Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) ka njoftuar shpalljen e një Qeverie të Përkohshme me synim transferimin e sovranitetit te populli i Iran dhe krijimin e një Republike Demokratike, pas sulmit të sotëm nga SHBA dhe Izraeli.
Në deklaratën e publikuar më 28 shkurt 2026, NCRI thekson se kjo iniciativë bazohet në Planin me dhjetë pika të paraqitur nga udhëheqësja e opozitës iraniane, Maryam Rajavi, më 20 qershor 2020.
Dokumenti përbën platformën politike për periudhën e tranzicionit dhe për modelin e ardhshëm të qeverisjes së vendit.
Në thelb të planit qëndron refuzimi i sistemit absolut klerikal dhe vendosja e sovranitetit popullor përmes një republike të bazuar në votën e lirë universale dhe pluralizëm politik.
Po ashtu, dokumenti parashikon garantimin e lirive themelore, përfshirë lirinë e fjalës, të partive politike, të tubimeve, të shtypit dhe të internetit, si dhe shpërbërjen e strukturave represive, përfshirë Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike dhe institucionet e tjera të sigurisë të cilat konsiderohen si mjete shtypjeje ndaj qytetarëve.
Njoftimi:
Shpallja e një Qeverie të Përkohshme nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit për transferimin e sovranitetit te populli i Iranit dhe krijimin e një Republike Demokratike
Bazuar në Planin me Dhjetë Pika të znj. Maryam Rajavi
Rroftë Republika Demokratike e Iranit
Sekretariati i National Council of Resistance of Iran (NCRI)
Plani me Dhjetë Pika i Maryam Rajavit për të ardhmen e Iranit
1. Refuzimi i velayat-e faqih (sundimit absolut klerikal) dhe afirmimi i sovranitetit të popullit në një republikë të bazuar në votën e lirë universale dhe pluralizëm.
2. Liria e fjalës, liria e partive politike, liria e tubimit, liria e shtypit dhe e internetit; shpërbërja dhe çmontimi i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Forcës terroriste Qods, grupeve civile të armatosura, Bassij-it jopopullor, Ministrisë së Inteligjencës, Këshillit të Revolucionit Kulturor dhe të gjitha patrullave dhe institucioneve shtypëse në qytete, fshatra, shkolla, universitete, zyra dhe fabrika.
3. Angazhim për liritë dhe të drejtat individuale e shoqërore në përputhje me Universal Declaration of Human Rights. Shpërbërja e të gjitha agjencive përgjegjëse për censurë dhe inkuizicion. Kërkimi i drejtësisë për të burgosurit politikë të masakruar, ndalimi i torturës dhe heqja e dënimit me vdekje.
4. Ndarja e fesë nga shteti dhe liria e feve dhe besimeve.
5. Barazi e plotë gjinore në të drejtat politike, shoqërore, kulturore dhe ekonomike, si dhe pjesëmarrje e barabartë e grave në udhëheqjen politike. Heqja e çdo forme diskriminimi; e drejta për të zgjedhur lirshëm veshjen; e drejta për martesë dhe divorc të lirë, si dhe për arsimim dhe punësim. Ndalimi i çdo forme shfrytëzimi ndaj grave, nën çdo pretekst.
6. Një sistem gjyqësor dhe juridik i pavarur, në përputhje me standardet ndërkombëtare, i bazuar në prezumimin e pafajësisë, të drejtën për mbrojtje ligjore, të drejtën e apelimit dhe të drejtën për një gjykim publik. Pavarësi e plotë e gjyqtarëve. Heqja e ligjit të Sheriatit të mullahëve dhe shpërbërja e gjykatave revolucionare islamike.
7. Autonomi dhe heqje e padrejtësive të dyfishta ndaj kombësive dhe etnive iraniane, në përputhje me planin e NCRI-së për autonominë e Kurdistanit iranian.
8. Drejtësi dhe mundësi të barabarta në punësim dhe sipërmarrje për të gjithë popullin e Iranit, në një ekonomi të tregut të lirë. Rikthimi i të drejtave të punëtorëve të industrisë, fermerëve, infermierëve, punonjësve të administratës, mësuesve dhe pensionistëve.
9. Mbrojtja dhe rehabilitimi i mjedisit, i cili është dëmtuar rëndë nën sundimin e mullahëve.
10. Një Iran jo-bërthamor dhe i lirë nga armët e shkatërrimit në masë. Paqe, bashkëjetesë dhe bashkëpunim ndërkombëtar dhe rajonal. Panorama