“BYLBYLI”
…Shkon në Tiranë nji malcorë nja dy metra i gjatë, i pashëm , shpatullgjanë , e me nji palë mustakë me ia pasë zili edhe Edi Rama , tue i râ pash’m’pash rrugëve të Tiranës!
…E kapë nevoja me derdhë ujë!
Shikon rreth e rrotull për ndonji bythë peme por shef vetëm pallate, kulla , dyqane e lokale!
…Prej hallit që e kishte xanë, futet fill në nji lokal e i bie mes për mes për me gjetë nevojtoren por, përfundon te dera me dy kapakë e kuzhinës!
E shef shefi i kuzhinës e i thotë:
“Ku shkon mer xhaje?!
Malcori i gjegjet:
“Paj…deshta me ia ndrrue ujin bylbylit, bre!”
“Çere bylbylit mer xhaje?! Çere je tuj thonë?!”
“O, m’dogj shurra mor shakllaban!”
Këndi i humorit: Në një restorant, prej një çerek ore një klient përpiqet të kapë me pirun një kokërr ulliri

Komentet