Xhoni, një amerikan disi mburravec, vjen në Shkodër për të vizituar mikun e tij, Gjonin, dhe së bashku shkojnë për një xhiro në treg.
Xhoni sheh disa kunguj të njomë dhe pyet “E çfarë janë ata?”
Gjoni: “ata janë kunguj, këtu tek ne janë vërtet të shkëlqyer më shumë…”
Xhoni: “Ah nuk i njoha, atje në Kaliforni janë aq të mëdhenj sa një top bejsbolli”.
Pas pak Xhoni shikon domatet dhe pyet: “Çfarë janë këto?”
Gjoni “këto janë mollatarta, këtu tek ne janë të shijshme, janë super…”
Xhoni: “Ah nuk i njoha, ajte në Kaliforni janë aq të mëdhenj sa topat e futbollit!”
Pak më tutje Xhoni shikon disa shalqinj dhe pyet “dhe çfarë janë këto?”
Gjoni, paksa i mërzitur “cilat? eh, nuk ka në botë si ‘bizelet tona!!!’ …