) dhe Topin e Artë të Arritjes së Jetës në vitin 2013, Perla Nera ka 11 tituj golashënuesi më të mirë, 3 Kupa Botërore, 10 Kampionatet Pauliste, 2 Kupa Libertadores dhe 2 Kupa Ndërkontinentale. eb

blank

Ish-lojtarja angleze e kriketit Rainford-Brent merr një letër të urrejtjes raciste

Ish-kriketistja angleze me ngjyrë, Ebony Rainford-Brent, ka marrë një letër të urrejtjes raciste të cilën e ndau në rrjetet sociale, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Interesante… E lindur në Londrën Jugore, por me sa duket u gjeta lakuriq në Afrikë si një primitive. Kam pasur disa letra në kohën time, por kjo është atje lart!”, shkroi Rainford-Brent në twitter.

37 vjeçares Rainford-Brent, e cila ishte gruaja e parë me ngjyrë që luajti për Anglinë në vitin 2001, në letër iu tha të largohet nga Britania e Madhe.

Ajo luajti 29 ndeshje për Anglinë në vitet 2001-2010 dhe tani është komentuese.

Në qershor, Rainford-Brent u bë anëtare e Urdhrit të Perandorisë Britanike për shërbimet e saj në sport dhe për bamirësinë e saj.

blank

Shqipëria është Kombi Ynë… – Nga ADRIATIK DOSTI

I poshter fyes e denigrues sa me s’ka ka qene komenti i Andin Lokajt …komentatorit te RTK pas ndeshjes se U21 …Kosove – Shqiperi 2-1 …ku torollaku nga pertej kufirit eshte shprehur se…po si mos me fitu e mos me i mujt ne keta…se kur ne lujshim futboll keta i kishin te mbushura stadiumet me ushtare te Enverit …
Nuk po du fare me hy ne politike e me ngaterru sportin me politiken…nuk po du me u ndal kerkundi as per ate se rrepresioni , genocidi e sadizmi serb mbi Kosove beri kerdine per dekada me radhe ndaj dhe ne pjesen tjeter te kombit tone as qe mund te behej fjale per sport te vertete kombetar Made in Kosova etj etj…
Eshte e vertete se Kosova ka patur dikur nje skuader te mrekullueshme si Prishtina …ka patur nje Yll futbolli si Fadil Vokrri… te cilit i detyrohet perjetesisht vec te tjerash edhe per aderimin e saj ne FIFA &UEFA …ka disa vite qe ka nje skuader perfaqesuese qe te imponon respekt me futbolliste te tille si Muriq, Rrahmani, Rashica, Zeneli, Zhegrova, V.Muriqi, V. Berisha etj etj…
Sinqerisht kam ndjere dhimbje ne shpirt kur Kosova u mund ne Shkup nga Maqedonia e humbi kesisoj shansin e madh per te qene ndoshta ne finalet e Euro 2020…dhe qe nga ajo kohe te jem fare i sinqerte me te gjithe ju qe me ndiqni e me lexoni rregullisht e prej kohesh…nuk me ka bere me zemra te shkruaj serisht per futbollin e Kosoves e per futbollistet e saj sepse humbje te tilla me kundershtare te tille rendojne vertet shume e duam apo nuk duam ne nganjehere dashur pa dashur dalin vetiu pertej kuadrit te thjeshte te nje ndeshje sportive per shume e shume aresye te ditura e te ster – njohura…
Eshte po kaq e vertete qe jo per faj te Kosoves e pjeses sportive te saj trajnere, drejtues, futbolliste , infrastrukture , veshtiresi financiare… etj etj futbolli ne kete vend per vite me radhe eshte perballur e vazhdon te perballet me kushte teper te veshtira ne te gjitha drejtimet….dhe jam mese i sigurte qe do t’ja dali mbane se pasioni, dashuria per sportin e patriotizmi i tyre me shtyjne te besoj se Kosova shpejt do te jete atje ku e meriton te jete…
Por qe te dalesh te shash e te fyesh, te ofendosh e te denigrosh Kombin e gjakun tend kesisoj sic beri ne komentin e tij pas ndeshjes se U21 …Kosove – Shqiperi pseudo-komentatori Andin Lokaj…kete jam mese i sigurte nuk do guxonte ta bente as me i cmenduri komentator i Serbise…
Dhe ju siguroj se nuk eshte as hera e pare e as rasti i vetem qe nga ”kolege” te pertej kufirit falls shteteror Shqiperi – Kosove na vijne ”peshqeshe ” te kesaj natyre…nga vellezerit e te njejtit gjak…te cilet me sakte une personalisht do ti quaja gjakprishur…
Nuk resht se shari Shqiperine pallaveshi Berat Buzhala…nuk ndalet se provokuari rende shqiptaret i pafytyri Milaim Zeka… vazhdon e hedh balte mbi Shqiperine e shqiptaret e Atdheut -Meme kukumjacka me emrin Kimete Berisha…e jane plot te tjere qe ju fryjne Urave te armiqesise Shqiperi -Kosove andej e kendej kufirit ku nuk mund te lesh dot pa permendur edhe psikopatin tone te ”Provokacjes” provincialin e pa ndreqshem Mut Nano……sikurse jane zjarrenxites te kesaj historie edhe kryeministra antishqiptare te tipit Edi Rama apo edhe Akademike kosovare te llojit te Rexhep Qoses me shoke…sikurse ka edhe Gjarperinj -helmues serbe te llojit Baton Haxhiu qe vjellin helm e vrer kunder Shqiperise e shqiptareve …
Nuk ishte aspak rastesi e as incident kalimtar lufta mediatike sportive e jo e tille qe nisi ne Kosove kunder Shqiperise me aresyetimin banal se Shqiperia po vazhdon ti vjedhe Kosoves futbolllistet e talentet e saj dhe se po e demton dhe po e saboton se tepermi perfaqesuesen e saj…
Duket sheshit se si gjithmone te keqen e kemi nga brenda ndaj dhe serbi e greku e kane shume me te lehte te bejne ate qe po bejne e qe duan te bejne me ne si komb e si popull per vite me radhe…
Kujtoj me kete rast se 25 e ca vite me pare jam gjendur ne tribunen e shtypit te ”Vasil Levski ” stadium te Sofjes me njeriun e mire e komentatorin e mrekullueshem sportiv te Kosoves te ndjerin Agim Binaku i cili kishte udhetuar enkas nga Kosova per ne kryeqytetin bullgar per te ndjekur e per te percjelle ndeshjen Bullgari – Shqiperi [3-0]…dhe kurre si kam harruar emocionet e tij por edhe ndjenjat patriotike te tij gjate asaj ndeshje…
Dhe ne fund …sa per mbyllje e pa dashur kurresesi ti bej karshillik torollakut pseudo komentator te Prishtines A.Lokaj e pa dashur kurresesi te shaje, fyeje, fajesoje a ofendoje futbollin e futbollistet e Kosoves …trajneret, lojtaret , drejtuesit e tifozet e tyre …por thjesht sa per ti thene e per ti dhene atij koqes se kandarit te mesiperm pergjigjen e pyetjes se tij se …ku ishim ne te Shqiperise kur ju te ”Kosoves” luanit futboll ….po botoj disa foto nga historia e trishte e futbollit kosovar te cilin ai Debili qe per turpin e vet RTK i leshon studion e i beson edhe mikrofonin …guxon dhe arrin ta krahasoje dashakeqesisht me futbollin e Shqiperise qe sipas tij dominohej nga ushtaret e diktatorit Enver Hoxha…
Ne aty kemi qene…ashtu modestisht …por ne 1946 u shpallem Kampione te Ballkanit e vite me vone po te tille edhe nja 2 here te tjera me ekipin Shpresa …ne 1967 me nje barazim sensacional per kohen barazuam me Gjermanine dhe e eliminuam ate nga europiani i 1968…ne kemi mundur edhe Danimarken e ndalur edhe te famshmin Xhorxh Best…sikurse barazuam me Kelnin dhe e mbyllem 2- 2 me Ajaksin e famshem…kemi mundur edhe Torinon… edhe Selltikun…Austrine e Vjenes…Dinamon e Bukureshtit…kemi ndalur Aberdinin…Feynordin..
Sportingun e Lisbones…kemi eliminuar Advidavergun e Suedise..
Linfildin e Irlandes se Veriut etj etj…
Sikurse kemi ulur me kembe ne toke Barcelonen e madhe…dhe Partizanin e Beogradit…kemi mundur Belgjiken e fameshme dhe ju a kemi marre serbeve kualifikimin ne nje kupe Europe brenda ne Beograd me ate Flamurtar te pa perseritshem te Kushtes & Rucit me shoke…
Dhe si thua ti o kokrra e idiotit te gjitha keto e shume te tjera si keto pa folur per periudhen e pas 90 e Shqiperine prezente ne finalet e Euro 2016…. me ushtaret e Enverit i kemi arritur ?
Pftuuuu e jazek te qofte qe e shan kombin tend kesisoj mor kelysh serbi !
blank

Bota e tenisit tronditet pas zhdukjes të tenistes kineze

Asgjë nuk dihet për Peng Shuai pas një postimi në rrjetet sociale ku ajo pretendonte se ishte ngacmuar seksualisht nga ish-zv/kryeministri kinez, Zhang Gaoli

Tenistja japoneze Naomi Osaka tha se ishte e shqetësuar për sigurinë e tenistes kineze Peng Shuai, e cili prej disa ditësh është zhdukur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zhdukja e Peng Shuait ka shqetësuar publikun sportiv. Asgjë nuk dihet për të pas një postimi në rrjetet sociale ku pretendonte se ishte ngacmuar seksualisht nga ish-zëvendëskryeministri kinez, Zhang Gaoli.

Pas reagimit të tenistit të parë në botë, Novak Gjokoviç, i cili deklaroi se është tronditur nga ky informacion, ka reaguar edhe ish-tenistja më e mirë në botë, japonezja Naomi Osaka.

“Censura nuk është kurrë e drejtë me asnjë çmim. Shpresoj që Peng Shuai dhe familja e saj të jenë të sigurt. Jam e tronditur nga situata aktuale dhe i dërgoj dashuri”, ka shkruar fituesja e katër turneve Grand Slam.

Peng, një nga yjet më të mëdha të sportit kinez, e akuzoi Zhang Gaoli-n në rrjetin social Weibou më 2 nëntor se e kishte detyruar atë për marrëdhënie intime tre vjet më parë.

Federata e Tenisit të Grave (WTA) bëri thirrje për hetim ndërsa drejtori i saj ekzekutiv Steve Simon tha se megjithëse morën “garanci” se Peng ishte e sigurt, ata nuk ishin në gjendje të komunikonin me të.

Qeveria kineze nuk i është përgjigjur ende akuzave. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, i cili merret me mediat ndërkombëtare, u tha gazetarëve se nuk ishte në dijeni të situatës dhe se kjo nuk është një “çështje diplomatike”.

blank

Lirohet De Biasi, mundësi për Kosovën

Federata e Futbollit e Azerbajxhanit nuk do ta rinovojë kontratën me trajnerin Gianni de Biasi dhe kështu trajneri italian do të jetë i lirë. Barazimi 2-2 ndaj Katarit dy ditë më parë mund të ketë qenë ndeshja e fundit e Gianni De Biasit si trajner i Azerbajxhanit.

Në fakt, kontrata e ish-përzgjedhësit të Shqipërisë s skadon më 30 nëntor dhe siç mësohet nga Tutomercatoweb, Federata e Futbollit e Azerbajxhanit nuk duket se ka ndërmend ta rinovojë atë, shkruan Gazeta Express.

De Biasi ka bilanc negativ si trajner i Azerbajxhanit. Në 20 ndeshje në krye të ekipit azer, ai arriti 2 fitore (kundër Qipros dhe Bjellorusisë), 6 barazime dhe 12 humbje.

De Biasi e udhëhoqi Shqipërinë drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian për herë të parë në vitin 2016, ndërkohë nuk përjashtohet mundësia që ai tani të marrë drejtimin e Kosovës.

Menjëherë pas shkarkimit të trajnerit zviceran, Bernard Challandes, janë përmendur shumë emra për të marrë drejtimin e “Dardanëve”, në mesin e tyre edhe emri i njeriut që shkroi histori me Shqipërinë, Gianni de Biasi.

Gazeta Express e kishte kontaktuar ish trajnerin e Kombëtares shqiptare, i cili nuk ka hezituar që të jap një përgjigje lidhur me spekulimet që e lidhin me Kosovën.

Duke treguar se ka kontratë me Azerbajxhanin, De Biasi lavdëroi organikën e Kosovës.

“Sapo kam arritur në Baku nga Beogradi. Deri tash nuk më ka kontaktuar askush. Unë kam kontratë me Azerbajzhanin deri më 30 nëntor dhe nuk është e ndershme të flas për Kombëtaret tjera. Megjithatë, mund të them se Kosova e ka një ekip të mirë/shkëlqyeshëm”, kishte thënë De Biasi për Express.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi njoftoi se trajneri i ri mund të zgjidhet në muajin shkurt ose mars të vitit të ardhshëm.

“Dardanët” në dy ndeshjet e nëntorit i drejtoi trajneri slloven, Primoz Gliha duke humbur fillimisht në miqësore ndaj Jordanisë dhe duke barazuar në Athinë nga Greqia 1:1.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend