Gazetarja Klodiana Lala e shënjestruar nga kryeministri Rama sjell në Facebook një pasazh nga libri i Ardian Klosit dhe Edi Ramës Refleksione, botuar më 1991 kur ai nuk ishte futur në rrjetën e pushtetit. Dikur Edi Rama e denonconte PPSH dhe trashëgimtaren e saj PSSH. “Për sa kohë PS nuk ka bërë denoncimin e plotë të origjinës dhe historisë së saj, ajo s’mund ta ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme”, shkruante asaj kohe Edi Rama. Prej asaj çdo gjë ka shkuar edhe më keq dhe në krye të asaj partie të paligjëshme është dora vetë Edi Rama, që sipas tij, është një kryetar i paligjshëm.
Ja pasazhi që sjell Lala:
Edi Rama “Refleksione”, fq. 184 (1991)
“Denoncimi pa kompromis i veprirmtarisë kriminale të PPSH-së deri në nxjerrjen e saj jashtë ligjit është i vetmi shteg nga duhet të kaloje PSSh-ja për të fituar të drejtën e qytetarisë në shoqërinë e ardhshme shqiptare dhe e vetmja mundësi për opozitën që atdheun e mbetur në duart e rrugaçëve të qosheve të errëta të nomenklaturës apo të kriminelëve ordinerë t’ua kthejë miliona njerëzve të ndershëm që e kanë humbur besimin. Për sa kohë PS nuk ka bërë denoncimin e plotë të origjinës dhe historisë së saj, ajo s’mund ta ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme”.