Një qenush, me një pako në qafë, hyn në një lokal, i afrohet banakut dhe porosit një konjak.
Banakieri e shikon me mosbesim dhe i servir konjakun. Qeni ngrihet dhe me të dyja putrat, merr filxhanin, pi dhe më pas pyet:
– Sa kushton?
-10 euro!
Teksa del, kupton që banakieri vazhdon ta shikojë dhe thotë:
-Çfarë po shikon, a është hera e parë që sheh një qen?
– Epo po është hera e parë që një qen në lokalin tim…
– Dhe nëse nuk i ul çmimet, është edhe i fundit!!!