Një emigrant telefonon në shtëpi pas dy muajsh emigrimi për të kërkuar një zgjerim të garazhit sepse ka blerë një Fiat 500.
Dy muaj më vonë, ai telefonon përsëri, duke kërkuar një zgjerim tjetër sepse ka blerë një makinë edhe më të madhe.
Mbërrin Krishtlindja dhe emigranti kthehet në shtëpi për festat, por sapo troket në derë, babai e pyet:
“Atëherë, me çfarë mjeti erdhe?”
“Me avion!”- përgjigjet i biri.
Babai menjëherë shqetësohet dhe pyet: “Me avion? Ku dreqin do ta çojmë tani?”