Ushtria ukrainase tha se përdori raketa Flamingo të prodhuara në vend për të goditur uzinën, e cila ndodhet rreth 1 400 kilometra larg Ukrainës.
UKRAINË- Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës forcat e vendit goditën një vend të madh industrial thellë brenda rajonit Udmurt të Rusisë. Ushtria ukrainase tha se përdori raketa Flamingo të prodhuara në vend për të goditur uzinën, e cila ndodhet rreth 1,400 kilometra larg Ukrainës.
DW shkruan se, kanali rus i lajmeve në Telegram, Astra, raportoi se shënjestra ishte Fabrika e Ndërtimit të Makinerive Votkinsk, një fabrikë shtetërore që prodhon raketa balistike Iskander dhe raketa balistike ndërkontinentale me kapacitet bërthamor. Videot e postuara nga banorët tregojnë tym të zi që ngrihet mbi zonë dhe dritare të thyera në të gjithë Votkinskun.
Rusia mbylli përkohësisht disa aeroporte në rajon pas sulmit. Ushtria ukrainase tha gjithashtu se goditi një uzinë përpunimi gazi në rajonin Samarë të Rusisë. Sulmi erdhi disa ditë pasi bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-të midis Moskës dhe Kievit përfunduan të mërkurën pa ndonjë përparim, ndërsa afrohet përvjetori i katërt i luftës. Takimet në Zvicër ishin raundi i tretë i organizuar nga Uashingtoni, pas seancave të mëparshme në Abu Dhabi që zyrtarët i quajtën konstruktive, por që nuk dhanë asnjë përparim./Dosja.al