VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

“Këngë alla amerikane”- Rrëfimi i Françesk Radit

By | October 14, 2019

Komentet

Më 12 nëntor 1929 lindi Princesha e Monakos, Grace Patricia Kelly – Nga Elida Buçpapaj

Grace, Princesha e Monakos, e thirrur në përgjithësi Princesha Greis Patricia e Monakos, pra Grace Patricia Kelly, më tepër e njohur si Greis Kelli, simbol i elegancës për brezni të tëra femrash, e renditur nga Instituti Amerikan i Filmit në vendin e 13-të mes Yjeve më të Mëdhenj Femra të të Gjitha Kohërave, lindi më 12 nëntor 1929 në Filadelfia të SHBA, e treta nga të katër fëmijët e familjes Kelli- dhe u shua më 14 shtator 1982. Pasi mbaroi studimet e larta në Filadelfia, ajo shkoi në Nju Jork për të studiuar në Akademinë Amerikane të Arteve Dramatike (American Academy of Dramatic Arts ). Këtu, pasi kishte marrë diplomën, bëri debutimet e para teatrore.

Ajo ishte e treta e katër fëmijëve të John Brenda Kelly Sinjor, i njohur edhe si Jack Kelly, dhe e Margaret Katherine Majer Kelly. Fëmijët e tjerë të familjes ishin, me radhë, Peggy, John Junior, dhe Lezzane. Babai i saj ishte një prej dhjetë fëmijëve të John Henry Kelly (1847-1879) dhe e Mary Costello në një familje katolike irlandeze amerikane. Tashmë hero i tri medaljeve të arta olimpike, biznesi i tullave i John Kelly u rrit me shpejtësi të jashtëzakonshme. Multimilioneri i vetëbërë dhe familja e tij hynë në radhët e shoqërisë së lartë amerikane. Rrethi i gjerë i familjes Kelly përfshinte dy artistë të mëdhenj, humoristin Walter Kelly, dhe George Kelly, dramaturg me Pultzer Prize. Më 1935, John Kelly garoi për kryetar bashkie të Filadelfias, duke humbur për pak vota. Gjatë Luftës II presidenti Ruzvelt e emëroi Drejtor Kombëtar të Fitnesit fizik. Nëna e Grace, lindur luterane nga prindër gjermanë (Carl Majer dhe Margaretha Berg), u bë katolike kur u martua me zotërinë Kelly. Si shoqi, edhe ajo ishte e shquar në fitnes.

Filmi i parë i Grace Kelly ishte “Forteen Hours” ( Katërmbëdhjetë orë ) (1951), i regjisorit Henry Hataway, me një rol që kishte një hapësirë shumë të vogël në film. Por prova e saj e madhe si artiste vjen vitin e mëvonshëm, në filmin legjendar „High Noon“ (Pika e mesditës ), ku aktorja e re luante personazhin e një nuseje të një sherifi,rolin e të cilit e luante i famshmi Geri Kuper (Gary Cooper). Filmi i mëvonshëm do të ishte rezultat i kontratës me shtëpinë prodhuese të filmave MGM. Bëhet fjalë për filmin “Mogambo“ (1953), ku bashkëprotagonist i Kellit ishte mitiku Klerk Gebëll (Clark Gable).
Kur mund të quhej yll ndërkombëtar me plot kuptimin e plotë fjalës, Greis tërheq vëmendjen e mjeshtrit të të sapensit (suspense ), Alfred Içkokut (Alfred Hitchcock). Do të ishte pikërisht ky regjisor i madh njeriu që e zbuloi dhe vlerësoi plotësisht talentin e saj kur, më 1954, ia besoj asaj rolin e protagonistes në filmin „Dial M for M Murder“ (“Krimi i përsosur“ ). Në vazhdim, ata xhirojnë bashkë filmat „Rear Window“ (“Dritarja mbi oborr” ) dhe „To Catch a Thief“ (“Të kapësh hajdutin”). Greis do të ishte pjesë e suksesit të Mjeshtrit të filmave me tmerre, dhe prania e saj skenike bashkë me bukurinë tronditëse do t’i jepnin asaj mbiemrin “Akulli i zjarrtë “. Më 1954 Greis Kelli fiton edhe çmimin Oskar si aktorja më e mirë në rol kryesor në filmin „The Country Girl“ ( “Vajza e fshatit” ) të regjisorit George Seaton. Në film luante edhe divi Bing Crosby.
Filmi “Të kapësh hajdutin” zhvillohet në Costa Azzurra, një vend që ia ndërroi asaj fatin një herë e përgjithmonë. Gjatë pjesëmarrjes së mëvonshme në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Kanës, ajo takohet me Princin e Montekarlos Ranieri. Ranieri është i çmendur pas saj që në takimin e parë, ai bën gjithçka për ta përvetësuar, duke i kushtuar një mori të pafundme letrash dashurie dhe duke bërë gjithfarë gjestesh simbolike që e dëshmonin dashurinë e tij për Greisin. Brenda pak muajsh ata e shpallën zyrtarisht fejesën e tyre. Ishte saktësisht 5 janari i vitit 1956.
Për aktoren vijnë çaste të lumturisë së madhe. Ndërkohë, në fshehtësi, në rrafshin profesional, po ndodhnin mosmarrëveshja përfundimtare siç ishte shkëputja me shtëpinë prodhuese të filmave MGM, shtëpinë më të madhe dhe më të suksesshmen amerikane të filmave. Por në kuadrin e bashkëpunimit më këtë shtëpi prodhuese të filmave u realizuan edhe filmi i saj “High Society” (Shoqëria e Lartë ), ndërkohë që MGM pati edhe të drejtën ekskluzive për dokumentarin e martesës së saj me Princin e Montekarlos. Komedia muzikore “High Society”e xhiruar më 1956, ishte edhe filmi i fundit që kishte protagonistë të famshmit Bing Crosby e Frank Sinatra. Martesa ishte fiksuar për në muajin prill, kështu që Kelli ua dha lamtumirën për gjithmonë shesheve kinematografike të xhirimit për të ikur në Francë, kur e priste i dashuri i saj, Princi Ranieri.
Gazetat tabloide tashmë kishin një objekt tejet të pashtershëm, saqë nuk ia lejonin vetes të humbisnin as hollësinë më të vogël nga jeta e Greis Kellit. Që nga sjelljet e saj aristokratike, te shkëmbimet e dhuratave, deri te pamja e jashtme trallisëse e saj, Greis u bë shumë shpejt model për ta imituar të gjitha vajzat e Amerikës së viteve 1950. Dhe kjo dukuri kulmohet edhe më shumë kur Greis martohet me Ranierin. Dasma e saj ishte epokale dhe jeta e saj filloi që të pasqyrohej minutë për minutë në gazetat dhe në mediat botërore.

Martesa përrallore u bë pikërisht në datën e fiksuar. Prilli dhe pranvera shënuan edhe lamtumirën e Greisit jo vetëm ndaj kinematografisë por edhe ndaj Amerikës. Martesa e tyre u quajt njëzëri nga shtypi i gjithë botës “martesa e shekullit”. Ceremonia civile u kremtua më 15 Prill 1956, ndërsa ceremonia religjioze u krye të nesërmen në Kishën e Shën Kollit (St. Nicholas Church ). Nuk është nevoja të kujtojmë se kisha dhe mjediset e saj u pushtuan ato ditë faktikisht nga gazetarët (që tashmë njihen me emrin “paparacë” ) dhe nga telekamerat e gjithë botës. Gresi e fsheh mrekullisht nervozizmin, duke dashur të jetë gjithmonë e afërt dhe e natyrshme, pavarësisht se njerëzve të saj ua kishte hapur zemrën duke thënë se kishte mbetur tejet e bezdisur nga ceremonia, natyrisht për shkak të rolit të shtypit që, pa mëshirë, gjithçka e kishte publikuar në faqet e tij. Me pak fjalë, nga ajo ditë Greis Kelli, në sytë e mendjen e gjithë botës ishte transformuar përfundimisht në Princesha Greis e Montekarlos.

Më 23 janar 1957 Greis Kelli solli në jetë Karolinën (Caroline ), fëmijën e parë dhe vajzën e parë. Më 14 mars 1958 ajo lindi fëmijën e dytë dhe të vetmin djalë të saj, Princin Alberto. Shtatë vjet më vonë, në mes të shkurtit, solli në jetën princeshën Stefani (Stephanie ). Këta janë emra që përfaqësojnë aktualisht principatën e Montekarlos, të cilët, që të gjithë, që nga çasti kur erdhën në jetë, në mënyrë konstante, u bënë personazhe të të gjitha tabloideve ndërkombëtare.
Por sa ishte në këtë jetë, Greisi kërkoi me këmbëngulje që t’i rriste në kushte sa më të natyrshme dhe normale fëmijët e saj, edhe pse i duhej të luftonte, përveçse me gazetarët, edhe me temperamentet kryeneçe e rebele të disa prej tyre. Më 1978, për shembull, Karolina (së cilës i pëlqente të bënte një jetë thellësisht mondane, krejt në kundërshtim me vullnetin e së ëmës ), u martua, por martesa e saj zgjati sa bryma para diellit, çka nuk çuditi askënd, aq më tepër prindërit, të cilët e kishin kundërshtuar që në fillim. Stefania, nga ana e saj, ka kërkuar gjithmonë që të gjejë rrugën e saj, por jo të gjitha herët ka pasur sukses.
Më 13 shtatorin e vitit 1982, Greis dhe vajza e saj Stefani pësuan një aksident me makinën që po e drejtonte vetë Greis, një Rover P6, ndërsa po ktheheshin nga Franca në Montekarlo. Thuhet se ajo po e ngiste veturën në të njëjtën rrugë ku ajo kishte xhiruar filmin e vitit 1955 To Catche Thief, edhe pse djali i saj thotë se nuk ishte i njejti vend ku ishin bërë xhirimet e filmit. Stefania arriti të dilte nga vetura që po shkonte drejt honit, ndërsa Greis e plagosur rëndë, në gjendje koma, vdiq në spital pas 26 orësh kur ishte vetëm 52 vjeç.
Ishte ora 23:45 e 14 shtatorit 1982, kur televizioni i Montekarlos dha lajmin flesh të vdekjes së Greis Kellit, aktores të famshme të Hollivudit dhe Princeshës me hijeshi të magjishme, duke e ulur kështu siparin e legjendës të “Mjellmës”, të ikonës, bukuria e së cilës nuk perëndon kurrë, sepse princesha e Montekarlos bashkë me bukurinë e jashtëzakonshme, ishte mishërim i mrekullisë që vjen kur bukuria, mirësia dhe fisnikëria përzihen së bashku.

Princesha u varros në Katedralen e Shën Nikollës në Monako. Aty pranë saj do të varrosej edhe i shoqi, Princi Rainier, më 2005. Rreth 100 milionë veta në mbarë botën e panë nëpërmjet televizioneve funeralin e saj. Ajo do të mbetet princesha më e kujtuar në historinë monegashe.

Në eulogjinë e tij, pra fjalimin lavdërues, James Stewart tha: “Ju e dini sa e kam dashur Garce Kelly-n. E kam dashur jo pse ishte princeshë, jo pse ishte aktore, jo pse ishte mikesha ime, por sepse ajo ishte zonja më e mrekullueshme që kam njohur ndonjëherë. Grace solli në jetën time, ashtu siç solli në jetën tuaj, një dritë të butë dhe të ngrohtë të pashterrëshme.”

Greis Kelli i takon asaj kategorie personazhesh, që lenë shenjë në historinë e njerëzimit, duke i mbetur shoqërisë njerëzore në kujtesë. E paharrueshme do të vazhdojë të mbetet biondja me sy të paqtë, si për pasurinë e çmueshme gjithë dritë si aktore e përmasave botërore, ashtu edhe për historinë personale që është shumë e ngjashme me ato të përrallave, për të cilat kemi aq shumë nevojë./Elida BUÇPAPAJ

Festivali i RTSH – Diana Ziu letër publike Edi Ramës: Vera Grabocka e Zhani Ciko po u marrin frymën artistëve, ju jeni “urdhri nga lart”

Pas letrës së bujshme drejtuar Vera Grabockës, kompozitorja e njohur, Diana Ziu, i është drejtuar sot me një letër publike kryeministrit Edi Rama, lidhur me mënyrën se si bëhet përzgjedhja e këngëve në Festivalin e Këngës në RTSH.

Në letrën e publikuar në “Facebook”, teksa thekson se shoqja Vera dhe shoku Zhani ose e kanë urdhrin nga lart, ndaj bëjnë çfarë të duan, ose bëjnë çfarë duan se nuk kanë urdhër nga lart, kompozitorja shkruan se do apo nuk do, Rama është “urdhri nga lart”  për këtë kategori kuadrosh të realizmit socialist, të cilët mendojnë ende se boll të jesh në rregull me partinë, pa në djall të tjerat.

Ziu i drejtohet Ramës me pesë pyetje publike, ku mes të tjerash i thotë nëse ka forcën të urdhërojë nga lart që mos të përdhoset krijimtaria kombëtare. “A e keni forcen te urdheroni nga lart qe mos perdhoset krimtaria kombatare apo i vetmi urdher nga lart per keta njerez eshte vetem ai i KRIJUESIT…!”, shkruan kompozitorja.

LETRA E PLOTË:
Leter e hapur z. Edi Rama.
z. Kryeminister, ndoshta gabohem kur mendoj se zerat publike kane ende impakt ne shoqerine tone, por po e bej dhe nje përpjekje. Eshte mekat qe ka njerez te cilet me teper do humbasin kohe per mbrojtjen e modelit te vjeter te shikimit te botes, se sa ta rregullojne ate.
Po e nis nje leter te thjeshte por te rendesishme per shoqerine sot, per tju vene ne dijeni per crregullime, abuzime, heqjen e vlerave te artisteve, mungese transparence e favoritizem ne nje vend ku denohesh per 40 mije lek drita dhe quhesh zotni kur me 400 milion ben si te te doje qejfi.

Por une do vazhdoj ti quaj me emertimin e tyre te vjeter, apo te rinise se tyre me sakte, shoqja Vera dhe shoku Zhani, sepse nuk habitem kur shoh se ende jane te brymosur me kohen e urdherave nga lart, ndaj dhe me lind pyetja: Ose e kane urdhrin nga lart, ndaj bejne cfare te duan, ose bejne cfare te duan, per sa kohe nuk kane urdher nga lart ! Kush valle i perkrah kaq shume?

Ku e gjejne ate force mbeshtetese qe duhet per te bere si ne mall te babes me pronen e shtetit, me 400 milon lek fonde, e me e renda, me vete krimtarine kombetare.

z. Kryeminister, doni apo nuk doni ju, Ju jeni “urdhri nga lart” per kete kategori kuadrosht te realizmit socialist, te cilet mendojne ende se boll te jesh ne rregull me partine, pa ne djall te tjerat.
Ajo qe me shqeteson me shume sot si intelektuale dhe krijuese, nuk jane dy shoket per te cilet gjithe vendi ka nje jave qe gumezhin per abuzimin me pushtetin dhe fondet, por per modelin qe ata kane krijuar, dhe mirembajne pa j’u hyre gjemb ne kembe,
Pa folur per marrjen e fymes qe i bejne dhjetra e dhjetra regjizoreve dhe artisteve re rinj, te cilet nen ombrellen e shokeve ne fjale nuk kane asnje mundesi pervec se te ikin, e te ikin nga syte kembet madje.
5 pyetje publike per ju dhe kryetarin e kuvendit nga i cili varet TVSH-ja
1. Pse nuk ka nje ekip kontrolli per procedurat e konkurimit, te shkelura me fakte publike
2. Si mund te mos kete as rregullore te miratuar as nje keshill artistik per nje aktivitet qe menaxhon mbi 400 milion lek, fonde publike.
3. Si jane shpallur kenge fituese, materiale te cilat nuk jane shkruar apo perfunduar ende dhe sot.
4. Si eshte e munduur qe mekanizmat per transparencen dhe luften kunder korrupsionit vetem ne festivalin e RTSH nuk nderhyjne dot?
5. A e keni forcen te urdheroni nga lart qe mos perdhoset krimtaria kombatare apo i vetmi urdher nga lart per keta njerez eshte vetem ai i KRIJUESIT…!
Me respekt
Diana Ziu

Këngëtarja shqiptare Ava Max vlerësohet me çmim në MTV EMAs

Suksesi i Ava Max nuk ndalet. Pas një performance që i la pa frymë të gjithë në skenën e MTV EMAs, këngëtarja u vlerësua me çmimin e parë nga ky festival.

Ylli i muzikës pop rrëmbeu çmimin “Best Push”. Ndërsa ishte nominuar edhe në kategorinë “Best New”, por nuk rezultoi fituese.

Edhe këngëtarja Bebe Rexha ishte nominuar në dy kategori por nuk arriti të rrëmbejë asnjë çmim.

Ndërkohë Ava Max ndezi skenën e MTV EMAs 2019 në Seville, Spanjë. Ajo performoi këngën e saj ‘Torn’ në skenën gjigante.

Zhani “kukull” e Verës”! Diana Ziu: Ç’thuhet korridoreve për Elvana Gjatën, si më fliste Grabocka në emër të partisë

Kompozitorja e njohur, Diana Ziu, ka vijuar sulmet ndaj Vera Grabockës, pasi kënga e saj nuk u përzgjodh në Festivalin e Këngës, në RTSH. Pas letrës që ajo dhe bashkëshorti i saj, Vangjel Toçe, i drejtuan Grabockës, dhe që bëri bujë të madhe në media, kompozitorja tha në rubrikën “Opinion”, në News24, se në mbledhjen, ku janë përzgjedhur këngët pjesëmarrëse në festival, kanë qenë tre presona dhe gjithçka e ka vendosur Vera, ndërsa Zhani Ciko ka heshtur.

“Me çfarë të drejte Grabocka vër veten e vet. Aty kanë qenë tre veta dhe të gjithë zërat flasin se të gjitha i ka vendosur Vera, edhe Zhani ka heshtur. Zhani është një “pjo” në karakterin e vet, nuk thotë kurrë Po ose Jo. Ta lëmë “Pjo-në”, e të flasim për bëmat. Nuk i takon Zhanit, nuk është profesionist në drejtimin e këngës, nuk ka shkuar kurrë një këngë. Me çfarë parimi nxirren këngët që fitojnë ose jo. A ka mundësi të na thërrasin e të na thonë, mbi nivelin kulturor të tyre, nëse do ishin të zotët, pse më pëlqen ose jo kënga. Unë kam katër vjet që çoj këngë në festival. Çova këngën e Orgesa Zaimit, që mezi u fut natën e parë, sepse qarkullonin lekë. Kënga me Kastro Zizon, me të gjithë karakteret profesionistë.

Unë rriskova dhe thashë që po e provoj edhe njëherë, dhe bëra një këngë shumë të bukur, sipas mendimit tim. Nëse dikush do ketë kuroje të më thotë pse nuk e pëlqeu këngën, por jo një person që nuk është i zanatit dhe nuk është i duhuri. Nuk është Vera Grabocka që vendos. Duhet të ketë formë, strukturë dhe kriteret e drejta për të ngritur një festival, siç duhet. Festivali të mos bëhet me një etje për të shkuar në Eurosong. Nuk kemi si të hyjmë në Europë me tmerret dhe korrupsionet që bëhen, se korrupsion është edhe ky. Vera bën qejf siç i do ajo, pra e ka kthyer në privat. Mos vallë TVSH është i Vera Grabockës dhe e ka kthyer në privat? Jo, TVSH është i shqiptarëve, është publik. Unë dhe gjithë shqiptarët duhet të na kthejnë përgjigje pse nuk pranohet një këngë. Unë këtë radhë kisha këngën “Mos”, që e këndonte një djalë, që mori çmim. Ata ia prenë në fyt ëndrrën”, u shpreh Ziu e revoltuar.

Si e mësuat lajmin që kënga nuk është pranuar?
Këtu është defekti, që nuk di s’i i shpëtoi Vera Grabockës. Një ndryshim i madh është mes meje e Grabockës; Unë shkruaj muzikë, duke shkruar me nota atë të padukshmen dhe botën e varfër, që jetojnë njerëzit, por një botë të madhe, që ata kanë. Unë këtë e shoh dhe e prek me dorë. Por, Vera Grabocka, ose “shoqja’ Vera, ajo varfërinë e këtyre njerëzve e kthen në luks.

Kush është Vera Grabocka? Pse them “shoqja”. Se ajo dikur më ka thënë “ik moj vajzë, ose vërë emrin, ose këngën nuk e paraqes në RTSH”. Vera Grabocka e hoqi, sepse tha “jo, në asnjë mënyrë, partia”. Filloi të fliste në emër të partisë. Më ndaloi një këngë shumë të bukur, pse nuk ishte fustani shumë i bukur. Një ditë në një korridor duke luajtur në piano, po improvizoja, në vitet ’78. Më vjen pranë një shoqe imja dhe më thotë “nuk ke frikë, po buçasin korridoret, duke i rënë”. I thashë: Po pata frikë do kem nga ti. Në atë kohë më vjen një grua dhe më tha “Shoqja Diana çfarë po luani kështu, po tingëllon dhe korridori”. I thashë: Po luaj nga veriu.

Në atë moment m’u kujtua Vera Grabocka, se me mua ashtu është sjellë, madje edhe me të tjerë, ka thyer shumë shpirtra. Ajo duhet të zgjidhte njerëzit e duhur, por të bënte punët e veta, mos të fshihej pas gishtit. Ajo rri pas Alketa Vejsiut, se kjo është e talentuar, as për Elvana Gjatën.

Ju thoni që fituese është Elvana Gjata…
Në të gjithë korridoret thuhet se do ta fitojë Arilena, Elvana. Kjo është sëmundje. Unë nuk kam gjë me Elvanën, se ajo është shumë e mirë, e ngrohtë. Le ta fitojë edhe Arilena. Unë e kam me mënyrë si Vera Grabocka i përmbledh këta njerëz në mënyrën e gabuar.

Pse vendosët të flisnit sot?
Unë akoma do flas, unë sapo e nisa. Kam shumë gjëra për të thënë, sepse jemi të fyer. Jam e fyer thellësisht nga këta njerëz, që po e drejtojnë gabimisht këtë art. Kur thashë që Grabocka të shkojë në shtëpi, se është e dështuar, kam në krah popullin. Janë 18 mijë klikime për këngën “Mos”. Vera po drejton me një falsitet, por mua nuk më gënjen dot.

Kush do më testojë mua? Soni Malaj? Është sikur një nxënës i klasës së parë të liceut të vlerësojë një emër të njohur. Është të vësh duart në kokë, është tmerr. Zhani Cikon e ka vënë si kukull Vera. Nuk e kanë dëgjuar këngën. Zhani nuk di të bëjë një këngë, ai nuk ka folur me emra kompozitorësh, por me emra këngëtarësh. Nuk është televizioni i këngëtarëve.

Pasioni thoni se nuk vdes kurrë. Pavarësisht kësaj situate që paraqitët këtu, do vazhdoni ta provoni sërish?
Kur erdha këtu po binte një shi. Mendova me vete se njeriut të lagur s’ka çfarë i bën shiu. Unë e burri kemi ëndrra dhe do t’i realizojmë. Me lekë, pa lekë, mbase do na ndihmojnë, por do t’i realizojmë. Nëse unë do kem përpara një mal të madh, nuk kam një grusht të fortë që ta rrëzoj, ndoshta duhet të mblidhemi të gjithë. Nuk jam vetëm unë, janë edhe shumë të tjerë që nuk janë pranuar. Pra, çfarë fshihet pas kësaj? Vera duhet të japë dorëheqjen dhe të ikë në shtëpi dhe festivali të bëhet, edhe me Diana Ziun, që ma ka dhënë votën publiku. Do marr pjesë këtë vit në festival. Njerëzit të mos fshehin emrat e tyre, të shkojë të punojë Vera te privati apo ku të dojë, nuk ka punë me festivalin.

Balkanweb

Rita Ora dhe Dua Lipa në listën e artistëve më të pasur në Angli, ja pasuria e tyre

Revista e njohur angleze Heat ka publikuar dje listën e VIP-ave  më të pasur në Britani. Bëhët fjalë për VIP-at që sapo kanë mbushur 30 vjeç, në listë janë rënditur edhe dy këngëtare shqiptare me famë botrore, Rita Ora dhe Dua Lipa.


Rita Ora, 28 vjeçe është në vendin e 13-të me një pasuri prej 17.8 milion paundësh. Albumi i saj i fundit Phoenis nuk arriti të dilte në Top 10. Revista Heat shkruan se pasuria e Rita Orës nuk ka ardhur nga muzika. Pasuria e saj: Reklamë Adidas, ku ka fituar 1.5 milion; Reklamë Coca-Cola ku ka fitua 1 milion; X Factor 1.5 milion, The Voice 1 milion. Ajo ka një pronë 3.5 milionëshe në Penthouse në Londër, ngjitur me Beckhams dhe një rezidencë 1.5 milionëshe në Kosovë për prindërit e saj.

Këngëtarja Dua Lipa renditet në vendin e 15-të me një pasuri prej 11.8 milion paundësh. Revista Heat shkruan se pasuria e saj është rritur me 9 milion që nga 2018. Kjo falë turneut dhe marrëveshjeve me Jauguar, Adidas, Pepe Jeans dhe YSL.

I pari në listë është Ed Sheeran, 28 vjeç dhe me një pasuri prej 170 milion paund. Sheeran ka dyfishuar pasurinë e tij në krahasim me vitin e kaluar falë turneut 2-vjeçar. Këngët e kompozuara prej tij kanë kapur rekord shikueshmërie duke arritur deri në 150 milion në të gjithë botën.

Vendin e dytë në këtë revistë të Heat e zë aktori Daniel Radcliffe, 30 vjeç, pasuria e të cilit kap shifrën e 90 milionpaundëve. Radcliffe fitoi 1 milion paund kur ishte vetëm 12 vjeç me rolin e tij si Harry Poter. Ndërkohë në Harry Poter i vitit 2011 ai fitoi 15 milion paund.

I treti në listë është Harry Styles, i cili ka grumbulluar një pasuri prej 64 milion paundësh. E katërta në listë është aktorja Emma Watson, 29 vjeçe me një pasuri prej 57 milion paundësh e më pas pesshen e mbyll Niall Horan, 26 vjeç me një pasuri prej 54.8 milionë paundësh

Trikoja e famshme e Kurt Cobain shitet në ankand për 334 mijë dollarë

Trikoja e famshme e leshit me ngjyrë ulliri të cilën e mbante këngëtari i rok grupit amerikan Nirvana, Kurt Cobain, në interpertimin e tij në MTV në vitin 1993, u shit në një ankand për 334 mijë dollarë.

Trikoja me një vrimë nga cigarja, për herë të fundit ishte larë rreth tre dekada më parë, ndërsa u shit të shtunën në një ankand në New York.

Rroba e ruajtur u bë trikoja më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në ankand, shkroi BBC.

Darren Julien, kryetar i shtëpisë së ankadeve “Julien’s”, trikonë e Cobain e quajti si “grali i shenjtë i një artikulli rrobash që ai ka veshur ndonjëherë”.

Në ankand ishte dhe kitara e Fender Mustang për mëngjarashë, me të cilën lujati këngëtari i Nirvanas gjatë turneut “In Utero”, e cila u shit për 340 mijë dollarë.

Cobain themeloi grupin Nirvana në vitin 1987 dhe shumë shpejtë arriti famë botërore. Vitet e fundit të jetës së tij luftoi nga varshmëria e heroinës, depresionit, famës, si dhe nga presioni i medias, kurse në vitin 1994 kreu vetëvrasje në moshën 27-vjeçare. aa

Roza Anagnosti: Si ma dënuan babain më 1950 me 15 vjet burg politik

Roza Anagnosti-Xhuxha ka lindur më 27 tetor të vitit 1943. I ati ka qenë oficer karriere, kurse nënë shtëpiake. Pas çlirimit të vendit më 1944, familja u shpërngul në qytetin e Shkodrës ku jetonte edhe familja e gjyshit nga nëna. Aty përfundoi shkollën fillore dhe të mesme. Qëkur ishte në kopsht ka treguar prirje artistike (muzikë dhe balet), që u bënë më të dukshme e më të qëndrueshme me ecurinë e viteve. Nën drejtimin e pedagogëve L.Deda, H.Shahini, Tonin Harapi në Shtëpinë e Pionierit dhe Preng Jakova në Shtëpinë e Kulturës, kur për tre vjet bëri kurse baleti me balet maestro profesionist, do të startonte edhe rrugën e bukur të artit. Por sikurse shkruan artistja në kujtimet e saj, megjithëse u cilësua si një vajzë me talent në të ardhmen, ëndrra e saj nuk e pati të lehtë.

Dënimi i të atit, përjashtimi nga liceu
Në fëmijërinë dhe adoleshencën e Rozës së bukur, të lindur enkas për t’u bërë artiste, këngëtare, balerinë, rënduan privimet të shumta, shpirtërore dhe material, për arsye se i ati në vitin 1950 u dënua me 15 vite burg për akuza politike. Me nënën dhe motrën e madhe vuajtën varfërinë dhe të gjitha pasojat e luftës së klasave: Artistes së ardhshme iu ndërpre e drejta për të vazhduar liceun artistik në Tiranë, duke e përjashtuar kur kish  vijuar vetëm dy muaj mësimet. Kjo është goditja e rëndë e ëndrrës së saj, por nuk u mposht dëshira për tu arsimuar.
Roza kthehet në Shkodër ku vazhdoi gjimnazin “29 Nëntori”. Por në të njëjtën kohë dha provimet me korrespodencë në Liceun Artistik dega e artit dramatik. Në vitin 1965 u diplomua në degën e dëshiruar, duke çelur njëherësh dritën jeshile për t’iu futur rrugës së artit.

Roza Anagnosti, gur themeli e Teatrit “Migjeni” në Shkodër.
Si do që ishte fare e re, kur u inaugurua godina e teatrit “Migjeni” në Shkodër, bëhet fjalë në vitin 1958, 15-vjeçarja, nxënëse e shkollës së mesme, Roza e bukur dhe e talentuar, u angazhua në premierën e parë të teatrit të Estradës. Më pas edhe në teatrin dramatik në pjesën “Kunora e nuses” e dramaturgut Kolë Jakova dhe regji të Lec Shllakut: -Suksesi që arrita me interpretimin tim në këtë dramë – shprehet Roza, startoi jetën time në fushën e artit. Ajo u emërua aktore me trupën e teatrit “Migjeni”.
Tashmë ishte hapur rruga dhe Roza do të ishte protagoniste me rolet e sa në shumë spektakle të tjera duke mbërritur tek personazhi i Norës në dramën “Nora” të Andrea Skanjetit, që ishte edhe regjisori i saj. Me këtë rol aktorja e re, fitoi çmimin “Si interpretuesja më e mirë ndër aktoret femra në festivalin e dytë kombëtar të teatrove profesioniste të Shqipërisë.

Lirimi i babait nga burgu, Roza pushton ekranin
Në vitin 1961 babai i Rozës, u lirua nga burgu. Një numër estrade i filmuar dhe shfaqur në ekran, tërhoqi vëmendjen e kineastëve. Roza e ishte fare e re, por edhe e bukur dhe Isha e re me talent, ra në sy të regjisorit G.Erebara. Ai do të xhironte një film për Migjenin dhe e ftoi të luante “Murgeshën”. Pas këtij roli, në filmin “Detyre e Posaçme”, interpretoi rolin e “Mësueses” dhe më pas në filmin “Toka Jonë” rolin e Files me regjisor Hysen Hakani dhe drejtor fotografie Dhimitër Anagnostin, që i vuri syrin aktores së re, jo vetëm për ta bërë protagoniste të shumë filmave, por ajo do të bëhej edhe bashkëshortja e tij e ardhshme.

Martesa me regjisorin, emërimi i Rozës në Teatrin Kombëtar.
Pasi interpretoi dhjetëra role kryesore në Teatrin “Migjeni”. Roza Xhuxha, që artdashësi shkodran e shihte të ardhmen e teatrit, u nda nga skena ku doli për herë të parë, sepse në tetor të vitit 1964, u martua me regjisorin Dhimitër Anagnosti. Që nga ky vit ajo u emërua  aktore në Teatrin Popullor ( sot Teatri Kombëtar). Për Rozën fillon periudha më e shkëlqyer e karrierës, me role të shumta në Teatrin Kombëtar në Tiranës dhe në kinematografi. Ajo  bëhet një aktore shumë e kërkuar nga regjisorët. Luan mbi 20 filma dhe fiton disa çmime të rëndësishme kombëtare. Çifti Anagnosti bëhet simbol i suksesit në art.

Rolet e interpretuara nga Roza Anagnosti
Numërohen rreth 120 rrole në teatër dhe kinematografi e TV, interpretuar nga aktorja. Ajo ka punuar me regjisorët më të shquar të teatrit,  por si askush tjetër ka interpretuar në shumë emisione në Radio e TV shqiptar. “Në vitin 1985 jam nderuar me titullin “Artiste e Merituar” dhe në vitin 1995 dola në pension por duke vazhduar krijimtarinë time si aktore e lirë si në skenë në film dhe spektakle poetike”, thotë aktorja. Ajo tashmë mbahet mend edhe me rolet e saj më të fundit në dramën “Medea” e Euripidit, roli i Mendeshës, filmi i fundit “Gjoleka djali i Abazit” me rolin e nënës.

Më 27 tetor aktorja që mban titullin Mjeshtër i Madh, një nga emrat më të admiruar dhe e dashur jo vetëm për shqiptarët, Roza Anagnosti, mbush 70 vjeç. Teatri Kombëtar dhe Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi” do të organizojnë sot një veprimtari të gjerë për 70-vjetorin e lindjes së aktores Roza Anagnosti. Përveçse do të rrethohet nga familja, vajzat dhe nipër e mbesa që vijnë nga Amerika dhe Italia, nga të afërmit  dhe kolegët, për festën e saj do të jenë të pranishme edhe gra të shquara nga shumë shtete. Në pritje të kësaj date, Roza, sikurse është edhe në natyrën e saj, është tejet e mbushur me emocione. Kërkojmë të flasë për gazetën për këtë event, por ajo  thotë se do të ishte më mirë të shfletojmë ditarin e saj. Kam “rolin” më të vështirë për të interpretuar në jetën time më 27 tetor, pse më duhet të paraqitem si asnjëherë tjetër në skenë”, thotë ajo me sy të përlotur.

Fëminia 
Roza Anagnosti-Xhuxha,ka lindur në Tiranë më 27 tetor të vitit 1943. I ati ka qenë oficer karriere, kurse nënë shtëpiake. Pas çlirimit të vendit më 1944, familja u shpërngul në qytetin e Shkodrës ku jetonte edhe familja e gjyshit nga nëna. Aty përfundoi shkollën fillore dhe të mesme. Qëkur ishte në kopsht ka treguar prirje artistike(muzikë dhe balet), që u bënë më të dukshme e më të qëndrueshme me ecurinë e viteve. Nën drejtimin e pedagogëve L.Deda, H.Shahini, Tonin Harapi në Shtëpinë e Pionierit dhe Preng Jakova në Shtëpinë e Kulturës, kur për tre vjet bëri kurse baleti me balet maestro profesionist, do të startonte edhe rrugën e bukur të artit. Por sikurse shkruan artistja në kujtimet e saj, megjithëse u cilësua si një vajzë me talent në të ardhmen, ëndrra e saj nuk e pati të lehtë.

Dënimi i të atit, përjashtimi nga liceu
Në fëmijërinë dhe adoleshencën e Rozës së bukur, të lindur enkas për t’u bërë artiste, këngëtare, balerinë, rënduan privimet të shumta, shpirtërore dhe material, për arsye se i ati në vitin 1950 u dënua me 15 vite burg për akuza politike. Me nënën dhe motrën e madhe vuajtën varfërinë dhe të gjitha pasojat e luftës së klasave: Artistes së ardhshme iu ndërpre e drejta për të vazhduar liceun artistik në Tiranë, duke e përjashtuar kur kish  vijuar vetëm dy muaj mësimet. Kjo është goditja e rëndë e ëndrrës së saj, por nuk u mposht dëshira për tu arsimuar.
Roza kthehet në Shkodër ku vazhdoi gjimnazin “29 Nëntori”. Por në të njëjtën kohë dha provimet me korrespodencë në Liceun Artistik dega e artit dramatik. Në vitin 1965 u diplomua në degën e dëshiruar, duke çelur njëherësh dritën jeshile për t’iu futur rrugës së artit.

Roza Anagnosti, gur themeli e Teatrit “Migjeni” në Shkodër.
Si do që ishte fare e re, kur u inaugurua godina e teatrit “Migjeni” në Shkodër, bëhet fjalë në vitin 1958, 15-vjeçarja, nxënëse e shkollës së mesme, Roza e bukur dhe e talentuar, u angazhua në premierën e parë të teatrit të Estradës. Më pas edhe në teatrin dramatik në pjesën “Kunora e nuses” e dramaturgut Kolë Jakova dhe regji të Lec Shllakut: -Suksesi që arrita me interpretimin tim në këtë dramë – shprehet Roza, startoi jetën time në fushën e artit. Ajo u emërua aktore me trupën e teatrit “Migjeni”.
Tashmë ishte hapur rruga dhe Roza do të ishte protagoniste me rolet e sa në shumë spektakle të tjera duke mbërritur tek personazhi i Norës në dramën “Nora” të Andrea Skanjetit, që ishte edhe regjisori i saj. Me këtë rol aktorja e re, fitoi çmimin “Si interpretuesja më e mirë ndër aktoret femra në festivalin e dytë kombëtar të teatrove profesioniste të Shqipërisë.

Lirimi i babait nga burgu, Roza pushton ekranin
Në vitin 1961 babai i Rozës, u lirua nga burgu. Një numër estrade i filmuar dhe shfaqur në ekran, tërhoqi vëmendjen e kineastëve. Roza e ishte fare e re, por edhe e bukur dhe Isha e re me talent, ra në sy të regjisorit G.Erebara. Ai do të xhironte një film për Migjenin dhe e ftoi të luante “Murgeshën”. Pas këtij roli, në filmin “Detyre e Posaçme”, interpretoi rolin e “Mësueses” dhe më pas në filmin “Toka Jonë” rolin e Files me regjisor Hysen Hakani dhe drejtor fotografie Dhimitër Anagnostin, që i vuri syrin aktores së re, jo vetëm për ta bërë protagoniste të shumë filmave, por ajo do të bëhej edhe bashkëshortja e tij e ardhshme.

Martesa me regjisorin, emërimi i Rozës në Teatrin Kombëtar.
Pasi interpretoi dhjetëra role kryesore në Teatrin “Migjeni”. Roza Xhuxha, që artdashësi shkodran e shihte të ardhmen e teatrit, u nda nga skena ku doli për herë të parë, sepse në tetor të vitit 1964, u martua me regjisorin Dhimitër Anagnosti. Që nga ky vit ajo u emërua  aktore në Teatrin Popullor ( sot Teatri Kombëtar). Për Rozën fillon periudha më e shkëlqyer e karrierës, me role të shumta në Teatrin Kombëtar në Tiranës dhe në kinematografi. Ajo  bëhet një aktore shumë e kërkuar nga regjisorët. Luan mbi 20 filma dhe fiton disa çmime të rëndësishme kombëtare. Çifti Anagnosti bëhet simbol i suksesit në art.

Rolet e interpretuara nga Roza Anagnosti
Numërohen rreth 120 rrole në teatër dhe kinematografi e TV, interpretuar nga aktorja. Ajo ka punuar me regjisorët më të shquar të teatrit,  por si askush tjetër ka interpretuar në shumë emisione në Radio e TV shqiptar. “Në vitin 1985 jam nderuar me titullin “Artiste e Merituar” dhe në vitin 1995 dola në pension por duke vazhduar krijimtarinë time si aktore e lirë si në skenë në film dhe spektakle poetike”, thotë aktorja. Ajo tashmë mbahet mend edhe me rolet e saj më të fundit në dramën “Medea” e Euripidit, roli i Mendeshës, filmi i fundit “Gjoleka djali i Abazit” me rolin e nënës.

Më 27 tetor 1943 lindi Roza Anagnosti, aktore e shquar e teatrit dhe kinematografisë

Roza Anagnosti, lindur Xhuxha, (Shkodër, 27 tetor 1943) është aktore e shquar e Teatrit Kombëtar dhe kinematografisë, bashkëshorte e regjisorit po ashtu mjaft të njohur Dhimitër Anagnosti.[1]

E filloi karrierën ne Teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Vetëm 20 vjeç, hyri në kinematografi me rolin e mësueses në filmin “Detyrë e posaçme” (K. Dhamo, 1963). Një vit më pas luajti Filen në filmin “Toka jone” (H. Hakani, 1964). Viti 1966 ishte viti i bashkëpunimit të suksesshëm me regjisorët debutues Dhimitër Anagnosti e Viktor Gjika, ne filmin “Komisari i drites”. Pas këtij filmi Roza dhe Dhimitri martohen dhe jetojnë në Tiranë. Për Rozën fillon periudha më e shkëlqyer e karrierës, me role të shumta në Teatrin Kombetar në Tiranës dhe në kinematografi. Roza Anagnosti bëhet një aktore shumë e kërkuar nga regjisorët. Luan mbi 20 filma dhe fiton disa çmimet të rëndësishme kombëtare. Çifti Anagnosti bëhet simbol i suksesit në art. Disa nga filmat më të suksesshëm janë tek “Plagë të vjetra” (Dh. Anagnosti, 1969), ”Fije që priten” (M. Fejzo, 1976) me të cilin fitoi Medalionin e Festivalit të vitit 1977, “Mesonjëtorja” (M. Fejzo, 1979) me të cilin u shpall aktorja më e mirë dhe fitoi Kupën e Festivalit më 1981. Me filmin “Rruga e lirisë” fitoi Medalionin e dytë. Filmat e tjere janë “Ndergjegja” 1972, “Qyteti me i ri ne bote” 1974, “Ne shtepine tone” 1979, “Dita e parë e emërimit” 1981, “Besa e kuqe” 1982, “Taulanti kerkon nje motër” 1984, “Pranverë e hidhur” 1985, “Bote e padukshme” 1987, “Familja ime” 1987, “Vrasje në gjueti” 1987, “Rikonstruksioni” 1988, “Kthimi i ushtrisë së vdekur” 1989, “Vetmi” 1990. Përveç shumë vlerësimeve e çmimeve për karrierën, Roza Anagnosti mban titullin “Artiste e Merituar” dhe “Mjeshtre e Madhe e Punës”.

Filmografia

Gjoleka, djali i Abazit (2006)
Valsi i Titanikut (1990) teater-komedi
Vetmi (1990) , Bardha
Kthimi i Ushtrisë së Vdekur (1989)
Rikonstruksioni (1988) (TV)
Botë e padukshme (1987)…..doktoreshë Besmira
Familja ime (1987)
Vrasje ne gjueti (1987)
Gurët e shtëpisë sime (1985)
Taulanti kërkon një motër (1984), Luli
Besa e kuqe (1982) – Mrika
Rruga e lirisë (1982)
Dita e parë e emrimit (1981)
Mësonjtorja (1979)……….Dafina
Në shtëpinë tonë (1979)
Fije që priten (1976)
Qyteti më i ri në botë (1974)
Ndërgjegja (1972)………..Arta
Plagë të vjetra (1968)……Vera
Komisari i dritës (1966)….Rudina
Toka jonë (1964) …. Filja
Detyrë e posaçme (1963)

 

Më 27 tetor 1782 lindi violonisti dhe kompozitori i shquar italian Nikolò Paganini

VOAL – Niccolò Paganini lindi në 27 tetor 1782 në Gjenovë, në Liguria. Ai vjen nga një familje me kushte modeste: babai i tij është Antonio Paganini, një njeri që ka një pasion për muzikën dhe që merret me paketim, nëna e tij është Teresa Bocciardo. Gjatë rinisë, babai i tij i dha mësime në mandolinë dhe kitarë. Babai gjithashtu e drejton atë drejt studimit të violinës.

Në fushën muzikore, Nikolo është një vetë-mësues, pasi ai mori mësime nga mësuesit me pak vlerë dhe përgatitje të dobët. Ai vazhdoi studimet e tij për violinë, duke marrë mësime të dhëna nga Giovanni Costa, mjeshtër i Kapelës së Katedrales së Gjenovës, dhe nga Francesco Gnecco, i cili punon si operist.

Më 1795, pasi mori pjesë në koncerte të ndryshme të mbajtura në Katedralen e Gjenovës, ai u nis për në Parma me qëllim të studimeve në shoqërinë e Alessandro Rolla. Ky ia beson djalin Ferdinando Paer-it, i cili, pasi ishte larguar për në Austri, e këshilloi që të drejtohej te Gaspare Ghiretti, një mësues që i dha mësime në kompozicion dhe kontrapunkt.

Gjatë kohës që qëndronte në Parma, ai u sëmur nga pneumonia, kështu që u detyrua të merrte gjak për të kuruar sëmundjen e tij. Në këtë rrethanë, për shkak të kujdesit që duhet të ndjekë, ai është dobësuar fizikisht; ai më pas kaloi një periudhë këndelljeje në Romairone, në shtëpinë atërore. Këtu babai e detyron atë të studiojë violinë për rreth dhjetë ose dymbëdhjetë orë në ditë.

Krijimtaria e Paganinit është e jashtëzakonshme deri në atë pikë sa të jemi në gjendje të riprodhojë me violinë, tingujt e natyrës, zërat e zogjve dhe atë të kafshëve të tjera. Gjatë këtyre viteve ai mbajti koncerte të ndryshme në veri të Italisë dhe falë dhunës së tij krijuese u mirëprit me shumë entuziazëm në Toscana.

Gjashtë vjet më vonë, gjatë qëndrimit në Toskanë, ai luajti në Katedralen e Luccës me rastin e Festës së Kryqit të Shenjtë. Duke u bërë një artist i vlerësuar i koncertit, gjatë të njëjtit vit ai pati kohë t’i përkushtohej studimit më të thelluar të kitarës dhe bujqësisë me gjashtë tela.

Më 1802 ai mori pjesë në koncerte të ndryshme të mbajtura në Livorno dhe nga 1805 deri në 1809 ishte në shërbim në Lucca në oborrin e motrës së Napoleonit, Elena Baciocchi. Në këto vite ai kaloi në Lucca duke i dhënë përsëritje burrit të Elisa Baciocchi, Felice, dhe ai performoi me violinë në koncertet e mbajtura në gjykatë. Falë këtyre shfaqjeve ai gjithashtu filloi përvojën e tij si dirigjent; për të drejtuar veprën: “Martesa e fshehtë e Cimarosa”.

Duke konsideruar angazhimet e gjykatës shumë të rënda, Niccolò Paganini lë Lucca në dy vitet e ardhshme për t’iu përkushtuar plotësisht veprimtarisë koncertale. Në këto dy vjet ai performon kryesisht në Emilia Romagna. Më 1813 qëndroi në Milano, ku arriti të performojë në Teatro della Scala dhe në Caratano Teatro. Një vit më pas ai interpretoi në koncerte të ndryshme në Pavia dhe në Teatrin Carignano në Torino.

Pas kthimit në Gjenova, ai takohet me Angiolina Cavanna me të cilën ka një lidhje dashurie dhe shkon me të në Parma. Gruaja e re mbetet shtatzënë, kështu që detyrohet të kthehet në qytetin Ligurian, ku babai i bashkëjetuesit të saj e denoncon atë për rrëmbim dhe për joshje të një fëmije. Me këtë rast Paganini detyrohet të kalojë një javë në burg.

Në të njëjtin vit ai interpretoi në Gjenova në Teatrin S. Agostino. Pasi performoi, në vitet në vijim, në Teatro della Scala në Milano, në Venecia, Trieste, Torino, Piacenza, në 1818 ai qëndroi në Bolonjë, ku u njoh me Maria Banti, me të cilën pati një lidhje.

Në dy vitet në vijim ai mbajti koncerte në Romë, Napoli dhe Palermo dhe në fillim të viteve 1820 shëndeti i tij u përkeqësua, në fakt, ai kontraktoi sifilizin që shëroi në Milano, ku u transferua. Pas rikuperimit, ai takon këngëtaren Antonia Bianchi me të cilën jeton për disa dhe nga e cila në vitin 1825 ai ka një djalë, Akilin.

Më vonë ai performoi në Napoli, Romë, Firence, Bolonjë, Xhenova, Milano dhe Torino; në 1828 u nis për në Vjenë, ku arriti sukses të madh, deri në atë pikë sa publiku i kërkoi vazhdimisht atij që të përsëriste koncertin e tij.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe ai u nda ligjërisht nga partnerja e tij, duke marrë kujdestarinë e djalit të tij.

Në dy vitet në vijim ai mori pjesë në një turne të suksesshëm koncertesh në Gjermani dhe Poloni, ku u takua me Chopin, Schumann, Pontini, Clara Wieck dhe Meyerbeer. Për më tepër, në këtë periudhë, ai u emërua nga mbreti prusian “Master Chapel Court” dhe jetoi me djalin e tij në qytetin gjerman të Frankfurtit.

Një vit më pas Paganini niset për në Paris, ku mban koncerte të shumta. Gjatë kësaj qëndrimi, impresario anglez Laporte i propozon atij të mbajë koncerte në Angli. Deri në vitin 1833 ai mbajti koncerte si në Francë, ashtu edhe në Angli. Pas një skandali në të cilin ai mbetet i përfshirë, për shkak të lidhjes së tij të fshehtë të dashurisë me Charlotte Watson, ai kthehet në Itali.

Qëndron në Parma, ku merr edhe një medalje të artë të monedhur dhe në të njëjtin vit Marquise of Parma Maria Luigia i propozon të bëhet anëtar i komisionit artistik të Teatrit Ducal. Ai gjithashtu supozon rolin e rëndësishëm të mbikëqyrësit të Komisionit, i cili megjithatë largohet herët për shkak të intrigave kundër planeve të tij.

Më 1836 ai fitoi legjitimitetin e djalit të tij nga mbreti Carlo Alberto, pas një praktike të gjatë ligjore. Gjatë këtyre viteve ai mbajti koncerte të shumta në Nice, Marseille, Torino dhe Genoa. Pas një udhëtimi në Paris, shëndeti i tij përkeqësohet pavarësisht se provoi trajtim homeopatik. Pasi kaloi një kohë të shkurtër në Xhenova, ai shkoi në Marsejë, ku shëndeti i tij u përkeqësua më tej.

Niccolò Paganini bëhet afon për shkak të përkeqësimit të sëmundjes së tij, sëmundjes së laringut me origjinë sifilitike: ai vdiq në 27 maj 1840.

Thënia e famshme “Paganini nuk përsëritet” e ka zanafillën në shkurt 1818 në Teatrin Carignano në Torino, kur mbreti Carlo Felice i Savoy, pasi ndoqi një nga koncertet e tij, u  dëgjua lutja e tij për të përsëritur një pjesë. Gjatë koncerteve, Paganini pëlqente të improvizonte shumë dhe energjia që vinte në shfaqjet e tij ishte maksimale, ndonjëherë duke arritur deri tek dëmtimet e rëndësishme të gishtave; me këtë është muzikanti që ia jep përgjigjen e tij mbretit “Paganini nuk përsëritet”. Për këtë përgjigje, leja e Paganini për të realizuar një koncert të tretë të planifikuar, u revokua./Elida Buçpapaj

E pabesueshme- Serbët indinjohen me reklamat e Rita Orës në Beograd: Nuk duhet lejuar, ka qëndrim kundër nesh (fotot)

“Skandaloze! Shqiptarja Rita Ora i qesh Beogradit në fytyrë! Këngëtarja e preferuar e Haradinaj dhe Thaçit në pankartat e kryeqytetit!”, kështu shkruan media serbe Informer e indinjuar me këngëtaren nga Kosova me famë botërore.

Serbët e quajnë skandaloze faktin se nëpër tabelat reklamuese të Beogradit shfaqet këngëtarja Shqiptare me famë botërore Rita Ora duke promovuar një markë perëndimore stolish të çmuara.
Gazeta serbe Informer e quan Rita Orën mbështetëse të UÇK-së që ka bërë thirrje për Shqipërinë e madhe. Kjo gazetë madje ka realizuar një sërë intervistash më të rinj në kryeqytetin serb ku i pyet ata sesi ndihen që Rita Ora shfaqet në qendër të Beogradit.

“Kjo është e tmerrshme dhe është një dëshmi e nivelit të ulët të vetëdijes kombëtare të serbëve. Vendi ynë nuk duhet të lejojë një këngëtare shqiptare që mbështet kriminelët e UÇK-së dhe bën thirrje për krijimin e një ‘Shqipërie të Madhe’ në tabela në të gjithë kryeqytetin. Ligji urgjentisht duhet të hartohet dhe miratohet për të ndaluar publikimin e reklamave me përmbajtje anti-serbe. Ka shumë njerëz në vendin tonë që janë të gatshëm të punojnë kundër interesave të njerëzve të tyre për hir të përfitimit material”, thekson një i ri serb i intervistuar nga gazeta Serbe Informer.

 

“Nëse do të pyesja veten në jetë, nuk do të lejoja që një reklamë e tillë të shfaqej në vendin tonë, veçanërisht jo në kryeqytetin tonë. Dhe kjo vjen nga një grua që ka një qëndrim të qartë politik kundër Serbisë. Unë mendoj se këto tabela janë të panevojshme dhe duhet të hiqen, të paktën nga aty ku janë”, thekson Stanimirovic, një i ri serb.

Sipas tij, këngëtarët serbë as nuk dëgjohen në Prishtinë apo Tiranë. Nebojsa Krstic, një ekspert i mirënjohur i marketingut në Serbi, i thotë gazetës Informer se gjëra të tilla nuk mund të ndëshkohen me ligj por nga tregu.
“Nuk është e paligjshme dhe nuk mund të ndalosh një këngëtare të shfaqet në një reklamë. Është tregu që do të thotë fjalën e tij të fundit. Nëse një kompani ka bërë një zgjedhje të dobët të markës tregtare, atëherë kjo do të ndihet në shitjen e produkteve”, shpjegoi Krstic.

Artistet shqiptare Rita Ora, Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Ava Max prej kohësh janë shndërruar në imazh të firmave ndërkombëtare pas suksesit që kanë pasur në tregun e muzikës.

Më 25 tetor 1952 lindi këngëtarja e shquar shqiptare Nazmie Hoxha

Nazmie Hoxha lindi më 25 tetor 1952 në Gjonaj të Hasit të Prizrenit dhe vdiq më 5 maj 2007 në Prishtinë.

Nazmie Hoxha ishte këngëtare e popullarizuar e muzikës popullore shqiptare në vitet 1970-2000. Si fëmijë i pëlqente interpretimi dhe me hyrjen në shkollën e mjekësisë, si pjesë e aktiviteteve të lira fillon ta realizojë edhe dëshirën fëminore për të interpretuar. Aty futet në Shoqërinë Kulturo Artistike të qytetit dhe fillon karrierën e saj. Me këngën “Ylli i bardhë, djalë i dashur”, Nazmia paraqitet para publikut në një koncert në Prishtinë. Nga këtu, muzikantët e kohës e shihnin si këngëtare me perspektiv dhe më këtë i hapen dyer e inxhizimit të këngëve të saja në RTP. Këngët e para të transmetuara në mjetet mediatike pos këngës së përmendur ishin dhe “Qetësia e lartë mbretëron mbi ne”, “Sa më shpejt ma vure këmbën”. Me kalimin kohës bënë inxhizimin e këngëve edhe me shoqëri të tjera artistike në Kosovë si b.f. me shoqërinë “Emin Duraku” të Zhurit, “Kastrioti” të Ferizajit por edhe si soliste e RTP-së. Nga viti 1972 është si pjesëmarrëse e rregullt e festivaleve të organizuara në nivel të Kosovës. Po ashtu Nazmia merr pjesë në shfaqjet e ndryshme të organizuara jashtë vendit nga shoqatat e ndryshme kulturore të Kosovës.

Më 8 mars 2003, stacioni televizi RTV 21, transmeton një intervistë biografike të Nazmijes dhënë Florim Kelmendit për programin e rregullt të natës së shtunë, programit “Në orët e vona”.

Ndër këngët më të njohur të saj kanë qenë Si dukat i vogel je dhe Oj zogo dhe disa të tjera. Nazmia vdiq më 5 maj 2007 në orën 19 ajo u varros në Prishtinë.

Paris-presse (1970) – Intervista ekskluzive me Bekim Fehmiun, Belmondon jugosllav, emri i djalit, gruaja dhe e dashura, sa fëmijë dëshiron…

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Tetor 2019

 

“Paris-presse” ka botuar, të shtunën e 7 shkurtit 1970, në faqen n°20, intervistën ekskluzive të aktorit të talentuar shqiptar, Bekim Fehmiut, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Djali i Uliksit (18 muajsh) quhet Uliks, në kujtim të serialit “Odiseja”

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Është e vështirë të njohësh në Uliksin me mjekër, heroin e “Odisesë”, serialin që transmetohet dy herë në muaj në kanalin e 2-të që do të shihni sonte, Bekim Fehmiun, yllin e “Kam takuar madje ciganë të lumtur”, një film që fitoi çmimin special të jurisë në 1967 në Kanë.

 

Belmondo jugosllav

(krahasim me aktorin e famshëm francez Jean-Paul Belmondo)

 

Megjithatë së shpejti Bekim Fehmiu, 33 vjeç, nuk do të kalojë më pa u vënë re në rrugë : filmi i tij i parë ndërkombëtar, “Meshkujt”, i frymëzuar nga jeta e diplomatit-playboy të famshëm latino-amerikan Porfirio Rubirosa, ku ai luan rolin e tij, del në mars në Shtetet e Bashkuara, në prill në Britaninë e Madhe, dhe në shtator në Francë. Ndërkohë, ai ka luajtur një western, “Shtylla kurrizore e Djallit”, dhe në shkurt të 1966 u martua me Branka Petriç, një aktore jugosllave.

 

“— Djali ynë, 18 muajsh, quhet Uliks për shkak të rolit tim në serial. Në fakt, unë kam një grua dhe një të dashur. Po, po, shkruajeni : është e njëjta. Unë vazhdoj ta konsideroj gruan time si të dashurën time sepse ne të dy jemi kundër martesës. Ne nënshkruam një kontratë për shkak të së ardhmes së djalit tonë, dhe pastaj, këtë kontratë, e harruam. Oh ! po, dashuria ime për të (Brankën) nuk ka kufi !”

 

Kur ai erdhi për të prezantuar tri vite më parë në Kanë “Ciganët e lumtur”, Bekim Fehmiun e quajtën unanimisht “Belmondo jugosllav”.

 

“— Duhet të jetë sepse ne ndodhemi në Francë, thotë ai. Belmondo është marrë me boks dhe unë gjithashtu. Këtë e dëshmon hunda e tij dhe e imja.”

 

Bekim Fehmiu është një nga tetë fëmijët e një familje shqiptare, shumë e bashkuar, dhe asnjëherë nuk është marrë me ndonjë punë tjetër përveç komedisë.

 

“— Kur mbusha 16 vjeç, thotë ai, pashë një film në anglisht. Ishte ky moment kur unë vendosa të bëhem aktor. Pas shkollës së mesme, shkova në Akademinë e Arteve, por më duhej të prisja një vit për të hyrë aty : Unë flisja vetëm shqip dhe frëngjisht dhe në akademi, tekstet thuheshin (lexoheshin) në serbisht.”

 

Ai dëshiron të ketë dymbëdhjetë fëmijë

 

Ai ka luajtur gjithçka, duke qenë në të njëjtën kohë pjesë e dy trupave të vendit të tij, të Teatrit Kombëtar që ngjason me Komedinë-Franceze, dhe të një teatri avangard. Ndër autorët (personazhet) e shumtë që ka interpretuar bëjnë pjesë : Eskili, Sofokliu, Shekspiri, Molieri, Racine, Sartrë, Vojnesko, Pinteri dhe Dostojevski.

 

Padyshim, dhe kjo e bën atë të qeshë shumë, ai u zgjodh çdo vit aktori më i mirë i ri në Jugosllavi, vend të cilin e përfaqësoi në Teatrin e Kombeve në Sarah-Bernhardt në 1964.

 

Problemi i tij i vetëm, aktualisht : ai ka vendosur të ketë dymbëdhjetë fëmijë. Gruaja e tij preferon të ndalet tek i gjashti.