Jemi në Kongresin Evropian të Transplanteve.
Kumtuesi i parë që flet është një anglez: “Sot, me kënaqësi të madhe njoftoj një zbulim të jashtëzakonshëm në emër të vendit tim. Një javë më parë, transplantuam një burrë pa veshkë dhe falë përparimit që ka bërë shkenca jonë mjekësore, ky burrë është tashmë duke kërkuar punë!”
Një kumtues francez e merr fjalën: “Urime miqve tanë anglezë, por ne francezët e kemi tejkaluar veten. Ne operuam një pacient pa mushkëri, e transplantuam dhe pas vetëm tre ditësh, ai është duke kërkuar punë!”
Pastaj është radha e gjermanit. Kumtuesi fillon: “Ne transplantuam dy pacientë pa zemër. Ne vendosëm gjysmën e një zemre funksionale në secilin prej tyre dhe u deshën vetëm dy ditë që ata të kërkonin punë!”
Mbasi kanë folur të gjithë, i vjen radha kumtuesit që përfaqëson Shqipërinë: “Çfarë mund të them? Nuk mund të konkurroni! Ne në Shqipëri e morëm një burrë krejtësisht pa tru, e bëmë kreun e qeverisë dhe pas pak vitesh, gjysma e Shqipërisë është duke kërkuar punë dhe jetesë nëpër botë!”