VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Këshilltarja e Ramush Haradinajt, Meliza Haradinaj Stublla Albin Kurtit: Për Ramushin, Albin, ti e din që ky nuk është fundi…!

By | July 20, 2019
4 Comments
  • author avatar
    Mustafa Hoxha 1 month ago Reply

    RAMUSH HARADINAJ ESHTE HEROI I DITEVE TONA.E DREJTA DO TE FITOJE,KOSOVA LART E ME LART.

  • author avatar
    Anonymous 1 month ago Reply

    Me Ranushin “RAMBON E KOSOVËS” deri në fund .
    E sa Qeni leh Stomve të Rrugve Luani hec Rrugve të veta ska koh mu marr me to dhe as një prej tyre sun e zan e zavendsojnuanin se aj prak kthehët.

  • author avatar
    Anonymous 4 weeks ago Reply

    Njerzit epa zot I shof in me sy te keq njerzit e zot etj

  • author avatar
    Anonymous 4 weeks ago Reply

    Ramushi eshte nje figure qe do mbahet mend ne histori si figura e shume trimave qe dhane jeten per kombin per bashkimin e kombit. Burrerin vendosmerine qe tregoi me venien takses 100% mallrave serbe kundrejt njofjes se KOSOVES gjithmon ne te mire teSHQIPTARVE iu gezuan ata politikanqe jane te shitur.
    Dhe thirrja ne hag perse treti ishte nje levizje per ta larguar nga posti dhe per ti lehtesuar rrugen atyre a kane deshire per plotear kerkesat serbe. Por qe te tregojme zgjuarsine si popull ta zgjedhim ne krye te shtetit ne konform ligjit dhe ne kete rast i tregojm vendosmrine popull shtet formus dhe jo ashtu si na dun armiqt

Komentet

Zbulohet shpella ku prifti Dom Nikollë Gazulli u fsheh për 14 muaj pasi përndiqej nga komunistët (video)

Në janar të vitit 1945, Dom Nikollë Gazulli, asokohe famullitar i Shkrelit, në Malësinë e Madhe, përmes kumoneve të kishës lajmëroi të gjithë zonën për vendosjen e një regjimi të ri në vendin tonë.

Që prej atij momenti, ai do të shpallej armik i regjimit komunist dhe për 14 muaj, Dom Nikolla do të përndiqej. Për t’i shpëtuar torturave çnjerëzore, ai u fsheh në një shpellë të zonës, e cila u zbulua rastësisht nga një banor i Shkrelit vetem pak ditë më parë.

Kisha katolike kishte vite që kërkonte për ta zbuluar vendin ku Gazulli jetoi për 14 muaj.

Mëngjesin e 23 marsit të vitit 1946, Dom Nikollë Gazulli teksa doli nga kjo shpellë, u tradhëtua dhe u vra nga forcat ndjekëse të regjimit komunist. Ai ishte një intelektual i madh, studiues e specialist në albanologji si dhe bashkëpunëtor i ngushtë në ruajtjen e gjuhës shqipe me Dom Gjergj Fishtën dhe Dom Ndre Mjeden.

Fliste 5 gjuhë të huaja dhe këto ishin arsyet se përse regjimi e shpalli si armik të popullit.

Dosja 184, Klodiana Lala:Ja pse Prokuroria e Dibrës s’e heton dot

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” foli në lidhje me dosjen 184, në të cilën shfaqen zyrtarë të lartë të shtetit duke biseduar për shit-blerje votash në Dibër, për zgjedhjet e mbajtura më 2016.

Lala tha se dosja është voluminoze dhe se Prokuroria e Dibrës nuk ka kapacitet për ta hetuar atë.

“Prokuroria duhet të japë shpjegime se pse dosja po kalon nga një institucion në tjetrin. Dosja ka kaluar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prokurorinë e Dibrës. Pra ka kaluar nga një Prokurori serioze në një tjetër prokurori. Kalimi në kompetencë e Prokurorisë së Dibrës tregon se nuk është serioze. Ka probleme, sepse një nga prokuroret ka lidhje familjare me Arben Keshin, ka konflikt interesi. Si mund të hetojë Prokuroria e Dibrës, kur ata që kanë dalë në përgjime janë zyrtarë të lartë në polici dhe në institucionet lokale. Është një Prokurori e vdekur, e cila mezi heton ata që presin pyjet. Nuk ka forcën Prokuroria e Dibrës që të hetojë një dosje kaq voluminoze. Fakti që është emri i Kryeministrit në atë dosje, në një rreth të vogël, në një qytet të vogël si Peshkopia, kur të gjithë njohin të gjithë”, tha Lala.

Ajo shtoi se në përgjime duket qartë presioni që zyrtarët e lartë lokalë dhe në Tiranë ushtrojnë mbi mësuesit, teksa i marrin ata me lista.

“Në dosjen 184 janë përfshirë zyrtarë të lartë të shtetit. Kujtojmë se zgjedhjet në Dibër janë rimbajtur, pas skandalit seksual të Shukri Xhelilit. Për Bashkinë e Dibrës kandidonte Muharrem Rama nën siglën e PS. Eksponentë të lartë të Partisë Socialiste, ministra, ish-minustra, deputetë dhe ish-deputetë, ku përfshihet dhe vetë kryeministri. Kemi të bëjmë me presion ndaj mësuesve dhe në arsim për votat, siç e kemi parë, ndërsa kryeministri Rama i kërkonte një drejtuesi policie sesi “kanë shkuar punët”. Dosja 184 është tipike e shit-blerjes së votave”, deklaroi Lala.

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se edhe prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku duket se fshihet pas gishtit.

Zonja Marku fshihet pas gishtit. Ligji thotë se kur ka “përplasje” për kompetencë për një dosje, mund ta marrë prokurori më i lartë. Prokurori Klodian Braho vendosi të heqë veprën e organizatës kriminale. Prokurori i Përgjithshëm duhet ta dërgonte te Krimet e Rënda. Do të duhej të dilte mbi vendim-marrjen e prokurorit. Marku është përgjegjëse për “lëvizjen” e dosjes nga Tirana në Dibër.

Është kaq e pamundur për Krimet e Rënda që të zbardhë këtë dosje, e cila është një prokurori serioze në krahasim me prokuroritë e rretheve. Prokurorët bëjnë ping-pong, duke mos dashur ta mbajë askush, nuk ka prokuror fare. Ka 3 vjet që rri si dosje në Prokurori. Zonja Marku sa duket duke e çuar në Dibër tregon se duan ta pushojnë. Nuk duan ta hetojnë. Nëse as prokurorët e tjerë nuk e marrin përsipër këtë dosje, duhet KLP të ndërhyjë ose ta marrë përsipër SPAK. Kemi sot Prokurori të ndikuar politikisht.”, tha ndër të tjera Lala.

Teatri Kombëtar Shqiptar dhe Opera Kombëtare Hollandeze – Nga Keze Kozeta Zylo

Violinisti (Fiddler) Amsterdam, Hollandë

Kjo statuje bronzi per violinistin ndodhet ne shtepine e operas dhe baletit kombetar te Amsterdamit ne Hollande në hollin e teatrit muzikor. Statuja e bronzit e quajtur “Fiddler (ose Violinisti)” është një shprehje e bashkësisë ku komuniteti ka qenë i përqendruar në këtë rreth para Luftës së Dytë Botërore. Punëtorët duhej të bënin mjaft përpjekje për të thyer dhe hapur dyshemenë e mermerit për të vendosur këtu statujën.

Kjo statuje u krijua nga skulptori italian Matteo Pugliese dhe u vendos në Shtëpinë e Operës së qytetit, më 1991.

Opera Kombetare u krijua menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore si një kompani repertori me një ansambël të përhershëm.

E themeluar, më 1946, Opera Kombëtare Hollandeze do të bëhej vendi i begate për regjisorë me ndikim artistik dhe të përgjithshëm, në radhët e të cilave përfshiheshin Maurice Huisman (1964), Hans De Roo (1971), Truze Lodder (1987) dhe Pierre Audi (1988).

Duke inskenuar shfaqje që përmbajnë elemente të arteve pamore, si skena historike klasike, edhe shpikëse, si dhe solistë dhe kompani të shquara të miqve, këta vizionarë kanë shtuar diçka unike për secilën prodhim.

Duke eksploruar një liri artistike që shihet rrallë në botën e operës, Opera Kombëtare Hollandeze tani është e admiruar ndërkombëtarisht për punën e tyre origjinale, duke u përqëndruar në zhvillimin e talenteve dhe stilet e performancës jo konvencionale.

Stopera ndodhet në qendër të Amsterdamit në një kthesë të lumit Amstel midis Sheshit Waterlooplein dhe Kanalit Zwanenburgwal, në një komplot të tokës të quajtur Vlooienburg, e cila u rikthye në shekullin e 16-të. Ndërtesa e shtëpisë së operës është në formë si një bllok i madh, masiv, me një front të lakuar përballë qytetit. Fasada e saj është e mbuluar në një tullë të kuqe-portokalli dhe panele metalike të valëzuara. Fytyra e lakuar e teatrit është me mermer të bardhë të pikturuar nga dritare të mëdha që ofrojnë pamje panoramike të lumit nga dhomat e brendshme të lakuara dhe tarracat me shumë nivele.

Pranë Stopera është Joods Verzetsmonument, një monument i vitit 1988 për viktimat hebreje të Luftës së Dytë Botërore. Një kujtim i Kristallnacht mbahet në monument çdo vit.

Ndertesa e operes kombetare ka nje brendësi të bukur te elementeve të tij klasike. Vetë Amsterdam gjithashtu strehon një institut më dekadent të ndërtuar posaçërisht për vënien në skenë të operave, baleteve dhe formave të tjera të teatrit muzikor. Opera dhe Baleti Kombëtar gjithmonë nis sezonin e saj të ri në shtator me gala e tyre të shkëlqyeshme. Ata kane një liri artistike që shihet rrallë në botën e operës, Opera Kombëtare Hollandeze tani është e admiruar ndërkombëtarisht për punën e tyre origjinale, duke u përqëndruar në zhvillimin e talenteve dhe stilet e performancës jo konvencionale.

Nën drejtimin e talenteve si Sonia Gaskell, Rudi van Dantzig, Wayne Eagling dhe Hans van Manen, Baleti Kombëtar Hollandez u ngrit në një renditje ndërkombëtare në vitet ’70 dhe ’80 për skenimin e pavarur të dy baleteve unike dhe tërheqëse nga gjithe bota.

Opera Kombetare e Hollandes eshte shume e njohur ne boten, dhe ruhet me ligj dhe dashuri nga i gjithe Kombi.

Ndonëse është krijuar disa vite më vonë se Teatri Kombëtar i Shqipërisë, e vetmja godinë futuriste e inxhinierit dhe arkitektit italian, Giulio Berté, projekt i nisur në fillimjanarin e 1938 dhe që përfundoi në shtator të 1939, mjerisht godina e Teatrit tonë që beri histori dhe nxori aktorë kalibri të paktën ndër artdashësit shqiptarë është vene në shënjestër nga kryeministri Rama në bashkëpunim me grabitqarët e qeverisë dhe grabitësit e huaj të pronës sonë të përbashkët, mbrujtur me aq gjak dhe sakrifica…

 

Mos i vini kazmën Teatrit Kombëtar kjo pasuri e patundshme e shpirtit të popullit!

 

Ps: Për shkrimin janë shfrytëzuar materiale nga Wikipedia.

 

Manhattan, gusht, 2019

 

Zbulohet sistemi mijëra vjeçar i furnizimit me ujë në Durrës

Sondazhet arkeologjike zbulojnë një tjetër dëshmi të zhvillimit të Durrësit gjatë antikitetit të vonë, duke hedhur dritë mbi një periudhë pak të njohur të qytetit.

Që prej 30 vitesh në qytetin antik nuk është ruajtur asnjë monument madhor i zbuluar, si amfiteatri apo mozaiku “Bukuroshja e Durrësit”.

Prof. Brikena Shkodra që nga viti 2015 ka kryer disa sondazhe në oborret e banesave të lagjes 11, por zbulimin e muajit të kaluar ajo e dallon nga të tjerët.

“Bëhet fjalë për lidhjen ende të pavërtetuar të një kompleksi të rëndësishëm termal me tubacionin – kanal mbitokësor që e furnizon me ujë atë,” tregon arkeologia Shkodra, për objektet e antikitetit të vonë që u gjetën në të dy anët e rrugës “Mustafa Varoshi”.

Sipas saj, zbulimet e fundit fillojnë të hedhin dritë mbi një periudhë pak të njohur të qytetit, në shekullin e IV të erës sonë, kur Durrësi u caktua si kryeqendër e Epirit të Ri.

Njëlloj si më parë, Durrësi vijon ta marrë ujin e pijshëm me tubacione të instaluara mbi ura nga lumi Erzen, pranë fshatit Rromanat, por sistemi i shpërndarjes brenda qytetit nuk shfrytëzon më tubacionet nëntokësore prej plumbi të vulosura që i përkasin periudhës romake.

Zbulimi i fundit i Shkodrës ka vërtetuar se pas reformave të perandorëve Dioklecian dhe Kostantin, qyteti e ka ndryshuar standardin urbanistik të furnizimit me ujë nëpër lagjet e tij.

Strukturat prej murature me gjysmëharqet prej tulle dhe llaç hidroizolues që u zbuluan në oborrin e familjes Mima, vetëm 200 metra prapa teatrit “Aleksandër Moisiu”mbanin mbi vete kanalin e dukshëm të ujit në një formë të re, të paaplikuar më parë.

Gjetjet në oborret e shtëpive dëshmojnë se jeta në këtë lagje ka vijuar pa ndalim për shumë shekuj, megjithë vështirësitë që krijonte rrëshqitja e kodrës pranë saj.

Familjet durrsake i kanë vënë në dispozicion oborret e shtëpive për sondazhet arkeologjike.

Tensionet – “Uashingtoni është tërbuar”, çfarë po rrezikon konfliktin e madh SHBA-Greqi? Mitsotakis nën presion

Cisterna iraniane “Adria Daya 1” është larguar nga porti i Gjibraltarit. Uashingtoni është tërbuar. Anija ka marrë rrugën drejt Greqisë – dhe po e çorodit Athinën.

 

Mbas tensioneve disajavorëshe cisterna iraniane “Adria Daya 1” u largua nga porti i Gjibraltarit dhe u nis për në Greqi. Cisterna është e ngarkuar me 2,1 milionë fuçi nafte të papërpunuar. Ajo është mbajtur e bllokuar nga marina britanike, që nga 4 korriku. Arsyeja ka të bëjë me supozimet, se ngarkesa është planifikuar të shkojë në Siri, gjë që do të shkelte sanksionet që BE ka vendosur kundër Sirisë. Bllokimi i anijes ka shkaktuar konflikt të ashpër midis Uashingtonit dhe Teheranit. SHBA mendojnë se ekziston lidhje midis cisternës dhe gardës revolucionare iraniane, të cilën Uashingtoni e ka vendosur në listën e organizatave terroriste. Kështu që grindja vazhdon.

Synimi ankorimi në port grek?

Irani i dha siguri me shkrim kryeministrit të Gjibraltarit, Fabian Picardo, se cisterna nuk do të dërgohet në Siri. Pas kësaj, autoritetet e enklavës britanike e lanë “Adria Daya 1” të vazhdonte lundrimin, pavarësisht nga mospëlqimi i Uashingtonit. Protesta vazhdoi. Ministri amerikan i Jashtëm, Mike Pompeo thotë se vendimi i Britanisë së Madhe është “i pakënaqshëm”. Më 16 korrik një gjykatë në Uashington vendosi konfiskimin e cisternës. Por kjo nuk u pranua nga Gjibraltari.

Tani “Adria Daya 1” ka marrë rrugën për në Mesdhe. Informacione të pakonfirmuara thonë se ajo është duke shkuar drejt portit grek, Kalamata. Kryeministri grek, i sapozgjedhur, Kyriakos Mitsotakis ka përpara konfliktin e parë ndërkombëtar. Ambasada amerikane në Athinë, i tha qeverisë greke se ankorimi i cisternës është ilegal. Pa dhënë shpjegime të tjera për këtë gjë, SHBA pretendon se me naftën iraniane ndihmohen aksionet terroriste.

Në këtë mënyrë për Uashingtonin është e sigurt, se kushdo që lejon futjen e cisternës në portin e vet, përkrah terroristët. Është e paqartë çfarë pasojash ka kjo gjë. Për SHBA është e rëndësishme që të mos bëjë kompromise me Iranin. Përveç kësaj, nuk dihet nëse porti i Kalamatas është në gjendje të përballojë hyrjen e cisternës së madhe “Adria Daya 1”. Nuk është e sigurt, nëse çështje të tilla teknike do të largojnë stuhitë nga velat e konfliktit. Uashingtoni kërkon që aleatët ta mbështesin dhe e ka kaluar konfliktin me vetëdije në nivel morali.

Mitsotakis nën presion

Griechenland | Erste Sitzung Kabinett Mitsotakis (Reuters/C. Baltas)

Kabineti grek rreth kryeministrit Mitsotakis në takimin e parë qeveritar

Për kryeministrin Mitsotakis, konflikti po ndodh në një moment shumë të papërshtatshëm. Ai ka mbaruar studimet në Harvard dhe përpiqet të mbajë marrëdhënie të mira me SHBA. Meqenëse marrëdhëniet me Turqinë janë të vështira, Greqia shpreson që të marrë ndihma nga Uashingtoni, kryesisht ushtarake. Njëkohësisht Mitsotakis që fitoi zgjedhjet e 7 korrikut, duhet ta tregojë veten, se duke qenë kryeministër është në gjendje të merret me çështje të nivelit europian.

Ai i pati premtuar grekëve uljen e taksave, premtim një pjesë të së cilës është duke e mbajtur nëpërmjet ligjeve. Po ashtu ai u ka premtuar grekëve që të diskutojë sërish me Brukselin çështjen e borxheve në mënyrë që të ulë përqindjet për pagesat. Por për këtë, do i duhet të fitojë besimin e kolegëve europianë. Nëse merr anën e Uashingtonit tani, atëherë kryeministri i ri grek do të vinte në rrezik  bashkëpunimin me Brukselin.

Por çështja nuk është vetëm kujt do i qëndrojë besnike Athina, Brukselit apo Uashingtonit. Greqia zotëron flotën tregtare më të madhe në botë. Transporti ujor është një industri me vlerë miliardash. Anije që lundrojnë nën flamurin grek ndodhen edhe në Gjirin Persik. Nëse Athina i ndalon hyrjen në portin Kalamata cisternës iraniane, atëherë mund të ndodhë që të ketë masa  hakmarrëse. Që kur Greqia hori dorë verën e kaluar nga blera e naftës iraniane, marrëdhëniet midis Athinës dhe Teheranit janë tensionuar. Përshkallëzimi i situatës në Gjirin Persik nuk do të ishte pa pasoja dhe do ta bënte edhe më të vështirë dilemën aktuale të shteteve perëndimore në trajtimin e Iranit.

Mole und Uferpromenade Kalamata (picture-alliance/Herve Champollion/akg-images)

Porti i Kalamatas, Greqi

Politika e përshkallëzimit në Uashington, e njëanshme

SHBA-së i shkon për shtat ashpërsimi i konfliktit midis Iranit dhe Greqisë. Nëse anijeve greke u bëhet presion nga Irani, kërcënohen ose madje sulmohen, atëherë Europa nuk mund të vazhdojë të këmbëngulë për politikën e uljes së tensioneve me Teheranin. Kjo do ishte ajo që do Donald Trump. Ashtu kështu, ai ka dalë në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja për armët atomike me Iranin dhe ndjek që nga ajo kohë politikën e sanksioneve të ashpra. Nëse midis Teheranit dhe Europës krijohen probleme serioze, atëherë Brukseli do ishte i detyruar t’i bashkohej politikës së përshkallëzimit që ndjek presidenti amerikan.

Për Europën kriza që ka të bëjë me cisternën iraniane është një goditje e rëndë për afrimet e bëra vitet e fundit midis Teheranit dhe Perëndimit. Në situatën aktuale Greqia ka marrë një rol simbolik, tek i cili nuk dallohet vetëm gjendja shumë e tensionuar midis Iranit dhe SHBA, por edhe konfliktet midis vendeve perëndimore, që po bëhen gjithnjë e më shumë konfuze. DW

Fitoi lotarinë amerikane, por mashtroi me diplomën, arrestohet sa doli nga ambasada e SHBA-ve

Ata që kanë fituar lotarinë gjenden pak hapa larg realizimit të ëndrrës amerikane, por jo ata qytetarë që mashtrojnë dhe abuzojnë me ligjin. Një tjetër shtetas ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit menjëherë sapo ka lënë ambientet e Ambasadës Amerikane.

Agron Selmani, 41 vjeç, iu hodhën prangat nga forcat ‘Shqiponja’ menjëherë sapo Shërbimi Diplomatik i Sigurisë DSS zbuloi një tjetër rast falsifikimi e mashtrimi me vizat, që konsiderohet një krim i rëndë në SHBA, dhe që parashikohet gjithashtu si vepër penale edhe në Kodin Penal shqiptar.

Shërbimi Diplomatik i Sigurisë që është degë policore e Departamentit Amerikan dhe që është përgjegjës për hetimin e të gjitha aplikimeve për pasaporta e viza, ka njoftuar policinë shqiptare për mashtrimin e radhës me viza, çka sjellë reagimin e menjëhershëm të policisë dhe prokurorisë.

Agron Selmani, siç thonë burime të besueshme të policisë, ishte fitues i lotarisë amerikane. Por mes dokumentave që ka dorëzuar në ambasadë përpara se të intervistohej, ai ka depozituar edhe të dhëna të rreme, siç ishte një diplomë që e paraqiste 41 vjeçarin si të diplomaruar në shkollën e mesme “Jordan Misja” në Shkodër. Nga verifikimet që ambasada kryen për këdo përmes DSS, është zbuluar se në fakt ai nuk kishte qenë asnjëherë i regjistruar në këtë shkollë dhe se diploma ishte false. Siç thonë burimet të Top Channel, menjëherë sapo fituesi i lotarisë është paraqitur për intervistën është kërkuar ndërhyrja e Policisë së Tiranës.

Agron Selmani akuzohet për falsifikim dokumentash dhe mashtrim me vizat.

Pak ditë më parë Top Channel raportoi një tjetër rast, të një qytetari nga Dibra i cili rrezikon dënimin deri në tre vjet burgim pasi dorëzoi një diplomë false në Ambasadën Amerikane. Për të njëjtin fakt nën akuzën e shpërdorimit të detyrës është edhe ish-drejtori i shkollës.

Zëri i Amerikës: E paqartë situata në Bashkinë Shkodër

Një ditë pas njoftimit se Ministria e Financave dhe Ekonomisë bllokoi financat e Bashkisë Shkodër për shkak të përfundimit të mandatit të kryetares së kësaj bashkie, Voltana Ademit, është po kjo ministri që përmes një deklarate për mediat, bën të ditur se “strukturat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, kanë ndjekur nga afër këto procedura në përputhje më legjislacionin në fuqi”.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaroi se: “Ditën e djeshme janë ekzekutuar nga Dega e Thesarit, Shkodër, të gjitha pagesat dhe urdhërpagesat e depozituara nga Bashkia Shkodër brenda orarit zyrtar dhe sipas gjithë procedurave ligjore”.

Por në njoftimin e saj Ministria e Ekonomisë dhe Financave nuk bën të ditur nëse në ditët në vazhdim, do të likuidojë apo jo faturat e kësaj bashkie të firmosura nga Voltana Ademi, të cilës, sipas kësaj ministrie i ka përfunduar mandati një ditë më parë.

Vetë zonja Ademi, e cila ndoqi sot punimet në një nga projektet e bashkisë, tha se asnjë nënpunës civil nuk mund të marrë përsipër të bllokojë procedurat që lidhen me vijimësinë e shërbimeve dhe investimeve në këtë bashki dhe se, për këtë, ajo do të ndjekë rrugën ligjore.

Zonja Ademi përëriti se, megjithë vështirësitë dhe presionin politiko-kriminal, do të vazhdojë detyrën deri në zgjedhjet e reja për kryetarin e bashkisë dhe këshillin bashkiak.

“Ne do të vijojmë të aplikojmë vetëm ligjin. Presim përgjigje zyrtare. Normalisht, çdo mosmarrveshje, sikurse parashikon Kushtetuta dhe ligji shqiptar, e zgjidhin gjykatat. Dhe, për këtë rast, ne do t’i drejtohemi gjykatës. Puna do të vazhdojë sepse nuk mund ta ndalë askush. Nuk është çështja të ndalësh kryetaren e Bashkisë Shkodër. Unë jam një ndër qytetarët e qytetit dhe bashkisë së madhe të Shkodrës dhe mendoj që nuk është e drejtë, është arbitrare, cënon të drejtat e njeriut kur bëhet fjalë për të gjithë banorët, që kanë nevojë të përfitojnë shërbimet dhe të vazhdojnë investimet e Bashkisë së Shkodrës”.

Një ditë më parë, përmes postës elektronike, zyrtarë të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë njoftuan Bashkinë e Shkodrës për bllokimin e financave pasi, sipas ligjit, kryetares së bashkisë i mbaroi mandati me datën 20 gusht, në orën 16 e 30 minuta dhe se për ditët në vazhdim do të ishte Këshilli Bashkiak ai që do të zgjidhë problemin.

Kryetarja e Këshilit të sapokonstituuar të Bashkisë, Brisela Kadija, e pyetur nga Zëri i Amerikës, tha se “Këshilli Bashkiak është në proces të zbardhjes së vendimeve të mbledhjes së parë të konstituimit dhe se, pas kësaj, do të vazhdohet me procedurat ligjore, ashtu siç e parashikon ligji”, duke mos qartësuar kështu, se si do të veprohet me mandatin e zonjës Ademi.

Rasti i Bashkisë së Shkodrës ka krijuar një situatë të paqartë jo vetëm për analistët, por edhe ligjvënësit. Dorëheqja e fituesit të zgjedhjeve të 30 qershorit për këtë bashki, Valdrin Pjetrit, dhe deklarata e Presidentit të Republikës se nuk do të dekretojë zgjedhje të pjesshme për Shkodrën, kanë krijuar ngërç në drejtimin e kësaj bashkie.

Valdrin Pjetri dha dorëheqjen dy javë pas Zgjedhjeve të 30 qershorit, të zhvilluara pa pjesëmarrjen e opozitës. Dorëheqja e tij erdhi pas publikimit nga ana e PD-së e dokumenteve që vertetonin dënimin e tij në Itali, në vitin 2003, për trafik të lëndeve narkotike si dhe dëbimin e tij nga Italia.

Gjuha shqipe zgjon interesimin e studiuesve nga e gjithë bota

Taulant Qenaj

Kristina Kushlova nga Bullgaria është për herë të parë në Prishtinë. Ajo po ndjek ligjëratat në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. 23-vjeçarja që studion gjuhët ballkanike në Universitetin e Sofjes, thotë se është e dashuruar në letërsinë shqiptare.

Ajo thotë për Radion Evropa e Lirë se gjuha shqipe është shumë interesante sepse dallon shumë nga gjuhët tjera, por në të njëjtën kohë është shumë e ngjashme me gjuhët e tjera.

“Në fakt unë fillova të mësoj gjuhën shqipe shumë vone sepse mësoja të tri gjuhët rumanisht, greqisht dhe shqip në të njëjtën kohë dhe nuk kisha kohë t’i mësoj të gjitha. U takova pastaj me shqiptarët dhe e pashë sa njerëz të mirë janë dhe doja të di më shumë për kulturën edhe gjuhën”, tha ajo.

Kristinës dhe shumë studentëve të tjerë që kanë ardhur për të mësuar gjuhën shqipe, po u ligjëron profesoresha nga Rusia Maria Morozova, e cila ligjëron gjuhën shqipe në Universitetin Shtetëror të Shën Petersburgut në Rusi.

Për dallim nga studentët, për Marian kjo është hera e dhjetë që është pjesë e seminarit.

Ajo tregon për Radion Evropa e Lirë se si kishte filluar lidhjen e saj me gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare. Për herë të parë e kishte dëgjuar gjuhën shqipe nga shqiptarët e Ukrainës dhe pastaj kishte filluar të studionte për të zotëruar shqipen që e flet sot.

“Gjuha që flitet ka shumë variante, kultura ka shumë variante, edhe ushqimet, edhe kostumet, dhe kjo gjithmonë më habit. Kam shumë qejf të studioj edhe gjuhën edhe kulturën. Më intereson më shumë jeta familjare, jeta shoqërore. Për marrëdhëniet farefisnore, për institutin e martesës. Më pëlqen si ekziston ky institut edhe pavarësisht nga zakoneve të reja, doket dhe zakonet e veçanta të shqiptarëve që më pëlqejnë”, tha Morozova.

Profesoresha nga Rusia e adhuron jugun e Shqipërisë dhe qytetin e Prizrenit në Kosovë, që janë edhe rekomandimet kryesore që kjo i ka për miqtë e saj që dëshirojnë të vizitojnë Kosovën dhe Shqipërinë.

“Kur shkova (erdha) për herë të parë në Ballkan, Kosovë-Shqipëri, madje mamaja ishte e lumtur që do të shoh një vend kaq interesant. Miqtë për shembull, janë të interesuar pse e studioj një gjuhë kaq të rrallë, një kulturë kaq të rrallë. Shumë herë më pyesin diçka për shqiptarët, për Shqipërinë, a mund të shkojmë ne në Shqipëri?- A mund ta vizitojmë edhe Kosovën?- Çfarë mund të shohim?- Dhe gjithmonë u tregoj me shumë qejf”, tha Morozova.

Rina Asani, e cila është vullnetare në këtë seminar, thotë për Radion Evropa e Lirë se ligjëratat e këtij seminari, janë mundësi shumë e mirë për studentët e huaj që të njohin gjuhën dhe kulturën shqiptare.

“Në seminar studentët do ta mësojnë gjuhën shqipe nëpër kurse të gjuhës të cilat mbahen nga mësimdhënës nga Kosova dhe Shqipëria në bashkëpunim. Po ashtu kemi ligjërata nga profesorë të nderuar të gjuhës shqipe, diskutime, tryeza, referime, ka edhe promovime të librave të ndryshëm. Në vikende i kemi ekskursionet, ku studentët e huaj shëtisin nëpër gjithë Kosovën dhe kanë mundësi t’i shohin bukuritë e shtetit tonë”, tha Asani.

Në Seminarin e 38-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, po marrin pjesë rreth 70 studentë nga e mbarë bota. Seminari do t’i vazhdojë punimet deri më 30 gusht.

“U ka rënë vapa në kokë”, mediat italiane shkruajnë për dhunën e Mihal Kokëdhimës ndaj turistëve: Fatmirësisht askush nuk vdiq

Kjo verë e nxehtë evropiane duhet t’i ketë rënë në kokë më shumë se një personi. Kështu e nis shkrimin e saj portali italian interris.it, e cila sjell në vëmendje ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë në Porto Palermo të Himarës, Shqipëri, ku Mihal Kokëdhima sulmoi turistët spanjollë të cilët ikën nga restoranti i tij pasi nuk u pëlqeu ushqimi dhe shërbimi.

 

SHKRIMI I MEDIAS ITALIANE

“Dy ditë më parë në Paris një burrë qëlloi një kamerier, duke e vrarë sepse sipas tij, kishte qenë shumë i avashtë dhe ia kishte vonuar drekën. Disa ditë para një episodi tjetër të rëndë, këtë herë në Shqipëri, ku fatmirësisht askush nuk vdiq.

Turistët spanjollë shkuan për drekë në qytetin e Porto Palermo, në jug të vendit, por nuk u pëlqeu shërbimi. Menaxheri i restorantit, Mihail Kokedhima, mesa duket e ka pëlqyer edhe më pak gjestin e tyre të ikjes dhe filloi të ndjekte makinën e tyre, me shofer shqiptar, dhe u hodh mbi kofanon e saj.

Siç dëshmohet nga pamjet që kanë bërë xhiron e internetit, xhiruar nga një prej personave në makinë, pronari me një egërsi shqetësuese goditi xhamin e makinës e cila ishte në lëvizje për një kohë të gjatë me grushta, deri sa e theu.

Në kabinë turistët ishin të tmerruar, nga duart e plagosura nga copat e xhamit të cilat kishin shkaktuar gjakderdhje.

Turistët spanjollë prapa filmuan gjithçka dhe i luteshin shqiptarëve që njëri prej tyre të lajmëronte policinë.

Në një moment shoferi ndalon makinën, njeriu më pas rrëshqet nga kofano e furgonit dhe përpiqet të hap derën. Atëherë burri në timon fillon përsëri të ngasë makinën dhe ikën, duke siguruar turistët e frikësuar. Mihal Kokedhima u arrestua për sulmin”./Përktheu: PANORAMA

Jemin Gjana ‘thumbon’ Topallin: I turret liderit të opozitës me çifte të mbushur me saçme ariu, sa herë që Rama është në zgrip të greminës

U gjenda këtë të diel dasmash në njërën prej tyre. Familje veriorësh të kamur e të traditës. Me plot rini të pashme, të mbajtur e të veshur, ngjanin si drita. I pyesje e të thoshin: Ah po, jetoj në Miçigan, në Nju Xhersi, në Londër ca të tjerë, në Bruksel a këtej kah Italia. Ca të tjerë prisnin të mësynin për Gjermani, në kurset e gjuhës jemi, të thoshin. Edhe nusja, dasmën kishte këtu, në pritje për të ikur matanë oqeanit. Dy herë më nxorën nga salla për biseda në kafe. Njëri grup, të rinj në moshë. Grupi tjetër krejt të moshuar, sa në vitet e prindërve të mi, prej atyre që dinë të flasin, dinë dhe të dëgjojnë. Dhe menjëherë biseda hapej me pyetjen: Ç’po bëhet. Çfarë bën Basha, ç’po bëhet me PD-në, ku po shkojmë?

Pastaj biseda merr ritëm. Hamendësimet, fjalët e tavolinave, trukimet mediatike të gjendjes se vendit, yryshi i korit të mirëdirigjuar antiopozitë të ulen këmbëkryq në bisedë. Dhe ky është një lloj diskursi që e has thuajse çdo ditë. Përpiqesh të arsyetosh, po aty në bisedë do gjendet dikush, që dhe pse pa dashakeqësi, i lëshon pyetjet a thua se enkas i ka menduar pak çaste më parë.

Dhe kur as vetë nuk e besojnë, ta thonë ashtu nxitimthi se iu duket se Basha po e vazhdon një marrëveshje të fshehtë. I flet për të kundërtën, por dikush të ndërpret dhe kthehet mbrapa te vitet e Bashës në bashki. I komenton me argumente të dëgjuara poshtë e lart si një periudhë që s’pati dukje. Tjetri e ka gati fjalën për traun e Udhës së Kombit dhe ta përmbyll shkurt, duke të thënë se aksioni u la në gjysmë të udhës.

Kjo dalja nga Parlamenti duket si zgjidhje e nxituar dhe se bashku me mospjesëmarrjen në zgjedhje lokale na nxori krejt nga sistemi, ta thonë pa qenë të interesuar t’ua thuash psenë. Siç e dëgjojnë në fakt dhe e thonë, pa qenë të interesuar deri në fund për kundërargumentin. Kapen dhe në më të fundit zhvillime. Po ja, bëhen deklarime se nuk do lejojmë zgjedhje, se ky është mitingu i fundit me Ramën Kryeministër, se nuk do lejojmë të futen nëpër bashki ata me 5 a 10 për qind të votave dhe fundi del krejt ndryshe.

E ndajnë ashtu me naivitet thelbin dhe frymën e deklarimeve nga veprimi praktik dhe rrinë në mëdyshje. Ka pastaj prej atyre që u hyjnë thellë hamendësimeve, duke aluduar për tentativa të zhbërjes se PD-ja njësh me fatin e simotrave të saj të para 30 viteve në gjithë Lindjen komuniste, apo për skenarë të panjohur të të mëdhenjve të botës për të ardhmen e gadishullit problematik të Ballkanit.

Nuk besoj se gjithë këtë huti e paqartësi e has vetëm unë, në atë si rutinë dialogësh të së përditshmes. Por dhe nëse më ndodh vetëm mua, e shoh me shqetësim sa kohë më del në tavolinë, ku je ulur për qejf a për hall, më del në udhëtim, më del te çadra e plazhit apo tek ecën nepër park, më del te miku apo shoku, kur i ke vajtur për mirë a për keq.

Edhe nëse në rastin më fatlum jam vetëm unë i keqkuptuari i madh i kësaj hallakatjeje opinionesh, prirem ta shoh me shqetësim këtë lloj kalamendje të frikshme, këtë çorientim që i mban njerëzit si të ngrirë, pa dritë në fund të tunelit. Ky është një kurth i madh, që dhe pse grotesk, është i rrezikshëm dhe i synon me sforco radhët e mëdha të mbështetësve të opozitës për t’i ushqyer me diversion, me hutim, me mosbesim.

Një pushtet e një qeverisje që s’ka e s’mundet të thotë asgjë për punët e veta të gjashtë viteve, ka gjetë udhën e agjitpropit për t’i mbajtur njerëzit nën trysninë e pasigurisë për një të nesërme ndryshe. Ka një përpjekje të ethshme të pushtetit të sotëm në këtë angazhim ogurzi të krijimit të atmosferës së rrezikut, që gjoja i kanoset vendit nga opozita dhe mosekzistenca e saj imagjinare. Në krye të punëve për çdo çast, në çdo centimetër e në çdo qelizë për zhbërjen e opozitës është vetë Edi Rama, Kryeministri më i dështuar dhe më problematik, qëkurse vendi ka pasur mbi krye një qeveri që nga indipendenca e deri më sot.

I kam të gdhendura në kujtesë fjalët e Aurel Plasarit në 2013: nën Edi Ramën Shqipëria dhe shqiptarët do pësojnë ku e ku më keq se nën Enver Hoxhën. Dhe këtë Ramë ziu nuk e bën i vetmuar, por në front me ekipin e së shkuarës komuniste, që ka në parti e në çdo nivel qeverisjeje. Ka një opinion të gabuar kur thuhet se Rama ka larguar socialistët dhe i ka mbushur radhët me rilindës.

Një e pavërtetë e madhe.

Larguar janë ata me europianistët, janë larguar socialistët që e duan vendin, një demokraci funksionale, por i ke aty socialistët punistë.

Merrini emrat e ekipit të Ramës në parti e në nivelet e ndryshme të pushtetit dhe do t’ju rezultojë se janë pjesë e trungut të familjeve të pushtetit të shkuar. Pasardhës të familjeve me pozita në Partinë e Punës, me pozita në pushtetin e djeshëm, me pozita në organet e propagandës komuniste, me pozita në sindikatat e partisë, me pozita në organet e levave të partisë, fronti, rinia, gruaja, me pozita në strukturën e errët të Sigurimit të Shtetit.

Ka dhe ca pak të rekrutuar prej familjesh të zhgërryera e masakruara nga sistemi për një gjysmëshekulli. Janë individë që, pasi i ka gjetur të zhytur në paligjshmëri, në punë të pista krimi e trafiku, i ka thërritur në ekip duke u vënë përpara dhe karotën dhe kërbaçin. Të gjithë këta kanë një mision, të mbulojnë keqqeverisjen e vendit, krimin, vjedhjet dhe shpopullimin masiv me lëveren e pistë të rrezikut nga opozita.

E dyta në rend, po e para në punë në këtë sipërmarrje të rrezikshme, është struktura famëzezë e Sigurimit të Shtetit. E di, disa do nënqeshin me këtë. Personalisht e kam pasur dhe e kam bindje se në këto tridhjetë vite, PD-së më së shumti i është dashur të përballet me këtë strukturë të pashpërberë, pra me organizatën e përbindshme të Sigurimit të Shtetit, që sot e ke brenda dhe jashtë strukturës qeverisëse. E gjen atë kudo, sot e kësaj dite, në strukturat e pushtetit, në organizatat e shoqërisë civile, në media, në biznes dhe pse jo, si misionarë edhe brenda vetë opozitës.

Kjo nuk është një realitet vetëm shqiptar.

Në gjithë ish-Lindjen komuniste, arma e sigurimit e mban zjarrin ndezur sa herë që se shkuarës i duhet të na rrijë mbi kokë si kërcenim. Vëreni më të fuqishmin e këtij ish-kampi, Presidentin Putin. Simbolikisht i vajti për urim këto ditë ish-shefit të tij të para tridhjetë viteve në KGB, me falënderimin dhe mirënjohjen çfarë ai me të tijtë kishte bërë për ahere dhe për sot.

E treta për nga renditja, por jo nga pesha e ndikimit në antiopozitarizmin e këtyre gjashtë viteve janë një pjesë jo e vogël e mediave, e gazetarëve, e analistëve, e zotëruesve të portaleve dhe e grupeve e strukturave të krijuara posaçërisht për kontrollin e komunikimeve online.

Shumë prej tyre e bëjnë këtë nga halli dhe malli për Ramën. Disa e bëjnë se origjinojnë nga e shkuara komuniste, ani pse në demokraci u ka qëlluar të shndërrohen nga kapterë, në gazetarë e në parellinj. Jo të paktët zbatojnë urdhrat e pronarëve oligarkë, a kandidatë për oligarkë, që pushtetin ekonomik e kanë në simbiozë me qeverinë. Janë dhe ndoca që krimi edhe i paguan, edhe i komandon.

Grupeve të krimit po ua hëngre bukën, duhet t’u bësh punën, se ndryshe dhe zinxhirët dhe plumbat i kanë prej çeliku. Janë dhe një kategori tjetër e propagandës antiopozitë. Këta janë pak në numër, po shumë në rrezikshmëri sepse janë të kamufluar brenda kampit të opozitës. Fraksioni i parë i tyre grupon ata që, mjeshtri Kapexhiu i stigmatizon në diçiturën e karikaturës si “sokoleshë për kundra peshë”.

E kanë nga mllefi për humbjen e ofiqeve, por jo vetëm aq. Më së shumti e kanë nga përvujtnia e litarëve që kanë nëpër këmbë, nga kërcënimi që u rri mbi krye për abuzime dhe afera, që fort mirë ia dinë vetes dhe pse jo, për joshje që një qeveri që pastron paratë e krimit, nuk e ka me dhimbje të shpërndajë ca shuma si pagesa për të zhbërë opozitën.

Këta i quaj pa hezitim njerëz që jetojnë nën hijet e së shkuarës. Nuk i mëshiroj dhe pse janë bërë për t’u mëshiruar. Nuk kanë pikë uji në fytyrë kur i dalin në krah Kryeministrit, sa herë ai shkon në zgrip të greminës. I turren opozitës dhe liderit të saj me çiftet e mbushura me saçma për ariun. Të vjen zor e ndihesh keq tek i dëgjon, tek kujton të shkuarën e përbashkët dhe ndien zhgënjim tek i sheh ashtu me kallajisjen e rrënuar.

Po duket se pesha e mëkatit është më e madhe se pesha e turpit. Të fundit antiopozitarë janë dhe ca pak që rrinë brenda PD-së, brenda strukturave partiake, apo në ndonjë nivel pushteti lokal a zyre qeverisjeje. Janë të pakët në numra, po skuthëri kanë me tepri. Sa herë shohin fallin e së nesërmes, se sa të pasigurt për karrigen e ëndërruar, bëhen keq dhe përtypin dhe këta sa mundin antiopozitarizëm.

Ankimojnë para të tjerëve nëpër tavolina për lidershipin e opozitës dhe gati ndihen të pafat, që e shohin veten të lidhur me perspektivën e opozitës. E qartë është se i gjithë ky sulm frontal kundër opozitës, që pastaj përkthehet në ato debatet tona të përditshme sa herë ulemi me njerëzit e zakonshëm dhe pse është i rrezikshëm, është pa të ardhme. Veçse dhe çdo neglizhencë për ta përballur çdo ditë këtë llumnajë antiopozitarizmi është e pafalshme, nuk ka vend për shkujdesjen më të vogël të çdo opozitari, aq më pak për shkujdesjen e Bashës dhe të ekipit të tij.

Është e ditur se lufta ndaj Bashës nuk ka nisur sot. Ata që e piketonin veten për të drejtuar PD-në e post-Berishës, e panë Bashën si rival dhe nisën të sillen ndaj tij si ndaj rivalit në mentalitetin dhe në politiken ballkanike. Basha iku shpejt nga ministria, që në zbatim të VKMsë kontraktoi ndërtimin e Udhës së Kombit. Ajo ishte një kontratë me negocim për pagesa për volumet faktike të punës.

Punimet e pagesat vazhduan gjatë, ndërkohë që Basha ishte larguar e drejtonte tjetër ministri. Dhe si për çudi, akuzat absurde ngërthyen veç emrin e tij, padia u ngrit po ndaj tij dhe sot ende lakojnë gjyqin e fituar prej tij. Në vitet e drejtimit të kryeqytetit, Basha dhe projektet e tij u gjendën në një rrethim të dyfishtë. Janë të freskëta aktet e therorisë së deputetëve dhe militantëve të PS-së, që donin të bëheshin kurbanet e Bulevardit të Ri, deri sa ia dolën bllokimit.

Disa lisa dhe një rrethim i parkut të Pallatit Mbretëror, që i prekte zgjerimi i Rrugës së Elbasanit, u bënë kuja e shoqërisë civile, e opozitarit Rama, e elementeve të nxitura që mbaheshin si eminenca të mbrojtjes së ambientit dhe të trashëgimisë kulturore të Tiranës. Që të gjithë këta bejtexhi sokakësh janë autorë të sotëm të masakrës urbane të kryeqytetit, autorë të rrënimit të trashëgimisë se Tiranës.

Në financimin buxhetor të projekteve të kryeqytetit, Bashës i është dashur t’i lëvizte pa ujë gurët e mullirit të pushtetit. Ishte koha kur projektohej ndërrimi i drejtimit të PD-së pas zgjedhjeve të 2013-ës dhe Basha duhej penguar. Jam dëshmitar i hasjes rastësore të më shumë se një rasti diskutimesh të tilla në paskuinta. Kam hasur në ato tavolina diskutimi dhe individë, që sot i rrinë në krah Bashës si opozitarë të zellshëm. Besoj vetë Basha ta ketë ditur këtë situatë, unë kurrë s’kam pasur rast ta diskutoj me të këtë gjë, por pikëpamjen time ua kam thënë në sy protagonistëve të atëhershëm.

Basha bëri përpjekje ta hapte bashkinë dhe mbetet ndofta kryebashkiaku i Tiranës me më pak leje ndërtimi, e rriti transparencën e vendimmarrjes. Më shumë se gjysma e mandatit, që prej mesit të vitit 2013, ishte nën qeverisjen e Ramës dhe bllokimi për Tiranën tashmë ishte kthyer në çështje dite për fitimtarët. Kanë kaluar kohë dhe faktet harrohen e insinuatat mbeten, po realiteti ky ka qenë.

Në gjithë këtë spirale, nuk dua t’i bëj lak faktit se brenda asaj strukture që Basha kishte në bashki, nuk janë konstatuar individë e segmente që eficiencën e kanë pasur më të shkurtër e dorën më të zgjatur. Gjithmonë ka pasur e ka individë, me te cilët nuk mund të krenohesh as pse i ke pasur dhe as pse ende i mban. Rezultatin e zgjedhjeve të 2017-ës janë të shumtë ata që ia ngarkojnë vetëm Bashës.

Më të egër në këtë akuzë janë ata që patën rezultate katastrofike për PD në zgjedhjet e vitit 2013. Lista Basha u sulmua si kazusi i humbjes. Në të vërtetë, ajo nuk është ndonjë listë që mbrohet lehtë, ashtu siç e sigurt është se ashtu do ndodhte dhe me një listë ndryshe. Kur mendon se në ballë të sulmit të saj u vunë ata që e gjetën vetën jashtë saj, dhe disa prej atyre që e donin veten brenda saj, por dolën të zhgënjyer, duhet ulur shpata.

Pastaj ka dhe një fakt domethënës.

Merreni atë listë emër për emër dhe do t’ju rezultojë se 70 për qind e emrave janë zyrtarë të niveleve të dyta të pushtetit të demokrateve ndër vite. Basha i gjeti aty, as i shpiku, as i solli. Periudha post çadrës komentohet ende sot si një marrëveshje-dështim, madje për më keq si marrëveshje e errët. Nëse për atë marrëveshje marrim në konsideratë disa faktorë, Bashës i takon zhveshja nga një lloj përgjegjësie e inskenuar.

Kurrë më parë nga Amerika dhe Europa nuk ka pasur një deklarim të prerë zyrtar se i njohim zgjedhjet, pavarësisht kush merr pjesë në to. Lihet larg vëmendjes loja e kahershme e LSI-së me drekën te Pazari i Vjetër i Tiranës për pazaret e reja të politikës.

Se treti, ish-at e partisë që herë bënin presion për djegie mandatesh, herë për mospjesëmarrje e më pas për pjesëmarrje me çdo kusht, luajtën lojën e grackës. Ishte një lojë me të panjohura, vështirë të lexueshme. Basha nuk mundet të jetë jashtë përgjegjësisë as për marrëveshjen e as për rezultatin e zgjedhjeve, por gjithë çfarë i vishet Bashës është pjesë e skemës se antiopozitarizmit, që sot është më në dritë se kurrë.

Basha dhe mundet ta kishte tejkaluar mungesën e eksperiencës, për të mos qëndruar i vetëm në atë tavolinë bisedimesh tek për tek me Edi Ramën, që ka profilin e mashtruesit dhe manipulatorit klasik të të vërtetave.

Mungesa e një të treti çoi ujë në mullirin e Ramës, ushqeu makinerinë e tij të manipulimit.

Përpjekjet e sforcuara për ta mohuar e zvetënuar luftën dhe devizat politike të Bashës në jetën brenda e jashtë parlamentare të këtyre viteve në opozitë, janë dhe kryefjala e kundërshtisë për suksesin a mossuksesin e tij. Në betejat e politikës asnjëherë nuk është mjaft, por Bashës nuk mund t’i mohohet suksesi i miratimit të korpusit ligjor për dekriminalizimin dhe qasja për zbatimin praktik të tij, këmbëngulja për një reformë reale të sistemit të drejtësisë, përpjekjet për të vënë në themelin e themeleve zgjedhjet e lira dhe të drejta, linçimin e projektit për ndërtimin e një demokracie funksionale në vend përmes ndarjes së pushteteve, denoncimin me fakte, me emra, me argumente zyrtarisht të provuara përkundër koncesioneve abuzive, përkundër PPP, përkundër aferave korruptive, përkundër grupeve të krimit të organizuar lidhur ngushtë pushtetit të ditës, përkundër rasteve e fushave të pastrimit të parave të krimit, përkundër kanabizimit të vendit, përkundër zhbalancimit dhe kapjes së gjithë pushteteve nga një dorë e vetme, aq sa opozita e këtyre viteve të dallojë thelbësisht në opozitarizmin e këtyre tri dekadave, për shkak të bazueshmërisë së akuzës.

A ka vend për më shumë. Gjithnjë po. A ka vend për më shumë qartësi e pragmatizëm në gjithë lojën politike dhe në deklarimet publike të opozitës, besoj që po.

Shumë herë, deklarimet publike të opozitës kanë krijuar o zbrazëti o pritshmëri të panevojshme. Janë të shumtë ata që e ngatërrojnë pa asnjë qëllim thelbin dhe frymën e një deklarate me germën e saj. E ngatërrojnë dhe s’ka pse të pyesim përse.

Pastaj vijnë ata që e ngatërrojnë qëllimisht, fërkojnë duart dhe shfryjnë vesh më vesh, bie fjala, ia u tha nuk lëshohen bashkitë, po ja që po merren një e nga një. Establishmenti politik i opozitës ka nevojë jo për deklarata sa për frymë e për nxitje, ka nevojën e qartësisë së çdo veprimi, ka nevoje për të qenë të hapur me njerëzit për atë që don dhe që mundet të bëjë opozita, pa nevojën për pritshmëri që u dihet fati që kur thuhen.

Basha e ka informacionin për gjithë platformën anti-Bashë e anti-PD. Por siç kjo platformë zhvillohet e komentohet çdo ditë, Basha dhe establishmenti i tij i politikës dhe i propagandës duhet po në përditshmëri t’i përgjigjen

Kjo nuk duhet parë nën vështrimin e gabuar si vetëmbrojtje, por si një detyrim ndaj mbështetësve të opozitës dhe ndaj opinionit publik për të qartësuar çdo rast e në çdo çast, çdo fjalë, çdo fjali e koment që devijon detyrat e pushteti nga puna për qytetarët, në përpunimin e qytetarëve për të keqen dhe rrezikun që vjen prej opozitës.

Basha dhe ekipi i tij duhet të çlirohen nga të panjohurat dhe frikërat e balancave në mes të mirave e të këqijave të të pasurit unitet me çdo kusht.

Çdo qasje në një unitet që mezi mbahet në këmbë është të ecësh me gjasme e me gjysma. Aty ku është mjaft, është mjaft se jemi në kushtet kur kemi nevojën ulëritëse të ecim përpara.

Gjithë sa thashë në këto rreshta s’janë asgjë më shumë se besimi që unë kam në kauzat e drejta te opozitës, që krejt afër besoj se do ia dalin të kryhen./Syri.net

U ndanë nga jeta njëri pas tjetrit, producentja nxjerr pamjet, kur Xhuvani dhe Baxhaku këndonin së bashku (video)

Ikja e tyre ishte e parakohshme, në një moshë të re, duke lënë shumë dhimbje pas.

baxhaku-750x450

Gjergj Xhuvani u nda nga jeta më 14 gusht të 2019 ndërsa gazetari Fatos Baxhaku vetëm dy ditë pas tij, më 16 gusht.

Për ata që i kanë njohur të dy, duket se ikja e tyre për pak orë, kishte një kuptim…

Producentja Gerta Qurku ka postuar një video në profilin e saj në Instagram ku shfaqen si dy miq të vjetër Baxhaku dhe Xhuvani, teksa këndojnë në ritmin e këngës “Formidable”.

Që të dy duken në gjendje të mirë shëndetësore. Ja cfarë shkruan ajo:

producente gerta

FOTO/ Me pranga në duar, Konstandin Xhuvani përcjell të atin për në banesën e fundit

I dënuar me 35 vite burg për vrasjen e katër personave, Konstandini Xhuvani fitoi lirinë për vetëm disa për të përcjellë për në banesën e fundit, babain e tij, kineastin e njohur Gjergj Xhuvani.

I riu, i cili ka ndryshuar jo pak pamje që kurse ishte në liri në vitin 2014, ishte me pranga në duar dhe i shoqëruar nga gardianët e burgut.

Regjisori Gjergj Xhuvani ndërroi jetë pak ditë më parë në Itali për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Konstandini është i biri edhe i aktores së njohur Luiza Xhuvani, ish-deputete e Parlamentit të Shqipërisë.kostaa

ab0bf5fe-b547-45dc-9cdc-37686ff2c1f8 6d51446a-d524-4bcd-b94b-2f561c984f74 66de3312-9f5a-4b74-9205-c885210c14f3