Shkon Nastradini tek mbreti dhe kërkon prej tij t’i bëjë një nder.
Ju lutem, madhëri, a ka mundësi të më jepni një ferman të firmosur dhe vulosur prej jush ku të shkruhet: *** Çdo burrë që ka frikë nga gruaja duhet të paguajë një gjobë 100 lira ***
Mbreti e pranoi kërkesën dhe ia dha fermanin që kërkoi.
Nastradini u nis derë më derë dhe i provokonte burrat me ndonjë batutë… Ata trembeshin dhe ai ua tregonte fermanin e ua merrte gjobën.
Pasi mbaroi me të gjithë burrat e krahinës, u kthye tek mbreti për ta falënderuar që e ndihmoi të pasurohej.
“Madhëri”, i tha, “për nderin që më bëre të kam prurë dhuratë një vajzë të re e shumë të bukur…”
Mbreti menjëherë reagoi duke i thënë: “Pusho, se të dëgjon mbretëresha!”
Nastradini i nxori fermanin dhe i tha: “Paguaj edhe ti gjobën tani, se vetë e ke firmosur!”
E mbreti u detyrua ta paguajë.
Komentet