Një polic dhe gruaja e tij vendosin të adoptojnë një fëmijë.
Ata udhëtojnë për në Kamboxhia dhe zgjedhin një djalë kamboxhian, vetëm disa muajsh.
Pas kthimit në Tiranë, ata shkojnë te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, dhe e pyesin Dekanin nëse mund të ndjekin kurse të gjuhës Khmer.
“Pse?” pyet Drejtori.
Dhe polici: “Ne kemi adoptuar një djalë kamboxhian. Ai do të fillojë të flasë së shpejti dhe do të donim ta kuptonim se çfarë po thotë!”