Një lypës trokiti në derën e një pallati në Beverly Hills. Nuk pati asnjë përgjigje të menjëhershme, kështu që vazhdoi të trokiste. Për pesëdhjetë minuta ai e vazhdoi këtë. Më në fund, milioneri i zemëruar, hapi derën. Lypësi tha: “A mund të më jepni dy dollarë?”
“Çfarë dreqin po bën që më zgjon në orën tre të mëngjesit vetëm për dy dollarë?!” pyeti milioneri.
Endacaku u përgjigj: “Hej! Nuk të them unë si ta drejtosh biznesin tënd, kështu që mos guxo të më tregosh mua si ta drejtoj timin!!!”