Nikolin Koja e Mark Koja, dy vellezer, mjeshter te punimit të kepuceve me dore, e kishin trashëgim nga babai Kin Koja i cili ne vitet 1930- 50 punonte ne Pazarin e Vjeter te Tiranes ne dyqani e tyre. Mbas çlirimit punuan ne shtet ku me inteligjencien e tyre e kthyen punen e “rendomte te dores” ne artin e kepucarise se modes larte , por fatkeqsisht ne diktaure shumë pak njerez e kuptonin modelet me shije te nje finese aristokrate.
Nikolinin diktatura e ndeshkoi keq sepse punonte kepuce ne shtepi qe i qepte me nje makine “Singer” dhe per kete u denua me 10 vite burg. Gruaja e tij nga merzija e marazi vdiq dhe la jetim dy femije.
Nikolini bëri 6 vjet burg dhe punoi ne te gjitha minierat e kromit dhe vdiq n mergim .
Marku, Matia i thonim te gjithe ne mëhalle, i sherbeu vellait dhe familjes se tij duke mbajtur syte vetem poshte tek lekura box e duart e tij, por nuk e uli koken perpara horrave të diktaturës. Nese nuk do të ishte me i mire i te gjithve ate do ta largonin nga puna, por ja kishin nevojen dhe perdoren si “peng” te punes duke mbajtur te vellain ne burg .
Isha i ri, shumë i ri per te mbajtur mend shumë mire, por kujtoj se kur familja ime vendoste te blinte kepuce per sebebe i bente tek Matia, mjeshter prestar i dyqanit me porosi tek “Flora ” ( sigurisht ne ate kohe behej 1 pale ne 4-5 vjet).
Ai ishte i vetem mjeshter i cili me gezonte kur vishja kepucet e punuar nga dora e tij, sepse ishte unikal per shijen e finese ne prerje te modelit lekures per kepuce fine me sholle lekure. Ne ate kohe nga dora e tij me linte kenaqsin sikur kisha veshur kepucet e markave me te famshme te botes.
Sapo u fejova dhe zakoni kerkonte te beja kepuce per vete dhe të fejuaren .
Ishim te rinj dhe shkuam tek Matia. Ai na e mori masën e kembeve me nje leter, laps e meter lecke te dal boje . Na uroi per fejese dhe gjithë gezim na tha do vini neser per te bere proven e kepuces .
Ne u habitem se si kishte mundesi te beheshin kaq shpejt ,ngaqe ishte i vetmi dyqan dhe këpucët që të bëheshin për provë nga rradha e madhe kërkonin kohë.
– Mate – i thashë – nuk e kam me ngut .
– Jo Xhim – me thotë – kisha kenaqësi të bej këpucë për ty sepse eshte gezimim me i madh per Hakiun dhe familjen tuaj, e di mirë sa keni vujt – dhe ashtu pa fjale uli koken tek masat tona dhe filloi te fantazonte per stilin qe do ndiqte per t’i bere kepucet
Mbas nje jave m’i solli këpucët tek shtëpia, dhe kur i hapa nga gezimi u shtanga jo nga bukuria e kepuceve por brenda kish vene nga nje pale corape “të jashtme” tek sejcila kepuce .
Ky ishte Matia, mjeshtri me i mire shqiptar i kepuceve me porosi i cili e ktheu punen e dores ne art, ku shumë shumë pak diten te vlerësojnë mjeshtër ne ate kohe.
Ishte fat per moshen tone te re te vishje kepuce te bera me porosi.
Shumë qytetare si ne besoj se duhet ta mbajnë mend keta mjeshtra ne llojin e vet.
Keto jane komshinjtë e mëhallës ku jemi prej 100 vitesh në harmoni .
Tiranë Nentor 2018
Komentet